• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEL TRENI NGA SHINAT, 6 TË VDEKUR, MË SHUMË SE 200 TË PLAGOSUR NË FILADELFIA

May 13, 2015 by dgreca

Nga Beqir SINA*/
PHILADELPHIA PA- Ekipet në Filadelfia janë ende duke punuar nëpër rrënojat e një treni të linjës Washington D.C – New Yorki kompanisë Amtrak që doli nga shinat natën e kaluar, duke vrarë të paktën gjashtë vetë. Treni i udhëtarve 188 doli nga shinat dhe përplasur me objekete për rreth – rreth orës 21:30 të darkës
Treni ishte me më shumë se 230 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, dhe ka dal nga shinat duke lënë 6 të vdekur dhe më shumë se 200 të lënduar. Hetuesit thonë se të plagosurit janë dërguar menjëher në spitalet për rreth ngjarjes, kurse gjashtë prej tyre gjenden në mënyrë kritike për shëndetin.
Kryetari i bashkisë së Filadelfias, zoti Michael Nutter, tha se përplasja ka qenë fatale skena është e dhimbshme, teksa shikon vagona treni që ishin përmbysur plotësisht dhe disa të shkatërruara. Ndërsa, ngushëlloi familjet e viktimava, ai u lut që të përmisohet shendeti i të lënduarve.
Ish kongresmeni i Pennsylvanias Pat Murphy ishte një nga të shumtë udhëtarët, të cilët ishin në bord dhe që e ka përshkruara këtë skenë të tmerrshme .
“Pashë të gjithë atë çfarë na ndodhi, tha ai pashë se si “plasi” gjakun mbi ulëset përball meje. Njerëz që nuk mundën të lëvizën. Këmbë, duar dhe brinjë të thyer nga përplasaj e fortë. Unë vetëm u përpoqa të bëj çmos për të ndihmuar njerëzit, dhe të nxjerr ndonjerin prej tyre deri sa erdhën ekipet e mergjencës,” tha Murphy.
Hetuesit thanë se zona ku ka ndodhur aksidenti është quajtur Frankford Junction një kryqëzim dhe dhe një kthesë e madhe. Ata pohuan se “Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin – daljen e trenit nga shinat, por, besojnë se shpejtësia e madhe mundet të ketë qenë një nga shkaqet kryesore “..
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA, thuhet se ka dërguar hetuesit e qeverisë dhe hetuesit e FBI-t ndodhen në vendin e ngjarjes.
Për të marrë më shumë informacion mbi ndonjë anëtar të familjes dhe miqtë tuaj, të cilët ishin në tren në kohën kur ai ka dalë nga shinat, telefononi në linjën falas Amtrak incidentit Hotline në numërin e telefonit 1-800-523-9101.
Shërbimi mes Nju Jork-ut dhe Filadelfias e anasjelltas mbetet i pezulluar. Amtrak thotë se nuk do të modifikohet shërbim sot në mes të New York dhe Boston dhe Uashington dhe Filadelfia.
* Nuk perjashtohet mundësia se mund të ketë dhe ndonjë udhëtar shqiptar. Për të marrë më shumë informacion mbi ndonjë anëtar të familjes dhe miqtë tuaj, të cilët ishin në tren në kohën kur ai ka dalë nga shinat, telefononi në linjën falas Amtrak incidentit Hotline në numërin e telefonit 1-800-523-9101./

Filed Under: Kronike Tagged With: 6 te dvekur, 80 te plagosur, Treni ne Filadelfia

Dita e Armëpushimit, 1918

May 13, 2015 by dgreca

George Seldes/
Historianët, në veçanti ata që e kuptuan dëshpërimin, jetën pa rrugëdalje, të cilën e vuajtën britanikët, belgët, francezët dhe gjermanët duke pritur fundin e katër viteve të luftës në llogore, frikën se do të zgjaste një jetë të tërë, se çdokush mund të vritej apo të plagosej ose të vdiste nga uria dhe sëmundjet – hera herës e përshkruajnë se çfarë ndodhi në ora 11 të paradites së ditës së njëmbëdhjetë të muajit të njëmbëdhjetë të vitit 1918 me fjalë të tilla si këto:
Në atë orë ra një heshtje kaq mbizotëruese, kaq e mbinatyrshme, pas batareve të përbindshme të atyre tmerreve aq llahtarisëse, rrapëllimës së përçudshme të mitralozëve vdekjeprurës, të cilët patën shkallmuar shpirtrat e burrave dhe grave në mbarë globin me ushtimat e tyre të vrazhda, sa që ushtarët e të dy palëve, si të dalldisur, ia kishin ngulur sytë e shqyer njëri tjetrit me mosbesim. Ishte diçka kaq hyjnore për t’u kuptuar në fillim; një e vërtetë kaq e lemerishme, kaq e shenjtë për t’u brohoritur…
Jo në frontin tonë. Jo me Divizionin Ylberi.
Në orën tetë të atij mëngjesi, për shkaqe të pashpjegueshëm dhe për të cilët kurrë
nuk u bënë pyetje, artileria amerikane ndërmori hapjen e një zjarri të madh në të gjitha pjesët e frontit tonë si për t’u treguar atyre të këmbësorisë sesi luftohet, të cilët, pavarësisht vendstrehimeve, helmetave dhe zmbrapsjeve, padyshim kishin plotësuar qindra të vrarët, mijëra të plagosurit, të njëzet milionë a më shumë viktimave të Luftës së Parë Botërore – tridhjetë e katër milionë në se do të përfshinit në përllogaritjen tuaj të vdekurit nga uria.
Armiku i çoroditur ishte i detyruar të përgjigjej dhe kështu vrasjet vijuan dhe nuk pushuan fare në frontin tonë në atë orën magjike njëmbëdhjetë. Unë mund të dëshmoj. Mitralierë të ndryshëm dhe shumë të tjerë midis këmbësorisë vazhdonin zjarrin mbarë e mbrapsht, duke shpresuar pa dyshim që të fitonin lavdi të përjetshme duke e përshkruar më vonë veten e tyre si trima që dhanë goditjen e tyre të fundit në këtë luftë.
Në orën 10:59 një shungullimë e largët u dëgjua në Paris, u dëgjua në qytetet dhe fshatrat ku jetonin korrespondentët e luftës, kjo vrundullimë u ndie sikur miliona burra dhe gra të zhyteshin në të shtatë detet, më tej u shua. Për shumicën e europianëve nuk kishin qenë kurrë të tilla shpërthimet e predhave të artilerisë, kërcitja e mitralozëve, krismat e pushkëve. Për pothuajse pesë vjet zhurma e luftës pat qenë kjo rrokopujë gjëmimtare, e mbytur gurgulluese, ditë e natë, vigane, por e ulët, e përbotshme. Heshtja që erdhi më së fundi, kur të gjithë heronjtë i dhanë fund zgjatjes së luftës deri në këtë shkallë, prapëseprapë ishte madhështore, në të vërtetë ishte kaq madhështore sa dukej si një paralajmërim për vdekjen e miliona ushtarëve të vjetër – djem, të cilët ishin rritur dy a tre vjet më shumë nëpër llogoret.
Një ushtar romancier ka shkruar librin Një burrë mund të qëndrojë, duke përmbledhur me këtë fjali mundimet e përvojës së tij dhe krejt ndodhinë madhështore të Armëpushimit. Ford Madox Ford e shkroi këtë titull disa vite më vonë. Joseph Conrad, që e kish patur dikur nxënës e quajti një trokitje gjeniu dhe disa prej nesh, që patëm qenë në llogore me të për katër javë dhe jo për katër vjet, veç mund ta përfytyronim, jo më të ndanim të njëjtën ndjenjë. Miliona burra patën mbajtur kokat ulur për katër vjet, asnjëri nuk mund ta ngrinte kokën pa pasur frikën e plumbit, që po vinte drejt tij.
Burrat qëndruan më këmbë. Nga Kanali Anglez deri në malet e Zvicrës, burrat qëndruan dhe bërtitën. Anglezët thirrën, “Ne shpëtuam.” Francezët klithën, “Jemi gjallë.” Nuk kish asnjë britmë fitoreje nga Britania deri në Zvicër. Ishte klithma e gëzimit, një klithmë që i bënte lavde vetë jetës. (Ishin civilët, që kur u kthyen prapë në shtëpi bërtitën për fitoren.)
Nga vija jonë e kufirit përmbi ledhet, unë pashë kokat me helmeta të ushtarëve gjermanë. Gjermanët erdhën në tokën neutrale të turpëruar, të ngathët, ende të frikësuar, por amerikanët bashkë me francezët u vërsulën në fushë dhe u zgjatën duart për t’i përshëndetur. Amerikanët u dhanë ushqim dhe cigare. Një pjesë e madhe e Ditës së Armëpushimit u kalua duke këmbyer sende për kujtim. (Francezët kanë një thënie, “Gjermanët luftojnë për Kaizerin, francezët për lavdi, amerikanët për suvenire.” Për një copë çokollatë pesëcentëshe mund të merrje një pisqollë Luger. Më e çuditshmja nga të gjitha ishte të folurit e papritur të gjuhës gjermane nga shumë amerikanë me prindër gjermanë.
Në disa sektorë të frontit breronte një mjegull e lagësht londineze si për t’u sjellë në mendje ushtarëve britanikë aromën e shtëpisë. Tommy Atkins nuk i luajti mendja nga fitorja. Shumë nga veteranët francezë ia lejuan vetes të vëllazëroheshin me ata burra që një ditë më parë i quanin “sales Boches”, por tani ishin të përmbajtur. Amerikanët, të cilët patën shkrehur armët e fundit tani fluturonin nga gazi duke festuar paqen.
Edhe shumë gjermanë ishin entuziastë. Ata ia merrnin vrulltas në tokën e askujt duke bërtitur “Nie wieder Krieg”; francezët u përgjigjeshin me “Jamais plus la guerre,” dhe amerikanët, që i kuptonin nuk flisnin fare.
Terrori pat përfshirë edhe peizazhin. Çdo dru, çdo kaçube, çdo fije bari në tokë, çdo përroskë, gjithçka në natyrë u pat ndier keq në ditët dhe netët e të katër viteve të luftimeve në llogore, ndërsa tani edhe një zog i vockël trimosh mund të vinte e kushedi të niste të këndonte.
Pikërisht ditën tjetër, më 12 nëntor, gjeneralët komandues në të dy anët e vijës së armëpushimit, u frikësuan nga e gjithë kjo thirrje “Nie wieder Krieg” dhe “Jamais plus la guerre” si edhe nga i gjithë ai “vëllazërim i njerëzve” pa ndonjë kuptim, dhanë urdhëra në të gjitha frontet që ushtarët të pushonin pranë armëve të tyre, kështu sa për të thënë; Armëpushimi nuk ishte paqe, ai ishte një lloj “marrëveshje” dhe përveç të tjerash, “disiplina nuk duhet të rreshtë kurrë në forcat e armatosura.”
Pershing erdhi në Paris. Ai dhe Mareshalli Foch u përqafuan, duke e puthur njëri tjetrin në të dyja faqet. Për një çast u duk sikur Xhekun e Zi do ta tradhtonte emocioni, por ai e mblodhi veten shpejt dhe tha disa fjalë ndërsa po i mbërthente kolegut Medaljen e Shërbimit të Merituar.
Foch ishte i përmbajtur. Buzët i fërgëllonin. Veç Gjeneralët Petain, Gouraud, Weygard dhe Mangin – “Mangin Kasapi” – ata nuk u tradhtuan nga ndjenja njerëzore. Ata ishin burra prej gjaku dhe hekuri. Në një proklamatë zyrtare ngjitur nëpër shtylla anë e kënd Parisit, thuhej: “Gjaku u ndal së rrjedhuri. Të vdekurit tanë mund të flenë në paqe. Le jous de gloire est arrive. Vive la France.”
I jepej mundësia vetëm anëtarëve të G-2D, departamentit të shtypit të shërbimit sekret të ushtrisë së Pershing; jam i sigurt se edhe një gjeneral major nuk do të mund ta bënte këtë, por unë e bëra. Atë mëngjes madhështor unë ndodhesha në tokën e askujt midis dy vijave ndarëse duke vërejtur ushtarët dhe oficerët e Ylberit tek vëllazëroheshin me njerëz, të cilët ishin orvatur t’i vrisnin një ditë më parë dhe menjëherë pas kësaj u ndodha me Skuadrën e 94-tërt të Rickenbacker për të pirë një gotë e për të festuar dhe më tej pas një rrugëtimi të gjatë, u ndodha atje në takimin e Pershing-Foch. Në mbrëmje m’u desh të shpenzoja nja dy orë duke u shtyrë përmes turmave, ma mori mendja se nëpër rrugë dhe nëpër sheshe kishin dalë së paku një milion parizienë, por më së fundi mbërrita në Cafe de la Paix dhe u bashkova duke kënduar këngë të shthurura me oficerët amerikanë dhe korrespondentët e luftës, që ndodheshin atje.
Divizioni i Dytë merrte urdhëra vetëm prej Gjeneralit Pershing dhe me sa më kujtohet ai nuk na dha asnjëherë ndonjë urdhër. Ne mbanim uniforma oficeri, por nuk kishim asnjë detyrë. Ne paguheshim nga organizata të mëdha të shtypit amerikan, jo nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara. Secili prej nesh, sipas kontratës me ushtrinë, ishte i pajisur me një Kadillak dhe një nënoficer ose rreshter për ta ngarë. Nuk paguanim asgjë për të marrë nga depot çfarë na duhej për makinën. Na ishte caktuar një oficer nga Pershing, që na furnizonte tri herë në ditë me të ngrëna, që nuk i paguanim. Për ne caktohej një hotel kudo që të shkonte shtatmadhoria në Francë apo Gjermani. Vetëm me aventura të tilla, siç ishin udhëtimet për në Paris mund të harxhonim paratë tona. (Ne, secili prej nesh, sidoqoftë, kishte një depozitë në para të thata prej 5.500 $, që ta përdornim për veten tonë dhe vetëm një anëtar nga trupat tanë u përjashtua, kurrë nuk na u tha përse. Emri i tij ishte Westbrook Pegler.)
Për ta përfunduar gjithë këtë, ne bëmë më të mirën e mundur për të qenë historianë të përditshëm të asaj që mendonim se ishte lufta më e madhe në të gjithë historinë njerëzore, sipas Wilson “lufta që do t’u jepte fund luftrave.”
(Shkëputur nga libri “Dëshmitar i një shekulli”)
Përktheu nga anglishtja: Meri Lalaj

Filed Under: Histori Tagged With: Dita e armepushimit 1918, George Seldes, MERI LALAJ

BASHKATEDHETARË, RUHUNI NGA KURTHET E ARMIQËVE TË KOMBIT SHQIPTAR!

May 12, 2015 by dgreca

Deklaratat e Kryeministrit Gruevski i hedhin benzinë zjarrit dhe nuk e zgjidhin problemin shqiptar./
DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS” VATRA”/
Federata PanShqiptare e Amerikës shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjet që ndodhën në Kumanovë të Republikës së Maqedonisë dhe qëndrimin e qeverisë Maqedonase. Nga kronikat,shkrimet dhe pamjet televizive nga Kumanova, tabloja është tragjike: Informohet për 22 të vrarë, dhjetra të plagosur dhe 40 të arrestuar. Shtëpi e biznese të rrënuara, njerëz të traumatizuar nga përdorimi i armëve që në orën 4 të mengjesit, brenda një lagjeje të populluar dendur me gati 20 mijë banorë, pothuajse qindpërqind shqiptarë. Operacion i shkallës lartë ushtarako-policore me përdorim masiv të helikopterëve, tankeve, autoblindave e mjetevetë tjera të rënda të luftës kundër të ashtu quajturit “grup i armatosur armiqësor”, përcjell imazhin e një shteti në krizë. Profesionalizmi i ushtrisë dhe policisë maqedonase ishte amatoresk në një lagje të banuar me civilë.
Vatra konstaton se pas gjithë kësaj tablloje ka terr informativ, mungesë transparence,mos spiegim të arsyeve reale të ngjarjeve, brutalitet qeveritar, përgjim të çdo kujt, megalomani tipike sllavo-maqedonase e deri ne cinizëm të theksuar. Skenari policor ngjason me rastin”Monstra” të Shkupit, ku u thanë shumë gjëra, por mungoi transparenca, as autopsi nuk iu bë kufomave!
Deklaratat e qeverisë nuk e zgjidhin problemin, heshtja e faktorit politik shqiptar, pozitës së Ahmetit apo dhe opozitës së Thaçit, i bënë ata përgjegjës para shqiptarëve të vrarë dhe të plagosur, si dhe për shtëpitë e e djegura e bizneset e humbura.
Vatra mendon se Partia qeverisëse e Ali Ahmetit është përgjegjëse për gjakun e derdhur shqiptar, për bashkëqeverisje servile me Gruevskin, ndërsa Opozita e Thaçit, duhet të bëjë kujdes nga skenarët e opozitës maqedonase të Zaevit,demonstrimet e së cilës çuditërisht i prinë konfliktit në Kumanovë!
Politikanë shqiptarë të Maqedonisë, kujdes:- Gjaku i shqiptarëve nuk duhet të derdhet kot! Ju e keni për detyrë t’u hapni sytë shqiptarëve, që të mos bien pre e skenarëve të shërbimeve sekrete ruso-sllave! Jeni përgjegjës për jetët e shqiptarëve!
Bashkatdhetarë: Ruajuni, kurtheve, ruajuni edhe penetrimit të terrorizmit! Ne jemi Komb paqedashës, që respektojmë ligjin, që kurrë nuk kemi sulmuar të tjerët, vetëm jemi mbrojtë! Ndërsa, Kryeministri maqedonas Gruevski, pergjegjësi kryesor i kësaj situate, duket se i ka hipur kalit etnik duke vërtitur në erë shpatën shtetërore për tu mbrojtur nga skandalet që jane publikuar për të dhe po u ngul thikën pas shpine shqiptarëve, duke i futur ata në kurthe e çarqe të përgatitura nga sherbimet e fshehta maqedonase,ruse e serbe. Kujt nuk i intereson stabiliteti në rajonet shqiptare të Ballkanit?
Sllavëve po, Shqiptarëve, JO!
Politikanët shqiptar të BDI-se me në krye Ali Ahmetin dhe ato të PDSH-se se Mendu Thaçit, janë kthyer në sejmenë të oborrit të Gruevskit apo skenarëve të Zaevit. Ndoshat dhe atyre ua kanë zënë gojën me korrupsionin dhe ndjehen të kompromentuar, pa guxuar të denoncojnë gjendjen e rëndë të shqiptarëve, mbi të cilët ushtrohet terror, pa kërkuar plotësimin e të drejtave elementare njerëzore.Marrëveshja e Ohrit ka mbetur sirtareve si një dokument propagandistik, por pa u implementuar në praktikë.
Vatra mendon se ngjarjet ne Kumanovë nga çdo këndvështrim, nuk jane rastësore ,por kane arsye madhor, nuk mund të fshihen pas akuzave dhe kurtheve. Duket qartë se objektivat e UÇK-së të vitit 2001 nuk janë arritur nga trysnia e nderkombëtarëve.Marrveshja e Ohrit nuk është realizuar sepse lufta është ndaluar, por përfaqësimi i shqiptarëve në drejtimin e shtetit, në ushtri, në polici, është fare e paktë ose diku edhe zero, si dhe mirëbesimi midis shqiptarëve dhe maqedonasve është pothuaj i pa realizuar. Gjuha shqipe ndjehet e ndaluar! Sipas këndshikimit të Vatrës, këto dhe të tjera fakte, tregojnë se ndërkombëtarët më parë kanë gabuar në strategjinë për Maqedoninë dhe ata duhet të korrigjojnë gabimet që kanë bërë. Por si hap i parë lypset që t’i kërkojnë me force Gruevskit transparencë, hetime ndërkorkombëtare të pa anshme, objektivitet dhe prerë t’i kërkojnë që të mos i provokojë më shqiptarët,të mos luaj me zjarrin e nacionalizmit,të bëjë dëmshpërblimet e qytetarëve deri në një, e të mos bëhet lodër në duart e rusve, të cilët përpiqen ta trasferojnë konfliktin e Krimesë dhe Ukrahinës në Maqedoni.
New York, 12 Maj 2015

Filed Under: Vatra Tagged With: deklarate, ngjarjet ne Kumanove, per, Vatra

ALARM!

May 12, 2015 by dgreca

Nga Bardhyl Mahmuti/
Të nderuar drejtues të medieve në gjuhën shqipe,
Po bëhen tri ditë që kur udhëheqësi i regjimit diktatorial të Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se në mesin e të vrarëve janë edhe 14 përfaqësues të grupit të armatosur shqiptar asnjë informatë për identitetin e tyre nuk është dhënë.
Duke parë se fatkeqësisht historia po na përsëritet, sidomos po përsëritet varianti tragjik i saj, e shoh të udhës të alarmoj për një çështje që mbetet në heshtje që disa ditë: kush janë 14 shqiptarët e shpallur të vrarë në Lagjen e Trimave në Kumanovë?
A u ekzekutuan civilë shqiptarë dhe a po përgatitet opinioni që civilët të shpallen si pjesëtarë të grupit të armatosur? Pse nuk publikohen emrat e tyre? Çka fshihet prapa kësaj strategjie?
Përderisa gjithnjë e më tepër flitet se vrasjet në rastit «Monstra» janë të një logjike të njëjtë me vrasjet e organizuara nga Shërbimi Sekret Serb në Kafenenë «Panda» në Pejë me të drejtë nge shqetësimin tim se a mund të kemi një përsëritje në Lagjen e Trimave në Kumanovë si në rastin e vrasjeve të civilëve shqiptarë në fshatin Reçak. Edhe për rastin e civilëve të fshatit Reçak propaganda e dirigjuar nga shërbimi sekret shtetëror propagandonte se kishte vrarë ushtarë të UÇK-së.
Krimi kundër njerëzimit që ndodhi në Reçak i dha mobilizoi institucionet me peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare që t’i jepet fund dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në Kosovë. A kemi të bëjmë me një krim kundër njerëzimit edhe në Kumanovë mbetet të shihet.
Mendoj se një pjesë të përgjigjes për atë që ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë mund ta keni më 13 maj 2015.

Atyre që harrojnë të kaluarën dhe u intereson ta dinë peshën simbolike të 13 majit po u sugjeroj artikullin e botuar para 5 vjetësh: «Ujku, qimen e ndërron por zanatin nuk e harron!»
Aneks:
Ujku, qimen e ndërron por zanatin nuk e harron!
“Aksioni i armëve” i Rankoviqit dhe “Aksioni i armëve” i Jankullovskës janë produkte të të njëjtës kuzhinë antishqiptare!
I
Analistët dhe historianët e dhunës së diktaturave komuniste, një vend të rëndësishëm i kushtojnë themelimit të shërbimit sekret rus ÇEKA-s (në rusisht ЧК, IPA- Komisioni i jashtëzakonshëm pan rus për shtypjen e kundërrevolucionit dhe sabotazhës).
Ky aparat represiv në duart e komunistëve shkaktoi një tmerr të pa parë në historinë e njerëzimit. Jepen shifra rreth dhjetëra milion të vrarë dhe të torturuar.
I diskredituar për krimet monstruoze të ushtruara që nga themelimi i këtij shërbimi më 20 dhjetor 1917 dhe me qëllim të fshehjes së gjurmëve me 13 mars 1954 ky shërbim emërtohet KGB.
Emërtimi i ri i shërbimit të vjetër sekret, që do të mbetet në fuqi deri në shpartallimin e BRSS-së më 6 nëntor 1991, do të ruaj në tërësi mënyrën dhe mjetet e dhunës kundër kundërshtarëve real apo të imagjinuar të sistemit.
As ndarja e këtij shërbimi në shumë sektorë të ri pas kësaj date nuk do të ndryshojë format e institucionalizuara të dhunës kundër kundërshtarëve.
II
Duke pasur si model ÇEKA-n ruse, Partia Komuniste Jugosllave themeloi, me 13 maj 1944, shërbimin sekret OZNA (Odseka za Zaštitu Naroda – sektori për mbrojtjen e popullit). Që nga themelimi i tij e deri në vitin 1966 krimineli famëkeq Aleksandar Rankoviq do të jetë udhëheqës i këtij shërbimi.
13 maji do të shënojë datën e themelimit të këtij aparati dhune që për një kohë të shkurtër do të mbjellë zi tek të gjithë popujt që jetonin në shtetin jugosllav, e në veçanti te populli shqiptar.
Që nga shtatori i vitit 1944 e deri në fund të këtij vitit 1945, nën akuzat e „anti- komunizmit ekstrem“ u ekzekutuan me dhjeta mijë shqiptarë. Zyrtarisht vetëm në Kosovë u ekzekutuan pa gjyq 17400 shqiptarë.
Për të dëshmuar mirënjohjen e tyre për krijimin e Republikës Socialiste të Maqedonisë në kuadër të Federatës, pjesa maqedonase e OZNA-s ekzekutoi mbi 700 shqiptarë në Kumanovë, 1400 në Shkup, 1200 në Kampin e Monopolit në Tetovë, 800 në Kampin e Gostivarit, 320 në fshatin Zajaz…Mbi 8500 shqiptarë u mobilizuan për Frontin e Sremit, nga ku nuk u kthyen as 1%.
Krijimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ndarja e OZNA-s në UDB (Drejtoria e Sigurisë Shtetërore) dhe KOS (Shërbimi i Kundërzbulimit) nuk mund të fshihte krimet e instalimit të komunizmit.
Në këtë shkrim nuk do të përmend të gjitha krimet e mëvonshme të periudhës së INFORMBYRO-së. Por do të kufizohem vetëm në një vendim që më duket se riaktualizohet në formën e vet në Maqedoni.
Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia ripërtëriu Marrëveshjen e vitit 1938 me Turqinë për shpërnguljen e shqiptarëve.
Tito ngarkoi Aleksandar Rankoviqin që të krijojë Shtabin Operativ për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni. Në krye të këtij Shtabi Operativ ishte kryexhandari Rankoviq. Pas tij vinin: 2. Kërste Cërvenkovski, 3. Sfetislav Stefanoviq, 4. Millan Bartosh, 5. Leo Grishkovski, 6. Vojkan Llukiq, 7. Marko Vuçkoviq, 8. Pavle Joviçeviq, 9. Petar Stamboliq, 10. Sllobodan Peneziq-Kërçun, 11. Gjoko Pajkoviq, 12. Gojko Medenica, 13. Çedo Mijoviq, 14. Sërba Saviq dhe 15. Dushan Mugosha.
Për të përshpejtuar procesin e shpërnguljes, më 12 prill 1956, ministri i Brendshëm Jugosllav, Aleksandar Rankoviq, në një intervistë dhënë gazetës BORBA (Lufta) shpalli publikisht rrezikun që i kanosej sigurisë së shtetit nga ekzistimi i armëve ilegale në Kosovë.
Kjo datë do të shënojë fillimin e asaj që në memorien tonë kolektive mbetet si “tragjedia e Aksionit të Armëve”.
Nën akuzën e “kontrabandistëve të armëve dhe kriminelëve që destabilizojnë vendin” brenda një muaj, deri më 12 maj 1956, me dhjetëra mijë familje shqiptare u bastisën, me mijëra shqiptarë u arrestuan dhe u torturuan barbarisht…
Dita e përvjetorit të OZNA-s, 13 maji i vitit 1956, u shënua me rezultate të mëdha. Para medieve të kontrolluara nga Partia Komuniste Jugosllave dhe para Korit Diplomatik në Beograd u ekspozuan “armët e konfiskuara”!
Brenda vitit 1956 nga terrori shtetëror 106 vetë u vranë dhe mbi 10 mijë të tjerë mbetën me pasoja të përjetshme.
Ky terror shtetërorë kundër shqiptarëve shkaktoi një klimë të pasigurisë që pati për efekt shpërnguljet masive drejt Turqisë.
Mbështetur në hulumtimin sistematik të dy shërbimeve konzulare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1953-1966 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 415.371 shqiptarë…
Viti – Numri i të shpërngulurve
1953: 19.300
1954: 17 500
1955: 51.000
1956: 54.000
1957: 57.710
1958: 41.300
1959: 32.000
1960: 27.980
1961: 31.600
1962: 15.910
1963: 25.720
1964: 21.530
1965: 19.821
Në viti 1966, kur nga ky aparat represiv u rrezikua edhe vetë kreu i shtetit dhe partisë, Tito shkarkoi Aleksandar Rankoviqin dhe dënoi dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve.
Përpos shkarkimit nga funksionet shtetërore dhe dënimit deklarativ përmes konkluzioneve të Plenumit të Brijoneve asnjë pasojë nuk patën organizatorët dhe ekzekutorët e këtij terrori shtetëror antishqiptar.
As Aleksandar Rankoviqi, as Kërse Cërvenkovski e as kriminelët tjerë nuk pësuan asnjë përgjegjësi penale për krimet antishqiptare. Ata vazhduan dhe sot e kësaj dite vazhdojnë përmes pasardhësve të tyre të aplikojnë të njëjtat metoda të dhunës dhe terrorit. Si në Serbi ashtu edhe në Maqedoni!
III
Transformimet e sistemeve politike në këtë pjesë të Ballkanit dhe imponimi i ndryshimit të emrave të shërbimeve sekrete nuk ndryshoi asgjë në natyrën antishqiptare të funksionimit të tyre. Vrasje, burgosje, procese të montuara gjyqësore, diskriminim ekonomik, politik, social dhe kulturor të shqiptarëve….
Dhuna dhe terrori shtetëror në Maqedoni ka marrë përmasa dramatike, sidomos pas ardhjes së VMRO-së në pushtet në vitin 2006.
Për katër vite të diktaturës së VMRO-së me dhjetëra mijë shqiptarë janë keqtrajtuar nga policia politike maqedonase; me qindra të tjerë janë burgosur dhe me dhjetëra janë vrarë.
Diskriminimi ekonomik, politik dhe social i shqiptarëve dhe dhuna e terrori shtetëror permanent krijuan klimën e pasigurisë totale për një perspektivë të shqiptarëve në trojet e veta etnike. Si rezultat i kombinimit të këtyre formave të dhunës dhe diskriminimit që nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen vizave Shengen mesatarisht 2000 banorë shqiptarë në ditë largohen në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Zvicrës.
Mediatizimi kombëtar dhe ndërkombëtar i këtij fenomeni dhe sidomos vendimi për të kthyer disa mijë shqiptarë nga shtetet e perëndimit irrituan qarqet antishqiptare të Shkupit.
Rrezikimi i planit shtetëror të Maqedonisë për ndryshimin e strukturës së popullsisë i hodhi në ofensivë pasardhësit e Aleksandar Rankoviqit dhe Kërste Cërvenkovskit.
Bastisje, dhunë, procese të montuara gjyqësore… (brenda dy muajsh 7 dënime me burg të përjetshëm për 7 ish ushtarë të ish UÇK-së!)
Më 12 prill 2010, në përvjetorin e Deklaratës famëkeqe të Ministrit të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë dhe themeluesit të shërbimeve sekrete jugosllave Aleksandar Rankoviq për “Aksionin e armëve” pasardhësja e Kërste Cërvenkovskit, Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska e shënoi këtë ngjarje në mënyrën e vet.
Për të qenë “në modë” ajo në vend të Gazetës BORBA (Lufta) i dha një intervistë Radio Evropës së Lirë, dhe shpalli publikisht se “së shpejti Qeveria do t’i propozojë Parlamentit të marrë vendim për organizimin e ndonjë aksioni për mbledhjen e armëve ilegale”.
Nga kjo datë filluan përgatitjet e krijimit në opinion të “psikozës së luftës”, të “trafiqeve me armë”, të “kriminalitetit të organizuar”…
Zyrtarisht brenda një muaji, si në kohën e Rankoviqit, “u konfiskuan sasi të mëdha armësh” “ u “shpartalluan grupe kriminelësh”, ”u arrestuan njerëz që synojnë destabilizimin e vendit”, … dhe më 12 Maj, një ditë para kremtimit të datës së themelimit të OZNA-s, “ u vranë katër trafikant armësh”…
Emri i veprimtarit të shquar të Çështjes kombëtare shqiptare, Kryetarit të Alternativës Kombëtare, u mbajt i fshehur për t’u bërë publik me 13 maj! Trofe për përvjetorin e OZNA-s!
Ekspozimi i “armëve të konfiskuar” u bë si në kohën e Rankoviqit, me dallimin e vogël se nuk u ftua Kori Diplomatik. Korit Diplomatik iu servuan këto trofe përmes medieve!
Ekzekutimi i katër veprimtarëve të shquar në vigjilje të këtij përvjetori dëshmon fjalën e urtë popullore shqiptare se “Ujku, qimen e ndërron por zanatin nuk e harron!”
As etiketimet kriminale për të fshehur gjurmët e ekzekutimit terrorist të katër shqiptarëve, as ekspozimi pompoz i “arëve të konfiskuar” nuk mund të fsheh faktin se shqiptarët në Maqedoni përballen me një regjim terrorist!
“Aksioni i armëve” i Rankoviqit i shpallur me 12 prill 1956 në Gazetën Borba (Lufta) dhe “Aksioni i armëve” i Jankullovskës, i shpallur më 12 prill 2010 në Radio Evropa Lirë janë produkte të të njëjtës kuzhinë antishqiptare! Produkte të regjimeve terroriste që synojnë krijimin e klimës së pasigurisë me qëllim të nxitjes së shpërnguljes dhe ndryshimit të strukturës së popullsisë!
Këtij regjimi, si të gjitha regjimeve terroriste, do t’i vijë fundi! Sa më shpejtë që partitë politike shqiptare ta kuptojnë domosdoshmërinë e bashkërenditjes së veprimtarisë politike aq më afër do të jetë fundi i këtij regjimi! Sa më shpejtë që të kuptojnë institucionet demokratike në botë për domosdoshmërinë e intervenimit energjik kundër mbeturinave të logjikës totalitare në Maqedoni aq më të vogla do të jenë pasojat!

Filed Under: Analiza Tagged With: Alarm, Bardhyl Mahmuti

GRUEVSKI:SHQIPTARET NUK JANE INDIGJENTE, JU ERDHET NGA URALET….

May 12, 2015 by dgreca

Nga Idajet Jahaj-Vlore/
I përtypi edhe 14 shqiptarë milosheviçisti Gruevski !
U theu kafkat.
U derdhi gjakun!
Urrejtja sllave gëloi rrugëve e rrugicave.
Qëlloi mbi lagje.
Qëlloi mbi popull.
Me armë të rënda !
Natën !
Në gjumin e thellë.
Dhe u tha shqiptarëve: indigjenë !
Kush janë indigjenë:shqiptarët, që janë prej mijëra vjetësh këtu, apo ju, që keni ardhur që përtej Uraleve?
Siç duket, në stadiumin -shtet të milosheviçistit-Gruevskinuk është tundur mirë DRONI ynë kuqezi.
Por do tundet !
Revolta e një populli të tërë shqiptar do kulmojë dallgëzimet e veta…
Karikatura: Kortezi:Almakos- A e kishte mbeshtetjen e pozites dhe opozites Shqiptare Kryeministri Gruevski? Kush tha se JO?!

Filed Under: ESSE Tagged With: autoktone, Gruevski, Idajet Jahaj, maqedonsit, shqiptaret, Uralet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3886
  • 3887
  • 3888
  • 3889
  • 3890
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT