Nga Dine Dine/*
Në vitin 1848, një grup revolucionarësh botuan në Londër një pamflet, që e atakoi Evropën si një fantazëm. Kjo pakicë njerëzish, shumica emigrantë, u nxituan të shtypin deklaratën e tyre pak para se të plasnin revoltat në Francë, Gjermani e Austri. Me pretendimin se punëtorët e industrisë trajtoheshin padrejtësisht prej sistemit që ekzistonte, komunistët argumentonin se vetëm një revolucion me dhunë mund të dërmonte strukturat ekzistuese e të fshinte nga faqja e dheut jo vetëm qeveritë, por klasa të tëra shoqërore dhe kështu të mund të krijonte një botë te drejtë. Mirëpo, më 1849, revoltat u shembën dhe Evropa përjetoi një qetësi të përkohshme. E rrethuar nga dështimet e grindjet ndërkombëtare, Lidhja Komuniste shpejt u shpërnda. Vite më pas, “fantazma e komunizmit” duhet t’u jetë dukur të gjithëve si një iluzion, përveç atij grupi fanatikësh të përkushtuar, që stërzgjateshin duke diskutuar probleme të brendshme teorike si teologët e dikurshëm të mesjetës.
Më 1898, pas shpalljes së Manifestit, shumica e njerëzve që kishin dëgjuar sadopak për të, mendonin se ideve të tij u kishte ikur koha. Punëtorët nuk po kërkonin revolucion, por pagë më të mirë e kushte të denja. Kur qeveritë u bënë më demokratike dhe kërkesat plotësoheshin në mënyrë të arsyeshme, ideja se gjithçka mund të fitohej duke shkatërruar shoqërinë në vend që ta ndërtosh atë, sërishmi e humbi shkëlqimin e saj.
Çfarë kthesash të papritura merr historia! Nëse në dekadën optimiste të viteve 1980, komunizmi dukej një ide e diskredituar, në përvjetorin e 100-të të “Manifestit Komunist”,dukej triumfues ose, së paku, mbahej si i tillë. Dhe jo vetëm në Evropë. BS me komunistët në krye mbulonte 1/6 e sipërfaqes së tokës dhe okupoi pjesën dërmuese të Evropës Lindore. Komunistët në Kinë po merrnin nën sundimin e tyre vendin më të populluar në botë. Në Shqipërinë e vogël ndodhte e njëjta gjë; komunistët sundonin me një dorë të hekurt. Fantazma e komunizmit kish sulmuar Evropën. Austriakët ishin mirënjohës për Planin Marshall dhe, të lehtësuar që shkatërrimet nga lufta po riparoheshin e Austria edhe një herë ishte indipendente. Por përsëri, dukej një forcë dinamike në botë. ShBA-të, me gjithë pasuritë e potencialin e saj dukej se ishin në mbrojtje.
Tani idetë e “Manifestit…” i janë lënë historisë. Sundimi komunist u përmbys në Evropën Lindore dhe në BS, që shihej si postëkomanda e revolucionit komunist botëror, ndërsa në Kinë është dobësuar. Aty Partia Komuniste qëndron në fuqi duke ekspozuar kapitalizmin. Korea e Veriut e Kuba janë ende nën kontrollin komunist, por situata ndër të dy vendet tregon se komunizmi është një sëmundje që i ka ardhur fundi.
Kur komunizmi filloi të përmbyset në BS, në vitet 80-të, shumë vërejtës nxituan të sugjerojnë mbishkrime për gurin e varrit. Filozofi politik i ShBA-së, Francis Fukuyama, e emërtoi përmbysjen e komunizmit “fundi i historisë”. Sipas tij, demokracia kishte provuar se asht “forma e fundit e qeverisjes njerëzore”, mbasi rivalët e saj, qoftë monarkia, diktatura fashiste apo komuniste kishin dështuar në mënyrë demonstrative e të mjerë.
Jo të gjithë ranë dakord se ideja komuniste kishte vdekur. Vështirësitë e kohëve të fundit në Rusi kanë rritur shqetësimin se përmbysja e komunizmit mund të ketë prodhuar vetëm një eklips të përkohshëm; mund të jetë herët të gjykosh; por, kur mendojmë për të ardhmen, mënyrën se si kjo ide u realizua një shekull e gjysmë më parë, mund të krijohen derivate të reja ndriçimi.
Analistë të shumtë në Shqipëri mendojnë se komunizmi është varrosur njëherë e përgjithëmonë e nuk kthehet më. Skeptikët thonë se është ende shumë aktiv e vigjilent dhe përgjon ethshëm në thellësitë e ferrit ku ka rënë. Ngjarjet e 97-ës lënë shumë për të dyshuar. Dhe të mendosh se “Manifesti…” u përpilua nga dy individë në moshë të re, Marksi e Engelsi, përkatësisht 30 e 28 vjeç. Të mendosh edhe se flisnin në emër të klasës punëtore, por që kurrë nuk i takuan asaj. Ata e kaluan tëre jetën duke zhvilluar një sistem filozofik që pretendonte të shpjegonte jo vetëm zhvillimin e historisë njerëzore, por edhe të parashikonte rezultatet e fundit të atij zhvillimi. Kështu ata përzien e gjymtuan elementët e socializmit utopist francez, analizat e ekonomistëve anglezë dhe idealizmin e mjegullt gjerman, duke i dhënë këtyre elementeve të pabarabarta shfaqjen e koherencës me supozime të guximshme e kokëkrisura.
Marksizmi pohon se është e mundur të krijohet një parajsë në tokë, ku të gjithë njerëzit të jenë të barabartë dhe të aftë të jetojnë në harmoni, pa policë, pa ushtri ose pa detyrime të çdo lloji, përderisa pa pasuri, asnjëri nuk ka përse të luftojë. Ai supozon se qeniet njerëzore janë thjesht kafshë ekonomike, kështu që e gjithë struktura e shoqërisë determinohet nga ajo forcë që zotëron mjetet e prodhimit. Për marksistët, gjëra të tilla si feja, nacionalizmi dhe psikologjia njerëzore janë mjete të armiqve borgjezë ose nocione pa vend. “Vlera” ekonomike është thjesht puna që bëhet për prodhimin e një produkti pa përfillur faktorë si skarciteti, roli i investimeve, vlera e investimit kapital ose aftësitë drejtuese. Për më tepër, ajo supozon se, megjithëse në fuqi, gjithë “proletarët” do të veprojnë si murgj asketikë me dëshirën që të prodhojnë me të gjitha aftësitë e tyre dhe të konsumojnë vetëm çka u duhet për të jetuar. Kjo hamendje i bëri marksistët e parë të besojnë që një shoqëri komuniste duhet të bazohet në rregullin “secili sipas aftësive dhe për secilin sipas nevojës”. Por marksizmi asnjëherë nuk pati kuptim si teori ekonomike. Thirrja e “Manifestit Komunist” për revolucion, imponimi i diktaturës dhe eleminimi fizik i “klasës armiqësore” borgjeze siguruan një argumentim teorik për sundimin totalitar dhe shtypjen e përgjakshme. Tashmë të gjithë e dinë se ç’krime u bënë në shoqërinë “socialiste” shqiptare, në emër të kësaj teorie.
Marksizmi është një shëmbull i përkryem i një linjeje të arsyes që fillon me një koncept (një shoqëri demokratike e të barabartëve pa klasa) dhe mbaron me një të kundërt diametrike (diktat i një njeriu të vetëm). Lenini trilloi strukturën organizative që solli këtë mishmash idesh të rezikshme në fuqi. Stalini kaloi periudha të gjata në burgjet siberiane, ku takoi kriminelë profesionistë, prej të cilëve mësoi sigurimin dhe efektivitetin e punëve të tij ilegale. Këta të dy organizuan Partinë Komuniste Ruse, që fillimisht u quajt “socialdemokrate”, sipas modelit të një gangsteri kriminel, me betime për sekretet, disiplinë absolute ndaj autoritetit më të lartë dhe një përbuzje totale për ligjëshmërinë ose moralin e saj “borgjez”.
Regjimi carist filloi të shpërbëhet gjatë Luftës I dhe më 1912, si rezultat i përmbysjeve ushtarake, çrregullimit ekonomik dhe përhapjes së urisë, i gjithë vendi u rebelua. Në këtë kaos ia mbërriti Lenini me bandën e vogël të bolshevikëve që udhëhiqte. Ndryshe nga rivalët, ata dinin ç’kërkonin (pushtet total) dhe nuk kishin brerje ndërgjegjeje për mënyrën se si do ta merrnin. Ata i bënë një shërbim të skajshëm demokracisë që të minonin regjimin e vjetër, por kur e panë se nuk mund të fitonin votat, ata shkatërruan institucionet, ku bazohej demokracia. Qëllimi final nuk ishte demokracia, por diktatura e proletariatit, të cilën e kishte parathënë “Manifesti Komunist.”
Ishte vërtet një diktaturë, por jo e proletariatit, sepse ata që e ushtronin pushtetin ishin të gjithë të vetemëruar. Në emër të proletariatit, pra të popullit, u bënë aq shumë krime si në BS, ashtu edhe në Kinë e Shqipëri dhe vende të tjera totalitare, sa popujt duhet të kenë marrë një mësim të pashlyeshëm nga historia e përgjakshme e tyre. Historianët vlerësojnë se Stalini ishte personalisht i përgjegjshëm për vdekjen e 25-30 milionë njerëzve, pa llogaritur dhjetra milionë që u zhdukën gjatë Luftës II Botërore; kurse në Kinën e Maos shifrat janë edhe më të mëdha. Për Shqipërinë e Enver Hoxhës mund të thuhet një gjë. Duke lexuar “Stalini” të Radzinskit dhe “Jetë dhe vdekje në Shangai” të kinezes Nien Ceng, bindesh se diktatori shqiptar i ka imituar deri në detaje udhëheqësit e tij shpirtërorë dhe, në mjaft aspekte, ua ka tejkaluar, duke pasur parasysh edhe popullatën e vogël të Shqipërisë. Me vdekjen e Stalinit e të Maos, terrori mori fund, por sistemi ekonomik u provua iracional. Komunistët nuk mund të konkuronin në një botë me ndryshime teknologjike të shpejta e një market global. Ideja e Marksit për luftën e klasave prodhoi një luftë të ftohtë me Perëndimin dhe një garë armatimesh që BS ishte i paaftë ta fitonte dhe e humbi në vitet 80-të. Në të vërtetë, gradualisht e një nga një, shtetet komuniste i hodhën tej mitet marksiste, që kishin mbajtur të gjallë regjimin, me shpresë që të krijonin një mirëqenie shtetërore të bazuar në parimet demokratike.
Ishte një synim i artë, por përpjekjet dështuan. Shteti i bazuar në parimet marksiste mund të mbahej vetëm me forcë dhe, kur instrumentet e represionit nuk mund të përdoreshin më, ai dështoi. Me kinezët, puna qëndron disi ndryshe. Megjithëse komunistët kanë kontrollin e shtetit, Kina e ka braktisur ekonominë marksiste dhe e ardhmja do të varet në aftësinë e saj për të stabilizuar një ekonomi tregu të shëndetshme dhe të demokratizojë sistemin politik.
Përsa i përket Shqipërisë, sado optimist të jesh, të lindin dyshime. Në Rumani dhe Bullgari fituan përsëri komunistët. Në Shqipëri shumica e zgjedhësve rrasën nëpër kutitë e votimit fletën e ish-partisë së punës. Për botën perëndimore duket paradoksale se si vendet që vuajtën aq shumë nën diktaturë si shqiptarët, rumunët e bullgarët e kanë ende shumë të vështirë të shkëputën nga e kaluara “e lavdishme” marksiste-leniniste. Era e përçarjes komuniste ndjehet edhe në Kosovën martire.
Para dy vjetësh, rastësisht takova një zyrtar të lartë socialist, një djalë i ri rreth 28 vjeç, që në atë kohë kritikohej nga konservatorët e partisë së tij. Qe një bisedë konstruktive dhe m’u duk se foli sinqerisht. Pasi mësoi diçka për odisenë time, më pyeti: “Si e ndjen veten tani?” – “Mjaft keq”, – iu përgjegja dhe i shpjegova arsyen. Ai më pyeti përsëri: “Mendon se marksizmi ka sjellë ndonjë gjë të mirë në Shqipëri?” – “Natyrisht, jo” – iu përgjegja. Dhe pastaj shtova: “Ndoshta morëm një leksion. Na mësoi e na bindi që gjëra të tilla të mos ndodhin më kurrë”.
Për sa kohë bota ta kuptojë e ta mbajë mend atë leksion, do të justifikohet thënia e Fukuyamas se e ardhmja i përket idesë së demokracisë; por, a mund të jemi të sigurt? Jo, kurrë! Njerëzimi harron dhe, nëse brezi ynë nuk do të jetë i aftë ta bëjë demokracinë të funksionojë në ato vende ku komunizmi dështoi, të pakënaqurit do të kërkojnë rrugë tjera për problemet e tyre dhe do të jenë diktatorët që do të kërkojnë mite për të justifikuar sundimin e tyre.
Pesëdhjetë vjetët e ardhshme do të jenë kritike. Në se jemi me fat, historia do të shmangë nji kthim tjetër si ai midis 1898 dhe 1948 dhe idetë e “Manifestit Komunist” do të jenë pa asnjë dyshim të vdekura e të varrosura.
Ne nuk do të jemi gjallë rreth viteve 2048, kur të vendoset se çfarë duhet të shkruhet në gurin e varrit të marksizmit, por shpresoj se brezat e ardhshëm në emrin tonë do të sugjerojnë mbishkrimin: “Këtu prehet një ide që solli te kundërtën e asaj që premtoi.”
*( Arkiv- Dielli, Janar-Mars-2000)
Bustet nuk i shpikëm ne,të tjerë i kishin gdhendur …
Nga Gëzim Llojdia/
Bustet nuk i shpikën ne,të tjerë i kishin gdhendur qyshkur.Mirëpo ndër ata popuj të përvëluar për buste,jemi edhe ne.Etimiologjinë e fjalës bust,mund ta ndërtojnë pramatarët e fjalës.
-A ka andej nga ju buste,pyetja juaj,mirëpo ky realiteti shqiptar më ngjet tepër i cuditshëm .Ndërtojmë një korelacion,buste po sa pak kanë mbetur përmbi këtë tokë, dëshira c’përmasa të mëdha disponon, për një copë bust.Në,ç’orbitale vërtiten kështu fjalët,por që përndritjen kanë .Por edhe te ajo,që quhet hapësirë e mendimit njerëzorë.Ku ti zhbriojmë,rrënjët e origjinës,vendlindjen e saj, përveçëse,prore tek mentaliteti ynë.
1.Në sytë e shqiptarëve ,emri Kadare identifikon një shkrimtar shqiptarë që ka bërë epokë në letrat shqipe.Kështu, Kadare duke respektuar privacionet dhe të tjera vuajtje , që ju shkaktuan një kategorie të caktuar në regjimin e mëparshëm, aty nga viti ‘ 96 mendoi të shkruante një roman a dicka tjetër për rrëzimin e bustit.Bust,i që ishte në qëndër të kryeqytetit shqiptar ,kishte trazuar shumë shpirtëra,prandaj në shkurtin e ftohtë të vitit ’91,u hoq shtatorja prej bronxi,mirëpo zhurma që la pasë ende vijonë sot e kësaj dite.Më kanë rrëfyer kur punoja kryeredaktor i gazetës ‘Zgjimi” në Vlorë tek ndërtesa që po restaurohej na u tha se ai personi, që po kryehn këto shërbime në ndërtesën atje ishte P.K,njeriu që i hoqi bustit, bullonat në mbrëmjen e 19 shkurtit.Aktualisht P. nuk jeton, prandaj po shkurtojë historinë.Më thanë se P kishte shkuar tek Kadare,jo tha tjetri,Kadare e ka kërkuar dhe ka biseduar rreth 6 orë ose më shumë ,ku ky i fundit kishte rrëfyer se si i kishte hequr bullonat,bustit që gjëndej prej vitit ‘85 në qëndër të kryeqëndrës shqiptare.Ne e shikuam me admirim,ndërkaq i kërkova një intervistë të koncentruar rreth kësja ngjarje,ndërsa ai u rrudh dhe më tha: Po shkruan kësisoji një roman të gjatë ,Kadare.
Studjues,poet,shkrimtar kur bien në gjurmë të këtyre fakteve,sigurisht që i konsiderojnë si shkëlqim sermaje.Përpara ka faktet dhe njeriun, që i hoqi bustit,bullonat e fundit. Kështu si çdo shkrimtar edhe gjeniu i letrave, nisi ndoshta të hedh në letër një rrëfim të trilluar.A u shkrua rrëfimi i rremë është pyetja, që mund ti fanitet gjithsecilit,mirëpo shumë shpejt u mësua se personi nuk ishte ai, që i kishte hequr bullonat,bustit.
Kush ja sygjeroi shkrimtarit këtë personazh,kuptohet që shteti strukturat e Shik,për të eleminuar autorët e vërtetë të cilët kishin pasur konfliktë me,shkrimet e tyre nëpër gazeta e kishin sulmuar jo rrallë herë dhe në këto kushte ata u eleminuan duke ju serviruar shkrimtarit personazhe jo real të cilët fabrikonin ngjarje nga dimri i vitit ’91.
Në 20 vjet kujtesa jonë ka regjistruar si një magnetofon gjysmë i prishur, shumë personazhe, ngjarje ku në thelb ,qëndron mënyra se si e hodhën ata bustin ,si i hoqën bullonat bustit,si ishin përgatitur cfarë thanë ,cfarë kishin ndër mend dhe nuk e thanë dhe këta personazhe gjysmë fantazmë shfaqen të ndryshëm në vite të ndryshme,në të vëretët cilët janë autorët e vërtetë?
C’prej vitit’91 ,njëzet e ca vjet histori ku gjithsecili rrëfen si i hoqi të fundmet bullona, bustit dhe çfarë do të kishte ngjarë nëse ai personazh nuk do të kishte hequr bullonat e fundit?Në këtë kurth ra ose ja shtirën edhe shkrimtarit të madh,rastin e një personazhi të rremë,që i kishte hequr bullonat e fundit bustit,mirëpo si cdo rrëfim i rremë, pra ky soj rrëfimi errësire,fillon atje ku drita ka përfunduar atje, lindja humbur ka.Sa i vërtetë është ky rrëfim mund të mos ekzistojë fare mirëpo ato vite kështu u përfolë nga goja e personazhit, që kishte shkuar deri te banesa e shkrimtarit,për të rrëfyer një histori të rreme.Gjuha vete ku dhëmbë.Një pyetje ngre:Sa vetë ishin ata ,që i hoqën bullonat e fundit ,bustit?Cilët ishin ata, që hodhën kavon,kush e tërhoqi, dhe sa për muhabet:Po dekoratat kush i mori ?
2.
Nëse do të njihni shkrimtarin Kujtim Agalliu nga Elbasani,ai ka shkruar disa vite më parë një tregim të titulluar :Busti.”Nuk di ç’të them,fillon rrfëimin ai, por këto kohët e fundit më kishte pushtuar një delir madhështie që nuk e pata përjetuar kurrë më parë.
Duke vijuar rrëfimin artistik Agalliu thotë:Dhe ja se ç’bëra, vendosa të porosisë një bust për vete sa jam ende gjallë. Por kur trokita në studion e skulptorit ai më pyeti: “Mos të ka vdekur ndonjë i afërt? Për cilin e do bustin?” “Pse po të jesh i gjallë nuk bëhen buste? Për vete e dua dhe jo për tjetër njeri.” Ai kapsalliti sytë dhe i menduar tha: “Mirë, mirë, nuk ka ndonjë të keqe xhanëm…por ne jemi mësuar të bëjmë buste për në varreza dhe ky rasti yt është paksa i veçantë.” “Ja, që ka dhe raste të tilla, i thashë, prandaj mos e vra mendjen po eja të bëjmë pazarin.” Mezi ramë në ujdi sepse unë kisha dëshirë ta bëja prej bronxi, por ai më kërkoi një çmim që nuk e gëlltisja dot: tre milion e pesëqind e pesëdhjetë mijë lekë të reja. Nuk kisha këllqe ta përballoja këtë prandaj desha s’desha rashë dakord ta bëja prej allçie. U morëm vesh që ta bënte për dyqind e shtatëdhjetë e pesë mijë lekë dhe ato t’ia jepja me këste. I dhashë paradhënien, lamë afatin kur do ta shihja punën e të jepja pëlqimin për cilësinë e saj dhe pasi u përshëndeta u largova.
Duke e përfunduar rrëfimin e tij Agalliu thotë:Kalimtarët, klientët e kafenesë dhe kamerierët u mësuan me këtë pamje të re dhe askush nuk e vrau mendjen të dinte, të pyeste apo të mësonte ndonjë të re se si mbiu papritur e papandehur ky bust këtu në rrëzë të mureve lindore të Kalasë. I interesuar për reagimin e njerëzve isha unë që ndërrova edhe zakon. Tani i kisha braktisur shokët e përditshëm dhe kafenë e pija këtu çdo mëngjes. Madje, nuk më bëhej të ikja e nuk ngopesha duke parë përjetësinë time. “S’ka problem, thosha me vete, tani ky duket si diçka e parëndësishme, por…por nesër kur të mos jemi më, dikush do të interesohet për të, do të dijë se pse është ngulur aty, i urtë, i bardhë e i pagojë. Ai ose ajo, do të lexojë emrin e atij, të cilit i dedikohet, do të bëhet kureshtar a kureshtare të mësojë për jetën e heroit dhe ja, kur befas para tyre shfaqem unë dhe vepra ime. Do të rrëmojnë nëpër raftet e pluhurosur të bibliotekave të gjejnë ndonjë libër timin (në gjetshin!) dhe do të interesohen të më integrojnë në shoqërinë e asaj kohe si një njeri që i ka dhënë vlera qytetit dhe kombit të tij.” Ndërsa tjerrja këto mendime me mendjen time, një klient pasi doli nga bar-bufeja me këmbët që i kalamendeshin u drejtua andej nga ndodhej busti. I ra rrotull për disa minuta, sikur të donte ta kundronte me vëmendje dhe të zbulonte vlerat, të fshehtën dhe artistin që e kishte derdhur këtë kryevepër, u fsheh pas tij dhe…pasi zbërtheu zinxhirin e pantallonave… filloi të shurrojë. Tek rrija me gotën e rakisë pranë buzëve, m’u duk sikur po pija helm në vend të saj.
SHBA: Policia e Ohaios, kërkon një vajzë shqiptare 3 vjeçare
OHIO : Autoritetet e ruajtjes së rendit në policinë e Ohios, seksioni i njerëzve të humbur, duke kërkuar edhe ndihmën e FBI, kan lëshuar në gjithë vendin një njoftim me një poster të martën herët, ku bëhet fjalë për një vajzë 3-vjeçare, e cila rezulton e humbur nga qyteti New Castle, Delaware.
Në rrjetet sociale, thuhet se fëmija është shqiptare, por nuk sqarohet se nga nëna apo babai i saj.
Fëmija quhet Elinor Trotta, ndërsa besohet të jetë “rrëmbyer”, prej të atit të tij, të martën në orën 6;48 të mëngjesit në kompleksin e shtëpive ” School Side Apartments” në qytezën New Castle.
Michael Trotta, 43 vjeç, i cili simbas policisë konsiderohet njeri i rrezikshëm mbasi mendohet të jetë i armatosur , sipas një njoftimi të lëshuar nga Qendra Kombëtare për Fëmijët të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.
Shtypi atje ka shkruar se Trotta, mund të jet në Ohajo, ose New Jersey, mbasi ai ka kaluar një patrull të policisë në autostradë, por ende nuk është e qartë se në cilën pjesë në Ohajos soe New Jersey, ai do të mund të jet futur dhe qëndron i fshehur.
Një zyrtar Tom Jackson nga Departamenti i Policisë të Qarkut – New Castle County, ka thënë se agjencia e tij – ka shpërndar njoftimin me fotografinë e fëmijës së humbur së bashku me foton e babait të tij, dhe është duke e kërkuar nëpërmjet rrjetit social, e shtypit, për personat e humbur në adresën, “Amber Alerts” në disa shtete dhe zona të Ohios dhe shtet për rreth saj.
Ka shumë mundësi që Trotta mund të jetë larguar, së bashku me fëmijën e tij, me një makinë Mazda 626 ngjyrë gri, me regjistrim të Delaware 247457, tha Jackson – pa dhënë ndonjë detaj se në cilin drejtim.
Michael Trotta, është i gjinisë mashkull – i bardhë, 5’8 “i gjatë, rreth 160 paund, me prerje flokësh të shkurtër, pak mjekër dhe me mustaqe, i veshur me rrobat ngjyrë zezë. Trotta është i dyshuar se për rrëmbimin vajzës e tij ka ndodhur gjatë një incidenti të brendshëm në familjen e tij.
Fëmija e tij Elinora, është e bardhë me flokë ngjyrë kafe dhe peshon 60 pouand. Ajo u pa për her të fundit, e veshur me një pallto ngjyrë të purpurt, pantallona rozë dhe atlete të bardha.
Policia, thotë në njoftim se nëse e shihni dikë, me këto të dhëna dhe u duket si i dyshuar – kontaktoni menjëherë policinë në numërin e telefonit 911 – menjëherë. Nëse ju keni informacione, të tjera që do të ndihmojnë policinë në vendodhjen e fëmijësose të “rrëmbyesit” ju gjithashtu mund të telefononi Departamentin e Policisë Qarkut, New Castle County, në 302-573-2800 ose vizitoni faqen e personave të humbur në www.nccpd.com /Beqir SINA/
PRESIDENTI NISHANI:POLITIKA TË BASHKOHET PËR HAPJEN E DOSJEVE TE SIGURIMIT TE SHTETIT
*Presidenti kërkoi gjykim penal për Diktaturën dhe Diktatorin
Kreu i Shtetit shpalli dje vitin e kremtimeve për 25 vjetorin e rrëzimit të diktaturës, duke kërkuar që të miratohet sa më shpejt një ligj i plotë për hapjen e dosjeve si dhe një ligj i posaçëm për lustracionin. Presidenti Nishani deklaroi se Lëvizja e Dhjetorit meriton të kujtohet me një monument, në një nga sheshet e kryeqytetit/
Në 25 vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kërkuar që aktivitetet që do të organizohen në përkujtim të ngjarjeve që shënuan ndryshimet politike në vend të marrin një profil shtetëror. Miratimi i një ligji të plotë nga ana e parlamentit për hapjen e dosjeve dhe lustracionit, sipas kreut të shtetit, do t’i qetësonte shpirtrat e shqiptarëve. Kreu i shtetit ka sugjeruar gjithashtu se krimet e atij sistemi duhen kujtuar në një datë të veçantë. Sipas tij, në këtë 25 – vjetor edhe lëvizja e dhjetorit meriton të kujtohet me një monument. “Do t’i sugjeroja Parlamentit shqiptar që me ligj të veçantë të kishim një datë, një ditë, e cila të ishte dita e përkujtimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Kjo datë mund të ishte në diskutim, padyshim, në Parlament, por dhe me grupe të tjera të interesit. Mund të ishte fare mirë dita e ekzekutimit të 22 intelektualëve më 27 shkurt 1951, pas të ashtuquajturës ‘bombë në Ambasadën sovjetike’, ku 22 intelektualë pa proces hetimor, pa proces gjyqësor, me një vendim partie u seleksionuan dhe u ekzekutuan me një plumb pas koke dhe u varrosën në një gropë të përbashkët. Por, mund të jenë dhe data të tjera në kalvarin e gjatë të krimeve të komunizmit: mund të jetë dita e varjes së poetit Havzi Nela, por kjo do të jetë një çështje, e cila duhet të diskutohet nga Parlamenti dhe nga grupet e interesit, të ish-të përndjekurve politikë, të shoqatave të ndryshme të Shoqërisë Civile”, u shpreh Presidenti Nishani. “E kam thirrur këtë takim sot me ju për t’ju njohur ju, por edhe përmes jush për t’i përcjell opinionit publik angazhimin tim personal dhe institucional në celebrimin që meriton ky vit, pra 2015-ta, si viti i 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Është një përvjetor, i cili vitin e shkruar u celebrua me të gjithë dimensionin e merituar në mjaft vende të ish-kampit komunist duke filluar me Poloninë, i cili ishte edhe vendi simboli i nisjes së erës së ndryshimeve, me Gjermaninë që gjithashtu ishte një simbol i fortë me rënien e Murit të Berlinit dhe të gjithë transformimeve të mëdha që më pas pasuan këtë proces. Celebrime patëm në Hungari dhe në Poloni. Diktatura komuniste në Shqipëri ka qenë e shtrirë për një periudhë të gjatë dhe e përhapur në të gjithë fazat dhe etapat në të cilat kaloi”. Ai theksoi se proceset e rezistencës erdhën gjithmonë në rritje deri sa kulmuan në përmbysjen përfundimtare të këtë regjimi në 8 dhjetorin e ‘90-tës. “Por janë disa momente, të cilat lidhen me rezistencën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të grupimeve të ndryshme shoqërore: kam parasysh këtu jo vetëm rezistencën që i bëri inteligjenca, por edhe ajo që mund ta quajmë rezistenca e mendimit, e cila u përball në forma nga më të ndryshme me ideologjinë komuniste. Kemi rezistencën që i bëri kleri mysliman, katolik dhe ortodoks pavarësisht represionit dhe krimeve të mëdha që regjimi bëri ndaj klerit jo vetëm me prishjen, shkatërrimin e objekteve të kultit, por edhe me ekzekutime masive të klerit. Procesi i përmbysjes së komunizmit në Shqipëri njohu disa momente kulmore siç kanë qenë organizimet dhe demonstratat e ndryshme në Shkodër, Kavajë, Tiranën të cilat kulmuan me momente të rëndësishme, edhe të rrëzimit të monumentit të diktatorit, i cili ishte momenti i vrasjes së një të frike masive nga ana e qytetarëve. Një moment, i cili meriton një vëmendje të rëndësishme ka të bëjë me vrasjet makabre në kufi. Janë mbi 80 të rinj të reja shqiptarë të ekzekutuara në kufi madje pas ndryshimeve ligjore. Pas ndryshimit të ligjit që regjimi i kohës i bëri duke mos e konsideruar kalimin e paligjshëm të kufirit si një akt kriminal, pavarësisht kësaj periudha u pasua me vrasje makabre në kufi vetëm për arsyen dhe faktin që këta të rinj kërkonin lirinë, kërkonin perëndimin kërkonin të shkonin dhe të integroheshin në botën e kulturuar, në botën e qytetëruar, në botën e civilizimit dhe zhvillimit. Është një moment që kërkon një refleksion të madh jo vetëm në identifikimin e këtyre akteve kriminale, jo vetëm të përgjegjësve të këtyre akteve kriminale dhe në kundërshtim të plotë më ligjin e kohës por edhe të simbolikës së madhe që reflektonte akti i këtyre shqiptarëve, të cilët kërkonin orientimin në tërësi të shoqërisë drejt botës së lirë drejt perëndimit”. Presidenti Nishani kërkoi vendosjen e një date përkujtimore për rrëzimin e komunizmit dhe ngritjen e një monumenti për Lëvizjen e Dhjetorit. “Lëvizja e Dhjetorit e Studentëve mbetet padyshim lëvizja lider në tërë këtë proces të përmbysjes përfundimtare të regjimi komunist në Shqipëri. Janë një sërë personalitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare që iu gjendën pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve jo vetëm për t’i inkurajuar, jo vetëm për t’ju bashkuar, jo vetëm për të gjeneruar ide dhe një aksion të përbashkët për t’i dhënë goditjen përfundimtare regjimit komunist, por njëkohësisht edhe për ta orientuar shoqërinë shqiptare drejt standardeve që ajo meriton, të cilët njëkohësisht mendoj se duhen vlerësuar dhe duhen nderuar. Është një vit, i cili kërkon angazhimin serioz për të kujtuar dhe celebruar 25-vjetorin e rënies së komunizmit nga të gjitha institucionet e shtetit. Ndaj, kam marrë iniciativë për të organizuar dhe drejtuar disa evenimente me profil shtetëror. I bëj ftesë t’i bashkohet qeveria shqiptare, Kryetari i saj, Parlamenti shqiptar, opozita shqiptare në mënyrë të tillë që të koordinohen dhe realizohen aktivitete dhe evenimente, të cilat meritojnë të sjellin në vëmendje pasojat e tmerrshme që pati krimi komunist në Shqipëri, regjimi stalinist në Shqipëri, pasojat që la dhe reflektimi për të ndërtuar një qasje më dinamike drejt standardeve të lirisë dhe demokracisë që meritojnë Shqipëria dhe shqiptarët. Në këtë vit të 25-vjetorit të rënies së komunizmit besoj që është periudha më e mirë që Parlamenti shqiptar të miratojë një ligj të gjerë dhe të thellë për hapjen e dosjeve jo vetëm të drejtuesve të Sigurimit të Shtetit, por dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, duke qetësuar njëherë e përgjithmonë shpirtrat e gjithë shqiptarëve. Njëkohësisht Lëvizja e Dhjetorit meriton të jetësohet me një monument të caktuar në Tiranë, që duhet të jetë një angazhim i Bashkisë së kryeqytetit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në bashkëpunim me shoqatat e ish-të përndjekurve politikë. Si President i Republikës do të ofroja të gjithë angazhimin maksimal për t’u dhënë ceremonive të ndryshme, përgjatë këtij 25-vjetori, profilin e merituar shtetëror, nderimin e të gjithë atyre që i rezistuan, të gjithë atyre që kontribuuan në përshpejtimin e rënies së këtij modeli, i cili ishte modeli më i tmerrshëm në gjithë hapësirën e ish-vendeve komuniste të Evropës”, theksoi Nishani. Gjithashtu, kreu i shtetit kërkoi edhe hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në këtë drejtim, Nishani propozoi miratimin e një ligji të plotë, duke kërkuar edhe hetim e gjykim penal për Sigurimin e Shtetit, për ata që e ndërtuan, e udhëhoqën dhe kryen krime, madje edhe në kundërshtim me ligjet e kohës.
“Ky vit është viti më i përshtatshëm që Parlamenti shqiptar të bëjë një ligj të plotë të lustracionit të bazuar mbi ekspertizën dhe asistencën më të mirë ndërkombëtare dhe të atyre vendeve, të cilët e kanë aplikuar ligjin e lustracionit në vendet e tyre”.
Zoti President, një tjetër çështje – Ju folët për hartimin e një ligji për hapjen e dosjeve, ndërkohë ka një tjetër diskutim në Kuvend; është propozimi i Ministrit Naço për komisionin e reformës në drejtësi dhe një ndër propozimet është përjashtimi i Presidentit të Republikës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Ju personalisht ç’mendim keni?
Unë do të mbështes çdo vendim që ligjvënësi, legjislativi, i cili është pushteti i vetëm që përfaqëson vullnetin e sovranit për të hartuar legjislacionin, për të bërë ndryshime kushtetuese, për të bërë ndryshime ligjore, dhe unë si një qytetar i këtij vendi do të mbështes dhe do të respektoj maksimalisht të gjitha ndryshimet që mund t’i bëhen Kushtetutës, që mund t’i bëhen ligjit dhe natyrisht ajo që unë inkurajoj, ka të bëjë me faktin që çdo ndryshim të jetë në përputhje me standardet dhe me lartësinë që meriton një shtet i së drejtës, një shtet i lirë dhe një demokraci funksionale ku Shqipëria pretendon të jetë e kyçur.
Zoti President, ju folët për ligjin për hapjen e dosjeve. A nuk është e vonuar Shqipëria për miratimin e një ligji të tillë? Cili është apeli juaj për klasën politike shqiptare?
Po, besoj që është e vonuar dhe nuk ka dilemë që është e vonuar. Por, unë jam i bindur që sado të zgjatet në kohë, sado që të vonohet më tej, Shqipëria do t’i hapë një ditë dosjet, jam i bindur për këtë, por ky është momenti më i mirë dhe më i përshtatshëm edhe për reflektim nga të gjithë për të kompensuar kohën e humbur dhe për të krijuar mundësitë e një relaksimi dhe paqtimi shpirtëror të të gjithë shqiptarëve.
Duke mbetur tek ligji i dosjeve – Aktualisht madje gjatë kësaj jave pritet që në Kuvendin e Shqipërisë të vijë zyrtarisht propozimi i qeverisë shqiptare që nuk parashikon lustracion. Kjo do të thotë në fjalën tuaj ju përmendët ‘hapje të dosjeve’ dhe ‘lustracion’. Në rast se nuk do të përfshihet dhe lustracioni në ligjin që do të vijë nga qeveria, nga Parlamenti, do të thotë që Ju mund të mos e dekretoni këtë ligj? Dhe pyetja e dytë, folët për një seri aktivitetesh, kërkuat mbështetjen e qeverisë shqiptare. Keni pasur zyrtarisht, në mënyrë institucionale konsulta paraprake për këto aktivitete? Përmendët edhe çështjen e mbështetjes financiare…
Në lidhje me pyetjen e parë, natyrisht pa marrë përsipër për të gjykuar një vendim të Presidentit, apo një dekret pa parë përmbajtjen, përputhshmërinë me Kushtetutën e vendit të një akti që vjen në Presidencë, mund t’ju them me siguri se pavarësisht dimensionit që do të përmbajë një ligj që ka të bëjë me hapjen e dosjeve, apo me lustracionin do të ketë mbështetjen gjithmonë të Presidentit të Republikës dhe do të firmoset. Por, ajo që unë kërkoj dhe sugjeroj është që, të kemi një ligj të plotë në të gjithë gjerësinë dhe thellësinë e merituar të hapjes së dosjeve jo vetëm të atyre që e ndërtuan, e udhëhoqën atë mekanizëm kriminal për të cilin unë mendoj që është koha që Shqipëria edhe me asistencën ndërkombëtare të kërkojë hetim dhe gjykim penal për mekanizmin e Sigurimit të Shtetit, për krimet që ka bërë në kundërshtim dhe me ligjet e kohës. Por, kjo mbetet në vullnetin e ligjvënësit. Ajo që Presidenti ka qëndrim të palëkundur është që, do të mbështesë çdo iniciativë pavarësisht se ajo sado ta ketë në thellësi dhe gjerësi dimensionin e saj. Përsa u takon çështjeve të tjera, unë jam padyshim i hapur për çdo lloj bashkëpunimi. Kur kam kërkuar buxhetin në fillim të vitit, një nga pikat që i jam adresuar qeverisë ka qenë pikërisht buxheti për të celebruar 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri dhe kjo ka qenë publike, zyrtare ashtu siç do të vijojë të ofrojë ftesa institucionale për t’u konsultuar dhe bashkëpunuar me qeverinë, Parlamentin dhe opozitën për këtë çështje.
FLAMURI KUQ E ZI,PAS EVERESTIT NGRIHET NE KILIMANXHARO
Pas ngritjes së flamurit kombëtar në majën më të lartë në botë ate te Everestit (8.848 metra lartësi mbidetare), alpinisti shqiptar Fation Plaku ka ngritur flamurin kombëtar edhe në majën më të lartë të kontinentit të Afrikës, Kilimanxharo.
Këta alpinistë kanë për qëllim pushtimin e majave më të larta të botës dhe ngritjen e flamurit kombëtar në të gjitha këto maja.
Kilimanjaro është maja më e lartë në kontinentin e Afrikës, me 5.895 metra lartësi mbi nivelin e detit.
Fation Plaku së bashku me ekipin e tij janë shqiptarët e parë që janë ngjitur në majën më të lartë në botë Mont Everest dhe këtë e kanë bërë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.