• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

The New York Times Vlerëson restorantet shqiptare në New York

November 2, 2014 by dgreca

Dy restoranet e një shqiptari janë zgjedhur si më të mirët në New York, kështu shkruan gazeta New York Times, në një nga numrat e saj të muajit tetor.

Alban Benjamin Prelvukaj është bashkëpronar në dy prej restoraneve të cilët janë zgjedhur si më të mirët në New York.
Në botimin e ri të guides Zagat të restoranteve të New-Yorkut, e cila u publikua, dy restorantet pronarët e të cilëve dikur punonin në Peter Luger Steak House kanë krijuar konkurencë të fortë për fituesit shumëvjeçar të çmimeve të ndryshme, sic janë restorantet Per Se dhe Marea.
Benjamin Steak House, i vendosur në hotelin Dylan, në pjesën lindore të rrugës 41 ka fituar 27 prej 30 pikëve të mundëshme për kualitetin e ushqimit, ndërsa Sea Fire Grill, restorant i mishit dhe peshkut që gjindet në pjesën lindore të New Yorkut.
Asnjëri prej tyre vitin e kaluar nuk ishte në mesin e restoranteve me ushiqmin më kualitativ.
Por, këtë vit, Sea Fire Grill u vendos para restorantit të njohur Per Se, në rang-listën e kualitetit të përgjithëshëm të ushiqmit ndërsa në kategorinë e ushqimit të detit, ai u vendos para restorantit Marea dhe menjëherë pas Le Bernadin.
Sa i përket biftekut, Benjamin Steak House e zuri vendin e dytë – i pari i takoi Steakhouse-it të njohur ndërkombëtarisht Peter Luger, të themeluar në vitin 1887 në Williamsburg të Brooklyn-it.
Ka shumë mënyra për të krijuar rang-lista të restoranteve dhe secila prej tyre lë vend për dyshime. Restoranti Per Se, i cili ka fituar 3 yje të Michelin-it, ka humbur vende në të gjitha kategoritë e guides Zagat.
Në kategorinë e ushqimit amerikan, ai ka rënë nga vendi i parë në të gjashtin, madje ka humbur vende edhe në kategoritë e dekorimit të brendshëm dhe shërbimit.
Sea Fire Grill dhe Benjamin Steak House janë pronë e ish punonjësve të Peter Luger: Arturo McLeod dhe Benjamin Prelvukaj dhe të dy insititucionet kanë meny të dizajnuara, mes tjerash paraqiten molusqet e pjekura, karravidhe, peshku i fërguar dhe biftekë.
Dhe të dyjat vizitohen nga personat e njohur sic janë William Shatner dhe Kim Kardashian .
E ndërkaq edhe njëra prej gazetarëve më të njohura në Amerikë, Cindy Adams, ka shkruar ne Tëitter se duhet te provoni ushqimin e Benjamin Steak House.
“ Kurr nuk ju kam kërkuar ndonjë shërbim, por ju lus që ta provoni Benjamin Steak House. Dhe kërkoni që kamarier i juaj të jetë Riki`.(Ne Foto-Alban Benjamin Prelvukaj dhe Kim Kardashian)
(Kortezi-Bota Sot)

Filed Under: Featured Tagged With: ne New York, restorantet shqiptare, The New York Times, Vlereson

007-a i famshëm që lindi në Prishtinë

November 2, 2014 by dgreca

Nga Ylli Pata/
Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova më emrin Elyeza Bazna, ose me pseudonimin e tij “Cicero” apo 007 shqiptar, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, duke ju referuar burimeve të CIA-s.
Po kush eshte 007 shqiptar me famë botërore ?
Elyeza Bazna, alias “Cicero” ka lindur në një familje shqiptarë në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e kur Kosova ishte një vilajet në kuadër të Perandorisë Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që çështja “Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhit të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë.
Turqia ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk ka marre pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi që vendosi të mbetet neutral.
Në vitin 1939, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, britanikët angazhuan “Ciceron” si një asistent personal të ambasadorit britanik Sir Hughe Montgomery Knatchbull-Hugessen.
Megjithatë, në të njëjtën periudhë, britanikët nuk ishin në dijeni se edhe Hitleri kishte angazhuar spiunin shqiptar për të ofruar shërbimit e tij për gjermanët. Ndërsa britanikët u përpoqën për të përfituar nga shërbimet e “Ciceros”, spiuni shqiptar vodhi dokumentet sekrete dhe konfidenciale në ambasadën britanike në Turqi, të cilën ai më pas i dorëzoi gjermanëve.
Si rezultat, “Cicero” është paguar shuma të mëdha, kryesisht në paund britanikë të falsifikuara, rreth 100.000 të tilla, për shërbimet e tij. Në atë periudhë, kjo ka qenë një shumë mjaft e konsiderushme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përdorimi i parave të falsifikuara ka qenë një element kyç në përpjekjet e Hitlerit për të shkatërruar dhe për të destabilizuar ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur para të falsifikuara për të krijuar inflacion, siç argumentohet nga gazetari i mirënjohur amerikan, John K. Cooley, në librin e tij “Currency Wars”, ku ai gjithashtu i kushton disa seksione për spiunin shqiptar.
Veç kësaj, gjermanët nuk e vlerësuan çdo informacion që u komunikua nga “Cicero”, pasi ata kishin frikë se ai ishte një spiun britanik.
Megjithatë, “Cicero” ofroi informacionë shumë të vlefshme për gjermanët, të cilat mund të kishin ndihmuar Gjermaninë naziste për ta kthyer rezultatin e Luftës së Dytë Botërore në favor të tyre. Sipas shumë burimeve, “Cicero” paralajmëroi për zbarkimin e aleatëve në Normandi në Francë (Operation Overlord), një betejë historike dhe një pjesë thelbësore për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, të cilën gjermanët e konsideruan si dezinformatë.
Kjo doli të jetë një gabim shumë i kushtueshëm, pasi që më 6 qershor 1944, aleatët zbarkuan me sukses në brigjet e Normandisë në Francë dhe filluan çlirimin e Evropës.
Roli i shqiptarit, Elyeza Bazna, ende nuk është harruar – shumë filma dhe libra janë shkruar rreth tij, si filmi “Five Fingers”, ku një aktor, duke luajtur rolin si Elyeza, përmend ndërsa ka një bisedë me një zonjë se ai është shqiptar (53:39) kur ai përgjigjet në pyetjen rreth origjinës së tij, dhe më tutje libri “The Cicero Spy Affair: German Açess to British Secrets in World War II” e cila është në dispozicion në portalin të mirënjohur Amazon.
Së fundi, pasi që Lufta e Dytë Botërore përfundoi më 2 shtator 1945, burime të ndryshme konfirmojnë që “Cicero” u zhduk dhe vazhdoi jetën e tij në Turqi si një njeri i varfër dhe jo më një spiun, transmeton agjencia e lajmeve Presheva Jonë.

Filed Under: Histori Tagged With: 007-a i famshëm, ne Prishtine, që lindi

20 KRYETARË TË BASHKISË VLORË PËR GJATË NJË SHEKULLI NE BOTIMIN E LEPENICËS

November 2, 2014 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA*
1.“Mendoj se ky monument i ngritur prej meje do ti shërbejë Vlorës më shumë se monumentet e broncit dhe do të rrojë shumë gjatë, shkruan autori i botimit “Kryetarët e bashkisë Vlorë” ,Enver Memishaj Lepenica, në parathënie të tij. Me hulumtimet në fushën e historisë, thotë jam, munduar të hedhë dritë mbi tema dhe ngjarje historike pak të njohura,të mbuluara në harresë apo të falsifikuara, veçanërisht për historinë e Vlorës . Emri dhe jeta e kryetarëve të Bashkisë, veçanërisht atyre të periudhës 1912-1944, që trajtohen në këtë libër është e lidhur me historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë gjatë viteve të vështira, kur po ngrihej dhe konsolidohej shteti shqiptar.Autori përmend një fakt të njohur nga media .Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj ,i propozoi bashkisë Vlorë në vitin 2008 vendosjen në lulishten historike të 8 kryetarëve të bashkisë Vlorë nga vitet e stuhishme ‘12-’32. C’praj vitit 2008,kohë kur u bë propozimi në Këshillin e Bashkisë Vlorë janë fshirë rreth 6 vite .Asnjë bust nuk është vendosur sot, në qytet për kontributin e kryetarëve të bashkisë. Vendi i tyre për kontributin e dhënë duhej të ishte në një ndër lulishtet e qytetit. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza si gjithë të tjerët,por me një kontribut të madh në dallim nga të tjerët. Mungesa e fondeve është shkaku madhor. Shteti duhet të kishte krijuar një fond të veçantë për të vlerësuar kujtimin e tyre, ndër përvjetorët, që kryhen. Shteti duhet të krijojë një fond,për të përjetësuar emrat e ndritur, të të gjithë patriotëve shqiptarë, në Vlorë, Korcë ,Shkodër,Tiranë e gjetkë. Këta shenjtorë të fjalës,të pushkës,penës u larguan nga kjo botë ngase të gjithë janë të vdekshëm. Mirëpo, harresa jonë për për veprën e tyre të pavdekshme, mbetet e pafalshme. Një fond i veçantë, duhej krijuar. A mos duhej administruar nga MK për të realizuar bustet dhe monumentet e një sërë figurash atdhetare anembanë vendit? Dhjetëra figura patriotësh ende nuk kanë një vorrë,nuk kanë një pllakë përkujtimore. Godina apo banesa historike janë aktualisht të harruara, të shkatërruara gjithsesi ,që nuk tregojnë vlera qytetërimi për një vend që është në NATO.
2.
Kur gërmëzojmë emrin e qytetit tonë. Silueta e qytetit. Ndër kohët e lashta. Historia, përmend trazimet ndër shekuj, që kanë qenë shtysa për të treguar qëndresën e tij. Shpallja e pavarësisë në këtë qytet si fakti që ,dielli në lindje agon. Dhe ishte 28 nëntor ,viti 12,vjeshtë e tretë,kur u ngrehë flamuri nga kati i dytë i sarajeve të Vlorajve. Lufta e Vlorës dhe lufta e dytë e përbotshme. Paslufta nxori regjimin, që u vendos në gjysmën e Evropës. Gjurmët e tij ende të pa fshira janë dëshmi, që do të ruhen ndër breznitë tonë. Si një plagë, që kullon nga e pëgëra lindje. Autori i kësaj enciklopedia ka sjell të dhëna të shumta të bashkëshoqëruara me fotografi e faksimile. Ky botim është një visar për historinë e qytetit tonë. Ky botim shkencor duhet të jetë edhe një guitë për turistët . Gjithashtu ky botim përmbush të gjitha standardet për tu përkthyer në gjuhë të huaj për studiues,historinë duke u ruajtur në kohë të vendoset jo vetëm në muzetë e këtij qyteti historik, por duhet të mundësohet me shkurtime dhe në botimin zyrtar të MS teksti vendlindja.404 faqe me dokumente dhe të dhëna të hollësishme,fotografi dhe arkiva, dëshmi, ditarë,histori. Shkolla e pare shqipe u hap prej patrioteve vlonjate ë vitin 1908, në lagjen Muradije,thotë autori Lepenica, në godinën që sot vlonjatët e quajnë:” Shkolla nr. 1”. Ajo shkolle sot, quhet me të drejtë: “28 nëntori”.Para kësaj në disa fshatra ka pasur shkolle apo kurse fetare, si në Kanine, Drashovice etj. Në Velcë, që në vitin 1890, ka pasur një shkolle turke për hoxhe, ndërsa shkolla e parë shqipe atje është hapur ne shtator 1913. Shkolla e mesme për herë të parë në Vlorë,vazhdon autori, u hap më 8 nëntor 1924, kur në fuqi ishte qeveria e Fan Nolit. Kryetar bashkie ne Vlore ahere ishte Qazim Kokoshi dhe prefekt Niman Ferizi. Shkolla u mbyll në janar 1925, pasi në të u sistemuan mercenaret e Taf Kaziut, që kishin ardhur ne Vlore për te shtruar popullin pas revolucionit të vitit 1924 dhe u rihap me 1 dhjetor 1925. Në Shqipëri, shkollat e para të gjindarmerise janë hapur për here te pare prej italianeve ne Vlore dhe ne Gjirokastër ne vitin 1919. Në vitin 1922 deri ne fund te vitit 1924, kjo shkolle ka funksionuar në Vlorë. Në qendër të qytetit, ne vendin ku kanë qene sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u be edhe Kuvendi Kombëtar me 28 nëntor 1912, që shpalli Pavarësinë Kombëtare, është ngritur lulishtja, që më pas mori emrin Lulishtja e Sheshit te Flamurit. Punimet për krijimin e saj u fillua në vitin 1922, nga Qazim Kokoshi, ish kryetar i Bashkisë dhe u përurua me 28 nëntor 1925, me rastin e 13 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, kur kryetar Bashkie ishte Nuredin bej Vlora. Përfundimi i Lulishtes se Flamurit i dha një pamje krejt te veçante dhe bashkëkohore sheshit që mbante të njëjtin emër. Ky mjedis i bukur, i gjelbëruar, do te plotësohej ne vazhdimësi dhe me elemente të tjerë, që lidheshin me 28 Nëntorin e vitit 1912. Ne vitin 1932 aty u ngrit Varri Monumental i Ismail Qemalit dhe mbi këtë varr ngrihet madhështor ushtari i panjohur, vepër e punuar nga Skulptori i Popullit, Odise Paskali, që përjetëson ne bronc jetën dhe emrin e Plakut te Vlorës, ne sheshin ku ai konkretizoi ëndrrën e te gjithë shqiptareve për liri e pavarësi. Ne vitin 1937, gjate periudhës që A. Asllani, ishte Kryetar i Bashkisë se Vlorës, u ngrit edhe: “Shtylla e Flamurit Kombëtar”. Aty ku është ngritur flamuri ne vitin 1912, në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës. Po këtë vit u ngrit edhe Kulla e Sahatit te Vlorës, e financuar nga tregtaret e qytetit. Të dyja skice-idetë e këtyre objekteve u përgatitën prej Ali Asllanit. Ne vitin 1955, ne Vlore u ngrit Estrada Profesioniste. Në vitin 1 962 u themelua trupa profesioniste e Teatrit Dramatik. Në vitin 1972 u hap galeria e arteve figurative. Shkolla e pikturës vlonjate u bë e njohur në të gjithë vendin, me piktore të shquar. Po këtë vit u organizua ansambli “Labëria”, dhe në vitin 1981, mori pjesë ne festivalin e 21-te folklorik ndërkombëtar te Bursës ne Turqi. Monumenti i Pavarësisë, nga monumentet më madhështorë te vendit u inaugurua ne vitin 1972,me rastin e 60 vjetorit te Shpalljes së Pavarësisë. Monumenti ngrihet madhështor ne” qendër te qytetit ne Sheshin e Flamurit, aty ku edhe është mbajtur kuvendi me 28 nëntor 1912 për Shpalljen e Pavarësisë. Në vitin 1979, u ngrit Pallati i Sportit, me mbi 2000 vende .Në vitin 1980 u ngrit pallati i kulturës “Labëria”.Shtatorja e Avni Rustemit u përurua me 3 shtator 1983, në përvjetorin e fitores, së Luftës së Vlorës, të vitit 1920.Në vitin 1985 numëroheshin 83 monumente skulpturore. Para vitit 1990, funksiononte Shkolla e Lartë e Oficereve për Flotën Detare dhe Shkolla e Larte e Aviacionit, për aviator.
Në vitin 1990, në rrethin e Vlorës kishte 80 shtëpi dhe vatra kulture 225 biblioteka, 18 kinema dhe 20 librari. Në vitin 1994 me vendim të Këshillit te Ministrave nr. 105 date 28.2.1994, u krijua Universiteti i teknologjik i Vlorës ”Ismail Qemali”.
“Iso-polifonia popullore shqiptare” u shpall në listën e “Kryeveprave te trashëgimisë gojore te njerëzimit” e mbrojtura nga UNESCO. Ajo është një nder 50 atraksionet me te tërheqëse jo-materiale, ne trashëgiminë shpirtërore të popujve të botes. Melodiciteti i jashtëzakonshëm, gjuha e thjeshte por njëkohësisht e ndërlikuar dhe figurat e shumta letrare, e pasurojnë iso-polifoninë ne” një masë të atillë, sa e kthejnë atë ne një vlere te pakrahasueshme për të gjithë kulturën dhe trashëgiminë e vendit tone dhe atë botërore.
Duhet te perëndim me vlerësim dhe respekt ata që punuan me përkushtim për këtë arritje te madhe kombëtare: Ministrinë e Kulturës te asaj kohe, që drejtohej me aftësi e kompetence profesionale, por mbi të gjitha me dashuri për Shqipërinë, nga Dr. Bujar Leskaj, Drejtorin e Trashëgimisë qe drejtohej me pasion e dashuri nga Prof. Dr. Vaso Tole.
3.
Kryetarët e bashkive të Vlorës
Me kokën në pragun e historisë, breg më breg ,shkulmë nxjerr në zemëratën dimërore. Kërkimi im ka një pikënisje. Qyteti ynë ka pasur administratën dhe drejtuesit e tij ndër kohëra ç’praj shekullit të shuar janë një numër figurash të pazakonta,me kontribute. Historia ruhet me dëshmi .Rojtarë janë dëshmitarët. Në listën e madhe të mos harresë janë emrat e kryetarëve të bashkisë, që kanë drejtuar qytetin. Ata kanë qeverisur qytetin tonë ndër vite të brishta të trazuara ishin vitet dhe ja dolën, që qyteti ynë të mirë administrohet ndër të gjithë kohët e shekullit të shkuar ndër më të vështirët shekuj në historinë tonë.
KRYETARET E BASHKISE SE VLORES, 1912 – 2012

I Katundaria e Vlores ne vitet 1912 -1914
1
Abas Mezini
Vlore (1864- 1926)

1912; 1920; 1921;1922.
2
Ibrahim Abdullahu
Vlore (1880-1955)

11.3.1913-31.12.1914
II Kryekatundaret e Vlores Gjate pushtimit Italian 1.1.1915 -14.8.1920
3
Osmen Haxhiu
Vlore (1885- 1937)

1915
III Kryetaret e Bashkise se Vlores gjate ringritjes dhe Konsolidiniit te’ shtetit
4
Ali Asllani
Vlore (1882-1966)

20.12.1918-5.11.1920 1. 4.1934-31.7. 1939
5
Qazim Kokoshi
Vlore (1882-1947)

4.5.1922 – 25.12.1924
6
Nuredin Vlora
Vlore (1889- 1964)

1.1.1925- 19.2.1927
7
Zyhdi Karagjozi
Gjirokaster(1881-1970)

20.2.1927-5.7.1928
8
Arshi Halil Xhindi
Vlore (1885 – 1973)

6.7.1928- 30.8.1932
9
Abedin Nepravishta
Ku<; (1889-1975) 1.9.1932- 15.3.1933 10 TefNara?i Nara? (1894- 1970) 16.3.1933-31.3.1934 IV Kryetaret e bashkise gjate pushtimit nazi fashist 1939-1944 11 Kristaq Pandeli Strati Vlore 1904- 1969) 1.8.1939-1942 • 12 Nexhip Koka Delvine (1899- 1976) 1942 - 17 4.1943-v'-, 13 Enver Taraku Peje, Kosov (1917-1989) 18.4.1943-5.10.1943 14 Muhedin Haxhiu Vlore (1909- 1979) 27.10.1943 - 15.11.1944 V Gjate periudhes se diktatures komuniste 1945-1990 VI Gjate ndertimit te sistemit demokratik 15 Elham Sharra Vlore (1942-2014) 20.7.1992- 14.11.1996 16 Gëzim Zilja Vlore (1951) 15.11.1996-30.4.1997 17 Agron Shehu, Vlore (1948) Tare Hamo, Vlore (1945) 1.5.1997-21.6.1998 David Tushe. Vlore (1957) 18 Neki Dredha Vlore (1939) 22.6.1998- 1.10.2000 19 Niko Veizaj Vlore 1954) 1.10.2000- 12.10.2003 20 Shpëtim Gjika Vlore (1962) 13.10.2003 - - 8.5.2015 4. Cilët ishin emrat ,që do të kishin një bust ndër lulishtet e Vlorës?Në mos sot nesër sigurisht do ta kenë. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza e trishtuara të harruar në kohë prehjen e madhe dhe të përhershme..Disa të dhëna për disa kryetarë bashkie të këtij qyteti. Janë figura si Nuredin bej Vlora,I biri Ferit Pashë Vlorës, ish kryeministër i Turqisë ne vitet 1902-1908. Nuredin beu një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe 1 muaj zevendesisht kryetar i bashkisë. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. Me 1931 - 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 shtator 1933 - 9 dhjetor 1935. Arshi Halili. Ne legjislaturën 1925-­1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Emrat e tjerë Ali,Asllani , Abaz Mezini,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullai etj. KRYETARET E BASHKIVE TË QYTETIT BREGDETAR DERI PAS CLIRIMIT Sistemi i bashkive ne Shqipëri ka patur here pas here ndërprerje ne kohe. Qysh para 1912 kane funksionuar"Kryekatundaret"ose Kryetaret e Bashkive. Ky sistem vazhdoi deri ne fund te 1944 kur u vendosen Komitetet Ekzekutive dhe rifilloi ne vitin 1992. Ne fillim te shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej 8.000 banoresh dhe administrohej nga Kryekatundari, qe sot quhet "Kryetar i Bashkisë": Ndër të parët qe njohim si Kryekatundare apo Kryetar Bashkie janë: Shahin Kolonja, Ali Spahiu, Abas Mezini dhe Ibrahim Avdullahu të pasuar nga Osman Haxhiu i cili njihet edhe si prefekt i Vlorës. Ne 1918 me emrin "Kryetar Bashkie" është Ali Asllani i cili ne 1920 ia la vendin Qazim Kokoshit. Ne vitin 1925 Kryetar i Bashkise u zgjodh Nuredin bej Vlora e pas tij Arshi Halili {Xhindi}.Ne vitin 1934 përsëri Ali Asllani deri ne prill te 1939. Pas një ndërprerje, ne 1943 Kryetar Bashkie për Vlorën u caktua Myhedin Haxhiu. Pas lufte, nuk ka Bashki, këtë rol e luante Kryetari i Komitetit. Rexhep Sulejmani dhe Avdul Agalliu ishin të parët Kryetare ëe Komitetit Ekzekutiv te Qytetit. Shahin Kolonja, 1900.Ishte kryetar i pare i Bashkisë së Vlorës, ose kryekatundar, siç quhej në atë kohe .Ali Spahiu (Skrapari) 1903-1908. Kishte kryer shkollën e larte ne Stamboll, anëtar i klubit"Bashkimi"Stamboll. 1-Abas Mezini, 1908 - Mars 1909 Familja Mezini është një nga familjet me te vjetra te Vlorës dhe me një aktivitet te shquar patriotik. Ne Komisionin përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Abas Mezini ishte shume aktiv, në shtëpinë e tij bëheshin mbledhjet me te rëndësishme. Kryekatundari mbështeti fuqimisht Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij. Në të gjitha aktivitetet e kohës merrte pjese Abas Mezini. 2-Ibrahim Avdullahu 1912-1914 Ka kryer shkollën e larte për Drejtësi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria"dhe drejtues i tij, për ketë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Mu~o Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapen nga turqit, ne vitin 1908, u shpunë ne Stamboll dhe rrezikonin dënimin me vdekje. Kur u kthye ne atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit me te afërt te Ismail Qe­malit Pas shpalljes se pavarësisë është Kryekatundari i Vlores. Ne mars te 1914 shkon ne France si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Ne 1914 kryeson negociatat me rebelet për te shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet më me influence ne Vlore. Ne vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet. 3-Osman Haxhiu (Nënprefekt i Fierit) Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare" te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjës, deputet ne parlamentin shqiptar. 4-Ali Asllani – 1918. Personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlores. Mbaroi shkollën e lart Politiko-Juridike-Administrative ne Turqi ne vitin 1906. Shërbeu ne administratën turke ne Janine e Bulu, deri ne shpalljen e pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit,nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës se Vlorës, sekre­tar shteti. Dy here Kryetar Bashkie ne Vlore, përfaqësoi shtetin shqiptare ne Trieste, ne Sofje dhe Athine. Shkroi shume poema dhe poezi. U zgjodh anëtar i Institutit te Shkencave ne vitin 1913. Zotëronte gjuhet: turqisht, persisht, gre­qisht, italisht dhe frëngjisht. 5-Qazim Kokoshi – 1920. Me aktivitet te shquar patriotik e politik. Firmosi aktin e pavarësisë, ne shtabin e Luftës se Vlorës, senator, deputet, ne 1920 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Vlore. 6- Nuredin bej Vlora .I biri Ferit Pash Vlorës, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga person­alitetet e shquar te familjes Vlora dhe te Vlorës. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Gjate mandatit te tij pruri makinën për te lar rrugët e Vlorës, vendosi sirenën për orarin e punës dhe te shkollës. Ishte i ndjeshëm ndaj te gjithë atyre qe vuanin.. Iku jashtë shtetit dhe vdiq ne Hajdenberg te Gjermanisë ne vitin 1964. Me 8 janar 1926, Nuredin bej Vlores shkruan E.M.Lepenica,iu dorezua dekreti i emërimit si kryetar Bashkie me gjithë kritikat qe ka pasur për punën e tij. Këshilli Bashkiak sipas votave te fituara kishte këtë perberje:Dhimiter Kolea ,Dalip Peshkepia,Samuel Matathia, Aristidh Ruci,Hamza Isai, Esheref Dano .Me pas Nuredin bej Vlorës do ti i bëhen shume kritika për punën e tij si mungesa e ujit, sidomos ne lagjen Skele, mungesa e pastërtisë se qytetit, mosfunksionimi i centralit elektrik etj. Pavarësisht nga kritikat në ato kushte të" vështira, Nuredin Beu u mundua t"i shërbente Vlorës. Gjate ushtrimit te detyrës, ashtu si edhe Qazim Kokoshi, vazhdoi te nxirrte kartëmonedhën e bashkisë, por tashme me firmen e tij "Nuredin Vlora" Si një atdhetar e personalitet me kulture e vizion perëndimor, Nuredin Vlora, problemin e pare qe shqyrtoi, ishte arsimi dhe kultura. Vizioni tij për zhvillimin e arsimit dhe dashuria e tij për Vlorën del qarte ne një relacion qe ai i ka drejtuar Ministrisë se Arsimit dhe Prefekturës se Vlorës, ne korrik te vitit 1925, ku ndërmjet te tjerave shkruan: "... Si ne krahina dhe ne qytet shkollat ne vitin 1925 kishin arritur ne një grade shume te poshtme..."Ne këtë relacion, Nuredin Beu kërkon rihapjen e shkollës se mesme ne Vlore e cila qe nga janari 1925, me mbritjen në Vlore të forcave, të kriminelit Taf Kaziu e përdoren konviktin e kësaj shkolle si fjetinë , shkolla u shkatërrua dhe ishte mbyllur. Nuredin bej Vlora ne relacion shprehte habinë për ngurrimin qe tregohej për hapjen e kësaj shkolle "kaq te nevojshme, e gatshme, qe mund te funksionoje me pak shpenzime dhe sidomos për këtë pjese te Shqipërisë qe sa nevoje te madhe ka për arsim, aq pas ka mbetur"Relacioni përfundonte me fjalët: "qe ne fillim te vjeshtës se pare shkolla te ishte gati për te funksionuar".Mbi baze e këtij relacioni te Bashkisë, Prefekti i kërkon Ministrisë se Arsimit: "formimin e liceut këtu ne Vlore i cili do te jete tepër i nevojshëm për avenirin e brezit te ri shqiptar"Ne saje te interesimit dhe përpjekjeve te Nuredin bej Vlorës, shume patrioteve, mësuesve vlonjat dhe ve9anerisht te Vakëfit te Vlorës, me 21 dhjetor 1925, ra zilja e pare ne Shkollën Tregtare. Kjo ishte një arritje e madhe pasi kjo shkolle do te luante një rol te rëndësishëm në kulturën e vendit. Këtë vit shkolla pranoi 50 nxënës: 25 nga Vlora dhe krahina, 10 nga Himara, 10 nga Kurveleshi, 5 nga Malësia e Tepelenës. Vihet re se me sa mençuri ishte bere plani i pranimit te nxënësve ne shkolle, pra nga te gjitha krahinat. Drejtori i pare i kësaj shkolle ishte patrioti Leonidha Naci.

Filed Under: Histori Tagged With: 20 KRYETARË, E ENVER M.LEPENICA, Gezim Llojdia, NE BOTIMIN, NË NJË SHEKULL, TË BASHKISË VLORË

Serbia si zgjatim i Rusisë në zemër të Europës

November 2, 2014 by dgreca

Nga Sulejman GJANA*/
Vizita e tretë dhe sërish madhështore e Putinit në Serbi, në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga Ushtria e Kuqe dhe tanket ruse, ishte sfida e hapur dhe fyese e Serbisë për Brukselin, ishte përgjigjia brutale për përqafimet dhe përkëdheljet e baroneshës Ashton për rioshët Daçiç e Vuçiç. Por mbi të gjitha ishte përgjigjia poshtëruese për aksionin diplomatik integrues të Serbisë në Europë, ndërmarrë prej shteteve anëtare të BE, në shumicë edhe anëtare të NATO-s. Shtete këto të angazhuara pothuajse totalisht (ndonëse shpesh pa dëshirë dhe me ngurrime prej interesash) në kushtëzimin e Rusisë me sanksione pas aneksimit prej saj të Krimesë, pas aksionit separatist në Ukrainën lindore dhe pas kërcënimeve ushtarake të saj për zgjerimin e konfliktit ukrainas.
Dhe përgjigjen më të mirë “shpërblyese” për dashurinë pa kundërshpërblim të europianëve ndaj serbëve, e dha presidenti Nikoliç kur i deklaroi Putinit në Pallatin e Bardhë: “Shumë gjëra ne serbët i kemi bërë në të kaluarën bashkë me ju, dhe do t’i bëjmë edhe në të ardhmen. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj kur ka qenë fjala për Kosovën, ndaj dhe Serbia e serbët do t’i mësojnë fëmijët e tyre ta duan fort Rusinë”.
Pasi theksoi se serbët presin ndihmën e Rusisë në bujqësi dhe energjetikë, por sidomos në industrinë petrokimike dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në kushtet e sanksioneve, Nikoliç i deklaroi Putinit me emocion: “Rusia është një mbështetje e fuqishme për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, sidomos në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”.
Ndërsa Putin u deklaroi miqve serbë se “Qëndrimi proserb i Rusisë është një pozicion parimor që nuk do të ndryshojë kurrë”, dhe se “Rusia është e angazhuar për problemin e Kosovës, përmes rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Si qokë për vizitën dhe pritjen madhështore, Putini kishte sjellë në Beograd një paketë financiare ndihmash prej 1.2 miliardë dollarësh dhe garancinë se “ndihmat humanitare ruse për vëllezërit e vuajtur e të kërcënuar serbë në Kosovë do të vazhdonin edhe në të ardhmen”.
Gjatë kësaj vizite, Serbia dhe Rusia nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe tejet të rëndësishme, sikundër: Marrëveshja me Hekurudhat e Rusisë për rindërtimin e pjesëve veriore të hekurudhës në Serbi; Memorandumi për efikasitetin energjetik dhe furnizimin rus të Serbisë me energji elektrike; Marrëveshja për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar; dhe më në fund “qershia mbi tortë”, Marrëveshja për bashkëpunim ushtarak-teknik.
Dhe për të dëshmuar dashurinë personale e të serbëve për Rusinë, presidenti Nikoliç u rikujtoi me mburrje të pranishmëve të përzgjedhur për ceremoninë e pritjes, se në përgjigje të vizitës përkujtimore të 70 vjetorit të çlirimit rus të Beogradit, më 9 maj 2015, me ftesë të Putinit, ai do të merrte pjesë me gëzim të veçantë në ceremonitë moskovite për kremtimin e 70-vjetorit të fitores mbi fashizmin.
Vizita e fundit e Putinit në Beograd bëri bilancin e marrëdhënieve dypalëshe të shkëlqyera, por njëkohësisht ishte edhe kurorëzimi në fillimshekullin XXI i aksionit të pandalshëm e shekullor rus për ruajtjen e ndikimit mbi Serbinë dhe në zhvillimet ballkanike, sidomos në kushtet e ekspansionit rus drejt Lindjes dhe Juglindjes së Europës, si kundërpërgjigje ndaj ekspansionit të NATO dhe BE drejt Ballkanit Jugperëndimor dhe Lindjes së Europës.
Ishte pikërisht Putin ai që ripromovoi dhe intensifikoi aksionin total rus drejt Ballkanit dhe Serbisë, pas zbythjes prej një dekade që shoqëroi pushtetin e Jelcinit, të cilin “delfini” Putin e rrëzoi për paaftësi dhe rrezikim të objektivave politiko-ushtarakë ndërkombëtarë të Rusisë në kushtet e triumfit të Perëndimit mbi komunizmin dhe zhvillimeve gjepolitike pas Luftës së Ftohtë.
Parë në këtë mënyrë, Putini shkoi në Beograd për të korrur të mbjellat e dekadës së fundit, të cilat i futi në hambarin rus me ndihmën e çirakëve serbë, me presidentin Nikoliç në krye, të cilin e solli në fuqi në vitin 2012 pasi e mbajti dhe përgatiti gjatë në Moskë dhe e zbarkoi në Serbi me stafe dhe premtime të shumta ndihme ekonomike, si dhe me fushata të financuara e të përgatitura nga të dërguarit e Kremlinit në Beograd.
***
Pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, ambasada ruse në Beograd u shndërrua në Mekë dhe Medinë të pelegrinëve ultranacionalistë serbë, të cilët përzgjidheshin dhe merrnin bekimin e Moskës për karrierë partiake e politike.
Natyrisht që ambasadorët e njëpasnjëshëm rusë nuk e humbnin asnjëherë rastin për t’u kujtuar serbëve se kishin mbështetjen e Rusisë, e cila, sipas tyre, do të përdorte veton dhe të gjitha mekanizmat bllokues në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë për të sabotuar pavarësimin, njohjen, anëtarësimin dhe integrimin e Kosovës. Betim të cilin Rusia e mbajti, teksa me mburrje theksonte pafundësisht se ishte ajo që, “në mbështetje të popullit dhe kombit vëlla serb, sabotoi sistematikisht të gjitha objektivat perëndimore për Kosovën, sidomos gjatë periudhës 2005-2008”.
Pohimi i ish ministrit të Jashtëm të Federatës Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviç, në vitin 2004, se “Elita jonë intelektuale dhe politike e ka të qartë se proceset integruese të Federatës në bashkësinë perëndimore (nënkupto NATO dhe BE), kanë rëndësi jetike për ardhmërinë tonë, ndaj ne duhet të angazhohemi dhe të punojmë me të gjitha forcat në këtë drejtim…”, alarmoi Rusinë dhe shënoi fillimin e fundosjes dhe përfundimit të karrierës së Drashkoviçit, krahas pakësimit gradual të peshës politike dhe rezultateve të mëtejme zgjedhore të partisë që Drashkoviç kryesonte.
Ky fund fatkeq ishte edhe pasojë e kundër-reagimit adekuat të politikës dhe elektoratit serb për çdo aktor dhe faktor politik properëndimor në Serbi, objektiv ky i arritur padyshim edhe me ndihmën dhe kontributin e Rusisë, që ka dorë në të gjitha zhvillimet politike në Serbi.
***
Kundërshtimi i zgjerimit të NATO-s në Lindje të Europës është vektori konstant politik dhe gjeostrategjik i Rusisë, që e konsideron këtë zgjerim si kërcënim ushtarak në kufijtë e saj.
Kur në prill të vitit 2008, në samitin e NATO-s të mbajtur në Bukuresht, SHBA-të propozuan ftesën e Aleancës për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë, Rusia u nervozua dhe menjëherë planifikoi strategjinë për sabotimin me çdo kusht të zgjerimit të NATO-s me vendet tjera të Ballkanit ende të paanëtarësuara.
Natyrisht që në krye të listës së vendeve ballkanike që nuk duheshin anëtarësuar, Rusia vendosi aleaten strategjike, Serbinë, të cilën e përzgjodhi edhe si shtetin ballkanik që do të balanconte ushtarakisht armiqtë historikë, Shqipërinë dhe Kroacinë properëndimore.
Por nervozizmi rus kaloi parashikimet dhe u shndërrua në kërcënim, pas propozimit amerikan në këtë samit, që NATO të fillonte menjëherë procedurat për anëtarësimin në Aleancë të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Me këtë rast presidenti Putin deklaroi: “Zgjerimin e NATO-s në kufijtë e Rusisë do ta konsiderojmë kërcënim për sigurinë e saj dhe do të ndërmarrim kundërmasat adekuate. Dhe e mbajti fjalën, teksa Gjeorgjinë e ndëshkoi duke e sulmuar ushtarakisht dhe duke e neutralizuar totalisht po atë vit, pra në vitin 2008, ndërsa Ukrainën e tmerroi dhe e ndëshkoi pas 6 vitesh, me pasojat e njohura të një konflikti që ende nuk dihet se kur do të përfundojë… Teksa më parë aneksoi Krimenë me peshë stërmadhe gjeostrategjike, ndërsa aktualisht ka marrë peng rajonet lindore të Ukrainës (gjithashtu me peshë të madhe gjeostrategjike dhe ekonomike) me ndihmën e separatistëve rusë të armatosur dhe drejtuar me telekomandë nga Rusia.
Strategjia e vendeve kryesore të NATO-s për të anëtarësuar njëkohësisht edhe në BE të gjitha vendet ish komuniste, sikundër Polonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Hungarija, Çekia e Sllovakia, është dëshmi e qartë e faktit të pohuar, në vitin 2008, nga ish sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Japp de Hop Shefer, sipas të cilit “NATO dhe BE ecin sëbashku, dorë për dore”. Por pikërisht kjo strategji ka alaramuar Rusinë, që i konsideron të rrezikshme përpjekjet e NATO-s dhe BE për të integruar në këtë proces edhe Serbinë.
***
Në vitin 2010, kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Dumës ruse, Kostantin Koshaçev, deklaroi: “Anëtarësimi i Serbisë në NATO nuk do të ishte tjetër veçse legjitimim i agresionit kriminal të vitit 1999 të NATO-s mbi Serbinë, por njëkohësisht do të ishte edhe riposhtërim i kombit dhe popullit serb, të cilit me këtë rast iu shkëput me dhunë Kosova, që është djepi ku lindi dhe u mëkua kombi serb. Këtë agresion, asokohe Rusia-aleate strategjike e Serbisë e kundërshtoi me forcë dhe e konsideroi si poshtërim i patolerueshëm”.
Para dy vitesh, pyetjes së mediave serbe se çfarë do të humbiste Serbia nëse do të anëtarësohej në NATO, ambasadori rus në NATO, Dmitri Rogozin, iu përgjigj, qartë dhe në mënyrë lakonike: “Duke patur parasysh se Kosova është pjesa thelbësore e sovranitetit kombëtar serb dhe djep i kombit serb, si dhe duke qenë se Serbia është një vend vëlla i Rusisë, jam i detyruar t’ju ndërmend se me anëtarësimin në NATO Serbia do ta humbte përfundimisht Kosovën, duke e vetëpranuar këtë akt dhe realitet”.
Ndërsa ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Konuzin, e thelloi konceptin e kolegut të tij të atashuar në Bruksel, teksa deklaroi: “Ne rusët, të dashur vëllezër serbë, do ta respektojmë vendimin tuaj për të hyrë në NATO, por duhet ta dini se, duke u bërë pjesë e NATO-s, ju do të bëheni gjithashtu pjesë e një kërcënimi për sigurinë e Rusisë, çka do ju shndërronte automatikisht, nga një vend mik, në një vend armik”.
Kushtëzimin e njëanshëm politik të marrëdhënieve ruso-serbe, me moton “ose me Moskën, ose me Perëndimin”, Rusia po përpiqet ta shtrijë edhe në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, teksa nëpërmjet ambasadorit rus në Beograd, Konuzin, deklaroi para dy vitesh se “në qeverinë serbe ka ministra që janë pozicionuar hapur kundër firmave dhe kompanive ruse, dhe se firmat dhe kapitalet ruse trajtohen keq në Serbi, çka ne e konsiderojmë fyerje dhe kundërvënie…”.
Fakti që nga 28 vende anëtare të NATO-s, 24 vendet kryesore të saj e kanë njohur Kosovën, është përdorur dhe po përdoret vazhdimisht nga Rusia për të trembur dhe armiqësuar serbët me NATO-n.
Duke u kujtuar serbëve me ironi pikën 6 të kapitullit të titulluar “Qëllimet dhe parimet e zgjerimit”, të Traktatit të Aleancës Veri-Atlantike, në të cilën përcaktohet qartë dhe prerë se në NATO pranohen vetëm shtetet që i kanë zgjidhur përfundimisht, apo që ndodhen në vijim të proceseve të suksesshme të zgjidhjes paqësore të problemeve territoriale me fqinjët dhe të njohjes reciproke, ambasadori rus pranë NATO-s, Dmitri Rogozin, i kujtoi publikisht Beogradit në vitin 2011, se përpiqet më kot të anëtarësohet në NATO, nëse nuk njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe nëse nuk heq dorë nga humbja e sovranitetit mbi të.
Pavarësisht klishesë “miqësore” të Putinit se “Çfarë është e mirë dhe e leverdisshme për Serbinë, është e mirë dhe e pranueshme edhe për Rusinë”, deri më tash Moska ka dëshmuar se Rusia e kundërshton haptazi dhe me force hyrjen e Serbisë në NATO, pasi kjo hyrje do të thoshte humbje e një placdarme ushtarake me rëndësi jetike e në mes të Europës. Por Rusia tmerrohet gjithashtu edhe nga ndikimi veriatlantik dhe europian në vendimet e elitës politike serbe lidhur me integrimin e saj në NATO dhe BE.
Moska ndjek me vëmendje dhe kënaqësi përdorimin e “kartës ruse” nga partitë serbe në pushtet, sa kohë që ndjeshmëria dhe dashuria për Rusinë është e lartë në mbarë elektoratin serb.
Moska gjithashtu nuk e fsheh dot kënaqësinë kur, gjatë fushatave zgjedhore, gjatë debatit politik në parlament dhe në vendimmarrjet e detyrueshme lidhur me proceset integruese të Serbisë, vërehet qartë prirja e Beogradit për të qëndruar në dy karrige, duke u përpjekur ta mbajë mirë edhe me Lindjen, edhe me Perëndimin.
Madje gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Serbi në vitin 2012, kandidati radikal Nikoliç ofroi si premtimin më të fortë zgjedhor mundësinë e ndërtimit të bazave ushtarake ruse në Serbi dhe instalimin atje të testatave ruse me mbushje bërthamore, që do ta shndërronin Serbinë në fuqi kuazibërthamore në mes të Europës.
***
Aktualisht, në Perëndim dhe kudo ekziston një paqartësi e dukshme në lidhje me të ashtuquajturën “asnjëanësi ushtarake” të vetëshpallur të Serbisë, e shprehur si gjoja detyrim shtetëror, bazuar thjesht në një fjali të shkruar në tekstin e një rezolute parlamentare, para disa vitesh. Dhe kjo paqartësi rritet akoma më shumë kur vërehet mungesë vullneti politik tek mbarë klasa politike dhe shoqëria serbe, për të hapur një debat publik të njimendtë, debat ky që do të qartësonte se çfarë nënkuptohet me“asnjanësi” dhe cilat janë garancitë përkatëse!?
Askush më shumë se Rusia nuk ka interes për këtë paqartësi lidhur me “asnjëanësinë” serbe, sa kohë që shfrytëzohet maksimalisht urrejtja serbe për NATO-n dhe fushatën e saj të bombardimeve, që paraprinë ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe shkëputjen e saj nga Serbia në vitin 1999.
Për ultranacionalistët dhe shumicën e serbëve, “anëtarësimi i Serbisë në NATO do të thotë jo vetëm dorëzim vullnetar i një pjese të identitetit dhe sovranitetit kombëtar, por edhe riposhtërim pas poshtërimit që NATO u bëri serbëve në vitin 1999 dhe vënie e ushtrisë nën komandën e një strukture ushtarake armiqësore”.
Mendimi që mbizotëron në qarqet intelektuale, në klasën politike, në shoqërinë civile dhe qendrat studimore strategjike serbe, është ai sipas të cilit Perëndimi duhet t’i japë dhe garantojë Serbisë një status special, si parakusht për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE. Thënë ndryshe ata kërkojnë gjetjen e një lloj formule të “Anëtarësimit të kushtëzuar të Serbisë”, gjithmonë me kushtin e qartë që Serbia kurrë të mos detyrohet të marrë pjesë në veprime ushtarake të NATO-s kundër Rusisë, që kurrë të mos angazhohet në sanksione ekonomike kundër saj, kundër interesave të saj, apo të përfshihet në veprime të ngjashme në zonat e saj të influencës. Kushtëzim absurd ky që, kurrsesi, nuk mund të pranohet nga Perëndimi, e që mund të shërbejë në çdo kohë si pretekst… dhe për lojë me dy porta të Beogradit, midis Moskës dhe Brukselit.
Por deri kur të merret vendimi përfundimtar, si objektiv afatshkurtër dhe afatmesëm, Beogradi do të vazhdojë të bëjë rolin koketës që flirton me Perëndimin dhe fle me Lindjen. Dhe si kurtizane e vjetër 2 shekullore, do të zhvasë sa të mundet nga mëtonjësit, sidomos nga vendet e pasura perëndimore. Shembulli i kohës së Titos është tejet i freskët, teksa diktatori komunist u vetëshpall aleat i Perëndimit në Lindje, por që kurrë nuk e pranoi pluralizmin politik dhe demokracinë. Asokohe Beogradi kishte garant Çurçillin, sot ka garant Baroneshën Ashton.
Në fundore, kuptohet se Serbia ka dijtë gjithnjë të përdorë politikën dhe diplomacinë në shërbim të interesave të shtetit dhe kombit serb. Ndërsa për fat të keq, Shqipëria zyrtare vazhdon që prej 70 vitesh të përdorë këta instrumenta të rendësishëm, në shërbim të interesave të pushtetit dhe individëve çka cënon rëndë interesin e popullit dhe kombit shqiptar…
*Kryetar i PLL

Filed Under: Analiza Tagged With: Kryetar i PLL, ne zemer te Evropes, Serbia, si zgjatim i Rusise, Sulejman Gjana

NJË DESHMI TJETËR,QE TREGON SE MJESHTRI I MADH I FOTOGRAFISE, GJON MILI ISHTE VATRAN

November 1, 2014 by dgreca

Që mjeshtri i madh me origjinë shqiptare, Gjon Mili ishte vatran, këtë nuk mund ta mohojë askush. Kishte ardhë në SHBA më 1923. Ishte i biri i Vasil Mili dhe Viktori Cekani nga Korca. Gjon Mili nderroi jete nga pneumonia ne Stamford, Connecticut ne 14 shkurt 1984. Nder shqiptaret qe moren pjese ne varrim ishte kryetarja e Vatres per New York New Jersey, gazetarja dhe shkrimtarja Nexhmije Zajmi.
Para se të bëhej i famshëm, ai merrej me shkrime e përkthime në Gazetën Dielli, duke u ushtruar në përsosjen e gjuhës shqipe, pasi vinte nga komuniteti shqiptar i Rumanisë. Janë dy përralla me të cilat ai nisi bashkëpunimin në Gazetën Dielli, të botuara në faqet e Diellit.
Më pas mësojmë se Gjon Mili është arkëtar i Vatrës. Në një nga numrat e vet gazeta Dielli njoftonte se arkëtari i Vatrës, Gjon Mili, kishte dalë nga spitali, dhe ishte mirë me shëndet.
Gjejmë në faqet e Diellit edhe një falenderim publik, ku Aqile Tasi u rizgjodh Kryetar i Federatës Vatra për një mandat të dytë. Po ahshtu emri i Gjon Milit gjendet në komisionet e punes të Vatrës, që ndihmojnë Shqipërinë përmes Kryqit të Kuq, në vitet ’30 të shekullit të Shkuar.
Por në arkivin e Vatrës gjendet edhe një Letër e ish Kryetarit të Federatës VATRA në vitin 1961, Kristo Thanas, i cili i kujton mjeshtrit se dikur, të dy së bashku ishin pjesë të bordit të VATRËS. Shiheni Letrën origjinale.Kliko siper letres per ta lexuar…

Filed Under: Vatra Tagged With: GJON MILI, i fotografise, ISHTE VATRAN, NJË DESHMI TJETËR, QE TREGON SE MJESHTRI I MADH

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4322
  • 4323
  • 4324
  • 4325
  • 4326
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT