• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ISA BOLETINI,SIMBOL I QËNDRESËS ANTISERBE

October 31, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/
Unë e kërkova Is Boletinin,në fshatin e tij të lindjes në Boletin.Zëri im jehoi majëmaleve ,i fortë.Unë thërisja,jehonës së zërit tim,iu përgjigjën gurët e Sokolicës.Tek shpirti i ftohtë i tyre jehonte troku i kalit të Isës.Mu përgjigjën dallgët e bardha të Ibrit,në rreptësinë e tyre jetonte ajo vrazhdësi emblematike e Isës kur bëhej fjalë për armiqtë tanë shekullorë,shkijet.Mu përgjigjën me një zë gati ledhatues pyjet me qar e blinë.Brenda fëshfërimës së tyre ishte ajo dashuri madhore e Isës për tokën tonë që e lindi dhe e rriti.
Isa lindi në Boletin në mesin e janarit të vitit 1864.Lindi në ate kullë të cilat pas shumë vitesh do të futeshin në legjendat shqiptare.Ishte vetëm njëmbëdhjet vjeç kur i vrasin të jatin,Ademin i cili kish luftuar me armë në dorë,për vite me rradhë kundra ushtrisë të Mehmet Reshit Pashës i cili kishte ardhur në Kosovë si “dorë e fortë” e Sulltanit.Trupi i drejtë dhe i gjatë i Isës njëmbëdhjet vjeçar,u mbështet paskëtej në gjoks të vëllait më të madh të Ahmetit i cili anipse vetëm tri vjet më i madh do të ndikonte së tepërmi në karakterin e vëllaut.Duhet thënë se Rexhep Pasha,i cili sundoi pas Mehmet Reshit Pashës, ia kish ndjerë zërin fort larg për trimëri bijëve të Adem Boletinit.Në një rast ai e provoi sidomos trimërinë gati legjendare të Ahmetit dhe pas kësaj ai do ta linte krejt Boletinin të kalonte në rrjedhën e qetë të jetës së vet.Por marëdhënie të tilla me malësorët shqiptarë nuk do të shiheshin me sy të mirë në Stamboll.Kësisoj,me dekret të veçantë,Sulltani e dërgon Rexhep Pashën,gjysëm të internuar në Tripoli (Libi),ndërsa nis drejt viseve të Kosovës ekspeditë ndëshkimore. Kështu në vjeshtën e vitit 1892,pas disa jave luftimesh të paprera,kullat në Boletin u mbuluan prej flakëve.Porta e lartë donte të shkrumbonte krejt këtë ndjenjë atdhetarie duke u vënë zjarrin gurëve e drurëve.Po Shqipëria,Kosova e Dibra kishin zënë vend në dashurinë e madhe të bijëve të Boletinit.Ajo nuk do të fikej askurrë,ajo vetëm do të rritej e rritej ashtu siç rritej shtrati i Ibrit në mars,prej dëborërave që vinin nga Bajgora e Llapit. Në pranverën e vitit 1894,një pushkë i ze pusi Ahmet Boletinit.Ate çka s’mundën ta bënin turqit e jeniçerët me topa,u përpoqën ta bëjnë me tradhëti.Dora vrastare qëllon mbi gjoksin e burrit i cili kish qenë shembull qëndrese në Boletinin e ashpër.Tregojnë pas kësaj,se me të marë lajmin e vrasjes së vëllaut të madh,Isa rrëmben pushkën dhe shkon drejt e në fshatin Zhazhë ku u vra tradhëtisht Ahmeti.Brenda pak orëve ai merr gjakun e vëllait dhe në varrin e tij ai betohet se do të luftojë deri në frymën e fundit ndaj Portës së Lartë dhe shqiptarëve të mjerë që me veprime i shkojnë pas asaj.Pikërisht në këto momente,i rrethuar prej armiqve dhe pabesive,Isa Bolentini nuk mund të japi vetvehten.Ai fillon ti ringrejë nga e para kullat në Boletin,merr pjesë në kuvende miqësh dhe porta e tij rri e çelur për çdo dashamirës.Në vitin 1897,ate e viziton në kullën e tij pranë Sokolicës,gazetari gjerman Karl Estrajher i cili më pas në librin e tij me përshtypje udhëtimi,do ta krahasonte Isën me Gec fon Berlihingen,udhëheqësin e lavdishëm të revoltave të fshatarëve gjerman,shekuj më parë.Duke e vizatuar mjeshtërisht karakterin e Isës,Estrajer thotë ;
“Këtu lart,në bregun e Sokolicës,përballë armiqve të tij,Isai na e çeli zemrën.Është mërzitur nga kjo ndjekje që po i bëjnë dhe dëshironte të jetonte i qetë në rrethin e familjes,në shtëpinë e vet,dhe jo në dyshime të përhershme,në pusi të ngrehura… E ka kundërshtuar qeverinë dhe tani rron i kërcënuar nga të katër anët prej saj,prej armiqve,ndërsa vet është i rrethuar nga një grusht shokësh besnik,vetëm nga tridhjetë vetë,që mund ta lënë kokën për të”.
Fundi i shekullit të kaluar,veçanërisht vitet pas Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,kishin sjellë ndryshime në vetëdijen nacionale të Shqiptarëve.Kishin filluar gati në të gjitha vilajetet të shkonin disa libra shqip që,ndonëse të paktë,ngjallnin shpresa për një rilindje kombëtare. Këta libra ishin si ato zogjtë e shkurtit që çajnë qiejt e dimrit për të lajmëruar pranverën që vjen sipër krahëve të tyre. Gjithsesi kësaj ndjenje në zgjim të shqiptarëve,Perandoria Osmane iu përgjigj me një valë ekspeditash të rrepta ku shtëpia edhe mund të digjej nëse gjendej në te ndonjë kartë e shkruar në gjuhën shqipe.Në këto kushte atdhetari Haxhi Zeka u vu në krye të Lidhjes së Pejës, e quajtur ndrushe “Besa – Besë”.Përpos të tjerave,ky kuvend burrash vendosi që nëse një krahinë ose fshat i Kosovës sulmohej prej forcave qeveritare,krejt Kosova do të ngritej për ti bërë ballë valës shkatërimtare osmane.Për zonën e Drenicës,Bajgorës e Llapit,Isa Boletini dha besën se do të ishte së bashku me trimat e kësaj treve,ushtari besnik i Lidhjes së Pejës.Dhe sprova më e madhe ishte arrestimi i mikut të tij të ngushtë dhe një prej udhëheqësve të Lidhjes së Pejës,Aqif Pazarit. Me të marrë vesh se ky u arestua dhe u dërgua në Stamboll,Isa Bolentini jep kushtrimin ndër miq e shokë brenda tri ditësh niset për në Pazarin e Ri. Është interesant të mendosh se ai u nis prej kullave të tij,në krye të 500 kalorësve,ndërsa kur mbëriti në Pazarin e Ri,telegramet e Shemsi Pashës drejtuar Stambollit,bëjnë fjalë për 10 mijë burra të gatshëm për të luftuar e vdekur nën urdhërat e Isa Boletinit.Me të arritur në Pazarin e Ri,Isai organizon disa trupa dhe pa hedhur shumë pushkë merr në dorë qytetin duke lajmëruar Shemsi Pashën që brenda dy tri ditëve,Aqif Pazarin e duan të lirohet prej burgut.Regjimentet turke të Shemsi Pashës u vunë përballë një revolte që priste të shpërthente nga çasti në çast.Ky lum i madh trimash prej mijëra vetësh,kuptohet se kishte brenda gjoksit të tij,më tepër se merakun për jetën e një njeriu.Pikërisht këtë kuptuan pashallarët e Stambollit që ulën kryet me turp dhe lanë të lirë mikun e ngushtë të Isa Boletinit.
E ndërsa Shemsi Pasha,nuk le gurë pa lëvizur për të shtënë në dorë Isain,ky i fundit i rrethuar prej një grushti trimash,shkon shpesh në Mitrovicë dhe enkas del rrugëve si për t’iu kujtuar regjimenteve osmane se ky vend është shqiptar dhe këta janë gjallë,e s’mund të frigohen prej askërkujt.Edhe pse Turqia dhe Rusia e fillimshekullit vinin pas një lufte të gjatë me njera tjetrën,ato përsëri nuk do t’i rreshtenin pazaret në kuriz të tokave shqiptare.Një ndër këto pazare është padyshim,dërgimi i konsullit rus në Mitrovicë,me dekret të Portës së Lartë.Lajmi për këtë ra si rrufe në atdhetarët shqiptarë të cilët parashihnin një kujdes të madh të qeverisë osmane për elementët serb në Mitrovicë.Kështu në ditët e para të gushtit 1902,ndërsa ish hapur lajmi se në qytet do të vinte konsulli rus, zbret Isa Bolentini në qytet me ate hapin e madh e vështrimin krenar,me kuburen e qëndisur me serm dhe vështrimin prej shqiponje. Me të marr vesh për zymtinë e bashkëkombasve të vet,energjik siç ishte,krejt i qetë dhe i vendosur ai thërret tellallin dhe diçka i shpjegon në pazar.Ky pas kësaj,nën tingujt monoton të goditjes së daulles thërret me zë të lartë ; “Asht urdhër i prerë i Isa Boletinit.Kena lidh nji besë e duhet me iu përmbajtë asaj.Kush bën konak për konsullin e Rusisë,në hotel,në shtëpi e kudo qoftë,ta dij fort mirë se neseret i del tymi !”.
Mund të tinullojë edhe si humor por me të dëgjuar tellallin,një hotelxhi i mjerë që pati strehuar konsullin rus,duke mos ditur as të komunikojë me të,vrapon në dhomë,i merr bagazhet dhe ja nxjerr jasht në rrugë.Më pas aty vinë disa autoritete të divizionit osman dhe i shpjegojnë gjithshka konsullit që habitej.Pastaj këto autoritete e marrin mikun e ardhur prej moske dhe duke e shoqëruar me dhjetra vetë e strehojnë në një gazermë të sigurtë për ta nisur të nesërmen me tren për në Shkup. Sipas gazetës “Zastava” datë 20 mars 1903,lidhur me këtë “incindent” të rëndë mësohet që Isa Bolentini të ketë thënë ; “Kjo është thjesht çështje politike.Shqiptarët nuk mund të pajtohen që në zemër të atdheut të tyre,ku nuk ka asnjë rus,të durojnë votrën e sllavizmit”.
E ndërsa shqiptarët kishin filluar të mbureshin me emrin e Isa Boletinit,të tjerë, ata që shihnin tek ai mitin e rezistencës shqiptare nuk mund të pranonin kësisoj realitetin..Vetë Cari i Rusisë i kërkon Sulltanit që pas asaj që ndodhi në Mitrovicë ku duhet të bëjë çështë e mundur që Isa Boletini të largohet prej andej qoftë edhe për pak kohë që të vihet në vend nderi i Perandorisë së Lindjes.Disa biseda me Shemsi Pashën nuk mund të ndryshpjnë asgjë në rrjedhën e jetës së Isa Boletinit. Madje në një rast,kur Shemsi Pasha i kujtoi shpërblimet e mëdha që i ofronte Porta e Lartë , biri i Boletinit iu përgjigj se as gjyshi e as babai i tij por as ai e nip e stërnipërit e Boletinit,nuk do të vraponin pas kockave,por vetëm pas Shqipërisë.Sultani,duke parrë reputacionin në rritje të Isa Boletinit mendon ta mbaje me të mirë ate pasi çdo lloj lufte që mund ti hapte e parashihte të humbur.Bile ai nuk vonon edhe ta ftoje në Stamboll duke i premtuar se do të jetë në shtëpinë e tij dhe do të bisedojë shtruar për fatin e Shqipërisë.Mjeshtër i këtyre makinacioneve politike,Sulltani dërgon deri në kullën e Isait në Boletin,dy njerëzit e tij që sidoqoftë ishin edhe në miqësi të ngushtë me familjen e Isës. Këta ishin Adem Nikshiqi dhe Sulejman Begçegiçi të cilët kishin në zotërim pasuri të mëdha në Turqi dhe Kosovë.Ata gjithashtu i dhanë besën trimit të Boletinit se jeta e tij ishte e siguruar dhe pos të mirave për Kosovën asgjë nuk kish për të ndodhur.Ky i fundit,i prerë si gjithmonë në gjykimet dhe fjalët e veta,mbasi i pret miqtë me gjitha të mirat i thotë se mund të shkojë në Stamboll nëse në Mitrovicë,Shemsi Pasha rri urtë me shqiptarët dhe këtu nuk shkel asnjë këmbë, konsulli sllav të huaj. Sulltani pranon kushtet e Isës dhe ky i shoqëruar nga një grusht trimash niset për në Stamboll i përcjellë prej qindra bashkë atdhetarëve që ndërsa ndaheshin e porosisnin të kujdesej për vehten e të kthehej sa ma parë në Boletin.E vërteta është se në Stamboll,biri i Boletinit, fillimisht pritet me nderime e respekte të veçanta.Atij i sigurohen kushte të mira jetese madje i jepet një shumë mujore edhe për shpenzime të tjera që mund të përdoreshin për pritjen e miqve. Por qëllimi i vërtetë i vizitës,ai i një bashkëbisedimi lidhur me problemet e Kosovës nën Perandorinë e Osmane,nuk u arrit asnjëherë. Madje miqësia midis Sulltanit dhe Isa Boletinit erdhi duke u ftohur ngase padyshim ata mbronin të dy aspiratat e qëllimeve të kundërta. E thënë troç,këta të dy kishin shumë pak gjëra që i bashkonin dhe një mal të tjera,që jo vetëm i ndanin por nga çasti në çast mund t’i hidhnin në krahët e luftës.Sidoqoftë,Isa Boletini gjatë kësaj periudhe ka mbajtur një qëndrim disi miqësor ndaj Portës së Lartë.Por ai,ashtu si atdhetarë të tjerë shqiptarë,parashihnin tek qëndrimi i tyre,i butë ndaj Perandorisë një lloj ekulibri të domosdoshëm që i kërkonte në çdo kohë rreziku prej bishës serbosllave.Ndaj edhe Isa Boletini,intuitivisht e kuptonte se marëdhëniet e tij me Portën e Lartë nuk do të mund të kishin një përfundim të gëzuar,por sidoqoftë këto mardhënie nuk do të hidheshin poshtë asnjëherë duke u zbuluar nga të dy krahët.Anipse koha e qëndrimit të tij në Stamboll ishte e gjatë,reputacioni i birit të Boletinit askurrë s’u përfol.Ishin qindra shqiptarë që shkonin në shtëpinë e tij,bisedonin e qanin hallet e Kosovës dhe merrnin zemër prej burrit të paepur e plot shpresa.Por edhe propaganda s’mund ta linte në periferi këtë trim të mbyllur prej Sulltanit në Stamboll.”Shkruajnë nga Shqipëria e sipërme se shqiptarët janë mjaft të turbulluar që s’u kthye kryetari i tyre,Isa Boletini,nga Stambolli.Kanë frikë se mos çohet syrgjyn në Anadoll e nuk kthehet më kurrë në atdheun e vet”.(“Le Temps” e Parisit, më 25 dhjetor 1902 ).
Duke parë se durimi i Isa Boletinit po mbarohej,me urdhër të Sulltanit,atij iu propozua të merrte titullin Pasha.Biri i Boletinit duke e kuptuar fort mirë “nderin” që po i bëhej nuk e pranon këtë titull por përkundrazi,i bën me dije njerëzit e oborrit se ai do të largohet sa ma shpejtë për në atdheun e vet.Madje,në një moment nervozizmi,kur i dërguari i Sulltanit,Tahsim Pasha po i thoshte se do të shohim punën e kthimit në Shqipëri,Boletini i tha prerë ;”Sote dy javë me kini në stacion trenit. Ose i hypi trenit i gjallë ose më zvarrisni të vdekur në Stamboll !”.Duke njohur karakterin e tij,pas disa ditësh,njerëz të oborit erdhën dhe i thanë se mund të largohej pasi kish urdhëruar mbi këtë çështje edhe Sulltani. Lajmi u hap si rrufe dhe ende pa shkelur këmba e tij në Mitrovicë,qindra shqiptarë u grumbulluan aty.Thirjet majëkrahi gjëmuan në Llap e Bajgorë,në Gjakovë e Vuçitërn duke dashur që gëzimi të ndahet në çdo vatër të Kosovës.
Po Ibri ? Ah Ibri,që vuan dhimbje edhe sot, edhe ai i përplasur i ka valët nëpër gurrë e shkrepa duke iu gëzuar kthimit të birit të Boletinit por edhe burrit të Shqipërisë.
“Vitin 1907,Isai e shkoi në qytetin e Mitrovicës duke u marrë me disa ngatërresa të vogla midis qeverisë dhe popullit… ose mosmarrjen rekrutëve që ishin të thirrur të shkonin në ushtri,të rinj që ishin pa ndihmes të tjerë në shtëpi dhe ishin mbledhur përdhunisht nga zyrat e rekrutimit.Kjo e rekrutëve bëri shumë bujë.Prindërit e të afërmit e tyre erdhën në Boletin dhe ju lutën Isait t’ua shpëtonte djemt.Ai hyri në zyrën e rekrutimit dhe u bind se qenë mbledhur djem të varfur,ligje e pa ligje,për të mushur si bedelë numërin e bijve të të pasurve dhe të bejlerëve.Ata i nxori nga zyra dhe i ktheu në shtëpi”.(S.Lucrasi,”Jetëshkrimi i shkurtër i Isa Boletinit,Rilindja 1972,Prishtin,fq 57
Më pas trimin dhe të mençurin Isa Boletinin,do ta shohim jo vetëm si pjesmarës por edhe si burrë që i dëgjohet fjala,në kuvendin e korrikut,në Ferizaj më 1908..Ishte koha kur shqiptarët fillimisht e përkrahën vendosmërisht lëvizjen e Turqve të Rinj.Por më pas,ata e kuptuan se nëse faktor të tij,nuk shfrytëzohen për interessa kombëtare,asgjë s’do të buzëqeshe në fatin e Shqipërisë. Isa Boletini,duke njohur nga afër sëmundjen e Perandorisë,duke ndjekur zhvillimet e falë miqsisë me Ismail Qemalin do të mund të krijonte një barazpeshë në qëndrimet e tij si udhëheqës popullor,ndaj Portës së Lartë.Në kuvendin e Ferizajit,korrik 1908,trimi i Boletinit,së bashku me Bajram Currin,Sulejman Batushën,Idriz Seferin,Ramadan Zaskocin,Musa Miftarin e dhjetra burra të tjerë lidhën besën për të luftuar deri në fund kundra çdokujt “që donin me coptue Shqypninë !” .
Pos të tjerave në këtë kuvend historik u nënshkrua prej trimave shqiptarë një besë e cila kërkonte të ndalohej hakmarrja për gjashtë muaj dhe të luftohej pa dallim si kundër armiqve të huaj, ashtu edhe kundër tradhëtarëve të vendit.Por në të njejtën kohë,firma e Isa Boletinit është edhe në telegramin e datës 21 korrik 1908 që Kuvendi i Ferizajit i dërgoi Sulltan Hamitit, e në të cilën pos të tjerave i kërkohej këtij të fundit të vendosë regjimin kushtetues.Lidhur me këtë telegram,në kujtimet e tij,plaku Ismail Temali shkruan : “Ky telegram në mendjen e Sulltanit mbeti një mbresë me të të madhe se vetë protesta e Fuqive të Mëdha”.(“Rilindja” – Prishtinë,19 janar 1971 ).
Duke qenë ndër ideatorët dhe mbështetësit kryesorë të kuvendit të Ferizajit i cili me sa duket kërkonte të konkuronte të ardhmen e pavarur kosovare,Isa Boletini tanimë viret në shënjestër edhe të turqve të rinj.Ata e dënojnë me vdekje dhe janë vetë gazetarët e Beogradit që e deklarojnë hapur këtë.Por plumbi s’mund ta zinte kurrë trimin e maleve që mbante kurdoherë në shpirt vizionin e një Shqipërie të pavarur.E nisur në kuvendin e Ferizajit,besa shqiptare për ndalimin e gjakmarjes po kthehej në një besë potenciale për të bashkuar gjokset dhe armët kundër armikut.Kjo tek e mbramja shuante shpresat e Portës së Lartë për qetsi në Shqipëri.Madje jo vetëm kaq,por fjalën e Haki Pashës në këshillin ministror,xhonturqit reaguan hapur dhe egërsisht.Vetë Haki Pasha Sedrazemi tha ;”Rreziku më i madh i Turqisë,nga gjithë kombet që jetojnë nën perandorinë tonë, janë shqiptarët.
Po fara ishte hedhur.Në shpërthim të çeljes së saj nuk ishte kujdesi i pakët i një kopshtari por aspirata e një populli të tërë,i cili duke parandjerë zgjimin e vet bashkoi mendjet dhe zemrat për të flakur tej një sundim.Beteja e Grykës së Caralevës,do të ishte një provë tjetër e besnikërisë së Isa Boletinit ndaj idealit madhor të lirisë së vendit të vet.Kështu në prillin e vitit 1910,kur sapo kishte nisur kryengritja e kosovës,Mahmut Shefqet Pasha,në krye të dhjetë mijë turqve vjen në Shqipëri.Tashmë për çdo Pashë të ardhur në Kosovë,ishte e qartë si pika e lotit që s’mund të bëjë kompromis me Isa Boletinin.Mahmut Shefqet Pasha,u kish deklaruar deputetëve të Stambollit se Isa Boletinin do ta sillte të lidhur tek Ura e Gallatës (Stamboll).Duke ditur vendqëndrimin e trimit shqiptar,pashai urdhëroi të kalonin forcat më të mëdha në Grykën e Caralevës dhe vetë, në krye të shtabit madhor drejtoi luftimet në këtë zonë.Beteja në Carralevë zgjati pak më tepër se dy javë.Ajo ishte e egër dhe në mjaft vende u zhvillua trup me trup.Mbase nuk duhet harruar se në disa çaste kritike,Isa Boletini ndërsa priste ndihma u tradhëtua prej Rustem Kabashit.Por edhe në këto çaste kaq të vështira,burri i Boletinit nuk u trondit aspak.Ai dijti të udhëheqe formacionet e luftëtarëve popullorë nën një strategji që e kish bazën tek mençuria shekullore shqiptare.Kjo u duk sidomos në fshehjen e trupave dhe të qëllimeve gjatë goditjes me artileri të Mahmut Pashës e mandej në goditjet e befta e plot sukses të trimave të kosovës.Ndërkaq këmbëngulja e shtabit ushtarak për mos ta lënë grykën e Caralevës,ishte mjaft e madhe.Pikërisht në këtë front dërgoheshin trupa të freskëta dhe me gjithë humbjet e mëdha Mahmut Pasha nuk rreshte së hedhuri në sulm kontigjente të armatosura ushtarësh.Gazeta “Cetinjski Vjesnik” e atyre ditëve,e analizonte gjërësisht situatën në Grykën e Caralevës dhe duke u ndalur në vetitë e Isa Boletinit shkruante ; “Kundër kryengritësve shqiptarë,Porta u detyrua të dërgonte forca të reja,më të mirat e Perandorisë.Komandant supremi i Ushtrisë Turke ishte emëruar Mahmut Shefqet Pasha.Ai deklaronte se shpirti i tërë kryengritjes ishte Isa Boletini,dhe se vetëm kur të mposhtet ai,situata mund të jetë në duart e turqve.Taman për këtë arsye ushtria turke u vërsul si e marrë në Grykën e Caralevës.Nën kushtrimin e Isa Boletinit së shpejti në Caralevë u tubuan 15-20 mijë kryengritës…”.
E vërteta është se pas disa ditë luftimesh,kryengritësit shqiptarë u detyruan të tërhiqen nga Carraleva e megjithatë,për nga trimëria e tyre,për nga betejat ku mbetën të vrarë me qindra ushtarë e oficerë turq,Carraleva do të shërbente si nji gurë prove i qëndresës madhore shqiptare.Kjo grykë do të hynte në këngë së bashku me legjendën e gjallë Isa Boletinin.Vitet që rrodhën më pas e gjejnë Isain në ballë të përpjekjeve popullore për pavarsi të Shqipërisë.Djegja e shtëpive,përndjekja e egër që Porta i bëri Isës,e detyroi këtë të largohet prej vendlindjes e të vendoset në Mal të Zi.Autoritetet sllavo-malazeze,u përpoqën disa herë ta marrin me të mirë trimin e Boletinit,ata nuk harruan ti premtojnë çifligje e tituj,vetëm e vetëm për ta vënë në shërbim të tyre.I mençur prej natyre,Isa Boletini i pat kuptuar qëllimet e tyre të kahershme por zakonisht përgjigjet i jepte të prera,pa lejuar komente mbi to.Nënteksti ishte i qartë : jeta e tij ishte vetëm në shërbim të Kosovës.
Ai ka filluar tashmë të mbajë lidhje të ngushta me Ismail Qemalin,Bajram Currin,Hasan Prishtinën dhe Hasan Ferrin.Më tepër se lidhje miqësh,këto ishin lidhje trimash që parashihnin se vetëm duke qenë të bashkuar,si një trup i vetëm,do të mund t’i bënin ballë sundimit osman si edhe lakmive shovene të fqinjëve sllav.Një e tillë,ku u lidh besa për t’u ngritur në luftë krejt Kosova me gjith Shqipërinë,ishte kuvendi i Junikut.Në te muarrën pjesë ; Isa Boletini,Hasan Prishtina,Hasan Ferri,Xhemal Begu,Qerim Begolli,Niman Bala,Ibrahim Bajaraktari,Idriz Zeqo,Ibrahim Hoxha, Bajaram Mani,Bajram Curri,Sadri Azemi, etj.Tani në Besëlidhjen e Junikut merrnin pjesë pothuajse udhëheqës të kryengritjes popullore nga krejt trevat verilindore të Shqipërisë.Juniku u pasua me një veprimtari të ethshme mbarëkombëtare.Forcat kryengritëse të udhëhequra prej Isa Boletinit zhvilluan disa luftime në Prishtinë,Llap,Podujevë dhe Karadak të Gjilanit.Kudo,uragani i revoltës popullore shqiptare,mirrte përpara batalione e regjimente osmane të cilët duhet thënë se po parashihnin fundin e tyre pa lavdi.Gjithashtu falë organizimit ushtarak të Isa Boletinit e Bajram Currit,me 14 gusht 1912 edhe qyteti i Shkupit (kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës) ra në duart e kryengritësve.Me datën 15 gusht,Idriz Seferi,Isa Boletini e Bajram Curri e dhjetra udhëheqës të tjerë,në krye të 3000 burrave të armatosur hynë triumfalisht në Shkup përmes një hareje të pazakontë.Me radhë pas Shkupit,pothuaj krejt trevat shqiptare të Kosovës u gjendën edhe përmes rrëmujës të krijuar prej paktit ballkanik por edhe nën ndikimin e një shprese që po lindëte.
Midis aleancës ballkanike dhe Turqisë,prijësit popullorë shqiptarë zgjodhën luftën e armatosur për pavarsinë e trojeve etnike shqiptare.Mdje ata nuk nguruan të deklarojnë hapur qëllimin e tyre madhorë. Kështu me 14 tetor 1912,patriotët Nexhip Draga,Sali Gjuka dhe Bedri Pejani,në një telegram që u dërgonin Fuqive të Mëdha,shpreheshin qartë se shqiptarët kishin rrëmbyer armët jo për të përforcuar pushtetin e Turqisë në ballkan,por për tu dalë zot trojeve shqiptare.Mbase nuk duhet haruar se pikërisht në këto momente,janë dy-tri përpjekje të autoriteteve të larta serbe të cilat duan të kompromentojnë karierën patriotike të Isa Boletinit.Por në asnjë prej bisedimeve ata nuk mundën t’ia arrijnë qëllimit.
Kësisoj për të ardhur në ditën fatlume të Shqipërisë ,më 28 nëntorin e vitit 1912.Plaku i urtë Ismail Qemali,duke ngritur flamurin në vlorë mes peripecive,kreu ndër aktet e rrallë të atdhedashurisë.
“Flamuri i kuq me shqiponjën dy krerëshe u ngrit në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës,ku u zhvillua
Kuvendi,i cili zgjodhi Ismail Qemalin si kryetar të tij.Turma që priste në oborr dhe mbushte rrugët,këndonte këngë patriotike,valëviste flamuj të vegjël të përgaditur më parë dhe grumbullohej përpara konsullatave të Italisë dhe Austrisë.Zoti Defacendis,konsull i mbretërisë dhe konsulli Leihanetz,kolegu i tij imperial,dualën në ballkon.Megjith shiun e imët që binte dhe pothuajse në erësirë ato u shprehën me fjalë të mira dhe inkurajuese”.
(Mid’hat Frashëri – “burimet e konfliktit italo-shqiptar”– “Mercyre De France , 1-VIII-1920)
Me 100 trima të Kosovës,Isa Boletini vjen në Vlorë një ditë pas ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarsisë.Megjithatë nderet që i bëhen atij janë të mëdha.Ate e presin në hyrje të qytetit dhe ndërsa Isa ulet në gjujnë e puth flamurin,plaku Ismail Qemali i drejtohet njerëzve duke iu thënë : “Ky bir i Kosovës më dha krahun dhe fuqinë!”. Një thënie sa profetike aq edhe e sinqertë.Më pas kur formohej kabineti i parë,në ditët e para të dhjetorit 1912,Ismail Qemali i propozon Isës,detyrën e Ministrit të Luftës.Por ky me ate autoritet dhe thjeshtësi i thotë se ndofta këto grada mund t’i shkojnë më tepër Mehmet Pashë Derallës.Biri i Boletinit e kishte gjetur përfundimisht vendin e vet. Ai ishte midis bashkëkombasve,në flakët e luftërave për pavarsi.
Më 1 prill 1913,kryetari i qeverisë provizore Ismail Qemali,niset për në Konferencën e Paqës,në Londër.Me vehte ai merr edhe Isa Boletinin,këtë hero të kryengritjeve të kosovës.A mund të merret ky fakt për rastësi ? Natyrisht që jo ! Me këtë akt,Ismail Qemali donte t’u tregonte Fuqive të Mëdha se Shqipëria s’mund të ndahej,se ajo ishte një, e tërë.Në këtë udhëtim dy burrave trima u pret rrugën në Milano,emisari serb Zhirojen Ballukçiç i dërguari i posaçëm i Pashiçit.Pos të tjerave,Ballukçiç u kërkon prijësve shqiptarë që në Londër ata të pranonin propozimin serb për kufijtë mes tyre dhe të shihnin mundësinë e zgjedhjes së një princi serb si monark të Shqipërisë.Pasi Ismail Qemali I dha emisarit serb përgjigjen e duhur diplomatike,ishte Isa Boletini që me ate lakomizmin karakteristik e përfundoi bisedën : “Serbia do të pendohej keq,po të këmbëngulte të pushtonte Kosovën,sepse ajo popullsi nuk do të pushojë kurrë luftën e saj për liri “.
Në londër,dy burrat shqiptarë u përpoqën të sensibilizonin sa ma shumë opinjonin botëror për kufijtë dhe fatin e Shqipërisë.Ata u pritën prej personaliteteve të shumta deri tek sir.Eduard Grej, ministër i punëve të jashtme i Britanisë dhe kryetar I Konferencës së paqës,pas luftës Ballkanike.Tafil Boletini e përshkruan kështu takimin ;
“Deri të lirohet nga armiqtë grabitqare,Kosova s’ka me ndejet e qetë”kish thënë axha Is. Dhe ser.Eduard Grej,ju ka përgjigjur kështu ; “Për fat të keq,na nuk kemi pas njoftime të duhura për kufijtë e Shqipërisë.Por nëqoftëse këtej e mbrapa viren në diskutim këta,ju,duke pas miq si Herbertin me shokë,keni me pa se kush janë anglezët”.Më në fund e pyet axhën Isë.; Nga ç’vendi i kosovës jeni ju ? “Jam nga Mitrovica “ i përgjigjet ky. Grej e shikon hartën dhe thotë ;” sikur të kishte qenë Mitrovica afër vijës së kufirit me çdo përgjegjsi do t’ia vija një vijë,por qenka shumë thellë,bash në periferi ekstreme”.Axha i thotë ; “Nuk jam ardhur këtu vetëm për Mitrovicën,por për çdo pëllëmbë toke Shqiptare”.(Tafil Boletini “Pranë Isa Boletinit” kujtime faqe 161 – 162 ).
Po në Londër,isa Boletini do t’u deklarojë disa gazetarëve të huaj se “Nëse Evropa nuk do ta zgjedhë drejt çështjen e kufijve të Shqipërisë,ballkani nuk do të ketë kurë qetësi.Ne shqiptarët nuk marrim asnjë barë përsipër për luftërat që do të shkaktohen në të ardhmen,në saje të zgjidhjes jo të drejtë të kësaj çështje “.
Fundi i vitit 1913 dhe fillimi i vitit 1914-ës,do të turbullonte keqaz varkën shqiptare e cila notonte,në një det plot dallgë e rreziqe.Grekët në jug,digjnin Korçën e Gjirokastrën,serbët kishin ardhur në Librazhd,ndërsa Malazezët synonin të zbrisnin në Shkodër.Sikur të mos mjaftonin këto, të ardhmes shqiptare i bënin prita për ta vrarë edhe tradhëtarë të tipit Esat pashë.Ky zhvilloi disa biseda për të bindur Isa Boletinin që të braktiste Ismail Qemalin,por pa dobi.Më pas,Esati u lidh me serbët e malazezët të cilët pa dyshim i premtuan një Shqipëri të vogël për të kënaqur oreksin e tradhëtarit të vendit të vet. Në bazë të një plani të fshehtë me gjeneralin Veshoviq,forcat esadiste dhe ato serbe sulmuan Morinën.Të mbështetur prej artilerisë serbe,këto forca filluan një masakër të pashembullt duke djegur shtëpi e vrarë njerëz të pafajshëm.Sërish Isa Boletini jep kushtrimin dhe duke bashkëvepruar me Bajram Currin,bëjnë ç’është e mundur që të ndalet mizoria serbe.Ata janë gjithashtu në mbrojtje të forcave demokratike në Shqipërinë e mesme e cila u kërcënua realisht prej lëvizjes së Haxhi Qamilit. Kësisoj për të ardhiur deri në vitin 1915,kur Isa Boletini gjendet në Shkodër i lodhur luftërash dhe i dërmuar fizikisht e moralisht.Shkodra aso kohe ishte gati e pushtuar prej malazezëve.Isa duke kujtuar armiqsitë e vjetra të tij me krajlët serb e malazez,duke menduar edhe për fatin e rreth 100 trimave që i rrinin pranë,mendon të kërkojë ndihmën e qeverisë Franceze.Menjëherë sapo kërkon takim me konsullin frances në Shkodër,Bikok,ky e pret dhe i premton se diçka do të bëjë.Pas disa ditësh,Bikok, e nis Isa Boletinin me disa të afërm (djem e nipër të tij) për në Cetinjë duke pretenduar se më pas qeveria franceze do t’i stabilizoj në një vend neutral.
Po këtu kishte filluar odiseja e një udhëtimi që padyshim do të përfundonte tragjikisht.Prej Cetinje,ku malazezët u orvatën dy herë për ti bërë atentat,Isa Boletinin e çuan në Danilograd.Edhe këtu masat e sigurisë ishin tepër të rrepta.trimi i Boletinit ishte gati i burgosur megjithëse në kohën më të madhe,i sëmurë në shtrat.me 23 janar 1916,në derën e shtëpisë ku dergjej i shtrirë Isa , troket fort. Dy xhandarë kërkojnë që Isa të paraqitet në prefekturë pasi e kërkojnë autoritetet e vendit.Ndërsa ishte duke kaluar mbi urën e lumit Ribnice,Isa Boletini vështron lëvizje të mëdha xhandarësh.Me sa duket diç parandjen por tashmë ura mbahet e rrethuar dhe aty nuk lënë njerëz të tjerë të kalojnë.Thirjes së xhandarëve për të dorëzuar armët,biri i Boletinit i përgjigjet me zjarr. Kënga thotë : Krisi pushka në pazar
Lufton Isai si Shqiptar
Se ç’u bë ky nam beteri,
Podgoric të mloi jezeri
U ba pushk e gjimon prroni
Po lufton Isa dragoni,
Lufton rreptë e lufton randë
Mbet dëshmor,po vet i nandë…
Isa Boletini ra me dhjetra plagë në trup.Kaq e egër kish qenë urrejtja për te.Ky bir e udhëheqës i madh i Kosovës martire,po rrëzohej qindra kilometra larg vendlindjes së tij ashtu si ai lisi me degë mbi të cilën rrënon bora e fortuna.Lajmi u përhap menjëherë.Në Boletin në kullat e djegura,dhimbja endej si një zog malli i përjetshëm.Në Vlorë labërit u mblodhën dhe e vendosën ate në këngë.Në Shkup e Shkodër,mbajtën zi për birin e tyre.Emri i Isa Boletinit endet sot në çdo kujtesë guri e bari të vatrave shqiptare.Ajo kujtesë ende valvitet në shpirtin e shqiptarit,si pallët e flamurit në frontin e Lirisë.Këtë përvjetor Isa Boletini kthehet nga legjenda që sdihej se ku prehej nën dheun dhe tokën e vet nga dhe mori shpirt që më pas të kaluar në legjendë,dhe po aq na jep shpirtë dhe një herë forcon kullat dhe themelet e pamposhtura kundra hordhive serbosllave,jo vetëm të Kosovës por të mbarë kombit shqiptar kudo ku ai shtrihet në hapsirat e Shqipërisë Etnike.
Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: antiserbe, Eugen Shehu, Isa Boletini, simbol i qendreses

Qeveria suedeze njohu shtetin e Palestinës

October 31, 2014 by dgreca

Nga XHAVIT ÇITAKU/
Geteborg, 31 tetor- Vetëm një muaj pasi u formua qeveria e re, dje ajo mori një vendim të parë në fushën e politikës së jashtme, duke e njohur shtetin e Palestinës shtet të pavarur e sovran. Arsyetimi i qeverisë të këtij shteti skandinav për të ndërmarrë këtë hap është se dëshiron që të jap një impuls të ri në dinamizmin e procesit të paqes që tash një kohë të gjatë është bllokuar si dhe që në këtë rrugë të dy partnerët të jenë të barabartë gjatë bisedimeve në të ardhmen.
Njohje në momentin kritik
Margot Wallstrom, ministre e punëve të jashtme të Suedisë, në takimin e saj me medie, ndër të tjera tha se nuk ka arsye për të pritur më gjatë për të njohur Palestinën, duke përkujtuar njëkohësisht se kjo njohje po vjen në momentin kritik.
-Bisedimet e paqes kanë ngecur, dhuna është kthyer në Gaza, vendimi për ngritjen e vendbanimeve të reja komplikon procesin. Me vendimin tonë, ne duam t’i japim dinamikë të re përshpejtimit të një procesi të paqes dhe kjo do të ndihmoj që partnerët të jenë të barabartë. Besoj se kemi një konsensus të gjerë në qaraet e BE-së ku zgjidhja në mes dy shteteve është qëllimi, tha Margot Wallstrom.
Ndërkaq, rreth reagimit të ashpër të ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Avgidor Liberman, kryediplomatja suedeze u përgjigjë: Ishte një reagim i pritshëm që unë kam respekt, edhe pse nuk i pranoj kritikat. Përkundrazi, ne kemi nevojë për një dinamik të re në procesin e ngecur të paqes. Edhe Kryeministri suedez, Stefan Lofven, nuk është i mendimit se njohja e Palestinës do të përkeqësojë konfliktin në atë pjesë të Lindjes së Afërm ashtu siç pretendon ministri i jashtëm izraelit.
Pas marrjes së vendimit për njohjen e Palestinës, opozita konzervative suedeze është e ndarë në qëndrime. Birgitta Ohlsson, nga partia popullore, thotë se ky hap i qeverisë do të mund të legjitimoj organizatën terroriste të Hamasit, ndërsa në anën tjetër theksoi se njohja e Kroacisë dhe Kosovës nga Suedia, edhe pse ende nuk ishin kufijtë përcaktuar shtetëror, është një dallim shumë i madh ndërmjet këtyre dy rasteve. Ndërkaq, Kerstin Lundgren, nga partia e qendrës, thekson se njohja e këtij shteti është një signal i rëndësishëm.
Ambasadori izraelit u thirrë në konsultime
Ministri izraelit, Avigdor Liberman, ka thirrur ambasadorin Isaac Bachman në konsultime, siç quhet në gjuhën diplomatike.Ai këtë detyrë në kryeqendrën suedeze e ka kryer nga viti 2012. Bachman për medie tha se ky hap i qeverisë suedeze shkaktoi një pakënaqësi të madhe dhe se jemi të shqetësuar pa masë me këtë vendim për njohje.

Filed Under: Rajon Tagged With: njohu, Qeveria suedeze, shtetin e Palestinës, Xhavit Citaku

Festa e Halloween-i, origjina e saj, legjendat dhe mitet

October 31, 2014 by dgreca

Sot në SHBA, po festohet Halloween e cila dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes/
Nga BEQIR SINA, New York City/
Sot është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme. Halloween 15 vjetët e fundit, ka nisur e po festohet edhe Shqipëri, ndërsa në Amerikë kjo festë gëzon kryesishtë fëmijët për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri – natyrisht mbas rënjes së regjimit komunist pas viteve ’95, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë. Në Amerikë, tradicionalisht Presidenti sot i hapë dyert e Shtëpisë së Bardhë, për fëmijët e ushtarëve amerikanë për të festuar së bashku Halloween.
Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes.
Halloween 2014 në SHBA festohet në shumë mënyra – ndonjëherë në mesin e familjes, miqtë dhe, nganjëherë, bashkë me komunitetet dhe kompanitë ku punojnë, shoqatat e organizatat. Megjithatë, në disa zona të Amerikës, ato janë ngjarjet masive të komunitetit. Mbrëmje, të ndryshme të Halloween 2014 është planifikuar sot më 31 tetor por disa kan festuar edhe brenda kësaj mesjave para kësaj date. Të rriturit për të festuar dhe respektuar Halloween 2014 – shifen në rrugët e lokalet e SHBA- me veshje të filmave horror, të cilat janë më të mirat kostum për Halloween 2014 ose për të bërë shtëpitë si vend varrezash.
Fëmijët janë e shumta – që sot më shumë se kush i gëzojnë kësaj feste në Shtetet e Bashkuara. Ata nën shoqërinë e prindërve të tyre, me veshje ekstravagante – do të mbushin rrugët, duke trokitur në derë të çdo dyqani – shtëpi më shtëpi dhe zyra të ndryshme në këto zonë. Në çdo një shtëpi, ata kërkojnë desserts, snacks, kandy, ose një bekim të vogël. Në rast se ata nuk e marrin këtë, ata me inat “mallkojnë” nëpër dhëmbë, të gjithë banorët e shtëpisë, se janë shumë kopracë.
Një arsye se lidhjet me Halloween është dhurata e mbledhjes së fondve për Fondin e OKB-së Fondein Ndërkombëtare të Fëmijëve Emergjencave (UNICEF). Shumë diplomat njerëz të OKB-së e festojnë sot – ditën Hallowe’en, në forma të ndryshme ato do t’a përcjellën këtë në një kuti kartoni në hollet e Pallatiti të Qelqtë me imazhin UNICEF-it për të mbledhë monedha për të inkurajuar adoleshentët brengosur rreth botës.
Ç’është Halloween?
Halloween (hellëuin) e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që para 600 vjetësh Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokën e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj përzenin shpirtrat e këqij të vitit që shkoi. Më pas shuanin përkohësisht zjarrin në vatrat e shtëpive të tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.
Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Europë. Kisha ua mori keltëve këtë zakon gjatë rrjedhës së kristianizimit. Qe At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e Të Gjithë Shpirtrave. Për të mos shtrembëruar shkakun e kremtimit të Samhain-it kjo ditë është menduar të jetë edhe e të vdekurve.
Vetëm në qindvjeçarin e 19 arriti Halloween të kalonte Atlantikun për në Amerikën e Veriut së bashku me pasardhësit e keltëve, irlandezët të cilët shtegtuan për atje për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Atje ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë kësaj përhapjeje ndryshoi dukshëm. Kështu tashmë Halloween ka më tepër ngjashmëri me karnevalet sesa me zakonet e hershme.
Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Një zuzar me emrin Jack O””Lantern duhej shkonte në Ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsh duke i dhënë me vete një copë qymyri që digjej, ta kishte gjatë rrugës. Jack””u e vendosi qymyrin brenda një rrepe të madhe dhe u nis drejt një udhëtimi të pafundtë meqënëse nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte mëse e qartë që rrepa me qymyrin brenda u shtinte frikën para së gjithash shpirtrave të këqij. Meqënëse amerikanët përdorën kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween-ve.
Kostume kelte
Përveç sakrifikimit të shpirtrave për zotat dhe mbledhjes përreth zjarreve të mëdhenj, shpeshherë keltët vishnin kostume, ndoshta lëkurë kafshësh, në mënyrë që të ngatërronin shpirtrat dhe të pushtoheshin prej tyre. Gjithashtu thuhet se keltët, duke vendosur maska, ose duke pikturuar fytyrën, donin të mishëronin paraardhësit e vdekur. Djemtë e rinj visheshin si gra, dhe e kundërta, duke thyer për një periudhë të shkurtër ndarjet bindëse sociale. Sipas gojëdhënave, keltët, të veshur si shpirtra, shkonin nga një shtëpi në një tjetër, duke bërë performanca qesharake në këmbim të ushqimeve dhe pijeve: një praktikë e frymëzuar ndoshta nga lënia jashtë dere e një cope buke apo e ndonjë pije si ofertë për qeniet mbinatyrore.
Ndikimi i krishterë te Halloween-i
Në vazhdim, liderët e krishterë e bënë të tyren këtë traditë dhe e transformuan festën e Samhain, si festat e tjera pagane. Në shekullin VII, Papa Bonifaci IV dekretoi që 1 nëntori të festohej si dita e shenjtorëve (All Hallows’Day). Në vigjilje të festës të vazhdonin të ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe të visheshin kostume, por nën një emër tjetër: “All Hallows’Eve”, që në vazhdim do të bëhej Halloween.
Halloween arrin në Amerikë
Ishin emigrantët europianë që e çuan festën e Halloween-it në Shtetet e Bashkuara: në fakt festimet u bënë vërtet popullore në shekullin XIX, në kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojëdhënave, është Anoka, në Minesota, vendi ku u zhvillua për herë të parë festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar që nga viti 1920, çdo 1 nëntor në qytet ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe bëhej paradë me maska.
Arti i fshehjes
Sipas Shoqatës së Tregtarëve Amerikanë, çdo vit rreth 40% e popullsisë amerikane vishet me kostume të ndryshme, konkretisht 120 milionë individë, mes tyre fëmijë, të rritur, madje edhe kafshë shtëpiake. Mbi 11% e qenve dhe maceve shtëpiake pronarët e tyre i veshin me maska. Ja dhjetë kostumet më popullore që kanë veshur të rriturit në vitin 2011: shtrigë, vampir, pirat, infermiere, vampire seksi, mace, mumie, zanë, Batman, drakula; kostumet më popullore mes fëmijëve po në 2010-n kanë qenë këto: princeshë, njeriu merimangë, shtrigë, pirat, princesha Disney, fantazma, Batman, superhero, kungull/vampir, personazhi i “Lufta e yjeve”.
Triumfi i sheqerit
Sipas regjistrimit të përgjithshëm amerikan, në Shtetet e Bashkuara janë rreth 36 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç, që trokasin nëpër dyer të ndryshme duke thënë “ëmbëlsirë ose pije”. Në vitin 2011, fëmijët amerikanë kanë konsumuar 11 kilogramë ëmbëlsira, pjesën më të madhe të të cilave gjatë periudhës së Halloween-it.
Kunguj rekord
Shteti amerikan që prodhon më shumë kunguj është Illinois-i, me 195 milionë kilogramë në vitin 2009. Kungulli më i rëndë në botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork. Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.
Magji dhe çudira të tjera
Sipas një sondazhi amerikan të zhvilluar për Halloween, në vitin 2007, më shumë se një e treta e amerikanëve deklaroi se beson te fantazmat; 23 për qind pohoi se e ka parë një të tillë ose se e ka ndier praninë e një fantazme. Gjithmonë duke u bazuar te sondazhi, një në pesë amerikanë beson se magjitë janë të vërteta.
Legjenda metropolitane
Disa histori që tregohen për festën e Halloween-it janë të frikshme dhe duket sikur kanë gjetur njerëzit e duhur për t’i besuar, edhe pse pas tregimeve nuk ka asgjë të çuditshme. Një prej këtyre ka të bëjë me ndjekësit e sekteve satanike, një fenomen më i pranishëm te gënjeshtrat sesa te të vërtetat, që për festën e Halloween-it sakrifikojnë macet e zeza. Megjithatë rastet e dhunës të regjistruara te macet e zeza janë më tepër vepër e ndonjë adoleshenti të shqetësuar.
Ja domethëniet e simboleve kryesore të Halloweenit
10 simbolet kryesore të Halloweenit
Secili prej nesh ka dëgjuar ose di sado pak në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme që zakonisht njihet me emrin Halloween. Halloweeni festohet çdo vit me datë 31 tetor në shumë vende të botës perëndimore. Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpesh herë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar. E keni pyetur ndonjëherë veten se kur ka filluar kjo festë? Ç’domethënie kanë simbolet dhe pse vishemi me kostume të çuditshme? Halloweeni që festohet sot ka shumë pak ngjashmëri me festivalet romake, mbi të cilat dikur është mbështetur gjerësisht. Emri “Halloween” vjen nga vitet 1500 dhe është një variacion i “All- Hallows-Even”, nata para të gjithë ditëve të shenjta. Kisha katolike ka pushime që përkojnë me festimin pagan. Lista rendit 10 simbolet kryesore të Halloweenit dhe shpjegon se ç’lidhje kanë shtrigat, fantazmat dhe të tjerat me këtë histori.
Misri dhe gruri
Domethënia e misrit dhe grurit është e thjeshtë. Halloweeni festohet në vjeshtë dhe në kulturën Samhain shënonte fundin e verës dhe të të korrave. Misri dhe gruri janë simbole të ndryshimit agrokulturor dhe ndryshimit të stinëve. Është simboli që përfaqëson në mënyrën pragmatike më të qartë të mundshme këtë feste kontradiktore. Fundi i verës = të korra = grurë dhe ushqim për dimrin. Kaq.
Ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë
Në mënyrë të ngjashme me simbolin e mësipërm, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë janë paraqitje të mëtejshme të periudhës korresponduese të vitit, më shumë sesa pjesë e mitologjisë së Halloweenit. Ngjyra portokalli paraqet vjeshtën, kur gjethet bien dhe ndryshojnë nga të gjelbra në të kuqërremta. Sipas traditës kelte, festa shënonte kalimin nga ditët “me ndriçim” në ditët “e errëta”. E zeza me gjasa paraqet ditët e errëta të dimrit kur dita shkurtohet. Sigurisht Halloweeni modern shekullar nuk i ka më tipike këto dy ngjyra, prandaj një shpjegim i tillë mund të duket i dobët, por është i vërtetë.
Merimangat
Le të kalojmë te merimangat! Nëse shkoni në një festë Halloweeni do të ndesheni patjetër me figura merimangash të shpërndara kudo. Diskutimi lidhur me ndonjë cilësi të mundshme mistike të merimangave, mund të konsiderojë që merimangat kanë pëlhurë, gjë që është asociuar me kalimin e kohës, progresin dhe fatin. Kjo nuk është dhe aq mistike, megjithatë! Në fund të fundit, endja e pëlhurës nga merimangat është një paraqitje natyrore e ciklit të jetës. Gjithashtu, merimangat preferojnë vendet me pluhur dhe të errëta, prandaj në një shtëpi të braktisur (një vend i preferuar për Halloweenin) do të mund të gjeni shumë merimanga dhe pëlhurë merimangash.
Lakuriqët e natës
Lakuriqët e natës, siç sugjeron edhe emri, janë krijesa të natës, prandaj është e natyrshme që festimi i fundit të stinëve me dritë dhe fillimit të atyre me errësirë të përfshijë edhe lakuriqët e natës. Për më tepër, lakuriqët e natës janë pjesë e legjendave të ndryshme, sipas të cilave ata mund të komunikojnë me të vdekurit. Se si kjo mund të dihet është e pasigurt, pasi lakuriqët e natës nuk komunikojnë me ne e për rrjedhojë nuk mund të na e thonë këtë. Gjithashtu, në legjendat e vampirëve, të cilat janë pjesë e folklorit të Halloweenit, lakuriqët e natës luajnë rolin e tyre – duke qenë se vampirët mund të ktheheshin në krijesa më të ulëta si lakuriqët e natës. Të gjitha këto shpjegime i bëjnë lakuriqët e natës elementët më të qenësishëm të Halloweenit.
Macet e zeza
Sipas disa kulturave të lashta, besohet se gjatë natës së Halloweenit veli ndarës midis botës sonë dhe botës së shpirtrave është shumë i hollë. Fetë e vjetra kelte sugjeronin që macet ishin rimishërime të shpirtrave të njerëzve dhe se ato kishin aftësi të parashikonin të ardhmen. Gjithashtu, mendohej se shtrigat mund të shndërroheshin në mace. Shumica e shtrigave ishin gra të vetmuara dhe shumica prej tyre kishin mace. Prandaj vërehet një familjaritet i madh midis shtrigave dhe maceve. Në vitet 1600 dhe 1700 kultura të ndryshme gjatë muajit qershor merrnin pjesë në ceremoni ku digjnin macet. Kjo praktikë u ndoq për qindra vite në fshatrat francezë derisa praktika u shfuqizua. E tillë është fuqia supersticioze e maceve.
Skeletet
Duke u kthyer sërish te besimi se “natën e Halloweenit vija ndarëse midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve është shumë e hollë”, skeletet janë simbol i shpeshtë i Halloweenit pikërisht për këtë arsye. Kafka veçanërisht është simbol në shumë kultura, duke shërbyer si manifestim i vdekshmërisë së njerëzve, frikës nga vdekja ose rrezikut që mund të jetë vdekjeprurës. Mendoni për simbolin e Jolly Rogerit në anijet e piratëve. Ai përdorej për të kërcënuar anijet e tjera. Ndërkaq, keltët besonin se kafka ishte “vendi psikik” i shpirtit njerëzor. Në fund të fundit, kafkat dhe skeletet asociohen me Halloweenin, sepse prezantojnë fundin e pjesës fizike të jetës, diçka që lidhet me Halloweenin në dy kuptime: së pari me vdekjen e stinëve “të dritës” dhe së dyti, me perceptimin mbi lidhjen me botën e shpirtit.
Fantazmat
Duke qenë se në fillesat e tij, Halloweeni festohej jo vetëm për fundin e të korrave, por edhe për ata që kishin kaluar në “mbretërinë” tjetër, shpesh ai quhej “festivali i të vdekurve”. Ideja e fantazmave sugjeron që Halloweeni është nata kur shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të ecin mes të gjallëve. Për më tepër, në kuptimin modern të Halloweenit, fantazmat janë element shtesë për të krijuar atmosferë të nderë dhe të frikshme.
Maskat dhe kostumet
Ç’do të ishte Halloweeni pa kostume? Nëse kthehemi mbrapa në kohët kelte, të pranishmit vishnin kostume me qëllim trajtimin e shpirtrave të vdekur. Mendohej se, nëse ata do të arrinin të mashtronin të vdekurit, shpirtrat do të reshtnin së bezdisuri. Natën kur veli midis botës së shpirtrave dhe botës natyrore ishte kaq i hollë, është më mirë të pretendosh se je dikush tjetër. Në fillim të shekullit XX, amerikanët filluan të vishnin kostume për Halloween, pro pa besimet kelte në mendje.
Shtrigat
Cili është kostumi më i preferuar për vajzat natën e Halloweenit? Sigurisht, jo ai i princeshave të Disney-t. Kostumi i shtrigave! Cili është subjekti më i preferuar i filmave në lidhje me Halloweenin? Vrasës serialë që nuk mund të kapen! Nëse do të flisnit me dikë nga periudha e Shtrigave të Salemit, diferenca nuk është aq e madhe. Besohej se fuqitë e shtrigave ishin më të mëdha gjatë natës së Halloweenit. Mendohej se ato kishin lidhje me djallin. Edhe sot simboli i një shtrige mbi fshesë në një natë me hënë është një ndër simbolet më tradicionale të Halloweenit.

Filed Under: Featured Tagged With: dhe mitet, Festa e Halloween-i, legjendat, origjina e saj

Shkrimtarja Zvicerane sjell në Kosovë “Shtatë vëllezër dhe shtatë motra…”

October 31, 2014 by dgreca

Krijuesja zvicerane, Elisabeth Kaestli ka sjellë në Prishtinë romanin me tematikë shqiptare, “Shtatë vëllezër dhe shtatë motra, një familje kosovare nëpër botë”/
Shkrimtarja zvicerane, Elisabeth Kaestli është rikthyer sërish në Kosovë për të promovuar tashmë në gjuhen shqipe, romanin e saj që ka tematikë kosovare: “Shtatë vëllezër dhe shtatë motra, një familje kosovare nëpër botë”. Ky roman i publikuar me 16 dhjetor në Graçanicë në gjuhen gjermane, rikthehet fuqishëm në Kosovë si rrëfim rrëqethës.
Tematika e kësaj kryevepre të autores Kaestli, ka në bosht 14 fëmijët e familjes Reka nga Kaçaniku i Kosovës, të cilët jetojnë bashkë në mënyrë të harmonizuar dhe janë shumë solidarë. E veçanta e kësaj familje është se ata emigrojë në vendet evropiane dhe atje bëjnë jetën e tyre të gërshetuar.
Sipas strukturës së librit, 14 fëmijët e familjes Reka, të shtyrë nga kushtet sociale e politike u detyruan të emigrojnë jashtë vendit dhe ata “sikurse zogjtë shtegtarë” u zhvendosën në Zvicër, Gjermani, Belgjikë e Kanada.
Sot, siç thuhet në rrëfim, ata takohen në çdo verë në Kaçanik, në qytezën ku familja Reka jeton që nga viti 1979 e ku tani jetojnë dy vëllezër Reka. Është vendi i ëndrrave i atyre që emigruan, zemra e familjes së shpërndarë nëpër botë.
Shkrimtarja Kaesteli, fillimisht kishte njohur dy nga familjarët Reka, të cilët pastaj e kanë ftuar në fshatin e tyre të lindjes, ku ajo është njoftuar me gjithë familjen. Siç e ka potencuar edhe në promovimin në gjuhen gjermane, ajo është frymëzuar nga solidariteti i familjes dhe vështirësitë me të cilat ajo është përballur.
Vetë autorja zvicerane tregon se si ka arritur ideja, që të bëhet ky libër, i cili ka ngërthen një realitet por që për dikë, mund të jetë një histori.
“Unë para se ta shkruaj këtë libër, kam qenë në Kosovë si gazetare gjatë kohës së luftës, dhe kam raportuar për shumë ngjarje në gazeta zvicerane. Por, kur kam rastisur të bashkëbisedoj me njërin nga vëllezërit Reka, e kam parë që këtu mund të ketë një tregim i cili do të zgjasë, dhe do të jetë real dhe jo një imagjinatë”, tha ajo.
Ajo ua rikujtoi lexuesve se libri nuk është histori, edhe pse në lexim të parë ashtu mund të duket. “Mund ta shohin si histori, por te disa lexues do të jetë një ringjallje shpirtërore, sepse shumica e tregimeve prekin shumë familje kosovare që kanë kaluar në këto rrugë ”, tha Kaestli.
Në librin “Shtatë vëllezër dhe shtatë motra, një familje kosovare nëpër botë”, shkrimtarja zvicerane Kaestli, një pjesë të romanit ia kushton edhe babait të kësaj familje, i cili ka qenë autodidakt, por se fëmijët, vajzat dhe djemtë i ka motivuar që të shkollohen.
Në këtë libër autorja falënderon të gjithë anëtarët e Familjes Reka, “të cilët më kushtuan aq shumë kohë, më dhanë informata me një zemërgjerësi të pakursyer, më dhuruan aq shumë mikpritje dhe më ndihmuan me fotografi nga albumet e tyre për ta pasuruar këtë libër”.
Njëri prej vëllezërve Reka, Selimi ndjehet i lumtur që familja e tij ka qenë boshti i një romani nga një autore e huaj.
“Është një ndjenjë e veçantë kur familja jote përfshihet në një libër, e aq më shumë të shkruhet historia e vërtet se në çfarë kemi kaluar. Unë këtë veprim të kësaj autore e çmoj shumë, duke u nisur nga fakti që jo gjithkush mund ta dijë se çfarë tmerre kanë kaluar gjatë luftës. Ne kemi fol, më gjerësisht për çdo ngjarje dhe asgjë nuk është e trilluar ”, ka thënë ai.
Redaktori i librit, Adem Gashi tha se ky libër ka disa elemente interesante, lidhur me tematikën të cilën e mbizotëron.
“Është libër që e arrin sagën e romanit. E bukura e kësaj veprës dhe hidhura që shkojnë të dyja bashkë është që, asgjë nuk është imagjinare, është diçka që me të vërtet shumë familje kosovare e kanë përjetuar, dhe ende janë të mbyllur në vete nga ndodhitë e moçme”, tha Gashi.
Elisabeth Kaestli (1945) u rrit në Biel/Bienne të Zvicrës. Studimet për përkthimin i ka mbaruar në Gjenevë dhe Trieste. Që nga vitit 1973 punoi si gazetare për Agjencinë e Lajmeve Zvicerane, për “Tages-Anzeiger”, për radio DRS (sot SRF) si dhe për medie të tjera. Nga viti 2000 punoi si gazetare e lirë dhe e pavarur.
Për herë të parë këtë vepër, Elisabeth Kaestli e promovoi më 16 dhjetor 2013 në hotel “Graçanica” në Graçanicë afër Prishtinës, në një hotel po ashtu që menaxhohet nga një zviceran. Romani është botuar në shqip nga shtëpia Botuese “Buzuku”.
Përkthyesja e librit Ajtene Asllani-Xhemajli, e cila tha se e ka bërë me dëshirën më të madhe përkthimin e kësaj vepre. Ndërsa Safete Rugova lexoi disa fragmente nga tregimet e familjarëve Reka. Disa prej tyre duke dëgjuar historinë e tyre, nuk u përmbajtën nga lotët.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe shtatë motra...”, Shkrimtarja Zvicerane, sjell në Kosovë “Shtatë vëllezër

Ekspozita “Besa”, në 17 nëntor në Cyrih

October 31, 2014 by dgreca

Në serinë e ekspozitave që po organizohen tash sa muaj në qytete të ndryshme zvicerane me temën “Besa…”, më 17 nëntor bëhet hapja e ekspozitës së radhës në Cyrih/
Besa, një kodeks moral”, është titulli i ekspozitës shëtitëse me fotografi që dëshmojnë shpëtimin që shqiptarët u bënë hebrenjve gjatë Luftes së Dyë Botërore, të rrezikuar nga holokausti.
Duhet theksuar se, pas ekspozitës së parë, hyrëse, që është mbajtur në muajin maj në Basel, komiteti organizativ ka bërë një punë shumë intensive dhe të denjë për respekt. Në muajin shtator është mbajtur ekspozita e njëjtë në qytetin Biel/Bienne, e shoqëruar me shfaqje filmi dhe me punëtori e debate mbi shembullin unik të Besës shqiptare në shërbim të tolerancës në mes të grupeve etnike dhe religjioze.
Javën e kaluar ekspozita u hap në Solothurn ku po ashtu u shoqërua edhe me aktivitete tjera, ndërsa mbrëmë, më 27 tetor ekspozita me të njëjtin titull është hapur në Aarau. Aty do të qëndrojë e hapur deri më 3 nëntor, kur hapet ekspozita e radhës, në Windisch të kantonit Aargau.
Nga Windischi ekspozita bartet në Cyrih, metropolin më të madh të Zvicrës ku pritet të ketë edhe jehonën më të madhe. Ndërsa në dhjetor, “Besa” dhe aktivitetet e saj përcjellëse do të jetë e pranishme në Bernë, me çka përmbyllet një aktivitet i gjerë dhe intensiv për këtë vit. Ekspozita “Besa” do a vazhdojë rrugën e vet edhe në vitin e ardhshëm, 2015, kur do të jetë mysafire në qytete të pjesës frankofone të Zvicrës.
Personalitete të ndryshme dhe të shumta nga politika, kultura e sporti kanë qenë dhe pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti unik dhe me domethënie të madhe veçanërisht për komunitetin shqiptar të Zvicrës dhe për imazhin e tij.
albinfo.ch është partner dhe sponsor medial i aktiviteteve të ekspozitës “Besa”
Hapja e ekspozitës në Cyrih do të hërben njëherësh si hyrje për një sërë aktivitetesh që komiteti organizativ ka paraparë në këtë kuadër. Ekspozita hapet në ambientet e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut (Pädagogische Hochschule, Zürich) dhe qëndron e hapur deri më 5 dhjetor.
Hapja solemne (vernisazhi) bëhet më 18 nëntor, e martë, duke filluar nga ora 19.00 në Aulën e SHLP të Cyrihut (Aula der Pädagogischen Hochschule Zürich, Lagerstrasse 2, 8090 Zürich, LAA – G001).
Fjalë përshëndetjeje me këtë rast do të mbahen nga Prof.Dr, Walter Bircher, rektor i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut, Shella Kertesz, bashkëkryetare e bashkësisë hebrenje të Cyrihut (Cultusgemeinde Zürich), Orhan Spahiu, në emrin e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Ndërsa me një fjalim do të paraqitet Dr. Beate Kosmala, bashkëpunëtore shkencore në qendrën memoriale të Rezistencës Gjermane. Më tutje do të zhvillohet një bisedë me maturanten shqiptare Adea Barileva, e cila do të flasë lidhur me punimin e saj të maturës që bën fjalë për Besën.
Krahas ekspozitës do të zhvillohet edhe numër i madh aktivitetesh që do të përplotësojnë atë. Kështu më 24 nëntor (e hënë) nga ora 18:15 do të mbahet një punëtori (workshop) takimi shqiptaro-hebreiko-msliman me temën Besa si urë në mes nesh. RESPECT- Të mundim së bashku urrejtjen ndaj myslimanëve dhe hebrenjve. Workshopi mbahet në PHZH, LAC-E012. Paraqitja: respekt@ncbi.ch
Të martën më 25 nëntor, Prof.Dr, Wolfgang Benz, drejtues i Qendrës për Studime të Antisemitizmit në Universitetin Teknik të Berlinit do të mbajë ligjëratën me titullin “Hebrenjtë, myslimanët, romët… Mostra e distancimit në krahasim”.
Më 30 nëntor nga ora 11.30 jepet shfaqja matine e filmit “Besa:The Promise” në kinemanë Riffraff. Pas shfaqjes do të ketë edhe bashkëbisedim të udhëhequr nga Dr. Brigitta Rotach.
Më 4 dhjetor (e enjte) Në Theater Neumarkt Zürich jepet koncerti i muzikës xhaz me Elina DUnin, Scascha Schönhaus dhe Colin Vallon.
Prezantimi i ekspozitës “Besa” për studiuesit, mësimdhënësit dhe docentët (gjermanisht) do të bëhet nga Shpresa Jashari (Instituti për Studime Transnacionale në Universitetin Neuchatel.) nga ora 13 deri në orën 14.00
Ndërsa në kuadrin e prezantimeve të ekspozitës për grupet e organizuara po ashtu më 21 tetor do të ketë edhe një prezantim në gjuhën shqipe. Atë do ta bëjë po ashtu etnologia Shpresa Jashari. Udhëheqja nëpër ekspozitë në gjuhën shqipe do të bëhet nga ora 19.30 deri në orën 20.30. Vendtakimi: Pädagogische Hochschule Zürich, Lagerstrasse 2, 8090 Zürich, LAC – Eingang/Kulturräume.
Po ashtu janë paraparë edhe vizita që nxënësit e shkollave t¨Cyrihut me rrethinë do t`i bëjnë ekspozitës.

Filed Under: Mergata Tagged With: Ekspozita "Besa", në 17 nëntor, në Cyrih

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4327
  • 4328
  • 4329
  • 4330
  • 4331
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT