• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A këshillohet Edi Rama nga përçmues të kombit?

September 7, 2014 by dgreca

Opinion nga Gezim Alpion/
Në një intervistë në gazetën MAPO, z. Maks Velo shprehet se është ‘antiverior’ dhe ‘antimysliman’.
Asnjë intelektual me integritet nuk e përbuz kombin e tij.
Më tërhoqi vëmendjen në këtë intervistë mizantropike edhe komenti që vijon: “Rama i lexonte të gjitha [shkrimet e mia] dhe më ka kontaktuar shpesh…. Rama është një njëri që di të vlerësojë dhe respektojë çdo njeri që punon, sidomos ata që janë idealistë dhe profesionin e duan vërtet.”
Nuk di sa i vërtet është ky pretendim, por po qe se Kryeministri këshillohet nga z. Velo, i cili, mesa duket, përbuz gjysmën e Shqipërisë, ndoshta nuk duhet të na çudisë injorimi që z. Rama po u bën intelektualëve dibranë të cilët për më shumë se një vit po përpiqen më kot të takohen me të për të këmbyer mendime për Rrugën e Arbërit.
Për aq kohë sa qeveria do të vazhdoj të injoroj zona të ‘largëta’, si në veri ashtu edhe në jug, nuk do të na mungojnë pejkamberë të përçmimit kombëtar si Maks Velo, Mustafa Nano dhe Mero Baze.(fb)
Ja Intervista:
Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman
Kjo intervistë do të mrrolë shumë fytyra ose do të anashkalohet me togfjalëshin “prapë ky i çmenduri!”. Sido që të jetë, Maks Velo është një nga të paktët, në mos i vetmi që i shpëton mbërthimit të hekurt të të qenit politikisht korrekt. Pra flet troç ose ‘speaks his mind’ për të përdorur një term të anglishtes (shumë fytyra po rrudhen tashmë nga ky jopurizëm në gjuhë ose shitmendje me anglisht). Për t’iu përgjigjur pyetjes së tij ‘sa janë veriorët gegë?’ duhet një epos më vete. Por për të antiprovokuar pa u munduar të jem politikisht korrekt, mund të them se veriorët (apo gegët në daç) nuk i gjymtojnë apo masakrojnë kurrë të vrarët e tyre. Ata e duan të bukur kufomën e kundërshtarit të vrarë! Në Korçën e zotit Velo, për shembull, vrasje ndodhin ndoshta jo rrallë, por makabritetet e plotësojnë këtë vakuum. Apo jo?!
Ju duket se keni padurim ndaj bedenave, miteve, Kanunit, ndërkohë që flisni për vlerat e pazëvendësueshme të trashëgimisë. A mos e keni fjalën për një trashëgimi vetëm të krishterë e posaçërisht ortodokse, pra kishat e ritit bizantin, ikonat e afresket? A mos jeni për një Shqipëri paraosmane? A nuk është kjo e pamundur?
Kështu si e bëni Ju pyetjen, sigurisht është e pamundur. Kur një njëri numëron pasurinë e fillon nga ato më me vlerë, në fillim diamantet, pastaj florinjte, pastaj eurot dhe në fund leket. Pasuria e një kombi merr në konsiderate në radhë të parë ato me të çmuarat. Kodikët e shekullit 6 dhe 9-të, Epitafi i Gllavenicës, ikonat ( mbi 5000 – je) dhe afresket (ndër to edhe ato të Rubikut ). Nëse këto janë Ortodokse për mua ka pak rëndësi, këto janë sikurse janë katër B–të e mëdhenj Budi, Buzuku, Bardhi dhe Bogdani.
Këto vepra që përmenda janë prodhim i Bizantit Ballkanik, atelietë ishin lëvizëse nëpër manastire. Piktorët ikonografë lëviznin në gjithë siujdhesën. Sot janë një baze për të bashkuar gjithë Ballkanin Perëndimor drejt Europës. Por mos harrojmë MARUBIN e madh dhe shumë të çuditshëm për nga moderniteti. Kanuni është një nga Opuset më madhore të Drejtësisë Mesjetare, është një nga kodet bazë të drejtësisë botërore. Është klasifikimi dhe kodifikimi i jetës se kaluar. Por duhet të mbetej një Opus shkencor. Kur aplikohet sot në Veri, tregojmë se nuk kapërcejmë dot Mesjetën. Ne po bisedojmë për Trashëgiminë, dhe nuk zgjidhen dot kohët, epokat, territoret, por vlerat. Onufri është në kohën osmane, por ka një iluminim perëndimor.
Mitet janë ëndrrat e popujve, pa to nuk deshifrohet dot historia.
BEDENAT? Kemi Kalanë e Shkodrës, të Lezhës, të Krujës, atë të Beratit dhe atë të Gjirokastrës.
Janë të dëmtuara dhe kur shkon sikur do të ikësh sa më parë, nuk po arrijmë dot t’i bëjmë të lakmuara.
E jeni antigeg ju, zoti Velo?
Jam antiverior, jo antigeg. Kur isha i vogël, në Korçë afër shtëpisë ish një dyqan kinkalerish, i Geges, quhej. Pronari ish një plak i urtë, i dashur, zemërgjerë, kështu do mbesin në përfytyrimin tim Gegët. Si shegët me një lëng të kuq brenda dhe të bukura për të pikturuar natyra të qeta. Shega ndofta edhe përfaqëson gegërinë. Vazhdoj të vizatoj prej 50 vitesh gratë me xhubleta, është ajo që më lidh direkt me kohët homerike. Tani vijmë në Veriu. Fushë-Kruja, a e pe si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi orën nga dora, nga frika se mos ia vidhnin fushëkrujasit?
Laçi? Janë rrezuar ose dëmtuar 36 shtylla të tensionit të lartë, si është e mundur? Vrasjet, edhe ditën e zgjedhjeve të 23 Qershorit të kaluar? Bëj një listë sa kriminelë ka Laçi, Fushëkuqja, Lezha, Shëngjini, Rrësheni, Bajram Curri etj., etj. Shkodra kish 10 vrasje në 6-mujorin e parë, asnjë në Korçë. Kriminelë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Sa nga Veriu janë në burgjet shqiptare dhe të huaja? Veriu është bërë tmerri i Europës.
Dukagjini kish mbjellë 115.000 rrënjë kanabis, gjuajti edhe policinë dhe dëmtoi helikopterin. Kukësi nuk paguan energjinë elektrike, e paguajmë ne për ta. Në Lurë kanë prerë gjithë pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kanë vjedhur edhe një bankë në Angli. Vumë një verior, Berishën dhe na shkatërroi me themel.
Dy janë treguesit kryesorë. Krimi dhe dëshira për punë. Ky bën edhe bilancin. Pastaj më drejto pyetjen mua. Tani po ju drejtoj unë një pyetje: sa janë veriorët, gegë?
Po antimysliman?
Po, jam antimysliman. Jam prej 500 vitesh. Kam qenë luftëtar krahas Skënderbeut dhe jam vrarë nga hordhitë osmane. Islami nuk ka ardhur si fe apostolike, paqësore në tokat e Arbërisë. Islami është fe që është përhapur me dhunë. Islamin e sollën Hordhitë osmane. E shënova me H të madhe se ato ishin hordhi të padëgjuara. Europa kish dëgjuar për hordhitë e cingis Hanit, po ishin më të dëgjuar. Këta donin të gjunjëzonin kontinentin e vjetër, kulturën më të përparuar. Dëmi i tyre është kolosal. Dhe veçanërisht i yni. Osmanët për 500 vjet vetëm na shkatërruan dhe shkretuan. Prandaj jemi sot kështu që nuk po e marrim dot veten. Islami edhe sot është e vetmja fe e dhunës. Nga Afganistani në Libi. Gjithë ajo hapësirë nuk gjen dot paqe. Dhe po tmerron botën. Xhihadistët kosovarë na kanë poshtëruar si asnjë tjetër me Skënderbeun monstër. Këtë nuk ua fal dot kurrë. Kanë 500 vjet që e urrejnë Heroin tonë. Por nuk do të ngrihen kurrë dot mbi të. Nuk do të ndajnë kurrë dot prej tij. Sepse ai është garancia që na bashkon me Europën, me krishterimin. Prandaj ata duan ta presin këtë lidhje. Ata urrejnë dhe fyejnë Nënë Terezën, që është shenjtorja jonë, filozofja më e madhe që ka nxjerrë Ballkani. Ata duan shkatërrimin e çdo trashëgimie të krishtere. Po mos ishin ata, Shqipja nuk do të ish një nga 5 gjuhët (e vetmja gjuhë e një populli të vogël) në përkthimin e deklaratës për formimin e Kalifatit. Nuk ka fyerje më të madhe për ne dhe për Shqipen. Ata pretendojnë se Shqipëria është pjesë e Kalifatit.
Lavdërim Muhaxhiri, ish-mysliman kosovar, edhe 120 xhihadistët e tjerë nga Kosova. Edhe ata në Maqedoni dhe në Shqipëri. Islami më tremb se në mënyrë të papritur ka kthime mbrapsht në zona të errëta tmerri dhe mizorish të padëgjuara. Asnjëherë nuk i dihet se ç’sjell.
Islami nuk të jep asnjë garanci. Unë dua dhe vlerësoj fetë paqësore. Kur Islami të bëhet i tillë, nuk do jem më anti-mysliman.
Ju e trajtoni kryeministrin Rama, apo mikun tuaj Edi Rama, si shpëtimtar, por të mos harrojmë se shpëtimin e qytetit nga kioskëzimi e pasoi me betonizimin. 1900 leje ndërtimi në 10 vjet janë dhënë nga Rama kryetar Bashkie, sipas opozitës. Por edhe pa fjalën e saj, ‘Komuna e Parisit’ për shembull, është pasqyrë e këtij dorëlëshimi në kaos…
Nuk duhet të jenë 1900. Me sa di unë janë afro 360, flas për objektet kryesore. Megjithatë ka një pjesë të vërtetë në ato që shkruhen. Por Ju nuk merrni parasysh dy gjëra: të tëra rregullat e shkruara e të pashkruara për administrimin e territorit dhe për Tiranen në veçanti ishin formuluar gjate viteve 1993 – 2000. Ish shumë vështirë të ndaloje mendimin që u ngulit se kam një tokë, dua leje ndërtimi. E quanin zhvillim të pronës. Sepse kjo ish mënyra e re e dembellëkut anadollak. Jetoj me tokën. Është sanksionuar edhe në Kushtetutë. Dhe Rama bëri lëshime, që nuk duhej t’i kish bërë. Tirana dhe Shqipëria është shumë e vështirë për t’u qeverisur. Se e para ish mafia dhe jo parlamenti që caktoi ligjet e veta. Kur them mafia nënkuptoj të gjithë ne. Një popull që nuk do punën, do me patjetër shkeljen e çdo ligji. Po Rama ka kohë që edhe ato që ka bërë gabim t’i korrigjojë. Këtë presim të gjithë.
Çfarë ju trishton më shumë në Shqipëri sa i takon profilit të saj arkitektonik? Çfarë është një gjë që nuk mund të zhbëhet më?
Janë dy. Kaosi urban dhe mungesa e çdo sensi estetik. Kjo e dyta është më e rëndësishme: SENSI ESTETIK. Po nuk pate një intuitë estetike je i marrë fund. Kjo vjen me një edukim mijëvjeçar. Ne, fatkeqësisht nuk e patëm. Osmanët nuk e kishin. Të gjithë popujt orientalë nuk e kanë. Ky është dëmi më i madh që pësuam në 500 vjet nga pushtimi osman. Asgjësimi i nervit estetik. Pa të nuk bën dot asgjë: as qeveri, as shtet, as qytet, as katund, as rrugë, as pyje, as lumenj, as ujqër, as arinj. Në Europë edhe arinjtë kanë sens estetik. Sensi estetik është ekuilibër, është vetërregullim, është frenim, është vajtje intuitive drejt se bukures, është respekt, është adhurim. Neve kjo na mungon. Jemi kaotikë, egërshanë, pushtues pa mëshirë, vetëshkatërrues. Nuk mund të bëjmë dot asnjë fshat, asnjë qytet, palë pastaj një shtet për të qenë.
A e keni parë projektin e ri të qendrës së Korçës dhe a jeni dakord me të, apo rreshtoheni me disa arkitektë nga Diaspora me origjinë nga Korça, të cilët botuan një letër të hapur te MAPO kundër këtij plani?
Nënshkruesit e protestës kishin parasysh vetëm një objekt që po ngrihet në sheshin para Teatrit dhe jo gjithë projektin. Unë kam botuar disa artikuj për këtë temë. Ndërtimi i atij objekti është i paligjshëm sepse Juria Ndërkombëtare, pranoi projektin, por duke specifikuar që ky objekt të mos ndërtohet. Bashkia ka bërë shkelje. 20 metra larg tij është Hotel Grand–i, në katin e 8 të të cilit gati në të njëjtën lartësi mund të bëhet një kafe panoramike. Ashensorët janë dhe jam ngjitur disa herë. Është e njëjta pikë panoramike me atë që po ndërtohet. Përse duhej ky dublim? Në kohën kur bërtasin se nuk kemi fonde dhe duhen kursime, ato qindra miliona mund të ishin shpenzuar për të mbaruar Muzeun e Artit Mesjetar.
Çfarë duhet bërë me trashëgiminë e socrealizmit në pikturë e skulpturë?
Duhet ruajtur me shumë kujdes. Ka shumë vepra nga një prodhimtari e bollshme. Ajo kohë nuk përsëritet më. Duhen mirëmbajtur sidomos ato që janë jashtë në natyrë: mozaikët dhe skulpturat. Po ashtu edhe piktura dhe grafika që janë nëpër muzeume dhe koleksione private. Këto ditë çova në shtyp një Album GRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST në SHQIPËRI. Besoj se del deri në fund të muajit. Është një botim enciklopedik, me 149 autorë dhe 970 vepra, vizatime, gravura dhe pllakatet. Është një punë 22-vjeçare, gravurën e parë e futa në dosje në vitin 1992. Aty shihet puna kolosale që kanë bërë artistët, aftësitë profesionale, pavarësisht shtrëngimeve dhe disiplinës partiake. E përmenda këtë për t’Ju thënë se personalisht jam munduar që kjo trashëgimi të ruhet dhe mirëmbahet. Vetëm atëherë mund të studiohet dhe interpretohet.
A ekziston shoqëria civilë në Shqipëri? Në kuptimin e një trupi që i dhemb çfarë ndodh me vendin, jo një lukuni OJQ-sh që shqyhen mes vedi për fonde, që me sa duket përfundojnë në një humnerë të paditur?
Jo, nuk ekziston. Ekzistojnë disa gazetarë që herë mbas here ngrenë probleme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, por kjo jep pak rezultat sepse pushteti nuk i përfill. OJQ–ve u dhemb vetëm vetja e tyre, atë “dhembkën” për vendin e kanë maskim. Ne si popull kemi të zhvilluar në maksimum lojën teatrale, maskimin, hipokrizinë. Kështu janë të gjithë. Pse OJQ-të do ishin ndryshe? Gjoja si të preokupuar ranë në copat e majme të programeve europiane. Punojnë kur formulojnë ato programet e kërkimit të fondeve dhe sa vijnë paret në bankë, mendojnë për herën tjetër. të lodhur zhduken në ca ishuj të vetmuar. Problemet që nuk zgjidhen kur ata i dinë mirë: jevgjit, fëmijët e rrugëve, homoseksualët, dhe kondicionet e burgjeve.
Meqë europianët përloten shpejt, ata i kanë të gatshme skenat mëshirëplota. Por po të besh një listë të ojeqevistëve e të shohësh apartamentet, vilat, bizhutë dhe pasuritë bankare, kupton se ata dhe ato janë gati të hanë edhe një tavë me mish njeriu pa iu bërë syri terr, por ama OJQ-të nuk i lëshojnë.
Një prej librave tuaj me, le të themi ‘shqetësime arkitektonike’, titullohet “Betonizimi i demokracisë”. Si do ta krahasonit këtë me betonizimin e lirisë në komunizëm, domethënë me mijëra bunkerë e vendstrehime të përhapura në gjithë trupin e vendit nga diktatura e Hoxhës?
Duket sikur njëra dhe tjetra nuk kanë lidhje, domethënë “ betonizimi i lirisë në komunizëm” dhe “betonizimi territorit në demokraci” nuk kanë lidhje. Është e kundërta. Janë të lidhura si sëmundjet në trupin e një njeriu. Betonizimi i lirisë është skleroza që solli betonizimin e demokracisë. Se nuk mund të kesh demokraci kur liria që sjell ajo shkatërron gjënë më të rëndësishme për një shtet, TERRITORIN. Bunkerët e Hoxhës janë asgjë në krahasim me dëmin e vilave të fshatarëve që nuk duan të quhen fshatarë); dhe pallatet e qytetarëve që duan të rrinë gjithë ditën në kafe. Mbaj mend njëherë Berishën që po fliste i entuziastmuar se kish parë gjithë ato ndërtime fshatarësh gjatë një rrugëtimi. Nuk kuptonte Berisha se aty ish vdekja e shtetit, se ndërtimi mund të transformohet në shkatërrim. Sepse ata fshatarë duhet të jetojnë nëpër fshatra të grumbulluara (dhe jo veç e veç) dhe të ndërtojnë banesa me tipologji fshatare një ose dykatëshe sikurse bëjnë fshataret e Francës, Spanjës, Holandës, Anglisë…kështu foli edhe në Sarandë, kur Saranda është shembulli më i tmerrshëm i dhunimit të një dhurate të natyrës.
A mund të kishte një jetë të dytë për bunkerët, dmth a mund të rifunksionalizoheshin si diçka tjetër, apo ‘privatizimi’ i tyre qe i drejtë?
Po, mund të kish. Si dekor, si memorie. Francezët i ruajnë gjithë bunkerët e Luftës së Parë Botërore në Normandi. Konservimi i memories është një nga prioritetet e popujve të qytetëruar europianë. Duhet të ish bërë një rikonjicion dhe përveç atyre që pengonin qarkullimin, bunkerët e tjerë duhet të ishin ruajtur. Më vinte keq kur shihja që i shkërmoqnin për skrap, për t’iu marrë hekurin. Vendstrehimet janë ruajtur më mirë. Më kryesoret janë ky i Bllokut, i Gjirokastrës, i Gramshit. Ato po mund të rivitalizohen.
A mund të jeni dakord me atë se ç’u ndërtua në periudhën e Zogut, koha e dëshmoi si më të sigurtën, më estetiken dhe më oksidentalen? Si përplaset kjo me narrativën që komunizmi desh të nguliste rreth Zogut (nuk di pse mendoj se edhe ju do ta keni përvetësuar një të tillë edhe pse jeni antikomunist) si oriental, satrap, prapanik e të tjera si këto?
Po, por kjo vinte se ishin ndërtimet e para pas një letargjie anadollake. U ndërtuan kryesisht me projekte austriake dhe italiane, ose nga arkitektë shqiptarë që kishin studiuar aty. Kish hapësirë, pastaj mos harroni se Shqipëria nuk ish as 1.000.000 banorë. Me e çuditshmja ish se Zogu donte të bënte mbretëri mbi një katrahurë orientalotribale mesjetarooksidentale-feudale. Mbretëritë kërkojnë popuj homogjenë. Ne nuk ishim dhe nuk jemi të tillë. Prandaj dhe mbretëria nuk pati jetë të gjatë. Po Mbretit Zog nuk ia mohoj ato që i ka bërë mirë.
Çfarë na ka mbetur me vlerë arkitektonike nga koha e Hoxhës?
Na ka mbetur Kinostudioja, që tani e restauruar bukur, shkëlqen sikur është Pallati i Dimrit. Pastaj kemi Hyrjen e Kombinatit, edhe pallatet e Lanës që duhen restauruar, Fakulteti Filologjik që po pastrohet, Muzeun Historik dhe Pallatin e Kongreseve, si dhe “Mihal Durin”, po duhet ruajtur edhe stacioni i Radios me antenën në Kashar. Pastaj kemi sheshin “komunist” në Librazhd që u dëmtua nga hoteli i lartë që u ndërtua aty, kemi Ersekën e padëmtuar, qendrën e Përmetit, klubin e Maliqit dhe të Orikumit, Hotel Turizmi në Gjirokastër. Përmenda vetëm disa.
A mund të veçoni një numër ngrehinash në Tiranën e tranzicionit, që janë estetikisht të bukura dhe kanë njëfarë etike në raport me qytetin dhe njerëzit?
Po përmend Qendrën ABA, Rogner-in, Sheraton-in; Kulla e re e Belgëve, (që Rama thotë është një nga 10 grataçelat më të bukura në botë), Ura mbi Lanë e Belgëve, Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin EPOKA, Aeroporti NËNË TEREZA, TEG-u etj.
Nëse do t’i rifunksionalizonit uzinat, fabrikat, kombinatet e kohës së socializmit shqiptar, çfarë do të bënit me to: jo vetëm në kuptimin e biznesit, por sidomos të hapësirës publike apo urbane? Çfarë do të bënit me qytezat e lindura pas ardhjes në pushtet të komunistëve, domethënë me avanpostet ‘industriale’ të socializmit?
Fabrikat, uzinat, kombinatet kanë disa karakteristika dhe veçori që të japin mundësi t’i përdoresh për shumë funksione. Sepse ato kanë hapësira të mëdha, kanë lartësi dhe kanë dritë.
Kjo pyetje ka qenë shtruar për urbanistët dhe arkitektët edhe në vende të tjera europiane, si në Francë, Angli, Gjermani. Ata ndoqën politikën e konservimit të disave për të ruajtur tipologjinë dhe adaptimit të shumicës me funksione industriale ose publike. Po marr një shembull: Uzina e Instrumenteve të Precizionit në Korçë ishte një vepër e përkryer si nga ana e arkitekturës, po ashtu edhe e konstruksionit. Kish hapësira pafund, lartësi të shteteve, e realizuar me materialet më të mira dhe me kualitet të lartë. Atje mund të ish bërë pazari, po ashtu mund të ish futur stacioni i autobusëve dhe taksive. Mund të ishin adoptuar edhe salla ekspozitash. U prish e tëra për qëllime abuzive. Shembull i mirë në Tiranë është Profarma. Duhen shpëtuar ato që kanë mbetur, pastaj duhen studiuar dhe adoptuar.
A jeni fatalist, a mendoni se kemi humbur gjithçka sa i takon pikëpamjes urbane apo arkitektonike?
Po, jam fatalist. I vetëm realitet i vërtetë në Shqipëri është fataliteti. Këtë ma ka mësuar jeta e dhimbshme që kam kaluar. Kjo gjë që ka ndodhur me ne nuk ka ndodhur në asnjë vend, në asnjë kohë, me asnjë popull. Të shkatërrosh territorin në këtë shkallë me anën e ndërtimit. Janë shumë që duhen prishur nga Shkodra në Konispol. Janë mbi 400.000. Janë tërë qytetet kryesore: Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Kruja, Librazhdi, Prrenjasi, Shëngjini. Janë qindra mijëra gjatë arterieve kryesore rrugore. A mund të jem optimist?
Çfarë duhet bërë me Piramidën?
Piramidën e prishi një regjisor teatri, atëherë ish këshilltari i një ministri kulture. Nuk ka më të rrezikshëm se artistët kur ngatërrojnë disiplinat. Atij i dukej se teatri ish gjëja më e rëndësishme në Shqipëri. Janë harxhuar fonde për ta prishur kur ajo ish mirë e bukur. Kish nevoje vetëm për një riparim sepse futej ujë dhe pikonte në salla poshtë. Por nga funksioni ish perfekt, ish polifunksionale. Tani duhet caktuar një grup pune për ta sjellë në gjendjen e parë. Kjo mund të bëhet. Ne për fantazira shkatërruese jemi shumë të aftë.
Çfarë duhet bërë me magazinat apo ndërtesat karabina në përdorim fragmentar që shtrihen në dy krahët e rrugës që të çon në Kinostudio dhe Porcelan?
Sigurisht, kështu apriori nuk mund të sugjeroj gjë. Duhen studiuar me kujdes, por ajo zonë ka një traditë artizanati dhe stacionesh televizive, mund të përmblidhen edhe redaksi gazetash, shtëpi botuese, shtypshkronja.
Çfarë mund të bëhet me Krujën që qyteti të rivitalizohet, të rishpiket sepse duket se po vdes edhe si qendër urbane edhe si pikë turistike?
Nuk është e vështirë të japësh mendime për Krujën apo për qytete apo fshatra të tjera turistike, janë me dhjetëra. Do përmendja edhe Ersekën, Leskovikun, Tepelenën, Delvinën, Vithkuqin etj., etj. Vështirësia qëndron në zbatimin e tyre. Janë disa faktorë që japin dënimin ME HARRESË. Ky është ndryshimi i modës së të jetuarit. Që të mbash një qytet si Kruja në këmbë, do popull me ndjenja dhe etika të një shteti të pasur. Nuk i kemi as njërën dhe as tjetrën. Nuk jemi aq patriotë sa hiqemi.
A mund të jepni një ide për funksionalizimin e pikave që janë gjithandej në vendin tonë, dhe ku janë zhvilluar episode të mëdha e tragjike gjatë Antikitetit? Për shembull, janë disa beteja mes Çezarit e Pompeut që nga Shkëmbi i Kavajës e deri në Llogara. A mund të riinskenohet diçka në favor të historisë, trashëgimisë dhe turizmit?
Po është e njëjta pyetje si për Krujën. Të gjithë kur nisen për udhë, mendojnë ku do të pushojnë dhe ku do të hanë. Asnjëri nuk interesohet se çfarë ka ndodhur në këtë hapësirë gjatë historisë. Pastaj ka edhe të tjerë që duan të ndërrojnë historinë. Ne bëjmë një luftë të padukshme, të fshehtë, se nuk jemi popull homogjen. Të njëjtin fakt dy komunitete e interpretojnë ndryshe. Kjo i vështirëson të gjitha, edhe udhëtimin. Pastaj duhet të shpëtosh edhe kokën, se ata 3 studentët çekë që donin këtë gjë, të njihnin malet, i vranë në Veri.
Na thoni një këshillë urbanistike që i keni dhënë kryeministrit Rama dhe ai ju ka premtuar se do ta realizojë?
Unë këshillat i kam dhënë me shkrime. Janë mbi 80 artikuj në 20 vjet. Rama i lexonte të gjitha dhe më ka kontaktuar shpesh. Urdhrat e Ramës për ndërtimet pa leje kanë edhe një kontributin tim të vogël aty. Rama është një njëri që di të vlerësojë dhe respektojë çdo njeri që punon, sidomos ata që janë idealistë dhe profesionin e duan vërtet.(MAPO)

Filed Under: Opinion Tagged With: A këshillohet Edi Rama nga, Gezim Alpion, përçmues, te kombit

AQIF EFENDI BLUTA, SINONIM I BURËRISË SHQIPTARE

September 7, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/ Jeni Pazari,(Pazari i Ri) do të jetë kurdoherë si çdo vit tjetër i Shqipërisë,me dramat,luftërat, lindjet dhe vdekjet e tij.Brenda këtyre jetëve të brezave të tërë,natyrisht është çmuar e do të çmohet ngamot edhe ajo e Aqif Blutës, e burrit që kurdoherë ç’prej lindjes e deri në çastin e mbramë jetoi jo vetëm me shqetsimin e vendlindjes por krejt viseve shqiptare.
Lindi më 1887,në shtëpinë e madhe të Blutajve në Jeni Pazar.I jati i tij,Emini vinte nga Gjakova, u kujdes qysh herët që i biri të vazhdojë mësimet në shkollë,ngase shihte tek i biri një lloj pjekurie e talenti të parakohe,një lloj ngazëllimi të madh përpara librave.Por Jeni Pazarin e viteve 1902-1903,mungonin shkollat dhe sidomos ato shqipe.Është kjo arsyeja që Emin Bluta,i jep disa mësime privatisht të birit duke e përgaditur ate për të vauhduar më gjatë,larg prej Shqipërisë. Qyteti i parë i madh,me të cilin u përball Aqifi 10 vjeçar,ishte Izmiri (Turqi).Falë disa të afërme të tij,Aqifi u vendos në kushte mjaft të mira në një prej gjimnazeve më të rregullt të qytetit.Tashmë , koha e tij do të zirej plotësisht me mësime dhe veçmas me praktikime në gjuhë të huaja.Prirjet e tij ndaj procesit mësimor ranë shpejt në sy të mësuesve të cilët shihnin tek “arnauti” i vogël jo vetëm shpirtin e ndjeshëm e kureshtar por edhe zotëruesin e një malli të pashtershëm për viset e largëta të vendlindjes.Kanë qenë natyrisht rezulltatet e larta në vitet e gjimnazit,çka udhëhoqën djaloshin e heshtur të Jeni Pazarit,drejt udhëve të tjera të dijes.Duke dëgjuar në këto vite për emra të shquar ushtarakësh shqiptarë që komandonin divizione të ushtrisë osmane,Aqifi mendon se mund ta ndjeje veten mirë,pranë tyre.Ai e le qytetin e bukur të Izmirit duke vajtur në shkollën e lartë ushtarake të Manastirit e cila përgadiste oficerë të zotët,të aftë për të komanduar ushtrinë perandorake në krejt viset e pushtuara,merr gradën e kapedanit të klasit të parë.Në vitet 1915-1918,Aqif Bluta komandon disa reparte të ushtrisë turke.Lufta e Parë Botërore do të sillte përshtjellime të mëdha jo vetëm për Ballkanin por edhe për Evropën,ndaj formacionet luftarake osmane do të përballeshin me situata e detyra të vështira taktike e strategjike.Aqifi,tashmë me gradën e kapedanit,do të udhëhiqte disa luftime të reparteve të tij duke u bërë shembull i trimërisë dhe pjekurisë në marrjen e vendimeve luftarake.Por mendoj se në këto momente,kurdoherë duhet veçuar një shpirt i madh i Aqif Blutës i cili anipse ishte ndodhur mes luftërash e betejash nuk mund të heshtete.Ky ishte shpirti i madh që dhimte për Shqipërinë.Ngase koha e lirë e tij ishte mjaft e kufizuar ngaqe regjimi ditor përcaktohej rreptësisht prej rregullave strikte të ushtrisë osmane.Aqifi nuk mund të angazhohej sa duhej me problemet e Shqipërisë,por në çdo minut të lirë,në çdo kohë që i jepej për të pushuar,ai do të gjendej kurdoherë në mes të shqiptarëve.Bisedat me ta,kujtimet për Jeni Pazarin e krejt Kosovën martire,do të zbusnin ate shpirt të madh,do të bënin më të gëzuar ata sy të zes e të bukur.Pranvera e vitit 1919,do të sillte ndryshime të mëdha në jetën e Aqif Blutës.Dhe kjo është e kuptueshme kur burri e atdhetari,e lidh në mënyrë të pandashme jetën e tij me ate të atdheut.E coptuar aq keq më 1913,Shqipëria dhe Kosova këto vise arbërore u qarkuan me karakolle serbe,si për t’ju treguar shqiptarëve se përpara lakmive të fqinjëve sllavoshoven edhe vet Evropa s’ka ç’të bëje.Sikur të mos mjaftonin këto,grekët,serbët e italianët po mblidheshin e po bënin plane për të shqyer prej trupit të Shqipërisë edhe ato pak toka që i patën mbetur.
I plagosur dy herë në luftë,i graduar dhe i propozuar për të marrë ofiqe të reja,Aqif Bluta, e kupton tek e mbramja se rruga e tij tani ishte,vetëm ajo që po e çonte në Jeni Pazar.Miqve të vet në prag të ikjes do tu kumtonte ; “Shkolla e burrnija s’na ka mungue askurrë na shqyptarvet të ardhun këtu në Stamboll.Por per mue,ajo çka i dhash Turqisë asht e mjaftueshme.Hije s’po me ka me mbush gjoksin me dekorata kur kufinin e Shqypnisë e kërcnon serbi e greku nat me natë.Po iki e po ju tham edhe ju që të hidhni dyfekët e turkut për me mbrojt votrat tona “.
Në verën e vitit 1919,shkon në Jeni Pazar.Tashmë është burrë i pjekur,shtat lartë,i heshtur si në fëmijëri por edhe i dashur me të gjithë.Kulla e madhe e Blutajve shtron gosti për netë të tërë ngase ata kishin marrë vesh për plagosjen e rëndë të Aqifit.Qindra vizitorë vinë të takojnë birin e tyre edhe për një fakt tjetër.Në mbarim të luftës së Parë Botërore kur mjaft shqiptarë të Kosovës donin të ktheheshin pranë shtëpive atyre u refuzoheshin kërkesat prej ambasadës serbe në Stamboll.Aqif Bluta,duke shfrytëzuar emrin e nderuar të tij dhe ngase fliste në disa gjuhë,ngase ishte i paisur me logjikën e hekurt,në mjaft raste kish ndërhyrë drejtëpërsëdrejti në këtë ambasadë duke zgjidhur problemet e bashkëkombasve të vet.Ndërkaq,shqiptarët e Jeni Pazarit,Sinicës,Gjakovës,Pejës,ishin të bashkuar rreth idesë për bashkimin e krejt viseve etnike shqiptare.Në kushtet kur ata e ndjen të rrezikohej edhe vetë egzistenca e shtetit të tyre,kryen disa akte jo vetëm luftarake por edhe diplomatike.Kështu,në një peticion që populli i Pejës e Gjakovës i pat dërguar kësaj kohe,qeverisë franceze,thuhej tekstualisht ; “Ne shiptarët e Kosovës kemi luftue aktivisht për çlirimin dhe krijimin e Shqipërisë indipendente… Tani,në vend të lirisë e pavarsisë së premtuar popujve të vegjël,që u ngritën kundër pushtimit austriak,atdheu ynë po pushtohet nga sllavët dhe po vendoset regjimi serb”. (Arkivi Qendror i Shtetit , Fondi Komiteti i Kosovës , dosja 27 , fleta 28 – 29 ).
Aqif Bluta bie me një herë në kontakt me atdhetarët e Jeni Pazarit dhe viseve të tjera shqiptare.Veçmas,ai do të lidhej në miqësi të përjetshme me Nexhip dhe Ferhat Dragën,vëllezërit që jetuan deri në çastin e tyre të mbrame,me idealin e Shqipërisë etnike.Të tre këta burra,formojnë organizatët kombëtare të quajtur ; Shoqëria e mbrojtjes të së drejtave shqiptare”. Në radhët e kësaj organizate ata u përpoqën të afronin sa më shumë intelektualë të cilët do të mund të mbaronin në mënyrë energjike dhe të zgjuar të drejtat e Shqipërisë jo vetëm në viset arbërore,por edhe më gjërë në Europë e Amerikë.Aqif Bluta,tashmë e kupton përfundimisht,se veprimtaria e tij s’mund të jetë tjetër,pos ajo e bashkimit të shqiptarëve në luftë për egzistimin e kombit.Ai ka nisur të shkruje në gazetën “Hak” (organ i Xhemijetit-dilte në Shkup.shën.e.sh.)duke demaskuar jo vetëm vrasjet dhe dëbimet masive të shqiptarëve,por edhe planet djallëzore të Pashiqit i cili me çdo mjet kërkon të dezinformojë opinjonin evropian.Me një gjuhë të rrjedhshme e të qartë,me argumente të fuqishme e për më tepër një logjikë të ftohtë,Aqif Bluta u dha shpresa të mëdha jo vetëm miqve të vet por krejt popullit të Jeni Pazarit,se bijtë e shqiponjës nuk do t’i ulin kryet.Ata do të çajnë kurdoherë përpara,pa iu trembur krismave e fortunave.
Në pranverën e vitit 1923,janë të njohura ,protestat masive të shqiptarëve,për t’u përfaqsuar në parlamentin e mbretnisë SKS,prej deputetëve të tyre.Duke qenë se këtë të drejtë,Jugosllavia ja pat njohur edhe boshnjakëve dhe kroatëve,ajo mundi të bëjë “lëshime”edhe në viset shqiptare të aneksuara padrejtësisht.Kështu,në zgjedhjet që shqiptarët e atyre viseve,bënë për t’u përfaqsuar në parllamentin e atëhershëm jugosllav,Aqif Bluta renditej me votime pas Ferhat Dragës.Gëzimi i popullit të Jeni Pazarit është mjaft i madh,ngase ata shikonin tek bijtë e tyre jo vetëm burrat e mençur por edhe trima,që do të mund të vlersonin të drejtat e shqiptarëve pa iu dridhur qerpiku.Ngase ka autoritet,është i ndershëm dhe i paisur me kulturë,biri i Jeni Pazarit,zgjidhet në paralment si antar i komisionit të financave.Në këtë detyrë të rëndësishme,Aqif Bluta dijti kurdoherë të tregonte maturinë dhe shpirtin atdhetar.Duke zënë një vend të respektuar në këtë komision,Aqif Bluta jo rrallë i shfrytëzoi koniukturat e ditës duke ndihmuar më së shumti në financimin dhe fonde shtetërore të shkollave shqipe si edhe ringritjen e objekteve të kulteve fetare.Anipse ai pat fituar emër të mirë në qarqet intelektuale të parlamentit jugosllav,zemra i rrihte kurdoherë për lirinë e trojeve tona etnike,ashtu siç rreh ajo zemra e zogut që kërkon hapsirën e kaltër të qiejve,çështjen shqiptare ai do ta mbronte në çdo moment dhe krejt haptazi duke u dhënë kështu serbëve që të kujtonin se nderet e tyre ishin krejt të pallogartishme kur është fjala për nderën shqiptare.Kështu,kur forcat serbe ndërhynë në gushtin e vitit 1923,në mitrovicë,duke vrarë të rinj që protestonin sepse donin të ishte shqiptar kryetari i bashkisë,Aqif Bluta me të marrë vesh ngjarjen mbajti një qëndrim trimëror në parlamentin jugosllav.Ai kërkoi që të merreshin masa ndaj gjendarmërisë serbe,duke u kujtuar paralamentarëve jugosllav se gjaku i derdhur nëpër rrugët e Mitrovicës nuk do të ndalet pa u plotsuar vullneti i popullit të atij vendi heroik.Po ate ditë, në gazetën “Hak” lapsi i tij do të shkruante “Gjendarmët serb po i vrasin barbarisht shqiptarët,nëpër rruga.Këto mizorina barbare mund t’i bajnë vetëm serbët e qeveria e tyre” ( Gazeta “Hak” shtator 1923 ).
Historiografia serbe,nuk mund të jetë e saktë kur flet për shpërndarjen e parlamentit jugosllav në vitin 1925.Sidoqoftë,unë mendoj se pos të tjerave ka qenë pikërisht krahu reformator i deputetëve shqiptarë,kroatë e boshnjakë që po e demokratizonte mjaft jetën e parlamentit sllav,duke synuar tek liria e plotë e fjalës dhe mendimit të popujve të tjerë nën serbi.Ka qenë kjo arsyeja që krali i serbisë e shpërndau parlamentin dhe nxori dekrete të veçanta për parllamentin e ardhshëm.
Ndërkaq,në zgjedhjet e vitit 1925,është sërish Aqif Bluta dhe Ferhat Draga që vëhen në krye të patriotëve të kosovës,për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve nën jugosllavinë.Duke përfituar nga ligjet e kohës,tashmë biri i Jeni Pazarit vendos të hedhë kandidaturën e tij në Gjakovë ngase këtu,rinia e arsimuar jo vetëm njihte potencialin intelektual të Aqifit,por për më tepër shihte tek ai mbrojtjen e mençur të çdo ideje atdhetare.Shtëpitë gjakovare të atyre viteve,hapeshin skaj më skaj për birin e Jeni Pazarit i cili la grada e ofiqe,la karriere politike e ushtarake duke e vënë jetën e tij vetëm në shërbim të nacionalizmit shqiptar,për komb e atdhe.Ka qenë maji i vitit 1925 kur Aqif Bluta u propozua prej qindra burrave gjakovarë,që ai,t’i përfaqsonte ata në parlamentin jugosllav.Nga ana e tyre,serbët,ende ruanin në kujtesë,ato fjalime oratorike e debate të nxehta të parlamentarit shqiptar i cili në çdo rast u dilte në mbrojtje të drejtave të bashkëkombasve të vet. Këta kursesi nuk mund ta lejonin që nga ky parlament sharlatanësh të dilnin zëra protestuese të deputetëve shqiptarë.Kësisoj,në një natë gushti të vitit 1925,pas një atentati të dështuar Aqif Bluta arrestohet prej gjandarmërisë serbe,në shtëpinë e Ramiz Rizës.Akuza në këtë rast ishte menduar mjaft mirë,Aqifi u akuzua për bashkëpunim të ngushtë më Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës si edhe me forcat vullnetare të luftëtarëve të Bajram Currit.Pas një mbrojtjeje tepër serioze,pas një mendimi të pjekur për lëvizjen kombëtare shqiptare,duket se për Aqif Blutën mund të largoheshin ditët dhe netët kobzeza të burgut.Ndërkaq,ai fitonte popullaritet çdo ditë e më shumë dhe për të mos provokuar ndonjë revoltë spontane,autoritetet serbe të Gjakovës, e lanë të lirë birin e Jeni Pazarit me kusht që ai të largohej menjëherë nga Gjakova,kushti ishte tejet domethënës.Duke u larguar nga Gjakova,ai nuk do të kishte mundësi të shpalloste idetë e tij atdhetare,nuk mund të organizonte tubime e veprimtari të tjera në shërbim të çështjes mbarëkombëtare. Por tashmë Aqif Bluta ka fituar respekt të madh në krejt viset e Kosovës.Miqtë tij, e shoqërojnë për në Mitrovicë,duke e siguruar se do të punojnë pa rreshtur që mbi personalitetin e tij jo vetëm të mos hidhet baltë por edhe të ndriçohen mjaftë prej shërbimeve të mëdha që ky u pat bërë kosovarëve në parllamentin jugosllav të vitit 1923.Mbase nuk duhet të harrojmë se në këto kohë,mjaft shkrime të Aqif Blutës,lidhur me terrorin serb të ushtruar në Kosovë,ishin botuar në shtypin evropian,duke e rradhitur birin e Jeni Pazarit në plejadën e atyre burrave të mençur që askurrë nuk e ndanë pushkën nga pena.Por edhe në Mitrovicë, ai do të ndiqej këmba këmbës prej policisë serbe.Misione të fshehta të kësaj policie patën dështuar në beograd për të futur Aqifin në rrjetën e tyre të bashkëpunimit,ndaj kësaj radhe ato ishin të vendosura deri për asgjësimin fizik të tij.Edhe këtu arrestohet natën në shtëpinë e një miku të vet dhe i kërkohet llogari për takimet e fshehta që Aqifi ka bërë me Bajram Currin.Kalvari i fyerjeve dhe poshtërimeve dhe nën një gjyq farsë,me preteksin se ka ndihmuar me armë e municion kryengritësit e Bajram Currit,Aqifi dënohet me tre vjet burg.Atdhetarë nga Mitrovica ndërkaq dërgojnë peticion në beograd duke kërkuar lirimin e tij,ndërsa populli i Gjakovës që e pat zgjedhur deputet kërkon me forcë jo vetëm lirimin por edhe përfaqsimin e tyre prej birit të Jeni Pazarit,në parllamentin jugosllav.Sidoqoftë,autoritetet e beogradit,duke paraparë tek Aqif Bluta shpërthimin e mendimit atdhetar e demokrat,preferuan heshtjen dhe burgosjen e tij,përndryshe përkrahjes që mund ti jepnin.Dhe kjo është e kuptueshme,ata nuk mund të luanin me zjarrin,për të djegur mashtrimet e tyre,me ç’rast do të zbulohej krejt hipokriza e “fqinjësisë së mirë”.Por edhe kohën e burgimit,Aqif Bluta e ktheu në veprimtari të gjërë nacionaliste.Ai me qëndrimin e vet,me porositë dhe shkrimet e botuara u kthye në një tribunë të lirë të mendimit të vendosur nacionalist.Aqif Bluta,i plagosuri dy herë në luftërat e Perandorisë Osmane,mësohet t’i ketë thënë të shoqes “Plagët e trupit qenkan shumë herë më të lehta se ato që bajnë dhimbjet.Por lypset mos me u dëshprue se dhimbja për vatanin kthehet kurdoherë në gëzim kur shef një reze shprese”.
Pasi veprimtaria diplomatike e atdhetarëve të Gjakovës e Jeni Pazarit është e madhe,Aqif Blutën enxjerrin nga burgu duke e këshilluar sigurisht që të mos merret me politikë.Biri i Jeni Pazarit,buzëqesh.Kredoja e tij,tashmë është pothuajse e nënshkruar përfundimisht.Shkollat, dijet, trimëritë dhe krejt jetën fizike ai ja pat falur nacionalizmit, kësaj vlere të çdo kohe për shqiptarët.
“Si deul Aqifi nga burgu,shkoi në Shkup,prej kah,bashkë me shokët e vet,i shkroi qeveritarit Masar Beut në Stamboll,të cilin e kishin njoftun dhe i luteshin që të mos pranoheshin shqiptarët si emigrantë në Turqi.Me ndërmjetsinë Masar beut,Turqija mbylli kufijtë për shqiptarët kosovarë e s’pranoi asnji emigrant”.( Gazeta “Kosova” shtator 1943 ).
Në vitet 1930-1933,Aqif bluta së bashku me atdhetarë të tjerë shqiptarë,viret në krye të protestave kundër shovinizmit serbomadh.Me mendjen e mrehtë e gjykimin e thellë,biri i Jeni Pazarit e pat kuptuar se e vetmja rrugë e fatit që do të mund të nxirrte në bregun e lirisë,bashkëkombasit e vet,ishte ajo e mbrojtjes së lirisë me pushkë në dorë.Për hir të së vërtetës,duhet thënë se monarkia e shpallur në shtetin amë,ndriçon dimensione të reja të nacionalizmës me ç’rast rezonimi u ndie edhe në viset shqiptare në Kosovë,Mal të Zi e maqedoninë shqiptare.Aqif Bluta jo vetëm parakuptonte situatat në rrjedhat e tyre plot turbullira por mbante edhe qëndrim atdhetar ndaj tyre duke patur kurdoherë të gjallë shpresën e madhe për bashkimin e kufijve etnike shqiptare.Është kjo arsyeja që në vitin 1933,gjandarmëria serbe pat vendosur eleminimin fizik të tij.Një natë më vonë,ndërsa kthehej i vetëm në shtëpinë tij,në Jeni Pazar,Aqifi sulmohet nga tre njerëz që sigurisht kanë dalë nga barku i natës.Falë fizikut të tij të fortë,guximi e stërvitjes në shkollën ushtarake,Aqifi shpëton,anipse plagoset rëndë ( së pesti).Se me ç’dhimbje e jetoi populli i Jeni Pazarit këtë veprim kriminelësh ordinerë,mund ta kuptosh fare lehtë,kur mëson se shtrati i tij në spital ruhej prej rojeve të armatosura shqiptare e daljen e Aqifit nga ky spital, e shoqëruan gati 7 mijë banorë të qytetit.Thellë vehtes së tyre,banorët e Jeni Pazarit e patën kuptuar se atentati ndaj birit të tyre,tek e mbramja,ishte atentat ndaj vetëdijes kombëtare e cila pat filluar të shperthente përmes jetës dhe veprës së Aqif Blutës.Në zgjedhjet e vitit 1933 për në parlamentin jugosllav,Aqif Bluta delegohet sërish prej votës dhe besimit të banorëve të jeni Pazarit.Këtu,edhe pse i rrezikuar,edhe pse i kërcënuar me jetë,biri i Jeni Pazarit do të ngrinte lartë zërin e protestos në dobi të zgjedhjes së çështjes kombëtare shqiptare.Ky zë,do të gjëmonte në Beograd,ashtu siç gjëmojnë rrufetë në supet e maleve duke iu kujtuar deputetëve serb ate shprehjen ëmblematike të Abdyl Frashërit për Shqipërinë i cili u drejtohej dikur Fuqive të Mëdha”Mos e bëni copë copë sikur s’ka njeri !”.
Sidoqoftë,rrjedhat e ngjarjeve do të ndryshonin fatin e viseve shqiptare,pas sulmit Gjerman ndaj jugosllavisë,në prillin e vitit 1941,trupat gjermane,dy javë pas sulmit të Beogradit mbërrijnë në Jeni Pazar dhe komanda e lartë e Divizionit 60-të,merr takime me parinë e qytetit. Aqif Bluta,me ate urtësinë që e karaketrizonte,por edhe me ate ndjenjë nacionaliste të zhvilluar, e njeh komandën e lartë gjermane me historinë jo vetëm të Jeni Pazarit por krejt viseve shqiptare,të ndarë padrejtësisht nga shteti amë më vitin 1913.Pas kësaj,trimin e Jeni Pazarit do ta shohim edhe në tubimet e popullit në Pejë e Mitrovicë ku me fjalën e urtë u tregon për qëllimet e komandës së lartë gjermane duke i siguruar ata me ç’rast se trupat nuk mund të konsiderohen pushtuese.E vërteta është (pamvarsisht se ç’mund të kenë qëllimet strategjike të gjermanisë) se me vendosjen e forcave gjermane në territoret e Mitrovicës,Pejës,Jeni Pazarit e Rozhajës,masakrat serbe pushuan.Tashmë,me veprimet e tyre dinake,serbët po përpiqeshin të sillnin në këto zona kolonë të huaj,me ç’rast t’u kumtonin gjermanëve se ato vise nuk ishin etnikisht të pastra shqiptare.Në një dokument të asaj kohe,pos të tjerave shkruhet ; “Qeveria Jugosllave për me ndru fytyrën kombëtare të Pejës,kishte prue malazez,serb,rus,prej Banatit e ma së mbramit edhe vrakaqor të rrethit së Shkodrës,tue i zgjedhë tokat ma të mira të rrethit të Pejës… për me mujtun me i lan shqiptarët në varfëri,por fatbardhësisht nuk kishin mujt me ja arritë qëllimit.Mjeti me i marrë këto toka është druri e pushka.Numëri i të vramëve asht i tmerrshëm”.( Arkivi Qendror i shtetit, Fondi 35, Dosja 136, fleta 122 ).
Dinamika e zhvillimeve luftarake të RAIHUT TË TRETË ishte mjaft e ngjeshur dhe në këtë mënyrë,në vjeshtën e vitit 1942 trupat gjermane u detyruan të lënë Jeni Pazarin.Duke përfituar nga kjo tërheqje,militarët serb organizohen për pushtimin e qytetit.Por brenda 24 orëve Aqif Bluta lëshon kushtrimin dhe nën komandë të tij vrapojnë mbi njëmijë (1000)trima.Organizatori i talentuar ushtarak,Aqifi vendosi forcat në ruajtje të qytetit duke lënë të valojë i lirë,në bashkinë e Jeni Pazarit,,flamuri ynë kuq e zi.Pas këtyre veprimeve luftarake,nisur nga përvoja diplomatike,ai u dërgon edhe një mesazh serbëve në rrethina të Jeni Pazarit ku deklaron me zë të lartë se “Jeni Pazari asht tokë shqiptare.Historia e ka vërtetue këtë e na do ta mbrojmë me jetët e të fëmijëve”.
Por formacionet serbosllavo-çetnike nuk mund të tërhiqeshin lehtë prej Jeni Pazarit.Në muajt shtator-tetor 1941,ata kryejnë disa aksione terroriste barbare në rrethinat e këtij qyteti duke djegur shtëpi e duke vrarë banorë të pafajshëm.Aqif Bluta ndërkohë u ka bërë thirrje burrave të Kosovës martire që t’i vinë në ndihmë,aty në pozicionet e para të kufijve etnike shqiptare.E vërteta është se mbrenda një jave,aty mbritën gati dymijë burra të armatosur prej Drenice,Rugovës,Pejës dhe Istogut.Agimi i datës 16 nëntor 1941,vjen në rrethinat e Jeni Pazarit me krisma pushke e hingëllima kuajsh.Forcat çetniko-sllavoserbe janë lëshuar si të tërbuar për të marrë qytetin.Por këtu,pas trimërisë se çetave vullnetare shqiptare,ndriçon edhe njëherë madhësisht talenti dhe guximi i ushtarakut të talentuar,Aqif Blutës.Duke njohur më së miri terrenin duke zënë pikat kyqe të qytetit,Aqifi mundi jo vetëm të mbronte Jeni Pazarin nga shkatërimi i plotë,por duke çarë vetë i pari,ai mundi të ndërfutet në formacionet serbe duke u shkaktuar atyre humbje të mëdha.Mësohet se në këtë rast,në një fjalim të mbajtur përpara popullit,Aqif Bluta kumtoi : “Këto toka të dashtuna,janë mbrojt ndër vite të shkueme me gjak shqyptari.E me këtë gjak të fisnisë burrnore,nuk janë lanë me u shkel prej kambëve të poshtme të serbëvet.Këta male jan mësue ndër vite me ajr të pastërt,tue valvitë madhnueshëm ate flamurin tonë të Skenderbeut”.
Më pas,në vitin 1943,Aqif Blutën do ta shohim në krye të atdhetarëve që kërkojnë bashkimin e krejt tokave shqiptare.Luftëtar i vendosur kundër komunizmit,biri i Jeni Pazarit,do të ishte ideator dhe organizator i disa tubimeve,në vendlindjen e tij e në rrethina,se nëse komunistët shqiptarë,do të luftojnë për kufijtë etnike mund të gjendeshin ura komunikimi,por në të kundërtën ata vetëm ndaheshin dhe askund nuk bashkoheshin.
Mik i ngushtë i Ferhat Dragës,Fuad Dibrës,Xhafer Devës dhe Shaban Polluzhës,Aqif Bluta tashmë rend të organizojë truprojat kufitare shqiptare jo vetëm në Jeni Pazar por në krejt viset e Kosovës Lindore.Ate nuk e lodhin as vitet e rënda të vuajtjeve dhe as mosha.Pret me kënaqësi idetë e miqve të vet për organizimin e Lidhjes së Dytë të Prizërenit.Mandej idetë e kësaj Lidhjeje i përçon në çdo shtëpi të Kosovës,kudo ku dyert për te rrinin hapur.Është kjo arsyeja që shtypi i atyre ditëve,duke folur për tubimin e Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizërenit thotë ; “Mbas zotit Shehu,si nënkryetar vjen zoti Aqif Bluta… asht burrë që në çdo kohë,nën çdo pushtim,nuk ka pushue kurrë së luftuari për realizimin e vullnetit të popullit kosovar,për të qenë një dhe i pandashëm kundra çdo vale shkatërrimtare”. ( Gazeta “ Kosova “ Nr 52 , tetor 1943 ).
Edhe në vitin 1944,edhe atëherë kur tokën e Kosovës po e mbulonte nata komuniste,Aqif Bluta nuk u thye.Anipse nuk pati ndonjë detyrë shtetërore,ai u përgjigj thirrjes së popullit të Mitrovicës, Sinicës e Jeni Pazarit duke i udhëhequr ata në sa e sa beteja kundra forcave çetnike serbe dhe internacionalistëve proletarë.Ai shkon në Pejë e Gjakovë për organizim të mëtejshëm,por në Gjakovë prehet në besë nga komunistët Gjakovarë zihet dhe i dorëzohet OZN-ës famëkeqeTë mbramen herë,kur burri nuk iu përgjigj zërit të atdheut,ishte çast kur sytë e tij mbylleshin nën drithërimën vajtuese për fatin e kombit të vet,le e rritur në beteja për liri,bashkim e prosperim.,ai ndëroi jetë duke shpresuar që Jeni Pazarin,Sinicën e Mitrovicën ti shihte në gjirin e shtetit amë të vetit,në Shqipërinë e Shqipatrëvet.Mbas torturave shtazarake Aqif Bluta vëhet para togës kriminale serbosllavo-komuniste dhe pushkatohet më 21.janar. të vitit 1945.Ai nuk pranon ty mbyllen sytë, dhe ato syqelë të këtij shqiptari nacionalist edhe sot ua trembin ëndrat serbosllavëve.
Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: AQIF EFENDI BLUTA, Eugjen Shehu, shqiptare, SINONIM I BURËRISË

Shqipëria

September 7, 2014 by dgreca

Ilir Levonja/Florida/
Duke iu referuar një interviste të Maks Velos në gazetën Mapo, të dt 6 shtator 2014, në lidhje me veriorët dhe antimyslimanizmin e tij, etj.., apo përbuzjen për këtë shtresë besimtarësh në Shqipëri, para së gjithash duhet kuptuar dhe interpretuar nocioni për vendin, pozitën dhe zhvillimet ndër shekuj. Aq më tepër kur kjo vjen nga persona me sharmin e intelektualit. Apo nga këshilluesi i Kryeministrit të vendit, pozita që i gëzon Maksi.
Si ta perceptojmë vendin? Kjo nuk është çështje, por koncept. Fare thjesht, si nocion gjeografik. Fushë Kruja, Laçi, Shkodra, mbi Shkodra, Kukësi e Tropoja, (vende këto që sipas Velos, pjellkan krimin) edhe Puka që është më në brendësi, Mirdita, Dibrat bashkë, nuk janë veriu, I Shqipërisë. Por kërthiza e saj. Mjafton t’i referohemi poetikës, këngës së shqiptarizmës, ”dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri/ Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi”. (L.Poradeci). Dhe të mendosh vitet kur u shkrua, mund të dallosh fare mire se cili skaj është veriu apo jugu I vendit. Në pikërisht këtë nuk bëjmë. Pavarsisht se shesim patritotizëm. Biles këtë të fundit e konceptojmë pazgjidhshmërisht me armët, me kufijtë, me këlthitjen. Dhe më ironike, bëhet kur mendon se Kryeministri aktual, ka një këshiltar nga veriu I vendit.(Dhe për këtë duhet përgëzuar.) Po ndofta këshilltari tjetër nuk e di. Ose nuk do ta di, pasi pikërisht veriun e Shqipërisë e ka sjellur në Fushë Krujë.
Nuk është vetëm Maksi, por ka vite që ndodh ky ekuivok. Megjithëse po sipas ndërgjegjes intelektuale të një intelektuali kombëtar, juglindor, si Poradeci…, faji apo gabimi janë pjesë e bashkësisë. E jona, E -ne-s.
Në përgjithësi dasimi I gabuar I vendit, shto edhe kuptimin me nëntekst përkeqësues të fjalës, me etiketimin e veriorit, apo malokut etj…, arritën si të thuash vlimin në kohën e diktaturës së proletariatit. Mjafton të përmendim hermetizmin e kufijvë. Piramidat, brenda trupit të vendit. Jemi I vetmi vend në botë që kufizohemi me vetveten. Megjithatë pavarsisht asaj që na kanë bërë të tjerët, ne me mburrje ia bëjmë vetes. Qoftë edhe me fjalë. Qoftë edhe me ta perceptuar vendin.
Tani me pak radhë, për krimin dhe furinë antibesim.
Krimi nuk njësohet me numër veprash, pasi ka të njëjtën peshë. Qoftë 1 në jugun tënd. Qoftë 2, po në veriun tënd. Ose anasjelltas. Ai është krim. Edhe në Korçën e kulturës këto vitet e fundit po ndodhin gjëra që të habisin. Tjetër, njësimi I kanunit me krimin ordiner është, si të largosh veten nga ajo përgjegjësia e Lasgushit. Shqiptarët edhe sot e kësaj dite, ngatërrojnë dhomën e ngujimit, nga fuksioni i saj real. Nuk mund të themi që, veriorët se kaluan dot pragun e mesjetës kanunore, në lidhje me format e krimit. E vërteta është se në gjithë vendin, ne shqiptarët e post diktaturës, u bëm fushë e hapët e horrorit dhe farwestit.
Dhe e fundit, që të kemi myslimanë shqiptarë, mos mbyllni Universetet teologjike aty…, për të dërguar fëmijët në vendet e lindjes. Ashtu sikur, ta ndërtojmë besimin përmes shqiptarit dhe jo, – jo shqiptarit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, maks velo, shqiperia

KOSOVA DHE MUSTAFA KRUJA – Një dyshe e përjetëshme

September 7, 2014 by dgreca

“Po të na shtrëngonte fati me zgjedhë njânën dysh : a mâ mirë me humbun Kosovën apo lirìn, pëlqejmë mâ parë të humbasim lirìn, mbasi këtê, të bashkuem me Kosovën, jemi të sigurtë se dikur mund t’a fitojmë prap…”/
Mustafa Merlika – Kruja : “Në hullí të historisë”/
Nga Eugjen Merlika/*
“Kjo vizitë âsht nji lumní e madhe për mue. E kam pasë pà Kosovën kreshnike kur ishte ende robneshë e Tyrkís e qytetin t’uej po e shoh për herë të parë. Por jo kështu Gjakovsit. Këta i kam njohun nëpër burrat mâ të mirë, nëpër burrat mâ të fortë të tyne. E nuk muj mos me i përmêndun sod ata fatosa qi dhanë jetën e tyne nëpër shpella e në dhè të huej për lirìn e Kosovës. Nuk muj mos me e kujtue botnisht, sod qi po vizitoj vendin e tij, atë bir të madh të Gjakovës qi i thojshin Bajram Curri.
E njoha në Shkup këtë fatos, kur në 1912, bashkë me ju e me Malsorët e vet ishte çue me lirue Shqipnìn prej zgedhe të huej. E njoha e qysh atëherë s’na u danë zêmrat mâ prej shoqja-shoqes. Na bashkonte nji ideal, ideali i Atdheut të dashtun. Për ket ideal ai e dha jetën si fatos, i tradhtuem në shpellën e Dragobìs. Desht Beligradi me e shpëtue, me i a shpëtue jetën e me e peshue me pare: sall, të hiqte dorë prej luftës për lirín e Kosovës, sall të rrinte rahat në shtëpi të vet o ku t’i donte zêmra në tokë Jugosllave. Ah, jo! Bajram Curri s’kish lè për t’a shitun Atdhèn e vet. Tânë haznat e Beligradit, tânë Jugosllavija, tânë pasunija e botës s’e vyeshin për tê lirín e nji katundi të Kosovës. Mâ mirë me dekë. E diq si burrë, diq si fatos. Po ashtu diq në dhè të huej edhe nipi i tij qi nuk i qe dà kurrë në jetë të vet: Hysni Curri, fatosi i Qafës së Prushit.
Nji tjetër Gjakovas i ka hala sod eshtnat në mërgim, ku i dha fund jetës me dorë të vet tue lânë me shkrim këta dy rreshta të mallëngjyeshëm: “I mërzitun e i dëshpruem si nji njeri dyfish pa Atdhè, dava me i dhânë fund ksaj jete”. Ky burrë, ky Gjakovas i vërtetë, qe Niman Ferizi, nji tjetër mik i em qi më la mbas veti në nji moshë aqë të rè. E kur nji njeri e ka njohun Gjakovën nëpër ksi burrash, kur ai e din edhe tânë historín e këtij vendi, merret me mend se me ç’farë dashtunije e gzimi lakmon me e pà e me e përshëndetun.”
Këto ishin fjalët me të cilat, më 1 korrik 1942, Mustafa Kruja, atëherë Kryeministër i Shqpërisë së bashkuar nën pushtimin italian, mbas tridhjetë vitesh ndarje të detyruar, i u drejtua popullit të këtij qyteti, në të cilin ne sot jemi mbledhur për të përkujtuar 70 – vjetorin e një ngjarjeje ogurzezë. A ka lidhje mes fjalëve të ish Kryeministrit, drejtuar gjakovarëve, dhe këtij simpoziumi që mbahet sot në këtë qytet, për të kujtuar me dhimbje, njëkohësisht me shpresë e besim në t’ardhmen, një nga ngjarjet më të hidhura, në mos më e hidhura e historisë së këtyre trojeve, të Kosovës e të Shqipërisë që prej një shekulli e këndej ?
Ajo ngjarje ishte ribashkimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare me Shtetin jugosllav. Ajo ngjarje shënoi fundin e “pranverës së Shqipërisë etnike”, që kaloi dhe u shua si një meteor i ndritshëm në qiellin e historisë shqiptare të shekullit të shkuar, për të lënë gjurmët e pashlyeshme në kujtesën historike të saj e në kujtesën vetiake të qindra mijra shqiptarëve që u njëjtësuan me sendërtimin e ëndrrës së Shqipërisë së bashkuar në kufijtë e saj natyrorë. Mendoj se lidhja mes fjalimit të Krujës, apo vizitës së tij, i shoqëruar nga Ministrat Vlora e Agushi dhe ngjarjes që përkujtojmë sot, është në vetë rendin e gjërave. Ajo klasë politike që, n’atë rast, përfaqësohej prej tyre e që në curriculum – in e saj, si stolinë më të çmuar, mbante firmat e vendosura në Dokumentin e Shpalljes së Mëvehtësisë shqiptare më 28 nëndor 1912, e kishte lidhur thelbin e veprimtarisë së saj politike, shoqërore e shtetërore me atë akt historik të prillit 1941, i cili sendërtonte, në një shkallë të kënaqëshme, një ëndërr të përkundur për tridhjetë vjet, atë të bashkimit të trojeve ku flitej gjuha shqipe në një shtet të vetëm. Ai synim, më se i ligjshëm në një kontekst normal të marredhënieve mes shteteve, u kthye në një ankth për shqiptarët që, brënda pak ditëve të tetorit të zi 1912, qenë të pranishëm në grabitjen me dhunë të trojeve të tyre shumë shekullore nga ana e fqinjëve, me të cilët ndanin një histori mijëvjeçare, me të mirat e të këqijat e saj.
Shteti i bashkuar i shqiptarëve, i pari në historinë e tyre të gjatë, i ngjau një zogu të sapo dalë nga foleja që ra në pritën e gjahtarit të pashpirt, i cili e goditi befasisht, duke e rrëzuar për tokë të gjymtuar. Këtë zog të gjymtuar “Etërit e Kombit”, ata që i kishin nënëshkruar Pavarësinë, duke pritur në duart e tyre lindjen e tij të vështirë, u munduan t’a rrisin, t’i shërojnë plagët e t’a bëjnë të fluturojë, me fuqitë e tij, drejt synimesh të larta zhvillimi e qytetërimi. Por brezi i tyre mbeti i lidhur pazgjidhshmërisht me ëndrrën e kthyer në ankth, me ribashkimin e trojeve, që i ngjante gjithënjë e më tepër një vegimi që largohej, sepse miopia e politikës së madhe e kishte mbushur Evropën me probleme të tilla.
Për një tekë të çuditëshme të historisë, ajo ëndërr do të gjente folenë e saj të sendërtimit në një gjëndje jo të zakonshme, në një kontinent që jetonte tragjedinë më të madhe të gjithë historisë së tij, në luftën e dytë botërore. Ajo ditë prilli e vitit 1941, kur u vendos nga Qeveria italiane që trevat shqipfolëse, deri atëherë pjesë e Mbretërisë Serbo – Kroato – Sllovene, të pushtuara nga trupat aleate të Rajhut të tretë, do t’i bashkangjiteshin Perandorisë fashiste të Romës, në kuadrin e Shtetit shqiptar të bashkuar me këtë të fundit, qe sendërtimi i ëndrrës tridhjet-vjeçare, edhe se në një kontekst tepër të diskutueshëm.
Mustafa Kruja, atëherë Kryetar i Komisionit të Përshpagimeve shqiptare, e quajti “ditën më të bukur të jetës së tij”. Ajo ditë nuk ishte e tillë vetëm për të, ishte edhe për shumë atdhetarë të tjerë e për qindra mijra qytetarë të Shqipërisë e viseve të saj të bashkuara me të, kryesisht për ata të Kosovës. Sa ishte e lumtur ajo ditë e bashkimit, po aq e hidhur e tragjike ishte periudha kur trupat komuniste jugosllave, të ndihmuara nga brigadat “çlirimtare” të komisarit Ramiz Alia e të tjerë personazheve të universit komunist shqiptar, shtypën qëndresën heroike të kosovarëve, të lënë dramatikisht vetëm në luftën për mbrojtjen e lirisë së trojeve të tyre. Ajo dhunë, e ushtruar mbi Kosovën e lirë nga zaptuesit e vjetër me tjetër uniformë, me yjet e kuqe të Moskës në kapelet e tyre, të cilëve i u shtuan, në shprehjen më të spikatur të tradhëtisë kombëtare e të pabesisë njerëzore, repartet e ushtrisë “nacional – çlirimtare” të Enver Hoxhës, vrau barbarisht shpresën e rilindur të Kosovës, ëndrrën e saj e të pjesës më të madhe të shqiptarëve, për të jetuar të lirë e të bashkuar në trojet e tyre.
Ajo dhunë do të ngarkonte mbi ndërgjegjet e fituesve mijëra jetë djelmoshash të Kosovës kreshnike, që asgjësoheshin nga shkjetë dhe bashkëpuntorët e tij komunistë shqiptarë në emër të “revolucionit proletar”, qindra mijra kosovarë të përzënë nga shtëpitë e tyre, për t’u syrgjynosur në Anadoll, në zbatim të një strategjie afatgjatë të akademikëve të Beogradit për të zbrazur Kosovën shqiptare.
Ne sot e kujtojmë atë mynxyrë të historisë sonë, së pari me respektin e thellë ndaj heronjve të qëndresës vetmitare të kosovarëve nacionalistë si Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Marije Shllaku, Ukë Sadiku, Hysen Tërpeza e qindra e mijra luftëtarë të lirisë, por edhe me vlerësimin e nderimin e atyre figurave të historisë sonë që punuan me mish e me shpirt për Atdheun e bashkuar, që u përpoqën, me të gjitha mënyrat, t’i shmangnin atij gjysëm shekullin e mallkuar të shoqërisë sonë.
Një nga ato figura, me të veçantën e saj në lidhjet me Kosovën, ka qenë Mustafa Merlika-Kruja. Kjo trajtesë merr përsipër të jetë një rrëfim i çasteve kryesore të këtyre lidhjeve, së bashku me dëshmitë e shkruara që hedhin dritë mbi ato çaste. Në këtë rrëfim hasen ngjarje e personazhe që i përkasin historisë së Shqipërisë, asaj historie që ende sot vazhdon të trajtohet me subjektivitetin manikeist të shkronjësve besnikë, deri në vdekje, të tjetërsimit të saj, të përmbysjes së vlerave të vërteta e ngritjes në piedistal të nuliteteve të përvojës komuniste shqiptare.
Ajo histori fillon herët, n’agim të shekullit, më 1902, kur djaloshi nga Kruja, mbasi kishte mbaruar mejtepin e Mulla Hysenit në qytetin e lindjes, shkoi në Janinë për të vazhduar shkollën e mesme, duke u regjistruar në gjimnazin turk t’atij qyteti. Aty krijohet lidhja e parë me një mësues nga Gjilani i Kosovës.
“Nga të gjithë Eprorët e gjymnazit të Janinës, shkollë e konvikt, dý fytyra mbaj mênd të kohës s’eme qi s’dijshin me qeshun kurrë faqe nxânsash: ajo e Saib Efendiut, nji Tyrk prej Anadolli, hoxhë me çallëm i mësuem mjaft mirë në Shkollët Normale t’Epër e mjaft i squet; dhe ajo e Qamil Efendiut, Shqiptar nga Gjillani qi mâ vonë, shumë mâ vonë, atje kah vjeti 1923 me gjasë, pat ardhun në Shqipní e marrë pjesë veprimtare në jetën politike të Vêndit me titull, emën e mbiemën qi kanë njohun të gjithë intelektualët shqiptarë të kohës së tij: Prof. Qamil Bala.”
Njohja u kthye shpejt në respekt të ndërsjelltë e në miqësi, që nuk mbeti në caqet e thjeshta të dashamirësisë mes mësuesit e nxënësit. Nxënësi recitonte para mësuesit “Istorinë e Skënderbeut” të Naimit dhe mësuesi e furnizonte nxënësin me kryevepra të letërsisë rinore në gjuhën frënge. Mësuesi nga Gjilani la një mbresë të thellë tek Mustafai dhe është nga të parët që fuqizoi dashurinë për kombin në zemrën e djaloshit, duke ndikuar edhe në formimin e karakterit të tij me parimet e besës e të besnikërisë.
“Po të na hetojnë Halldupët sharrojmë. Po un nuk shtij këtu veçse Shqiptarë e Shqiptarë të mirë. Na nuk mund t’i biem mohit gjakut t’onë, Kombit t’onë, Shqipnís s’onë. Por duhet t’u ruhemi fort Halldupve e Shqiptarve të këqij se na marrin mbë qafë.”
Profesori u mundua të ndikonte edhe në t’ardhmen e nxënësit të tij, duke e drejtuar në vazhdimin e studimeve n’ingjinjerí, bazuar mbi aftësinë e spikatur të djaloshit në matematikë, lënda që i mësonte atij. Mustafai i ri u detyrua t’a ndryshojë mendimin e tij e të profesorit dhe, me këmbënguljen e Esat Pashë Toptanit, të hyjë në konkursin për Mylkije. Sa herë në jetën e tij ka qortuar veten për atë zgjedhje, mbasi politika e vuri para provash të vështira për atë dhe familjen.
Mustafai fitoi konkursin e hyri në Mylkije, shkolla e lartë e Perandorisë Otomane, për të formuar kuadrot e saj. Aty, me prirjet e tij kundër absolutiste, u shqua në demostratat e studentëve kundër regjimit të Turqvet të rinj, që zhgënjyen pritjet e kombësive të tjera, në veçanti të shqiptarëve. Filloi të shkruajë në gazetat e Stambollit e ky kompleks veprimtarie çoi në përjashtimin e tij nga universiteti për motive politike. Sa po bëhej gati për t’u nisur në drejtim të SHBA-ës i u komunikua rikthimi në shkollë, si pasojë e ndërhyrjes së deputetëve shqiptarë në organet e arsimit. Ndërmjet tyre ishin dhe deputetët kosovarë Hasan Prishtina e Nexhip Draga.
Do të takohet me këta dy personalitete të shquar të jetës politike kosovare e shqiptare në korrikun e vitit 1912 kur, në cilësinë e sekretarit organizativ të kryengritjes shqiptare për Veriun dhe Shqipërinë e Mesme, së bashku me Markagjonin, Abdi Toptanin e të tjerë shkuan në Shkup, për të biseduar mbi vazhdimin e kryengritjes, mbi programin dhe perspektivat e saj. Siç del edhe nga kjo pjesë, e marrë nga letra që i drejton Atë Paulin Margjokajt më 18 maj 1958, Mustafai debatoi mjaft me miqtë kosovarë mbi përfundimin e bisedimeve me Ibrahim Pashën dhe shpërndarjen e kryengritësve.
“ Kosovarët kanë hŷmë në Shkup pa pushkë, tue pasë lajmuem qeverija se ishte gati me ramë në kuvênd me kryengritësit. Edhe na lajmohemi me pezulluem çdo veprim me armë e me dërguem në Shkup përfaqsuesit t’anë. Muerëm atë rrugë të gjatë mbë kual: Marka Gjoni ( i ati i Kapidan Gjonit), Abdi Toptani e un, natyrisht të shoqnuem edhe prej ndonji tjetri, por na të tre, demek, ishim krenët. Kur mbërrîmë na në Shkup, gjithça kishte qênë kryem! Kosovarët ishin marrë vesht me Marshal Ibrahim Pashën me ato kushte qi janë njohun si 14 pikat : mbrênda katër vilajetevet qi na i kemi pasë quejtun Shqipní, kudo qi shumica e popullit flitte shqip, nëpunsit do të dijshin shqip e shkollat do të mësojshin shqip; Shqiptari do t’i shërbente mbretit në kohë paqe vetëm në Rumelí (në Tyrqinë e Evropës). Këto tri pika kishin mâ tepër rândsí e tjerat s’i mbaj mênd. Ndër krenët e Kosovës mbretnonte Khaosi, kishte ndër ta nacjonalista, si Hasan Prishtinë e Bajram Curr, qi do t’a kishin rrezikuem edhe jetën e tyne për t’i siguruem Shqipnisë nji autonomí të plotë ; kishte koka, si Riza beg Kryeziu i Gjakovës e Isë Boletini, në polin e kundërt, qi do të kishin bâmë gjithashtu për me shliruem Abdyl-Hamidin e me e hypun përsrí në thront, me qênë Kosova e falun prej shërbimit ushtarak e taksash ; kishte gjind t’urtë e të stërvitun si Nexhib Draga, qi spjegojshin se me koka t’atilla, siç ishte krejt popull’ i Kosovës, fitim’ i atyne 14 pikave duhej konsideruem nji mrekullí për atëherë; kishte edhe asish, ndër të parë të vêndit, qi kishin qênë gati me kthye e shkuem në shtëpí me njerëzit e tyne, porsa t’ishte marrë lajmi qi u ndërrue kabineti në Stamboll, ai i Tyrqe të Rij me nji “ancien régime”.”
Të njëjtin argument e gjejmë të trajtuar edhe në një letër të gjatë që ai i shkruan prof. Stavro Skendit, më 2 nëndor 1953, me kërkesën e këtij të fundit mbi një opinion rreth “Sistemit të partive në Shqipëri”.
“Në një pjekje private që pata pasur me të ndjyerin Nexhib Draga në shtëpí të Rexhep Mitrovicës, ai më tfilloi se sikur të kishin pritur më shumë, që t’arrijshim edhe na në Shkup, kryengritja do të kishte falimentuar për faqe të zezë t’onën; sepse dhelpra e Stambollit kishte futur agjentat e saj në turmën e kryengritësvet kosovarë me premtime që qeverija do t’i lînte Shqiptarët të mbanin armë lirisht kudo që t’ishin dhe do t’i shkarkonte Kosovarët nga çdo farë pagesash të gjeratëhershme. E në këto dý koncesjone e te mbret’i Stambollit, më thotë Draga, përmblidhej i tërë ideal’i Kosovaret. Un po shtoj se, besa, jo vetëm i Kosovaret, po edhe i shumë krahinave tjera të Shqiprisë s’asaj kohe!”
Nga këto biseda me atdhetarë të provuar, ku bëhej fjalë për një çast tepër të rëndësishëm të fateve të kombit, siç ishte kërkesa për shkëputje nga Turqia, Mustafai i ri e kuptoi se sa e vështirë ishte të thyheshin tabutë e një mendësie të ngulitur thellë në mëndjet e shumë shqiptarëve që nuk mund t’a konceptonin jetën e tyre pa lidhjet me Stambollin. Ishte një nga zhgënjimet e para nga jeta politike, një zhgënjim që nuk nguron t’a shprehë hapur, në formë qortimi, edhe mbas tridhjetë vitesh kur si Kryeministër i Shqipërisë etnike, në fjalimin e fundit të vizitës së tij në Kosovë më 2 korrik 1942, në qytetin e Prizrenit, pohon :
“Por duhet t’a pohojmë burrnisht or vllazën, e t’a kemi si mësim para sysh se gjaku ynë i derdhun në 1912, u vjefti, jo nè për lirinë qi kërkojshim, por anmiqvet t’anë, për nji robní të këtyne viseve mà të zezë se ajo e para…..”
Është një frazë që ve në dyshim një nga çastet e rëndësishme të historisë sonë bashkëkohore : dobinë e kryengritjeve shqiptare të viteve 1911 – 1912. A qenë në favor të çështjes shqiptare ? Dobësimi i pozitave të Turqisë në Ballkan qe më i dobishëm për Shqipërinë, apo për shtetet fqinjë të saj që ishin të pavarura ? Është një pyetje që dëshmon relativitetin e vendimeve historike që, me kalimin e kohës, pësojnë vlerësime të ndryshme, herë herë edhe të kundërta. Revolucionari atdhetar Kruja, më 1912, hartonte të gjitha shpalljet, përkujtesat e dokumentat e kryengritjes, duke kërkuar autonominë e shkallës më të lartë. Luftërat ballkanike dhe gjymtimi i trevave shqiptare ishin pasojë edhe e dobësimit të pozitave të Perandorisë në Ballkan, dobësim që, së fundi, doli i dëmshëm për Shqipërinë, mbasi zëvendësoi sundimin turk me atë të serbëve, malazezëve e grekëve mbi krahinat shqiptare, duke dëmtuar rëndë integritetin tokësor të Shqipërisë s’ardhme. Kryeministri Kruja, më 1942, e ka përvehtësuar mësimin e 1912-ës dhe u a kujton bashkatdhetarëve, për të mos rënë më në gabime t’atij lloji. Fatkeqësisht ky mësim nuk u muar për bazë dhe nuk u zbatua nga drejtuesit komunistë shqiptarë që flijuan trevat shqiptare, duke u a dorëzuar jugosllavëve, për të ruajtur pushtetin e tyre, të siguruar nga Titoja dhe Stalini.
Shpallja e pavarësisë i bashkoi të gjithë atdhetarët shqiptarë, por shpejt Konferenca e Londrës do t’i jepte një grusht të fortë shpresave të tyre për kufijtë e Atdheut. Të mbetur jashtë kufinjve të Shtetit shqiptar edhe politikanët kosovarë zhvilluan veprimtarinë e tyre në Shqipëri. I kthyer në Shqipëri, mbas tre vjet e gjysëm qëndrimi në Itali, në fillim i burgosur me urdhër të Esat Pashës e më vonë si kryeredaktor i gazetës “Kuvendi” në Romë, Kruja merr pjesë në Kongresin e Durrësit, duke u zgjedhur ministër në Qeverinë e Turhan Pashë Përmetit. Emërohet sekretar i Dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, ku harton së bashku me Luigj Gurakuqin të gjitha promemoriet dhe dokumentat e tjera që i dërgoheshin drejtuesve të Konferencës.
Ja disa pjesë të shkëputura nga dokumentat e Dërgatës, në të cilët fati i Kosovës është në qendër të vëmendjes. Ideja e së vërtetës etnike e historike shpaloset me një rigorozitet shkencor, argumentat mbrohen me statistika turke, austriake apo bullgare, mbi shifrat e popullsisë të detajuara për çdo qendër administrative. “Kërkesat e Shqypnisë” e paraqitur në kryesinë e Konferencës më 15 shkurt 1919, është një përpjekje cilësore për të bërë të njohur konturet e vërteta të problemit shqiptar.
“Sikurse do të shihet nga karta gjeografike ngjitun këtu, kufini ethnik i Shqipniës fillon prej gjînit të Spicës (në verit të Tivarit), këthehet drejt nord-estit tyke marrë mbrênda Tuzin, Hotin, Grudën, Triepshin, Podgoricën, dhe, tyke ndjekun kufinin e Malit të Zi qi ka pasun përpara motit 1912, përmbledh Pejën, Gjakoven, Mitrovicën (pjesën lindore), Prishtinën, Gjillanin, Ferizovikun, Kaçanikun, njê pjesë të kazás së Shkupit, Tetovës, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, për me arrijtun te “Mali i Thatë” ndërmjet liqêjvet t’Ohriës e të Prespës. Qy nga këjo pikë kufini ndjek vijën e 1913-s ngjer te maja e malit Gramos e vazhdon drejt sudit për me dalë afër gjînit të Prevezës. Të gjitha viset qi gjinden në Perendimt të këtij kufini përbâjnë Shqypniën ethnike e historike.
Mbrênda ndër këta kufîj qi caktuem mâ sipër, jetojnë afër 2.000.000 Shqyptarë, nga të cilët mâ pak se gjymsa ndër kufîjt e shënuem në Konferencën e Londrës dhe tjerët n’ato vise qi u ishin lânë, po n’atê Konferencë, Malit të Zi, Serbies e Greqiës.”
Është një fragment i shkurtër i përkujtesës, në të cilin shënohet kufiri real i Shqipërisë natyrale, kufi i masakruar nga pushtimet sërbe, malazeze a greke e të ligjëruara nga Konferenca e Ambasadorëve e nga Protokolli i Firences në vitin 1913. Kërkesat e Dërgatës, të firmosura nga Turhan Pasha, ishin një pasqyrë e problemeve themelore që kishte Vendi e që gjenin tek Gurakuqi e Kruja mbrojtës cilësorë e në nivelin e detyrës. Argumentimi i tyre kërkonte kohë të gjata studimi e saktësi shëmbullore. Për të qenë më bindëse argumentat merreshin nga dëshmi të diplomatëve të huaj që njihnin problemet e Ballkanit, për të vërtetuar përkatësinë shqiptare të trevave të pushtuara nga sllavët e grekët. Dërgata ndiqte me interesim ngjarjet në Kosovë e në viset e tjera shqiptare të Jugosllavisë, përndjekjen që pësonin banorët e atyre viseve, dhunën e pësuar, masakrat e largimet e njerëzve drejt Shqipërisë. Ja se si i shkruajnë Kryetarit të Konferencës, Kryeministrit francez Clemanceau autorët e “Protestë kunda masakrave sërbe” më 11 mars 1919 :
– Protestë kundra masakravet serbe.
Shkëlqesë,
Në këtê orë kurë Konferenca e Paqës po kërkon me hudhun themelat e njê paqe të drejtë e të qêndrueshme ndërmiet popujvet, në Shqipnië janë tue ndodhun punë mi të cilat po e shohim për detyrë me i hekun vërejtjen Këshillit të Naltë të Besatarvet.
Lufta zyrtarisht ka mbaruem, por me gjithë këtê përpjekjet po vazhdojnë me rreptësië në shumë vise të Shqipniës.
Qyshë se ushtriët serbe kanë hymun përsëri në krahinat e Kosovës, Shqiptarët po ujisin me gjakun e vet këto krahina ku kanë lânë eshtnat sa prindën të tyne për të pruejtunit e tokës dhe të liriës së vet.
Bota mbarë âsht çuem idhnueshëm kundra masakravet të mënishme t’Armenvet qi kishin për qëllim të stërfarunit e racës së tyne; mizorina po me atê qëllim po bâhet sod në Shqipnië pa u çuem njê zâ protestimi kurrkah.
Për të vetmen krimë qi duen me i ndêjun besnike mâmës-atdheë, popullsiët e Pejës dhe të Gjakovës kanë mbetun, tash nj’a dyë javë, nên zjarmin e rreptë t’ushtrivet serbe. Sod janë qytetet e Plavës dhe Gucinjës qi u ka ardhun rêndi me psuem shortin e atyne. Gra, pleq, kalamâj lânë vatrat e veta të rrenueme e hikin. Njê varg i parë të hikunisht, i përbâmun prej dyë mijë vetësh, ka mundun t’arrijë në Shkodër, e njê tjetër varg prej njê mijë Shqiptarësh tjerë âsht kapun në Zadrimë.
Lutja e jonë me 7 Mars mi të shkelunit e dhenavet shqiptare prej ushtrive amerikane sod po bâhet njê nevojë e domosdoshme, mbas si këto ushtrië do të mund i ndalojshin me-njê-herë masakrat e tmerrueshme qi po bâhen qyshë prej pushtimit të ri të Kosovës prej ushtrivet serbe.
Merret vesh, nga tjetra anë, prej lajmevet qi Dërgata e jonë po merr prej Durrsi, se disa çeta komitaxhish greke janë tuke u mbledhun për të gjatë kufinit të Shqipniës së Poshtme nên komandën e Kapidanit të nëzâshëm Vasil Kolovosi, të Vasil Stilarës edhe të Stefit. Këto çeta janë tuke u bâmun gati me i hymum mbrênda Shqipniës së Poshtme për me shtrênguem popullsiën qi të kërkojë Greqiën e për me bâmun këso mënyre qi të duken të drejta lakmiët panhelenike mi këtê krahinë.
Populli Shqiptar beson në ndiesiët njerzore të Delegatvet të Konferencës për me i dhânë fund sa mâ shpejt gjêndsiës së mjerueshme qi Ju paraqitëm këtu n’êmën të tij.

Paris, 11 Mars 1919.

Shkëlqesës së Tij Z. G. Clemenceau, Kryetari i Dërgatës Shqiptare
Kryetar i Konferencës së Paqës. (nënsh.) TURHAN

Mbas gjashtë muajsh qëndrimi në Paris, Kruja u kthye në Shqipëri, ku mori zëvendësinë e Ministrit të Brëndshëm, Mehdi Frashëri, që shkoi në Dërgatën që punonte në kryeqytetin freng. Në Shqipëri gjeti një gjëndje të rënduar nga pamundësia e Qeverisë për të vendosur rregull, mbasi kushtëzohej nga autoritetet ushtarake italiane, që nuk kishin dëshirë të bashkëpunonin e t’i jepnin asaj kompetencat e nevojshme. Përhapja e esadizmës në Shqipërinë e Mesme ishte bërë rreziku më i madh për mundësinë e qeverisjes. Në opinionin publik Qeveria e Durrësit, e cila praktikisht punonte vetëm jashtë, për të siguruar kufijtë e 1913-ës që viheshin në diskutim e rrezikoheshin seriozisht nga traktatet e fshehta, siç ishin ai i Londrës mes Italisë dhe Antantës, i nënëshkruar më 1915, apo marrëveshja Titoni – Venizellos për Shqipërinë e Jugut, kishte humbur besueshmërinë. Ndihej nevoja e një tjetër mbledhjeje kombëtare, që duhej të përcaktonte një tjetër politikë, më të pavarur prej Italisë e që të përpiqej të nxirrte një qeveri, në gjëndje të përballonte me energji problemet e shumtë.
Për këtë nevojë ishte i bindur edhe M.Kruja, por pozita e tij si titullar i Qeverisë së Durrësit i krijonte një problem moral me kolegët e tij. Gjatë kësaj periudhe, pra në muajt e fundit të vitit 1919, ai pati takime e biseda me shumë përfaqësues të jetës politike shqiptare. Një nga këta takime, atë më të rëndësishmin për të, e gjejmë të përshkruar në një letër të gjatë që i drejtohet Atë Paulin Margjokajt më 15 janar 1952.
“M’u paraqit tekembramja nji fasë e re, fasa vêndimtare e situatës. M’u proponue prej nji grupi agjitatorësh (kështu jam tue i quejtun përgjithsisht ata qi i fryjshin zjarmit, prej çdo kategorije qi të kenë qênë e çdo farë qëllimi qi të kenë pasun) për me fitue bashkpunimin t’em në veprën e tyne. Ishin të tanë Kosovarë: Hysni Curri (i nipi i Bajramit, i cili vetë ishte ende në Vjenë), Rexhep Mitrovica a Bedri Peja ase të dy, s’e mbaj mênd mirë, Halim Gostivari (Drejtuer i përgjithshëm i Policís nën qeverín t’onë), Salih Vuçitërni e s’dij kush mâ. Këta të gjithë, direkt a indirekt, ishin të lidhun me Krahun Kombtar t’Eshref Frashërit. Currin e Vuçitërnin i kishem personalisht miq të vjetër. Me Kosovarët përgjithsisht kam pasë shkue mirë. Këta, tue theksue se kishin ardhun me folë me Mustafa Krujën e jo me nji ministër, mbasi më pyetën nëse mund të më flitshin lirisht me cilësín t’eme thjesht personale e patën përgjegje positive, më muerën besën qi bisedim’i ynë, edhe sikur mos të kishte asnji përfundim positiv, do të mbetej nji sekret absolut ndërmjet nesh ; m’u çelën: atdheu po ishte në buzë të greminës, vetëm patrijotët e vjetër e të vêndosun për çdo sakrificë mund t’a shpëtojshin, qeverija qi ishte në fuqí kishte humbun çdo pushtet moral si përmbrênda si përjashta, prandej e vetmja rrugë shpëtimi ishte ndërrim’i ksaj me elementa tjerë të pakomprometuem me anë të nji kongresi, legal në na lashin italjanët, të fshehët ku të mujshim me u mbledhun, në rasë të kundërt, Atdheu kishte nevojë për mue, aderim’i im e ndihma e ime për sendërtimin e ksaj vepre, shihej e domosdoshme. Kjo qe synthes’e bisedës së grupit. Të them të drejtën, edhe tash qi jam tue e kujtue atë skenë, edhe tash, mbas 31 vjeç, jam tue e ndie mallëngjimin qi më pat kapun në fund t’asaj bisede. S’ishte kuvëntarija, s’ishin fjalët e thekshme, qi më mallëgjyen, por vetë objekti i asaj bisede, rreziku i Atdheut qi ishte nji realitet për t’a pamë edhe i verbti; më preku tepër edhe besimi qi po tregohej ndaj mue, apeli qi po më bâhej për t’ecun në nji rrugë sakrifice të njohun prej meje qyshë djalë i ri. U mallëngjeva aqë, sa mos me qênë i zoti me u përgjegjun me fjalë, por me lot rrëké! Qamë të gjithë. Thashë po: “Nesër ap dorhjeken prej qeverís e bashkpunoj me jue!” Por shokët e rij m’u përgjegjën se ata ishin t’ auktorizuem me bisedue e vêndue me mue edhe gjithë planin e veprimit deri në mbledhjen e kongresit. Kërkuen pikë së pari qi un mos të dilshem prej qeverije, qëndrim’i im n’atë vênd, sidomos tue pasun në dorë edhe ministrín e mbrêndshme, do t’i shërbente çâshtjes shumë mâ tepër. Ky proponim më vênte mue në nji pozitë tejet delikate e me shokë, për të cilët “qëllimi ligjon mjetet”. Un s’mund të bashkpunojshem me nji palë shokë në qeverít e me nji palë tjerë për me rrëzue këtë qeverí, qoftë edhe për nji qëllim të shênjtë. Mbas nji shoshitjeje të gjatë të ksaj probleme incidentale, por qi për mue kishte nji randsí esencjale moraliteti, mbërrîme tekembramja në nji marrveshtje të plotë, të shkrueme e të nënshkrueme prej të gjithve (mjerisht s’mbaj mênd se kush ka qênë mâ tjetër veç katër personave të sipërshënueme e nëse ka qênë apo jo tjetërkush, por më duket se po). Sido qoftë, para se me tregue se ç’ishin termet e ksaj marrveshtjeje, më duhet me kthye edhe nji herë te gjêndj’e mbrêndshme e vêndit…..

Tash pra marrveshtja qi u nënshkrue përfshinte këto pika: 1) Do të mblidhej nji kongres, para të cilit qeverij’e përkohshme do të paraqitej me spjegue veprimtarín e saj të deriatëhershme; 2) Kjo qeverí, tue pasë humbun çdo kredit si para popullit ashtu edhe ndër qarqet e hueja, do të zvëndsohej prej nji tjetre; 3) Për kryetár i qeverís së re do t’i paraqitej kongresit kandidatura e Nexhib Dragës; 4) Mustafa Kruja do të rrinte në qeverí të përkohshme sa kohë qi shërbim’i tij në tê do të shihej i nevojshëm për çâshtjen kombtare, do të përpiqej me mjetet e qeverís qi t’a shrrânjoste veprimtarín esadiste në Shqipní të Mesme dhe t’i bindte pushtetet italjane, kur do t’i vinte koha, për moskundrështimin e mbledhjes së kongresit; 6) Mustafa Kruja, kur të jetë koha e pjekun për mbledhjen e kongresit, do të përpiqet me i bindun shokët e qeverís së përkohshme qi t’a proponojë vetë mbledhjen e kongresit e të dorzojë mandatin e saj para tij, po s’e ndëgjuen, ka për të dhânë dorhjekjen.”
E solla këtë dëshmi, jo për të ndjekur vazhdimin e zhvillimit të ngjarjeve, që përfundojnë me Kongresin e Lushnjës, në të cilin Kruja nuk mori pjesë, jo për kundërshtí bindjesh, por për një skrupull moral kundrejt shokëve të Qeverisë së Durrësit. Ai takim i fshehtë ndërmjet tij dhe personaliteteve kosovare dëshmon për marredhëniet miqësore që ai kishte me të gjithë përfaqësuesit kosovarë të politikës, me të cilët gjente gjuhën e përbashkët për shumicën e problemeve që ajo duhej të përballonte në situata aspak të favorshme. Projektimi i Nexhip Dragës në funksionin e kryeministrit të shtetit shqiptar, tregon edhe një herë se sa i çmonte Mustafai vetitë dhe personalitetin e atdhetarit kosovar, me të cilin ishte njohur vite më parë, por edhe bindjen që kishte për rolin e rëndësishëm që politikanët kosovarë duhej të luanin në Shqipëri edhe se Kosova nuk bënte pjesë në Shtetin shqiptar. Ndarja, që ishte bërë forcërisht, nuk i kishte hequr as edhe një qime idesë së Atdheut të përbashkët e shërbimit ndaj tij. Kjo ide ka shoqëruar jetën politike shqiptare deri në 29 nëndorin e 1944-ës, datë në të cilën shkëputja mes Shqipërisë e Kosovës qe përfundimtare, për faktin që Shqipëria komuniste u rradhit në krahun jugosllav, duke ndihmuar këtë të fundit të forconte pushtetin e tij mbi Kosovën e ripushtuar.
Ndërsa, në gjithë periudhën para ardhjes së komunizmit, politika shqiptare kishte në gjirin e saj ndihmesën e madhe të kosovarëve në të, për një gjysëm shekulli të enverizmit në Shqipëri, nuk pati kurrë një kosovar në pozita të larta të drejtimit të shtetit. Çuditërisht, ky fakt nuk i bënte të reflektonin thellësisht kosovarët, për të gjetur domethënien, sepse dashuria për “dheun amë” u verbonte edhe shikimin, sa t’a quanin kriminelin e shqiptarëve “bacë” të dashur e të nderuar.
Zgjedhjet e para politike të vitit 1921, mbas Kongresit të Lushnjes, i dhanë Shqipërisë të parin Kuvend të shtetit të pavarur. Mustafa Kruja qe njëri nga katër deputetët e Kosovës. Në jetën kuvendore mbajti lidhje të ngushta me Bajram Currin e Hasan Prishtinën dhe u rrjeshtua me grupin e deputetëve të Shkodrës, ku bënin pjesë Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda etj.
Ka një episod të errët në jetën kuvendore t’atij viti, një episod që, çuditërisht nuk e gjejmë në tekstet e historisë, që janë shkruar me parimin për të mos nxjerrë në dukje asnjëherë të metat apo anët negative tonat. Se sa i vlen kjo mënyrë e paraqitjes së ngjarjeve historike edukimit të brezave, është e kuptueshme po të testojmë pregatitjen, tejet të mangët, që shkollat tona i kanë dhënë nxënësve të tyre n’atë fushë. Një dizinformim i përgjithshëm ka arritur deri aty, sa të mos njihej si fakt historik as bashkimi i trojeve shqiptare në vitet 1941 – 1944, madje as edhe shpëtimi i hebrenjve nga qeveritë “kolaboracioniste” të kohës së luftës. Gjatë këtyre viteve të kalesës, mbas tjetërsimit të sistemit, studjues të veçantë janë munduar të plotësojnë këtë mangësi, por tekstet e shkollave mbajnë gjithmonë vulën e parimeve të historiografisë komuniste, me shumë pak ndryshime, pothuajse të papërfillëshme. Episodin e turpshëm të Parlamentit shqiptar të 1921-it na e përshkruan Mustafa Kruja në letrën e sipër përmendur, drejtuar Stavro Skendit më 2 nëndor 1953.
“Mirpo aty në korrik ase gusht të 21-së në parlament ngjau një punë me rëndsí që i dha fund asnjansisë s’onë. Sërbt kishin nisur në Kosovë një valë salvimesh (persekutimesh) të pamëshrirshme. Na u proponuam të dý partivet që të dërgohej nëpër kryeqytetet e Evropës një misjon tre krerësh kosovarë të mërguar qymoti në Shqiprin’e lirë për të protestuar me memoranda e mundsisht me anën e shtypit kundra asaj vepre të panjerzishme të Beligradit. Të dý partitë na dhanë fjalën se do të votojshin me gzim një resolutë të këtilë. Edhe qeverija e kishte pëlqyer inicjativën t’onë e na kishte premtuar mjetet financore. Erdhi dit’e bisedimit e e vëndimit në parlament. Folën 16 oratorë, sa s’kishte ngjarë ndonjë herë kaqë retorikë enthusjaste për të qarë robrín’e Kosovës. Po kur numrohen votat, në vênd t’unanimitetit që pritshim na, në favor të resolutës, çë shohim? Resoluta ësht rrëzuar. Përparimtarët zakonisht s’çajshin shumë kokën për t’i frekventuar mbledhjet, kështu kishte ndodhur edhe atë ditë; popullorët ishin pothua të gjithë aty. Edhe që të gjithë, me një dishiplinë shëmbullore sikur mos t’ishte për faqe të zezë të tyre, kishin votuar kundra! Duallmë nga salla t’indinjuar dhe vamë te Bajram Curri që po na priste me plot shpresë që t’i shpinim lajmin e mirë: Gurakuqi, Fishta dhe un. Kur i dhamë lajmin e keq, sikur t’a kishim vrarë. Me gjithë që analfabet i gjori, foli këtë fjalë historike; “Po më vjen mâ keq për Shqipninë e për burrat qi paska se për Kosovarët qi po grîhen”, tha. Pastaj na pyeti se kush kishte votuar pro e kush kundra. I u përgjegjëm se votimi ishte bërë me skeda të fshehta e nuk mund t’a dijshim me sigurí, por se na dukej që popullorët kishin votuar kundra, mbasi qênë ata që e kërkuan votimin të fshehur. U mejtua pak, pastaj na u kthye: “Or burra, or miq, a po m’a jepni një besë? Deri sot i kam dashë fort popullorët e aspak përparimtarët; por sod, qe besa, paska ardhë dita me va shtrî dorën përparimtaret: a m’a jepni besën se po bashkoheni me ta, në një partí?” Kishim shtêngur, shikuam njëri tjetrin e Fishta as nuk priti më, zgjati dorën e i tha; “Qe besa un për vedi po, or Bajram Beg!” Atëherë po ashtu bëmë edhe na dy tjerët. Mblodhëm grupin po atë natë dhe vëndosëm e u bëmë Përparimtarë edhe na, gjithë grupi.”
Besoj se çdo koment i kësaj ngjarjeje është i tepërt. Qëndrimi i parlamentarëve është i paspjegueshëm, në kufijtë e pabesueshmërisë, por është një fakt historik të cilit, ende sot, nuk jemi në gjëndje t’i kuptojmë motivin, por që na bën të ndjehemi keq edhe mbas gati një shekulli. Kohët e fundit kam parë të botuar në një gazetë shqiptare disa nga fjalimet e asaj dite, të retorikës atdhetare e, njëkohësisht, të votimit ogurzi e të turpshëm.
Bashkëpunimi me Bajram Currin bëhet gjithënjë e më i dëndur, deri në pjesëmarrjen e përbashkët në kryengritjen e marsit 1922, kundër Qeverisë së Sulejman Delvinës me Ministër të brendshëm Ahmet Zogun. Qe një përpjekje për një grusht shteti kundër një Qeverie të zgjedhur me vota të lira, fillimi i një periudhe lufte skajore politike, ku nuk mungoi as dhuna dhe as terrorizmi, nëpërmjet atentateve apo “revolucioneve” si ai i qershorit 1924. Mustafa Kruja më vonë e njohu gabimin e pjesëmarrjes n’atë kryengritje, por mendësia e kulturës politike të kohës, mungesa e këndvështrimit liberal të protagonistëve, shumica e të cilëve vinte nga përvoja e jetës politike të Perandorisë Turke, kushtëzonin e përcaktonin edhe mjetet e mënyrat e përballimit të vizioneve të ndryshme politike e të interesave përkatëse.
Dështimi i lëvizjes së marsit 1922 e detyroi Mustafa Krujën të braktisë familjen dhe Atdheun e të strehohet në Gornja Milanovac të Shumadisë sërbe, ku mësoi serbo-kroatishten e përktheu “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”, të ish Kryeministrit të Sërbisë Vladan Gjorgjeviç i cili, simbas një dëshmije të Martin Camajt, ishte me origjinë nga malësia e Gjakovës. Ai libër është pasqyrë e koncepteve më poshtëruese, që politika dhe akademizmi sërb, ushqenin për shqiptarët. Mustafai e botoi më 1927 në Zara, me një parathënie e një mbasthënie të tij, duke u nisur nga parimi se, për të luftuar dobishëm armikun apo kundërshtarin, në rastin konkret serbët, duhet të njohim mirë botkuptimin e tyre, argumentat e përdorura, kufijtë e urrejtjes apo tolerancës, synimet e mjetet për t’i sendërtuar ato. Dikush mendon edhe sot se ne nuk duhet t’i bëjmë të njohura publikut tonë veprat e atyre që nuk kanë opinione të mira për ne, që na shajnë me ose pa të drejtë, por kjo nuk do të ishte mënyra më e mirë për t’u përballuar me botën.
Kruja u kthye në qershor e u largua përsëri nga Shqipëria më 24 dhjetor 1924, për të vazhduar jetën e mërgimit. Në muajin e zi të marsit 1925 vajtoi dy nga miqtë e tij më të shtrenjtë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin, bashkëluftëtarë të betejave politike, me të cilët kishte ndarë ditë të mira e të këqia, por kryesisht, kishte bartur dertet e Shqipërisë. Ata miq e atdhetarë në shenj u vranë pabesisht në Bari e në shpellën e Dragobisë, duke i paguar “borxhin” skajshmërisë së luftës politike në Shqipërinë e asaj kohe e mbetën të pavdekshëm jo vetëm në kujtesën historike, por u përjetësuan edhe në letrat shqipe, në sajë të vjershave monumentale të një tjetër kolegu e miku të tyre, Fan Nolit.
Mërgimi i gjatë nuk e ndau kurrë M.Krujën nga objekti qëndror i shqetësimeve të tij, Shqipëria, gjuha shqipe, për të cilën punoi paprerë në përpilimin e “Fjalorit të madh të Gjuhës shqipe” dhe Kosova me dhimbjet e problemet e saj të pafundme. Vazhdon të mbajë kontaktet me Hasan Prishtinën deri sa ishte gjallë, me Dervish Mitrovicën, për të cilin boton një artikull shumë prekës kur ai ndërron jetë, me Niman Ferizin e të tjerë miq kosovarë. Në fjalën e mbajtur në Pejë, më 29 qershor 1942, përshkruan brengat shpirtërore t’atyre viteve të gjata e rrëfehet para kosovarëve për bindjet e tij politike.
“Si Shqiptar do të kishem fluturue këtu qysh ditën e parë qi Ora e pavdekshme e Fisit arbnuer deshti me i a kthye tekembramja këto vise të bekueme prej të Madhit Zot atij qi i përkasin: Kombit shqiptar. Si Mustafa Kruja, qi s’ka bâ punë të madhe për tokën e shênjtë e për popullin vigan të kësaj Kosove, por në mos tjetër i ka kjajtë në zêmër të vet me lot gjakut për 30 vjet rrjesht robnín e saj, mundimet e salvimet e përgjakshme të bijve të saj.
Ndonse larg, kam rrnue shpirtnisht me ju, ndërmjet jush. Ka pasun Shqiptarë, shokë të mij sërbofila, qi më kanë ngjitun vulën e zezë të tradhtís sepse kam diftue sympathí për Italín, bashkë me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, me Dervish Mitrovicën e sa e sa Kosovarë tjerë. Po! nuk e mohoj. Krejt sympathija e eme, mâ e sinqerta, ka qênë për Italín, ka qênë për Romën sikurse vijon me qênë edhe sod. Sepse ka qênë e âsht nji sympathí qi i ka rrânjët në dashunín t’eme pa kufì për Kosovën shqiptare, për Kosovën kreshnike, për Kosovën e martirizueme. Nuk mujshem e nuk mundem me dashtun Sërbín, Beligradin, xhelatët e vllazënve të mij Kosovarë. Qe pse jam kenë, jam e do të des Italofil. Italofil jo për interesë personale, por për nji ideal, italofil pa pallate e pa çifliqe. E sod qi Kosova âsht bâ Shqiptare, sod qi Kosova s’âsht ma “juzna Srbija” as “ Metohija”, por quhet Prefektura e Prishtinës, Prefektura e Prizrenit, Prefektura e Pejës e Mbretnìs Shqiptare, bash në saje të bashkimit të Shtetit t’onë me Italín Fashiste, sod un krenohem për italofilín t’eme, edhe në qoftë se nuk kuqen ndopak ata qi këtë italofilí e kanë vulosun për tradhtí. Për nji njeri qi s’ka tjetër ambicje posë realizimit të nji ideali, s’ka kënaqësì mâ të madhe se me e pà kët ideal të vërtetuem.”
Është, ndoshta, pjesa më e bukur e fjalimeve që Kruja, si Kryeministër i Shqipërisë, mbajti në Kosovë gjatë vizitës së tij. Para atij populli, si para një gjyqi të madh të agorave greke, Mustafa Kruja preku një tast tepër të brishtë të harmonikës së tij prej shtetari. Ka shumë vite që ka bartur mbi shpinë epitetin “italofil”, që në dialektikën normale njerëzore nuk do të përbënte një padi për askend, sepse do të tregonte një prirje vetiake për të pëlqyer një kulturë a një popull në krahasim me të tjerët, por që në padijen e shumë personave është njëjtësuar me fjalën “tradhëtar”. Ka qenë një barrë e rëndë, tepër e rëndë mbi imazhin e tij, sidomos mbas luftës, kur i ashtuquajturi “bashkëpunim” me pushtuesit u bë tabela e parë e qitjes nga komunistët e jo vetëm nga ata.
Para popullit të qytetit të Haxhi Zekës, n’atë ditë të lumtur feste të lirisë kosovare, miku i tij nuk nguron t’i verë gjoksin akuzave e kalon në kundërsulm. “Italofilia”, të cilën ai e pranon ndershmërisht, ka motivet e saj të ekzistencës dhe ata lidhen pikërisht me këtë çast historik, me atë synim të arritur, me bashkimin, aq shumë t’ëndërruar, për tridhjetë vjet. Ky u sendërtua në sajë të bashkimit me Italinë, edhe nën pushtim, por për shqiptarët merr trajtat e një çlirimi, sepse shqiptarë e kosovarë do të kenë të njëjtën qeveri, të njëjtat shkolla me të njëjtën gjuhë, të njëjtat ligje, të njëjtat hapësira zhvillimi, të njëjtin Shtet. M. Kruja nuk i dredhon plumbit, i del përballë me burrërinë e njeriut që nuk ka gjë për të fshehur. Kosova shqiptare me ndihmën e Italisë është kartvizita më e mirë që mund të paraqesë në gjyqin e historisë, ashtu sikurse edhe për miqtë e tij kosovarë, që ndanin me të të njëjtën bindje, se Italia ishte i vetmi Vend që mund të siguronte kufijtë e Shqipërsisë etnike.
Mund të diskutohet pa fund për këtë bindje apo iluzion, jo vetëm të Mustafa Krujës, Hasan Prishtinës, Turhan Pashë Përmetit, Luigj Gurakuqit, Sotir Gjikës, Bajram Currit, Dervish Mitrovicës, por edhe të shumë shqiptarëve të tjerë n’atë kohë, duke përfshirë këtu edhe Mbretin Zog. Mund të gjinden edhe argumenta që e kundërshtojnë këtë tezë, duke u nisur nga politika luhatëse e Italisë kundrejt Shqipërisë, por nuk mund të provohet me asnjë lloj dokumenti, se një tjetër Fuqi e madhe kishte në projektet e saj Shqipërinë e bashkuar. Me humbjen e Austro – Hungarisë të gjitha shpresat e shqiptarëve pro evropianë u lidhën me Italinë, pavarësisht se kush ishte sistemi i saj shoqëror.
Ato ditë të vizitës në Kosovë, nga 27 qershori deri më 2 korrik 1942, n’atmosferën festive e në mjediset bujare e fisnike të qyteteve e katundeve të saj, ato qylyma të shtruara kudo ku qëndronte, ata mijra vetë që e përshëndesnin në çdo pëllëmbë rrugë t’asaj toke të martirizuar, ndoshta qenë shpërblimi më i mirë që mori nga kjo botë, sepse “Për nji njeri qi s’ka tjetër ambicje posë realizimit të nji ideali, s’ka kënaqësi mâ të madhe se me e pa këtë ideal të vërtetuem.”
Vizita e gjatë në Kosovë, takimet me popullin dhe autoritetet lokale të qyteteve kosovare, i dhanë rastin të shihte edhe më për së afërmi problemet me të cilat duhej të matej Qeveria e tij. E shkuara, e tashmja, e ardhmja i linin vëndin njëra tjetrës në fjalët e Kryeministrit në qendrat e ndryshme të Kosovës. Entuziazmi e ngazëllimi për bashkimin me “Dheun amë” shkëmbehej me shqetësimin për mungesat që herë herë bëheshin alarmante si ajo e kripës në Kosovë, apo e miellit në Shqipëri.
“Ka trimijë vjet qi Kosova ka njomë me djersë e gjak vendin e Ilirisë, se ilirët kanë qenë të parët t’anë e sot na thonë shqiptarë.
Un kam ardhë ndër ju jo vetëm të marr pjesë në gzimin t’uej, por edhe me pa prej s’afërmi hallet e dertet tuaja, jam tue shëtitë të gjithë Kosovën, me qëllim qi këto derte, bashkë me shokët e mij të Qeverisë, të mund t’i ndreqim”.
Shprehet në tubimin e Ferizajt më 28 qershor. Mbas disa orësh, në Gjilan, thekson motivin kryesor të vizitës së tij, që është gëzimi i së sotmes, gëzimi jo i një njeriu, i një familjeje apo i një katundi, është gëzimi i mbarë një kombi, zemra e të cilit rreh me të njëjtin ritëm si në Gjilan, ashtu edhe në Gjirokastër, në Guci e në Krujë, në Prevezë e në Strugë e kudo ku flitet gjuha shqipe. Kryeministri përsërit, pothuaj në çdo fjalim, keqardhjen për vonesën e kësaj vizite, dëshirën e zjarrtë për të qenë aty që në ditët e para të marrjes së përgjegjësisë shtetërore. Nuk janë justifikime diplomatike të politikanit, janë fjalë zemre të atdhetarit që kërkon të ndajë me vëllezërit e motrat e veta gëzimin e hidhërimin , shpresat e dertet.
“Kryeministri i juej ka vonue ndoshta me ardhë ndër juve me u gëzue në Bajramin e lirís së juej, por punët e Shtetit nuk më kanë lanë me ardhë përpara ; punët e Shtetit janë të popullit dhe pra të juejat.
Arsyeja ma e parë qi më ka pru në Kosovë asht qi të marr pjesë në gzimin tuej, n’atë gzim qi nuk asht gzim i nji feste familjeje, as gzimi i nji djali qi lèn, nuk asht gzimi i nji martese, por asht gzimi i të tanë nji Kombi, asht gzimi i këputjes së zinxhirave të hekurt të nji robnije 30-vjeçare..”
Më një korrik në Rahovec vesh rroben e historianit, të studjuesit që, jo shumë kohë më parë ka shtjelluar arsyet e Shqipërisë së madhe para Akademisë së Shkencave t’Italisë, me ligjëratën “Karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së madhe”
“Kosovarë, burra të Rahovecit!
Kjo pritje madhështore qi qyteti juej i vogël i Rahovecit i ban Kryeministrit dhe Ministrave të vet, difton e provon se sa i madh asht enthuziazmi e se me sa padurim ka pritë ky popull me pa me sy nji Kryeministër shqiptar e jo nji Kryeministër të huej qi ka pasë nji emën, dikur Pashiq, dikur Jeftiq, dikur Stojadinoviq, gjithmonë me iq…

Un dhe shokët e mij kemi ardhë këtu, si u a merr mendja edhe ju, jo me ju thanë fjalë të bukura, por si shkojnë myslimanët në Haxhillik, kemi ardhë me u gzue me ju për lirinë e fitueme.
Këto vende të bukura qi s’i ka kush në botë, kanë vuejtë shekuj robnije, pasi robnija qi ka pasë për afër tridhjetë vjet e që, shyqyr Zotit, sot ka marrë fund. Vuejtjet e të këqijat e kësaj robnije nuk mund të dëftehen me gojë. Anmiqtë t’onë thojshin me ngulje se Kosova asht e tyneja. E pse asht e tyneja ? Vetëm sepse asht vramë në fushë të Kosovës i pari i tyne, vetëm sepse kanë pasë ngrehun do kisha në Deçan, Sverçan e Graçanicë. Të tana të drejtat e tyne mbështeten pra vetëm mbi gjakun e nji Mbreti të tyne të vramë në fushën e Kosovës dhe mbi nj’a tri a katër ndërtesa kishtare. Por sa pare bajnë këto ndërtesa ? E kujt asht Kosova ? Kosova asht vetëm e shqiptarëve dhe e Shqipnís edhe këte e dishmojnë shqiptarët me feste të bardha mbi krye. Kjo asht nji diftesë e gjallë ; nuk janë diftesa të vdekunit dhe ndonji ndërtesë, sepse të drejtat nuk fitohen me të vdekunit por me të gjallët. E kush janë të gjallët ?…. Janë shqiptarët apo serbët ? Janë shqiptarët qi janë kenë këtu gjithë jetën.”
Është thelbi, me pak fjalë, i gjithë veprimtarisë së pendës së tij, ai motiv zotërues i dokumentavet, përkujtesave, padivet, kërkesave që, në kohë e Vende të ndryshme, ka shpalosur para diplomacisë ndërkombëtare, para miqsh e para armiqsh. E vërteta historike mbi ngjarje që janë interpretuar “ad usum del fini”, për t’i dhënë armë serbëve të mbrojnë tezat e tyre mbi Kosovën “djepi i Sërbisë”, një gënjeshtër që mbahet më këmbë sepse interesat e të mëdhenjve e ligjërojnë në sajë të forcës së tyre e jo të forcës së argumentavet e të së vërtetës. Si sekretar i Dërgatës shqiptare në Paris e si Kryetar i Komisionit të përshpagimeve është përballur me ata argumenta vazhdimisht, ka kaluar netë pa gjumë për të përpiluar tezat mbrojtëse të diplomacisë së Vendit të tij, prandaj këtu para bashkatdhetarëve nuk ka asnjë ndrojtje t’i pohojë ato me forcë.
Në fjalimin e fundit të udhëtimit, në Prizrenin e Lidhjes shqiptare që, e para në historinë tonë të gjatë, hodhi idenë e Kombit, biseda e tij ulet këmbëkryq me të vërtetën e periudhës në të cilën zhvillohet.
“…….Kosovarë, Ju e keni fitue lirinë kombtare me armët e Boshtit, por edhe me gjakun qi keni derdhun ju e bijt t’uej, gjyshat, stërgjyshat e skatërgjyshat t’uej brez mbas brezi për me mbetun Shqyptarë. As Dushani, as Sulltani, as Shkau, as Tyrku s’ka mujtun me jua ndërrue kombsinë t’uej. Por në koftë se me lirinë e fitueme keni kujtue se u çelën menjiherë dyert e xhenetit për jue, e keni pasë gabim. Mjerisht lirija kushton shtrenjt. Kushton gjak, mjerime e mundime. E bash pse kushton shtrenjt asht aq e çmueshme……….
Tash lufta për ne asht luftë durimi, luftë qindrese, luftë nervash. E bash për këtë arsye mos u çuditni në kjoftë se ju them qi asht ba edhe ma e zorshme, ma e mërziçme se lufta e vërtetë ku luftohet e diset burrnisht, ashtu si ju jeni mësue me luftue e me dekun.
Duhet pra, or burra të fortë, të dijmë jo veç me dekun, por kur e don puna si sod edhe me durue të këqijat e luftës vigane qi ka marrë të tanë botën me të thatë e me të njomë. Ju prej Shqipnis së lirë s’i keni pasun deri sod të gjitha të mirat qi keni pritun. Ndoshta ka me ju u dashtun të pritni edhe bajagi do kohë për me i pasun. Por pashi Zotin or burra mos i a veni fajin Shqipnís. Shqipnija asht nana e jonë. E nana kurrë nuk i a don të keqen bijve të vet. S’e ka fajin Shqipnija, e ka fajin lufta qi i a ka ngatrrue lamshin tanë botës. Kurrgjâ nuk do të rrinte mangut këtu në Kosovë sikur të mjaftonte vetëm vullneti i mirë i yni e i jueji.
Nuk po hyj me i tjerrë gjatë të tana punët e dertet nji ka nji. Veç po ju them e po ju siguroj se të mira e të këqija ça të kemi do t’i dajmë bashkë, do të rrojmë bashkë e në koftë nevoja do të desim bashkë.”
Në Prizren, në qytetin ku u shkruajt një epope lavdije, nuk ka nevojë për retorikë, por për vetëdijësim. Lufta botërore vazhdon e përfundimet e saj janë të panjohura. “Tash lufta për ne asht luftë durimi, luftë qindrese, luftë nervash.” Ka një nënkuptim të thellë kjo frazë, jep tërthor edhe diçka nga vetë gjendja e Qeverisë, që duhet të shkojë përpara ndërmjet dyshimeve të italianëve që pranojnë me vështirësi të heqin simbolet e fashizmit nga flamuri shqiptar me kërkesën e Kryeministrit, mosbesimit të një pjese nacionalistësh e armiqësisë së komunistëve që bashkimin e trojeve e shohin me sytë e Miladin Popoviçit e të Dushan Mugoshës. Por Mustafa Kruja e ka bërë zgjedhjen, sido që të shkojnë ngjarjet : “do të rrojmë bashkë e në koftë nevoja do të desim bashkë.”
Mbas pak muajsh ngjarjet do të rrokulliseshin e Kryeministri do të jepte dorëheqjen, mbasi projekti i tij nuk mund të sendërtohej, por idetë mbeteshin e takimet në Kosovë i kalonin historisë. Kosovarët e pritën mikun vëlla në traditën më të mirë të mikpritjes, i njohën përpjekjet e zellin e tij për çështjen kombëtare dhe me një vendim të Këshillit të Bashkisë së Prizrenit, më datën 30 qershor 1942, i ofruan Qytetarinë e nderit, me këtë motivacion :
VENDIM
N.14, DATË 30 QERSHUER 1942-XX

Këshilli i Bashkisë së Prizrendit, i mbledhun sot nën Kryesinë e Kryetarit të Bashkisë, Z. Qazim Bllaca, tue marrun para syshë vullnetin e përbashkët të të gjithë lumnueshme, nji shej të posaçëm të ndijeshmënisë së thellë të nderës së naltë qi i asht ba ; tue marrun para syshë, gjithashtu, shërbimet e shqueme të kushtueme Atdheut të përbashkët shqiptar me pushkë dhe me pendë nga Kryetari i ndritun i Qeverisë Shqiptare, shërbime që kanë kontribue në shlirimin e Kosovës së robnueme, tue shfaqun mirënjoftësinë e përzemërinë e përjetëshme të popullit, me zane të përbashkëta
VENDOSI
a) Ofrimin e qytetarisë së nderit, Shkëlqesës së Tij, Mustafa Merlika Kruja ;
b) Dhurimin e nji sexhadeje të punueme prej nji plakut 80 – vjeçar, qytetar i Prizrendit ;
c) Dorëzimin e Dekretit relativ me nji ceremoni të thjeshtë prej Kryesisë së Këshillit dhe pjestarëve të tij në Sallën e kësaj Bashkie.
Kryetari : Qazim Bllaca
Kështu përfundoi vizita e parë e një Kryeministri shqiptar në Kosovën shqiptare. Mbas 70 vitesh, në një vizitë në Prishtinë kam prekur me dorë respektin e gjallë të kosovarëve për atë emër, me të cilin kishin emëruar rrugën që çonte në Kuvendin e Kosovës së lirë. Ai respekt ishte trasmetuar brez mbas breezi, dëshmi e vlerësimit të njeriut që Atdheun e bashkuar e kishte vendosur mbi gjithshka, mbi interesat vetiake e familiare, mbi ambiciet për pushtet, mbi çdo të mirë të përkohëshme të kësaj jete, madje edhe mbi popullaritetin e tij.
Respektin, vlerësimin e dashurinë e bijve të Kosovës për ish Kryeministrin e Shqipërisë etnike e kam hasur në shumë nga letrat që merrte ai në vitet e gjata të mërgimit të fundit. Do të sjell pak copëza nga këto letra që shërbejnë si dëshmi, të marra nga letërkëmbimi i Mustafa Krujës me sekretarin e Bajram Currit e sekretar i Lidhjes së dytë të Prizrenit, Z. Tahir Zajmi dhe nga ai me shkrimtarin e mirënjohur Z. Martin Camaj. Po i rendis pa komente pak fragmente nga ato letra, në të cilat autorët nuk sjellin vetëm opinionet e tyre, por edhe të një rrethi shoqëror intelektual.
“E pra pretendoj se kam qênë gjithnji si nji mik i Jueji që Ju ka dashtë e admirue me të tânë sinqeritetin e mikut, tue çmue në personën e Juej vlerën pozitive, puntorin e palodhshëm dhe luftarin e pafat të çâshtjes s’onë kombtare.
Më falni, i dashuni mik, që po guxoj me Ju cilsue si luftar i pafat, pse mjerisht të tillë kan qênë edhe shokët e bashkluftarët e Juej të mbëdhaj si: Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Avni Rustemi, Qazim Koculi, Lef Nosi etj.etj. luftar të njoftun e të panjoftun që tash i mbulon toka e zezë dhe pluhni i harresës……
Prandaj un q’i njof mjaft për s’afërmi njerzit dhe ngjarjet e ktyne tridhetë vjetve të fundit do të dishrojshem shum me ditë se kush asht aj burrë shqiptar, ndër të gjallët, që mundet m’u matë me juve në vuejtje, në përpjekje dhe në sakrifica për atë copë tokë të shkretë që na e quejmë atdhé……
I dashuni mik, ndoshta me kto hollësinat e fundit e çova tepër gjatë dhe Z. Juej eventualisht mund të thom: i lumi Tahir për mênd që paska dhe se sa i teprueka koha!…, por si mik i vjetër dhe i vertetë i Kosovës që patjetër interesoheni për problemet e sajë, edhe pse të gjata, nuk do të Ju merzisin – besoj – sa kishin me lodhë e mërzitë nji tjetër.”
Nga një letër e Tahir Zajmit Mustafa Krujës më 7 mars 1952

“Zef Nekaj më lexoi diçka prej letrës suej. E kam pritë ka herë ket ditë që t’iau them këto fjalë me dorë në zemër : keni ma të madhen simpathi e nderim jo vetëm prej meje, por edhe te të gjithë intelektualët e ri shqiptarë në Jugosllavi që njofin pak a shum historin e kombit tash pesëdhetë vjet e këndej. Dhe prof. Bariqi në nji mënyrë diskrete iu dërgon shum të fala dhe më ka porositë të ju them : “ Po t’isha i lirë në veprimtarin teme, menjiherë do t’a lypsha bashkëpunimin tuej në Godisnjak të Institutit Balkanologjik të Sarajevës.”
Nga një letër e Martin Camajt Mustafa Krujës më 17 shtator 1956

“Kjo lloj politike ase problematike don shkencatarë sikurse jeni ju, që njifni mirë të kaluemen dhe studjoni shkencatarisht të tashmen. Me këtë nuk due të iu thërras që të shkrueni mbi këso gjanash ju, por kënaqem që interesoheni për çashtjet tona kombtare pse kemi nevojë, ase ma mirë, kanë nevojë njerzit që merren me kso problemesh me u këshillue në shum pikpamje nga të vjetrit, nga shkencatarët e historjanët, gja që vetë komunistat e rij e bajnë. Prandej me sinqeritetin ma të madh u them se rinija e andejshme u don pse ke ju ka diktue ndershmenin n’idealin kombtar, flijimet tueja për ket ideal e sidomos dijen e juej pse talentet e lindun për intriga né na çojnë të vjelltë.
Më shkrou dhe Genci për ju dhe u kënaqa për fjalët që tha mbi ju se jeni plot energji e se punoni për shkencën shqiptare. Ju uroj jetë, shëndet e punë të mbara me gjithë zemër.”
Nga një letër e Martin Camajt Mustafa Krujës më 15 mars 1957

“ Instituti posa ka pasë fillue punën: u mblodh mbrenda nji kohe të shkurtën nji mori kangësh e prrallash, që më duket i kanë hjedhë të gjitha në kosh. Kur ishte tue u organizue, ka ra shpesh dhe biseda mbi ju. Kryetarit Elhami Nimanit i kam folë shpesh për ju. “Sa të fillojmë botimin e anualit” më pat thanë “do të ta grishim të marri pjesë.” Edhe ndër komunista kosovarë keni një simpati shum të madhe, pse këta (shumica) para së gjithash janë shqiptarë. Por Instituti në fjalë, në të vërtetën mbaroi edhe për mend të shqiptarëve e, mbasi nga fillimi prej shumkuj në Beograd nuk qe pa me sy të mirë, gjetën shkaqe me e mbyllë, aq ma tepër kur u dinte nga të gjithë.”
Pohimet e Martin Camajt, që ka jetuar gjatë në Jugosllavi, në ambientet akademike kosovare, janë një dëshmi e fuqishme e faktit që figura e Mustafa Krujës është parë e gjykuar në dritën e saj të vërtetë nga Kosova në të gjitha nivelet, madje edhe nga komunistët, ndërsa regjimi shqiptar dhe historiografia e tij e kanë nxirë përtej të gjitha caqeve të etikës politike dhe jashtë çdo norme të objektivitetit shkencor.
Ja sepse lidhja e tij shpirtërore me Kosovën mbeti deri në fund të jetës e pacënuar, ja sepse mund të flasim për një çift të përjetshëm, sepse emri i tij vazhdon të kujtohet me dashuri nga qytetarët e saj, sot të lirë në trojet e tyre, ashtu siç ëndërroi Mustafa Kruja. Atë emër e mbajnë sot rrugët e qyteteve të Kosovës së lirë, ashtu sikurse e mban edhe sheshi kryesor i qytetit të tij të lindjes, si për të na kujtuar një të vërtetë të madhe : historia vonon por nuk harron.

Korrik 2014 Eugjen Merlika

* Kjo ishet nje nga Kumtesat e SESIONIT SHKENCOR PER RIPUSHTIMIN JUGOSLLAV TE TROJEVE SHQIPTARE

Filed Under: Histori Tagged With: e përjetëshme, Eugjen Merlika, KOSOVA DHE MUSTAFA KRUJA –, Një dyshe

Edwin E. Jacques, i dashuruar pas racës shqiptare, ishte abonent i Gazetës Dielli

September 7, 2014 by dgreca

Në arkivin e Federatës “Vatra”, sic kam njoftuar kohë më parë, në një zarf të zverdhur nga koha, në dosjen e korrespondencave, kisha gjetë një korrespondencë interesante. Në këndin e dërguesit ishte emri i Edwin Everett Jacques. Marrësi ishte editori i Diellit, atë kohë editor i Diellit ishte Edward Licho, e cili e kishte marrë drejtimin e gazetës nga Xhevat Kallajxhiu, që për arsye shëndetësore kishte kërkuar dorëheqjen. Në fakt, të dy këta editorë ndërruan jetë në kohë të përafërt. I ndjeri Kallajxhiu ndërroi jetë nga pleqëria me 8 Nëntor 1989, ndërsa Edward Licho, nga një atak në zemër me 14 qershor 1990, kur ende kryente detyrën e editorit të Diellit.
Në letërn që Edwin E. Jacques i pat dërguar editorit të Diellit shkruante se kishte shërbyer së bashku me gruan në shkollën Amerikane të Korcës. Aso kohe ai ishte edhe pajtimtar i gazetës Dielli. Madje në këtë letër , që ndodhet në arkivin e Vatrës, dërguar me 14 janar 1987, adresa e banimit:
RFD1, Chestnud Pond RD, Pittsfield, NH 03263, kërkon që sërish të abonohet në gazetën Dielli. Ai pohon se mund të lexojë dhe të shkruaj ende në gjuhën shqipe edhe pse kishte vite që s’kishte më kontakte me shqiptarët. Si për ta vërtetuar atë që pohon, pjesa e fundit e letrës është shkruar në gjuhën shqipe…Nuk e dimë nëse editori i ka shkruar apo jo sepse nuk gejndet letër-përgjigja, por në libër ai e ka përdorë Gazetën Dielli për referenca, sic është rasti i numrit të prillit 1988- (…Kur komunizmi ra ne te gjithë Evropen Lindore, Shqipëria mbeti bunkeri i fundit i stalinizmit. Ne atë kohë, nje zëdhënës i Komisionit te Kombeve te Bashkuara per Te Drejtat e Njeriut e identifikoi Shqipërinë si “i vetmi vend ne bote i cili e ka shtypur krejtësisht lirinë fetare” Dielli 25 prill 1988, 8).
Reverend Edwin Everett Jacques (1909-1996) ishte një shkrimtar i njohur dhe klerik i shquar amerikan. Ai kishte studiuar në Massachusetts Institute of Technology, u diplomua nga Gordon College dhe Divinity School, dhe kishte fituar Master për Artet nga Universiteti i Bostonit. Ai gjithashtu kishte marrë një Doktorature Nderi i Divinity Degree per teologji ne Denver. Si një misionar i përkushtuar në Shqipëri ai ishte një mësues po aq i përkushtuar në Korçë, nga 1932 për 1940. Para daljes në pension të tij, ai shërbeu per Kishen Konservatore Baptiste, ne Misionin e Jashtme, për gati 20 vjet. Si sekretar i saj, udhëtoi gjerësisht në Evropë dhe Azi. Rev Edëin E. Jacques vdiq më 1996 në moshën 87 vjecare. Dashurinë për popullin shqiptar, vlerësimin për historinë e tij, ai e shprehu në librin:” “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditë e sotme”.
Mjafton të lexosh librin e tij, “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditë e sotme”, që ka ngjallë aq shumë polemika në qarqet antishqiptare, por që është aq i dashur për shqiptarët, dhe bindesh se sa i dashuruar me racën shqiptare ishte ai.
Mjafton të ndiqet parada e emrave shqiptaro-amerikanë, që citon ky mik i amdh i shqiptarëve dhe bindesh për vlerësimin që i bën racës shqiptare. Ndiqeni(DG):
***

Kur komunizmi ra ne te gjithë Evropen Lindore, Shqipëria mbeti bunkeri i fundit i stalinizmit. Ne atë kohë, nje zëdhënës i Komisionit te Kombeve te Bashkuara per Te Drejtat e Njeriut e identifikoi Shqipërinë si “i vetmi vend ne bote i cili e ka shtypur krejtësisht lirinë fetare” (Dielli 25 prill 1988, 8). Mbajtesit e pasaportave amerikane mund te kujtojnë se disa vite me pare Shqipëria ishte një nga pese vendet ku e kishin te ndaluar të shkonin per vizitë; edhe kur, me 1967, Shtetet e Bashkuara e hoqen kufizimin e tyre per udhëtimin në Shqiperi, qeveria shqiptare menjëherë vendosi kufizimin e vet. Kur ish-Presidenti Karter lajmëroi se njeriu pergjegjës per parapërgatitjet e tij peruruese, Bardhyl Tirana, do të kryesonte departamentin e tij të mbrojtjës civile, në këtë emër disa njerëz mund të kenë dalluar emrin e kryeqytetit të Shqipërisë, Pak vetë, ndoshta, do të kene bere një lidhje midis komunitetit shqiptar ne Detroit dhe avokatit te gjykatës së lartë ne Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, Gjon T. Koteli (John T. Kotelly), i cili me 1979 mori emërtimin e lakmuar Gjon Marshall (John Marshall Award) per suksesin e tij në ndjekjen penale te cështjeve të rëndësishme të korrupsionit publik. As nuk mund të pritej që, nën mbìemrat ekzotikë ose të amerikanizuar të fqinjëve etnikë, njerëzit të njihnin bijtë dhe bijat e panumërt të imigrantëve shqiptare të përulur, të cilët me vendosmëri iu ngjitën shkallëve të suksesit, së pari në tregti, me pas në profesione. Njëri prej tyre është Antoni Athanas, një ish-imigrant pjatalares e kamarier, që e ktheu një nga pese restorantet e tij, “Pier Four” të Bostonit, në atë që Wall Street Journal njëherë e quajti restoranti me i madh në botë. Ai tani kryeson një projekt zhvillimi digash prej një miliard dollarësh në Boston. Plejada e shqìptarëve të shquar përfshin Gjon Belushin, komedianin e Hollivudit, qe pak vite me pare bëri tërë Amerikën te qeshë, por që rendja e tij tragjike pas lumturisë personale e dërgoi me 1982 në mbidozimin fatal me drogë. Vëllai i tij, Xhejms Belushi, është sot një aktor i njohur. Një tjetër shqiptar i njohur është edhe gazetari Donald Lambro, që beton kudo. Ai është quajtur nga Reader’s Digest (korrik 1986, 60) “eksperti numër një i gazetarisë” per programet qeveritare harxhuese. Po kështu, i njohur është edhe Uilliam Gregori, kapiteni i forcave ajrore dhe piloti i provave ne kualifikimin pasuniversitar nga Unìversiteti Kolumbìa (Columbia University), i cili me 1990 u zgjodh nga NASA per t’u përgatitur si astronaut per pilot anijeje kozmìke. Shikuesit e lajmeve vështirë te mos kenë vene re përmendjen e shqiptarëve ne botë. Kur Papa Pali VI theu cdo precedent, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara me 1965, i vetmi delegacion që protestoi dhe e bojkotoi fjalimin ishte nga Shqipëria. Kur Gjykata Botërore në Hagë lajmëroi vendimin e saj lidhur me pengjet amerikanë në Iran dhe bota nuk e dinte nese Teherani do ta respektonte atë, reporterët vune në dukje se që kur ishte themeluar kjo gjykatë, në 1945, vendimi i saj ishte kundershtuar vetëm një here, dhe ky vend kishte qenë Shqipëria. Kur Republika Popullore e Kinës ishte disi jashte familjes ndërkombëtare, ajo u propozua me sukses per anëtarësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nga klientja e saj e vogël, por kokëfortë, Shqipëria. Me 1980, kur një projektrezolutë e Kombeve te Bashkuara dënonte agresionin e armatosur sovjetik në Afganìstan dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të trupave të huaja, Shqipëria ishte një nga të katër shtetët e vetme komuniste që votuan kundër Moskës. Dikur unìk, si i vetmi vend kryesìsht mysliman ne Evropë, disa vjet me pare Shqipëria u krenua duke u quajtur i pari dhe i vetmi vend krejtësisht ateist në historine e botës, një përpjekje e pashoqe brutale e bëre gjatë vìteve të komunizmit per të shfarosur te gjitha gjurmët e çdo feje ne vend. Një studim i vitit 1989 mbi të drejtat e njeriut, i bëre nga Instituti Puebia i Uashingtonìt, e identifikoi Shqipërine si “abuzuesja me e madhe e lirisë fetare sot në botë” (Dielli 10 shtator 1989, 8). E megjithatë, kush nuk ka degjuar per Nënë Tërezën, fituesen e shenjtë të emërtimit Nobel, engjëllin roje të banorëve të rraskapitur e të braktisur në Kalkuta dhe në 60 vende të tjera, që lindi në Shkup, në një familje shqiptare me emrin Bojaxhiu? Në faqet e mëposhtme do të shohim se ata pretendojne që kanë prejardhjen nga luftëtari i madh Akili dhe nga heronj të tjerë të” pushtimit të Trojës së lashtë. Ata bëjnë të tyrin Aleksandrin e Madh, që shpëtoi civilizimin perëndimor nga hordhitë pushtuese te Persisë. Pirro qe një tjetër shqiptar. Shqiptarët dominonin në elitën e Gardës Pretoriane të Romës dhe në radhët e shquara të ushtarëve-perandorë, duke përfshire të famshmit Diokletianin dhe Kostandinin e Madh. Perandori i shquar Justiniani i Madh, që zuri fronin në Kostandinopojë, ndoshta ishte me origjinë nga Ohri. Me pas kemi Skënderbeun e pakrahasueshëm, i cili pothuajse i vetëm u bë mburoja e Evropës kundër turqve per një çerek shekulli. Guximi dhe besnikëria e shqiptarëve i ben sulltanet e Turqise t’ì preferonin ata si jenicerë ne truprojën mbretërore dhe si Garda Pretoriane para tyre, ata mundën dhe shpesh u bene perandorë ose thyen perandorë. Ishin shqiptare të ikur per t’i shpëtuar shtypjes turke ata që udhëhoqën luftën per çlirìmin e Greqisë. Në fakt, qenë shqiptarët ata që mbanin kostumin, i cili përdoret akoma edhe sot si uniforme nga kufitaret ose rojet mbretërore greke: fustanella ose fundi i bardhë me pala prej shajaku, opingat prej lëkure me maja te ngritura lart dhe me xhufka shumengjyrëshe, brezi ose rripi bojëgjak plot me arme, një xhaketë e zezë me krahe dhe një feste e bardhe. Garibaldi dhe pasardhesit e refugjateve shqiptarë në Itali luajten nje rol parësor ne luften per unifikimin e Italisë me 1860. Eshtë e kuptueshme atëhere pse Enver Hoxha do të deklaronte, “Historia jonë nuk është shkruar me penë e bojë, por me shpatë e gjak.” Megjithatë, shqiptarët kanë shkëlqyer edhe ne gjera te tjera, përvec, posteve ushtarake. Dijetarë seriozë pretendojnë qe kanë patur etni shqiptare edhe Homeri, Aristoteli dhe Hipokriti, “Ati i Mjekësise”. Xheromi, qe përktheu Biblën ne latinisht (Vulgatën), ishte pasardhës ilir, apo shqiptar, siç ishte edhe Papa Klementi XI. I tillë ishte edhe Patriarku Ekumenik Athenagoras I, i cili me 1964 u takua me Papa Palin VI per te çliruar njëri-tjetrin nga anatemat e 1054, që ndanë Kishen Katolike Lindore nga Perëndimi. Nje numër jashtëzakonisht i madh shqiptaresh u ngritën ne postet qeveritare me te larta të perandorise otomane. Burri i shtetit italian Francesko Krispi e shpalli veten prej gjaku shqiptar. Po i tillë ishte edhe Muhamed Ali Pasha, i cili me 1805 themeloi regjimin njëshekullor në Egjipt. Po keshtu edhe Mustafa Qemali, i quajtur “Ata-Turk” (Ati i turqve), themeluesi i Turqise moderne. Ka gjithashtu edhe shumë të tjere, te cilëve nuk u dihet emri. Mungesa e dokumenteve te hershme shqipe na ka lëne vetëm gjurmë të muge’ta të fillimëve të tyre. Ka mundësi qe mbi 200 breza shqiptaresh, qe nuk uà dime emrat, të kenë jetuar dhe pimuar, dashuruar dhe urryer, martuar dhe lindur, duke luftuar vazhdimisht per të mbijetuar. Ata me fëmijët dhe me komunitetet e tyre nganjëherë shijuan bollëk dhe shpeshherë të dëshpëruar vuajtjen nga skamja. Ata kërkuan të permiresojnë gjendjen e tyre, ata përjetësuan gjuhën dhe kulturën e tyre dhe shpesh ata vdiqën pothuajse pa lëne asgjë per të dëshmuar per luftën e tyre. Këta shqiptare madhështorë e kanë vazhduar luften e tyre dramatike per 70 shekuj, por kanë regjistruar si të begatë vetëm tre të fundit prej gjithë këtyre shekujve. Shumë shekuj të heshtur paraardhës naj apin vetëm pamje të rastësishme dhe kalimtare të së kaluarës heroike të këtij populli kaq shumë te panjohur. Shqiptarët kanë jetuar në nje vend horizontesh të dhëmbëzuar, majash të larta, shkëmbinjsh të thiket, rrafshnaltash erërrahura dhe grykash plot me bore. Ata nuk e quajtën atë “Albania”, por “Shqipëria”, “Toka e Shqiponjës”. Ata nuk e quajtën veten “Albanians”, por shqiptare, ose “Bij të Shqiponjës”. Keshtu, ata u identifikuan me më fisnikun prej shpendëve, që fluturon me lart, që 135iftohet përjetë dhe që e ben çerdhen ndër maja mbi dy mijë metra te larta. Kjo toke piktoreske është përmendur në letërsi me konsideratë. Megjithëse Uilliam Shekspiri kurrë nuk e ka vizituar këte vend, ai e vendosi komedinë e tij “Nata e Dymbëdhjetë” në Iliri, pra në Shqipëri. Vizitat që ben Lordi Bajron në Shqipëri e lane atë kaq entuziast per vendin dhe popullin, sa miku i tij poet, Shellì, i vurì nofkën “Albi”. Ne Cajld Haroldin (1.2.46) Bajroni e shprehu admirimin e tij per “luginat e Ilirise”, per “malet e shumta sublime”, per ato “toka te rralla dhe per përrallat e lashta”, dhe shpallì “te lillà gryka te bukura rrallëherë t’i sheh syri”. Ai derdhi poezi gjithashtu edhe per popullin, duke e quajtur Shqipërinë “nene e rreckosur burrash t’egër” (1.2.38). Ai e pikturoi “shqiptarin e eger me fustanellë gjër me gju / me kokë me shami lidhur e pushkë te zbukuruar / dhe ruba me fije ari t’bukra per t’i pare” (1.2.58). Po aty, ai gjithaslitu deklaroi “Arnautët, ose shqiptarët, me shtangën kaq shumë me ngjashmërinë e tyre me malësorët e Skocise; pikërisht malet e tyre, fustanella, megjithëse e bardhë, forma aktive hollake, dialekti i tyre kelt ne tingëllim dhe zakonet e tyre te ashpra, te gjitha me kthyen prapa…” Po kështu edhe gjakmarrjet e tyre te rrepta ndërfisnore, edhe gajdet me lëkurë dhie ose derri të lemuara me ujë të ngrohte e vaj, melodia e gëzueshme e te cilave, e ngjashme me atë te flautìt, shoqerohej nga një zukatje e lehtë, tamam si ajo e muzikes se gajdes së malësorit skocez. Përtej Atlantikut, legjenda e heroit te Shqipërise, Skenderbeut, tregohej nga çìfutì spanjoll ne veprën e Longfellout “Përrallat e hanit buzë rrugës”. Dhe akoma me në perëndim, përtej Paqësorit, e vetmja poeme epike në gjuhën tagaloge te Filipineve është “Fiorante at Laura”, nje histori dashurie klasike e vendosur ne mbretërinë e Shqipërisë (Leonard Tuggy, letër autorit, 27 mars 1989). Shqipëria e sotme e zvogeluar eshte bëre sanduiç, midis ish-Jugosllavisë dhe Greqisë në bregun perëndìmor të Gadishullìt Ballkanik, vetëm 40 milje në detin Adriatik larg nga thembra e gizmës italiane. Megjithatë, me siguri është vendi me pak i njohur i Evropes. Si provinca e fundit turke në Evropë, në shekuj Shqipëria ishte e mbyllur fort per të huajt dhe derì vonë ka qene e mbyllur edhe me fort nga regjimi i saj komunist i pasluftës. Kushdo mund te vizìtonte Nepalin, Arabine Saudite ose Kinen, por jo këte komb enigmatik të vogël oshënar. Gazetaret e përshkruanin Shqipërinë si të izoluar, të mbyllur, misterioze, ksenofobike, një Tibet ne Evropë. Madje, karakterizìmi i Uinston Cërcillit si “nje gjeegjëze, e mbështjellë në një mister brenda një enigme”, me me vend do te ìshte per Shqipërinë sesa per Bashkìmin Sovjetik. Njerëzit pyesin, “Ku e kanë zanafillen shqiptarët? Mos janë ata pasardhës moderne te grekëve apo të romakëve, të sllavëve ballkanas apo ndoshta të turqve?” Per t’iu përgjigjur ketyre pyetjeve, së pari do të shqyrtojmë gjetjet arkeologjike, pastaj punën kërkimore shumë të hollësishme të ekspertëve të gjuhësisë dhe në fund tradìtat popullore të ruajtura në kronikat me të hershme të dijëtarëve të lashtë. Keshtu ne zbulojmë gjurme të kulturës parahistorike të Shqipërisë, që nuk mund të kuptohen ndryshe.Ky popull i lashtë pellazg shënon një date me të hershme se zhvillimi i civìlzimeve të Greqisë dhe Romës. Vendosmëria e tyre per të ruajtur ìdentitetin e vet etnìk, pasioni i tyre per tokën, gjuhën dhe lirinë e tyre u kërcënuan nga të dyja perandorìtë e krishtera, e Lindjes dhe e Perëndimit, dhe me vonë nga turqit otomanë. Gjatë dhjetëra periudhave te njëpasnjëshme të sundimit te huaj shqiptarët gradualisht e braktisën adhurimin primitiv te natyres dhe se pari u kristianizuan, pastaj u islamizuan e me vonë u bene komunistë. Lindin shume pyetje. Pse shqiptarët, historikisht të krishterë, do të ktheheshin kryesisht në muslimanë? Popuj të tjerë evropìanë qenë te ekspozuar ndaj islamizmit turk pò aq sa dhe shqiptarët e ne rrethana të ngjashme. Megjithatë shqiptarët qenë te vetmit evropianë që iu nënshtruan islamizmit në masë. Pse ndodhi kjo? Këtu do te shqyrtojmë okupimin shtypës 500-vjeçar të Shqipërisë nga sundimtarët turq dhe braktisjen e saj nga fqinjët katolikë romake dhe ortodoksë grekë. Do të shqyrtojmë në thellësi dy lloje faktorësh, objektivë dhe subjektive, te cilet kontribuan direkt në islamizimin e saj masiv. I pari prej tyre është modeli i politikave turke ndaj minoriteteve fetare, tjetri, karakteristika te veçanta, posacërisht per popullin shqiptar, qe iÌ predispozuan ata drejt kthimit ndaj islamizëm. Shqipëria e pasluftës fitoi një nam të dyshimtë te të qenurit i vetmi vend që e zgjodhi vetë komunizmìn, me pak ose aspak shtrëngim nga jashtë. Vëzhgues të interesuar pyesin: Pse Shqipëria komuniste do të ndërpriste lidhjet e pasluftës me Jugosllavinë per të bere aleancë me Bashkimin Sovjetik me 1948, pastaj do të hidhte poshtë Bashkimin Sovjetik per Kinën Maoiste me 1961, me pas do të refuzonte të gjitha lidhjet me Kinen me .1978, duke vendosur “t’ia dilte e vetme”? Pse Shqipëria do të vazhdonte, si i vetmi shtet në botë, të njihte Josif Stalinin si heroin dhe shembullin e vet? Dhe ka akoma një mister me imediat, pasi Shqipëria ia detyron vetë ekzistencën e saj ndihmës diplomatike, humanitare, teknike, mjekësore, finanziare e arsimore amerikane. Në Shtetet e Bashkuara gjithashtu gjendet komuniteti me i madh e me i lidhur i mërgimtarëve shqiptarë besnikë e entuziastë, që bere pas bere i kanë ardhur ne ndihme mëmëdheut. Dhe njerëzit pyesin: Pse regjimi i mëparshëm shqiptar do të vendeste lidhje diplomatike, tregtare e kulturore me me shumë se njëqind kombe në të gjitlië botën, e megjithatë do te perbuzte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, madje, si Irani, duke i quajtur Sh.B.A “Satani i madh imperialist”? Prapë njerëzit pyesin; Pse shqiptarët, në shumice myslimanë që i besojnë Allahut, dhe me minoritele ortodoksë apo katolikë romake që besojnë në Perëndinë dhe në Jezu Krishtin, do të nxirrnin jashtë ligjit gdo shprehje fetare dhe do të krenoheshin duke u bere i pari dhe i vetmi shtet në botë tërësisht ateist? Dhe prapë, edhe njëherë: Perse regjimi komunist shqiptar do të ndiente kënaqësi në identifikimin e tij nga agjenci vëzhguese ndërkombëtare si abuzuesi me i keq në botë i të drejtave të njeriut dhe i lirive fetare? Me vonë” pyesin: Kur reformat demokratike përfshinë kaq shumë vende komuniste të Evropës Lindore, pse udhëheqësit komuniste të Shqipërisë së vogël e të izoluar i poshtëruan “këta revizionistë” si tradhtarë dhe u krenuan duke qëndruar të vetëm si bunkeri i fundit i stalinizmit të egër? Dhe së fundi: Pse këta burokratë stalinistë mendonin se mund te mbijetonìn te vetëm ne shembjen totale që pësoi çdo regjim tjetër komunist në Evrope, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik? Nga sa u tha me siper, vëzhgues të shkujdesur gabimisht mund të mendojnë se shqiptarët janë të lëkundshëm ose kapriçìoze. Ne do te ndjekim me radhë zhvillimin e mundimshëm te nje Shqipërie, në dukje e pavarur, përmes një sëre aleancash të huaja të diktuara nga varësia ekonomike, arritjen e pikës kulminante të komunizmit te saj radikal, ndalimin e të gjitha feve dhe zhvillimin e saj social dhe ekonomik. Ndoshta ky ishte i vetmì vend në botë që nuk kërkoi ndihmë të huaj nga askush dhe që nuk kishte borxh kombëtar! Këto aleanca të huaja që ndryshonin vazhdimisht, a ishin të diktuara nga nje vendosmëri per të arrìiur ndonjë synim të përcaktuar qarte, që frymezonte patriotët shqiptarë në shekuj? E pranojmë se këto gjëra ne mund te dime vetëm pjesërisht, pasi Shqipëria kishte per mburojë nje perde me të papërshkueshme se alo që fshihnin nga sytë e botës bllokun sovjetik dhe Kinën. Por ka disa tregues të caktuar që duken nga historia e përgjakur, tragjike, e zhurmshme dhe e gjatë e Shqipërisë. Dëshmia, ndonëse e varfër, është e qarte. Bota jonë duhet ta njohë ate. Kjo vepër, nje shqyrtim historik per Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk është nje ushtrim në kotësinë shkollareske. Vepra është shumë me vend per disa kategori lexuesish. Te parët janë shqiptarët liridashes. Ai vend është i pazakontë, pasì numri i shqiptarëve etnikë që jetojnë përtej kufijve të Shqipërisë është me i madh se 3 milionët që jetojnë brenda saj.Vetëm ne Jugosllavi ka rreth 3 milione shqiptarë. Në Turqi ka 1.5 milion, në Greqi rreth 300,000, ne Itali mbì 400,000 dhe në Shtetet e Bashkuara 400,000. Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë në Australi, Argjentìnë, Kanada dhe në të gjithë Evropën. AngUshtja është gjuha kryesore e shumë prej këtyre dhe gjuha e dytë e pothuajse gjithë te tjerëve, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Shumë prej tyre kanë shprehur pakënaqësi ndaj pak faqeve që përpiqen të mbulojnë ngjarjet ne historìne e tyre para këtij shekulli. Shumë jo-shqiptarë, miq të Shqipërisë, kanë të njëjtin shqetësim. Redaktori i nje gazete shqiptarë në Boston vajtonte faktin se ka fare pak libra në anglisht per historine e Shqipërisë. Ai vuri në dukje se bibliotekat universitare, sì edhe shkollat dhe lexuesìt e tjerë amerikanë, pò kërkojnë material në anglisht per Shqipërinë, por shumë pak mund të gjendet. Nje i abonuar u përgjigj se shumë anëtarë të komunitetit të tij shqiptaro-amerìkan nuk lexojnë shqip, por janë “të uritur per fakte per historine dhe trashegiminë tonë”. Ai shprehu shpresen se ata do te merrnin me shumë material te tillë në te ardhmen. Nje tjetër i abonuar shkroi per kerkimin e tij të kotë per nje histori te Shqipërisë në anglisht në bibliotekën qendrore të qytetit të tij metropolitan në mes të Amerìkës. Por vetëm mësoi nga bibliotekarja se nuk gjendej asgjë e tillë. Është e kuptueshme dhe per të ardhur keq që personel diplomatik perëndimor i atëhershëm dinte fare pak per punët e Shqipërisë. Dhe kjo mungesë vetëdijshmërie vërtet ka ndërlikime serioze per pjesën tjetër të botës. Do të shohim se si ndërhyrja katranosëse ne punët e Shqipërisë nga diplomate evropianë me synime të mira, precipitoi Luftën Ballkanìke, i shperbleu kombet fqinje me nje gjysme te territori dhe të popullsisë se Shqipërisë dhe përgatiti skenën per Luftën e Pare Botërore. Një president amerikan i mirinformimi, Vudrou Uillson, akoma nderohet nga shqiptarët per këmbënguljen e tij kokëfortë ne Versajë per te drejtën e kombeve te vogia si Shqiperia, qe te gëzonin veteqeverisje demokratike dhe pavarësi. Nga ana tjetër, patriotë te ndryshëm shqiptare’ fajesojnë strategët ushtarakë amerikanë e britanikë te Luftës se Dytë Botërore se lejuan nje klikë te ashpër komuniste te merrte ne kontroll vendin e tyre dhe te eliminonte demokracinë e stilit perëndimor. Është e qartë, per mire a per keq, popujt e mëdhenj e të vegjël, duke bashkekzistuar ne Tokë”, janë te lidhur se bashku ne vorbullën e jetës. Çfarë ndodh ne Shqipëri vërtet ka ndërlikime per te gjithe ne të tjerët. Me 1991, me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperisë, vakumi i pasluftës per sa i takon informacionit nuk eshtë pengesë per një bashkëpunim te zgjuar midis dy vendeve. Ndërkohë, nderlikime te tjera bashkëkohore kanë zënë vend. Por Xhorxh Santaiana i Universitetit te Harvardit na kujtoi ne te gjithëve se ata qe nuk e kujtojnë te kaluarën janë te dënuar ta përsërisin ate.BURIME PER NJOHJEN E SHQIPERISË SE LASHTEDijëtarët e lashtë grekë dhe romake shkruan per ato ngjarje te kohës se tyre qe ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin per brezat e ardhshëm. Fatkeqësisht, shqiptaret e lashtë nuk lane absolutisht asgje te shkruar: as letërsi, as edhe nje dokument te vetem, madje as edhe nje mbishkrim.(?) Ne ndihmë na erdhën arkeologet. Kërkimet e tyre kane nxjerrë nga toka struktura guri te çdo lloji: fortifikime, banesa, monumente, altare dhe varreza, pò ashtu edhe mozaike e vesanërisht po deri qeramike. Ata kanë zbuluar punirne prej guri, kocke, briri, bakri, bronzi, hekuri dhe gurësh te cmuar, ari dhe argjendi. Ka arme, armatura, ene shtëpiake, vegla bujqësore, pajisje, stoli, kopsa dhe monedha, te cilat te gjitha na ndihmojne të rindërtojmë kulturën e tyre parahistorike. Gjuhëtarët na kane bere te njohìm të fshehta të tjera. Sepse analìza gjuhësore mund ta ndjekë nje gjuhë të shkruar qe nga fillimet e saj me të hershme, mund te zbulojë lidhjen e saj me gjuhë të tjera dhe me nje burini familjar te perbashkët. Emrat e trashe’guar të maleve e lumenjve, heronjtë legjendarë e hyjnitë, figurai dhe mbishkrimet në monedha, dhe cdo fjale e hershme mund të hedhin dritë mbi kulturën primitive. Per me tepër, kronikat e dijëtarëve të lashtë greke’ e romakë përfshinin fragmente të urtësisë së popujve fqinjë parahistorike: mitet dhe legjendat e tyre, tabutë dhe zakonet e lidhura me familjen, fisin, martesën, lindjen dhe vdekjen, qeverinë dhe luftën, mbjelljen dhe korrjen, këngët dhe lojërat, mjekësinë dhe fenë. Ky thesar i pasur i folklori! shqiptar nuk kishte autor ose burini të njohur. Ishte një trup Ì pashkruar i diturisë tradicionale, qe pasohej si rrëfenjë gojore nga njëri brez tek tjetri. Diku, disi, këto gjurmë kulture tërhoqën vëmendjen e dijetarëve greke e romakë, që i shkruan ato per brezat e ardhshëm. Pra, këto tre burime: arkeologjia, gjuhësia dhe disa kronika te hershme, mund te hedhin mjaft dritë ne atë që përndryshe do te ishte një e shkuar krejt e pakuptueshme e shqiptarëve parahistorikë. Në këtë fazë, dokumentet e hershme historike e letrare ndihmojne ne mbushjen e vakumit te informacìonit. Fatmirësisht per ne, Shqipëria gjendej në mes të dy civilizimeve klasike, të Greqisë e të Romës, dhe here pas here u përplas me të dyja. Shumë te dhëna historike greke, latine e italiane përmendin krejt rastësisht ndonje kontakt ushtarak, diplomatik, tregtar ose klerikaì me shqiptarët. Me vonë, udhëtarë evropianë, dijëtarë, tregtarë, personel konsullor ose aventurìere eksploruan ashpërsine malore dhe shkruan vëzhgime ne ditarët e tyre. Te tilla rrefime pa lidhje zor se mundësojne dëshminë e vazhdueshme historike që ne do te preferonim. Megjithatë, pikërisht autenticiteti i tyre na inkurajon në rindërtimin sa me besnik të historise heroike, tragjike dhe te gjatë të shqiptarëve. Sepse, sic. ka deklaruar J.D.Burshier, “Vendosmëria me te cilën kjo race e shquar ka ruajtur kështjellat e saj malore gjate një sere epokash të gjata, është ndeshur deri me sot me një vlerësim të pamjaftueshëm të botës së jashtme” (Lìria 14gusht 1981, 3) Por ne, si heroina anijembytur e Nate’s së Dymbëdhjetë të Shekspirit, le të pyesim, “Cilt vend, o miq, është ky?” Kapiteni shekspirian i anijes u përgjigj, “Kjo eshtë Iliria, zonjë” (1.2.1-2). Kur ajo pyeti, “A e njeh ti këtë vend?”, ai u përgjigj,”Ehë, zonjë, mire” (1,2.23-24). Këto faqe, atëherë, do ta ndihmojne lexuesin ta njohë këtë” vend, Ilirinë, dhe ta njohë atë mire….
Kjo ishte vetwm njw fragment nga aprathwnia, por…duhet lexuar libri” “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditë e sotme”….

Filed Under: Featured Tagged With: Edwin E. Jacques, i dashuruar, i Gazetës Dielli, ishte abonent, pas racës shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4419
  • 4420
  • 4421
  • 4422
  • 4423
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT