• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zhvillohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Eqrem bej Vlorës

March 30, 2014 by dgreca

Nga Harilla Koçi/.-Të dielën, 30 Mars, në qytetin e Vlorës u zhvillua ceremonia zyrtare e rivarrimit të eshtrave të Eqrem bej Vlorës, diplomat, politikan dhe historian, personalitet i shquar i letrave shqipe. Me këtë rast, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora në arkivolin me eshtrat e tij, në mjediset e shtëpisë së familjes në qytetin e Vlorës, atje ku ai u largua 70 vite më parë drejt Austrisë.

Kurorën në emër të kryeministrit Edi Rama e vendosi Këshilltari për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, Fate Velaj, i cili vlerësoi figurën e Eqrem bej Vlorës, si një personalitet i kulturës dhe i letrave shqipe.

Bënë homazhe dhe vendosën kurora edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, Princ Leka II, qytetarë vlonjatë dhe nga rrethe të tjera të vendit. Zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare, u shpreh mes të tjerash se, Eqrem bej Vlora është personalitet i shquar i letrave shqipe. “Shpirti i tij endet mes letrave dhe dilemave politike”, theksoi Çuni. Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, në një prononcim për mediat e cilësoi Eqrem Bej Vlorën, personalitet të kulturës dhe një figurë poliedrike që, pavarësisht se e diskutueshme, ka lënë gjurmë dhe kontributin e vet në historinë e Vlorës dhe të Shqiopërisë, një nga pinjiollët e familjes Vlora.

Nga ana e tij, nipi i Ismail Qemal Vlorës, Darling Vlora, falenderoi në emër të familjes kryeministrin Edi Rama, për vendimin për kthimin në atdhe të eshtrave të Eqrem bej Vlorës. Ai u shpreh se vepra e Eqrem bej Vlorës, është aty dhe flet vetë.

Arkivoli me eshtrat e Eqrem bej Vlorës, i mbështjellë me flamurin kombëtar, u vendos në sheshin përpara ish- shtëpisë së Vlorajve në qendër të qytetit, e cila i është kthyer vajzës së tij. Ceremonia vazhdoi më pas në fshatin Kaninë, ku do të prehen eshtrat e Eqrem bej Vlorës në përmbushje të amanetit të tij.

Eqrem bej Vlora ndërroi jetë në mars të vitit 1964 në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, ku edhe u varros.

Vendimi për kthimin e eshtrave të tij u mor nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë në 7 mars.

Eqrem bej Vlora u largua nga vendi 70 vjet më parë

Filed Under: Kronike Tagged With: Eqrem Bej Vlora, Rivarroset

LETËR E HAPUR PER MINISTRIN E JASHTEM TE KOSOVES, Z. ENVER HOXHAJ

March 30, 2014 by dgreca

Do të ishte zgjedhje e duhur dhe gjithësesi e mirëpritur nga të gjithë ata që ia duan të mirën diplomacisë kosovare që z. Hoxhaj të emërojë profesorin Faton Bislimi në detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Otavë që tani/

I Nderuar Ministër/

Fillimisht e ndjej për detyrë që me anë të kësaj Letre të Hapur t’ju uroj Juve, suksese në realizimin e objektivave të Ministrise suaj. Jemi një grup qytetarësh me nështetesi të ndryshme, me një synim dhe vullnet ashtu siç është dhe vullneti i Qeverisë se Kosovës, ai i promovimit të vlerave kulturore, njohja e Shtetit të ri të Kosovës në të gjitha sferat si dhe krijmi i marrëdhënieve midis popujve, princip ky i ndarë dhe i përgëzuar nga të gjithë.

I Nderuar Ministër, Javën që lame pas paralajmëruat hapjen edhe të një ambasade të re të Kosovës. Kësaj rradhe, diplomacia e vendit tone do të jetë prezente edhe në Otavë të Kanadasë.

Edhe pse pak me vonesë, vendimi i MPJ-së për të hapur ambasadën e Kosovës në Otavë duhet mirëpritur. Realisht, Kanadaja ka qenë një nga aleatet e vazhdueshme të ecjes së Kosovë drejtë clirimit e shtetësisë. Kanadaja, për nga fuqia ekonomike, po ashtu është një mike që Kosova duhet ta trajtojë me shumë respekt dhe përkushtim, sepse ka mundësi që vendi ynë të përfitojë nga mbështetja kanadeze edhe më shumë, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për hapjen e kësaj ambasade, sic është edhe e pritshme, fillojnë spekulimet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në Kanada. Ne jemi dëshmitarë se shërbimi diplomatik i Kosovës është ende I ri dhe ka nevojë për njerzë me reputacion të lartë, profesionalizëm të thuktë, dhe përgatitje superiore. Diplomacisë sonë, sidomos në një vend të madh e të fuqishëm sic është Kanadaja, nuk i duhet një përfaqësues i tipit alla-partiak, por një njeri që me të vertetë do të punonte në interes të së mires së shtetit dhe vendit tone. Të gjithë që duan të bëhen ambasadorë mund ta kenë vullnetin e madh për punë, por jo të gjithë e kanë përgatitjen dhe njohuritë e duhura për ta sjellur të mira konkrete diplomacisë së shtetit tone.

Nga perspektiva e një doktoranti në marrëdhënie ndërkombëtare dhe si një njeri që ka magjistruar në politikë ndërekombëtare e diplomaci, unë e shoh shumë të nevojshëm përfaqësimin e Kosovës në Kanada nga një profesionist i mirëfilltë që jo vetëm se e ka elanin dhe vullnetin për punë, por I ka edhe njohuritë si dhe përvojën e duhur profesionale në një vend si Kanadaja, që do të thotë se e njeh nga brenda funksionimin e shtetit kanadez dhe si rezultat mund lehtë të navigojë drejtë suksesit të sforcimit të lidhjeve dhe projekteve ndërshtetërore.

Kurse, nga perspektiva e një të riu që dëshiron ta shoh sa më të hovshëm zhvillimin e Kosovës, sa më të ndritur të ardhmen e saj – mos për ne, të paktën për hire të fëmijëve tanë – unë besoj fuqishëm që Kosova ka njerzë të kalibrit të lartë që duhet t’I vëjë tani në funksion të shtetit dhe diplomacise. Ëndërra e atyre që dhanë jetën për këtë vend, duke përfshirë këtu edhe vet prindin tim, Dr. Fahredin Hotin, vëllaun e gjyshin tim, do të realizohet vetëm duke cuar përpara shtetin tone e jo assesi duke i kontribuar symbyllurazi vetëm një klani ose partie.

Prandaj, do të ishte zgjedhje e duhur dhe gjithësesi e mirëpritur nga të gjithë ata që ia duan të mirën diplomacisë kosovare që z. Hoxhaj të emërojë profesorin Faton Bislimi në detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Otavë që tani. Pse profesorin Bislimi? Nuk e kam as fis as farë. Jemi njohur me të qysh në vitin 2003, kur ai ishte vetëm student në SHBA, por njëkohësisht ishte edhe anëtar aktiv i Lobit Shqiptaro-Amerikan dhe kishte ardhur në Kosovë me një delegacion të SHBA-ve të kryesuar nga Kongresisti Joseph DioGuardi, me të cilët paten vizituar edhe Krushën, vendlindjen time.

Faton Bislimi nuk është emër i panjohur edhe për opinionin publik shqiptar në Kosovë e jashtë saj, prandaj nuk do të bëj një përshkrim të bigorafisë së tij. Por, si një i diplomuar në Texas, I cili mandej ka magjistruar në Harvard ku mbahet mend për debatet e shumta fitimtare që i kishte patur me Vuk Jeremiqin e Tadiqin e Serbisë, së fundi ka garuar edhe në zgjedhjet locale të Gjilanit për kryetar komune si kandidat i një lëvizje qytetare “Koalicioni për Gjilanin” një nismë kjo që ishte përkrahur nga disa subjekte politike e grupe të ndryshme në Gjilan. Asnjëherë nuk ka qenë partisan politik, por gjithëherë I angazhuar në cështjen kombëtare sidomos me Lobin Shqiptaro-Amerikan, ku tani edhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me të cilën ka punuar që nga viti 2002.  Bislimi në SHBA ka punuar edhe si asistent për cështje të Ballkanit në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit.

Po pse Bislimi të na përfaqësojë në Kanada? Që nga viti 2009, Faton Bislimi ka jetuar e punuar në Kanada, ku fillimisht ka marrë edhe një magjistratur në marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka ligjëruar lëndë të politikës dhe zhvillimit ekonomik në dy universitete në Halifax të Kanadasë—në Dalhousie University dhe në Mount Saint Vincent University. Tani, ai është në përfundim të studimeve të doktoraturës në marrëdhënie ndërkombëtare në njërin nga universitetet më të mëdha dhe më të mira të Kanadasë, University of Alberta, ku shërben edhe si studijues pranë Qendrës së Ekselencës së BE-së në këtë Universitet.

Në komunitetin shqiptar në Kanada, ashtu sikur edhe në SHBA, Bislimi vlerësohet shumë lartë dhe llogaritet vecse një lloj ambasadori joformal i Kosovës atje, sepse përmes fondacionit të tij arsimor, Bislimi Grup, ai ka realizuar disa projekte të shkëmbimit të studentëve në mes Kosovës dhe Kanadasë që nga viti 2012, një pjesë e të cilave është përkrahur edhe nga Departamenti për Punë të Jashtme i Kanadasë. Tutje, ai ka organizuar edhe ekspozitën e pare të nxënësve të Kosovës në Halifax në shenjë mirënjohje për kontributin e Kanadasë ndaj Kosovës, duke realizuar kështu edhe një sër takimesh në nivelet më të larta të Provincës së Nova Scotia-s dhe qeverisë Federale të Kanadasë edhe për një delegacion nga Kosova të kryesuar nga Zëvendës Ministri i Kulturës, z. Hajdin Abazi.

Për momentin, profesori Bislimi është duke punuar me disa universitete në Kanada që pritet të ofrojnë bursa akademike për studentë meritorë nga Kosova.

Prandaj, z. Faton Bislimi është zgjedhje ideale për të përfaqësuar Kosovën në Kanada, sepse e ka edhe përgatitjen akademike, edhe profesionale, edhe praktike (dmth përvojën në Kanada), por edhe vullnetin e gatishmërinë e lartë për të qenë në shërbim të shtetit të vet.  Pra, është në interes të Kosovës që z. Hoxhaj të mos e vonojë aspak këtë nominim, për të cilin i garantoj se brenda një afati kohor shumë të shkurtër, me punën e vet, profesori Bislimi do të krijojë e lansojë projekte të rendësishmë për vendin tone të përkrahur nga shteti kanadez. Kur ai ka bërë gjithë këtë punë në të mire të vendit pa patur fare pozitë zyrtare, nuk ka dyshim se në postin e përfaqësuesit të Kosovës, ai do të shumëfishonte sukseset e diplomacisë së Kosovës në Kanada në interes të drejtpërdrejt të shtetit tone.

Si qytetar i Kosovës por edhe si profesionist i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, unë do t’i gëzohesha nominimit eventual të Faton Bislimit si ambasador  në Kanada dhe do të mburresha me këtë ambasadë.

Me Sinqeritet dhe Dashamirësi

Besnik F. HOTI

Ligjerus në Kolegjin Victory

Prishtinë

Tel: +377 44 105 152

besnikhoti@hotmail.com

Facebook: Besnik F. Hoti

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Enver Hoxhaj, leter e hapur, Ministri i Jashtem, nga kanadaja, prof. Faton Bislimi

VEPRIMTARI, ME DËSHMI PËR PRANIMIN DHE SHPËTIMIN E HEBRENJËVE, NË SHQIPËRI

March 30, 2014 by dgreca

Nga Murat Gecaj/Tiranë- Në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit,  u zhvillua veprimtaria me tematikë, “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore”(Pranimi dhe shpëtimi i hebrenjëve). Ajo ishte organizuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), me drejtor dr. Ramiz Zekaj, në bashkëpunim me Fondacionin “Mbretëresha Geraldinë”. Veprimtaria u zhvillua me një Konferencë, ku u lexuan tema nga disa autorë dhe me shfqjen e flmit dokumetar “Besa”. Merrnin pjesë nga AIITC dhe Fondacioni “Mbretëresha Geraldinë”, punonjës të shkencës, kulturës e arsimit; diplomatë të ambasadave në Tiranë;  profesorë e akademikë;  nga institucionet zyrtare, shoqatat joqeveritare, media e shkruar dhe ajo elektronike e te ftuar të tjerë. Ndodheshin  edhe disa të ftuar nga Republika e Kosovës, ndër të cilët ishte z.Adem Demaçi.

Fjalën e hapjes e mbajti z. Faruk Borova, kryetar i Bordit të AIITC dhe ish-përfaqësues i Shqipërisë për Izrealin, në vitet 1993-1997. Pastaj u lexuan kumtesat e përgatitura: “Trajtimi i minoriteteve në Shqipëri” (nga prof.dr. Beqir Meta), “Shqiptarët dhe Hebrenjtë, gjatë kohës së Mbretit Zog”(nga Sulejman Gjana, kryetar i PLL) dhe “Një histori e shkurtër e pranisë së hebrenjëve  në Shqipëri” (nga Astrit Hykaj, regjisor-skenarist). Ndërsa më tej, në pamundësi ardhjeje në këtë veprimtarri, për të pranishmit u lexua “Dëshmia e një të mbijetuareje”, nga  Dr.Scarlet Epstein-OBE.

Përmes këtyre temave, u dhanë dëshmi e fakte të shumta për  pranimin e shpëtimin, strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjëve (izrealitëve) në Shqipëri, që në kohën e mbretërisë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ndiqeshin nga nazistët, për t’i  kapur e shfarosur në kampin famëkeq të Aushvicit, në Gjermani. Ato flisnin qartë e më së miri, për  shpirtin njerëzor, traditat mikpritëse dhe besnikërinë e  popullit tonë, ndaj kujtdo që i ka ardhur në shtëpi dhe ka kërkuar ndihmën ose mbështetjen e tij.

Pjesëmarrësit në këtë veprimtari i përshëdeti bashkëshortja e Princit Leka, që dhe ai ishte i pranishëm, bashkë me disa anëtarë të Oborrit Mbretëror.

Fjalën e mbylljes e mbajti znj. Elia Zaharia, drejtoreshë e Fondacionit “Mbretëresha Geraldinë”.

Në këtë veprimtari mbresëlënëse u shfaq dhe u ndoq me mjaft interes nga të ftuarit filmi dokumentar, me titullin “Besa”, realizuar nga Astrit Hykaj. Gjatë koktejit, që ishte shtruar me këtë rast, të pranishmit panë me kërshëri ekspozitën fotografike, e cila pasqyronte bashkëjetesën e familjeve shqiptare e hebreje.

Tiranë, 29 mars 2014

Filed Under: Histori Tagged With: Murat Gecaj, shpetimi i hebrenjve, veprimtari ne Tirane

UKRAINË – Minoriteti tartar i Krimesë gati të votojë për autonomi

March 29, 2014 by dgreca

BAKHTCHYSSARAI , 29 mars  – Tartarët e Krimesë u mblodhën te Shtunen per te diskutuar një votim për autonomi në tokën e tyre historike, pas aneksimit të gadishullit nga Rusia.

Përfaqësues tartarë të të gjithë Krimesë janë mbledhur në qytetin e Baçisarajit për një kongres, me qëllim që të vendosin për fatin e këtij komuniteti mysliman prej rreth 300 mijë personash.“Vjen një çast në jetën e çdo njeriu ku duhet të bëj një zgjidhje, që do të përcaktojë të ardhmen”, deklaroi lideri i tartarëve, Refat Chubarov.
Ai i propozoi turmës që “të votojë për një projektrezolutë që kërkon hapjen e procedurave ligjore dhe politike për autonomi kombëtare dhe territoriale të popullit tartar të Krimesë në territorin e saj histroik, Krime”.
Tartarët e shohin me dyshim Moskën që kur Josif Stalini urdhëroi deportimin e tyre në masë nga Krimeja drejt Azisë Qendrore në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Filed Under: Rajon Tagged With: autonomi, Minoriteti tartar, ne Krime, Ukraine

Nishani priti Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova

March 29, 2014 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani priti te shtunen me 29 Mars, në një takim Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s,Irina Bokova, e cila ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.Presidenti Nishani vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm ndërmjet Shqipërisë dhe UNESCO-s konkretizuar përmes zbatimit të projekteve konkrete, lokale, ndërkufitare dhe rajonale si dhe nënvizoi angazhimin tonë në mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, jo vetëm si pjesë të rëndësishme e identitetit tonë, por edhe si një mjet për të promovuar turizmin kulturor, duke veçuar gjithashtu mjedisin, arsimin dhe ruajtjen e traditës si fusha ku ky bashkëpunim mund të thellohet më shumë në të ardhmen.Bokova u shpreh se ka ardhur me dëshirën e mirë për të hulumtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për një arsim më cilësor, për të kontribuar më shumë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, mjedisin dhe biodiversitetin, vlera shumë të rëndësishme për Shqipërinë, rajonin dhe më gjerë.Presidenti Nishani dhe Drejtorja e UNESCO-s Bokova ndanë mendimin se bashkëjetesa dhe harmonia fetare janë vlera të çmuara të shoqërisë dhe kombit shqiptar, të cilat duhen ruajtur dhe reklamuar si një shembull dhe kontribut për promovimin e tolerancës, paqes e mirëkuptimit në rajon, Evropë dhe në një botë, ku dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar duhet të zënë vendin e shfaqjes së fenomeneve të mostolerancës dhe keqkuptimit.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Irina Bokova, Nishani, priti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4728
  • 4729
  • 4730
  • 4731
  • 4732
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT