• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, zgjatje teknike njëvjeçare mandatit të EULEX-it

July 11, 2020 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pajtohen për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të EULEX-it/
PRISHTINË, 11 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të EULEX-it me një letërkëmbim me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell. Zgjatja teknike po bëhet pasi që pandemia ka pamundësuar negociatat për të ardhmen e mandatit të EULEX-it.

Në letërkëmbimin e tij, presidenti Thaçi ka shprehur gatishmërinë që “në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVA”) gjatë këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, Kosova pajtohet për një zgjatje teknike të EULEX KOSOVA, më së voni deri më datën 14 qershor 2021”.

Presidenti Thaçi gjithashtu ka shprehur mbështetjen për misionin, duke konfirmuar se institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbështesin në tërësi mandatin e “EULEX KOSOVA” në përputhje me dokumentet e nënshkruara deri tani.

Në përgjigjen e tij, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pranon këtë pajtueshmëri për zgjatje teknike njëvjeçare të EULEX Kosovo deri më 14 qershor 2021 dhe thekson mbështetjen e BE-së për Kosovën, me theks të veçantë te mbështetja në këto kohë të “sfidave të pa precedencë” të shkaktuara nga pandemia.

Përfaqësuesit e BE-së, duke folur edhe në emër të shteteve anëtare të BE-së, kanë njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19 ka qenë e pamundur që të mbahen takime për t’i shqyrtuar misionet e BE-së, përfshirë edhe atë EULEX-it në Kosovë dhe kanë kërkuar mirëkuptim nga autoritetet vendore për zgjatje teknike të mandateve aktuale për një vit.
Mandati i EULEX-it është negociuar çdo dy vite dhe gradualisht është zvogëluar mandati dhe janë bartur kompetencat tek organet vendore.

Filed Under: Kronike Tagged With: Belul JASHARI, Eulex, mandat 1 vjecar

Dy “shqiptare” ne krye te Azerbajxhanit… Firmos De Biasi dhe …

July 11, 2020 by dgreca

Nga Albano Kolonjari/

Xhani De Biasi, do te jete trajneri i ri i Kombetares se Azerbajxhanit. Lajmin e kane bere te ditur mediat italiane. Wikipedia e tranjerit to njohur italian ka ndryshuar te enjten ne mbremje duke konfirmuar detyren e re. De Biasi rikthehet ne krye te drejtimit te nje skuadre pas nje periudhe tre vjecare. De Biasi u be i njohur ne Shqiperi kur drejtoi Kombetaren Shqiptare dhe arriti ta kualifikoje ate per here te pare ne Eleminatoret e Kampionatit Europian. Mesohet qe kontrata e De Biasit me AFFA, (Federata Azerbajxhane e Futbollit) eshte dy vjecare. De Biasi do te perpiqet qe te perserise historine e Shqiperise me Azerbajxhanin. Mediat italiane thone se:”Claudio Bellucci ish futbollist sulmues i Bolonjes dhe Sampdorias do te jete pjese e stafit te De Biasit ne Azerbajxhan”.

Dy “Shqiptare”

Pas kualifikimit historik, Qeveria Shqiptare i dha Xhani De Biasi, nenshtetesine shqiptare. Gani Abazi, vazhdon te kete lidhje te vazhdueshme me FSHF dhe futbollistet e Kombetares Shqiptare. Nuk eshte konfirmuar ende, por mesohet se De Biasi ka kerkuar qe te kete ne stafin e tij ne rolin e zevendes tranjerit nje emer te njohur te futbollit shqiptar. Pikerisht ish kapitenin Ansi Agolli i cili e njeh shume mire futbollin azerbajxhanas. Agolli ka luajtur per nje periudhe 10 vjecare ne Azerbajxhan me skudra e njohura Qarabag me te cilen ka zhvilluar 224 takime, duke qene futbollisti i trete me i aktivizuar ne kete klub. Aktualisht 37 vjecari luan me New York Cosmos. Nese kjo do te realizohet atehere, ne krye te Kombetares se Azerbajxhanit do te kemi dy shqiptare, Abazi dhe Agolli. Pas eksperience me Kombetaren e Shqiperise, kjo do te jete hera e dyte qe De Biasi do te drejtoje ne ekip Kombetar.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, dy shqiptare, ne krye te Azebajxhanit

DIELLI-SPORT: Partizanit i iken fitorja nga duart- Sot radha e Kukesit

July 11, 2020 by dgreca

Nga Albano KOLONJARI/

Ankth dhe frike ne kampin e kuq. Kane qene oret e para te dites se Premte, kur klubi i Partizanit njoftoi qe numri i te infektuarve me Covid 19 kishte arritur ne pese, Boldor, Ferahti, Cinari, Mala dhe Kote kane rezultuar pozitive. Pavareshit nga kjo Partizani njoftoi se do zbriste ne fushen e lojes. 

Italianet braktisin Partizanin

Vetem pak ore perpara takimit tranjeri Adolfo Sormani, dhe asistenti i tij Giacomo Chini, kane “braktisur” ekipin dhe shkak per kete ka qene situata e coronavirusit ne kampin e kuq. Ne fakt nje dite me pare Sormani dhe Chini nuk kane qene prezent ne stevitjen e ekipit. Kjo situate ka acaruar shume tifozet e kuq te cilet kane kerkuar qe Sormani te mos jete me ne krye te ekipt. :”Nuk iken prej semundjes, nuk braktisen betejen nga frika e infektimit, por nga frika e humbjes ne derbi, prandaj ata nuk e meritojne Partizanin”. “Tek Partizani kane qendruar te gjithe edhe ne beteja te ndryshme si ajo e mbijeteses po asksuh nuk e ka braktisur”. I pyetur rreth ketij fakti, drejtori i pergjithshem i Partizanit Olsi Rama shprehet se:”Sormani? Secili ka parimet e veta ne jete. Sormani vjen nga Italia. Mbase atje kane kulture tjeter. Na mungonin 7 lojtare, ku 5 kane dale pozitive. Ndeshja ishte pergatitur me ata te tre futbollistë, u detyruam me pas te ndryshonim plane”. Ne keto kushte ne takimin me bardheblute Partizani u u drejtua nga zevendes tranjeri Kalari.
Ndeshja.
Ajo cfare i mungoi takimit Partizani-Tirana ishin tifozet e zjarrte te te dyja ekipeve. Ndeshjet me Shqiperi vazhdojne te zhvillohen pa paranine e tifozeve dhe kjo per shkak te situates se coronavirusit. Ne fushen e lojes ekipet dhuruan loje te forte dhe emocionuese deri ne minuten e fundit te takimit. I pari qe kaloi ne avantazh ishte Partizani me ane te brazilianit William Cordeiro ne te 76 minute. Dy minuta perpara perfundimt te kohes shtese Muci barazon per Tiranen 1-1, duke i hequr Partizanit fitoren nga duart.
Kalari:”Sormani? Pjese e stafit eshte edhe ai. Nese çunat dhane gjithçka, edhe ai ka bere punen e tij. Deri tani ai ka stervitur ekipin.  Kush do drejtoje ekipin ne vijim? Janë vendime qe i takojne klubit.Brazimi ? Me vjen keq shume se dhame  gjithçka ne fushe dhe duhet te jemi krenare per lojen qe zhvilluam.   Nuk eshte e paket situata qe kemi kaluar, sidomos psikologjikisht, u mblodhem te gjithe bashke dhe diskutuam..Futbolli keshtu eshte, i rasteve te humbura, i keqardhjes ne fund qe me nje top te gjate, nje karambol i del topi lojtarit te Tiranes dhe shenon. Rastet humben, nese do te kishte shenuar Bardhi do te flisnim ndryshe tani.”
Tranjeri i Tiranes Egbo.
Me kete barazim 1-1 duhet te jemi te kenaqur. Vinim nga humbja me Kukesin dhe Bylisin, qe ndikoi jo pak ne vetebesimin e lojtareve. Objektivi yne ishte qe te e humbisnin kete ndeshje dhe e arritem. Muci ka qene i demtuar prandaj edhe nuk eshte aktivizuar”.
Sot rradha e Kukesit.
Kukesi do te luaje perballe Teutes nje ndeshje shume te rendesishme. Fitorja perballe Teutes do ta afronte Kukesin ne kater pike nga Tirana kryesuese. Kuksianet vazhdojne te shpresojne tek titulli kampion dhe per kete presin te perfitojne nga gabimet e Tiranes.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, partizani, tirana

Statement by Vice President Joe Biden on Talks Between the Leaders of Kosovo and Serbia …

July 11, 2020 by dgreca

July 10,/

Statement by Vice President Joe Biden on Talks Between the Leaders of Kosovo and Serbia/

I have been a longtime and vocal supporter of peace and reconciliation in southeastern Europe, and the decision by Kosovo Prime Minister Avdullah Hoti and Serbian President Aleksandar Vučić to restart dialogue on the normalization of relations between their countries is a vital step forward in this critical region. A comprehensive settlement that will lead to mutual recognition, preserve the sovereignty and territorial integrity of both states, and strengthen their democratic institutions is essential for Kosovo and Serbia to move forward. It would enhance both countries’ security and prosperity, advance their aspirations for membership in the European Union and other multilateral institutions, and support the enduring aim of a Europe whole, free, and at peace.

Reaching this goal requires transatlantic cooperation. History teaches us that when the United States and Europe lead together, we can succeed in ending conflicts and ushering in new opportunities for peace and prosperity – in southeastern Europe and beyond. This partnership is as necessary today as it has ever been, and it requires all parties to work together toward our shared goal. It requires American leadership and partnership. Yet, the Trump administration failed to coordinate with the European Union’s envoys — who have facilitated a dialogue between the two countries for nearly a decade — in planning a White House meeting with the leaders of Kosovo and Serbia last month. While the meeting was ultimately cancelled, the message to our EU partners was still loud and clear. The United States should be working together with our European partners, not turning our back on them. That’s our best hope to facilitate a sustainable resolution that can unlock a more peaceful, prosperous, and European future for both countries. And if I am elected president, my administration will facilitate peace and security in southeastern Europe and work in tandem with our EU partners to make that dream a reality.

I encourage the leaders of Serbia and Kosovo to approach these talks with a spirit of compromise and reconciliation, knowing that they have the full support of the American people.

Filed Under: Opinion Tagged With: Leaders of Kosovo and Serbia, President Joe Biden, Talks

SHQIPTARËT NË SUEDI DHE BETEJA E SHTETIT SKANDINAV NDAJ COVID-19

July 11, 2020 by dgreca

Geriolda Topi, MD, PhD, Shërbimi i Endokrinologjisë, Diabetit dhe Infertilitetit Spitali Universitar i Skånes, Malmö, Suedi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, gjëndjen e pandemisë globale në shtetin e Suedisë dhe gjëndjen e shqiptarëve në Malmo, Suedi. Me Dr. Geriolda Topin bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA. *

SUEDIA PËRBALLË COVID-19

Suedia është vendi i vetëm që ndoqi një strategji të hapur ndaj virusit Covid-19 me qëllimin për të krijuar imunitetin e popullatës duke shmangur kështu një valë të dytë të epidemisë dhe duke u përpjekur të ruajë “normalitetin e jetës” edhe gjatë kohës së pandemisë. Fakti që Suedia ndoqi strategjinë e ekspozimit ndaj Covid-19, nuk do të thotë që nuk u morën masa parandaluese për të zvogëluar shpejtësinë e përhapjes së virusit në popullatë. Njerëzit kanë tentuar të vazhdojnë aktivitetet e përditshme duke zbatuar rregullat e higjenës dhe distancimit social në punë, supermarkete, transport publik etj, dhe duke u mësuar të “bashkëjetojnë” me situatën e Covidit. Shumë persona kanë punuar nga shtëpia për të shmangur mbipopullimin e institucioneve. Çerdhet, duke zbatuar me përpikmëri rregullat e nxjerra nga autoriteti i shëndetit publik, nuk janë mbyllur asnjë ditë, pasi nuk ka patur dhe nuk ka asnjë të dhënë shkencore që fëmijët mund të infektohen apo të jenë transmetues të virusit. Aktualisht numri i të vdekurve nga Covid-19 ka rënë në mënyrë drastike, krahasur me muajin Prill-Maj ku ky nunër arriti kulmin e tij, duke u barazuar me nivelet e vdekshmërisë së viteve të kaluara. Me po të njëtin proporcion është ulur edhe numri i personave të infektuar që kërkojnë hospitalizim në njësinë e terapisë intensive. Nëse i referohemi numrit të të infektuarve, duket sikur ka një rritje, por që në fakt nuk është një rritje reale, pasi nga muaji Mars e deri në Maj Suedia nuk ka testuar çdo individ që shfaqë shënjat e sëmundjes. Kjo për shkak të ndjekjes së strategjisë së immunizimit të popullatës, ku çdo person që shfaqte shënja të ngjashme me virusin SARS-CoV-2, apriori konsiderohej i infektuar duke u instruktuar që të qëndronte në shtëpi dhe të shmangte kontaktet me personat e kategorisë “risk group”. Të vetmit individë që janë testuar në fillimin e pandemisë kanë qenë individët simptomatikë të kategorisë “risk group” dhe individët që shfaqnin simptoma të rënda të prekjes së rrugëve të frymëmarrjes dhe kërkonin hospitalizim. Në fillim të qershorit numri i testimve u rrit për disa arsye: nevojës për të menaxhuar më mirë situatën, ku shumë institucione përfshirë edhe ato shëndetësore u pajisën me teste për të gjithë punonjësit e tyre; studimet e kryera veçanërisht në regjionin e Stockholmit, që ka qenë edhe epiqendra e Covid-19 në Suedi; hapjes së qendrave private ku çdo individ ka mundësinë të kryejë testin serologjik, për të parë praninë e antitrupave ndaj virusit në fjalë, kundrejt pagesës 50 euro.

TRAJTIMET ME MEDIKAMENTE TE PACIENTËT E PREKUR

Suedia, që kur mori vendimin për të ndjekur strategjinë e imunizimit të popullatës, nuk po i mban shpresat tek vaksina. Realizimi i një vaksine të sigurtë dhe efektive është një proces i komplikuar, që kërkon shumë studime eksperimentale të shumta dhe një kohë të gjatë për tu realizuar. Për të mos harruar riskun e çdo vaksine për efekte anësore, të cilat mund të jenë edhe të paparashikuara. Kjo për arsyen se studimet e ashtuquajtura clinical trials, shumë rrallë zhvillohen në individë të shëndoshë (që është kontigjenti target për vaksinën), që zakonisht paguhen për pjesëmarrjen në studim dhe që janë shumë të pakët në numër. Zakonisht individët e përfshirë vullnetarisht në clinical trials që kanë për bazë testimin e ilaçeve apo qoftë edhe vaksinave të reja, janë persona me sëmundje terminale apo kronike, të cilët nuk kanë se çfarë të humbin. Një shembull ku vaksina ndaj një virusi nuk ka rezultuar e sigurtë është edhe rasti i vaksinës kundër gripit të derrit H1N1, e cila shkaktoi narkolepsi në shumë individë, përfshirë edhe fëmijët, disa vite pas administrimit. Sidoqoftë, kërkimet në fushën e vaksinës ndaj Covid-19 janë duke u zhvilluar intensivisht, por personalisht mendoj që do të duhet akoma kohë që vaksina të aprovohet si një mjet profilaktike efikas dhe të sigurtë. Suedia është një vend me një mjekësi konservative përsa i përket përdorimit të medikamenteve tek pacientët. Nuk përdoret asnjë preparat që është akoma në fazë eksperimentale dhe që nuk është aprovuar ende si një preparat i efikas dhe i sigurtë. Për këtë arsye trajtimi i individëve me pneumoni nga virusi SARS-CoV-2 ka përfshirë kryesisht dhe në linja të përgjithshme trajtimin suportiv (oksigjenoterapi dhe të gjitha masat e tjera për të mbajtur stabël parametrat vitale), trajtimin me medikamente që hollojnë gjakun dhe parandalojnë formimin e trombeve në enët e gjakut (pasi në të gjitha studimet e bëra dhe evidencat e deritanishme është parë që SARS-CoV-2 e rrit riskun për trombozë), trajtimi me kortizonikun Dexamethasone, (i cili në një studim të bërë në një grup pacientësh në Suedi rezultoi shumë efektive) si dhe dhënien e antibiotikeve me spektër të gjërë veprimi si profilaksi tek individët me risk për të bërë infeksione sekondare. Sigurisht që këto linja të përgjithshme trajtimi janë përshtaur sipas specifikave dhe sëmundjeve të tjera shoqëruese të secilit pacient. Hydroxychloroquine apo chloroquine nuk është përdorur në Suedi për trajtimin e pacientëve me Covid-19, me aq sa kam unë dijeni në spitalin ku punoj, por as në spitalet e tjera me informatat që kam marrë nga kolegë të ndryshëm.

SHQIPTARËT NË SUEDI

Në Malmö, qyteti ku unë jetoj, ka shumë shqiptarë. Kryesisht shqiptarë të Kosovës, por nuk janë të pakët edhe shqiptarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Nuk kam dijeni për statistika apo shifra përsa i përket infektimit apo vdekshmërisë së shqiptareve në Suedi nga Covid-19. Në rrethin e miqve dhe të njohurve shqiptarë që unë kam në Malmo por edhe në qytete të tjera të Suedisë, fatmirësisht nuk ka patur asnjë person që të ketë patur simptoma të rënda apo të jetë testuar pozitiv me covid-19. Në spitalin ku punoj kam hasur vetëm dy pacientë shqiptarë me covid-19, një burrë dhe një grua të grupmoshës 50-60 vjeç, të shtruar në shërbimin e sëmundjeve infektive. Të dy këta pacientë nuk paten komplikacione të rënda dhe u shëruan plotësisht, duke dalë nga spitali negativ për covid-19.

MODELI QË NDOQI SUEDIA PËR TË PËRBALLUAR PANDEMINË GLOBALE

Çdo shtet ndërmerr politika të caktuara shëndetësore në bazë të specifikave të popullatës dhe kapaciteteve që ka për ta përballuar një situatë specifike. Mendoj që modeli suedez ka qenë i duhuri për një vend si Suedia (që ka një shtrirje të madhe horizontale dhe një dendësi të vogël të popullsisë, kapacitete të larta në numër shtretërish dhe burimesh spitalore, kapacitete të larta të personelit mjekësor rezervë, dhe sigurisht kapacitet të lartë financiar), por që pati disa pika të dobëta të cilat mund të ishin menaxhuar më mirë. I tillë ishte menaxhimi i shtëpive dhe azileve të pleqve, pasi këtu ndodhi edhe numri më i madh i vdekjeve. Statistikat tregojnë se numrin më të madh të individëve që u hospitalizuan me covid-19 e përbën grupmosha 50-64 vjeç. Por vdekshmëria në këtë grupmoshë është shumë shumë e vogël, më pak se 5% e vdekjeve totale nga covid-19. Grupmosha me numrin më të lartë të vdekjeve, që përbën rreth 95% të vdekjeve totale nga covid-19, është 75-85 vjec ku pjesa më e madhe e tyre i përket azileve. Nëse situata në azile dhe shtëpitë e pleqeve do të ishte menaxhuar më mirë, me masa parandaluese më të rrepta dhe testim të çdo individi që shfaqte simptoma të kollës apo temperaturë, bilanci i vdekjeve në Suedi do të ishte shumë më i vogël. Një nga masat që ja vlen të përmendet si shembull është informimi i saktë dhe shumë adekuat i popullatës rreth virusit SARS-CoV-2, jo vetëm nëpër mjet medias, por duke ngritur ekipe të specializuara të cilat shkuan në çdo institucion duke informuar njerëzit mbi rrugët e transmetimit të virusit, shenjat klinike, grupet e riskuara, çfarë do ti ndodhte individit nëse do infektohej, dhe mbi të gjitha mbi masat parandaluese dhe se si individët mund të ruanin distancimin social në qendrat e punës apo në transportin publik. Kjo gjë bëri që të shmangej paniku, masat parandaluese të pranoheshin më lehtë dhe njerëzit të arrinin të vazhdonin përditshmërinë e tyre duke mbrojtur veten dhe të tjerët. Një tjetër pikë e strategjisë suedeze që ja vlen të përmendet, është realizimi i studimeve të mirëfillta shkencore nga qendrat kërmimore të vendit, përpara marrjes së vendimeve dhe ndryshimit të strategjive. Për shembull, Suedia, ndryshe nga shumë shtete të tjera,po heziton të fillojë testimin masiv në popullatë me teste serologjike për të parë praninë e antitrupave kundër covid-19, sepse studimet e bëra deri tani kanë treguar që këto teste kanë një fals-negativitet të konsiderueshëm. Kjo do të thotë që edhe pse një individ mund të jetë infektuar, ai mund të rezultojë negativ për antitrupa kundër SARS-CoV-2. Kjo sepse individi e ka kaluar pa shënja ose me shënja të lehta sëmundjen, dhe niveli i antitrupave të formuar është shumë i ulët për tu dedektuar nga testi në fjalë. Një studim i bërë së fundmi në Stockholm, tregoi se në një grup të madh pacientësh me covid-19, vetëm 15% kishin zhvillur antitrupa ndaj virusit. Pjesa tjetër e pacientëve kishin zhvilluar një lloj tjetër përgjigjeje imunitare nëpërmjet qelizave citotoksike T, të cilat njohin dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara pa qenë nevoja e formimit të antitrupave. Për shkak të fals-negativitetit të testeve serologjike, është e vështirë të thuhet me siguri nëse aktualisht, 4 muaj nga fillimi i pandemisë, Suedia e ka arritur apo jo imunizimin e popullatës me anë të modelit që ka ndjekur. Sidoqoftë, e përmenda edhe më lart, numri i vdekjve në muajin Korrik ka rënë në mënyrë drastike, dhe ky është një tregues i mirë.

MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Së pari, do të doja të përshëndesja të gjithë diasporën në USA, e cila gjithnjë është shquar për sensin e bashkimit dhe atë patriotik, duke organizuar evente dhe nisma që promovojnë Shqipërinë, shqiptarët dhe vlerat e tyre. Gjithnjë kam menduar që lidhjet e tokës mëmë me diasporën jo vetëm në USA por edhe më gjërë, duhet të jenë të forta pasi vetëm të bashkuar zëri i shqiptareve mund të dëgjohet edhe më fort në botë. Së dyti, duke qënë në një kohë të vështirë pandemie, mezashi im sensibilizues do të ishte që të ndjekin dhe zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat dhe këshillat e nxjerra nga autoritetet vendase. Veçanërisht të ruajnë distancimin fizik së paku 2m, me personat jashtë familjes, gjë të cilën ne shqiptarët e kemi pak të vështirë për shkak të natyrës së dashur dhe eksperive që kemi. Dhe diçka tjetër, të cilën e kam vënë re që neglizhohet në përgjithësi nga të gjithë njerëzit, tështitja në këndin e bërrylit. Është një veprim shumë i thjeshtë por me vlerë të madhe, pasi shmag kontaminimin e sendeve dhe përsonave përreth. Dora është pjesa më e lëvizshme e trupit, dhe nëse do të vendosim dorën përpara kur tështijmë atëherë do të kontaminojmë çdo gjë në vendin ku jemi. Kjo është edhe një nga arsyet përse duart duhet ti lajmë sa më shpesh që të mundemi.

KUSH ËSHTË PHD.GERIOLDA TOPI

Geriolda Topi është mjeke nga Tirana që aktualisht jeton dhe punon në Suedi. Është e martuar, bashkëshorti gjithashtu mjek, dhe ka një vajzë 3 vjeçare. Është diplomuar si mjeke në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në 2012, ku është diplomuar me medalje ari për rezultate të shkëlqyera. Më pas u zhvendos në Rotterdam të Hollandës për studimet Master, ku në 2013 mori titullin MSc në Clinical Epidemiology, Erasmus University. U rikthye në Tiranë ku punoi një vit si pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë në lëndën e Anatomisë Normale dhe Epidemiologjisë. Në 2015 u zhvendos drejt Suedisë për të kryer doktoraturën në fushën e endokrinologjisë dhe kancerit në Universitetin e Lundit në Malmö. Në pranverë të 2020 mori titullin PhD. Aktualisht punon si mjeke në shërbimin e Endokrinologjisë, Diabetit dhe Infertilitetit në Spitali Universitar të Skånës në Malmö, dhe në të njëjtën kohë është e angazhuar me kërkim shkencor në Departamentin e Mjekësisë Translative në Universiteti i Lundit. Që prej kohës që kryente doktoraturën është angazhuar edhe në mësimdhënie me studentët e mjekësisë së Universiteti të Lundit ku zhvillon lëndën PBL (Problem Based Learning). Është fituese e dy bursave të rëndësishme EraËeb dhe Basileus, si dhe e disa çmime në konferenca midis të cilave edhe çmimi për prezantimin më të mirë oral. Është autore e librit “Estrogen receptors and inflammation in colorectal cancer. Role in prognosis and therapeutic opportunities, si dhe autore apo bashke-autore e një sërë artikujsh në PubMed të botuara në revista prestigjoze. Ka qënë anëtare e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë dhe e Rrjetit të Studentëve Ekselentë nga viti 2008 deri në 2012. Që prej vitit 2016 është anëtare e AACR-American Association of Cancer Research.
*Per me shume fotografi shihni ne Facebook(Gazeta Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: Geriolda Topi, MD, Sokol Paja, Suedi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 480
  • 481
  • 482
  • 483
  • 484
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT