• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HYMN TË VËRTETËS

November 25, 2013 by dgreca

Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ/

 e dua të vërtetën/

të pastër si e vërteta/

të shenjtë/
si e vërteta/
shenjtore/
si Nënë Tereza/

uji i burimit është/
i kthjellët si e vërteta/
bora në dimër/
është e vërteta/
dhoma e ngrohtë
ndërsa jashtë
ka furtunë
është e vërteta
e kulluar

deti dhe qielli
janë e vërteta
lakuriqe
si nudot
kryevepra
të Renoir-it

pa të vërtetën
e gjitha është
rrenë
e pështirë
pa të vërtetën
ka kllouniadë
ka folkloriadë
më mirë
ikë nga sytë këmbët

e dua të vërtetën
e thjeshtë
pa fallsitet
injoranca
është e vërtetë pranoje
analfabetizimi është i vërtetë
pranoje

hype ku të duash
të vërtetën
zbrite nga të duash të vërtetën
ajo qendron
në këmbë
e paepur

askush nuk
nuk e fsheh dot të vërtetën
edhe ai që ia tregoi
në legjendë tokës
toka rriti pipëzat
dhe e vërteta
u kthye në këngë
për fyejtë mitologjikë

të vërtetën
nuk e fsheh dot lluksi
Benzi, Jaguari, Rolls-Royce,Ferrari
vilat, kamja, ari
e vërteta
ajo qëndron
mbi gomar
në mes të fushës
e të vjen të qeshësh
me të madhe
sa të të dalin lotët
prej të qeshurës
se si shfaqet

e vërteta mbetet
largoje me dhunë
largoje me intriga
e vërteta prapë është

çliroje nga pushtuesit
çliroje diktatura
çliroje ga sharllatanët
Zoti na rujt prej tyne
sa plehra janë
por e vërteta
i mbijeton gjithçkaje

andaj duhet
shqiptuar
troç
sepse të shtiresh
është lojë e madhe
duhet të aktrosh
në Hollywood që
t’ia dalësh
sepse përndryshe të
del boja
fare

sepse e vërteta
e tregon shëmtimin
katërcipërisht
ashti si je
faqja e zezë e tokës
apo faqja e bardhë
fytyra e nxirë blozë
apo fytyra e pastër
si drita e Zotit
kjo është e vërteta

e vërteta nuk është
e fshehur
e vërteta
është për fushë
ne e dimë
si është e vërteta
ne ia themi vetes tonë të vërtetën
ne ia themi njeriut të zemrës
të vërtetën
dhe çlirohemi

të thuash të vërtetën
çlirohesh nga vargonjtë
e shtirjes
nga vargojntë e diktatit
të inercisë
nga koha e pushtimit

tani s’kemi arsye
të kemi frikë
prej frikës
tani jemi çliruar
prej frikës
për ta shqiptuar të vërtetën
troç
ashtu si është
me rrudha
e shpifur
e shkurtër
e trashë
obeze
e ndyrë
por është e vërtetë

nuk i ikim dot së vërtetës
e vërteta nuk na ikën
dot prej dorës
sepse ajo
është
e përherëshme
prandaj le t’ia hapim kartat
e të flasim
me karta të hapura

pa të vërtetë
e gjitha është fiksion
si në një skenë teatri
me aktorë amatorë
që nuk e dinë gjuhën
shqipe
as ta flasin
dhe as ta shkruajnë
e shkruajnë dhe e flasin
shqipen
në mënyrë rumpallhane

pa të vërtetë
nuk ka memorie
nuk ka kujtesë
historia kthehet
në hiç të hiçit
e ne hymë lopë
e dalim lopë
nga kjo jetë
duke na tërhequr
prej qafe zagari
fallcitet
dhe kudra
hipokrizi

prandaj
mbroje të vërtetën
shqiptoje të vërtetën
shqip
anglisht
në të gjithë gjuhët
që ke mësuar
gjatë këtyre 23 viteve tranzicion

veç thuaje
me sy,
me mimikë,
me gjestikulacion
trupëzoju
me të vërtetën
bëju zëri i saj
thuaje
të vërtetën
troç
më e bukura
ta thuash
alla shqiptarçe troç
kështu e kam për zemër

sepse kur e thua
troç
lind si njeri
je vetvetja
dhe bota
bëhet e vërtetë
si e ka krijuar
Zoti

e kështu jetohet
jeta….
troç
dhe bëhet
më e mirë
bota
për çdo ditë e më e mirë
kur i betohemi
së vërtetës
kur i falemi
së vërtetës
kur i thurim
hymn
të vërtetës
me gjithë shpirtin
e zemrën tonë…

nuk kemi përse të themi
rrofshin liderët
rroftë revolucioni demokratik
rroftë antirevolucioni
rroftë antitranzicioni
mjafton të themi
rroftë e vërteta
dhe i kemi thënë të gjitha
shtershëm
deri në bërthamën e tokës
e deri në kupën e qiellit
ku prehen
shpirtërat
e të dashurve tanë
ku ndodhet Parajsa
jeta e përherësisë
dhe Zoti ….

Filed Under: Featured Tagged With: Elida Buçpapaj, Hymni i se vertetes

XHAMIA E PLUMBIT NË VLORË DHE MINAREJA-OBJEKT KULTURE

November 25, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia

1.

Xhamia e Plumbit  në Vlorë njihet në gjuhën vëndase si xhamia e Muradies.Foto historike që kanë fiksuar në celuloidin e tyre qytetin e Vlorës ndër kohëra xhamia  e plumbit shfaqet në shumë raste ,kryesisht jo me pamje që ka sot,objekti I kultit mysliman.Celebiu sjell një dëshmi nga udhëtimet e kronikanit osman, nëpër toka që plluskon nën perandori.

Xhamia e Muradies është ndërtuar në kohën e largët të vitit  1542.Xhamia e Plumbit mendohet se është ndërtuar në kohën kur Sulltan Sulejmani urdhëroi ndërtimin e kalasë së Skelës

Minareja,sipas arkitektëve që vlerësohet nga specialistët, me një bukuri të rrallë, është e hollë, elegante, me seksion poligonal dhe e ndërtuar me gurë të gdhendur dhe me ballkonin e sipërm me korniza të profiluara artistikisht

2.

Një minaret ka këto emërtime në gjuhët e ndryshme: (Persian: menare, Turkish: minare, [ nga arabishtja, Manara (منارة), që nënkupton “far”) është një tipar dallues arkitektonike të xhamive, në përgjithësi një majuc e  gjatë me një kurorë në formë ose konike, zakonisht ose në këmbë të lirë ose shtatlartë të strukturës mbështetëse .

Forma themelore e një minare perfshin nje baze, bosht, dhe galeri.  Styles ndryshojnë sipas  vendit periudhave. Minaret sigurojnë një pikë fokale vizuale dhe janë përdorur për thirrjen për namaz (ezani).

Xhamitë më të hershme, u mungonte minareja  thirrja për namaz është kryer diku tjetër; hadithe rele se komuniteti mysliman në Medinë dha thirrjen për namaz nga çatia e shtëpisë së Muhamedit, i cili u dyfishua si një vend për lutje.

Rreth 80 vjet pas vdekjes së Muhamedit minarejas  e parë u shfaq.

Minaret janë përshkruar si “porta nga qielli dhe toka”, dhe si shkronjës Elif gjuhën arabe (e cila është një vijë e drejtë vertikale).

Minareja masiv  e  Xhamisë së Madhe të Kairouan në Tunizi është minarja e vjetër në këmbë.

Ndërtimi i saj filloi gjatë të tretën e parë të shekullit të 8-të dhe u përfundua në vitin 836 er.

Duke imponuar sheshin-planin , kulla përbëhet nga tre seksione të zvogëluar në madhësinë e arritur 31,5 metra. E konsideruar si prototip për minaret e botës perëndimore islame, ajo  shërbeu si një model për minaret shumë më vonë

Minaren e lartë, në 210 metra (689 ft) është vendosur në Xhaminë e II Hassan në Kazablanka, Marok minaren e lartët është Minar Qutub gjendet në Delhi, Indi.

Në disa nga xhamitë më të vjetra, të tilla si Xhamia e Madhe e Damaskut, minaret kanë shërbyer fillimisht si kulla vrojtimi ndriçuar (pra derivim i fjalës nga

Nurit arabe, që do të thotë “dritë”).

Forma themelore përbëhet nga tri pjesë: një bazë, bosht, dhe një galeri. Për bazë, toka është gërmuar deri në një themel të vështirë Materialet zhavorrit dhe të tjera mbështetëse mund të përdoret si një bazë, por është e pazakontë për minarja të ndërtohet direkt mbi tokë-nivelin e tokës.

Minaret mund të jetë konike (konik), katror, cilindrike, apo shumëkëndësh (faceted). Shkallë .Rrethi bosht në një mënyrë counter-clockëise, duke ofruar mbështetjen e nevojshme strukturore për bosht shumë të zgjatur.Galeri është një ballkon i cili rrethon pjesët e sipërme nga të cilat mund të japi Myftiu thirrjen për namaz.

Ajo është e mbuluar nga një kulm çati-si dhe stolisur me zbukurime, të tilla si tulla dekorative dhe punën tjegull, cornices, harqe dhe mbishkrimet, me tranzicionin nga bosht në galeri tipike sportive muqarnas. Fillimisht I thjeshtë në stil, origjina e një minare në kohë mund të përcaktohet nga niveli i saj i salltanet.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Gezim Llojdia, Vlore, Xhamija e Plumbit

Komuniteti i Anës së Malit ne SHBA diskuton planin urbanistik të komunës së Ulqinit

November 25, 2013 by dgreca

Të interesuar për zhvillimin e vendlindjes, anamalasit pritën në takim dhe diskutuan me kryetarin e Klubit të Biznesit të Anës së Malit, Kabil Kurti/

Nga BEQIR SINA, New York/

STATEN ISLAND, NY: Komuniteti i Anës së Malit në Staten Island New York, organizoi dje në mesditë, një takim me Kryetarin e Klubit të Biznesit të vendlindjes. Në këtë takim kishte ardhur nga Komuna e Ulqinit, kryetari i këtij klubi Kabil Kurti dhe këshilltar ekonomik i kryetarit të komunës së Ulqinit Arbin Çapriqi.

Agjenda e takimit përfshiu një diskutim të gjerë rreth projekt-idesë së planit urbanistik të komunës së Ulqinit e në veçanti të Anës së Malit, duke parë sidomos çështjen e pronave private dhe ato shoqërore, shfrytëzimin e tyre dhe vlerave turistike të rajonit, në format dhe dimensionet, varësisht nga burimet dhe shkalla e zhvillimit të tyre që kanë sot.

Mbasi u bë një prezantim me video – projeksion dhe në mënyrë të detajuar nga Kabil Kurti, u diskutua nga të gjithë afaristët dhe biznesmenët e Anës së Malit, veprimtarë të këtij komuniteti, rreth propozimeve për ndryshime të planit urbanistik të Komunës së Ulqinit.

U fol rreth mundësive të këtij komuniteti në SHBA, për investime në Komunën e Ulqinit dhe Anën e Mali, dhe rregullimin e qendrës së Katerkollës, në një zonë urbane dhe rreth zonave industrial.

Kreu i Klubit të Biznesit nga Ana e Malit i ardhur enkas për këtë takim, shpalosi në detaje idetë për rivitalizimin e qytetit të vjetër të Shasit dhe të Shkollës së vjetër të Katerkollës, si dhe idetë për ristukturimin e bujqësisë dhe blektorisë në Anën e Malit, për të gjetur pika të grumbullimit të pemëve dhe perimeve dhe hapjen e një fabrike për përpunimin e tyre. Aji mori si shembull edhe “festën e Shegës”

Një temë që iu kushtua mjaft rëndësi në debatet e zhvilluara dje në këtë takim ishte ajo e ndërtimit të një qendre sportive multifunksionale, e cila u tha se do t’i shërbente në mënyrë të shkëlqyer poullsisë së Anës së Malit, sidomos të rinjve dhe të rejave, “të mos humabsin këhen kot por të merren me sport”.

Gjithashtu, interes u shfaq nga pjesëmarrësit për mënyrat që duhen gjetur që të ringjallet turizmi në Anën e Malit, turizmi sportiv dhe malor (staza e biçikletave) dhe shfrytëzimi i trashigmisë kulturore në funksion të truizmit, duke filluar nga pika më e rëndësishme në këtë Komunë – Kalaja e qytetit të lashtë të Shasit, e cila ndodhet afro 30 kilometra larg Ulqinit.

Takimin e udhëhoqi ish kryetari i Shoqatës së Anës së Malit, Naser Çobaj – i cili, në këndëshikimin e tij – e quajti një pjesë të këtij plani “degradim”, duke iu referuar infrastrukturës së re, që sipas tij parasheh në ndërtimine rrugës së re në Anën e Malit.

Cafo Boga një aktivist i shquar i komunitetit shqiptar në SHBA tha se Ana e Malit është një mundësi e pashfrytëzuar mirë, duke shtuar se “ duhet të shfrytëzohen të gjitha pronat shoqërore e private, bizneset, me të gjitha ato resurset që Ana e Malit ka pasur edhe ka edhe sot, por që janë shfrytëzuar keq ose pa përgjegjësi”.

Në diskutim shfaqën mendimet e tyre, shqetësimet dhe idetë pothuajse të gjithë pjesëmarrësit duke përfshirë edhe Arbin Çapriqi, këshilltar ekonomik i kryetarit të komunës së Ulqinit i cili foli për aspektin ekonomik në realizmin e projekt idesë së planit urbanistik.

Duke u përfshirë në diskutim, kryetari i Shoqatës së Anës së Malit, Ismet Kurti, lidhur me projekt- idenë, u shpreh se shpreson që realizmi i tyre të sigurojë stabilitetin dhe të sigurojë ndalimin e emigracionit, nga Ana e Malit, që ndoshta, u shpreh Kurti i intereson vetëm shtetit malazez, që ta boshatisë këtë trevë.

Kryetari i anamalësve në Nju Jork, zoti Kurti, shtoi se :” Duke shikuar nga e verteta se biznesi është oksigjeni i çdo shoqërie. Shoqata jonë në Nju Jork, ka pasur edhe me heret në planet e saj që të shërbejë si urë lidhëse në mes afaristëve dhe biznesmenve nga Ana e Malit, dhe bashkëvendasve tanë”.

Filed Under: Featured Tagged With: Ana e malit, Beqir Sina, ne Staten island

Sulejman Gjana- Kryetar i ri i Partisë Lëvizja e Legalitetit

November 24, 2013 by dgreca

TIRANE : Sot, më 24 Nëntor 2013 u mblodh në Tiranë Kuvendi i XVIII i radhës i partisë Lëvizja e Legalitetit.Kuvendi analizoi aktivitetit e PLL në periudhën ndërmjet dy kuvendeve si dhe zgjodhi kryetarin e partisë.

Në garën për Kryetar të PLL morën pjesë 4 kandidate: z. Agim Kraja, z. Ekrem Spahiu, z. Murat Basha dhe z. Sulejman Gjana. Raundi i parë i votimit prodhoi balotazh, sepse kandidatët e mësipërm siguruan përkatësisht nga 23, 78, 26 dhe 85 vota, rezultat në të cilin asnjë nga kandidatët nuk mundi të sigurojë 50% + 1 të votave.
Në raundin e dyte të votimit dolën kandidatët Ekrem Spahiu dhe Sulejman Gjana. Në këtë raund z. Gjana siguroi 109 vota, kundrejt 92 votave te z. Spahiu, duke u shpallur kështu kryetari i ri i partisë Lëvizja e Legalitetit.

KRYETARI I RI  KËRKESË DREJTUAR KRYESISË TË PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT

Kryetari i ri zoti  Sulejman  Gjana thotë duke u nisë nga angazhimi historik i familjes time dhe timin personal, prej më shumë se 20 vitesh, në radhët e PLL dhe kontributin tonë në favor të Familjes Mbretërore dhe çështjes kombëtare,
Duke u nisë nga analiza e situatës politike në vend dhe gjendjes të PLL në spektrin politik shqiptar,
Duke u nisë nga vullneti im për të dhënë një k…ontribut të mëtejshëm për PLL, legalistët, kauzen tonë, popullin dhe vendin tonë,
Duke marrë parasysh se Kuvendi i XVIII i PLL do të zhvillohet më dt. 24 nëntor 2013,
Duke marrë parasysh rregullat e caktuara me vendim përkatës nga Kryesia e PLL për zhvillimin e Kuvendit dhe paraqitjen e kandidaturave për postin e Kryetarit të PLL,
Kam nderin të paraqes pranë Kryesisë të PLL deklarimin tim për kandidim për postin e Kryetarit të PLL.
Kandidatura ime do të mbështetet në platformën që do të paraqes para delegatëve në Kuvendin e 18-të dhe do të artikulohet rreth disa pikave që i konsideroj si thelbësore për të ardhmën e PLL dhe që i kam reshtuar, në mënyrë jo-shteruese, më poshtë.

ME PAS AI KA PARAQITUR EDHE PLATFORMEN
Unë do të synoj dhe punoj që:
• PLL të rikthehet në vlerat, profilin, identitetin dhe parimet për të cilat ka lind partia jonë si dhe në idealët e themeluesve dhe ideologëve të PLL si Abaz Kupi, Nuçi Kotta, Fuad Myftiu, etj…
• Të bashkoj në PLL të gjithë legalistët dhe mbretërorët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, rreth një programi dhe projekti të përbashkët për të ardhmën
• Të bëj PLL një parti efektive dhe efikase në të gjitha nivelet organizative duke afruar njerëz të rinjë që ndajnë të njëjtin vizion me ne
• Të afroj në PLL personalitete publike dhe jo-publike si dhe intelektualë që ndajnë të njejtat shqetësime dhe të njejtin projekt me ne
• Të bëj PLL një parti e gjallë dhe aktive në jetën e Shqiptarëve me paraqitjen pa komplekse te programit dhe vizionit tonë nëpermjet të gjitha formave moderne dhe të mundshme
• PLL të pozicionohet në spektrin politik shqiptar si një parti e pavarur dhe që përfaqëson nje vlerë te shtuar për partnerët tonë politik
• Të modernizoj dhe aktualizoj PLL duke marrë parasysh realitetin e ri të shoqërisë shqiptare por duke u bazuar gjithnjë në vlerat tona programore dhe ideologjike
• PLL të kthehet në një parti që paraqet një zgjidhje reale dhe konkrete për problemet dhe sfidat e popullit dhe vendit në aspektet politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, etj…
• PLL të bëhet një forcë atraksioni ku qytetarët shqiptar do ta gjejnë vetveten
• PLL të konsiderohet nga kancelaritë e huaja dhe qendrat vendim-marrëse të aleatëve të popullit dhe vendit tonë si një parti serioze, me një platformë specifike dhe si një alternative e mundshme për qeverisjen e vendit
• PLL të propozoje një platformë specifike për bashkimin kombëtar dhe integrimin e vendit tonë në BE ku rivendosja e Monarkisë do të jetë zgjidhja e çështjes shqiptare
• Të gjej burime financiare të ndershme dhe transparente për të siguruar ekzistencen e PLL, të strukturave tona dhe për të realizuar projektin tonë

Kush është Sulejman Gjana
Data dhe vendlindja: Bruksel, 15 Nëntor 1970
Shtetësia: Shqiptar
Gjendja Civile: I martuar
Adresa: Bul. “Xhorxh Bush”, Pall. Fati I, Tiranë
Nr Telefoni : +355 (04) 22 30 076
Nr Faksi : +355 (04) 22 30 076
Nr Celulari : +355 (0)69 36 00 971

ARSIMIMI

Studime Pas-Universitare: VUB (Universiteti i Lirë i Brukselit)
Master in Business Administration (MBA)
1993-1994

Studime Universitare : ICHEC – Bruksel
Diplomë në Shkenca Tregtare dhe Konsullore
1988-1993
Tema e studimeve: Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare
të Shqipërisë 1924-1992
Gjimnazi: Instituti IMELDA – Bruksel
Diplomë i studimeve të mesme dhe maturë
Dega : Ekonomi
1985-1988

KOMPETENCA GJUHËSORE

Frëngjisht: Gjuhë e parë
Anglisht: Rrjedhshëm
Holandisht (flamisht): Njohuri të mirë
Spanjisht: Njohuri bazike
Shqip: Gjuhë amtare

KOMPETENCA KOMPIUTERIKE
Microsoft Office, Outlook, Internet, etj… : Nivel të lartë
EKSPERIENCA PROFESIONALE
• Këshilltar: Nëntor 2011 – në vazhdim Institucioni: Kabineti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë

• Pedagog “International Marketing” : Shtator 2009 – në vazhdim
Institucioni: Universtité Libre Internationale – Bruksel

• Drejtor i Përgjithshëm: Shtator 2008 – Dhjetor 2012
Firma : IPS CONSULT sprl – Bruksel
Mision: Consulting në marketing dhe management
Sales development
Communication and promotion
• Managing Partner: Shtator 2008 – Dhjetor 2012
Firma: TRANSIDEL EXPRESS sprl – Bruksel
Mision: Management i firmes
Organizim dhe strukturim i aktiviteteve të transportit
Optimizim i aktiviteteve
Kontakte me partner dhe klient

• Manager International Markets: Shtator 2000 – Gusht 2008
Firma: AMP s.a. – Bruksel
Mision: “Job Description” available on demand
• Anëtar i Këshillit dhe Bordit : Shtator 2002 – Gusht 2008
Organizata: DISTRIPRESS – Zurich
Mision: “Job Description” available on demand
• Drejtor i Përgjithshëm: Mars 2002 – Dhjetor 2005
Firma: DISTRINEËS s.a. – Bruksel
Mision: “Job Description” available on demand
• Marketing Manager – International Markets : Janar 1999 – Shtator
Firma: AMP s.a. – Bruksel
Mision: Konktakte dhe negociata me editorë të huaj
Vendim-marrje strategjike
Përfaqësimi i editorëve të huaj në Belgjikë
Përfaqësimi i firmës AMP pranë editorëve të huaj
Analiza dhe zotërimi i tregut ndërkombëtar të shtypit
Profitabiliteti i shtypit ndërkombëtar në Belgjikë
Mbikqyrja e konkurrences
Manaxhimi i burimeve njerëzore
• Zv-Marketing Manager : Prill 1995 – Dhjetor 1998
Firma : AMP s.a. – Bruksel
• Junior Auditor : Janar 1994 – Dhjetor 1994
Firma : Tytgat, Arcelin & Co – Bruksel
Mision : Kontroll i brendshëm i firmave
Ekspertiza gjyqësore
Audit
Analiza fianciare

EKSPERIENCA POLITIKE DHE SHOQËRORE

• Nën-Kryetar i PLL : 2009 – në vazhdim
• Sekretar Politik i PLL : 2008 – 2009
• Kandidat për Deputet në qarkun Kukës : Qershor 2009
• Kryetar i degës së PLL – Belgjikë : 1994 – në vazhdim
• Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë i PLL : 1998 – 2008
• Nën-kryetar i Grupit të Emergjencës për Kosovën : 1998-1999
• Nën-kryetar i shoqatës “Miqët e Universitetit të Tetovës” : 1999-2002
• Lobing pranë institucioneve të huaja lidhur me burgosjen e Z. Ekrem Spahiu në vitin 1998
• Lobing pranë institucioneve të huaja lidhur me manipulimin e referendumit të vitit 1997
• Organizim i protestave Nano Ik ! në Bruksel
• Organizim i protestave në favor të pavarësisë së Kosovës në vitet 1998-2000 në Bruksel
• Organizim i disa aktivitete me karakter politik dhe kombëtar jashtë vendit
• Organizim i disa aksione me ndihma humanitare për Shqipërinë që prej vitit 1992
• Mbështetje për aktivitete kulturore në Shqipëri si p.sh. Shkollën Nëna Mbretëreshë Geraldinë në Burrel
• Mbështetje për viktimat e Gërdecit dhe të përmbytjeve në Shkodër duke kanalizuar ndihma financiare
• Përfaqësim dhe lobing të ndryshëm në favor të PLL dhe Familjes Mbretërore Shqiptare

TË NDRYSHME

Interes për politiken ndërkombëtare, ekonominë, leximin, aktivitetet socio-kulturore, udhëtimet

Zyra e Shtypit e PLL

Filed Under: Featured Tagged With: kryetari i ri i PLL, Sulejman Gjana

KUR DIELLI LIND I DYZUAR

November 24, 2013 by dgreca

Tregim nga Vjollca Tiku  Pasku/

Ngjyra e vjeshtës përhapte aromën e gjetheve të thata në të gjithë pejsazhin e zbehtë e të ftohtë.Gjethet  e verdha i ngjiteshin ngado Zhuljetës. Shakullima e erës e rrethoi në mënyrë spirale Zhuljetën, si një tornado gjethesh,që nuk e linin të  shkonte në shtëpi.Doli me të shpejtë nga ai rrethim i zbehtë  burgosës , dhe rregulloi flokët mbi supe.Ajo ishte mësuese biologjie e ciklit 9-vjeçar.Kishte  një dhimbje koke të fortë dhe kishte marrë leje që mos t‘i zhvillonte dy orët e fundit.Ishte rreth të pesëdhjetave, por  me  një fytyrë të lëmuar që e tregonte shumë të re në moshë. Teksa po nxitonte cepi i syrit i zuri bashkëshortin e saj të  ulur në një kafene me një grua të re në moshë.Zemra i rrahu me nxitim.’cila mund të jetë mendoi’. Ngadalësoi hapat dhe u mundua të shquante tiparet e saj.Ishte e re, me flokë të verdha.Dukej si një nga statujat e perëndeshave që ishte jetëzuar në epokën e sotme.Nga gjestet e bisedës dukeshin sikur ishin të afërt me njëri-tjetrin.Papritur ata të dy u ngritën dhe u drejtuan në portën e një shtëpie të re. Një djalë shtatëvjeçar u hodh në krahët e bashkëshortit të saj  dhe e përqafoi. Gruaja e re buzëqeshte  dhe më pas puthi djalin …Të gjithë farefisin e tij e njihte , po ashtu edhe të njohurit. ‘Kush mund të jetë vallë  ajo grua?.mendoi Zhuljeta. Në atë orë të drekës ai duhej t’ë  ishte në punë.Kishte një magazinë  shumice me vegla pune.Mbante gjithmonë edhe dy punëtorë…..Zhuljeta nuk i ndjente pikat e imta të shiut, që binte shtruar.U ul në një kafene paksa larg nga porta e asaj shtëpie , me qëllim që të vëzhgonte  çdo lëvizje të tyre.Një  shpresë e vakët e mbante “s’e ndoshta ajo nuk ishte…”Porositi një kafe të fortë.Nga porta e shtëpisë doli gruja e re me djalin  për dore duke u drejtuar për nga shkolla aty pranë. Viktori çuditërisht nuk po dilte.Zhuljeta pa përsëri siluetën e gruas së re tek kthehej vetëm nga shkolla dhe hyri në shtëpi .Diçka u thye brenda shpirtit, si thyerja e një blici drite.Pagoi, u ngrit, e mori rrugën drejt shtëpisë ku banonte.Shiu i zmadhoi pikat e diametrit të lëngshëm. Teksa ecte e menduar, s’ndiente s’e po lagej.Kur hyri në shtëpi ndeshi vështrimin e habitur të dy djemve të saj.Njëri ishte njëzetëvjeçar dhe studionte për ekonomi. I dyti ishte maturant i shkëqyer. Gjithmonë ndihej krenare për të dy djemtë. Kishte edukuar dhe mësuar vërtet djem të mirë.”Më zuri shiu në rrugë” u përgjigj vështrimit të djemve.Jeta e Zhuljetës kishte rjedhur monotonisht.Të gjitha zaret e viteve  rrotulloheshin në ruletën e qetësisë kur papritur zari bie në një rreth enigme.. mos ndoshta  me  ngjyrën e tradhëtisë…Lotët i rrëshkisnin si shiu acid, duke  tretur gjithë energjinë e qënies  së saj.”Ç’farë i kishte munguar  atij?”…

Mirëkuptimi, çelësin e martesës ishte munduar ta mbante gjithmonë në syçelësinë e ditëve. “Besnikëria është virtyti që e shenjtëron martesën”.Tani dyshimi i tradhëtisë është zhurma më e madhe e mendimeve dhe si tryel po i hapte dhimbjen më të madhe në  jetë.Para syve i shfaqeshin skena të  ndryshme dashurie të burrit tradhëtar me gruan tjetër, duke përfunduar me aktin final te divorcit tësaj. Në  këto momente zinte sytë me dorë,por një shpresë e vakët, ia shpërbënte skenat e fantazisë…I kujtohej njohja e parë me Viktorin..Të dy studentë, të dy ndjenë dridhjet e para të dashurisë, të dy shijuan orët e lumturisë, dhe vendosën të lidheshin me kurorën e margaritarëve të martesës.Më pas, ndihej mbretëreshë që i kishte falur dy djem, pasardhësit e tij.Kur Viktori erdhi në darkë,si zakonisht bëri dush, darkoi dhe po shihte televizion.Me një qetësi, si heshtja e stuhisë para se të shpërthejë me retë e ngarkuara, ajo e pyeti;
-Kishte lëvizje në punë?
– Si zakonisht-u përgjigj ai.
-Po kafenë me kë e pive sot?
Ai u drodh i befasuar  nga kjo pyetje,dhe  u përpoq të ruaj qetësinë.Vështroi thellë  brenda syve të Zhuljetës për të hetuar…Por ajo kishte vënë një  maskë të shtirur dhe sytë i kishin lëshuar një hark të zi. Vetëm tani ndjeu peshën e hijeve të zeza të formuara rreth  syve të saj.
-Si gjithmonë- tha ai me zë të shqetësuar.
“Ç’farë ka mësuar ajo “mendoi me vete Viktori.
“Eshtë e vërtetë, ka bërë jetë të dyfishtë, më ka gënjyer” mendoi ajo.Të dy u shtrinë të flinin . Megjithëse ishin në një krevat ndiheshin  se i ndante një  distancë si poli i veriut me të jugut. Ajo  u përpoq të flinte, por nuk i përtypte dot mendimet  e pëshpërimat e të tjerëve. Me siguri të gjithë e dinin. Ajo e zbuloi ‘rastësisht’ këtë mister shkatërrimi.U mundua të flinte,  të flinte edhe vuajtja jetike për pak orë. Sapo e zuri gjumi, iu duk sikur ra në një humnerë.Edhe atje poshtë, ajo ishte e frikësuar.Rojet fantazma qeshnin me troditjen e zhgënjimeve  reale dhe përnjëherësh trupi iu drodh. Ai e ndjeu, por bëri sikur flinte gjumë. I vinte keq, që ishte shkaktari i gjendjes së saj.Të nesërmen, të dy bashkëshortët shkuan secili në punët e tyre.Zhuljeta pyeti me shumë kujdes, një kolege e cila banonte aty pranë,  për zonjën që kishte atë shtëpi me një arkitekturë të bukur, tepër të veçantë, me shtëpitë e tjera. Kolegia i tha  se “gruaja quhej Miranda  bashkëjetonte , me një  burrë…  flisnin që ai ishte i martuar”. Kjo ishte një goditje e dytë për Zhuljetën.Nuk duroi, shkoi në magazine tek Viktori, dhe ia përplasi  të vërtetën në fytyrë;
-Ki burrërinë dhe pranoje, që ti ke një fëmijë me zonjën Miranda-tha ajo.
Ai kërceu si thëngjilli i kuq në vatër:
-Si- tha ai për të mbledhur veten-.po, është e vërtetë. U njohëm para tetë vjetësh. Ajo ngeli shtatzanë dhe unë  ndihesha fajtor.
-Nuk ndiheshe fajtor s’e më tradhëtoje?
E kuqja u ndez më shumë në fytyrën e Viktorit nga bombardimi i predhave të fjalëve të Zhuljetës.
-Nuk doja të lëndoja kurrë.
-Po, por më ke lënduar tetë vjet rresht!
Ai priste faturën e shkruar nga zemra e plagosur, për dënimin e fajeve të fshehura.
-E kuptoj, nuk dua të ulërij, për dashurinë e vdekur, për  premtimet e vrara, për shpirtin që ma krodhe në dhimbje, për dyfytyrësinë e tetë viteve.Je i lire,shko dhe jeto me atë!
Ai u step për një çast.Njësoj sikur mori njëmijë goditje shuplakash.Shpirti iu ngërthye nga korrieri i papritur i fatit.Ai ndodhej në mes të dy dashurive.Zhuljeta i siguronte ëmbëlsinë e qetësisë. Miranda ishte sheqerka e pasionit që kishte nevojë jeta.
-Duhet të mendohesh mire, para se të marrësh një vendim –tha ai me gjysëm zëri.
-Hë, ke guxim të më këshillosh! Kur të vish në shtëpi,mblidhi dhe ik.
Zemra e Viktorit u nda më dysh. Vetëm me gjysëm zemre ai mori vendim se duhej të vazhdonte me  Mirandën.Tani s’kishte asnjë  mundësi të vazhdonte jetën e mëparshme.
Për Zhuljetën ishte njësoj si të mbytej në pellgje ajri pa të ardhme.Heshtja evokonte vetmin e trishtuar. Qielli i mbyllur nga gurë mbarsur me topa resh gri,mpihte ditët në vazhdim.Piskat e shpirtit nuk ia dëgjonte asnjë.Melasa e dashurisë ishte  tradhëtia , të  cilën nuk e honepste dot.Jeta kishte ndryshuar krejt papritur.Nuk kishte menduar asnjëherë që jeta  të ndryshonte krejt papritur.Ndoshta me kalimin e kohës , do fashitej plaga.. Tani ajo digjej në zhaurimën e sulmeve të mendimeve. ‘Përse duhej të arrinte deri këtu’. Ai ishte tërhequr pak nga jeta seksuale. Ajo e kishte pranuar në heshtje, pa menduar  “s’e diçka  nuk shkonte”. Shkoi në shtëpi e dërrmuar dhe shihet në pasqyrë. Lëkura e bardhë e fytyrës i ishte  venitur, kapakët e syve ishin ënjtur sikur mbanin lotët e qiellit.Flokët e gufuar ishin tulatur pas qafës. Ishte tepër nervoze dhe hera herës shpërthente në ngashërime të mbytura. Dy djemtë ishin ngushëllimi i saj.  Ata përpiqeshin t’i qëndronin pranë. Vendimi i babait nuk u prit mirë  prej tyre, por ai kishte vendosur. Atë  mbrëmje ai u shpërngul tek Miranda.I erdhi keq për Zhuljetën, por duhej t’i  përmbahej detyrimeve me Mirandën. Ajo ishte shtatzënë, priste fëmijën e dytë.Po hynte në një derë të re të jetës. Nuk kishte menduar ndarjen , dhe fillimin e një jete tjetër. Miranda ishte  tridhjetë vjeçe,e  re, e bukur , magjike, shpërthyese në shtrat.Edhe me hirin e dashurisë ajo mund të ndizte thëngjinj, e më  pas zjarr përvëlues.
Megjithëse ai ishte pesëdhjetë vjeç , përjetonte një rini të dytë.
Miranda e dinte që ai do ishte i turbulluar nga ndarja. Vendosi t’i përgatisë një mbrëmje romantike.Bleu verën më të mirë, dhe gatiti  pansetat më të shijshme.Qëllimet i realizoi.Më në fund kishte arritur,atë që dëshironte. Burrin  të cilin e donte dhe e kishte pritur tetë vjet radhazi e kishte tërësisht për vete. Çdo plan  kishte funksionuar si sahat që nuk i lëvizi  minuti.. Shtatëzania, skena e kafesë e parë prej Zhuljetës ,me ndihmen e koleges e cila e kishte lajmëruar“s’e  Zhuljeta mori leje të  ikte në shtëpi”,  ndarja …dhe në fund fitorja.E paduruar Miranda iu hodh në qafë dhe i tha:
-Qiellin e kam ulur në shtratin tone, dhe në kurrizin e tij do formojmë yjet e kuq.Do krijojmë  yjësinë tonë nga rruga e qumshtit deri në kashtën e kumtrit.
Ai u mundua të buzëqeshte.
Buzët e saj ishin plotë  afsh pasioni që kërkonte të shuheshin në burimin mashkullor. E elektrizuar nga gëzimi, ajo ledhatoi çdo centimetër të lëkurës së tij.Yjet e gjeneruar nga puthjet e tyre binin në djersën e poreve të dashurisë. Ai notonte  plotë pasion në qiellin që dinte ta krijonte vetëm ajo,  duke tretur qenien e saj si karamele ,e t’i dhuronte ëmbëlsinë në lartësinë e parajsës.Kjo ishte lumturia e prekur trup-shpirt në dashurine informe të jetës.Mrekullia e afruar ishte magji e qarkut elektrik të  zemrës së re.
Ditët kalonin, e rjedha e mjaltit  qiellor  pikonte duke i kaluar si në ëndërr.Viktori e kishte  lënë në një cep të ndërgjegjes Zhuljetën.Djemtë i takonte, megjithëse ata i rrinin ftohtë.Ai i përgjigjej gjithmonë ekonomikisht nevojave të tyre dhe kjo ishte një fije lidhëse me ta.Me Armandin djalin shtatëvjeçar, kalonte shumë kohë  pas pune ,në mënyrë që të zëvendësonte mungesën e gjatë të viteve të vegjëlisë tij…Dita e lindjes së fëmijës së dytë të Mirandës erdhi.Një djalë faqekuq dhe plotë shëndet ishte një tjetër gëzim…Me Mirandën diçka nuk shkonte. Pas lindjes nuk ndihej mirë. Një trompozë e papritur e shkëputi nga ditët e lehonërisë së jetës.
Ai ulëriu sa ngjethi ajrin e gjithë atmosferës.Lumturia u ekzekutua në  mënyrën më të keqe.Misteri i fatit ndërpreu rjedhën e ëmbël për ta zëvendësuar me ujvarën e helmit.Ai u privua nga ajo ndjenjë që e bënte të lumtur. Shpirti iu ftoh,dhe dhimbja i  rrinte pezull. Gratë zakonisht vishen me të zeza. Ai veshi shpirtin me zi.Këtë dhimbje ia shtonte  e qara  e vogëlushit sikur të kuptonte  “që nëna e tij nuk  jetonte”.Në vakumin e kësaj dhimbje  mendonte se; “ishte një dënim për tradhëtinë dhe divorcin me Zhuljetën”.Për të zbutur  sado pak cëcërimin  e dhimbjes ai vendosi të bisedonte me Zhuljetën. Ajo ishte shpirtmirë dhe e dhimbsur. Për të përmbushur qëllimin e tij ai mori edhe vogëlushin. Ai do ishte referenti engjëll që do t’ja pushtonte shpirtin Zhuljetës. Ishte tepëri vogël, një zë qiellor,  që donte ngrohtësi e përkujdesje.
Në darkë trokiti tek ajo derë ku njëzetëedy vjet radhazi s’e kishte ndier asnjëherë nevojën për diçka  të tillë..Derën e hapi Zhuljeta..
-Mirëmbrëma Zhuli..
-Mirëmbrëma-i tha ajo ftohtë, por zemra po i rrihte me shpejtësi nga kjo vizitë e papritur.
Ajo pa një shndërrim të madh në pamjen e tij.I mbledhur, i kërrusur, pa rruar , me sytë e veshur  me dhimbje, me flokët e zbardhura krejt brenda pak ditëve, të linin pështypjen e një njeriu të madh në moshë.
Ai hyri pa e ftuar në sallon. E mbështeti me kujdes vogëlushin në kolltukun e madh,thirri dy djemtë , të cilët filluan të përkëdhelin vëllanë e vogël, e nisi bisedën.
-Si ke kaluar-thotë ai.
– Tani që provove se ç’farë është dhimbja, pothuaj njësoj s’i ty, megjithëse e përjetojmë në mënyra të ndryshme.Unë  ndarjen nga njeriu i zemrës, që jetova njëzetëedy vjet, dhe ti po atë ndarje , por nga Zoti.
Ai kapërdiu lëmshin që i sollën këto fjalë, dhe vazhdoi:
– Më fal që të kam lënduar, duke menduar vetëm për vete, më  fal në emër të asaj  dhimbje që duhet zbutur.Të vrasësh shpirtërisht , ndoshta është më keq  se të vrasësh fizikisht.Sëbashku këtë dhimbje mund t’a fashitim..
E qara e foshnjës ndërpreu bisedën e tyre.Ajo u afrua bebes…sytë e Zhuljetës filluan të puthnin flokët e zinj të butë, si push lepurushi, faqet e lëmuara me rreze engjëjsh, sytë që  qanin e qeshnin njëherazi. Një bebe i  vogël ka furnizimin e gjithë qiellit me energji tërheqëse, në  mënyrë që të gjithë t’a duan.Zhuljeta  nuk kishte guxim ta përkëdhelte  me  dorë,pasi u frikësua se ajo krijesë e vogël ,do e përqafonte dhe nuk do e lëshonte asnjëherë.
Në dridhërimën e çasteve ai hetonte çdo lëvizje të gruas. Shpesonte ta merrte atë krijesë të pafajshme në krahë, dhe të bëhej nëna e tij.Shpirti i dukej si një tendë e çarë, të cilin vetëm Zhuljeta mund ta rikuperonte.. Këto çaste ishin vendimtare për  të.
-Zhuli,a mund të jetojmë te gjithë bashkë?- thotë ai.
-Ndjej akoma dhimbjen e tradhëtisë, dhimbjen e ndarjes. Shpirtin ma theve, dhe copat mi hodhe në një hon dhimbjeje pa shërim. S’i më kërkon t’ë bëhem nëna e dy fëmijëve, që më kujtojnë  vuajtjen time? Ata janë  engjëj..Por  unë, s’mund ta kapërdijë..Po të jetonte nëna e tyre, ti kurrë nuk do të ktheheshe. Nuk erdhe tek unë për hir të dashurisë , por për hir të nevojës – tha ftohtë Zhuli.
Sa do të  donte të thoshte ‘po’, por ndoshta i duhej  të kapërcente vetveten.Ai burr i dikurshëm kurrë s’kishte për  ta kuptuar shpirtin e saj…
-Unë vërtet u tregova  i dobët para pushtetit të një gruaje. Atherë kur mendova s’e kisha një lumturi të dytë fati më dënoi.Duhej ta paguaja të kuptoja se nuk ngrihet lumturia mbi dhimbjen e një personi tjetër, aq më keq të afërt.Për ty ardhja ime këtu është një prove. Mirësia e njeriut është pa limit, por hijet e vuajtjes të paskan errësuar aktin e mirësisë.U gabova që erdha.
– Kurrsesi nuk gëzohem me fatkeqësinë tënde, por  kërko brenda shpirtit tënd. Aty do kuptosh qëndrimin tim- i tha ajo.
Sytë e tij fikën atë dritë të vogël shprese,  që kishte pak më parë.Nuk e dinte nëse ajo kishte të drejtë.U përshëndet me djemtë, mori foshnjën dhe iku i dëshpëruar.Jeta e tij ishte lidhur me nyje enigmash , që nuk i zgjidhte dot..Mori në  telefon motrën që i gjendej në  çdo nevojë. …Ai mendoi  se “pranvera  e  sapoçelur nuk po e tregonte shpirtin altruist të saj, lulet kishin ngjyrë trishtimi”.

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: diell i dyzuar, Tregim, Vjollca Tiku Pasku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5053
  • 5054
  • 5055
  • 5056
  • 5057
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT