• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Urimet më të mira për Kujtim Qafen!

August 23, 2013 by dgreca

Bash në mes të Gushtit u lind  në Vushtri të Kosovës Kujtim Qafa, një ndër aktivistët e njohur te komunitetit shqiptar jo vetëm në Detroit, por në diasporën shqiptare të Amerikës në përgjithësi. Kalimi  i prindërve të tij,  me fëmijën e parë Daven  për Jugosllavi, pas vrasjes së Bardhok Bibës,  në gushtin e  përcëllues,  dy vjet ma parë se të vinte në jetë Kujtimi, është një koincidencë e bukur  dge domethënëse. Nuk po e shkruajm datën as vitin, se me të drejtë Kujtimi nuk  deshiron ta thotë moshën. “ Jam shumë i ri, – thotë me shaka ai,- për të përmendur shifra që herë herë më trembin, edhe pse e di veten per  trim e të fortë.”

Disa miq të tij nga stafi i Revistes “ Kuvendi”, ku bën pjesë prej disa vitesh Kujtimi, dhe Kryesia e Deges se Vatrës në Michigan, bën një darkë modeste në Kafe “ Kuvendi”, ditën e hënë me datën 19 Gusht 2013, në të cilën Kujtim  ishte thirrur, për një takim të Kuvendit. Kur pa se po vinin edhe përsona që nuk bënin pjesë në Stafin e Kuvendit, e kuptoi se ky takim kishte një “pabesi” të shokëve, sidomos të Alfonsit dhe Pjetrit, të cilët ishin inicuesit e kësaj darke, për të nderuar mikun e tyre të mirë. Disi i befasuar, Kujtimi  u shpreh: “Po ta kisha ditur, nuk do të kisha ardhur, jo se nuk  e dua këtë mbrëmje kaq të bukur,  por më duket disi e tepërt të mblidheni për mua. Ndoshta do të ishte mirë t’u ftoja unë, por nuk u kam dhënë kurrë rëndësi ditëlindjeve.”

Në këtë mbrëmje miqësore u dha rasti të gjithëve ta përshendesnin Kujtimin dhe t’i uronin aq vite sa të ndjehej mirë me veten. Artisti Ndue Gjekaj recitoi vargje nga Fishta, kur para disa viteve Kujtimi i lexonte në Radion që ai drejtonte. Alfons Grishaj, Donika Bardha, Gjovalin Lumaj, Luigj Gjokaj e të tjerë miq të tij do të tregonin episode nga njohja që kanë më Kujtimin. Darka kaloi në një atmosferë miqësore, ku humori nuk  u nda për asnjë  moment.

P.Jaku

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: për Kujtim Qafen!, Urimet më të mira

Dita e trashëgimisë kulturore në Ersekë

August 23, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Për të dytin vit radhazi, me kënaqësinë që të japin traditat e shumta popullore dhe në veçanti të trevës së Kolonjës, mora rrugën për të shkuar dhe për të marrë pjesë në festë. Një vit më parë me një grup të madh poetësh dhe shkrimtarësh patëm rastin të ishim të pranishëm në një event dyditor që të mrekullon me pasurinë e larmishme të traditave dhe me transmetimin e këtyre nga brezi në brez. Por këtë vit Dita e trashëgimisë kulturore kishte disa risi të cilat ia shtuan edhe më shumë bukurinë festës. E para që fliste konkretisht me një muze, edhe pse modest, në një nga sallat e Muzeut të qytetit, të ngritur në pak kohë, ishte etnografia. Në bashkëpunim edhe me arkeologun e njohur me origjinë nga kjo zonë z. ……, mungesa e fondeve për ditë të tilla, ku financimet nuk duhet të kursehen nga Ministria e Kulturës dhe institucionet e qarkut të Korçës, arritën të sillnin sende dhe orendi të ndryshme, që janë fondi i pashtershëm i traditave të kuzhinës, veshjes dhe punës. Midis tyre spikasnin edhe sende që i kishin përdorur disa prej figurave të shquara të zonës dhe vendit dhe që me krenarinë prej kolonjari, kryebashkiaku z. Lahi, na i tregon të vendosura në atë sallë. Mundëm të realizonin një financim prej gati 300 mijë lekë dhe kështu rregulluam së pari dyshemenë e sallës dhe të sallës ngjitur. Nuk kemi patur asnjë mundësi tjetër financiare nga shteti, se ndryshe edhe më shumë do të bënim. Por edhe kjo që bëmë nuk është pak për një qytet si Erseka. Në vitet e ardhshme më shumë do të bëjmë, pasi edhe qeveria që do të vijë, shpresojmë të na ndihmojë më shumë – vazhdoi ai. Të mbledhësh gjithë trashëgiminë e një krahine dhe ta ekspozosh, detaj pas detaji, nuk ka salla që do të mund ta mbanin. Kjo është madhështia e një populli vital që në jetën e vet, pavarësisht ngjarjeve të historisë, di sesi t’i ruajë dhe pasurojë ato. Shohim tek këto sende gjithë rrugën nga e nisëm, shekuj më parë, e deri ku mbërritur, por nëse nuk do t’i mblidhnin dhe ruanim nëpër muze, do të ishte fati më i keq që mund t’i ndodhte një kombi, e pafalshme nga historia. E në këto vite kemi shumë gjëra për të cilat duhet detyrimisht, klasës politike në rradhë të parë, të na skuqet faqja. E gjithë puna e shumë brezave të studiuesve dhe mbledhësve të traditave të popullit, duket qartë se pati një stop, një kthim në barbarizëm, pasi jemi dëshmimtarë okularë të shkatërrimit dhe zhdukjes së një pjese të konsiderueshme të saj. Por surprizat nuk mbarojnë këtu, sepse dihet që ne shqiptarët në çdo festë e kemi edhe një dolli dhe kjo dolli, i takon gjithmonë të zotit të shtëpisë, nuk mori pamjet luksoze të gotave të kristalta dhe pjatave argjend, por në mënyrë simbolike e ngritëm dollinë me vetë prodhimet bio të zonës.

Në muajin qershor pata rastin në Leçe që të shihja një muze të thjeshtë brenda një kishe, por që fliste shumë, sepse në të kishte një pjesë të historisë së asaj zone të ruajtur me shumë kujdes, edhe pse i përkiste një tradite të dukshme ortodokse. E pra, mund ta kishin rënuar kishën dhe muzeun dhe askush nuk do ta kundërshtonte, por institucionet krahinore i ruanin si gjurmë të bashkëjetesës midis etnive të ndryshme që e banonin atë zonë. Një tjetër muze që më ka mbetur në mendje është ai qytetit të Krajovës, në Rumani, ku do të gjeje të pasqyruar aty që nga objektet e bujqësisë e blegtorisë e deri tek veshjet dhe traditat artizanale.
Por le t’i kthehemi festës në Ersekë që filloi me një panair, në qendër të qytetit, të prodhimeve bujqësore, me prodhimet e duarve të grave dhe vajzave të zonës, të artizanëve që kishin mbushur sheshin kryesor. Në këtë ditë të trashëgimisë kishte një kontrast të pakonceptueshëm; qeveria në ikje nuk kishte dhënë asnjë fond për ta sistemuar atë, ashtu siç bëri nëtë gjitha vitet e punës së saj, duke e harruar krejtësisht qytetin e burrave të shquar të kombit shqiptar. Pa një mbështetje nga shteti për të siguruar fondet e duhura për festa edhe më dinjitoze, do të mbetetmi në  nivele të pafuqishme të reklamimit të bukurive dhe traditave tona, duke mos e bërë atraktiv turizmin brenda vendit dhe jo më pastaj jashtë tij. Megjithatë duhet theksuar se vetë njerëzit e Kolonjës, kudo që janë nëpër Shqipëri dhe botë, vijnë dhe mblidhen së bashku në ditë të tilla, ku scili prej tyre i bundur se përfaqëson, edhe sado pak, atë frymë të trashëgueshme të traditave të zonës.

Më pas edhe një surprizë tejtër e këndshme që të ngjall kureshtje për ta vizituar dhe parë: një ekspozitë fotografike e Misionit Italian gjatë Luftës së Parë botërore me fotografi të kohës, ku lartësohet jeta, patriotizmi dhe traditat e kësaj zone që sot të jep përshtypjen se kemi ende shumë për të mësuar. Po, është e vërtetë, pasi është krijuar një mentalitet tepër i gabuar që fillon që nga qeverisja kryesore e më pas tek ajo vendore, ai i ndarjes së njerëzve në festa kombëtare dhe lokale. Shembulli më i keq që brezat po ua lënë brezave.

Festa pasdite vazhdoi më një koncert që zgjati gati tre orë dhe që ngjiti në skenën e qytetit brezat e rinj të instrumentistëve, këngëtarëve dhe valltarëve, për të vazhduar me figurat e artit që i kanë dhënë emër Kolonjës në vite, por edhe një këngëtare e huaj, e ardhur enkas nga Greqia, me ftesë të miqve shqiptarë që jetojnë atje. Qytetarët e shumtë që ndiqnin koncertin, kërcyen valle deri në orët e vona të natës, në vallet tipike dhe të këngëve të zonave të jugut.

Disa miq italinë, nga qytete të ndryshme, që ndodhen në Shqipëri për të kaluar disa ditë, të ftuar nga Bashkia dhe të drejtuar nga z. Francesko Malaspina, një njohës i vendit tonë gjatë udhëtimeve të shumta, patën rastin të njohin nga afër dhe të shijojnë disa prej traditave kolonjare të gatimit, në një tryezë që u shtrua në qendër për nder të tyre. Në bisedë me z. Malaspina mësuam se ai do të vazhdojë të nxitë vizitorë të tjerë italianë që të vizitojnë Shqipërinë, por pa harruar edhe ndihmat për njerëzit në nevojë. Dhe një pjesë e ndihmave të sjella nga vetë turistët iu dhuruan Bashkisë së Ersekës në një ceremoni të thjeshtë ditën e enjte në mëngjes.

E pas një ditë të mbushur me shumë veprimtari, nuk mund të mos reflektojmë, nuk mund të mbyllim sytë para asaj që është më evidente: kultura dhe trashëgimia jonë kombëtare është e vetmja pasaportë e vlefshme që kërkon kujdesin e të gjithëve, papërjashtim, që nesër, kur të jemi pjesë e Europës, të jemi krenarë për gjithçka që kemi krijuar, por me vetëdijen se duhet t’i mbijetojë çdo kohe.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Arjan Kallco, Dita e tashegimise, Erseke

THE LATEST GREEK PLOY IN ALBANIA

August 23, 2013 by dgreca

There is an American saying: ‘Beware of Greeks bearing gifts’.This time, in the name of brotherly love for their fellow Greeks in Albania,the Greeks have devised a clever device to count their ethnic Greeks.
The Greek minority in Albania has been counted many times and by many interested parties. Evidently, so far the Greeks have failed to provide a credible version of their count of 300,000 or 400,000 or even 600,000 ethnic Greeks in Albania. Mr. Nicolas Gage supports the last figure.
I would call an ethnic Greek that citizen of Albania who prior to 1990 knew to be an ethnic Greek by virtue of his/her parents. The reference to 1990 has to do with the demise of the Communist regime in Albania and the Greek cultural and political incursions in Albania. On the cultural side they have installed two Greek bishops to lead the Albanian Autocephallous Orthodox Church: As the head of the Church Archbishop Anastasios Yanoullatos and Bishop Ignatios as the Metropolitan of Berat. On the political side they
seem to be thinking clever ways and devise new ploys to artificially increase the ethnic Greek population in Albania. This paper deals with the proposal to establish a dual citizenship for the ethnic Greeks: Albanian and Greek.

In a study published in NATIONALITIES PAPERS, vol. 22, No 2, 1994,it is concluded that at the very most the number of ethnic Greeks in Albania is 70,000. Mind you, many Albanians protest this figure as being too high.
With the proposal to accord dual citizenship to the Greek minority in Albania the Greeks have found a very clever way to recount the ethnic Greeks in Albania. Simply issue a Greek passport to any Albanian that needs or wants one for his/her own personal reasons independently of whether he/she is a true ethnic Greek or not.
Thus an Albanian Moslem could change his name into an Orthodox name and claim a Greek passport. An Albanian Catholic could do the same. And an Albanian Orthodox with a religious name would simply claim to be an ethnic Greek from Albania.
I happen to know an Albanian Orthodox, a medical doctor practicing in Tirana, who possesses a Greek passport that he uses to travel abroad, especially Europe, without the headaches associated with an Albanian passport.

Given the dire economic conditions in Albania the number of Albanians wanting a Greek passport could be very large. That seems to be the target of the Greek leaders advocating dual citizenship for the ethnic Greeks in Albania.  Greek officials discussing the subject of dual citizenship talk about a minimum of 300,000 Greek passports to be issued to ethnic Greeks from Albania. All of a sudden, for the cost of printing a passport, the Greek government can announce to the world the following claim: ‘We have issued, say, 300 000 Greek passports to people from Albania.
Therefore, there are 300 000 ethnic Greeks in Albania. If the Greeks were genuine members of the European community, free from any chauvinistic aims against Albania they could record in the Greek passport the Albanian ethnic background of all those Albanians who are getting the Greek passport simply for convenience.
Instead, to make matters worse, the Albanians who have migrated to Greece in large numbers are not assisted by the Greek government or any other public or private entity to cultivate and maintain their original Albanian ethnic background. Given the ruthless assimilation of the Arvanitas, ethnic Albanians who migrated to Greece in the early middle ages, it is too much to expect the Greek leaders to accord a different fate to the present Albanian migration.
Also, along the way, the Greek government might consider issuing a Greek passport to the Çams, ethnic Albanians expelled from Greece at the end of WW2, currently living in Albania.

Dual citizenship, in a modern, peaceful and unified Europe, is a wonderful concept as it offers the opportunity to ameliorate the life of ethnic groups in their host countries. Leaders of Albania, regardless of their political beliefs, their political parties, their various social or religious groupings, including leaders of the true Greek minority in Albania, should rise in unison to denounce this Greek travesty, this Greek Trojan horse, as a dishonest and dangerous undertaking by the Greek government. The leaders
of Albania should make sure that their government is not a party to this Greek scheme. Albania should not guarantee the Albanian citizenship to all those Albanians who receive a Greek passport under false pretenses, pretending to be ethnic Greeks. On the other hand, the Albanian government should make every effort to protect the Albanian citizenship of the true ethnic Greeks of Albania who also hold a Greek passport.

Clearly, this issue can be resolved between Greece and Albania by simply counting together the true ethnic Greeks in Albania and providing them with the dual citizenship passports. In counting the ethnic Greeks in Albania it should be possible to agree on some simple criteria for such a status. For example: Those citizens of Albania who regularly have spoken the Greek language at home believing fully that they were ethnic Greeks. Or, the ethnic Greeks who have migrated to other parts of Albania from the well known ethnic Greek communities in the Dropulli valley and the area near Saranda. (See op. cit.)
Barring a genuine understanding with Greece about the true number of ethnic
Greeks in Albania, the Albanian government would record meticulously all those citizens who deserve the dual citizenship status as true ethnic Greeks. All the others, the false pretenders, should be made aware that they might forfeit their Albanian citizenship by acquiring a Greek passport.

Sejfi Protopapa
July 22, 2003
Wayland, MA(Dielli-Arkiv)

Filed Under: Analiza Tagged With: Ploy In Albania, Seifi Protopapa, The latest Greek

Dy memorandume të Fan Stilian Nolit në “Somerset Record Office”

August 23, 2013 by dgreca

Materialet janë gjetur nga eksperti shqiptar i arkivave britanike, Dr. Bejtullah Destani, “Kosova Information Center, London”, nga Repulika e Kosovës /

Çështja shqiptare/

prej Rev. Fan Stilian Noli/

Një paraqitje e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Konferencen e Kombeve të Shtypura dhe të Varura në Washington D.C. 1918 (?)./Sipas Somerset Record Office, DD/DEU/35, 1919/

Të gjitha kombet ndërluftuese të Europës, menduan se ishte e nevojshme të dërgonin në SHBA misionarë për të paraqitur kauzat e tyre përpara opinionit publik amerikan. Ata kanë bërë të njëjtën gjë në të gjitha vendet e tjera asnjanëse, por këtu në Amerikë, për me tepër, ata kanë organizuar edhe sistemet e tyre propagandistike në një shkallë aq të gjërë, saqë ky vend u bë një fushëbetejë aq e rëndësishme për t’u fituar, sa edhe çdo fushëbetejë tjetër reale në Europë. Unë mendoj se arsyeja është e qartë: Ata kanë kuptuar se mbështetja morale dhe materiale e këtij vendi është e një rëndësie aq të madhe sot dhe mund të ketë një karakter përcaktues në të ardhmen, mbasi SH.BA mund të marrin përsipër rolin e arbitrit të Botës. Kjo luftë, sipas të gjitha gjasave, nuk do të përfundojë me një fitore shkatërrimtare të ndonjërit grup të kombeve ndërluftuese. Bismark-u, duke folur dikur rreth mundësisë dhe rezultatit të një lufte në mes Anglisë dhe Gjermanisë bëri vërejtjen e mëposhtme: “Anglia është një balenë dhe Gjermania një kalë. Si mendoni ju që një balenë do të mundë një kalë? Ose, si mendoni ju, se një kalë do të mundë një balenë”? Ne mund të kemi atëherë dy fuqi fituese: Anglinë dhe Gjermaninë, ose dy fuqi të mundura, por asnjëra prej tyre nuk do të jetë në gjendje të marrë një dëmshpërblim lufte. Madje, edhe duke korrur një fitore vendimtare mbi kundërshtarin, pa dyshim, finaciarisht, fitimtarët, ashtu sikurse edhe të mundurit, do të jenë plotësisht të rraskapitur. Kjo gjë është pranuar nga autoritetet financiare si të Gjermanisë ashtu edhe të Anglisë.

Në çdo rast rezultati i kësaj lufte do të jetë pak a shumë i njejtë për të gjithë ndërluftuesit: Taksa të rënda në planin e brendshëm dhe hua të mëdha të jashtme nga vendet e huaja, për të mbuluar shpenzimet e luftës. Tani, SHBA do të jenë i vetmi vend që mund të marrë cilësinë e një huadhënësi të madh të jashtëm. Ky fakt shpjegon pse të gjithë shtetet ndërluftuese kanë zgjedhur Amerikën si hapësirë të lojës së tyre politike dhe propagandistike. Sipas të gjitha fakteve, zëri i Amerikës do të jetë më i fuqishmi në Konferencën e ardhshme të Paqes. Asnjë fuqi, në fund të kësaj lufte, nuk mund të ketë kurajon të sfidojë thesarmbajtësin e botës, fuqitë më të pacipëta dhe krenare ndërluftuese do të përulen para Uncle Sam aq poshtë për parâ, saqë ju do të keni kënaqësinë të shikoni nga prapa majat e hundëve në mes këmbëve të tyre. Le të aplikojë Amerika këtë moto: “Asnjë parâ për shtypësit e kombeve të dobëta dhe të pambrojtura”! atëherë drejtësia, paqa dhe liria do të mbretërojnë mbi të gjithë Botën. Prandaj unë kam kënaqësinë të apeloj ndaj opinionit publik amerikan dhe qeverisë, në emër të Shqipërisë, si përfaqësues i 60000 shqiptarëve të SHBA, përpara audiencës së shquar të kësaj Konference, të organizuar nga zonjat më të mira të tokës më të mirë, në kryeqytetin më të mirë të botës së qytetëruar.

Shqipëria është një vend i vogël dhe një problem i madh ndërkombëtar. Edhe pse e panjohur për opinionin e përgjithshëm publik amerikan, ajo është një prej vendeve më të lakmuara të luftës në të gjithë Europën. Austria, Italia, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia janë duke luftuar për atë rrip të ngushtë toke që shtrihet përgjatë bregut lindor të Detit Adriatik. Në të vërtetë, krijimi i shtetit të pavarur shqiptar prej Konferencës së Londrës, më 1912, është një nga shkaqet e konfliktit aktual europian. Princi trashëgimtar i fronit austriak ,Franc Ferdinandi, u vra nga një student serb në Sarajevë, pikërisht sepse ai konsiderohej si njeriu që detyroi Europën për të krijuar shtetin e ri shqiptar, duke ndaluar kështu Serbinë nga fitimi i një daljeje të lirë në bregdetin e Adriatikut.

Rëndësia ndërkombëtare e Shqipërisë është e përcaktuar nga pozicioni i saj strategjik. Shqipëria shtrihet përgjatë bregdetit lindor të Detit Adriatik, përballë Italisë, duke pasur në Veri Malin e Zi, Serbinë në Lindje dhe Greqinë në Jug. Ajo zotëron dy porte të mrekullueshme, Durrësin dhe Vlorën, vlerat ushtarake dhe tregtare të të cilëve nuk mund të mos mbivlerësohen. Vlora është konsideruar prej specialistëve ushtarakë si çelësi i Detit Adriatik. Kontrolli i bregdetit shqiptar është i një interesi jetësor për të dy fuqitë e mëdha të Adriatikut, Austrinë dhe Italinë. Të dyja këto janë të etshme për ta mbajtur Shqipërinë me qëllim që të përmirësojnë situatat e tyre ushtarake dhe tregtare, dhe, në pamundësi të kësaj, të pengojnë njëra tjetrën, ose ndonjë shtet tjetër nga marrja në zotërim e saj.

Përveç Austrisë dhe Italisë, shtetet fqinje ballkanike, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, pretendojnë nga një pjesë të Shqipërisë secila. Gjatë luftrave Ballkanike të vitit 1912, këto tre shtete vunë në zotërim Shqipërinë, e cila deri në atë kohë ishte një provincë turke, dhe shpallën solemnisht qëllimet e tyre për të qëndruar atje. Megjithëse ata patën deklaruar në fillimin e kësaj lufte se objektivi i tyre ishte ai i çlirimit të racave ballkanike nga zgjedha turke, ato ende e mendojnë si në përputhje me rolin e tyre prej çlirimtarësh, veprimin shkatërrimtar ndaj shqiptarëve dhe proçesin e ndarjes së tokave të tyre. Por kjo zgjidhje nuk i pëlqeu Austrisë dhe Italisë, të cilat ishin aleate atëherë dhe e dëshironin njëra-tjetrën në mënyrë pasionante. Një gjë e tillë nënkuptonte që Serbia, pararoja e Rusisë, të mund të kishte një pjesë të kontrollit të Detit Adriatik, dhe do të bëhej një kërcënim i vazhdueshëm për të dyja këto. Prandaj, Austria, e mbështetur nga Italia, mobilizoi dhe propozoi krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë, si e vetmja zgjidhje e pranueshme e çështjes ballkanike. Rusia u kundërmobilizua, dhe në këtë mënyrë një konflagracion europian ishte i mundshëm. Një gjë e tillë u shmang nga Konferenca e Ambasadorëve e mbajtur në Londër nën kryesinë e Sir Edward Grey-t, e cila zgjidhi çështjen ballkanike dhe vendosi që Shqipëria duhej të bëhej një shtet i pavarur nën një prijës europian dhe nën mbrojtjen e përbashkët të Fuqive të Mëdha të Europës.

Shqipëria doli nga dhomat e errëta të diplomacisë europiane e gjymtuar pas një operacioni të vështirë nëntëmujor. Zona të mëdha të territorit të vlefshëm shqiptar me dy milion banorë shqiptarë iu prenë dhe iu dhuruan Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, si fryti i fitoreve të tyre kundër turqve. Çfarë mbeti, me rreth një milion banorë, të gjithë shqiptarë të pastër etnikisht, u vendosen në atë që quhet shtet i pavarur i Shqipërisë dhe Princi Wilhelm Wied u zgjodh prej Fuqive europiane për të mbretëruar këtë vend. Dhe ky ishte vetëm fillimi i tragjedisë, mbasi shtetet ballkanike refuzuan të evakuojnë territorin e caktuar për shtetin e ri. U deshën dy ultimatume dhe një demonstrim ndërkombëtar detar për të imponuar evakuimin e Shqipërisë Veriore dhe Qendrore prej trupave serbe dhe malazeze. Edhe Greqia i dredhoi problemit. Ajo tërhoqi ushtritë e saj vetëm pas dekretimit të komedisë së përgjakshme të së ashtuquajturës qeveri revolucionare e Epirit, Shqipërisë Jugore, të cilën ajo e mbështeti me armë, municion, topa, parâ, ushtarë dhe oficierë grekë.

Kur Princi Wilhelm Wied arriti në Durrës për t’u vendosur në krye të shtetit të ri, ai u detyrua fillimisht të vinte nën kontroll këto kryengritës të shtirë të Jugut, të cilët vepronin nën urdhërat e drejtëpërdrejta të qeverisë greke. Pothuajse në të njëjtën kohë, një tjetër revolucion, i nxitur dhe i financuar prej fuqive të huaja shpërtheu në Shqipërinë Qendrore. Princi Wilhelm Wied nuk kishte ushtri për të shtypur këto revolucione të importuara, as parâ për të krijuar një ushtri dhe të mbajë në funksion të vazhdueshëm makinen qeveritare. Fuqitë e Mëdha, në kundërshtim me premtimet e tyre solemne, refuzuan t’i jepnin shtetit të ri shqiptar një hua. Për më tepër, Princi Wilhelm u detyrua të merrej me ndërthurjen e intrigave të Austrisë, Italisë e të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, ku të gjashtë Fuqitë e Mëdha ishin të përfaqësuara. Ky Komision u mendua të vendosej në Shqipëri me synimin e përpilimit të Kushtetutës së shtetit të ri, për të organizuar financat dhe administratën e tij. Por ky nuk bëri asgjë të tillë: çdo masë e propozuar nga përfaqësuesi i Austrisë hidhej poshtë nga pëfaqësuesi i Italisë dhe anasjelltas; ose çdo masë e propozuar prej përfaqësuesve të Aleancës Trepalëshe hidhej poshtë prej përfaqësuesve të Bllokut të Antantës e anasjelltas. Për më tepër, Austria dhe Italia i vendosën Princit dy këshilltarë privatë, të cilët ishin në të vërtetë rojet e tij, që e tërhoqën ate dhe qeverinë e tij në drejtime të përkundërta. Pas shpërthimit të luftës europiane (Fjala është për Luftën e Parë Botërore shënim i përkthyesit), Princi Wilhelm Wied u largua nga Durrësi, më 3 shtator 1914, pas një mbretërimi të shkurtë prej gjashtë muajsh, duke e lënë Shqipërinë pa qeveri.

Menjëherë pas nisjes së Princ Wilhelm Wied-it, grekët pushtuan përsëri Shqipërinë e Jugut nën pretekstin e rivendosjes së rendit; Italia mbërtheu portin shumë të lakmuar të Vlorës “me qëllim që të sigurojë asnjanësinë dhe pavarësinë e shtetit shqiptar” dhe, me hyrjen e saj në luftën europiane, deklaroi një bllokadë të bregdetit shqiptar; malazezët dhe serbët bënë të njëjtën gjë dhe pushtuan Shqipërinë Qendrore dhe Veriore; gjatë vjeshtës së vitit 1915 austriakët dhe bullgarët pushtuan Shqipërinë Veriore dhe Qendrore, duke përzënë serbët, malazezët dhe italianët; dhe, së fundi, një muaj më vonë, italianët pushtuan Shqipërinë Jugore duke përzënë grekët. Gjatë këtyre serive pushtimesh, mijëra shqiptarë u përzunë prej shtëpive të tyre, fshatrat dhe fermat e tyre u dogjën, vendi u shkatërrua sa nuk njihej dot më dhe qindra mijëra vdiqën ose janë duke vdekur nga uria, nga mbetja në mes katër rrugëve, apo nga sëmundjet e sjella nga pushtuesit. Asnjë anije ndihmash nuk udhëton për në Shqipëri dhe asnjë punonjës i Kryqit Kuq nuk kujdeset për të sëmurët. Të varfërit dhe nevojtarët duhet thjeshtë të vdesin nga uria, dhe të sëmurët duhet thjeshtë të vdesin.

Rasti i Shqipërisë ka disa ngjashmëri me atë të Belgjikës, me ndryshimin se i pari është më tragjik dhe më me pak shpresa. Traktati ndërkombëtar që garantoi pavarësinë dhe asnjanësinë e Shqipërisë ishte po aq solemn sa ai i Belgjikës. Belgjika ka qenë e pushtuar vetëm prej Gjermanisë. Shqipëria ka qenë e pushtuar me radhë prej grekëve, malazezëve, serbëve, austriakëve, bullgarëve dhe italianëve. Shqiptarët nuk i provokuan sulmuesit e tyre as edhe i ftuan ata; ata janë fajtorë vetëm se ndodhen në zotërim të një toke dhe të një bregdeti të lakmuar prej fqinjëve të tyre. Vuajtjet e belgëve zbehën kur krahasohen me martirizimin e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe të errët pushtimesh. Belgët mund të luftojnë kundër pushtuesve teutonë, mbasi ata kanë ende një ushtri dhe janë të mbështetur prej aleatësh të fuqishëm; shqiptarët janë të pashpresë mbasi ata nuk kanë ushtri për të mbrojtur veten e tyre. Belgët mund të protestojnë edhe pse fuqitë jo asnjanëse mund të jenë indiferente ndaj apeleve të tyre, ndërsa shqiptarët duhet të durojnë agoninë e tyre në qetësi, mbasi nuk kanë as miq dhe as mbrojtës, dhe për ta mund të aplikohet vargu i famshëm i Alfred de Vigny-së: “Souffre et meurs sans parler“! Belgët mund të shpresojnë të rifitojnë pavarësinë pas një fitoreje të forcave Aleate dhe racat e tjera të shtypura mund të kenë të njejtën shpresë pas një fitoreje mbi Teutonët. Shqiptarët nuk mund të ushqejnë shpresa të tilla. Në qoftë se Aleatët fitojnë luftën, Shqipëria mund të aneksohet nga Italia; në qoftë se gjermanët fitojnë, Shqipëria mund të aneksohet nga Austria. Prandaj ne shqiptaret jemi rreptësisht dhe absolutisht asnjanës dhe shpresojmë se kjo luftë do të përfundojë me një barazim ose tërheqje, dhe se asnjëra palë ndërluftuese nuk do ta mposhtë tërësisht palën tjetër.

Shqiptarët janë duke vuajtur jo prej gabimeve të tyre. Ata janë viktima të intrigave dhe agresioneve të huaja. Diplomacia europiane krijoi një Shqipëri të pavarur, duke e vendosur këtë shtet nën tutelën e vet; por kjo diplomaci bëri gjithçka që mundej për të shkatërruar veprën e krijuar. Shqiptarët nuk e provuan dot paaftësinë për me qeverisë veten e tyre, mbasi atyre nuk u është dhënë ndonjë rast për të provuar se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata. Të sulmuar nga të gjitha anët ata u detyruan të dorëzoheshin. Ata tani presin nga sensi i drejtësisë e i ndershmërisë europiane dhe nga simpatia morale e mbështetja amerikane, një shans të drejtë dhe të ndershëm. Çështja e tyre është e drejtë dhe ata meritojnë simpatinë e botës së qytetëruar. Ata kërkojnë vetëm të jetojnë në paqë dhe liri, kërkojnë të zotërojnë tokën që u përket, një tokë që atyre u takon qysh nga një periudhë mjaft e hershme, mjaft përpara se grekët dhe sllavët të vinin në Gadishullin Ballkanik.

Shqiptarët janë raca më e vjetër e Europës. Ata janë pasardhës të ilirëve të vjetër dhe maqedonasve që pushtuan Lindjen nën Aleksandrin e Madh dhe mundën Romën nën Pirron, mbretin e Epirit. Kjo racë luftëtarësh ka ngulur këmbë qëndrueshmërisht në Gadishullin Ballkanik, ndërsa të gjithhë popujt e tjerë u helenizuan, latinizuan apo sllavizuan. Me trupin e tyre mbi shkrepa të zhveshur, ata luftuan kundër ushtrive të panumërta të romakëve, të sllavëve, të gotëve, të venecianëve dhe të turqëve, pa u ndier përmes shekujve, të pamposhtur deri në arritjen e ndonjë armëpushimi, pa miq ose me protektorë të painteres, me mbështetje jo dashamirëse nga ndonjë anë, të pathyeshëm dhe të paasimiluar mbi skenën e Europës njëzet shekullore. Ata qenë të fundit që iu dorëzuan turqëve në Gadishullin Ballkanik, dhe ky dorëzim ishte vetëm nominal. Ata kurrë nuk e njohën regjimin turk dhe kurrë nuk iu nënshtruan atij. Lord Byron-i i ka bërë homazh besnikërisë dhe trimërisë së tyre në poemat e tij.

Miku dhe simpatizanti ynë fisnik, zoti George Fred Williams, ish ambasadori amerikan në Athinë, në pamfletin e tij të titulluar ” The Shkypetars”, i përshkruan në këtë mënyrë ata: “Shqiptarët janë një popull krenar, i papëkulur, që e mbajnë kokën përherë lart. Natyrisht nuk është një racë që mund të frigohet apo thyhet. Trimëria e tyre është e pakufishme; ata përballen me vdekjen e torturën pa u tërhequr; fjala që ata të japin është më e shenjtë se betimi i popujve të qytetruar para Zotit; mikpritja e tyre vazhdon deri sa atyre nuk u mbetet asgjë në shtëpi; ndershmëria e grave të tyre është tradicionale”; askund në botë nuk është një grua më e sigurtë nga ofendimet se në Shqipëri; gruaja mund të udhëtojë nga një cep i Shqipërisë në tjetrin me një siguri absolute dhe burri që e shoqëron atë është në këtë mënyrë i mbrojtur”.

Raca shqiptare i dhuroi botës tre burra të mëdhenj, emrat e të cilëve shënuan epoka në historinë njerëzore. Konstantini i Madh, mbreti i parë kristian, i cili pati kurajon ta shpallë Krishtërimin si fe zyrtare të Perandorisë Romake, ishte shqiptar. Shën Jeronini, që përktheu Biblën në latinisht ishte shqiptar. Përkthimi i tij ndihmoi në një shkallë të gjërë të kristianizojë Europën dhe është ende në shërbim të Kishës Katolike Romane. Heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skanderbeg, mbreti ynë i fundit e njëkohësisht një prej mbrojtësve më të mëdhenj të Krishtërimit, luftoi në mënyrë ngadhënjimtare kundër turqëve për më se një çerek shekulli, nga 1443 deri më 1468, dhe shpëtoi Europën nga tmerret e invazionit turk. Heroit tonë të madh shqiptar i këndoi poeti i madh amerikan Henry Longfellow në veprën e tij “Tales of a Wayside Inn”. Raca shqiptare mund të sfidojë mirë çdo komb të madh ose të vogël, në qoftë se do të krahasojmë ndihmesën e njerëzve të tyre të shquar për Krishtërimin me atë të këtyre tre shqiptarëve.

Shqiptarët e meritojnë pavarësinë. Ata kanë luftuar për vite me radhë për ta shkëputur Shqipërinë nga Turqia. Lufta Ballkanike u parapri prej katër revolucionesh shqiptare, të cilat, në vitin 1912, e detyruan Turqinë t’i jepte autonominë Shqipërisë.

Fuqitë Europiane njohën pretendimet e shqiptarëve pikërisht në traktatin solemn ndërkombëtar të Londrës, më 1913. Dhe, në interes të paqes ata duhet të respektojnë detyrimisht traktatin e tyre dhe të mos ta trajtojnë atë si një copë të thjeshtë letre. Nuk do të ketë paqë në Ballkan dhe në Europë derisa Shqipëria të mos jetë e lirë, ndërsa një Shqipëri e pavarur do të përmbajë Austrinë, Italinë dhe shtetet e tjera ballkanike nga grindjet me njëri-tjetrin. Prandaj shqiptarët i bëjnë thirrje botës së qytetruar për pavarësi në emër të paqes, drejtësisë dhe moralitetit ndërkombëtar; këto fjalë nuk nënkuptojnë shumë tek kjo Europë e marrosur nga lufta sot, por ato mund të peshojnë thellësisht mbi te nesër, kur këto shtete ndërluftuese do të jenë nën peshën e rezultateve shkatërrimtare të kësaj gjakderdhjeje mjaft të kushtueshme, dhe kur këto fjalë do të jenë çmuar para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtet ky asnjanës, paqedashës, drejtësidashës dhe drejtësibërës.

Përktheu nga anglishtja Romeo Gurakuqi.

Shumë të nderuarit D. Lloyd George, M.P., K.C.

I nderuar Zotëri,

Ne të nënshkruarit, anëtarë te Komitetit Kombëtar Shqiptar të Gjenevës, si zëdhënës besnikë të vullnetit të popullit shqiptar, kemi nderin të shprehim mirënjohjen tonë ndaj Qeverisë së Madhërisë së Tij Britanike, dhe veçanërisht ndaj anëtarëve të Dhomës së Lordëve dhe Dhomës së Komuneve, për interesin dashamirës që ata kanë treguar kohët e fundit për sa i përket Shqipërisë.

Ne marrim guximin të deklarojmë që në këtë rrugë, kombi fisnik që ju përfaqësoni gjatë kësaj lufte, nuk ka qenë kurrë i pasinqertë ndaj traditave të tij dhe ndaj përgjegjësisë së tij të edukimit të popujve të Lindjes, pas çlirimit të tyre nga barbarizmi. Dhe kjo përgjegjësi, duke kaluar nga një brezni në tjetrën në Kombin Britanik, u shenjtërua duke u shndërruar në ligj prej fitores e triumfit të drejtësisë dhe të drejtave të kombeve, të cilat ju, i nderuar Zotëri, po shkoni t’i mbroni në Konferencën e Paqes.

Populli shqiptar besnikërisht e bashkon veten me gëzimin e njerëzimit dhe, përmes nesh, dëshiron të shprehë gëzimin e tij të sinqertë mbi këtë triumf, mbi det dhe mbi tokë të ushtrive të Perandorisë Britanike, të cilat ju keni qenë i aftë t’i udhëhiqni drejt fitores, i udhëhequr nga Hyu i gjithëpushtetshëm.

Shqipëria, një prej shumë kombeve të vogla, tek të cilët fitorja juaj frymëzon shpresa të ligjshme, Ju drejtohet si Juve, ashtu edhe Presidentit Wilson, si dy burra shteti që Hyu ju ka emëruar si shpëtimtarë të kombeve; ajo ju kërkon të përkrahni të drejtat e saja, të dhunuara nga fqinjët e vet ballkanikë, ju lutet t’i dëgjoni me simpati ankesat e popullit të vet.

Të drejtat dhe kërkesat e popullit shqiptar janë më legjitime duke pasur parasysh faktin se shqiptarët kurrë nuk kanë shkelur mbi tokën e fqinjve të tyre; ndërsa këto të fundit, për shekuj me radhë, nuk kanë pushuar së invaduari nëpërmjet inkursioneve të tyre të përjetshme, propagandës dhe diplomacisë së tyre intensive, në territorin e pellazgëve të lashtë ose të kombit ilirian, pasardhës të të cilëve janë shqiptarët.

Profesori i ditur i gjeografisë në Universitetin e Beogradit, serbi Jovan Cvijic, në “The Geographical Reviev of New York“, të muajit maj 1918, në artikullin e tij, “Shpërndarja gjeografike e popujve ballkanikë”, shkruan: “Shqiptarët, ashtu sikur është e mirënjohur, janë Ilirët antikë. Përpara invazionit të sllavëve të Jugut, ilirët zotëronin pjesën përendimore të Gadishullit, nga Danubi i Mesëm deri në Epir…. Epirotasit dhe maqedonasit qenë gjithashtu ilirë….. Të gjithë ilirët e tjerë, me përjashtim të Shqiptarëve (Albanëve) të sotëm, u sllavizuan gjatë Mesjetës”.

Pas luftrave të vazhdueshme kundër bullgarëve sllavë, princërit shqiptarë të Epirit dhe të Maqedonisë formuan Republikën Shqiptare ose Republikën Epirote, aq mirë të përshkruar prej dijetarit francez Duplessis, në historinë e tij mbi mbretin shqiptar Gjergj Kastrioti, Skanderbeg, të mbiquajtur “Princ i Epirit dhe i Maqedonisë”.

Në këtë vepër të gjithë dijetarët, poetët dhe fisnikët francezë, pranojnë që “Shqiptarët ose Epirotasit (dy emra sinonimë, flisnin shqipen ose gjuhën epirotase, gjuhë që nuk ishte as greke dhe as sllave), pasardhës të Pirros dhe Aleksandrit, sikurse edhe stërgjyshërit e tyre, kanë luftuar për më se 30 vjet kundër invadorëve turq, ndërsa serbo-bullgarët, nën udhëheqjen e princit të përbuzshëm serb, George Vicovich, tradhëtuan shqiptarët dhe u bashkuan me Sulltan Muratin”.

Në këtë mënyrë, Republika Shqiptare, e vetme në të gjithë Gadishullin Ballkanik, “pati ndalur,- sipas akademikut francez Xavier Monnier- sulmin e vrullshëm të turqve” dhe shpëtoi Europën Përëndimore dhe Krishtërimin nga barbarizmi.

Por kjo republikë konfederative, pas vdekjes së udhëheqësit heroik, ushtarit të madh Skanderbeg, u përfshi me forcë në Perandorinë Otomane, nën emrin turk Arnamtlau (vendi i shqiptarëve), me të njejtët kufij që respektivisht ishin, Adriatiku në Perëndim, rrjedha e Vardarit në Lindje, Dalmacia dhe Bosnja në Veri (Mali i Zi nuk ekzistonte) dhe Gjiri i Artës e kufiri klasik i Greqisë në Jug, duke pasur Janinën kryeqytet të Shqipërisë së Jugut. Kjo shtrirje territoriale përfaqëson katër provincat shqiptare të ditëve tona, që janë: provinca (vilayet-et) e Monastirit, e Kosovës (Shkupi), e Shkodrës dhe Janinës, territore këto ku shqiptarët kanë qenë në gjendje të ruajnë të pacënuar tipin e tyre kombëtar e gjuhën e tyre, dhe disa privilegje të respektuara prej turqëve, falë kryengritjeve të vazhdueshme që bënë grupe të caktuara të këtyre luftëtarëve trima kundër despotizmit të pashallarëve otomanë.

Karakteri i pastër shqiptar i këtyre katër vilajeteve (provincave) është plotësisht i njohur nga të gjithë historianët modernë, nga të gjitha raportet konsullore dhe diplomatike, dhe zyrtarisht prej Kongresit të Berlinit (1878) kur Anglia frenoi oreksin e bullgarëve, e së fundi prej Komisionit Ndërkombëtar (1880) nën kryesinë e Shkelqësisë së Tij, Lord Fitz Maurice, i cili është ende gjallë dhe mund të dëshmojë për këtë.

Mes autorëve sllavo-bullgarë ne do të përmendim këtë: Profesori Schircoff përmend faktin historik të mëposhtëm në librin e tij mbi Maqedoninë: “Në vitin 1689 shqiptari Mustafa Pasha Kaprula, nxori përjashta trupat austriake të gjeneralit Piccolomini nga Kosova në drejtim të Veriut. Patriarku Arsen mblodhi të gjithë objektet e tij të vlefshme dhe i ndjekur prej një numri të madh arqipeshkësh, ipeshkvësh e murgjish, e drejtoi eksodin e turmave të serbëve dhe bullgarëve të tij, përtej Moravës dhe kufijve të Maqedonisë, drejt Beogradit dhe Bosnjës. Ky rrëfim i treguar tek Ambasadori rus është krejt i qartë”.

Kleri katolik i Kosovës dhe Ohrit e konfirmon këtë fakt në të përkohshmen “Pro fide” të Romës (1703), ku thuhet se të gjitha këto rajone të Maqedonisë janë shqiptare. Fancezët Ami Boné dhe Caboge de Regouse pohojnë se atje, në provincat e Shkupit dhe të Kosovës , kishte, në vitin 1706, vetëm pak kasolle bullgarësh jashtë qytetit; dhe se shqiptarët luftëtarë të luginës së Toplicës, të Mëzisë (Moesie) së Epërme dhe të Shqipërisë së Epërme, vazhdimisht i ndalonin serbët dhe i shtypnin bullgarët.

Dy shkrimtarët anglezë, Mackenzie dhe Ivy, të cilët vizituan Shqipërinë rreth vitit 1838, shkruajnë: “Sipas raporteve konsullore, në mes Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë është Serbia e Vjetër, përfshirë në Shqipërinë e Veriut”.

Serbi Dimitri Daridovitch, gjithashtu pohon se; “Në jug të Serbisë. Prishtina dhe Novi-Bazari janë jashtë tokave të banuara prej serbëve, pra në Shqipëri”.

Murgu Paissis shton: “Prishtina, Gjakova, Elbasani dhe Shkodra i përkasin Shqipërisë etj.etj.”

Pavarësisht nga ekzistenca e këtyre provave të qarta, fqinjët ballkanikë dëshiruan, me ndihmën e sistemeve të tyre të pacipa arsimore dhe propagandistike, të depërtonin përmes këtyre rajoneve shqiptare të katër vilajeteve të lartpërmendura dhe. në këtë veprimtari, ato patën si bashkëpunëtore qeverinë turke e cila e pengoi me të gjitha mënyrat arsimimin e shqiptarëve, dhe duke ia lejuar këtë të drejtë turqve, grekëve, serbëve dhe bullgarëve. Lidhja Liberale Shqiptare e Prizrenit, me qëllim që të rregullojë këtë gjendje shkatërrimtare të problemeve, organizoi revolucionin shqiptar të vitit 1908, kundër Sulltan Hamitit…. Shqiptarët, përmes Kushtetutës, realizuan me shpejtësi, në hapësirën e pak viteve, evolucionin e tyre kombëtar me anën e shkollave dhe klubeve me një shtrirje të gjërë, të cilat shovinistët xhonturqë donin t’i shtypnin. Më pas vijuan revolucioni shqiptar në Kosovë dhe disfata e Turqëve të Rinj në Shkup, falë të cilave liberalët shqiptarë garantuan institucionet liberale të të gjithë kombësive të tjera ballkanike dhe mbështetën politikën anglo-franceze të kabinetit të Qamil Pashës me të gjitha energjitë e tyre.

Fatkeqësisht, kjo ringjallje kombëtare shqiptare, duke shkatërruar planet ziliqare të miqve tanë fqinjë, i nxiti ato, nën pretekstin e luftës kundër Turqisë, të pushtonin katër provincat shqiptare të përmendura paraprakisht, të cilat i plaçkitën dhe i shkatërruan. Komisioni Rockfeller në raportin e tij përmendi metodat e shfarosjes të zbatuara prej pushtuesve të palavdishëm ndaj popullsisë së çarmatosur dhe të varfër shqiptare të kapur në befasi.

Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), serbët dhe malazezët, në sajë të veprimtarisë imperialiste cariste, aneksuan më shumë se gjysmën e territorit shqiptar dhe të gjitha këto vende të pasura dhe luftëtare të cilat, sipas shkrimtarit francez Hanoteaux, “jetojnë vetëm në liri dhe në pavarësi”. Mbreti Constantine, nga ana e tij, aneksoi Janinën, “kryeqytetin e Shqipërisë së Jugut”, për arsyen e thjeshtë se atje kishte banorë që flisnin greqisht, madje mund të thuhet se gjysma e Greqisë së sotme është thjeshtë një koloni shqiptare.

Kjo Shqipëri e vogël e krijuar në Londër, ndërsa e bënte jetën kombëtare shqiptare të pasigurtë, kënaqte oreksin e pangopur të ringjallur të fqinjve ballkanikë, të cilët, nën pretekstin e ndihmës ndaj udhëheqësit shqiptar Essad Pasha, i flakur tej tani prej të gjithë shqiptarëve, pushtuan Shqipërinë përsëri dhe e martirizuan atë. Dhe mania e këtyre shteteve ballkanike për të pushtuar Shqipërinë ishte e tillë saqë gjatë luftës së tanishme, si Constantini, ashtu edhe Nikolla (i Malit të Zi) e Pjetri (i Serbisë) nuk i lëshuan zotërimet e tyre në këtë vend, madje as kur armiqtë e tyre depërtuan brenda vendeve të tyre.

Tërheqja serbe përmes Shqipërisë (që u lejua nga shqiptarët mbasi ishte në pajtim me traditat e tyre mikpritëse), i solli këtij vendi epidemi të tmerrshme nga Serbia. Pushtimet e vazhdueshme armike të territorit shqiptar, epidemitë që e shoqëruan, përfunduan shkatërrimin e Shqipërisë në të njëjtën shkallë, madje mos më shumë se sa Serbia dhe Belgjika.

Shqiptarët, me ndihmën e tyre, i shërbyen edhe çështjes së shenjtë të vendeve aleate, p.sh. duke lehtësuar mjaft detyrën e trupave franceze,…ndihmuan në mënyrë të konsiderueshme proçesin e përzënies së austriakëve, dhe gjithashtu në Kosovë, me anë të revoltës së tyre kundër bullgarëve dhe gjermanëve, ata penguan çdo orvatje për rekrutim. Ne, këtu në Zvicër, kemi dhënë të gjithë mbështetjen tonë morale me të gjithë fuqinë tonë, dukë bërë të njëjtën marrëveshje për të njëjtin objekt, ashtu sikurse bashkatdhetarët tanë të Amerikës dhe të Rumanisë, ku kolonia shqiptare ofroi koefiçentin e vet të nevojshëm në ushtrinë rumune.

Dhe tani që fitorja, më së fundi, ka kurorëzuar punën e ushtrive aleate dhe imperializmi është përmbysur, ne marrim guximin të shpresojmë se kombet ballkanike të nxitura prej realizmit të aspiratave të tyre të verteta nacionale mbi parimin e të drejtave të kombeve, do të njohin të drejtat tona personale, dhe do të jenë të gatshëm të rikthejnë territoret shqiptare të shkëputura aq padrejtësisht nga Shqipëria.

Eshtë kjo arsyeja që ne kemi ardhur, i nderuar shkelqësi, të apelojmë tek ju, si njeri i drejtësisë, dhe tek qeveria britanike, duke Ju lutur të mbështesni të drejtat dhe pretendimet e popullit shqiptar të trajtuara aq padrejtësisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Vetëm me një zgjidhje të tillë, Konferenca e Paqes do të bëjë një veprim të dobishëm dhe do të shmangë, për vendet ballkanike, trazirat të cilat do të jenë të pashmangshme në qoftë se drejtësia nuk do të bëhet dhe shqiptarëve nuk do t’u njihet autoktonia e tyre në trojet ku jetojnë në Ballkan.

Me këtë shpresë, ne kërkojmë të mbesim, i nderuar Shkelqësi,

Shërbëtorët tuaj të bindur dhe të përvuejtun

Për Komitetin

F. S. Noli, Ipeshkëv.

Përktheu nga anglishtja Mirela Kamsi Gurakuqi

Marrë nga revista “Phoenix”, nr. 1 (9), Shkodër, 1999(Dielli Arkiv)

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Dy memorandumet e Nolit, Mirela Kamsi Gurakuqi, Romeo Gurakuqi

Kisha e Përmetit, konsulli grek takon kryetarin e bashkise Jaçe

August 23, 2013 by dgreca

*Konsulli Grek:  Kisha Autoqefale e Shqipërisë është institucion më vete por se shqetësimi i Athinë kishte të bënte me mënyrën si u bë zbatimi i vendimit “Takimi është në kuadrin e përpjekjeve që bëjnë të dyja palët për dialog për një zgjidhje sa më optimale. Ashtu siç e kam sqaruar edhe herë të tjera, sepse kemi marrëdhënie miqësore ndërmjet nesh, Greqia por edhe selitë diplomatike të Greqisë në Shqipëri duan të ndërtojnë marrëdhënie të mira./

Kryetari i Bashkise: “Eshtë zbatuar vendimi i gjyqësorit. Pallati i kulturës “Naim Frashëri” është pronë e qytetarëve. Ky objekt ruan historinë, traditat dhe vlerat më të mira të këtij qytetit dhe do t’ua trashëgojmë pasardhësve”./

PERMET- Konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër ishte sot paradite në bashkinë e Përmetit për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Përmetit, Gilbert Jaçe.

Takimi ishte kërkuar nga vetë konsulli grek, Nikolaos Kotrokois, për të përcjellë qëndrimin e Greqisë në lidhje me Kishën e Përmetit.
Gjatë fjalës së tij  konsulli grek kërkoi të nënvizonte se Greqia si vend mik dhe fqinj i Shqipërisë dëshirojnë marrëdhënie të mira, se Kisha Autoqefale e Shqipërisë është institucion më vete por se shqetësimi i Athinë kishte të bënte me mënyrën si u bë zbatimi i vendimit “Takimi është në kuadrin e përpjekjeve që bëjnë të dyja palët për dialog për një zgjidhje sa më optimale. Ashtu siç e kam sqaruar edhe herë të tjera, sepse kemi marrëdhënie miqësore ndërmjet nesh, Greqia por edhe selitë diplomatike të Greqisë në Shqipëri duan të ndërtojnë marrëdhënie të mira. Jemi dy vende fqinj, e dy popuj miq, dhe jemi të detyruar të kemi marrëdhënie të mira ndërmjet nesh. (qesh) Në këtë kuadër dhe përpjekjeve që bëhen për zgjerimin e marrëdhënieve dy palëshe problemet duhet të kalojnë përmes dialogut, mirëkuptimit reciprok. Dhe më kryesorja të veprojmë paraprakisht të mos krijojmë situata të vështira.
Ne si Greqi mbështesim integrimin europian të Shqipërisë dhe e dini mirë ju zoti kryetar i bashkisë përpjekjet që ka bërë Greqia për integrimin e vendeve të Ballkanit. Dua të shpjegoj pikë së pari se Kisha Autoqefale e Shqipërisë është institucion më vete.  Shqetësimet tona kanë të bëjnë me mënyrën si u bë zbatimi i vendimit edhe përzgjedhjen e kohës dhe momentit të ekzekutimit të vendimit . Mënyra, koha dhe vendi i ndërhyrjes në Pallatin e Kulturës ishte jo i përshtatshëm”- i tha konsulli grek kryebashkiakut në bisedën e cila u mbajt në prani të gazetarëve
Nga ana e tij kryebashkiaku ka deklaruar se takimi ishte informues dhe larg tensioneve të ditëve të fundit. Gjithashtu i ka bërë të qartë se godina i përket bashkisë
“Eshtë zbatuar vendimi i gjyqësorit. Pallati i kulturës “Naim Frashëri” është pronë e qytetarëve. Ky objekt ruan historinë, traditat dhe vlerat më të mira të këtij qytetit dhe do t’ua trashëgojmë pasardhësve”, theksoi Jaçe.
Korrespondenti ynë Piro Nase informon se fillimisht para se të hynte në bashki, konsulli grek ka shkuar për të parë nga prapa godinën e Pallatit të Kulturës. Më pas pas bisedës në prani të gazetarëve ata janë zhvendosur nga bashkia për të pirë një kafe në lokalin përpara bashkisë.

JANULLATOS- JAÇE
Konflikti në qytetin e Përmetit erdhi pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës për të liruar Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri” pasi godina do i kalonte Bashkisë së qytetit. Dje, kryepeshkopi Anastas Janullatosi ka shpërndarë një video në yotube kundër nxjerrjes së kishës jashtë duke shigjetuar bashkinë për keqpërdorje,

Në gjuhën greke,Janullatosi ka hedhur akuza se janë paguar njerëz që të vinin në pikëpyetje se kjo kishte qenë dikur një kishë. Ndërsa Gilbert Jaçe i ka kthyer përgjigje në rrjetin social facebook se objekti do të përdoret për hapësira kulturore.

“Jo hirësia juaj! Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” pronë e qytetare i nevojitet të gjithë popullit të Përmetit dhe Shqipërisë për hapësirë kulturore. Për të ruajtur historinë, traditat dhe vlerat me te mira te ketij qyteti dhe per tua trasheguar ato pasardhesve!”.
Konflikti për Kishën e Përmetit shkaktoi dhe bllokim të kufirit Shqipëri- Greqi për gati 3 orë.

HISTORIKU I PALLATIT TE KULTURES
Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” ka heshtur së funksionuari në vitin 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Objekti dykatësh u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje.  Në vitin 1958 ato u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues.  Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcërisht nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe 6000 metra katrorë, figuron me nr. pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por asnjëherë nuk është realizuar.
– See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/kisha-konsulli-grek-menyra-e-nderhyrjes-jo-e-pershtatshme-173149.html#sthash.2ZJEsyyX.dpuf

(kortezi:Shqiptarja.com)

Filed Under: Kronike Tagged With: Konsulli grek, kryetari i Bashkise, takohen en Permet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5245
  • 5246
  • 5247
  • 5248
  • 5249
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT