• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Turpi grek i Përmetit

August 23, 2013 by dgreca

Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/

Përmeti ka rrit këto ditë temperaturën midis dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Greqisë.  Zbatimi i një vendii të Gjykatës Kushtetuese të Sqipërisë për rikthimin e shtëpisë së kulturës së Përmetit në pronësi të Bashkisë dhe zhvendosja e Kishës së imprivizuar prej aty, ka krijuar tension në Përmet, më pas tension në Athinë, akoma më tepër tension në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe pak tension në Tiranë. Ministria e Jashtme e Greqisë denoncimit të saj për “dhunën ndaj kishës në Përmet” ka folur dhe për një rast “tensioni” në Gjirokastër, ku sipas saj dikush paska gjuajtur me gurë konsullatën greke, (çuditërisht me një gur të vetëm) dhe për këtë guralec të rënë në oborrin e konsullatës shpreh “kënaqësinë” e saj se “nuk ka patur të lënduar”.  Një montim i keq i alibisë, të cilën nuk e beson as vetë autori i shpifjes. Mesa duket rrenës greke nuk i ka mbetur më asnjë alibi fantaziste që bind dikë për “vërtetësinë” e saj.

Për të mos u marrë me histori grekësh të injektuar me urrejtje, shovinizëm dhe fobi antishqiptare, po përpiqem të kuptoj vërtet çka ndodhur që e gjithë Greqia është ngritur në këmbë dhe merr vendime antishqiptare të gjendjes së luftës, deri te mbyllja e kufijve! Asnjë lloj arsyetimi, gjykimi e përceptimi nuk mund të të çojë deri te ajo çfarë ka ndodhur e po ndodh këto ditë midis të dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Greqisë.

Në Përmet përmbarimi zbatoi një vendim gjykate, madje 11 vite me vonesë, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i formës së prerë, i takon vitit 2002. Bazuar në vendimin gjyqësor të të gjitha shkallëve, Shtëpia e Kulturës, e cila më 1997, me dhunë, me forcën e kallashëve grekë të rrënimit të Shqipërisë u shndërrua në kishtë, iu kthye mësë fundmi pronarit të saj të ligjshëm, Bashkisë së qytetit të Përmetit. Vendimin e Gjykatës nuk e zbatoi përmbarimi zyrtar shtetëror. Por me të u mor përmbarimi privat. Më tej nuk u kujdes për këtë veprim asnjë polic me uniformën e policisë së shtetit, por veproi policia private.  Dy priftërinjtë e qytetit si dhe disa besimtarë ortodoksë reaguan me forcë për të ndaluar zbatimin e vendimit. Policia private i largoi po me forcë, por jo me dhunë, këta njerëz nga lokacioni ku kryheshin veprimet. Dikush mund të shtrojë pyetjen se çfarë ndryshimi ka forca me dhunën. Forca e balancuar e veprimit me atë të kundërshtarit nuk është dhunë. Më pas përmbarimi privat dhe policia private i morën ikonat kishtare të vendosura në shtëpinë e kulturës dhe ia dorëzuan më proçes-verbal përfaqësuesve të Bashkisë, me qëllim që ato të ruhen e të shkonin në gjëndjen ekzistuese te pronari – kishë.

Por Kisha Ortodokse Shqiptare dhe shteti kishtar i Athinës reaguan ashpër. Ato akuzuan ligjet shqiptare, gjyqet shqiptare, pushtetin lokal e qendror të Shqipërisë për shkelje të të drejtave fetare, pra të të drejtave të njeriut. Të gjitha mediet e Greqisë shkruan dhe u ankuan me zë të lartë për “rikthimin e regjimit komunist të vitit 1967 në Shqipëri”. Korit të tillë iu bashkua edhe “fort i ndrituri” Anastas Janullatos. Kështu tha përfaqësuesi i qeverisë greke, zëdhënësi I ministrisë së Jashtme të Greqisë, deputeti fashist i Agimit të Artë, deputeti neofashist i parlamentit europian në Bruksel. Kështu thanë të gjitha gazetat dhe televizionet greke. Dhe nga e thëna, menjëherë në të bërë: Të mërkurën e kaluar (21.08.2013) u mbyllën kufijtë me Greqinë. Shqiptarët, të cilët dëshironin të udhëtonin në Greqi ose nëpër territorin grek nuk u lejuan të kalojnë traun e kalimit kufitar. Fillimisht iu thanë se duhet të keni 1500 euro me vete, veç pasaportës biometrike. Më pas atyre që patën paratë, u thanë se nuk mund të kaloni sa kohë nuk i ktheni shtëpinë e kulturës kishës së Përmetit. Drejtori i Policisë Lufitare në MPB urdhëroi ndërkohë që policia kufitare shqiptare të bllokojë kalimin e kufirit për qytetarët grekë, të cilët donin të hynin në Shqipëri. Ai vendosi sjelljen reciproke midis dy vendeve, për herë të parë në historinë 23 vjeçare mbas hapjes së Shqipërisë. Kjo solli, siç u tha, ndërhyrjen e konsullit grek në Gjirokastër dhe normalizimin e situatës kufitare. Dikush tha se për këtë Rama kishte folur në telefon me Venizellosin, por askush nuk beson në zgjidhjet me telefonata. Eshtë e natyrshme t’i besosh reagimit me të njëjtën monedhë, që të fitosh të drejtën që të takon.

Në këto ngjarje të shumëpërfolura disi me vonesë reagoi edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë me një formulë “as mish, as peshk”, pa thënë asgjë të rëndësishme, madje si e zënë në faj. Nuk do të prisja ndonjë reagim tjetër nga një ministër, që nuk mban as ekuilbrin njerëzor të vetin, jo më të mbajë ekuilibrin diplomatik në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Ministria e Jashtme e Greqisë bën ultimatume, kjo e jona e thërret ambasadorin grek në Tiranë për t’u shfajësuar për vete, pa bërë asnjë faj. Kryeministri Berisha e qortoi ashpër qëndrimin e Greqisë dhe qeverisë së saj, duke e konsideruar atë si ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Shqipërisë, por ndërkohë kritikoi mënyrën sesi veproi përmbarimi dhe policia private.

Dhe nga e gjithë kjo çfarë ka ndodhur e si duket do të vijojë të ndodhë në këto ditë të nxehta vere, dëshiroj të ndalem në disa shkelje e ndërhyrje të rënda që politika, qeveria dhe diplomacia greke bën në Shqipëri.

Më së pari, opinioni publik shqiptar e më gjerë rikonfirmoi faktin se jo vetëm kisha greke, por edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është e varur dhe e njësuar me Greqinë e politikën qeveritare dhe joqeveritare antishqiptare greke.  Eshtë fakt i pamohueshëm se qeveria e Athinës, ministria e Jashtme e Greqisë, autoritetet policore, doganore e me radhë në Greqi nuk kanë reaguar për shkak “të shkeljes së të drejtave të njeriut” në Shqipëri, por për shkak të faktit se ata e quajnë Kishën Ortodokse të Shqipërisë si Kishë Greke. Shkurt, pas 23 vitesh në demokraci Athina dhe Janullatos në Tiranë na rikonfirmojnë qëndrimin e tyre të njësuar për varësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare te Kisha Ortodokse Greke. Ky është thelbi i konfliktit. Sa kohë që do të ruhet kjo situatë statukuoje në Kishën Ortodokse të Shqipërisë, (për mua ajo nuk është as e pavarur, as autoqefale)aq kohë do të ketë konflikt midis Greqisë dhe Shqipërisë. Shqipërisë do t’i duhet luftojë për ruajtjen e sovranitetit të saj shtetëror, Greqisë për ta tjetërsuar atë me presione të natyrës kishtare.

Të gjithë ne besojmë se askush në Greqi nuk do të reagonte, nëse do të veprohej ngjajshëm me një xhami ose një kishë katolike apo evangjeliste . Reagimi i Greqisë shpreh dhe njëherë mentalitetin agresiv të politikës dhe kishës greke ndaj Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Vetë Kisha shqiptare është bërë në fakt njësh me politikën greke. Prej këtej rrjedh arsyetimi se roli i Kishës Ortodokse Shqiptare të drejtuar nga Janullatosi nuk ka mision të saj besimin te Zoti, por përçimin e politikës greke në Shqipëri dhe ndikimin politik në vendin tonë për të realizuar ambicjet nacionaliste dhe shoviniste të diçituara si “Çeshtje e Vorioepirit”, një çeshtje, e cila ka lindur pas revolucionit grek të gjysmës së parë të shekullit XIX. Vorioepiri është politikë e hapur e dhjetra organizatave joqeveritare, e disa partive politike ekstremiste të pranishme në parlament, që prej komunistëve e deri te fashistët, është gjithashtu politikë e hapur dhe e fshehtë e qeverisë dhe diplomacisë greke. Axhenda vorioepirote, e cila rivendikon territoret shqiptare të jugut, u shfaq sërishmi para disa ditësh në Himarë, kur deputetë grekë dhe autoritete të tjera grekomane e grekofile në Shqipëri  përkujtuan vrasjen e Gumes.

Së dyti, Greqia në kundërshtim me ligjet demokratike të shtetit të së drejtës, ka atakuar me dhunë një vendim gjykate. Nëse në demokraci pranohet se gjykatat janë të pavarura dhe vendimet e tyre duhen zbatuar, atëherë nga ky rregull nuk mund të përjashtohet askush, qoftë dhe kisha ose xhamia. E vetmja rrugë e reagimit të palës kundërshtare, në rastin konkret të Kishës, do të ishte ankimimi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Por në Greqi duket se nuk funksionon drejtësia. Njësoj sin ë vendet diktatoriale, ose vendet e brishta në demokraci, edhe në Greqi përdoret politika në funksion të së drejtës. Ndërkaq përdorimi e shpërdorimi politik i së drejtës është tipar i vendeve të pazhvilluara, ose në zhvillim e sipër. Demokracia greke e proklamuar si demokracia më e përparuar ka pësuar rishtaz fiasco. Ajo nuk mund të shërbejë si model për Europën e mrekulluar nga filozofia e Aristotelit dhe apologjia e Sokratit. Eshtë një demokraci nën nivelin e demokracisë ballkanike në përgjithësi. Opinioni publik në Europën Perendimore është vetëdijësuar se Greqia nuk përfaqëson vlerat e demokracisë së proklamuar. Por, për shkaqe interesash gjeopolitike ende nuk e pranojnë hapur këtë fakt udhëheqësit politikë të BE-së. Nëse do të pranohej kjo, atëherë BE do të bënin vlerësime më reale ndaj asaj çfarë ndodh në Europën Juglindore dhe do t’i jepnin Greqisë faturën përkatëse, edhe pse është vend anëtar i BE-së. Të qenit anëtar i BE-së nuk mund të jetë liçensë e së drejtës për ta transferuar përgjegjësinë te vendet aspirante për t’u pranuar në BE.

Së treti, për më tepër politika dhe demokracia greke e përpunuar në Athinë, është demokraci dhe politikë e hakmarrjes kolektive te njerëzit e pafajshëm. Greqia u hakmor me shqiptarët në nevojë, të cilët konform ligjeve europiane donin të udhëtonin në këtë vend. Ajo ua mbylli atyre kufijtë pa asnjë arsye ligjore të së drejtës europiane. Me qindra shqiptarë u kthyen mbrapsht, duke ndjerë dhimbjen e hakmarrjes primitive të shtetit grek. Ky veprim nuk shpreh demokraci, përkundrazi shpreh një primitivizëm të egër në marrëdhëniet midis shteteve dhe qytetarëve. Të hakmerresh te qytetarët shqiptarë  pse një organ kompetent ligjor zbaton një vendim gjykate, madje me 11 vite vonesë, do të thotë të ndërtosh marrëdhënie konfliktualiteti me një nga vendet fqinjë. Kështu ndodhi këto ditë me Greqinë, fqinjin tonë jugor, kur refuzoi me forcë kalimin kufitar të shqiptarëve. Ndërkohë në BE ka mundësi që të përkdhelin sedrën greke të Athinës e të sulmojnë institutcionet e shtetit shqiptar për atë që do ta quaja “Turpi grek i Përmetit”.

Dhe nëse Greqia dëshmoi agresivitet të pamasë në politikat e saj antishqiptare, qeveria shqiptare reagoi me shumë maturi. Kam parasysh në këtë rast reagimin e kryeministrit, sepse reagimi i ministrit të Jashëtm nuk është për t’u përmendur. Agresiviteti grek nuk erdhi për shkak të temperaturave të larta të gushtit e nuk mund të motivohet me kthimin në gjendjen e mëparshme të një shtëpie kulture, pronë e bashkisë së një qyteti. Qëndrimi hakmarrës i Greqisë ka lidhje me politikat imponuese në rajon e sidomos kundër vendeve të tilla si Shqipëria e Maqedonia. Ajo është e motivuar me kërkesat e Athinës për të përfituar territore nga Shqipëria.

Athina kërcënoi para disa vitesh se do të përdorte veton e nuk do ta miratonte nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me BE-në. Më pas kërcënoi se do të bllokonte anëtarësimine  vendit tonë në NATO.  Me këto kërcënime e detyroi qeverinë shqiptare të Berishës të nënshkruante marrëveshjen detare, aq të përfolur nga opozita e derisotme e majtë. Madje opozita  e Ramës e çoi atë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, e cila në unanimitet vendosi anullimin e saj.  Të gjithë anëtarët e Gjykatës kushtetuese, edhe ata që ishin simpatizantë të Berishës, edhe ata që vijnë nga partia e Ramës, votuan kundër marrëveshjes dhe e zhbënë atë. Por kjo ndodhi pasi Shqipëria bëri kërkesë për statusin e kandidatit për pranim në BE dhe pasi ajo u pranua në NATO. Greqia e përjetoi këtë si “dredhi” të Berishës, ndërkohë që i ftohu marrëdhëniet me opozitën e majtë, për shkak të iniciativës së saj në Gjykatën Kushtetuese.

Tani kjo marrëveshje ka ngelë në derën e mazhorancës së re. Rama është para dilemës për të bërë ose për të mos bërë lëshime. Një lëvizje tij taktike për lidhje më të ngushta me Ankaranë e Romën sesa me Athinën, ka bërë që në Greqi të mendohet se Rama nuk do të bëjë lëshimet që grekët i duan. Për këtë arsye është rritur presioni. U gjet dhe kazusi për këtë. Shtëpia e Kulturës në Përmet, e cila mban emrin e të madhit Naim Frashëri. Ndoshta ka ndikuar dhe emri I njërit prej Frashërlinjëve më në zë që grekët të vepronin në kushtet e terrorit të vitit 1997, kur pushtuan shtëpinë e kulturës dhe e improvizuan atë si kishë të qytetit. Tani e përdorin kundër Shqipërisë, për të tensionuar gradualisht situatën e marrëdhënieve midis të dy vendeve, me qëllim që të shkohet hap pas hapi deri të vetoja greke për marrjen e statusit kandidat për në BE. Këtë kishte parasysh eurodeputeti i Demokracisë së Re, kur pyeti në parlamentin europian, nëse Komisioni Europian ka dijeni dhe do t’i pasqyrojë ose jo ngjarjet në Përmet në raportin e radhës për Shqipërinë.

Harmonizimi i politikave antishqiptare vjen kështu në një lijë të përhershme, të sinkronizuar prej Përmeti në Gjirokastër, prej aty në Athinë, nga Athina në Bruksel e rikthimi përsëri në kufirin shqiptaro – greko – shqiptar. Nga ana tjetër, duket se në Athinë kërkohet një kompensim i humbjes së presitigjit grek me qëndrime të ashtuquajtura të forta, por antidemokratike dhe nacionaliste. Nacionalizmi bëhet gjithnjë strehë për maskarenjtë në politikë, kur politika kalon kriza të tilla si ajo e Greqisë. Dhe më e dëmshmja është kriza e besimit. Ajo çfarë ka ndodhur dhe ndodh në Greqi që prej gati pesë vitesh, është vërtet tragjike, e dhimshme, sepse në atë vend ka humbur besimi. Dhe përdorimi i instrumenti t kishë është më efektivi për rikthimin e besimit. Kjo dhe për faktin se kisha në Greqi është sipas pyetësorëve institucioni më i besueshëm në vend, krahas ushtrisë.

Presioni ndaj palës shqiptare dhe formula nacionaliste e forcimit të pushtetit janë dy arsyet kryesore të ngjarjeve të fundit në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Të dy këto faktorë janë njëkohësisht shkak i tensionimit të marrëdhënieve disavjeare midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe të përhershme midis Ankarasë dhe Athinës. Por jo pak problem Greqia ka edhe me Bullgarinë. Duhet përmendur se këto marrëdhenie sjellin në vëmendje Luftrat Ballkanike, sidomos Luftën e Dytë Ballkanike, e cila u shkaktua më së shumti për arsye të konfliktit bullgaro-grek. E njëjta situatë është dhe sot. Vetëm se ka ndryshuar harta politike e Ballkanit dhe kushtet gjeopolitike të rajonit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, i permetit, turpi grek

Çamëria si interes i studimeve në doktoratura në Europë

August 23, 2013 by dgreca

Klodiana Manaj, një doktore shkencash me temën e Çamërisë/

Nga Hyqmet Zane/

Të shkruash për çaështjen kombëtare dhe veçanërisht për atë çame, tashmë është kthyer në një interesim studimesh univesritare dhe diplomimesh në doktoraturat q ëbëjnë studentët shqiptarë në universitetet euroipiane. Qaq e vërtetë është kjo sa nga bashkëpunimi që kam pasur me dhjetra prej tyre, më kanë pohuar se kjo temë që është e pa eksploruar në këndvështrimin e interesave europiane, ka fituar një vëmendje të madhe dhe ka fituar terren si në uinversitetet italiane, po aq sa edhe në ato francezxe, gjermane, angleze, rumune, Çeke, polake e deri amerikane.
Për shkak të këtij interesimi, jam gjendur përherë në kushtet e një angazhimi maksimal për ti ndihmuar dhe ushqyer me materiale të shumta arshivore dhe historike që ata të ëprfaqësohen sa më denjësisht në studimet e tyre. Thellësia e studimeve të tyre ka gjetur edhe shtrat në arshivat e vendeve ku këta studentë shqitparë janë në universitetet e tyre, sa tashmë çështja çame është kthyer në një mesazh edhe për vetë Europën dhe si një këmbanë ndërgjegjësimi që do t’i trokasë dita-ditës Greqisë në portat e Athinës zyrtare.
Më herët një gjë të tillë me një temë studimi këtu e 74 vjet më parë e ka bërë studiuesi elbasanas Besim Qorri, që diplomomin e tij e bëri në universitetin “Dante Aligeri” në Firence të Italisë, për nderr të shkrimtarit të madh të “Komedisë Hyjnore” dhe që si të tillë sudiuesi shqiptar cilësonte temën për Shqiëprinë e Vërtetë që ë botoi në një libër të plotë dhe faktmbledhës.
Ndërsa studentja Klodiana Manaj risjell në diplomimin e saj të doktoraturës, studimin për Çamërinë duke i dhënë një vend të veçantë jo vetëm ndërgjegjësdimit të opinionit italian, por edhe atij europian pë të lëvizur në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut që janë edhe themeli i demokracisë europiane.
Sipas kësaj vajze nga Elbasani, e thjeshtë dhe me vizion të qartë, “Historia është pjesa më e rëndësishme e një populli, sepse jep sens dhë karakter shumë aspiratave të jetës sonë. Për këtë do doja t’i dedikoja një rëndësi të veçantë një faqeje të rëndësishme të popullit tone, krahinës së Çamërisë dhe konsenguencave mbi shtetin shqiptar dhe ngjarjet e dhimbshme që ndosha jo të gjithë e njohin”.
Interesimit tim se çfarë periudhe rrokin materialet për temën e saj, ajo të përgjigjet thjeshtë se “Dokumentat mbi historinë e Çamërisë përfshijnë një periudhë që shkon nga vitet 1912-1939, por, sigurisht, nuk mund të citohen të gjitha për t’i dhënë hapësirë ngjarjeve më të rëndësishme të kësaj pjese të rëndësishme të historisë që ende sot se ka një zgjidhje. Do doja të citoja vitin 1912 që shënon fundin e pushtimit osman dhe krijimin e shtetit të parë shqiptar, i cili doli nga luftërat i dërmuar dhe i lodhur nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Kjo e fundit la jashtë krahina të rëndësishme me popullsi shqiptare si Kosova dhe Çamëria. Dokumentacionet vazhdojnë deri ne vitin 1939 në prag të Luftës së Dytë Botërore kur Shqipëria u pushtua nga Italia dhe ishte kërcënuar të pushtohej nga Greqia në të cilën bënte pjesë dhe popullsia e kësaj krahine”.
Qëllimin që ajo i ka vënë vetes 2ëhstë sa atdhetar, aq edhe fisnik, sa i vërtetë, aq dhe trumpetues për Europën kur shprehet se “Me këtë projekt kërkimi jam munduar të hedh dritë mbi temat e identitetit kombëtar të krahinës së Çamërisë, mbi të gjitha midis dy luftërave botërore dhe pasojat mbi shtetin shqiptar. Kërkimi është bazuar në pjesën më të madhe mbi dokumentat e Arkivit Qendror të Shtetit (AQSH), dhe pjesa më e madhe e dokumentave jane në gjuhën shqipe. Krahas tyre zenë vend dokumentat në gjuhë të huaj, e cila ka ndihmuar të evindencojë kërkesat, raportet, që janë paraqitur në dokumente të ndryshme në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, midis vtiteve 1912-1939 ose midis dy luftërave, dhe fitorja e viteve 1912-1913, për rishikimin e kufinjëve politikë shqiptarë të copëtuar në vitin 1913.
Mu duk e rëndësishme të vazhdoja kërkimin dhe ta shtrija në vitet pasardhëse (1922-1923), ku Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes, si dhe qeveritë e tjera në vijim, kanë parë të rriten pretendimet e popullsisë shqiptare në Greqi”.
Në mendësitë e saj që e kanë orientuar këtë vajzë, janë të drejta vlerësimet që ajo bën kur pohon se “Do kërkohet gjithashtu si zgjidhja ligjore e problemti të çamëve ka qenë e penguar nga rrethanat e Luftës së Ftohtë dhe zgjidhja e këtij problemi do të ndihmonte në përmirësimin e raporteve shqiptaro-greke, dhe krijimin e një modeli pozitiv në rajon, ku një shtet anëtar i Komunitetit Europian, do të jepte një shembull pozitiv për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të  minoriteteve.
Më tej janë analizuar dhe është furnizuar një përshkrim që shteti shqiptar bëri në konfront të minoriteteve dhe si shteti grek, ka përfituar në mënyrën më mizore rreth shtetit shqiptar, në periudha  të ndryshme historike, duke filluar nga 1912-1913, ku shteti shqiptar u copëtua nga Konferenca e Londrës e 1913, për të përfunduar deri në vitet ’30, ku Greqia, pasi i shkeli të gjitha traktatet, vijoi me spastrimin etnik të minoritetit shqiptar”.
E saktë në atë që i ka vënë vetes qëllim, por edhe e saktë në atë çfarë kërkon t’i japë opinionit, Klodiana manaj thotë se “Kështu baza e kërkimit arkivor përsa i përket periudhës 1912-1939, janë disa dokumenta të publikuara nga studiues shqiptarë dhe të huaj, të cilat ndodhen në Arkivin Qendrir te Shtetit. Kjo periudhë është e varfër në dokumenta, pasi në këtë periudhë shteti shqiptar, nuk ishte stabilizuar, edhe për arsyen e fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur tokat u pushtuan plotësisht. Përsa i përket viteve 1912-1939, janë konsultuar lista e fondeve nga AQSH; Fondi Kristo Dako, Fondi Mithat Frasheri, Fondi i Qeverisë së përkohshme të Vlorës, vetëm për të cituar disa. Duke iu referuar publikimeve diplomatike, në to janë të dhënat për numër, vend dhe datë të dokumentit; gjtihashtu një përkufizim i shkurtër i çështjes në fjalë që trajton dokumentin, duke dhënë etiketen
nëqoftëse është raport, memorandum, telegram, etj”.
Kur e pyes se ëprse bëri një zgjedhje të tillë në lidhje me këtë çështje, ajo të përgjigjet se “Doja të tregoja këtë çëshjte përmes një studimi sado të vogël në Doktoratën në Historinë e Europës historinë mbresëlënëse e këtij populli të vuajtur, këtij populli që ka paguar me gjak çdo pëllëmbë të kësaj pjese të atdheut; kësaj tragjedie që ishte vetëm akti final i një politike të programuar të spastrimit etnik, e cila siç dihet ishte shfaqur me forma të ndryshme qysh nga koha e themelimit të shtetit grek që nga 1821.
Ia dedikoj këtë tezë gjithçka që është shkruar në të popullit të Çamerisë, këtij populli martir që ka vuajtur aq shumë. Këtij populli që ka paguar me çmimin më të lartë që mund të paguhet me jetën e dhjetera e mijërave bijëve të tij. Çamërisë së bukur, mëmëdheut të heronjëve të medhenj, që kanë shkruar me gjakun e tyre jo vetëm historinë e Çamërisë, por historinë e gjithë popullit shqiptar. Në gjuhën tonë është një shprehje që thuhet: “e vërteta zhytet, por nuk mbytet”. Unë jam e bindur që do të arrijë një ditë që ajo çka ndodhi atje do të merret vesh nga e gjithë bota dhe atëherë do të jetë ora e gjykimit dhe turpit për Greqinë”.
Akoma sot raportet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë të ftohta për çëshjtjen e Çamërisë dhe për faktin që është akoma në fuqi një ligj i luftës kundër Shqipërisë. Ky ligj është i vitit 1939, e cila është hequr nga qeveria, por nuk është ratifikaur akoma nga parlamenti grek. Ndodhi kështu që ushtria e Zervasit, gjenerali i forcave ushtarake të Greqisë, të qeverisë së Metaksas, spostoi përfundimisht kufirin grek, duke pritur në tokën greke tërë krahinën e Çamërisë, e banuar nga ilirë autoktonë shqiptarë.
Në opinionet e saj zë vend edhe mendimi se “Turpi me të cilin është njollosur do t’i kushtonte shumë Greqisë nëqoftëse do të pranohej dhe të dilte në shesh e vërteta. Europa e heshtur nuk do të sillej sikur nuk dinte më asgjë për këtë çëshjte dhe t’a konsideronte si një çëshjte midis Shqiperisë dhe Greqisë. Ajo vetë do të njollosej me turp pasi i ka lejuar shtetit helenik të injorojë çëshjten e Çamërisë dhe të ketë kërkuar falje. Prandaj jam munduar sadopak të tregoj, që megjithëse kanë kaluar më shume se 100 vjet ajo që ka ndodhur atje është ngulitur thellë dhe përgjitmonë në mendjen e popullit të Çamërisë”. “Nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari, kur faktet flasin vetë”, – ka thënë Balzaku i madh.
Cila është Klodiana Manaj/Është studente që ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Romës “La Sapienza” dega Letërsi, 2006. Ajo ka lindur dhe është rritur në familjen e Naumka dhe Agron Manajt në lagjen ”5 Maj”, në Elbasan. Klodiana ka një jetë studimore relativisht të re, por të pasur me tituj dhe analiza të ndryshme që i kanë dhënë asaj edhe aftësitë studimore të shumta. Kështu, pas mbarimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Ahmet Dakli”, në vitet 2007-2008 ka mbrojtur masterin ne “Didaktikë e gjuhës italiane” Universiteti “Tor Vergata” Romë dhe më 2013 ka mbrojtur Doktoraturën ne Universitetin “La Sapienza” ne “Historia e Europes” me temë “Identiteti kombëtar në krahinën e Çamerisë”, në janar 2013. Është njera nga studentet që ka fituar fondin e ekselencës për rezultatet e larta. Njëherazi Klodiana Manaj ka kryer kurse speciale në biznes, menaxhim projektesh, komunikim biznesi apo e drejtë biznesi. Kësaj CV të Klodianës i shtohen edhe kurse special te tjera si ai për marrëdhenie me publikun apo trajnimet në çështje mjedisore dhe hartim projektesh.

Filed Under: Komente Tagged With: Cameria, Europe, Hyqmet Zane, Klodiana Manaj

MBRETI AHMET ZOGUDHE PAVARËSIA E BESIMEVE FETARE

August 23, 2013 by dgreca

Foto 1938-Nga e majta në të djathtë ;Kryeminstri Koço Kotta,imz.Anlonutti-delegat Apostolik në Shqipëri.Mbreti Ahmet Zogu I, Myftiu i Madh Bexhat Shapati,Kryegjyshi botëror i Bekatishinjëve Sali Nijazi Dede,dhe imz.Kristofor Kissi,Mitropolit i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare/

 Shkruan Eugen SHEHU/

 Në dritën e pakët të hedhur në këto vite,për rolin historik të Mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu, në krijimin e të parit shtet modern shqiptar,ende nuk është konturuar i plotë porteti i tij.Politizimet vazhdojnë ende në këtë mijëvjeçar të ri,duke dashur të shmangin daljen në dritë të të vërtetave e për më tej,duke dashur të godasin drejtëpërsëdrejti në zemër të shkencës së historisë.Por sidoqoftë,tentativat e pseudohistorianëve mjeranë,janë kurdoherë të pafuqishme ndaj fakteve dhe dokumentave që ende vuajnë burgun e errësirës gjysëm shekullore komuniste.

Ashtu si në të gjithë rrafshet e tjera të ngritjes dhe fuqizimit të shtetit të parë modern shqiptar,roli i Ahmet Zogut do të mbetet i pakontestueshëm edhe në kuadër të besimeve fetare në Shqipërinë Mbretërore.I bindur në idetë e tij se besimi në Zot,ruan dhe forcon parreshtur ndjenjën kombëtare,biri i Matit,që në ditët e para kur duhej të merrte në duar e veta qetësinë dhe rendin në shetin amë ( në Shqipëri,në ditët e Kongresit të Lushnjës) u përpoq të hyje në lidhje të drejtëpërsëdrejta dhe të sinqerta me besimet fetare,duke dashur t’u sigurojë atyre një dimension jo vetëm institucional por edhe kombëtar.Dhe në këtë mision,idetë e Mbretit Zog kanë ngadhnjyer kurdoherë në kahje të nacionalizmit shqiptar.

Siç dihet në Shqipëri,në vitin 1921,një grup intelektualësh të besimit Islam,ndërmuarën nismën për t’u shkëputur nga Sheh-ul-Islam i Konstandinopojës dhe për të krijuar institucione të pavarura në këtë drejtim.Ndonëse puna e këtij grupi intelektualësh,nisi në fillim të vitit 1921,pati  mjaft debate dhe zvarritje,ndofta edhe për shkak të vështirësive objektive që paraqiteshin përballë qeverisë shqiptare.Fjala ime që kjo qeveri të ndihmonte sa më shumë në pavarsinë e institucioneve myslimane,duke ruajtur edhe raporte harmonike me konfesionet e tjera fetare.Ka qenë pikërisht vizita që këta intelektualë,i bënë në vitin 1922 kryeministrit shqiptar Ahmet Zogu (asaj kohe 27 vjeçar) për ta uruar ate, e cila ka shërbyer si shtytje në realizimin e idesë së pavarsisë së komunitetit mysliman.Kryeministri i Shqipërisë Ahmet Zogu,i ka siguruar këta intelektualë se do të kenë kurdoherë vëmendjen e qeverisë që ai drejtonte.Për më tej,duke u njohur me procedurat e arritjes së kësaj autonomie,kryeministri shqiptar ndërmori edhe një varg takimesh me ministrin  e jashtëm me ç’rast u lehtësuan disa procedura burokratike.Duke qenë i njoftuar edhe për parapregaditjet e mbajtjes së Kongersit Mysliman Shqiptar,Kryeministri i Shqipërisë,27 vjeçari Ahmet Zogu,për befasinë e intelektualëve të besimit mysliman , ai u shpreh ; “,mosha, intelegjenca,dhe besimi tek i Madhi Zot,ma përforcon dhe më tepër bindjen,se me ndihmën  e të Madhit Zot,me pastërtinë tuaj morale dhe shpirërore si besimtarë dhe intelektualë,Shqipëria dhe Shqiptarët kanë një ardhmëri të ndritun.Aty ku besohet në Zotin,Atdheu është i siguruar dhe Kombi lulëzon,meqë këto janë nga duart e Zotit”.

Kongresi Mysliman Shqiptar,i zhvilloi punimet në Tiranë,në sallën e shoqërisë “Djelmëria Dibrane” nga data 24 shkurt deri më 12 mars 1923.Çdo prefekturë dhe nënprefekturë kishte dërguar aty përfaqsuesin e vet legjitim,i cili gëzonte të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.Ndër organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të këtij Kongresi,ishte atdhetari i njohur Imam Vehbi Dibra.Ai duke përshëndetur të pranishmit dhe duke falenderuar qeverinë shqiptare për ndihmën e dhënë,që në fillim u shpreh për ndryshime e përsosje në besimin mysliman,veçmas në pikëpamje organizzative. Deviza e shpallur nga Imam Vehbi Dibra në këtë kongres , ishte : me ndrrimin e kohës ndrrojnë edhe gjykimet “.Se çfar vlersimi tregoi qeveria e atëhershme shqiptare,për këtë kongres,ndofta mund të shihet edhe në faktin se veç masave dhe mbështetjes së plotë organizzative, aty muarën pjesë edhe disa deputetë si : “Mehmet Polingu,,i deleguar i popullit të Krumës,Qamil Bala i deleguar i Kosovës,Sali Vuçitërna,i deleguar i Zerqanit,Halim Gostivari,i popullit të Kolonjës,Halit Roji i deleguar i Shkodrës,Ibrahim Xhindi i Vlorës,Banush Hamdiu i Pogradecit dhe Vehbi Dibra i deleguar i Dibrës “.(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë – fondi 882 , dosjet 16-17 fleta e parë).

Për më tej,kryeministri shqiptar Ahmet Zogu e përshëndeti kongresin mysliman me anë të përfaquesit të tij Qerim Çela,i cili ndonëse i ndoqi të gjitha punimet dhe dha mendime tejet të vyera,nuk kishte të drejtë vote.Përshëndetja e kryeministrit shqiptar,i siguronte kongresit mysliman se qeveria shqiptare i përgëzonte ata për nismën e marrë,duke qenë e sigurtë se akti i shpalljes së pavarsisë së xhamisë shqiptare,ishte vazhdim i natyrshëm i ideve dhe veprimeve pas shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë në vitin 1912.Fjala e të dërguarit të qeverisë,ka qenë ndërperë disa herë nga duartrokitjet falenderuese për qeverinë shqiptare.

E shoh të udhës të sjell në këto radhë,një prej vendimeve të Statutit Mysliman,të hartuar dhe miratuar unanimisht në ditët e këtij Kongresi( Pika të cilat më vonë hynë edhe në Statutin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare).Sipas këtij Statuti,Organi më i lartë mysliman në Shqipëri,ishte kryesia e Këshillit të Naltë të Sheriatit e cila drejtohej nga Myftiu i Përgjithshëm.Personi që do të vendosej në këtë detyre,përpara se të votohej nga delegatët e kongresit,duhej doemos të plotësonte këto kushte (  të propozuara nga Kryeministri Shqiptar Ahmet Zogu):

”1- Të ishte nënshtetas shqiptar dhe të dinte gjuhën shqipe. 2- Të gëzonte të gjitha të drejtat civile dhe politike. 3- Të ishte prej races shqiptare ose me origjinë shqiptare tre brezash. Këtë detyrë,nuk mund ta zënë persona që duke filluar nga 28 nëndori i vitit 1912,kanë luftuar kundër çështjes sonë kombëtare”.(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë.Fondi 882,dosja 1 fleta 3 ).

Pa u zgjatur në rëndësinë e madhe historike të këtij Kongresi,i cili shpallte njëherë e përgjithmonë pavarsinë e xhamisë shqiptare prej Stambollit,mendoj se është me vend të ndalem në faktin që kryetari i Kongresit Mysliman Shqiptar i drejtohej kryeministrit shqiptar me një falenderim ku pos të tjerave e vinte në dijeni : “Me anën e kësaj shkrese kam nderin me ju lajmërue se Kongresi Mysliman Shqiptar sot mori fund me sukses të plotë tue ba zgjedhjet e antarëve të këshillit të naltë të Sherijatit,si mbas neneve 6-7 të statutit.Anëtarë të këshillit u zgjodhën : Vehbi Dibra,Hafiz Ali Korça,Vejsel Nailiu,Haxhi Adem Vata,Sheh Ibrahim Karabunara,Qamil Bala,Reshat Kokalari”.

( Arkivi  Qendror i shtetit – Tiranë – Fondi 882 , dosja 4 , fleta 7-8 ).

Natyrisht,vënia në dijeni e kryeministrit shqiptar mbi këto zhvillime të Kongresit Mysliman,nuk mund të ketë qenë e rastësishme.Ngjarjet që u zhvilluan më pas,rrëfyen se kryeministri shqiptar e më pas Mbreti Ahmet Zogu,i mbështeti fuqimisht reformat e shpallura në këtë kongres,që nga nxjerja e ligjit të posaçëm për vakëfet,në sobvencionimin e ndërtesave,shkollave fetare,xhamive etj. e deri tek krijimi i kushteve për të ndërtuar një besim Islam të kohës,të çliruar prej dogmave shekullore të mentaliteteve jocivilizuese.Duke qenë se në fëmijërinë e vet Ahmet Zogu,pat marrë mësime prej atdhetarit të shquar Dervish Hima,ai do të ndiqte me vëmendje gjatë gjithë kohës,ecurinë e proceseve të pavarsisë së besimit mysliman,në raportet e këtij të fundit me vetë shoqërinë shqiptare dhe qytetërimin evropian të kohës.

Nga ana tjetër,Ahmet Zogu, e konsideroi deri në fund,një mik të vyer,Imam Vehbi Dibrën.Jo rallë ata janë takuar së bashku dhe në çdo bisedë,fjala ka qenë në ate plazmin e besimit mysliman,tek ideja e madhe e unitetit dhe detyrimit të gjithësecilit ndaj atdheut,Imam Vehbi Dibra,në thirrjet e hartuara prej tij,me ç’rast këndoheshin në çdo Xhami të Shqipërisë, e vinte theksin pikërisht në kërkesën që sejcili të përpiqej të vinte në jetë detyrat që kishte ndaj atdheut.Këto lutje nuk duhen parë kurdoherë si dogma moralizuese por edhe si vlera jetësore dhe patriotike që lidhen ngushtë me fatet e kombit.Më saktësisht,diku Vehbi Dibra ka pas thënë ; “I Madhi Zot,ka me na e matë edhe temperaturën e dashurisë që kemi për atdhe.Të kemi kujdez vllazën,të mos gabohemi me ba ndonji tradheti kundra atdheut.Vini re vllazën,se tradhëtia kundra atdheut bahet shumë lehtë,Zot,na ruej ! Tue pa se Atdheut i drejtohet nji rrezik e me heshtë,edhe kjo asht nji tradhëti “.( Vehbi Dibra , ” Ç’urdhëron Kurani” faqe 44 ).

Por jo vetëm kaq meqë nuk duhet të harojmë se në vitet 1920-1921,kur Shqipëria nuk ka pasur më shumë se një milion e 100 banorë ( fjala është për banorët e shtetit amë,të Shqipërisë londinese),gati 250 mijë i përkisnin besimit bektashian.Në vitin 1920,në shtetin amë,janë numëruar më shumë nga 50 teqe,më të përhapurat në Krujë,Dibër,Përmet,Elbasan,Kolonjë e Gjirokastër.Në favor të përhapjes dhe zhvillimit të besimit bektashian erdhi një prej neneve të statutit të miratuar në Kongresin  e Lushnjës ku thuhej shprehimishtë se ; “Shqipëria,njeh dhe mbron baraz,synizmën,bektashizmën, ortodoksizmën dhe katolicizmën”.

Më 17  janar 1921,në teqenë e Prishtinës, u mbajt Kongresi i parë Bektashian.Aty muarën pjesë baballarë nga 37 teqe kryesore të Shqipërisë,të cilët përfaqsonin numërin e konsiderueshëm të bektashinjëve të asaj kohe.Në fillim,një komision i posaçëm hartoi statutin lidhur me drejtimet e mëvonshme,ky statut u diskutua dhe gjykua nen për neni.Ky statut i cili u quajt “Lidhja Bektashiane” në thelb,pasi shprehte organizimin dhe veprimtarinë e ardhshme,sanksiononte krijimin e Kongresit Bektashian Shqiptar.Përsa u përket lidhjeve të këtij komuniteti,me teqenë e madhe të  Haxhi Bektash Veliut në Turqi,ata u sanksionuan më tepër në rrafsh moral,ndërsa në thelb qoftë në Statut,qoftë në verpimet e tjera parashihej pavarësia e plotë e besimit bektashian.

Gjashtë muajt më pas,më 18 qershor 1921, në teqenë e Baba Xhemalit në Përmet,u mblodh kongresi i  dytë i klerit bektashian.E vërteta është se midis problemeve të tjera,aty u diskutuan edhe mënyra për t’u miratuar prej qeverisë shqiptare statuti “Lidhja Bekatashiane” i cili shprehtë pavarsinë e besimit bektashian.”Kongresin e drejtoi Baba Ahmeti.Në të mori pjesë edhe përfaqsuesi i qevreisë shqiptare… U vendos që nëpërmjet nënprefektit të Përmetit t’i kërkohej qeverisë të miratone statutin e përgaditur nga mbledhja e Prishtinës,për të vënë në veprim vendimet e këshillit të mësipërm që do të jepeshin mbi organizimin e teqeve”.  ( Arkivi  Qendror  i shtetit – Tiranë, fondi 252 , dosja 89 , fleta 8 ).

Në vitet e më pastajme,kur Ahmet Zogu u zgjodh kryeministër i Shqipërisë,teqet shqiptare patën një lulëzim të dukshëm.Nën kujdesin e drejtëpërsëdrejti të tij,u ngrit mësonjëtorja bektashiane e cila përgadiste kuadro të besimit bektashian,me ç’rast ata shpërndaheshin në krejt teqetë e Shqipërisë. Veçanërisht në momentet kur besimi bektashian u godit rëndë në Turqi , në Tiranë, u vendos Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane,roli dhe ndihmesa e Ahmet Zogut janë të dorës së parë.Përfaqsuesi i qeverisë për besimin fetar,do të informonte rregullisht Ahmet Zogun si kryeministër, e më vonë Mbret i Shqiptarëve,për gjithshka që lidhej me organizimin e punëve në Kryegjyshatë,hallet dhe vështirësitë që kishin baballarët dhe dërvishët e teqeve të largëta. Me propozim dirket të Ahmet Zogut,më 1930 Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë i akordohet nga fondi i qeverisë 1000 franga ari,me të cilat u hodhën themelet e ndërtesës që ende sot shërbenë si Seli e Shenjtë e Kryegjyshatë.Ahmet Zogu kurdoherë do të gjente kohë për të biseduar me Kryegjyshin Botërorë,duke
kërkuar pos të tjerave që Dërvishë apo Baballarë të shkolluar në Shqipëri,të mund të shkonin të ushtronin ritet fetare,sidomos në trojet tona,të mbetura jashtë shtetit tonë amë si në Kosovë,Maqedoninë shqiptare e çamëri.Ai burrë i madh i shtetit,ishte i bindur se bektashizmi i zhvilluar në trojet shqiptare,do të jepte ndihmesë të madh drejt bashkimit të kombi dhe atdheut shqiptar ,ashtu sikundër e patën provuar ngjarjet kulmore të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit dhe shpallja e pavarsisë në Vlorë.

Dihet tanimë se në qershorin e vitit 1928,pas krijimit të qeverisë së re,Mbreti i Shqiptarëve,Ahmet Zogu,dekretoi datën 5 gusht 1928,për mbledhjen  e Kuvendit Kushtetues,me ç’rast do të rishikoheshin ndryshimet e mundshme në Kushtetutë. Më 1 shtatorë 1928,në mënyrë unanime,Kuvendi Kushtetues,aprovoi ndryshimet në Kushtetutë,me ç’rast Shqipëria quhej shtet i pavarur me tërësi tokësore të pandarë,të pacënueshme dhe të patjetërsueshme.Ajo shpallej Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe të trashëgueshme,me Mbret të Shqiptarëve Naltëmadhërinë e tij, Zogu i Parë. Gjithashtu kjo kushtetutë sanksiononte se “Shteti shqiptar do të kishte karakter laik, por fetë dhe besimet e ndryshme fetare gëzonin lirinë e ushtrimit të tyre që gëzoheshin me ligj,por s’do ndërhynin në punët e brendshme të tij”( “Shqipnija më 1937 “ faqe 7 ).Me këtë nen të Kushtetutës,Mbretëria shqiptare e atyre viteve,është radhitur ndër popujt e përparuar të Evropës ku besimet fetare janë vënë plotëisht në harmoni me lirinë personale të njeriut.Por nëse me besimet myslimane,katolike dhe bektashiane vështirësitë kryesore ishin kapërcyer,një gjë e tillë nuk kish ndodhur me kishën ortodokse shqiptare.

Historia e marëdhënieve të kësaj Kishe me ate të Fanarit,ka qenë mbushur me ngjarje të pakëndshme për të mos thënë me luftë të hapur ndaj njëra tjetrës.Është kjo arsyeja që Mbreti Zog,vetëm disa muaj  pas marrjes së këtij funksioni,ndërmori hapa konkrete edhe për pavarsinë e kishës ortodokse shqiptare.Kështu,në fillim të vitit 1929,në bashkëpunim edhe me krerët e lartë të hierarkisë kishtare,qeveria shqiptare shprehu mendimin për shkëputjen e kishës shqiptare si prej Stambollit,ashtu edhe prej Athinës.Madje për këtë,u dërgua në Stamboll edhe një përfaqsues i qeverisë shqiptare,anipse ky vendim nuk u pëlqeu as Athinës as Stambollit.Klerikët e lartë të Fanarit,dërguan disa kushte në Tiranë,të cilat jo vetëm nuk lejonin pavarsinë e kishës shqiptare,por e ndërvarnin akoma më shumë ate ndaj qëndrimeve të Fanarit.Në këto kushte Mbreti Zog nuk mund të rrinte duarkryq.Ai duke marrë edhe mendimet e atdhetarëve të tjerë shqiptarë,të të gjitha besimeve fetare,në një prej mbledhjeve të Këshillit të Ministrave,thirri të pranishëm imzot Visarionin duke e propozuar në funksionin e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare,njëkohësisht edhe me detyrën e Peshkopit për Durrës dhe Tiranë.Nisur nga idetë,që udhëhiqnin Mbretin Zog për këtë propozim,Këshilli i Ministrave e miratoi poltësisht fjalën e tij,madje imzot Visarioni i pranishëm në këtë takim falenderoi nxehtësisht Mbretin lidhur me kujdesin e madh të tij ndaj besimtarëve ortodoks shqiptarë.

Kështu,më 18 shkurt të vitit 1929,mes një gëzimi të madh në qytetin e Korçës,u zhvillua ceremonia e krijimit të Sinodit të kishës shqiptare.Për herë të parë në histori,u mbajt një meshë në gjuhën shqipe,në mënyrë legale me pjesmarrjen e mijëra qytetarëve korçarë.Imzot Visarioni,nuk harroi të shprehte në fjalën e vet,në emër të besimtarëve ortodoks shqiptarë,mirënjohjen për Mbretin Zog i cili po vendoste themelet e pavarsisë së kishës  shqiptare.Po ate ditë është vendosur që edhe Korça,të ket pasur në gjirin e vet Selinë e shenjtë të kësaj kishe.Pas kësaj ka qenë vetë Mbreti Zog, i cili së bashku me diplomat e emërimit si peshkop,u dërgoi klerikëve të lartë shqiptarë,letër falenderimi nga ana e tij,ku vinte në dukje guximin e tyre për t’i shërbyer besimit fetar dhe atdheut. Ai shprehte bindjen se vepra e tyre në rrafsh të pavarsisë së kishës ortodokse shqiptare,do të çmohej kurdoherë jo vetëm prej besimtarëve ortodoks por prej krejt shqiptarëve.Ky qëndrim dhe veprim i guximshëm i qeverisë shqiptare të asaj kohe,do të shkaktonte fortuna të vërteta në strukturat e Fanarit.Ky jovetëm që nuk e njohu pavarsinë e kishës shqiptare,por mori një sërë masash që synonin në pengimin e ushtrimit të riteve fetare nga peshkopët shqiptarë.Për më tej,me dekret të posaçëm,Fanari  ç’kishtëroi peshkopët shqiptarë që kishin pranuar detyrën duke ua komunikuar këtë vendim të gjithë kishave ortodokse jashtë Shqipërie.Me tërë këto presione u njoh menjëherë qeveria shqiptare e cila,bënte atë ç’të mundëte që mekanizmi i pavarsisë së kishës ortodokse të funksiononte normalisht : “Mbreti Zog u kundërpërgjigjej duke dëbuar nga Korça mitropolitin Hierotheun, i emëruar nga Stambolli.Shtypi i Athinës e cilësoi veprën e qeverisë shqiptare si një padrejtësi ndaj pakicës greke,që gjoja po shkëputej me forcë nga Patriarkana e Stambollit,duke iu imponuar liturgji në gjuhën shqipe.Ndërsa zyra e shtypit e ministrisë së jashtme në Tiranë,i’u përgjegj se shteti shqiptar s’kish bërë tjetër,veç kish zbatuar parimin e njohur dhe aplikuar në tërë ballkanin,sipas të cilit çdo shtet i pavarur kish të drejtë të kishte kishën e vet kombëtare”.

( I . Ushtelenca “ Diplomacia e Mbretit Zog i Parë “- Tiranë 1996 , faqe 225 ).

Edhe Fan Noli më 1933,përshëndet guaimi e padiskutueshëm përmes një letra Mbretin Ahmet Zogun.Është i njohur fakti se pas këtij fakti,Patriarkana e Stambollit dhe kisha greke nuk njohën pavarsinë e kishës shqiptare,madje edhe për vite të tëra nuk pushuan luftën e hapur të tyre.Ndërsa kishat e vendeve të tjera e njohën pavarsinë e asaj  shqiptare dhe ndërtuan marëdhënie të mirëkuptimit të ndërsjelltë me të,mandej këto marëdhënie u shtrinë deri në dërgimin e priftërinjëve në ato dioqeza ku këta,në ato vite patën munguar.

Për vetë kushtet historike,në Shqipëri ç’prej shekujsh ishte zhvilluar edhe besimi Katolik.Ndonëse në dy tri enklave të përcaktuara qartë etnikisht si Mirdita,Kurbini e Shkodra,sigurisht që edhe ky besim u muar menjëherë në mbrojtje nga statuti i Mbretërisë Shqiptare.Gjithsesi,për shkak  se krerët e lartë fetare katolike,nuk kërkuan asnjëherë shkëputjen e tyre nga Vatikani,qeveria shqiptare e asaj kohe,nuk mund të ndërmerrte veprime konkrete duke mos dashur të cënojë lirinë e besimtarëve katolikë.Për më tej ishte po kjo qeveri, e cila mundësoi deri në pagesë,ngritjen e famullive të largëta,apo pasurimin e bibliotekave të qytetit të Shkodrës me literaturë katolike.E vërteta është  se pas shpalljes së pavarsisë së kishës shqiptare,(ku i jepej një goditje e rëndë helenizmit që donte të depërtonte në jugun e shetit amë) nisi të lëvize në mënyrë diplomatike edhe Italia,kishte marrëveshje të detajuar me greqinë,lidhur me zonat e influencës së kishave,ndaj ajo nuk priti mirë pavarsinë e kishës shqiptare.Është kjo arsyeja që nëpërmjet burimeve diplomatike,Italia ndërhyri pranë Mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu,për të riparë marëdhëniet me kishën greke,por përgjigjja e burrit të Matit,ishte tejet diplomatike,ai u përgjigj se ato ishin objekt i mekanizmave fetare të qeverisë,por aspak shqetsime personale të tija.

Hapi tjetër i vendosur i Mbretit Zog,lidhur me besimet fetare,në Shqipëri,ishte institucionalizimi i Kodit Civil,ku këto besime jo vetëm mbroheshin por më së shumti zhvilloheshin nga shteti,duke ndaluar çdo dasi ndërmjet tyre dhe duke konfirmuar dhe inkurajuar vetëm tolerancën midis besimeve dhe besimtarëve shqiptarë.Posaçërisht për këtë problem,ku nënvizohej ideja që besimet fetare të konvergonin në dashurinë ndaj atdheut,shtypi shqiptar ka shkruar ; “Hyrja e kodit civil në fuqi,në vitin 1929, inaguroj hyrjen zyrtare në fuqi të Biblës sënjëshmërisë sonë kombëtare civile,të trashëguara nga stërgjyshërit tanë,Pellazgët ose Thrako-Ilirët.Autoqefalia e kishës ortodokse ,krijimi i Komitetit Mysliman,themelimi i Kryegjyshatës Bektashiane,atdhedashuria e klerit katolik në Mbretërinë Shqiptare kanë qenë … lëndët më të para,nga të cilat kombi po pret,me mbretin e madh,Zogun e vet në krye,ta shenjtërojë edhe fetarisht këtë “Njëshmëri” të bekuar nga Perendija vetë që e ka krijuar “ .(Gazeta “ Drita “ Tiranë më 21 mars 1937 ).

Duke inkurajuar tolerancën fetare ndër shqiptarët,në fakt,Mbreti Zog,risillte në kujtesën e popullit të vet,ate tolerancë të trashëguar tradicionalisht midis besimeve fetare në Shqipëri.Gjatë gjithë qeverisjes së tij,ai u kujdes që këto besime dhe religjionet përkatëse të gjenin repsektimin e plotë në qeveri,npërmjet ministrave të kabinetit,ai çoi më tej traditën e bashkëpunimit të religjioneve fetare,të nisur qysh me Lidhjen Shqiptare të Prizërenit.Duke marrë personalisht pjesë,në ditët e shënuara të besimeve fetare,në ritet por edhe shqetsimet e tyre,Mbreti Zog,respektonte Zotin, së pari si njeri e mandej si adhurues shpirtëror i besimit mysliman që ishte, por dhe të besimeve të tjera të kombit të vet shqiptar.

Në vitet 30 të shekullit të kaluar,atëhrë kur vende ballkanike  e përtej tyre,ishin përleshur dhe përlesheshin etnikisht për shkak të besimeve të tyre fetare,në Shqipëri mbizotëronte ideja e madhe e shqiptarizmës.Dhe kjo smund të ishte diçka kafshërore,ky unitet fetar nuk kish rënë nga qielli.Ai ishte edukuar dhe edukohej deri në shkollat e mbretërisë shqiptare.Udhëtarë të huaj që patën ardhur ato vite në Shqipëri shkruajnë tekstualisht : “Duke i dhënë fund udhëtimit në Shqipëri,theksojmë një Dekret Mbretëror të ri,i cili detyron mësimin fetar në shkolla të shtetit.Të gjithë edukatorët e kanë pritur me gëzim dekretin sepse ata nuk mund të mohojnë se detyra e parë e edukatorit është formimi i karakterit të fëmijës që u është besuar.Pra asnjë formim nuk është i mundur pa moral,ashtu siç nuk ka moral pa besim” .( Paul Goujon  “ La Tribune de Genere” më 9 prill 1937 ).

Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu  dhe mbretëria shqiptare u bënë shembull për shumë shtete evropiane.Kushtetuta Mbretërore ishte ndër më të përmendurat dhe ajo mbetet edhe sot e kësaj dite,aty  jo vetëm që rregullohet e drejta e besimeve fetare,por përmes tyre përcillen edhe mesazhet e dashurisë për Atdheun dhe Kombin shqiptar.

Bern-Zvicër

 

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe ebsimet fetare, Mbreti Zog

Seminari albanologjik-kështjellë pa dritare

August 22, 2013 by dgreca

Nga Behar Gjoka/

Fundgushti sërish e gjen Prishtinën nën ethet e seminarit albanologjik. Shumicën e seminaristëve, që do të kryejnë ritin e leximit të kumtesave, e përbëjnë filologjikasit e dy anëve të kufirit. Shkëlqimi, ka gjasa vetë ekzistenca si mësimdhënës, në një farë mase, mëvaret nga mbajtja në këmbë e seminarit. Një mënyrë, që së paku, njëherë në vit të duken në krye të listës së njerëzve, që zyrtarisht bëjnë sikur merren me albanologjinë. Shkas për të hedhur një vështrim mbi bëmat e seminarit albanologjik të radhës u bë një shprehje e lëshuar në median e Tiranës nga Bardh Rugova, bashkryetari (me gjasë kjo detyrë është dëshmi unike e lidhjes së tij me albanologjinë), se kësaj here paskëshim pasur kritere të rrepta. Rrëmuan në adresën e seminarit, asgjëkundi ato nuk duken. Të kërkosh kriteret është si kërkosh qiqrrat në hell. Shpallja e mungesë së tyre, si kritere të rrepta, një mendësi e rrokshme burokratike, më solli në mend “rreptësinë” po kaq burokratike, të filologjikasve të Tiranës, veçmas të departamentit të letërsisë, e ushtruar me disiplinë të hekurtë, për të përjashtuar alternativat që nuk bëjnë fresk, sa herë i janë qasur letërsisë. Kështu vepruan edhe në vitin 2011, në 100 vjetorin e Migjenit, kur e rrëshiqtën trajtimin e figurës në binarët e vrakaçorizimit, pra të rrëmimit në gjurmim të shpalljes së poetit si serbo-malazes, madje duke e shitur para studentëve si arritje shkencore. Ky model i prezantimit të kritereve pa kritere, por edhe si kofini pas të vjeli, është marrë i gatshëm nga Shqipëria dhe vijon zbatimin e pikëpërpikshëm në trojet etnike. Model komunikimi, me psikologji pushtetare, me një vetëbesim licensuesish dhe censorësh, sikur kanë në dorë fatin e letërsisë, studimit dhe kritikës letrare. Kjo ndjesi vetëbesimi, buron nga fryma e klanit, që i kapërcen kufijtë, dijen dhe padijen, seksin dhe moshën, pushtetin dhe partitë, dhe po punon që në një të afërme të mos ketë fare mendim shkencor, por vetëm tituj dhe grada me shumocë. Përqark albanologjisë, as duhet ta shpiesh në mend që të avitesh, kur nuk ke lidhje me rrethakun e filologjikasve të përbetuar për të shkatërruar praninë e mendimit ndryshe, e mendimit të lirë, që nuk ka lidhje me çirakët e motshëm dhe eunukët e rinjë të studimtarisë së rrumpallës albanologjike. Emri i krijuar ndër vite, për seminarin e albanologjisë së Prishtinës, nuk pengon aspak që të vësh re, mjerimin ku ka rënë tash sa mote. Rrezbitja e lexueshme, në mënyrën se si grupohen e llafiten, po ato mësimdhënës të dy anëve të kufirit, nuk shpetohet nga shkëlqimi i dikurshëm i këtij seminari, që nuk është krijuar për të sunduar një klan, që e ka kthyer seminarin në një kështjellë pa dritare, pa hapësira komunikimi. Kujt i duhet një kështjellë e tillë, e cila vetëmsa mbledh mjeranët që i rren mendja se kumtesat e gushtit janë kulm shkencor. Mjerimi i seminarit, ka ardhur vit pa viti, por organizatorët e sivjetëm, në mënyrë të veçantë, kanë meritën e sojme që po i vënë kapakun, fundit të pashmangshëm, të një veprimtarie ku më shumë se sa kërkim shkencor, të fanitet me një peligrinazh djemkash, varzash dhe çfitesh të lumtura, që fundin e gushtit e kanë të garantuar me paratë e taksapaguesve të Kosovës, të qeverisë dhe donatorëve të ndryshëm. Me ato para mundet të bëhej ndonjë vepër më humane, se sa të paguash për të konsoliduar mediokritetin e mësimdhënëseve, pavarësisht anës së kufirit. Gjithçka përsëritet, nën një ritëm monoton, po ato mendime, po ato fytyra të lodhura nga mësimdhënia e shterpëzuar, që lidhjen me shkencën e kanë administrative, parësisht, qoftë në mënyrën se si janë vetgraduar me tituj, me detyra shefash, me çmime dhe dokorata. Po ato kumtestarë që gjithnjë e më shumë, si filologjikas të betuar, seç me bie në mend fjala debatikas, që ka lidhje me përbetimin e hershëm, e kanë kthyer seminarin në një kështjellë prej rëre, ku shkundin puplat titujmbajtësit e lodhur nga bordet, shërbesa për pushtetin e radhës. Me shkencërimin, pa grimën e shkencës, që nuk habit më as ata vetë, seminari është shpërndërruar në një ngrehinë amorfe, burokratike dhe penguese e zhvillimit të shkencës, mbase do t’i shkonte me mirë, në një peligrinazh të dështuar në vapën e gushtit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Behar Gjoka, keshtjelli pa dritare, seminari albanologjik

JANULLATOSI FOLI GREQISHT PER ORTODOKSET SHQIPFOLES, PERFSHI VANGJEL DULEN

August 22, 2013 by dgreca

Kryepeshkopi i rikujtoi shtetit shqiptar marrëveshjen e firmosjes me Kishën Ortodokse për rikthimin e pronave

Patriarku i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, deklaron se protestat për të ashtuquajturën Kisha e Përmetit do të vazhdojnë. Në një mesazh të publikuar online, Janullatos flet për një sakrilegj dhe ndërsa bën historikun e godinës, i rikujton shtetit shqiptar se ka firmosur një marrëveshje me Kishën Ortodokse për rikthimin e pronave. Kisha Ortodokse do të vazhdojë të protestojë për Përmetin. E thotë Kryepeshkopi Janullatos, në një mesazh në greqisht të publikuar në Internet, ku nuk nguron të bëjë krahasime me myslimanet. SINK Në rast se një grup ortodoksësh , diçka që kurrë nuk mund të shkojë ndërmend nga mendja jonë që mund të ndodhë, të merrte kuranin e një xhamie dhe ta flakte në një kamion. Nuk do të ndodhte revolucion? Dhe, kjo do të bëhej me të drejtë dhe neve na thonë juve protestoni. Sigurisht që kemi për të protestuar. E përsëris që problem ynë nuk bën fjalë për një ndërtesë, por fakti është që kemi të bëjmë me një përdhosje. Janullatus shpjegon se nuk bëhet fjalë për një truall por për një vend të shenjtë që do të kthehet në salla bilardosh e kumara. “Nëse kishat tona ortodokse qenkan kundër qendrës kulturore, siç thonë ata, kush e ka kultivuar më shumë se sa ne arkitekturën, pikturën, muzikën, ndihmën reciproke ndaj njëri-tjetrit më shumë se sa kisha jonë. Pra, çfarë qytetërimi, kulture këta kanë ndërmend? Pra, që të vënë kumar dhe bilardo aty brenda. Këto janë ngjarje të idhta, dhe ne të gjithë e dimë që të gjitha ortodoksët në Shqipëri marrin pjesë në këtë fyerje që na është bërë”, tha ai. Patriarku grek I Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare pohon se historia e Kishës së Përmetit është e vjetër dhe nis në shekullin e XVII. “Historia zë fill qysh në shekullin XVII. Atëherë u ngrit në qendër të Përmetit kjo kishë. Shumë njerëz të tjerë bënë përpjekje që ta shkatërrojnë në kohë të ndryshme. Dhe e dimë shumë mirë se çfarë ndodhi në kohën e pushtimit gjerman, kur disa bashkëpunëtorë të tyre i ndihmuan për të bërë pikërisht këtë gjë. Faktet dhe ngjarjet janë të njohura. Pra këtë kishë të shenjtë e shkatërruan dhe thanë më pas të bëjnë një vatër kulture, një Shtëpi Kulture”, u shpreh Janullatos. Sipas Janullatos, në vitin 1998 Kisha pagoi edhe 700 mijë lekë të reja për punimet që ishin kryer nga shteti në ndertesë. Ndërkohë që duke iu referuar vendimit gjyqësor që ia riktheu godinën Bashkisë së Përmetit, kryepeshkopi flet për dëshmitarë të rremë. “Nuk duan të dinë se cila është e vërteta, nuk ju intereson. Ata jetojnë, lëvizin brenda gënjeshtrës. Dhe në vitin 2002 morën një vendim, por e dinin se kjo ishte diçka e gënjeshtërt. Dhe prandaj, për gjithë këto vite nuk guxuan ndonjëherë që të zbatojnë këtë vendim të tyrin të marrë në mënyrë të padrejtë. Dhe shikoni. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një truall. Nuk bëhet fjalë për disa ullinj. Bëhet fjalë për një vend të shenjtë, ku për shekuj të tërë kryhet mesha hyjnore. Dhe sikundër ka theksuar Asambleja e Kishave të Europës, që të gjithë vendet e shenjta, çfarëdolloj qofshin ato, kisha, xhami teqe, duhet t’u kthehen komuniteteve fetare që ju përkasin”, deklaroi Kryepeshkopi. Janullatos I kujton shtetit shqiptar se ka firmosur një marrëveshje ku  angazhohet t’I rikthejë të gjitha monumentet që kanë ngelur dhe që I takojnë kishës ortodokse. Dhe gjykatat, nënvizon kryepeshkopi, janë pjesë e shtetit.

Filed Under: Komente Tagged With: foli greqisht, Janullatosi, per ortodoksit shqipfoles

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5246
  • 5247
  • 5248
  • 5249
  • 5250
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT