• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Letra e Leka Zogu I, kundër Janullatosit

August 22, 2013 by dgreca

Ankesë Patrikanës: Jeni tue ndërhy në të drejtat e Kishës Autoqefale Orthodokse./

Eminencës së Tij Arqbishop Vasalomeos I, /
Patriark në Istambul/
Rruga Sadriazën Ali Pasha, Istambul, Turqi/

Eminenca Juej,/
Na ka tërhjekë vëmendjen gabimi i madh që asht ba nga këshilltarët e Juej, kur sugjerojnë që Ju të emnoni Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Me një veprimë të atillë Ju Eminencë, duhet ta dini se jeni tue ndërhy në të drejtat që i takojnë Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare.Një e drejtë e tillë vendimi i takon Mbretit në konsultim me klerikët orthodoksë shqiptarë.Prandaj, Na me respekt kërkojmë që Ju të rikonsideroni vendimin, para se të bahet nji incident diplomatik.Kisha Orthodokse Shqiptare, në nji të ardhme të afërt, ka me pas mundësinë me zgjedhë nga gjini i klerit ortodoks shqiptar, personin e merituam për atë detyrë. Të drejtat e garantuese me Kushtetutën e vitit 1928, në marrëveshje në mes Mbretit dhe Klerit Orthodoks Shqiptar janë të kjarta dhe Na nuk lejojmë Ndërhymjen nga jashtë mbi këto të drejta.Këshillate Jueja, do të jenë të mirëprituna si bashkvëlla i besimit me Kishën Indipendente Orthodoks Autoqefale Shqiptare, dhe na shpresojmë, që në të ardhmen, relata në mesin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe Patrikanës së Instambulit kanë me qenë të përzemërta.
Johanesburg, Më 8 shtator 1992
Leka I – Mbret i Shqiptarëve

Pas ngjarjes së Përmetit, ku një ndërtesë është kthyer në mollë sherri mes Kishës Ortodokse dhe shtetit, dhe reagimeve të Athinës, që kanë reflektuar menjëherë në mbarëvajtjet e kalimeve në kufirin shqiptaro- grek, një përgjigje vjen edhe nga përfaqësues të diasporës shqiptare. Bëhet fjalë për një deklaratë të Skënder Zogut, nip i Mbretit Ahmet Zog, me banim në Francë, i cili përveç qëndrimit të tij në lidhje me këtë çështje, ofron edhe një dokument, që dëshmon protestën e familjes mbretërore shqiptare ndaj shugurimit si kryepeshkop i Kishës Shqiptare Ortodokse, Anastas Janullatosin, në vitin 1992. Skënder Zogu shpreh indinjatën e tij ndaj problemeve që po u shkaktohen bashkatdhetarëve tanë në Greqi, por sipas tij çështjet fetare nuk do të mund t’i përçajnë shqiptarët dhe se Shqipëria ka ditur të jetë gjithnjë një shembull sa i përket bashkëjetesës mes besimtarëve të të gjitha feve.
PROTESTA
“Mbas rrëzimit të regjimit komunist, shteti shqiptar pranoi me vend pluralizmin politik dhe lirinë fetare. Vetëm në këtë çështje shteti shqiptar gaboi dhe nuk e respektoi vendimin kombëtar që me veprën e Imzot Fan Nolit dhe me Kushtetutën e vitit 1928, që deklaronte zyrtarisht Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Në vitin 1992, i pari personalitet shqiptar që kundërshtoi Patrikanën e Stambollit për emërimin e Janullatosit, ishte Mbreti Leka I. Në Diasporë, shqiptarët i kanë mbajtur gjallë të tria fetë sipas lidhjes kombëtare dhe kanë vepruar vëllazërisht, pa nevojën e klerikëve të huaj”, shprehet Zogu. Për këtë ai sjell si shembull historik për diasporën datat 6-7 maj 1980, kur u shpall në Paris sheshi i Skënderbeut. Sipas tij, në ceremoni morën pjesë me qindra shqiptarë të tri besimeve, në krye të të cilave ishin patër Mark Shestani, Papas Sotir Ferrara, Imam Isa Hoxha, në Katedralen e Notre Dame të Parisit. Ishte Mark Lipa i Kishës Ortodokse Shqiptare në Boston, po ashtu kolonel Lazer Bojaxhiu (vëllai i Nënë Terezës) dhe zonja Nermin Vlora Falaschi. Sipas Zogut, tashmë është koha që në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse të vendoset një klerik shqiptar.
LETRA
Në shtator të vitit 1992, kur Patrikana e Stambollit kishte emëruar si kryepeshkop të Kishës Autoqefale Shqiptare klerikun grek Anastas Janullatos, pretendenti për fronin e Mbretit të Shqipërisë, Princi Leka I, i dërgoi një letër-protestë arqipeshkvit Vasalomeos I. Në të ai e quan gabim emërimin e Janullatosit, duke shkelur kështu të drejtat që i takojnë Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Të drejta këto të përcaktuara që me Kushtetutën e vitit 1928. Sipas tij, vendimi i takon Mbretit në konsultim me klerikët ortodoksë shqiptarë. Në këtë letër, ai shprehet se së shpejti Kisha Autoqefale Shqiptare do të ketë në krye të saj një klerik shqiptar.

(Kortezi:Alma Mile-Panorama)

Filed Under: Histori Tagged With: kunder Janullatosit, Letra e Leka zogut

KUKËSI DORËZOHET NË “QEMAL STAFA”, SKËNDERBEU SHPRESON

August 22, 2013 by dgreca

Ndeshja e zhvilluar të enjten e 22 gushtit 2013 në Stadiumin Kombëtar”Qemal Stafa” rrodhi përtej parashikimeve. Edhe pse Kukësi ishte i stimuluar me një premio të majme dhe i karikur për rezultat pozitiv, nuk mundi më shumë, aq ishin mundësitë. Duhen vlerësuar 25 minutat e para të skuadrës Kuksiane, që po lunate qetë dhe me vështrim nga porta e turqëve, pr do të mjaftonte një kundërsulm i turqëve dhe mbrojtësi Brahja, në tentativë për ta larguar topin nag zona e portjerit kuksian, në pozicion të rrëzuar e ka prekur topin me dorë dhe Bullgari që drejtonte ndeshje vërshëllen tek pika e 11 metrishit. Gjuajtja e lojtarit të Kombëtares bullgare Mierzejewski  nuk pritet nga portieri vlonjati i Kukësit. Rezultati:1 me 0. Kukësianët nuk dorëzohen , por hidhen në sulm për të gjetur golin e barazimit, ndërkohë që tifozëria reagon ndaj vërshëlliamve të njëanshme të gjyqtarit bullgar, duke hedhur sende në fushë, shishe plastike etj. Thirrjet e drejtuesëve të Kukësit për të ruajtur qetësinë, e ul paksa tensionin, që do të ngrihej disa herë gjatë ndeshjes.

Asgjë për t’u shënuar deri në mbyllje të kronikës të 45 minutave të pjesës së parë. Turqit e Trazansporit shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nis me furinë e kuksianëve, por që para portës, duket se ka stepje. Kur të gjithë prisnin barazimin, turqit zbresin rrezikshëm; ka një gjujtje të fortë nga e majta brenda zonës, grushton Halilaj, rifutet topi me kokë nga sulmuesi i krahut të djathtë turk dhe po me kokë, braziliani Henrique ka çuar në 2:0 rezultatin e regjistruar në minutën e 68, duke e lënë në pozicion habie mbrojtjen kuksiane. Me këto shifra duket se Kukësi nuk ka gjë tjetër për të thënë, edhe pse e njohim formulën e futbollit se gjithçka mund të ndodh!

Kuksianët patën një premtim për t’u shpërblyer me 300 mijë Euro në rast se do të kualifikoheshin, ndërkohë qe klubi mund të fitonte 1, 3 milion Euro.

Nga ana tjetër ekipi i Skënderbeut të Korçës duket se i qëndroi ekipit të Odesës së Ukrainës, duke pësuar një humbje minimale 1:0.

Skënderbeu hyri në fushë me këtë formacion: Shehi, Arapi, Ademir, Radas’, Gvozdenovic,Orelesi, Tomovic(u zevendesua nga Bicaj) ,Orelesi, Lilaj, Abazi, Riba, Fagu. Goli i vetëm u shënua nga Gai në minutën e 75. Me gjithë presionin e vendasve të Odesës korçarët janë mbrojtur mirë dhe ia kanë dalë që në 45 minutat e pjesës së parë ta ruanin të paprekur rrjetën e Shehit.

Në pjesën e dytë ka vazhduar dialogu mes sulmit vendas dhe mbrojtes së korçarëve, ku muri i saj ka qenë i pakalueshëm deri në minutën e 75, ku Gai ka arritur ta mposhtë portierin Shehi. Kështu që shpresat për ekipin korçar, që ndeshjen e kthimit e ka në Qemal Stafa, mbeten të hapura. Le të presim duke bërë tifozllëk për korçarët!

Filed Under: Sport Tagged With: Kukesi dorezohet, ne Q Stafa, Skenderbeu shpreson

Episkop Andoni: “Greqia mos të ngatërrojë çështjen tonë”

August 22, 2013 by dgreca

Episkop Andoni, një prej klerikëve më të lartë të Kishës Ortodokse Shqiptare, në një intervistë për “Top-Channel” komenton zhvillimet më të fundit në qytetin e Përmetit.
Sipas tij, toka në fjalë është pronë e Kishës Ortodokse dhe se aty, në bazë të dokumenteve të kohës ka qenë Kisha e Shën Mërisë së Pazarit, e prishur më pas nga regjimi komunist.
“Ne nuk e kemi zaptuar kishën apo pallatin e kultuës. Jemi futur në këtë godinë pas procedurës së kthimit të komisionit të pronave, madje kemi marrë përsipër edhe pagimin e një shume për shtesat paraprake që i janë bërë ndërtesës. Kur u futëm në godinë nisën gjyqet dhe fatkeqësisht në dy prej tyre nuk kemi qenë të pranishëm, duke u dënuar në mungesë. E vërteta është që kemi të bëjmë me një vend të shenjtë, por edhe sikur të ishte prishur godina, ne jemi pronarë të sipërfaqes së kishës dhe truallit e këto janë të hipotekuara”, deklaroi hirësia e tij, at Andoni.
I pyetur rreth negociatave me Bashkinë e Përmetit lidhur me zgjidhjen e kësaj situate, Episkop Andoni shprehet se Kisha ka ofruar gjithë bashkëpunimin e saj për ta ndihmuar Bashkinë.
“Ne jemi në negociata me bashkinë. Nuk kemi filluar sot të bisedojmë me bashkinë dhe qeverinë. Ato kanë nisur që me kryetarin paraardhës të bashkisë, të cilit i kemi ofruar ndihmën tonë për të përshtatur një ndërtesë tjetër, si shtëpia e oficerëve apo një tjetër ambient, për të ndërtuar një Pallat Kulture të përshtatshëm për komunitetin dhe përmasat e Përmetit. Ne kemi ofruar ndihmën tonë, ndërsa kërkojmë nga ana bashkisë të na jepet objekti historik për ne, ai i kishës së Shën Mërisë së Pazarit, për t’iu rikthyer destinacionit të saj”, shtoi episkopi.
Duke iu referuar bllokimit të emigrantëve në kufi nga pala greke, për shkak të konfliktit në Përmet, Episkop Andoni i ka dënuar këto veprime duke kërkuar që ngjarja e Përmetit të mos ketë asnjë ndikim tek emigrantët shqiptare.

“Ne na vjen keq në qoftë se shtetasit shqiptarë apo qoftë edhe ata grekë, vështirësohen në dogana, në kalime e rëndohen me procedura shtesë, nëse kjo lidhet me Përmetin dhe kishën e atjeshme. Këto janë dy çështje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe absolutisht nuk kemi çfarë themi apo komentojmë mbi këtë”, theksoi hirësia e tij. / Top Channel

Filed Under: Komente Tagged With: episkop Andoni, greqia te mso nderhyje, ne Kishen shqiptare

QETSOHUNI TË GJITHË- 2013 NUK ËSHTË 1992

August 22, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Është ndezur media dhe interneti, por edhe politikanët shqiptarë kanë dale nga binarët e trenit me reagimet e tyre nga një deklarate të ditëve të fundit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Z. Aleksandër Arvizu, i cili duke komentuar mbi zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, citohet të ketë thënë pardje në Jale të Vlorës se,  “Zgjedhjet e 23 qershorit, 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin”.  Po të lexosh reagimet ndaj kësaj deklarate duket sikur Ambasadori Arvizu hodhi një bombë në marrëdhënjet shqiptaro-amerikane. Tani, pa marrë parasyshë deklaratën e ambasadorit Arvizu, duhet të jemi të qartë, por edhe të sinqertë se Shqipëria e vitit 2013, nuk është Shqipëria e vitit 1992, në asnjë mënyrë, as nga pikpamja e zgjedhjeve, as nga pikpamja e asgjëje.  Sa për informacion, për ata që ndofta nuk e kanë parë Shqipërinë e vitit 1991-1992, ose për ata që me dashje dhe për dobi politike,  preferojnë të harrojnë të zezat e regjimit komunist të Enver Hoxhës —  unë isha atje me delegacionin e parë e diplomatik amerikan në atë kohë dhe u garantoj se Shqipëria e sodit  ndryshon me Shqipërinë e viti 1992, si dita me natën, nga çdo pikpamje, për më mirë.

Ai qe mendon ndryshe e ka humbur busullen e arsyesë dhe të gjykimit të së drejtës dhe të vërtetës. Nuk jam i sigurt se çfarë ka dashur të thotë ambasadori Arvizu me deklaratën e tij në Vlorë, por jam i mendimit se edhe ai e sheh tani se mund ta ketë thënë këtë gjë në një mënyrë tjetër  dhe nuk është vonë që të thotë, “What I actually meant to say is……. “, ajo që në të vërtetë deshta të thoja është…..Sepse edhe ambasadorët, njerëz janë, bëjnë gabime, gafa dhe jam i sigurt se Z. Arvizu e pranon se edhe ai në kapacitetin e tij si përfaqsues i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, dhe më pare gjatë karjerës së tij, ka thënë gjëra që mund ti kishte komunikuar ndryshe.   Por ambasadori duhet të jetë i kujdesshem dhe t’i mate fjalët me kujdes sidomos në një atmosferë të polarizuar politike dhe mediatike si ajo e Shqipërisë. Duhet të jetë i vetdijshëm, se çdo fjalë që ai thotë do të interpretohet për tua përshtatur qendrimeve dhe interesave politike të momentit të palëve të ndryshëme politike dhe medias shërbetore të tyre.  Është i çuditshëm fakti se edhe sot  pas 20 vjetë marrëdhënjesh midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqipërisë, klasa politike shqiptare por edhe media që e ndjekë e përkrahë atë, ende nuk e kanë kuptuar  esencën e zhvillimit dhe qellimin e këtyre marrëdhënjeve.    Shpeshëherë edhe   ambasadorët amerikanë, dashtë e pa dashtë, kanë renë viktima të këtij menatiliteti politik e mediatik, ku ecuria e këtyre marrëdhënjeve dhe deklaratat e ambasadorëve amerikanë — duke u nxjerrur krejtsisht nga konteksti — përdoren nga njëra ose tjetra palë për qëllimet e tyre politike të momentit.  Kur  më përshtatet mua, ambasadori flet në emër të Shteteve të Bashkuara, por kur ai thotë diçka që nuk më pëlqen mua, atëherë ambasadori amerikan flet në kokë të vet dhe nuk përfaqëson Amerikën. Këjo fatkeqsisht ka qenë vazhdimisht vlerësimi i punës së ambasadorëve amerikanë në Shqipëri.

Fatkeqsisht, kështu ndodhi edhe kësaj radhe.  Ajo që tha Arvizu në Vlorë, jo vetëm atribohet atij me seriozitetin më të madh, sikur ai  I vuri vulën, e tha Arvizu, tani nuk e luan toka!  Por, për më tepër, për të përdorur këtë deklaratë për qëllimet e veta politike kundër pales tjetër, thuhet se ambasadori Arvizu e bëri ketë deklaratë në emër të Shteteve te Bashkuara.  Madje, ministri i ardhëshëm i punëve të jashtëme të Shqipërisë Ditmir Bushati, duke komentuar deklaratën e Ambasadorit Arvizu në Vlorë — në një përpjekje shterpë për të përfituar pikë për partinë e tij nga një gafë — tha se Arvizu flet në emër të Shteteve të Bashkuara. Duke iu referuar  qeverisë në ikje, ministri i ardhëshëm shqiptar tha se ata “Nuk duan të kuptojnë që Ambasadori është përfaqësues i Presidentit dhe flet në emër të SHBA?! ”

S’ka lojë!  Këtë, sipas Z. Bushati, e vulosi ambasadori amerikan, Shqipëria e 2013 është si Shqipëria e 1992 dhe tani jemi ne kalorësit e ketij vendi që do ta bëjmë Shqipërinë lule.  Nëqoftse ministri i ardhëshëm i punëve të jashtëme i Shqipërisë – i cili do të ketë përsipër zhvillimin e këtyre marrëdhënjeve — mendon se Amerika nuk ka  problem të tjera veç të udhëzoj ambasadorin e vet në Tiranë se çdo të thotë çdo ditë dhe se deklarata e  Z. Arvizu në Vlorë, është me të vertetë qendrimi zyrtar i Amerikes, atëherë… Besoj se edhe vet ambasadori Arvizu do të thonte se për çdo gjë që prononcohet në Shqipëri, ai nuk shprehet me doeomos në emër të Shteteve të Bashkuara.  Por është e vërtetë se ai është përfaqsues i presidentit dhe i adminstratës amerikane në fuqi, por nuk besoj që ai të jetë  këshilluar me Departamentin e Shtetit Amerikan per  komentin, tani famkeq, që ai bëri duke krahasuar zghedhjet e vitit 1991 dhe ato të këtij viti.

Nga ana tjeter, maxhoranca në ikje, të pakën nepërmjet një zëdhënsje, kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila sipas medias shqiptare vuri në shënjestër përfaqsuesin amerikan për deklaratëpn e tij në Vlorë,  u shpreh ashpër dhe në mënyrë denigruese ndaj  Ambasadorit amerikan duke thënë se “Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël!  Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike.”

Ndonëse, Zoti Arvizu kësaj radhe, pa dashje, mund të ketë shkaktuar vet ketë rrëmujë në media si dhe reagimet e ndryshme politike me deklaratën e tij të pakujdesëshme në Vlorë — edhe kësaj herë si gjithëherë më parë, ato që thotë një përfaqsues amerikan —  lëvdohen nga njëra dhe kritikohen e denigrohen nga tjetra palë, varësisht interesave politike partiake të momentit. Fatkeqsisht, këjo bëhet nga të dy palët, gjithmonë pa marrë aspak parasyshë interesat afatgjata të mbarëvajtjes së  marrëdhënjeve strategjike shqiptaro-amerikane, për kombin shqiptar. Kështu ka ndodhur me secilin ambasador amerikan në Tiranë gjatë këtyre 20 vjetë marrëdhënjesh diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar.  Fatkeqsisht asnjëri prej tyre nuk është larguar nga Tirana, pas mbarimit të mandatit të tyre, pa kritika nga njëra ose tjetra palë.  Ky trajtim, megjith të metat që mund të kenë pasur ata si njerëz dhe si diplomatë, nuk është i denjë për përfaqsuesit e një vendi e miku të madh që vetëm ia ka dashur dhe ia do të mirën kombit shqiptar.

Marrëdhënjet diplomatike miqësore të Shteteve të Bashkuara me kombin shqiptar nuk qenë dhe as nuk janë me një parti politike ose me një tjetër, as me ndonjë politikan ose grup politikanësh, por me popullin shqiptar dhe në interesin afatgjatë të shqiptarëve. Prandaj, qetsohuni, Amerika do të jetë aty, si gjithmonë për kombin shqiptar, për derisa Shqiptarët të dëshirojnë një gjë të tillë.

Në të njëjtin takim në Vlorë foli edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, (BE) Ettore Sequi, i cili nënvijoi sfidat me të cilat përballet Shqipëria për antarësimin e saj në BE, ku ai theksoi  veçanërisht zgjidhjen e çështjes së pronësisë, një çështje këjo gjithnjë e pazgjidhur për shumë shqiptarë dhe njëra nga trashëgimitë e zeza të sistemit komunist që u rrëxua më 1991.

Politikanët shqiptarë dhe media që i shërben atyre, do bënin më mirë që tu kishin venë veshin më me kujdes fjalëve të ambasadorit Sequi, që Shqipëria të plotësojë standardet dhe kërkesat evropiane për antarësim – gjë që për çdo politikan të ndërgjegjshëm shqiptar — duhet të jetë një përparsi këjo e interesit kombëtar për të gjithë  – në vend që të harxhojnë kohë e të prishin kot nervat nga një “lapsus linguae” e ambasadorit amerikan.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, nuk eshet Shqiperia e 1992, qetsohuni, Shqiperia e 2013

GJURMË JETE, ODHISE PASKALI

August 22, 2013 by dgreca

Ne Foto:ODHISE PASKALI: I URITURI/

NGA SHABAN CAKOLLI/

 Artisti i shquar Odise Paskali i njohur si skultori i Skënderbeut, Enver Hoxhës, Naim Frashërit, Stalinit, etj, dy muaj më pasi Shqipëria u pushtua nga Italia në prill vitin 1939, realizoi një vepër kushtuar Musolinit. Bëhej fjalë për një bust fillimisht në allçi e më vonë të derdhur në bronx në Romë. Sipas dy letrave, që mbajnë vulën e arkivit të shtetit busti është porositur nga Jakomoni, komandant i Përgjithshëm në Shqipëri. Kjo kohë e gjeti skulptorn në moshën 36 vjeç, në kulmin e krimtarisë së tij. Ai kishte relaizuar ndërkohë shumë monumente që ishin vendosur në të gjithë vendin. Skulpturat e tij I urituri, Skënderbeu(Kukës), Malësori, Flamurtari, Luftëtari Kombëtar tregonin për një talent të rrallë. Dhe nuk ishte e rastit Odise Paskali i lindur më 1903 në Përmet, kishte mbaruar gjimnazin në Torino të Italisë, e më pas ishte dplomuar në Fakultetin e Lëtërsisë dhe Filozofisë në vitet 1923-1927, po në Torino. Në librin me kujtime të shkruar prej tij botuar më 1986 nga ?SH.B. N.Frashëri? sigurisht nuk thuhet asnjë fjalë për bustin që ai i kishte bërë Duçes, edhe pse kjo gjë duhet të jetë ditur nga autoritetet e kohës.

Në vitin 1939 Odise Paskali ishte i vetmi skulptor shqiptar që mund ta bënte një vepër të tillë i formuar profesionalisht në Itali. Shumë artistë të kohës së tij në Itali por edhe në të gjithë botën kanë parë tek fashizmi një lëvizje të re, plot shpresa. Në fund të fundit mjshtri është mjeshtër, diktatorët kanë patur gjithnjë dobësi për artistët, ata ishin të vetmit që mund ta materializonin ?kokën? e tyre në art, si me thënë në përjetësi. Më pas këtij rasti Odise Paskali do të realizonte edhe buste të tjera diktatorësh atë të Enver Hoxhës dhe të Stalinit. Në rastin e skulptorit sidomos atij me talent takimi me diktatorin vjen një ditë e bëhet i pashmangshëm. Skulptori është i lidhur drejtperdrejt me figurën e tij, duhet ta bësh se nuk ka rrugë tjetër, çdo refuzim do të ishte, një kundërshtim i hapur i pushtetit dhe figurës së tij. Gjithsesi në rastin e Duçes, nuk dihet se a mundi skulptori t’ia dorëzonte personalisht punimin Musolinit, ku ky i fundit ishte ai që personifikonte vetë pushtuesin. Sigurisht ndjesitë e artistit duhet të kenë qenë shumë kontradiktore, pasi u ke bërë buste luftëtarëve çlirues të bësh bustin e një pushtuesi, jo pak të famshëm si Musolini. d he pikërisht, pra më 1939 skulptori Odhise Paskali realizon në bronz figurën e heroit tonë kombëtar Skënderbeut e pak më vonë po atë vit, realizon bustin e Duçes. Megjithë këto fakte Odise Pskali mbetet sigurisht një nga sklptorët më të mirë të epokës së tij.

Ka punuar diku më shumë se 600 skulptura.

Paskali ishte njeri krenar,plot dinjitet,me një vështrim prej shkabe,me një krenari njerëzore.E ngjezi rilindja kombëtare,kjo rilindje ishte një zjarr i madh të cilin paskali e mbajti ndezur,por jo vetëm ai,edhe shumë rilindas të tjerë.E formuan rilindasit Frashiot të cilët bënë Shqipërinë.Paskalin qysh të ri i ati e mori në Koblar,ku atje i mësoi vëllezërit Frashëriot dhe u frymëzua.

Koblarasit ishin mjeshtër muratorë.nga të cilët Paskali e gjeti frymëzimin për të u bërë skulptor.Paskali më 1938për herë të parë bëri skulpturën e dëshmorit kolonjarë me një shqiponjë sipri.Portreti i Skënderbeut ishte punuar edhe më parë,por asnjëherë si ai që e bëri Paskali.Paskali ishte gjuhëtarë por edhe skulptorë i shquar.Busti i Skënderbeut(1930) ishte bërë kryevepra e tij e njohur.

Ishin ndjenja,mendimi e kultura e gjërë që e bënë të njohur si skulptorë të shquar.Me Janaq Paçon e bënë shumë domethënëse figurën e viganit Skënderbe.Paskali ka bërë shumë skulptura :Si Çerçiz Topullit, Isa Boletinit,Kristoforidhit, De Radës,por kryevepër e tijë mund të quhet portreti i Skënderbeut.Si skulptorë dhe artist,ai mendonte punën që bënte,rrethanat dhe e vënte skulpturën si të gjallë,qoftë në natyrë apo shoqëri.

Në pjesën arbëreshe të Italisë gjejmë skulpturën e tijë për Seremben,De Radën,Skënderbeun,etj…Ai që njeh mirë këtë art,që din të dalloi mirë skulpturat,e gjenë De Radën ngritur në mendime,duke recituar poezitë e tij me një mall për Shqipërinë.

Paskali ishte student në vitin 1927 në Itali,ku angazhohej në nxjerrëjen e revistave,kurse më 1937 formoj shoqërinë e artit.Aty hapi ekspozita që hynë në historinë e artit dhe kjo u bëbazë për të hapur shkollën e artit në Shqipëri.Ekspozita quhej”Miqët e Artit”.Në shkollën e artit në Shqipëri Paskali fillimisht punoi si mësues e më pas drejtor.Paskali u bë i madhërishmi i artit sidomos për vepra monumentale.Që nga fillimi i artit shqiptar e deri më sot,Paskali mbeti figurë madhore në art.Ka bërë monumentin e Ataturkut që gjindet në Turqi,Romonelit e shumë figurave madhore.Paskali shkruante poezi,poezitë e tija ishin një vazhdimësi jete,por edhe në pikëllim nga se kur shkruante poezitë ishte në pjesën e fundit të jetës.Paskali ishte edhe novelist,përkthyes dhe njohës i mirë i historisë.Poezia e tijë ishte skulpturë me frymë poetike.Gëdhendja e tijë ishte vepra më e ndritshme,ka punuar portretet e Naimit dhe De Radës,me kokën njananë duke ëndërruar kthimin në Shqipëri.

Arti i tij ishte poetik dhe jetoi nëpër kohë.Recitonte si aktor i vërtetë,ishte elegant dhe fisnik i vërtetë.Kur punonte monumente të figurave të njohura,i dukej sikur të ishte me ta,sikur po bisedonte e vepronte me ta.Në skulpturë kishte eksperiencë madhore.Më 1950 modelon partizanin çlirimtar 3 metra të gjatë i tëri i derdhur në bronz i cili vendoset në Austri.Veprat e tij janë shpërnda edhe në Prishtinë më 1980,si:busti i Skënderbeut,Ganimete Tërbeshit dhe Idriz Seferit.Duke punuar skulpturën ai familjarizohej me te,kur ndahej prej saj i vinte keq.Paskali asnjëherë nuk kënaqej me ate që bënte,donte më shumë.E ardhmja për te ishte shumë më e madhe se e kaluara.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gjurme jete, Odhise Paskali, Shaban Cakolli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5247
  • 5248
  • 5249
  • 5250
  • 5251
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT