• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

World Humanitarian Day: Remembering Kosova Genocide

August 19, 2013 by dgreca

by  Ermira Babamusta, Ph.D., (International Woman of Courage & Distinguished Humanitarian)/

Learning from our history to build a better future/

[Photo: Zylije and Namon Kunoviku, innocent Kosova war victims]/

 August 19, 2013 – World Humanitarian Day is an opportunity to recognize those people around the world often in dangerous and difficult circumstances. This year I would like to pause and remember the tragic events in Kosova and the humanitarian catastrophe of ethnic Albanians killed, expelled and persecuted in their own land. The ethnic cleaning campaigns led by Slobodan Milosevic and the Yugoslav and Serb forces against Albanian civilians shall forever be recorded as dark years in the history of Albania and Kosova.

This August 19, 2013 as the world commemorates the fight against genocide, it is important to reflect on the historical aspects of genocide against ethnic Albanians.

I especially dedicate this day to the brave Kunoviku Family in Kosova, two war survivors and heroes Gëzim and Egzona. Despite the horrific events they endured during the war, they risked their own lives to save others during their humanitarian mission with the US Army in the Middle East. I light a candle for their wonderful parents, Zylije and Namon Kunoviku, innocent victims of the Kosovar war.

As I witnessed the injustice of the Kosovar refugees in 2007 and of the genocide survivors in 2012 I am reminded of their struggles to hang on and lead a normal daily life despite the horrible lived trauma. Today I think about those still missing and their families trying to find their loved ones and have no answers. I hope justice will soon be served!

As the future generation we have a great responsibility – the opportunity to learn the past, be united and encourage leaders to build a better future. It is essential to peace, diplomacy and prosperity to ground our efforts on the four pillars of democracy: justice, good governance, economic development and social welfare. A healthy democracy is for the people by the people!

I applaud America for leading the way in this effort of peace and democracy building. I had the chance to visit and meet with great leaders and US Congress members like Senator Harry Reid, Senator Tom Harkin, former US Secretary Colin Powel, UN Secretary General Kofi Annan, etc, who share my commitment to peace, human rights and democracy. I applaud their brave actions and the extraordinary efforts of President Bill Clinton, former US Secretary Hillary Clinton, President Obama, Vice President Joe Biden, US Secretary of State John Kerry, Dr. Jill Biden and First Lady Michelle Obama for staying at the forefront of building and strengthening democracy in US and around the world and promoting human rights.

As J. F. Kennedy stated, “the world is very different now, for man holds in his mortal hands the power to abolish all forms of human poverty, and all forms of human life.” This is the time to start the movement for global equality, promote human rights, improve governance and deliver justice around the world. I am proud that Albania and Kosovo are great successful models of such moral and democratic principles.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Ermira Babamusta, Kosova Genocide, Remembering, World Humanitarian Day

Dita Botërore Humanitare: Homazh në përkujtim të masakrave në Kosovë

August 19, 2013 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta, Ph.D.*/

Të mësojmë nga historia dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mire/

19 gusht 2013 – Me rasitin e Ditës Botërore Humanitare sot kujtojmë ato persona në botë që shpeshherë kalojnë vuajte dhe rrethana të rrezikshme në jetë. Këtë vit përkujtojmë ngjajet tragjike në Kosovë dhe katastrofinë humanitare të shqiptarëve të masakruar, persekutuar, dëbuar nga toka e tyre, si dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fushata e spastrimit etnik nga forcat jugosllave dhe serbe, nën drejtim të Slobodan Milosheviçit do kujtohet përgjithmonë si vitet më të errëta dhe përgjakshme në historinë shqiptare.Me 19 gusht 2013, kur bota përkujton luftën kundra genocidit, është e rëndësishsme të reflektojmë në aspektin historik të genocidit dhe masakrimit të shqiptarëve.

Këtë ditë ia dedikoj veçanërisht familjes guximtare Kunoviku, dy mbijetues të luftës dhe heronj, Gëzim dhe Egzona Kunoviku. Edhe pse përvuan krime tragjike nga lufta, kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët gjatë punës së tyre me ushtrinë amerikane në në Lindjen e Mesme. Ndez një qiri për prindërit e tyre të mrekullueshëm, viktima të pafajshme të luftës, Zylije dhe Namon Kunoviku.

Si dëshmuese e padrejtësive ndaj refugjatëve kosovar dhe mbijetues të genocidit gjatë vizitës time në Kosovë në 2007 dhe 2012 kujtoj sot dhimbjet e tyre, krimet e shëmtuara dhe përndjekjen e vëllezërve dhe motrave të mia kosovare. Kujtoj këtu ato familje të cilat akoma nuk dinë fatin e të dashurve të tyre të zhdukur dhe zhvendosur. Shpresoj t’u jepet drejtësi!

Si gjeneratë e së ardhmes kemi një përgjegjësi të madhe – të mësojmë të kaluarën tonë, të jemi të bashkuar dhe të inkurajojmë udhëheqësit tanë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Një kriter kyç për paqe, diplomaci dhe prosperitet është përmbushja e katër vlerave kryesore demokratike: drejtësi, mirëqeverisje, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. Një demokraci e shëndetshme është për popullin dhe nga populli!

Falenderoj Amerikën në vazhdën e traditës së saj demokratike dhe humanitare. Pata rastin të takoj udhëheqës të mëdhenj dhe liderë të Kongresit Amerikan si Senatori Harry Reid (kryetar i Mazhorancës të Senatit Amerikan), Senatori Tom Harkin, ish-sekretar i shtetit Colin Powel, Sekretari i Asamblesë së OKB-së Kofi Annan, etj, të cilët kanë të njëjtin pasion dhe përkushtim për paqe, domokraci dhe mbrojte të drejtave të njeriut. Respektoj masat e marra nga Presidenti Bill Clinton, Presidenti Obama, z.p. Joe Biden, Senatorja Hillary Clinton, Dr. Jill Biden dhe znj. Michelle Obama, të cilët kanë mbështetur të drejtat njerëzore, veçanërisht të shqiptarëve, dhe vazhdojnë të përkrahin vlerat demokratike në botë.

Më kujtohen fjalët e ish-presidentit J.F. Kennedy, “bota është shumë ndryshe sot sepse njeriu në duart e tij mban fuqinë për t’i dhënë fund të gjitha format e mjerimit njerësor si dhe të gjitha format e jetës njerëzore.” Ka ardhur koha për një lëvizje globale për të siguruar drejtësi, të mbrojmë të drejtat e njeriut, të ndërtojmë paqe dhe demokraci në vend the botë. Historia ka treguar që shqiparët janë një model i suksesshëm për botën. Duhet të zhvillohemi më tepër ekonomikisht dhe të luajmë një rol më vendimtar në arenën botërore.

(Ne Foto: [Në foto: Ermira, homazh te varrezat e dëshmorëve dhe heroit legjendar Adem Jashari, Prekaz, 2007]

*(Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos & Gruaja Humanitare Ndërkombëtare)

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Dita Boterore humanitare, Ermira Babamusta, hmoazh, maskrat ne Kosove, perkujtim

VETEM GJATE VITIT 1912-1913 NGA SERBET U VRANE 500 000 SHQIPTARE.

August 19, 2013 by dgreca

*Golgotha Shqiptare – si u gjet libri i holokaustit./

*Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913./

*Holokausti mbi shqiptarët – Serbët vranë 500 000 njerëz ./

*Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorrën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912./

nga Fatmir Hasani/

Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiouesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

I revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e qujati “Golgotha Shqiptare”, e që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur Bota më parë. “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – thotë shkrimtari hebre.

Vetëm pas 10 vjetësh, pikërisht në vitin 1992, ky libër njohu botim në tri gjuhë, në sajë të ndihmës së jashtëzakonshme të gjermanit Hans Peter Rullman me banim në Hamburg. Botimi në anglisht u bë në saj të zotit Steve Tomkin, kroat i lindur në Kosovë. Në Kroatisht, libri u përkthye dhe u botua nga mjeku Dr. S Leban, i lindur në Bosnje. Ndërkohë që përkthimin në shqip e realizoi Riza Lahi, nën sponsorizimin e Xhaferr Kastratit nga Kosova dhe përkujdesjen e shtypshkronjës “Eurorilindja” në Tiranë.

Serbia, “macja që kërkon të behet luan”

Pas traktatit të Shën Stefanit mes Turqisë që humbi luftra të njëpasnjëshme dhe Rusisë fituese, kombi shqiptar u vu në rrezik të jashtëzakonshëm, pasi aleatja ballkanike e perandorisë së Carëve,  Serbia, kërkoi të zgjeronte zotërimet e veta për t’u kthyer në një fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithëse kishte një popullsi prej vetëm 900 mijë banorë. Por nëse deri në vitin 1911 synimet ruse dhe serbe në Ballkan do të dështonin, kjo nuk erdhi për meritë të Perendorisë Turke nën të cilën ndodhej Shqipëria, por thjeshtë nga fakti që shqiptarët me anë të Lidhjes së Prizrenit më 1878 nuk e lejuan një gjë të tillë dhe e kundërshtuan me armë. Që nga viti 1906 deri në vitin 1912, një sërë kryengritjesh për pavarësi të shqiptarëve, kryesisht në veri të trojeve etnike shqiptare, u shtypën me dhunë dhe barbari nga ana e ushtrive turke. Me fillimin e luftës ballkanike, Shqipëria ishte gjysëm e shkretuar dhe trupat serbe, në ëmër të luftës kundër Perendorisë Osmane, ndërmorvn një sërë pushtimesh të cilat i shoqëruan me masakra masive kundër një popullise krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit evropian humbën jetën 250 mijë shqiptarë. Ndërkohë ka të dhana të sigurta se shirta mund të jetë edhe një gjysëm milioni.

Nga 180 mijë kilometra katrorë, me një popullsi rreth 2 milionë banorë që numëroheshin brenda teritoreve shqiptare në fund të shekullit të XIX, në vitet ‘ 30 kishin mbetur territore shqiptare vetëm 80 mijë km katrorë, dhe këto në pjesën më të madhe jashtë shtetit shqiptar. Sipas historinëve të kohëve moderne, ekspansioni sllav që u shoqërua dhe me shpërgulje masive dhe zhdukje të popullisive etnike të vendeve të mësipërme, që njehsohej me ekpansionin komunist më vonë i mori popujve gjernanë, hungarezë, shqiptarë, rumunë, armenë etj…territore të cilat kapnin sipërfaqen rreth një milionë kilometra katrorë nga të cilat një e dhjet’a i takonin territoreve shqiptare. Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të perendorisë së kalbur Osmane humbi më shumë se gjysmën e territoreve të veta.

Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e manastrit, shtoju këtyre edhe humbjen e krahinave të Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluan ose u asimiluan me forcë nga Greqia, përbëjnë edhe fushatën më të egër atishqiptare të ekspansionit kundër popullit më të vjetër në Ballkan dhe Evropë. Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare”.  Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe Nënë Tereza, atëherë fëmijë. Ajo pa me sytë e saj sesi serbët i helmosën të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës.

Pergatitur nga Fatmir Hasani

Filed Under: Histori Tagged With: Golgotha shqiptare, krimet e serbeve ndaj shqiptareve, leo Freundlih

Kur Mozart luante piano për ambasadorin Durazzo

August 19, 2013 by dgreca

(Mirënjohje per Angela Durazzo-n)/

Nga Luan RAMA/

Më 2 prill të vitit 1764, ambasadori Giacomo Durazzo i dorëzoi perandoreshës austriake Maria-Terese, kërkesën për dorëheqje. Si kompensim, meqë ishte dhe miku i ngushtë i kancelarit austriak Kaunitz, ai u dërgua si ambasador i perandorisë në Venezia, me një rrogë vjetore prej 12.000 fiorintash, pa llogaritur dhe caktimin e një pensioni për të. Në fund të dhjetë vjetëve përkushtim në teatrin e Vjenës, si pasojë e një kontradite dhe me kompozitorin Metastasio, princin e operas dramatike apo «opera seria», më 1764, ai u largua nga Vjena ku kishte qëndruar afro 20 vjet. Pas Durazzo-s, Vjenën e la dhe balerina e famëshme Bodin, e cila u vendos në Francë. Casanova do ta pikëtakojë mikeshën e tij të vjetër vite më vonë në Orleans, por tashmë, siç kujton ai në kujtimet e tij, ajo «ishte shëmtuar».

Një vit më vonë, më 1765, Giacomo shkon në Venecie si ambasador i perandorisë austriake dhe vendoset tashmë në qëndër të qytetit, në ndërtesat e Canal Grande, vëndit më të rrahur nga intelektualët dhe monarkët e gjithë botës, por dhe ku gëlonin prostitutat. Madje atje gjëndej dhe një përzjerje e çuditëshme popujsh, ku midis të tjerëve kishte plot grekë, turq e shqiptarë. Nuk dimë nëse Giacomo ka patur kontakte me shqiptarët e Venecies apo jo, të cilët ishin instaluar atje prej shumë shekujsh. Pas rrethimit të Shkodrës, më 1479, kronikat e vjetra flasin për një dyndje të re të shqiptarëve, të cilët u vendosën në fillim në bregun e majtë të Canal Grande dhe më pas, në bregun e djathtë. Flitet gjithashtu dhe për dy fisnikë të njohur shqiptarë, Cominus Spata dhe kont Niketa. Siç pohon bizantologu dhe albanologu Alain Ducellier, ata shkuan bashkë me 400 kalorës dhe njëmijë këmbësorë ushtarë, duke kërkuar që të vihen në shërbim të Republikës për të mbrojtur tokat e saj që kërcënoheshin nga otomanët ». (Les chemins de l’Exil, Paris).

Për Giacomo Durazzo-n Venecia ishte një vend ku do të zhvillonte artin e tij diplomatik dhe kulturën e tij të gjithanëshme. Madje ai do të drejtojë atje dhe një teatër privat, në vilën e tij jashtë venecies, në Villa di Mestre, ku një sezon teatral do ta hapte dhe familia Balbi. Më 1776, në Villa di Mestre, erdhi dhe piktori i ri Giovanni David, të cilin Durazzo do ta mbështeste gjer në fund të jetës së tij. Ashtu si dhe në Vjenë, ku pranë vilës së tij ai kishte krijuar një kopësht të stilit francez, buzë ujrave të Danubit, edhe në Venecie, ai do të krijonte një kopësht të tillë. Miqtë dhe konsujt e huaj, spanjollë, anglezë, francezë, e kalonin shpesh kohën e lirë në shoqërinë e tij, larg zhurmës së Venecies.

Në këtë kohë, në Venecie, ai ishte një referencë e kulturës, për ç’ka dëshmojnë shumë shkrime historike dhe dëshmi të autorëve të shënuar. Në Ospedale della Pieta kishte qënë vite më parë Vivaldi, i cili kishte qënë violinist, mjeshtër violine dhe pastaj mësues kompozicioni. Në fakt ai kishte shkuar atje si prift, por meqë ishte i sëmurë nga azma dhe nuk mund të bënte meshë, u kthye në mësues, duke krijuar shumë koncerte për nxënëset e tij, për vajzat jetime që mblidheshin atje dhe mësonin muzikë. Një nga këto krijime ishte dhe e famëshmja La Stravaganza. Antonio Vivaldi kishte krijuar në vitin 1718 një opera për Skënderbeun, të titulluar Scanderbeg, me një libret të Antonio Salvi, të shfaqur me rastin e hapjes së teatrit « Teatro di via Pergola ».<!–[if !supportFootnotes]–>[1]<!–[endif]–> Nuk dimë nëse Durazzo ta ketë dëgjuar këtë opera të njohur në atë kohë, për të cilën, historianët e artit thonë se ishte një nga operat më të bukura të Antonio Vivaldit. Veniciani plak kishte vdekur në Vienë më 1741, atëhere kur ishte bërë i njohur në të gjithë Europën dhe kur konti Durazzo sapo kishte zbarkuar në Vienë për të dëgjuar koncertet e mrekullueshme të tij.

Amadeus Mozart

Në një botim për jetën e Mozartit, një autor francez shkruan dhe për udhëtimin e famshëm të Leopold Mozart me të birin Wolfgang Amadeus, të cilët do të zbarkonin në Venecie për të dhënë disa koncerte. Ishte viti 1771 dhe ky ishte udhëtimi i tyre i dytë, pas atij të një viti më parë, kur Amedeus 14 vjeçar ishte paraqitur për tu regjistruar në Academia Filarmonica di Bologna, ku drejtuesi i saj e kishte pranuar atë me shënimin « mjaftueshëm ». Tashmë ata vinin pas një itinerari koncertesh të dhëna në Verona, Torino e Milano. Në Venecie ata mbrijnë dhe 10 shkurt, pas një rruge shtatë ditore. I priste miku i tyre, tregëtari Giovanni Wider, një mik i të afërtit të tyre Lorenz Haguenauer. Në Venecie ata do të kalojnë një muaj duke vizituar hiret e këtij qyteti. Abati Giovanni Ortes, një shkrimtar politik, ishte në atë kohë një nga zërat më me influencë të Republikës. Ai u premtoi ti njihte me njeriun më të famshëm të muzikës në atë qytet : kontin Durazzo. Një pritje të veçantë do tu bëjë atyre konti Durazzo, i cili i pret në banesën e tij. Pritja në pallatin Loredan, mbi Canal Grande ku banonte Durazzo, e quajtur kështu sepse ishte ndërtuar nga dozhi i Republikës, Leonardo Loredan, ishte vërtet madhështore. Dhuratat ishin të shumta. Ujët e lagunës e kishte kapërcyer pragun e portës dhe kati i poshtëm kishte kohë që ishte përmbytur. Një ndërtesë tipike veneciane me një fasadë të mrekullueshme, dy ballkone të gdhëndur me harqe dhe dy statueta mermeri të futura në mur. Më vonë, kjo ndërtesë do të quhej nga venicianët «Palazzo del Ambasciatore», në kujtim të ambasadorit të famshëm Durazzo. Në kohën e Durazzo-s, «Venetia», siç quhej atëhere Venecia, perjetonte akoma orë lavdie. Venecia ishte më shumë një referencë historike e kulturore për gjithë intelektualët e Evropës. Muzika, koleksionet e pasura të pikturës italiane, flamande, spanjolle, «Arsenali», ku ndërtoheshin anijet e famëshme veneciane, arkitektura e mahnitëshme e qytetit, gjithçka tërhiqte këtu udhëtarë nga e gjithë bota. Ambasadorët e huaj, si dhe Durazzo, kishin në dispozicion gondola të posaçme të mëdha, zbukuruar me velurë, të cilat i çonin në Pallatin e Dozhëve apo në sheshin San Marco, në katedralen qëndrore, në Teatrin Fenice, përgjatë Kanalit të Madh apo gjer në Mestre, ku Durazzo kishte vilën e tij, jashtë qytetit. Venecia e karnavaleve dhe e maskave mbahej në atë kohë si qyteti që kishte numrin më të madh të prostitutave në botë në raport me popullsinë, një turmë e madhe «putti e putte», kurtizanë e kurtizane, që ishin personazhe të pjesëve dramatike apo komedive të Goldonit, mikut të Duravzzo-ve. Në atë kohë, Mozartit i ishte propozuar të shkruante muzikën e libretit të shkrimtarit francez Jean Jacques Rousseau, Devin de Village apo ndryshe Dashuritë e Bastienit dhe të Bastienës. Padyshim që Durazzo  dhe Mozart kanë biseduar rreth kësaj pjese, pasi para disa vitesh, Konti Durazzo ishte përpjekur ta vinte këtë pjesë në skenë në Teatrot e Vjenës. Madje pas negociatave me Rousseau, ai kishte angazhuar libretistin Farvart të Operas Komike të Parisit për një parodi burleske të bazuar në pjesën e shkrimtarit dhe filozofit francez.

Për Leopoldin dhe birin e tij, konti Durazzo ishte një figurë e rëndësishme e botës muzikore europiane, i cili kishte drejtuar për dhjetë vjet rresht teatrot e Vjenës. Ai kishte qënë mik shumë i afërt i kompozitorit Hasse, për të cilin në një nga letrat e tij, atë vit, më 2 nëntor, Mozart do të shkruante: «Sot jepet opera Ruggiero e Hasse, por meqë im atë nuk do dalë, as unë nuk mund ta dëgjoj e ta shohë këtë opera. Lumturisht që i di përmëndësh të gjitha arjet e saj. Kështu, edhe i mbyllur në shtëpi, në mëndje mund të dëgjoj e të shoh gjithçka»

Më 5 mars të atij viti, konti Durazzo do të dëgjojë koncertin e instrumentistit të ri 14 vjeçar që ishte bërë tashmë i dëgjuar në të gjitha oborret princore evropiane me talentin dhe virtuozitetin e tij. Koncerti u prit me duartrokitje të mëdha nga e gjithë aristokracia veneciane, ku në rradhë të parë ishte sigurisht Durazzo. «Viva il Maestrino»! – thërrisnin fisnikët. Gjithë Venecia fliste për talentin e habitshëm të instrumentistt Wolfgang, i cili në atë kohë po shkruante dhe një serenatë teatrale që i a kishte kërkuar vetë perandoresha e Austrisë, Maria-Teresa. Pikërisht këtë vit, Amadeus kishte krijuar pjesë të ndryshme simfonike të cilat i demostronte dhe i interpretonte në mjediset dhe teatrot e Italisë apo Evropës. Të tilla ishin simfonia në re K. 81, K.89, simfonia në sol, K111/120, K.96, uvertura e famshme Ascanio in Alba apo Mirtridate. Nuk dimë nëse konti Durazzo ka shkruar diçka për gjeniun Amadeus, i cili më pas do të trondiste botën me muzikën e tij. Më 12 mars, Amadeus me të atin lënë Venecien dhe largohen drejt Salzburg-ut. Venecia ishte një kryeqytet i kulturës ku pikëtakoheshin e kryqëzohen personalitete të famëshme të kulturës europiane. Po në Venecie, kontin Durazzo do ta ndjekë dhe miku i tij i vjetër, piktori Joseph Wagner, i cili do të bënte veç portretit të tij dhe të disa artistëve të tjerë, midis të cilëve, mikun e tyre të përbashkët kastratin e famshëm Farinelli apo siç quhej ndryshe Carlo Broschi.

Giacomo Durazzo ishte dhe një amator i madh jo vetëm i partiturave origjinale të autorëve të mëdhenj dhe i librave të tjerë të muzikës, por dhe i gravurave dhe grafikave. Koleksioni i tij ishte i mahnitshëm dhe me një vlerë kolosale, pasi në to vuri gjithë pasurinë e tij aq sa në fund u kthye në nevojtar për të holla. Biblioteka e tij u nda mes familjes, por pas rënies politike e ekonomike të kësaj familjes, biblioteka do të përfundonte në fondin Foa-Giordano të Bibliotekës Kombëtare të Torinos.

Durazzo e la ambasadën e Venecies në vitin 1784 dhe iu kushtua artit. Pikërisht në këtë periudhë ai përgatiti një Fjalorth të artistëve të vizatimit, ku mblodhi stampa nga piktorët më të mëdhenj të Italisë dhe të Evropës, mes të cilave dhe shumë vizatime të piktorit të famshëm Mantegna. Dhjetë vjet më vonë, më 15 tetor, të vitit 1794 ai do vdiq, duke lënë pas një koleksion të jashtëzakonshëm, veçanërisht tablotë, bibliotekën e tij të pasur e mbi të gjitha koleksionin e tij të «stampave», gravurave të mrekullueshme të mjeshtërve të mëdhenj, koleksione këto të njohura në metropolet e Europës pasuri që do të ndahej mes pjestarëve të tjerë të familjes, pasi ai nuk kishte trashëgimtarë të drejtpërdrejtë. Siç shkruan Angela Durazzo në librin e saj I Durazzi, da schiavi a dogi della Republica di Genova, biblioteka e tij e Venecies përmbante 25.000 volume, midis të cilëve rreth 2500 libra të vjetër e kodikë që ai i kishte blerë dhe mbledhur gjatë viteve. Ishin mes tyre 27 vëllime muzikore, partitura me kapakë të kuq, shumica e të cilave me autografet dhe shkrimet origjinale të autorëve. Madje ai kishte pjesën më të madhe të krijimtarisë së Vivaldit, të cilat i a kishte blerë të vëllait të muzikantit, Francesco Vivaldi, veçanërisht pjesë nga muzika e tij e shenjtë «sacré», kompozime e koncerte, «cantante», shumica e të cilave të shkruara për «prostitutat» e qytetit të mbledhura në «Ospedale della Pietà». Kjo do të mjaftonte për ta bërë atë «Qytetar nderi» të Venecies.

Kështu do të shuhej një prej qytetarëve të mëdhenj të Europës. Mjaft njerëz të shquar e konsideronin atë «qytetar të Europës» dhe mund të themi se Giacomo Durazzo ishte ndër figurat më spikatëse në këtë drejtim në krahasim me pararendësit e tij të diasporës shqiptare

Filed Under: Kulture Tagged With: Durrazo, kur Mozarti luante, Luan Rama, piano per ambasadorin

Pse Nikoliç “ndihëmon” për bashkimin e shqiptarëve?!

August 19, 2013 by dgreca

Nga Enver Bytyçi/

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse e rrezikon hyrjen në Bashkimin Evropian.

“Serbinë tash e pret një periudhë e zhvillimit dhe prosperitetit, gjendemi në rrugën për hyrje në Bashkimin Evropian, dhe jemi këmbëngulës që të mos e pranojmë pavarësinë e Kosovës, saqë jemi të gatshëm ta rrezikojmë atë rrugë, e cila është ardhmëria jonë, por ekziston diçka që quhet krenari”, tha Tomisllav Nikolliq, gjatë takimit të sotëm në Beograd, me presidentin e fondacionit “Barack H. Obama”, Abongo Malim Obama.

Ky ishte lajmi i të shtunës dhe të dielës. Po a është dhe a do të mbetet një lajm i ri, fakti që Nikoliç refuzon kategorisht njohjen e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur e sovran? Një retrospektivë e zhvillimit të ngjarjeve prej më shumë se njëzet vitesh na njeh me faktin se të gjithë presidentët e kryeministrat e Serbisë, të gjithë shefat e diplomacisë së saj, të gjithë krerët e Kishës Ortodokse Serbe, të gjithë emrat prominentë të Alkademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit, pa përmendur çetnikët e të gjitha kohërave dhe rrymave, kanë refuzuar të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje. Këtë e ka bërë edhe Milosheviçi, edhe Koshtunica, edhe Tadiç, po e bën Nikoliç, pasuesi i Vojisllav Koshtunicës, i cili me platformën e tij antishqiptare të vitit 1995 rekomantonte shfarosjen e shqiptarëve përmes shpërnguljes, ushtrimit ekstrem të dhunës, deri edhe të infektimit të tyre me virusin e SIDE-s. Pra, shqiptarët janë mësuar me çmendurinë politike, ushtarake, paramilitare, policore, barrikaduese, shkatërruese e asgjësuese të Serbisë, çmenduri, të cilën e shohim çdo ditë të na shfaqet në veriun e Mitrovicës e kudo ku serbët kanë mundësi ta shfaqin.

Por ajo që bën përshtypje në këtë rast është se deklarata e presidentit të Serbisë i drejtohet vëllait të Barak Obamës, Abongo Malim Obama. Kjo i jep një dimension të ri konceptit revanshist të Serbisë për Kosovën. Kjo do të thotë se Nikoliç kërkon aleatë në SHBA për revanshin e tij politik në Kosovë. Ndoshta i shkon mendja se mund të tërheqë edhe presidentin e SHBA-ve në aventurën e tij, njehrësh të zakontë e njëkohësisht të pazakontë, për shkak të një marrëveshjeje që dy kryeministrat e të dy vendeve kanë nënshkruar më 19 prill të këtij viti në Bruksel.

Një deklaratë e tillë e shpallur në sytë e një prej personaliteteve më të njohur, me lidhje gjaku me presidentin Obama, duket edhe si një sfidë e llojit të veçantë, të cilën vetëm nacionalistët, ekstremistët dhe terroristët serbë dijnë, kanë guximin dhe vetëdijen e tillë që ta bëjnë. Një prej tyre, presidenti serb, Nikoliç, nuk bën përjashtim nga garnitura nacionaliste e Serbisë e gatuar me mentalitetin e doktrinave të shumta shoviniste si ajo e Naçertanies se Ilia Garashaninit, apo platformat e tjera të mëvonëshme, duke filluar me Cvijiçin, Pashiçin, Çubrilloviçin, Rankoviçin e deri te Sllobodan Milosheviçi. Breza të tërë të mëkuar me mitin për Kosovën kanë lënë pasardhësin e tyre të denjë në krye të shtetit të Serbisë, me emrin famëkeq, Tomisllav Nikoliç, për shkak të angazhimit të tij krah Shejshelit dhe Milosheviçit për asgjësimin dhe shfarosjen e shqiptarëve.

Pa bërë shumë histori, le të kthehemi te realiteti i sotëm në Kosovë, Serbi e në rajon, për të saktësuar sa reale dhe logjike është deklarata e Nikoliç. Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët për normalizimin e lidhjeve midis tyre. Kjo marrëveshje vazhdon të negociohet për zbatimin praktik të saj. Ajo ka në themel të saj njohjen e realitetit në Kosovë, dmth vendosjen e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, duke mbajtur parasysh faktin se tashmë Kosova funksionon si shtet i pavarur e sovran, i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së. Nëse i heq marrëveshjes midis Prishtinës e Beogradit këtë substancë të sajën, atëherë ajo bëhet e paqenë. Nëse e zhvesh marrëveshjen e 19 prillit nga pranimi i realiteteve të reja të krijuara me formimin e shtetit të Kosovës, atëherë vjen pashmangshëm dështimi i përpjekjeve të BE-së dhe baroneshës Eshton për vendosjen e paqes e të sigurisë në Europën Juglindore. Ndërkaq duket se Nikoliç është i pakënaqur me marrëveshjen në fjalë nënshkruar nga aleati i tij, Daçiç e kryeministri shqiptar, Thaçi. Ai luan rolin e kalit të Trojës në normalizimin e këtyre marrëdhënieve dhe bën diversion politik përkarshi SHBA-ve, Europës, Kosovës e shqiptarëve në Ballkan si dhe përkarshi disa udhëheqësve politikë në Beograd, të cilët preferojnë Brukselin në këmbim të Kosovës.

Një analizë e ftohtë e situatave që zhvillohen, çon në përfundimin e pakontestuar, sipas të cilit Serbia e ka të pamundur kthimin mbrapsht të proceseve integruese e bashkëpunuese rajonale, si kushti kryesor i hapave integruese në Bashkimin Europian. Por pengesa Nikoliç si dhe pengesa të tjera të kësaj natyre do të zgjasin procesin e integrimit jo vetëm për Serbinë, por edhe për të gjithë rajonin. Mësë paku deklarata e tij do të trimërojë serbët e veriut të Kosovës, me qëllim që ata ta refuzojnë projektin europian të normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Se do të ndodh kështu duket edhe në disa ngjarje të tjera të kohëve të fundit. Qeveria e Serbisë vendosi të krijojë strukturat e saj të ashtuquajtura legale aty ku jetojnë serbët në Kosovë. Ishte ky një vendim provokativ që i kundërvihet drejtpërdrejt marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 19 prill. Strukturat paralele në veri të Kosovës u mblodhën dhe vendosën gjithashtu që të refuzojnë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me të cilat do të njihej autoriteti i Prishtinës në këtë pjesë të Kosovës.

Po t´i shtojmë deklaratës së Nikoliç të gjitha ndodhitë kundraproduktive në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, atëherë duket qartë se nuk do të jetë lehtë zhvillimi komplementar i të gjithë rajonit e në veçanti integrimi në BE e në NATO. Prandaj Prishtina zyrtare si dhe strukturat joqeveritare, institucionet, njerëzit që kanë kompetencën të marrin vendime, të gjithë shqiptarët, madje dhe Tirana zyrtare, shqiptarët në Maqedoni, ata në Serbi, në Malin e Zi kanë detyrimin të përcaktojnë sjelljen e tyre në rrethana, të cilat Beogradi mund t´i imponojë. Derisa presidenti i Serbisë deklarohet kaq hapur kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj atëherë duhet marrë në konsideratë dhe duhet vlerësuar si serioze situata që mund të krijohet pas kësaj. Refuzimi i Beogradit do të çojë domozdoshmërisht në refuzimin e Moskës, pra legalisht do të pengohet jo vetëm përparimi e integrimi i saj, por edhe pranimi në OKB.

Tashmë statuskuoja në marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë do të shndërrohet në një pengesë serioze për të gjithë shqiptarët në rajon, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë, jo vetëm në kuptimin e krijimit të hapësirës “Shengen” të Ballkanit, por edhe më gjerë. Nëse Nikoliç është serioz në deklaratën për mosnjohjen “kurrë” të pavvarësisë së Kosovës, atëherë edhe shqiptarët duhet të bëhen më seriozë në reagimin e tyre të përbashkët. Një plan B është vërtet i domozdoshëm. Ky plan duhet të përfshijë në programin e tij një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare të problemit shqiptar në Ballkan. Kjo do të thotë se në të duhen planifikuar çeshtjet e risendërtimit të hartës politike të rajonit, jo më në bashkëbisedim me Serbinë e Nikoliçit e të Milosheviçëve të rinj, por më bashkësinë ndërkombëtare.

Nëse kemi parasysh diversionin serb të pandërprerë, atëherë duhet shkuar kah gjetja e një zgjidhjeje, e cila jo vetëm i jep Kosovës të drejtën e shtetësisë, por e bën të pamundur ndërhyrjen e Beogradit në punët e saj të brendshme. Zgjidhje të tilla nuk janë pak, ato janë disa. Një prej tyre është vendosja e rendit kushtetues në veri të Kosovës, pa i marrë leje Beogradit. Një tjetër zgjidhje është krijimi i një konfederate fillimisht Shqipëri-Kosovë dhe më pas bashkë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, madje të hapur, nëse do të dëshironte, edhe për Serbinë.  Unë po përmend këto dy opcione, të cilat nuk janë të lehta për t´u realizuar. Por në të vërtetë realizimin e tyre po e lehtëson vetë Serbia. Njësoj siç bëri Milosheviçi para vitit 1999. Nëse Milosheviçi nuk do të kishte hequr autonominë e shqiptarëve, nëse ai nuk do të kishte shkaktuar masakra e dhunë të tmerrshme që tronditi botën kundër shqiptarëve, zor se shqiptarët do ta kishin përkrahjen e botës për të patur shtetin e Kosovës. Pra, Milosheviçi mori jetë njerëzish, shumë jetë njerëzish, por është fakt se e lehtësoi qëndrimin e Perendimit në vendimmarrjen për Kosovën. Kështu po ndodh dhe do të ndodh edhe me udhëheqësit e sotëm e të ardhshëm të Serbisë, të cilët vijojnë ose do të vijojnë të udhëhiqen nga ideologjia fashiste e parardhësit të tyre. Qëndrimi i tillë çfarë ë shfq vazhdimisht presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka dy efekte pozitive, kompaktëson shqiptarët në idenë fikse të një zgjidhje radikale dhe përfundimtare të probllemit të tyre në dobi të lirisë e të demokracisë dhe mënjanon shumë prej vështirësive për t´u njohur ndërkombëtarisht kjo zgjidhje.

Zhagitja e mëtejshme e problemit të Kosovës dhe shtetësisë së saj të njëmendtë, kokëfortësia e Beogradit për të krijuar edhe më tej problem të panumërta, me idenë fikse të “neutralitetit ndaj statusit”, si dhe format e stërholluara të refuzimit të pavarësisë si ajo e logos së Republikës në fletët e votimit, vetëm se çojnë në radikalizimin e veprimeve në Kosovë. Nikoliç u përpoq në Beograd që ta bindë vëllain e presidentit amerikan për të mbështetur këto veprime të çmendura të tij dhe nëse Kosovës i hiqet bindja se “Amerika është me ne”, atëherë ky vend si dhe gjithë rajoni nuk do të kenë më qetësi. Kjo do të thotë që integrimi euro-atlantik të shtyhet për një kohë të gjatë, kjo do të thotë një cikël i ri i izolimit rajonal, kjo do të thotë hezitim i investimeve të huaja në Europën Juglindore. Dhe gjithë kësaj situate të padëshirueshme as për serbët vetë i kontribuon Tomisllav Nikoliç si dhe bëshkëpunëtorët e tij të ngushtë në qeverisjen e Beogradit.

Ndërkohë në Bashkimin Europian deklarata të tilla priten ftohtë e nuk vihet re asnjë shqetësim, ndonëse ndonjë deklaratë elektorale e politikanëve shqiptarë është interpretuar me forcë si “destabilizuese për rajonin”. Ky qëndrim i dyfishtë I Brukselit, pra kjo politikë proserbe dhe antishqiptare, duhet të marrë fund, ndryshe Stefan Fyhle me shokë nuk kanë pse akuzojnë viktimat e të shpërblejnë agresorët. Deklarata e Nikoliç ishte një aggression i ri kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Mësë paku ajo shërben si thirrje për të mos zbatuar marrëveshjen e nënshkruar më 19 prill 2013 për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo nuk është pak, nëse kemi parasysh që sponsor i asaj marrëveshjeje është Bashkimi Europian.

Por në Bruksel e kanë më të lehtë të bëjnë presion ndaj Thaçit, sesa ndaj Nikoliçit e Daçiçit. Prej këtej buron presioni që bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të mos përdorur simbolet e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 3 nëntorit. Nëse ndodh kjo, atëherë marrëveshja e Brukselit është ajo çfarë thonë serbët, shkurt një marrëveshje me parimin e neutralitetit ndaj statusit të Kosovës. Nëse është kështu, atëherë duhet të presim që nesër në Beograd të nisë iniciativa tjetër politike e diplomatike për të ridiskutuar për statusin e Kosovës. Dhe kur kjo të jetë pikë diskutimi, atëherë deklarata e pavarësisë, e lexuar me aq bujë nga Hashim Thaçi, do të rrëzohet, sepse do të duhet një deklaratë tjetër “pavarësie” apo “varësie”, e cila nuk do të jetë e formatit të deklaratës së 17 shkurtit 2008. Shkurt ka dy rrugë, ose duhet mbrojtur lufta e popullit shqiptar në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, ose duhet shkuar drejt një zgjidhje, të cilën e dëshirojnë serbët agresorë e për të cilën ata bëjnë presion të vazhdueshëm. Nëse udhëheqësit politikë në Prishtinë vihen përkrah ambicjeve të Beogradit, atëherë shqiptarët do të promovojnë një udhëheqje tjetër më dinjitoze për zgjidhjen përfundimtare të çeshtjes së tyre, në funksion të lirisë së pakushtëzuar nga askush.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: e shqiptareve, Enver Bytyci, ndihmon, per bashkimin, pse Nikolici

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5255
  • 5256
  • 5257
  • 5258
  • 5259
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT