• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝟑𝟎 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢, 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐙𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫𝐯𝐞 – 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐨𝐡𝐞𝐭 “𝐕𝐞𝐧𝐝𝐯𝐚𝐫𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐮𝐚𝐫” 𝐭𝐞𝐤 𝒗𝙤𝒓𝙧𝒆𝙩 𝙚 𝙍𝒓𝙢𝒂𝙟𝒊𝙩 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐞̈𝐫

August 31, 2023 by s p

AIDSSH/

📍 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐞̈𝐫, 𝟑𝟎 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟑-Në kuadër të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti organizoi takime dhe aktivitete në drejtim të adresimit të çështjes së personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, të cilat konsistuan:

👉Së pari në përpunimin e një qasje të duhur të draft-Vendimit të Këshillit të Ministrave për të zhdukurit, i cili do të mundësojë në praktikë realizimin e hapave themeltar të identifikimit të vendvarrimeve të dyshuara dhe të qartësimit të fatit dhe rikuperimit të eshtrave të personave të zhdukur gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri,

👉Së dyti në avancimin e bashkëpunimit të Autoritetit me Bashkinë Shkodër për rrethimin, ruajtjen dhe vendosjen e tabelës identifikuese si vendvarrim i dyshuar, në varrezat e Rmajës, mbrapa Kishës Katolike. Vendosja e kësaj tabele përcakton faktin ligjor se vendi i dyshuar nuk shkelet dhe nuk tjetërsohet nga askush.

🔉Gjatë paradites takimet nisën me diskutim e draft-Vendimin e Këshillit të Ministrave për të zhdukurit “Për caktimin e autoriteteve përgjegjëse për gjetjen, identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave të personave të zhdukur gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, 29 Nëntor 1944 deri 2 Korrik 1991, si dhe mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara si të tilla, të personave të zhdukur në këtë periudhë”, në të cilat morën pjesë Përfaqësues të Autoritetit, OSBE-së dhe grupet e interesit, shoqata të të përndjekurve politikë, përfaqësues të policisë e prokurorisë.

🎤Pjesëmarrësit theksuan nevojën e qartësimit të përgjegjësive dhe kompetencave institucionale për urdhërim veprimesh dhe nxjerrje aktesh të tilla si leja e gërmimit, zhvarrimi, leja e varrimit; koordimin ndërinstitucional, dhe me autoritetet vendore; krijimi i bazës së të dhënave unike, të harmonizuara, për personat e zhdukur, si dhe çështje të tjera që lehtësojnë procesin etj.

⚠️Më pas Autoriteti, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, vendosi tabelën informuese që shënjon si “Vendvarrim i dyshuar”, vendin e quajtur 📍 𝘷𝘰𝘳𝘳𝘦𝘵 𝘦 𝘙𝘳𝘮𝘢𝘫𝘪𝘵, mbrapa ⛪Varreza Katolike në Shkodër. Të pranishëm ishin dhe familjarë të të pagjeturve të komunizmit në zonën e Shkodrës e Malësisë së Madhe; shoqata të të përndjekurve dhe kujtesës, përfaqësues të grupeve të interesit e komuniteteve fetare, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë etj.

🚫Në tabelë shkruhet: “Ky vend nuk mund të shkelet as të ndërhyhet nga askush, deri sa të jetë kryer i plotë kërkimi për gjetjen dhe rikuperimin e eshtrave të personave të zhdukur që mund të jenë në këtë vend. Duke ruajtur vendvarrimet dhe vendet e dyshuara si të tilla, me eshtra të të vrarëve dhe zhdukurve nga regjimi komunist, ne respektojmë historinë tonë, identitetin tonë dhe dinjitetin tonë.”

🤝Në përfundim Kryetarja e Autoritetit Dr. Gentiana Sula mbajti një takim me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci me të cilin diskutoi mbi bashkëpunim mbi projekte të përbashkëta në fushën e kujtesës dhe të dialogut lokal.

➡️Gjatë punës Autoriteti ka marrë në shqyrtim kërkesat familjarëve, shoqatave të ish-të përndjekurve politikë dhe Arqipeshkëvisë Shkodër të cilat i janë drejtuar për veprim institucioneve në drejtim të gjetjes së personave të zhdukur gjatë komunizmit.

⚖️ Në zbatim të Konventës kundër Zhdukjeve me Forcë, AIDSSH, përmes akteve ligjore, është përcaktuar si ndërmjetës mes familjarëve të të pagjeturve dhe institucioneve ligjzbatuese, për të referuar rastet e raportuara nga familjarët dhe së dyti, për t’i kërkuar 🏢qeverisë që të përcaktojë zinxhirin e roleve të çdo institucioni, përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave.

Autoriteti së fundmi miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të thelluar administrativ me qëllim identifikimin e vendvarrimeve të personave të vdekur ose të zhdukur në Shkodër si dhe qartësimin e fatit, identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave të personave të vdekur ose të zhdukur nga Shkodra, ose në Shkodër.

📝 Procesi mori indicje pas kërkesave: si ajo e shtetasit Hamza Kazazi, i cili prej vitesh kërkon eshtrat e të atit dhe u është drejtuar për veprim institucioneve; të 13 familjarëve të viktimave ende të pagjetur, të pushkatuar në zallin e Kirit në Shkodër ose dhe në vendekzekutime të tjera të raportuara; të Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë, Shkodër për një numër të lartë të të pagjeturve, si dhe kërkesave të Arqipeshkëvisë Shkodër për 28 priftërinjtë e pushkatuar gjatë regjimit komunist.

🏴Vendvarrime të tjera, të dyshuara, të raportuara në Shkodër si tek ish-ndërmarrja artistike Shkodër, tek fusha e aviacionit në fshatin Shtoj dhe në Guci, janë tashmë objekt i verifikimit administrativ të nisur.

🌱Procesi synon mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, dokumenteve, dëshmive, kryerjen e kontrollit të vendeve dhe të sendeve, kryerjen e ekzaminimeve arkeologjike dhe antropologjike dhe vlerësimin e raporteve të ekspertizës, si dhe vlerësimin e rrethanave dhe fakteve mbi rastet e mësipërmve.

Në këtë aksion Autoriteti ka vendosur të bashkëpunojë 🌉me institucionet përgjegjëse Ministria e Brendshme, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia Shkencore, ICMP dhe autoritetet lokale.

🏰 Shkodra dhe rrethinat e saj janë ndër zonat më të goditura nga diktatura komuniste, qoftë me të dënuar, internuar, ekzekutuar, vrarë në kufi, përballur me sistemin, me gjyqe dhe ekzekutime publike deri në vitin 1990.

Filed Under: Kronike

Vrasja e Gjeneral Tellinit, pasqyrimi në Diellin e Vatrës, 1 shekull më parë

August 31, 2023 by s p

Vrasja e Gjeneral Tellinit, pasqyrimi në Diellin e Vatrës, 1 shekull më parë.

Filed Under: Vatra

Gjuha e Dheut

August 31, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Gjeologjia është shkenca e Tokës që studion shkëmbinjtë dhe ndryshimet që ndodhin, ‘e bënë tokën të flasë’, por mund të përfshijë edhe lëngje në planet.

Meqenëse Toka është sferë, përshkrimet e saj në harta të sheshta rezultojnë që polet të përshkruhen anormalisht të mëdha. Kjo lloj harte quhet projeksioni Mercator.

Hartografia është studimi i hartave dhe shkenca e krijimit të tyre. Hartat moderne mund të jenë politike, gjeologjike, topografike ose meteorologjike, vetëm për të përmendur disa kategori.

Litosfera është korja dhe manteli i sipërm i sipërfaqes së Tokës. Gjeologët e ndajnë litosferën në litosfera oqeanike dhe kontinentale.

Në vitin 1935, Charles Francis Richter prezantoi “Shkallën e Momentit” para komunitetit shkencor për të përcaktuar magnitudën e tërmeteve. Që atëherë u quajt Shkalla e Righter; është rishikuar dhe është riemërtuar në shkallën e madhësisë lokale, por bazohet në punën e Richter.

Shkëmbinjtë magmatikë formohen nga ftohja e magmës në koren e Tokës. Ato përbëjnë rreth 90-95% të kores së Tokës për nga vëllimi dhe rreth 15% të sipërfaqes së tokës.

Silikatet përbëjnë shumicën e mantelit të Tokës. Manteli përbën 67% të masës së Tokës, 84% të vëllimit të saj dhe është 1800 milje i trashë.

Teoria gjeologjike e “tektonikës së pllakave” është se litosfera e Tokës përbëhet nga disa masa lëvizëse të njohura si pllaka tektonike. Mendohet se procesi filloi rreth 3.4 miliardë vjet më parë.

Hartat më të hershme ishin në fakt harta të tokës së botës së përtejme. Arkivolet në Egjiptin e lashtë pikturoheshin me përshkrime skematike dhe rrugën që do të bënte i ndjeri.

“Pika e nxehtë e Hawait” nuk i referohet motit të këndshëm të atij shteti, por është një pikë e nxehtë e aktivitetit vullkanik.

Lapis lazuli është një shkëmb metamorfik blu i errët që gjendet kryesisht në Afganistan, por edhe në disa vende të tjera në botë. Ishte popullor në bizhuteritë e lashta. Shkëmbinjtë sedimentarë formohen kur shkëmbinjtë, mineralet dhe lënda organike grumbullohen dhe çimentohen në shtresa. Rreth 8% e kores së Tokës është një shkëmb sedimentar.

Tërmeti i Madh Kilian i vitit 1960 është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë. Tërmeti ishte me magnitudë 9,6 ballë sipas shkallës së momentit (Righter). Tërmeti shkaktoi një cunami dhe rrëshqitje dheu.

Sapphire & Steel ishte një seri fantastiko-shkencore britanike e viteve 1980 për dy ‘udhëtarë në kohë’, Sapphire dhe Steel. Personazhet e tjerë u emëruan gjithashtu sipas mineraleve.

Shkencëtarët besojnë se “superkontinenti” i ardhshëm që do të formohet do të jetë kombinimi i Euroazisë dhe Amerikës, të cilin e quajnë “Amasia”. Por kjo nuk do të ndodhë për rreth 200 milionë vite të tjera.

Bazalt është shkëmbi magmatik më i zakonshëm në Tokë, që përfshin rreth 90% të të gjithë shkëmbinjve vullkanikë. Është gjithashtu shkëmbi më i zakonshëm në koren e Tokës.

Gjeografi Ptolemeu (rreth 100-170 es.), bëri hartën e parë që tregonte Tokën si sferë. Ai gjithashtu përfshiu linjat e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike dhe hipotezoi saktë se kishte më shumë kontinente.

Gurët e çmuar janë kristale minerale që shpesh priten dhe bëhen bizhuteri. Safiri, rubini, smeraldi dhe sigurisht diamanti janë të gjithë gurë të çmuar.

Mappa mundi i referohet një harte evropiane mesjetare të botës. Kjo hartë ishte shpesh diagrame të formës së byrekut që e ndanin Tokën në zona, të tretat ose të katërtat.

Antarktida është në fakt shtëpia e shumë vullkaneve, 138 vetëm në Antarktidën Perëndimore. Megjithëse shumica e vullkaneve të Antarktidës janë nënglaciale, ka katër vullkane aktive në kontinent.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

IDENTITETI ARBËNESH

August 31, 2023 by s p

Prof. Shemsi Krasniqi/

Tash e treqind vjet arbëneshët e Zarës (Kroaci) e ruajnë emrin e vet, e flasin gjuhën e vet, e rrëfejnë historinë e vet dhe e këndojnë këngën e vet. Para tre netësh, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në kuadër të Seminarit 41 Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, këngëtaret arbëneshe nga Zara Dina Bušić dhe Melita Ivković, kënduan bukur sa s’ka! Teksti i këngëve të tyre merrej vesh deri diku dhe melodia m’dukej si diçka e njohur. S’paku, ashtu ma thoshte zemra. Kënga e fundit ishte pak më e shkurtër sesa të tjerat dhe për aq sa e mbajta mend, teksti i saj ishte ky:

“Zogu i malit po këndon,

Në llivadh, në fushë e n’arë,

Ai gjithë jetën po dikton,

Se ne jemi arbënesh.” (strofa u këndua dy herë)

Kjo se zogu i malit, duke kënduar gjithë jetën në livadhe, fusha dhe ara, dikton identitetin arbënesh, tregon sesi kultura tradicionale arbëneshe e ka përdorur natyrën si metaforë, jo vetëm për të poetizuar dhe estetizuar, përshkruar dhe krahasuar, por edhe për ta fuqizuar dhe përjetësuar vetën, për ta ngritur dhe lartësuar atë, për ta mbjellë thellë në shpirt, duke e shtrirë, shkrirë dhe bërë një me natyrën. Bukuria e asaj kënge shfaqte natyrshëm bukurinë dhe fuqinë e identitetit arbënesh.

Faleminderit këngëtareve arbëneshe, faleminderit drejtuesve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare!

May be an image of 6 people

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Analiza

Fati i teatrit shekspirian “Globus” dhe Teatrit Kombëtar Shqiptar

August 31, 2023 by s p

Gëzim Zilja/

Ashtu si njerëzit dhe teatrot kanë fatin e tyre. Ata lindin e vdesin; të shumtit harrohen por ata që kanë bërë histori mbeten të përjetshëm. Në këtë shkrim do të merrem shkurt me vdekjen dhe ringjalljen e të parit Teatër shekspirian “Globus” pas 400 vitesh dhe dënimin me vdekje të Teatrit të Parë Kombëtar Shqiptar nga barbarët e sotëm. 

Teatri i parë publik në Londër u krijua në vitin 1576 me emrin e thjeshtë “Teatri.” Përshkrimi i Teatrit ruajtur deri në ditët e sotme tregon se ishte ngritur në hyrjen e një shtëpie londineze e rrethuar me dy galeri trekatëshe anësore (shiko foton) ku rrinin njerëzit e pasur dhe një pjesë para skenës, që ngrihej gati 1.5 metra mbi platenë, ku rrinin njerëzit e varfër. Gjithë pjesa e përparme platea dhe skena ishin të pambuluara dhe në ditët me shi nuk jepej shfaqje. Teatri ishte një ngrehinë e zakonshme prej druri e përshtatur në oborrin e një shtëpie për të dhënë shfaqje dhe nuk paraqiste ndonjë ndërtesë të veçantë me arkitekturë moderne për kohën. Gjatë një shfaqjeje godina mori zjarr dhe u dogj plotësisht. Dy vjet më vonë u rindërtua në të njëjtin vend, në të njëjtat përmasa dhe mori emrin Globus. Teatri “Globus” zgjati shumë vjet, gjatë së cilës u luajtën veprat e Shekspirit. Shekspiri vdiq më 23 prill 1616 ndërsa Globus mbijetoi deri në vitin 1642. Në ngjarjet e mëvonshme që përfshinë Anglinë, Teatri u braktis dhe u shkatërrua plotësisht. Hapsira u lirua për të ndërtuar shtëpi banimi dhe gjurmët e Teatrit ekzistues u fshinë përfundimisht. Katër shekuj më vonë rreth viteve ‘80 autoritetet britanike ngarkuan një grup arkeologësh për të zbuluar saktësisht vendin ku shtrihej teatri gjë që u realizua pas shumë vite gërmimesh. Ekipi i përbërë nga arkitektë të famshëm, inxhinierë dhe historianë të teatrit e ringjallën “Globusin” plotësisht ashtu siç ishte katërqind vjet më parë. Inaugurimi u bë në vitin 1997. Në teatër nuk ka ndriçim artificial dhe shfaqjet mund të bëhen e të shikohen vetëm ditën. Nga gjithë teatrot edhe ata supermodern, që ka Londra, “Globus” është më i vizituari dhe më tërheqësi. Rreth tij janë vendosur muze, ku vetëm ai i rekuizitës (Gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar me fadromë rekuizita 75 vjeçare u shkatërrua) që përbëhet nga vizatime dhe veshje të aktorëve të atij shekulli, vizitohet nga të paktën tre milion njerëz çdo sezon. Çmimi për të vizituar teatrin si një muze i teatrit të kohës së Shekspirit është 7 £ për fëmijët dhe £ 11 për të rriturit. 

English teatrit "Globus"

Në Tiranë më 24 Maj 1945 u krijua për herë të parë Teatri Popullor. Godina historike në zemër të qytetit e ndërtuar nga italianët, ishte e vetmja godinë futuriste e inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, projekt i nisur në fillimjanarin e vitit1938 dhe përfunduar në shtator 1939. Nga kjo  godinë  lindën institucionet  më të  rëndësishme të kulturës dhe artit: Teatri Operas dhe Baletit, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Salla e Parë e Ekspozitave të Arteve Pamore etj. Në mars të vitit 2020 Teatri Kombëtar i Shqipërisë u zgjodh nga “Europa Nostra” mes 7 monumenteve të rrezikuara në Evropë, si shembull përjashtimor të arkitekturës moderne italiane të viteve ’30 të shekullit të ‘20 dhe një nga sitet më të shquara kulturore të Shqipërisë. Pas dy muajve, më 17 maj 2020 godina e teatrit u shemb me Vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe bekimin e Kryeministrit Rama. Nëse Teatri “Globus” kishte vetëm vlera historike, Teatri Kombëtar veç vlerave të padiskutueshme historike si Teatri i Parë Kombëtar e mjaftueshme që të mos t’i vihej kazma, vlerësohej dhe si vepër e arkitekturës moderne italiane për vitet tridhjetë të shek, XX. Sot në vendin e rrafshuar të Teatrit Kombëtar punojnë fadromat dhe betonierat për ngritjen e një teatri modern me financimin e qeverisë shqiptare. 

PS Ne nuk kemi pasur teatër 500 vjeçar, si anglezët, italianët, francezët apo gjermanët. Kur Europa ngrinte Teatro e Universitete, pas vdekjes së Kalorësit të Krishtërimit Gjergj Kastriot Skënderbeut, Shqipërinë  e kishte mbuluar me qefinin e vdekjes gjysmëhënëza turke. Katërqind vjet iu deshën shqiptarëve të braktisur nga Europa, të cilës iu bënë mburojë për 25 vjet rresht, të luftonin për mbijetesë, duke ruajtur doket, zakonet, këngët, veshjet, ritet e dasmave e vajeve, të ndryshme nga ato turke dhe atë që dallon një komb thellësisht nga një komb tjetër gjuhën tonë të bukur shqipe. Tetëdhjetë vjet më parë ne krijuam Teatrin Kombëtar Shqiptar. Aty filloi një histori e mrekullueshme me Mihal Popin, Naim Frashërin, Kujtim Spahivoglin, Kadri Roshin, Violeta Manushin, Tinka Kurtin, Roza Anagnostin, Sulejman Pitarkën, Drita Pelingun, Bujar Lakon, Bujar Asqeriun, Ndriçim Xhepën, Rajmonda Bulkun etj, etj, një histori për tu mësuar, parë e treguar. E ç’bëjnë rilindasit? Ashtu si zhdukën kinematë e famshme “Republika,”  “Partizani,” “17 Nëntori,” stadiumin “Qemal Stafa” parkun e fëmijëve Shatë Xhuxhat etj, zhdukën dhe Teatrin Kombëtar për të ndërtuar një histori të re betoni e korrupsioni të Velisë, Ramës, Xhaçkës, Spiropalit e compani. Ndoshta në të ardhmen, bijtë e shqipes, do të kuptojnë çfarë ka ndodhur dhe përsëritin historinë e “Globus” në dheun e të parëve të tyre, Çdo gjë mund të ndodhë…

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1484
  • 1485
  • 1486
  • 1487
  • 1488
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT