• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

XHAMIA E HADUMIT, GJAKOVË, KOSOVË

July 15, 2023 by s p

Kristaq Balli/

Xhamia e Hadumit është një objekt fetar islam, si dhe një monument kombëtar arkitekturor në Gjakovë të Kosovës. Është ndërtuar në dekadën e fundit të shek. XVI

Në defterin zyrtar te Perandorisë të vitit 1571, Gjakova përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale. Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendia – i njohur si “Hadum Aga”, vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie e cila do ta bartte emrin e tij. Pas ndërtimit të xhamisë në territorin e fushës së Jak Vulës, fillon zhvillimi i hovshëm i ekonomisë, pasi zejtarët nisin të vendosen në afërsi të objektit të saj. Në këtë mënyrë krijohet struktura e kompleksit të Çarshisë së Madhe, e cila më vonë luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të Gjakovës.

Sipas udhëpërshkruesit turk Evlia Çelebi, 70 vjet më vonë rreth fushës së Jak Vulës dhe Xhamisë së Hadumit ishin 2000 shtëpi, disa mesxhide dhe dy xhami monumentale, hane të mbuluara me plumb, hamami i bukur dhe 300 dyqane.

Xhamia e Hadumit si ndërtim arkitektural i takon formave klasike të xhamive të grupit të stilit kosovar. Xhamia është e mbuluar me kube, ka bazë katërkëndëshe kënddrejtë dhe minaren e cila del nga muri jugperëndimor me bazë në formë kënddrejtë. Planimetria dhe skema kompozicionale e saj përbëhet nga këto pjesë: salla e lutjeve, hajati – që zë vend në fasadën veriperëndimore të veprës, dhe minarja.

Po ashtu duhet përmendur se përreth xhamisë janë varret me nishane, të realizuara në plastikë guri, me gravurë, të mbishkruara në osmanishten e vjetër. Në të kaluarën në këtë pjesë të xhamisë varroseshin anëtarët e familjeve të njohura të Gjakovës.

Në kuadër të kompleksit të xhamisë ishin edhe hamami, i cili nuk ekziston më, Hani i Haraqive (ende ekziston, veçse i adaptuar, i transformuar gjatë kohës), ndërtesa e bibliotekës së vjetër, objekti nga viti 1671 (biblioteka nuk ekziston, u dogj nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999 dhe në tërësi u rrënua në vitin 2000), si dhe mejtepi nga viti 1777, po ashtu i adaptuar.

Salla e lutjeve ka vëllim unik dhe është e mbuluar me kupolë. Kjo sallë ka planimetri katrore dhe në të hyhet nga dera e cila gjendet në fasadën veri-perëndimore. Salla, me vëllimin e saj unik, është e mbuluar me kube të konstruktuara drejtpërdrejt mbi të nëpërmjet trompeve në qoshet e mureve konstruktive. Madhësia, pra diametri i kubesë është 13.5 metra, kurse lartësia prej dyshemesë është 12.6 metra. Eshtë specifike se kubeja qëndron në tetë pilastra të forta dhe në konstruksion të trompeve. Kjo mënyrë e konstruktimit paraqet të vetmen zgjedhje të tillë ndërtimore në territorin e Kosovës.

Tremi apo hajati i xhamisë së Hadumit përfshin anën veri-perëndimore dhe ka një zgjidhje tradicionale të këtyre mjediseve të veprave klasike monumentale jo vetëm për Kosovën dhe pjesë të tjera shqiptare, por edhe për Ballkanin.

Si pjesë e skemës kompozicionale, si element i pandarë i xhamisë është edhe minarja, e cila si zakonisht zë vend në të djathtë të sallës së faljeve tek del nga muri jugperëndimor. Baza e minares ka planimetri, bazament kënddrejtë që vazhdon me papuçen në formë piramide të cunguar, që përfundon me një kornizë guri që del nga muri perimetral i elementit konstruktiv. Nga kjo pjesë fillon trupi i minares që ka formë shumëkëndore a poligonale. Trupi i minares nga korniza e parë shkon duke u ngushtuar deri në kornizën e dytë. Prej lartësisë së kornizës së dytë, trupi i minares, duke u ngushtuar gjithnjë lehtazi, mbaron me kornizën e tretë. Këtu trupi poligonal përfundon me kazanin a sherefen e minares. Sherefeja në lëshime anësore nga disa rende gurësh të latuar del nga muri poligonal perimetral i trupit të minares dhe kështu fiton një gjerësi sa për të lëvizur në rast nevoje, për kryerjen e ndonjë ceromonie të caktuar fetare: thirja e ezanit për tenbih etj. Kazani ka edhe parapetën e tij. Kjo pjesë, pra sherefeja, në xhaminë e Hadumit paraqet një pjesë ku prezantohen gdhendje në teknikë relievi, në plastikë të imët. Daljen në kazan e bën të mundur një deriçkë e ngushtë dhe e ulët. Konstruksioni i minares nuk mbaron me kaq, por tani mbi kazan vazhdon pjesa e sipërme, peteku i minares. Peteku mbaron me pjesën konike të quajtur qylah. Qylahu ka konstruksion druri dhe është i mbuluar e i veshur me mbulesë të plumbit. Në fund të minares, si element përfundimtar, njëherësh edhe element dekorimi; me cilësi artistike e estetike është edhe alemi i minares. Elemente të njëjta dekorimi prezantohen edhe në kubenë e sallës së faljeve të xhamisë së Hadumit në Gjakovë. Përveç të tjerash, funksioni i minares është që nëpërmjet shkallëve të saj, të arrihet në kazan-sherefe. Shkallët janë nga gurë njëpjesësh, të vendosur, konstruktuar edhe si pjesë të pandara të mureve konstruktive të minares, që vazhdojnë njëra pas tjetrës të lidhura deri në deriçkën e sherefes. Interieri i minares në xhaminë e Hadumit ndriçohet nga një numër i vogël dritaresh. Këto dritare kanë formë frëngjish. Ato, përveç funksionit të cekur, luajnë edhe rolin e ajrosjes së minares.

Në xhaminë e Hadumit, në veprën monumentale të mbuluar me kube si dhe në disa vepra të tjera të karakterit dhe tipit të përmendur në Kosovë, të ndërtuara në shek. XV, XVI e XVII, prezantohen edhe piktura, dekorime murale të cilat me ekzistencën dhe pamjet e tyre zbukuronin muret e objekteve fetare islamo-shqiptare.

Interieri, pamja kryesore e xhamisë, kubetë e hajatit, janë të dekoruara me piktura murale të punuara në teknikën seko (të thatë) . Motive kryesore janë peizazhet e stilizuara (në disa raste edhe me motive të arkitekturës popullore, kullave të Rrafshit të Dukagjinit) me selvi, natyra të qeta, yje bosh, motive arkitektonike të objekteve të kultit-xhamive, ornamente të botës bimore, figura gjeometrike dhe citate të Kuranit. Këto motive të prezantuara me përmbajtje të dekorimit të tyre në artin e Islamit, njihen si piktura murale me arabeska. Dekorimet e përmendura, paraqiten në kubenë kryesore si dhe ato në hajatin e objektit, në kurorë, nike, harqe dhe trompe. Ngjyra dominuese në këto dekorime janë: e kuqja, e kaltra, e gjelbra, okëra, e përhimta, e zeza e cila përdoret vetëm në citatet e Kuranit, si dhe në Emrin i Allahut, Muhamedit si dhe pasardhësve të tij. Dekorimet i takojnë stilit barok islamo-shqiptar, të realizuara në shek.XIX. Në xhaminë e Hadumit ka tri shtresa pikturale. Ekzistenca e shtresave në dekorimet pikturale është konstatuar gjatë punimeve konservuese-restauruese në vitit 1981. Me atë rast, në bazë të sondazheve të bëra në kubenë e mesme të hajatit, u vërejtën tri shtresa të pikturimit. Ndërkaq, në kubetë anësore kemi nga dy shtresa dekorimi. Motivet në shtresat e gjetura janë nga bota bimore dhe figura gjeometrike, ku dominon ngjyra e kuqe, e qeramidhes dhe e zeza. Motivet si dhe ngjyrat e janë karakteristike edhe për dekorimet e shtresës së dytë. Dy shtresat e para duhet t’i takojnë shek. XVII-XVIII. Shtresa e tretë dekoruese, ekzistuesja, në vitin 1842. Këtë të dhënë e dokumenton mbishkrimi dhe data e shënuar në timpanonin e portalit kryesor.

Restaurimi kryesori i xhamisë është kryer në dy faza, më 2003 dhe 2007 nën drejtimin e “CHWB” – Suedi (Trashëgimia kulturore pa kufij). Kjo organizatë ka marrë një donacion nga UNESCO-ja, për konservimin dhe restaurimin e dekoreve murale të brendshme dhe të jashtme (të hajatit) të xhamisë.

K.B.

Filed Under: Kronike

Politizimi i regjistrimit të popullsisë

July 15, 2023 by s p

Nail Draga/

Regjistrimi i popullsisë do të mbahet në vjeshtë.

Sipas Drejtorisë së Statistikës(Monstat)  bëhët me dije se të gjitha përgatitjet janë duke u kryer sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa për komisionin regjistrues qe do të punojë në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, do të mbahet në vjeshtë(1-15 nëntor), Qeveria ka ndarë 3 milion euro, që është dëshmi e sigurt që pas dy vitëve  qytetarët do të kenë mundësi të deklarohen ne këtë proces i cili iu mundëson atyre të deklarohen për përkatësinë e tyre kombëtare, gjuhësore, fetare e gjinore si kudo në vendet demokratike.

Ndonëse regjistrimi i popullsisë është dashur të mbahet në vitin 2021, por për shkak të pandemisë coronavirusit, është shtyer për vitin vijues, si dhe më pas por definitivisht do të mbahet dy vite më pas në vjeshtë të këtij viti(1-15 nëntor).

Pikërisht në lidhje mbi këtë çështje  sipas  Parlamentit evropian, kohë më parë Mali I Zi është thirur që të realizojë regjistrimin deri në fund të vitit, sipas BE dhe  standardëve ndërkombëtare.

Politizimi i regjistrimit të popullsisë

Çështja e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi ka përmasat e politizimit me tepër se ne vendet tjera. Në këtë aspekt vazhdimisht kanë debatuar partitë politike tëcilat janë ndarë në proserbe në njerën anë dhe ata malazeze në anën tjetër.

Në lidhje me këtë çështje në Mal të Zi madje ka pasur propozime qe të eliminohet struktura kombëtare, gjuhësore, fetare e popullsisë. Një deklarim i tillë nuk është mbeshtetur nga pozita aktuale ndërsa është insistuar nga opozita duke theksuar qe regjistrimi i popullsisë të shtyhet për vitin vijues , duke marrë parasysh  stabilitetin shoqëror dhe politik. 

Por, në sajë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare( 11 qershor 2023) n ë Mal të Zi kemi një realitet të ri në sajë të dekompozimit të skenës politike, ku koalicioni i cili llogaritet se do të jenë përbërësit e pushtetit, theksojnë se nuk ka pengesa qe të realizohet regjistrimi i popullsisë, në afatin e planifikuar.

Mjetet e siguruara për regjistrim

Nga subjekti Evropa tani  që ka fituar më së shumiti mandate në zgjedhjet e fundit theksojnë  se aktët ligjore në lidhje me regjistrimin  e popullsisë janë miratuar , ndërsa mjetet financiare për mbajtjën e tij janë siguruar, andaj nuk ka asnjë arsy  qe regjistrimi të  mos realizohet.

Ngjajshëm mendojnë edhe partitë tjera të cilat do të jenë pjesë e shumicës parlamentare, ndërsa përjashtim bëjnë socialdemokratët(SD) të cilët theksojnë se nuk ka kushte për regjistrim deri në fund të vitit, edhe pse këtë veprimtari e vlerësojnë si të nevojshme.

Me herët nga Monstat-i kanë informuar se në regjistrimin e popullsisë do të marrin pjesë rreth 4000 regjistrues  dhe në fletëregjistrim  do të jenë  rreth 50 pyetje.Në lidhje me realizimin praktik të regjistrimit të popullsisë qeveria ka ndarë 3.207.279 euro.

Diaspora  me identitetin e vet

Si në regjistrimet e mëparshme edhe në këtë regjistrim do të evidentohet edhe diaspora. Por, çështja qendron se a do te kemi diasporë me të dhëna të kompletuara apo si çështje numërike. Në këtë aspekt regjistrimi i fundit të popullsisë(2011) ishte i dështuar  sepse aty ajo na është prezantuar vetëm me numra, pa të dhënat identitare, diaspora ka qenë e evidentuar me tërë përmbjtjën e saj strukturaore, sikurse popullsia vendore. 

Nuk ka dilemë se një veprim i tillë ishte në kundërshtim me të drejtën elementare të pjesëtarëve të popujve që janë vendosur në botën e jashtme që njihen me emrin e diasporës. Në këtë aspekt kemi diasporën e vjetër që njihet si historike, por edhe ate të kohës së re. Çdo tentim për të eliminuar të dhënat për diasporën ka prapavi politike, duke mos treguar të vërtetën, sepse ajo është pjesë e pandarë të qytetarëve të këtij vendi. Ndërsa sipas të dhënave që disponoj më shumë së dy të tretat e diasporës janë shqiptarë e boshnjakë e më pak janë malazias apo serb, që është dëshmi e pozitës dhe statusit të tyre  kombëtar e social  në Mal të Zi.

Shqiptarët, pjesë e komisioneve

Përveç se fletëregjistrimi duhet të jetë në gjuhën shqipe, praktikë e cila këtu është e pranishme nga viti 1971, përfaqësues të shqiptarëve duhet të jenë edhe pjesëtarë të komisioneve përkatëse. Këtu e kemi fjalën për ata komuna ku shqiptarët janë popullsi autoktone nga Ulqini në jug dhe Rozhaja në veri. Ata nuk duhet të jenë formal si pjesë të komisionit regjistrues, por edhe të marrin pjesë në përpunimin dhe  me pas në publikimin e të dhënave. Vetëm me një qasje konstruktive dhe pa paragjykime mendoj se do të realizohet misioni i regjisrtimit të popullsisë, duke ofruar pamjen reale në çdo vendbanim e komunë në nivel shteti.

Në këtë drejtim partitë politike qe përfaqësojnë shqiptarët duhet të jenë aktiv, duke ofruar mbeshtetje kadrovike e logjistike në procesin e regjistrimit të popullsisë. Vetëm me një angazhim të tillë do të eliminohen defektët dhe paragjykimet sepse procesi i regjistrimet paraqet gjendjen reale të popullsisë sipas strukturave përkatëse si kudo në botën demokratike.

Regjistrimi obligim shtetëror

Në sajë të metodologjisë se regjistrimit të popullsisë opinioni i gjerë e ka të qartë se kemi të bëjmë me obligim shoqëror për çdo shtet. Madje dihet se përmes regjistrimit të popullsisë ofrohen të dhëna mbi numrin e banorëve, strukturën profesionale, kombëtare, gjuhësore, fetare etj. Po ashtu ofrohen të dhëna me lëvizjet migruese të popullsisë   në vend apo në botën e jashtme. Të dhënat e tilla përpunohen dhe publikohen më pas të cilat ofrojnë të dhëna për planifikimin shoqëror dhe projekte të ndryshme zhvillimore. 

Andaj në këtë aspekt nuk ka dilemë se publikimi i të dhënave të përkatësisë kombëtare të popullsisë do të jetë me interes sepse deri më tash në këtë aspekt ka vërejtje të mëdha, sidomos nga përfaqësuesit e serbëve  të cilët theksojnë se numri i tyre është më i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ne këtë aspekt, vërejtje kanë edh shqiptarët të cilët duke qenë popullsia e vetme josllave në këtë mjedis, kemi informacione se numri i tyre është paraqitur me i ulët se sa është realisht, qe e ka paraqitur  statistika zyrtare.

Në lidhje me këtë çështje cekim se në regjistrimin e fundit të popullsisë(2011) sipas përkatësisë kombëtare janë deklaruar: malazeze(45%), serb(29%), boshnjak(8.65%), shqiptar(4.91%), musliman(3.31%) si dhe kroat(0.97%).

Nuk ka dilemë se në regjistrimin vijues të popullsisë do të ofrohen të dhëna me reale sipas përkatësisë  kombëtare të popullsisë në Mal të Zi, duke eliminuar defektët në regjistrimet e mëhershme, duke qenë me transparente për qytetarët e këtij mjedisi. 

(Korrik  2023)

Filed Under: Komente Tagged With: Nail Draga

Ten Poems by Stefan  Çapaliku

July 15, 2023 by s p

Translated from the Albanian

by Carrie Hooper/

Who Knows?

This last rain-filled Monday

Of old February,

With short-term words and hopes,

Like a morning will soon end.

Today, some people I don’t know,

Who seem insignificant,

Have a birthday.

The cats’ mating season

Is coming to an end.

Therefore, they scramble to make passionate love

As much and as often as possible.

But people, unaware of the passage of time,

Aren’t in a hurry to do anything.

They laugh like fools;

Plan summer vacations.

Who knows?

Seasons, summer may not come anymore.

Months may no longer have

February’s passion.

Who knows?

Tirana, February 21, 2022

Hungarian Rhapsody

On this Sunday morning,

The liquid speech of the girls

Resembles a meow.

The trees are silent.

“And you told me you would return on Sunday.”

A line from the suicidal song, “Bothersome Sunday”,

By the Hungarian composer, Lazlo Javor,

The only thing I remember 

On Sundays in this country.

But now I am going away,

Leaving behind a woodpile.

Let them burn it in winter.

I can’t help them

Even if the winter is harsh.

As the last leaf

Abandons the lonely trees,

I notice the increasing strangehold on Hungary

And the villages around the churches.

More distant trees are also bare

Like the people in revisionist films

When rebellion made sense

For rebellion demands stunted trees

And exposed navels.

But on this train,

Everyone looks so innocent

That I can’t figure out

Who brought winter’s destruction to this country.

Vultures and other wild fowl

Follow the train

Like the gulls that pursued Odysseus’s ship.

I am going home.

The train heads south,

 Cutting through virgin fields.

I don’t know 

Who will explain why I left:

 I, the one running away,

Or the train taking me.

I only know the gray Sunday morning

Is the perfect time to rebel

For Sunday afternoon is lethargic,

Good only for a game of chess.

At each station,

Cars that have been there since 1956 

Await a push

Or perhaps a locomotive.

Filled with a century of fury,

They feel betrayed.

Knowing it’s Sunday,

The right time for revolution,

 They stand there and wait.

If nothing else,

The horses must be shod,

The riders’ containers filled with goulash.

The lovers must lead

Since there is no more room

In the undulating landscapes

With broken mirrors.

Hungary is a flat country.

Therefore, the irritated cars must be removed.

Stations have no reason to remain silent

Even sixty-five years after the failed revolution.

Someone needs to shake up this passive people.

As always, someone needs to die for us, too,

Still warmed by the southern sun.

On a train from Pecs to Budapest, Sunday, November 28, 2021

The Night of May 17, 2020

That night,

Only the stage cast shadows

In the dead theater.

Never before had so many actors performed

In a tragedy or comedy.

The audience witnessed

The murder of a hero

As around 800 policemen

Kicked him in the throat.

One of the officers I know

Said there were fewer policemen.

I believed him

Since he attended the show I directed,

“The Hamlet Machine.”

With his financee beside him,

He looked like a gentleman.

He asked me 

If we would be performing the show again 

The following day, 

But I told him

Tonight’s was the only performance.

Therefore, the officer, with badge number 2314, was unhappy

Because the theater had not prepared any “biz.”

There was no time

For a final solo

Not for lack of a script

For in their haste, 

Some benevolent revolutionary clowns

Had lost their masks.

Still, people respected the mise-en-scenes.

Red columns of blood

Gushed from the eyes of the theater.

The host, caught by the arms,

Managed to say,

“Wipe the murder from your faces, my princes,

And smile for the new Denmark!”

Tirana, May 18, 2020

Last Night

Last night in the city,

They killed his guard dog.

They had killed his attack dog in 1945.

They told me his guard dog

Had long languished with loneliness

And would have died of starvation

If they hadn’t killed him.

I can’t help but suspect

That since he was blind, deaf, and mute,

He put himself in harm’s way.

Schkoder, December 18, 2021

She Should Be Home By Now

She should be home by now.

Who knows where she hid her thoughts of me.

I fear in her confusion

She left them

In a place they can’t be found,

In a place they can be found.

Perhaps, after many years,

She will find her thoughts of me sleeping

For even thoughts fall asleep when tired

Without saying goodnight.

Thoughts also die at night

Without asking for a little water.

They Blinded My Beloved

One morning in early February,

That terrible month of innocent days,

They blinded my beloved

On the street where I live

In a little house.

She caught their eye

On a gray day

As it started to rain.

“She is not your lover,” they said.

“You are her lover.”

They threw red liquid in her face

Right when she wanted to tell me

She loved me.

Then, they put her in a garbage truck

Covered with blood.

That sad morning

In the brevity of February

Has repeated itself like an idiot

For a million years.

Now I perceive my beloved

As a pain under my left armpit

Where I assume my heart lay

During that dreadful dream.

How Hard To Discuss A Day

How hard to discuss a day,

Your day that just ended

Because sometimes a day resembles a pond 

That scars you when you charge through it.

How awful to hurry!

Some days can’t be discussed

Because they are born to be misunderstood;

Others stifle you unaware.

Some days are like an endless supply

Of melted dark chocolate.

Humid and cold days

Awaken your desire

To be lied to.

On some days,

You forget everyone;

Feel Adam’s loneliness.

The objects around you amaze you.

You think you made them yourself.

Later, night returns

With the hope you will come tomorrow.

Schkoder, February 7, 2022

In the Evening

You appeared in the evening

When the Lord decided to abandon

The Tower of Babel.

I wandered the streets

Like a simple, misunderstood worker.

Words and sentences

Fell from scaffolds

With the melancholy thud

Of objects thrown into the abyss.

The darkness swallowed 

Essential words of love.

My mouth blocked more simple words.

You, beyond the darkness,

Like a forgotten full moon,

Expected new and different words.

You wanted a language just for us.

I continue to wander

Like a fired employee,

And you, like the moon,

Stay in the sky, unscathed.

Tirana, February 28, 2022

Bottle in the Sea

You left.

I was the last one on the ship,

Moved by the wind

As if made of paper

Because it was made of paper.

What more could I offer except the words,

“My lady, you look truly charming, my lady,”

Written on lined notebook paper

With which I made the ship.

I reached for the radio

And sent messages in Morse code:

“This is Schkoder

With a special message.

My lady, you look truly charming, my lady.

Happiness is fading. 

Patience is wearing thin.

The faithful one betrayed his thoughts

And drove forgetnessness mad.

The victor lost the first part.

Hope died last.

Don’t think I forgot you. Stop.”

After these honest, but unfriendly messages,

Large ships came 

To rescue our sinking vessel,

But when they saw your tall, beautiful form

Emerge unharmed,

They went back where they came from.

Maybe they thought I was joking.

I continued to transmit words:

“My lady, in the meantime, 

You look truly charming, my lady.”

Shoes damaged the steel,

And the SOS’s stopped.

Finally, the ship and I sank.

Goodnight. Sleep well, my lady.

Drink from the bottle

Filled with messages.

You will find it among the waves,

Clever, young, and charming, my lady.

Tirana, March 14, 2022

O God, How Naiv I Am When I Write Poetry

I kept my most recent poem

In a briefcase

Which got stolen today

On the city bus.

The briefcase looked full

Because the poem took up several pages.

It had good, gentle,

Graceful, often random words.

I mentioned you a few times.

I don’t know why.

Was it out of necessity

Even though I knew without a doubt

They would steal my briefcase?

O God, how naiv I am

When I write poetry.

Now I am worried.

What if the jerk who stole my briefcase

Reads the poem aloud to his friends tonight

While they are drinking

At the neighborhood bar?

They will insult me

Especially after reading the last lines

Which say how much I love you.

Tirana, March 14, 2022

Photo by: https://creativemornings.com

Filed Under: LETERSI

Rruga e gjatë në mes aktit krijues dhe lexuesit

July 15, 2023 by s p

Prof. dr. Emin Kabashi/

(Brahim Avdyli Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta, Prishtinë, 2023)

(Vështrime, sugjerime, përsiatje, recensione, studime, ese, etj.)

Përkufizimi

Vepra e Brahim Avdylit, Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta, hapet me një parathënie, që mëton ta orientojë lexuesin, jo vetëm për çështjet që ka trajtuar autori, por për gjithë strukturën shkrimeve të tij, edhe për veprat letrare që ka marrë në shqyrtim, edhe për strukturën e ndërtimit të tyre, edhe për shkoqitjen në aspektin e vlerës shoqërore që kanë ato vepra, por edhe për vlerën letrare mbi të cilën janë krijuar.

Atëherë lindin disa dilema, që mund të përthekohen me disa përkufizime, ndër të cilët edhe ky që po parashtrojmë që në këtë nismë:

Çka janë shkrimet e krijuesit Brahim Avdyli për letërsinë?

Hyrje

Shkrimet, vështrimet, studimet, esetë që ka përfshirë autori Brahim Avdyli në këtë përmbledhje, shtrojnë çështje të shumta që lidhen, jo vetëm me letërsinë si akt krijues, por edhe me rëndësinë e tyre në planin shoqëror, jo vetëm me strukturën e ndërtimit të tyre, pa marrë parasysh se për cilën gjini, apo lloj letrar bëhet fjalë, po edhe për realizimin e tyre artistik, jo vetëm mënyrën e qasjes së realizimit të një vepre, por edhe për vlerat që mund të bëhen trashëgimi e brezave që vijnë.

Do të thotë, autori i veprës që po shqyrtohet, Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta, Brahim Avdyli, ka analizuar gjithë strukturën e ndërtimit të veprës së akëcilit autorë që ka marrë në shqyrtim, ka trajtuar deri në shkoqitje të përimtuar gjithë rrugën krijuese të secilit autor që ia ka shqyrtuar veprën, ka sugjeruar një varg çështjesh që dalin nga struktura e veprave për të cilat ka dhënë mendimin e tij.

Prandaj, një dilemë tjetër që shtrohet në këtë rast, mund të përmblidhet në një përkufizim, në formë të pyetjes krijuese:

Cilat vlera e preokupojnë autorin e këtyre shkrimeve, përmbledhur në një vepër me karakter studiues?

Komunikimi me autorët dhe veprat që ka marrë në shqyrtim

Autori Brahim Avdyli, veprën e tij, Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta, e fillon me vështrimin për veprën me poezi të autores Arberta Mamudi, Ylli i plagosur. Në vështrimin e tij, Brahim Avdyli shtron disa çështje interesante, qoftë për vlerën ideore të vargjeve të saj, qoftë për peshën emocionale që bartin vargjet e këtij vëllimi me poezi.

Më thotë mendja, se mjafton një përkufizim, që ka dhënë autori, për të përmbledhur gjithë vlerën e këtyre poezive përfshirë në vëllimin me titull shumë provokues, por shumë poetik, Ylli i plagosur.

Autori, Brahim Avdyli, që në fillim, e shtron drejtë përjetimin e krijueses së re, andaj thotë: ‘‘Poetesha e re, Arberta Mamudi, në vargjet e saj, e përjeton thellë fatin e rëndë të shqiptarit, qoftë nga Atdheu, qoftë nga mërgimi’’. Besoj, se këtu është përmbledhur në mënyrë bindëse i gjithë preokupimi krijues i autores së re, për veprën e së cilës studiuesi, Barahim Avdyli, ka shkruar parathënien, jo vetëm duke folur për vlerën e poezive të saj, por edhe për preokupimet e saj, që janë pjesë e jetës sonë nëpër rrugët e jetës që bëjnë shqiptarët, kudo që janë, qoftë brenda atdheut, qoftë të mërguar nëpër botë.

Kurse për veprën e Dr. Muhamet Rugovës, ‘‘Kronikë e kohëve-gjenealogjia e familjes Lila-Rugova, që nga paraardhësit’’, botim i vitit 2021, duke shqyrtuar peshën që ka botimi i këtillë, ku jepet historia e tetë brezave të familjes Lila-Rugova, që në një mënyrë apo në një tjetër, është shëmbëllim i rrugës për të shkruar historinë reale të jetës së shqiptarëve, pa ato ndikimet, siç thuhet, fisnore, partiake, pushtetore, e kështu me radhë.

Këtu qëndron edhe vlera madhore e veprave të këtilla, si kjo e atdhetarit Muhamet Rugova, për të cilën ka shkruar autori i kësaj vepre, Brahim Avdyli.

Duke lexuar me kujdes dhe me kureshtje të gjitha llojet e shkrimeve të Brahim Avdylit, përfshirë në këtë vepër, krijohet bindja, se janë shqyrtuar, janë analizuar, janë vlerësuar dhe janë studiuar, thuajse të gjitha aspektet e aktit krijues, por edhe rrjedha të jetës shoqërore kudo që jetojnë krijues të ndryshëm, kudo që krijojnë dhe botojnë veprat e tyre, si dhe kudo ku vlerësohen dhe lexohen ato vepra.

Kjo është edhe e veçanta e vlerës së shkrimeve të veprës së Brahim Avdylit, Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta.

Do të thotë, shkrimet e kësaj vepre, qofshin ato vështrime për përmbledhje poezish, qofshin ato studime të mirëfillta, qofshin analiza për çështje të ndryshme të veprës letrare, qofshin edhe shkrime eseistike, nxjerrin para lexuesit një dilemë të përhershme, që mund të përmblidhet, në një formulim të përafërt:

Si komunikon me veprën artistike, autori Brahim Avdyli dhe cilat aspekte vlerash trajton në vlerësimet e tij?

Shqyrtime analitike përgjithësuese për krijime të veçanta

Në këtë shkrim, doemos, edhe si lexues, tërheqin vëmendjen vështrime të veçanta, që mund të trajtohen edhe si studime të mirëfillta për vepra të caktuara, që autori ka marrë në shqyrtim.

Të tilla, kësaj radhe, më bindëse janë vështrimet për vëllimin në dy gjuhë, italisht dhe shqipe të autorëve Filippo Landi dhe Ilire Zajmi, Un treno per Blace, Një tren në Bllacë.

Më thotë mendja, të njëjtën qasje ka edhe për veprën e mërgimtarit të përjetshëm në Bukuresht, Baki Ymerit, për vëllimin e tij poetik, me titull, Zjarri i Shenjtë, botuar në vitin e largët 2001 në Tetovë.

Për vëllimin e Filippo Landit dhe Ilire Zajmit, studiuesi Brahim Avdyli, shqyrton thuajse të gjitha aspektet e këtij vëllimi, duke bërë analizë përimtuese, jo vetëm të vlerës letrare të këtij vëllimi, por edhe vlerën e madhe për kujtesën historike të shqiptarëve, që ndonjëherë thuajse harrojnë nëpër cilat ngjarje tragjike ka kaluar jeta e tyre, edhe si popull i ndarë në disa shtete, por edhe si tërësi kombëtare.

Autori Brahim Avdyli e ka të qartë, se përkundër peshës tragjike që ka përmbledhja që ka marrë në shqyrtim, është i vetëdijshëm, se autorët, as italiani Filippo Landi, as shqiptarja Ilire Zajmi, nuk kanë mundur, as nuk kanë pasur njohuri për gjithë realitetin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ‘‘veçanërisht në Istog, Pejë, Deçan, Junik, Koshare, Morinë, që është vendlindja ime, fshatrat për rreth, Samolicën, në anën tjetër, Shishmanin e Babait e Bokës, Gjakovën dhe rrethinën e saj, deri ne Rogovë të Hasit, përtej Erenikut, që është lidhur me lumin me të njëjtin emër e deri në Dri, pra rajoni kufitar me Shqipërinë, sidomos me Malësinë e Gjakovës e Bjeshkët e Shkelzenit’’.

Qoftë edhe vetëm përfshirja e kësaj pjese të gjeografisë shqiptare, si pjesë e munguar e strukturës së veprës Një tren për Bllacë, shpalon gjithë peshën e tragjedisë shqiptare që kishte shkaktuar armiku ynë shekullore në jetën historike të popullit shqiptar.

Në mes këtyre dy studimeve të mirëfillta, autori ka vënë vlerësimin për vëllimin në tri pjesë të mërgimtarit tjetër të njohur, të Hysen Ibrahimit, me një titull shumë domethënës, jo vetëm për mërgatën shqiptare, por për gjithë kulturën tonë kombëtare, siç është titulli i kësaj vepre në tri vëllime, ‘‘Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi për pavarësinë e Kosovës’’, të cilën e ka botuar Shoqata e Artistëve dhe e krijuesve shqiptarë ‘‘Papa Klementi XI Albani’’.

Qoftë edhe vetëm ky fakt i peshës së këtyre tri vëllimeve, thotë autori Brahim Avdyli, ‘‘do të thotë shumë për shqiptarët e atjeshëm dhe për shqiptarët e këtushëm, do të thotë, për shqiptarët e mërgimit tonë të madh, si dhe për shqiptarët që janë në atdhe’’.

Tërësia e analizave si strukturë e studimit të veprave letrare

Autori i këtij vëllimi vlerësimesh, analizash, studimesh, esesh, Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta, Brahim Avdyli, për secilën veprë që ka marrë në shqyrtim, ka qasje profesionale, ku njohuritë për vlerën e veprës letrare, kushtëzohen nga përmbajtja e akëcilës vepër që ka marrë në shqyrtim.

Prandaj, mund të thuhet se, fjala vjen një studim i mirëfilltë është vlerësimi që ka bërë për vëllimin krijues të poetit Nexhmedin Syla, Ritme jete, botim i vitit 2022.

Duke u marrë me veprën e tij poetike, autori Brahim Avdyli, është marrë me gjithë rrugën jetësore të krijuesit, që do të thotë, ka marrë motivet e poezisë së këtij vëllimi, që ishin pjellë e realitetit jetësor të krijuesit.

Dua të besoj se kjo është e veçanta e të gjitha shkrimeve të Brahim Avdylit në këtë përmbledhje, ngase për secilën vepër që ka dhënë mendimin e tij studimor, autori ka gjetur shëmbëllimet përkatëse me jetën e krijuesit.

Për ta mbështetur këtë mendim, mund të sjellim një argument, që thuajse është i përfillshëm në të gjithë strukturën e veprës së Brahim Avdylit, kur shkruan për poezinë e Kujtim Matelit, Qetësojmë shpirti e trazuar. Duke folur për këtë vëllim me poezi, autori Brahim Avdyli, ndalet bindshëm duke vënë në pah rëndësinë veprës së tij për vendndodhjen e Dodonës, të botuar në dy vëllime studimore, më 2011 dhe më 2016 në Tiranë, më titull, Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, I, II.

Do të thotë, autori i këtij studimi, Brahim Avdyli, gjerësinë e analizës së tij e ka theksuar që në titull, kur e ka përkufizuar, me Xhevahirët e një shpirti të trazuar dhe çështje të tjera të historisë. Ata që duan të kuptojnë gjerësinë e trajtimit të një vepre letrare, kësaj radhe e kanë të qartë që në titullin e studimit.

Në tërësinë e veprës së Brahim Avdylit, Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta, ka vlerësime interesante, për ngjarje me rëndësi të madhe historike. I tillë mund të jetë shkrimi për shfaqjen e dramës kushtuar Heroit të Kombit, Agim Ramadani, me titull Ringjallja e Agimit, me autorët Xhemile Kajtazi dhe Muharrem Sylejmani.

Mirëpo, autori Brahim Avdyli, para se ta shihte premierën e dramës, i kishte në mendje dhe në shprt vargjet e Agim Ramadanit: Mu shterrshin sytë/ nëse pushoj Lirinë tënde me ëndërrue/ mallkue qoftë gjaku im/ nëse m’vrasin pa luftue.

Lexuesi e ka të qartë, jo vetëm vlerësimin e autorit, por edhe idealin që ka sjellë teksti i dramës së shfaqje teatrore.

Përfundim

Ese që flasin për jetën dhe përtej jetën

Autori i veprës Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta, Brahim Avdyli, ngjashëm me shkrimin për dramën kushtuar Heroit të Kombit Agim Ramadanit, që në një mënyrë është një elegji për veprën madhore të luftës dhe të rënies së tij, ka rikujtuar, ose ka ringjallur aktorin e madh të baletit shqiptar, Rrustem Selcën.

Përjetësia e veprës së Rrustem Selcës, jo vetëm si aktor i baletit, por edhe si formues i vlerave të kulturës kombëtare, në përkujtimin e autorit Brahim Avdyli, shpalohet edhe përmes regjistrit të madhe të veprave ku ai ka përjetësuar diçka nga vetvetja, pra ka krijuar që në gjallje rrugën e së përjetshmes.

Qoftë edhe vetëm për këtë cilësi, ky përkujtim është një lapidar që i kushtohet një artisti të madh.

Një studim i veprës së autorit Brahim Avdyli, ka gjetur vend në këtë vepër, në rrafshin krahasues, të poezisë së krijuesve të rinj, në raport me emrat e mëdhenj të poezisë shqipe, siç janë tre nga krijuesit tanë më të njohur, më të dashur për lexuesin shqiptar, ndër më të veçantët në poezinë shqipe, siç e përkufizon edhe autori i studimit krahasues.

Krahasimi në mes poezive të Fatos Arapit, Dritëro Agollit dhe Xhevahir Spahiut, si dhe ndonjë krijuesi tjetër më të rinj, siç është Dan Kosumi, e ndonjë tjetër, në një mënyrë apo në një tjetër, është përgjithësimi i përvojës së leximit të artit poetik, gjë që e ka theksuar edhe autori i këtij studimi, Brahim Avdyli.

Pa marrë parasysh se ku e ka gjetur tharmin e krahasimit, autori ka shtjelluar një nga temat më të përjetshme të poezisë, si është dashuria njerëzore.

Vepra e Brahim Avdylit, Bota shpirtërore dhe krijime të veçanta, përmbyllet me një analizë të mirëfilltë, siç e ka quajtur autori, një ese me një titull shumë domethënës, Sytë që më përcjellin.

Mund të shkruhen radhë të tëra për përkufizimin e kuptimit të këtyre syve që përcjellin autorin, që përcjellin krijuesin, që bëhen pjesë e vetëdijes, që nga fëmijëria e deri te akti i ikjes nga kjo jetë.

Marrë në përgjithësi, kjo vepër e Brahim Avdylit ka hapur aspekte të ndryshme të rrafshit studimor të letërsisë, sidomos të poezisë shqipe, ka prekur aspekte të ndryshme të temave të përgjithshme e të përjetshme, siç janë dashuria dhe vdekja, ka shkruar për emra të veçantë të jetës sonë historike, siç është rënia për liri heroit të Kombit, Agim Ramadanit, ka sheshuar rrofshin krahasues të poetëve shqiptarë, të dy a më shumë brezave, si dhe ka trajtuar me shumë këmbëngulje rrugën krijuese të disa nga krijuesit e mërgatës sonë të madhe, e cila përherë e më shumë po bëhet pjesë e vlerave të kulturës sonë kombëtare.

Filed Under: Reportazh

KUVENDI I KUÇIT 1614 “SIMBOL” I ALEANCAVE  BALLKANIKE E MË GJËRË KUNDËR PUSHTUESVE TURKO-OSMAN! 

July 15, 2023 by s p

PËRG. NDUE  BACAJ 

HYRJE 

Shqiptarët në përgjithsi nuk ishin pajtuar për asnjë moment me pushtimin turko-osman, ndaj ata kishin zhvilluar aleanca, kuvende e beslidhje duke u përpjekur të organizohen në kryengritje e beteja të tjera, në mbrojtje  të lirisë, të drejtave njerzore e jetësore, e deri pë çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve të tyre… Ndërsa “laku” i pushtuesit turko-osman shtërngohej shqiptarët, (veçanarisht ata të veriut së Shqipërisë), do të zgjeronin bashkëpunimin edhe me fqinjët e tyre e më gjërë, të cilët ishin të pushtuar apo e konsideronin armike të tyre perandorinë Turke-Osmane. Shekulli i 17-të shënon një nga kulmet e këtyre bashkëpunimeve me kuvende e aleanca ballkanike. Kuvendi ballkanik i Kuçit i 15 korrikut 1614 është “simbol” i këtij bashkëpunimi ballkanik e më gjërë… 

DISA NGA KUVENDET QË I PARAPRINË KUVENDIT TË KUÇIT: 

Para Kuvendit Ballkanik të  Kuçit (15 korrik 1614), prijësit dhe krerët shqiptar (kryesisht ata të veriut) kishin zhvilluar disa kuvende, me qellim organizimin e kryengritjeve kundër pushtuesve shekullor turko-osmane. 

Me 7 qershor 1594 u mblodhen në manastirin e Shën Mërisë në Mat një kuvend i përgjithshëm shqiptar. Pjemarrësit në kuvend vendosën që të organizohej kryengritja e përgjithëshme çlirimtare. Peshkopi Nikollë Mekajshi, Tomë Plezha dhe Mark Gjni u ngarkua të hynin në bisedime me Papen për të sigurua ndihmën e nevojshme. Megjithatë përfaqësuesit shqiptar nuk arritën të siguronin ndihmën e kërkuar në perendim, pasi Papati ishte angazhuar në luftën antiosmane në Hungari. Nga ana tjetër, republika e Venedikut, e cila nuk ishte e interesuar për këto nisma të shqiptarëve, u përpoq me të gjitha mënyrat që t’i paralizonte aksionet e tyre, duke nxitur përçarjen ndërmjet krerëve…. Me 1601 u mblodh në fshatin Dukagjin të Matit një kuvend tjetër i përgjithshëm. Në këtë mbledhje moren pjesë 2 654 delegatë nga 14 krahina shqiptare. Vendimi i kuvendit për organizimin e një kryengritje të përgjithshme edhe këtë herë nuk arriti të siguronte përkrahjen europiane, për shkak të qendrimit negative të Venedikut.1.  Më 13 dhjetor 1608 në manastirin e Moraçës, pranë liqenit të Shkodrës, nën drejtimin e patriarkut të Pejës, u mblodhën krerë serbë, shqiptarë, bullgarë, boshnjakë, hercegovinas e serbë ku u diskutua për dëbimin e osmanëve dhe iu kërkua ndihmë dukës së Savojës. Kjo mbledhje shërbeu si pikënisje për organizimin e disa kuvendeve ballkanike.2.  Kështu krerët e krahinave të Mbishkodrës më 1610 shpallën bashkimin nën emrin ,,Malet Shqiptare. (Ndërsa dhjetë vjet më vonë në Shqipërinë e Mesme u krijua edhe bashkimi shqiptarë nën emrin Lidhja e Arbërit)…3.  

KUVENDI I KUÇIT, 15 KORRIK 1614

Kuçi nuk ishte zgjedhur rastësisht si vendi ku do të zhvillohej kuvendi i parë  ballkanik. Kuçi shte vendi historik i njërit prej fiseve autokton Iliro-Shqiptar , ku kishte qënë edhe kryeqyteti rezervë i Ilirisë, Meduni. Kuçi ndër mote e shekuj kishte pasur toponime (emertime) të ndryshme si Chuci, Chucchi, Cucci, Cuchi, Cuchii, Cucçi, Cusi, Cussi, etjerë që i kishte imponuar historia, por pa i ndryshuar historinë dhe autoktoninë Iliro-Shqqiptare…4.  

Kuvendi i Parë Ballkanik u mbajt në Kuç të Malësisë Madhe me 15 korrik 1614. Në këtë Kuvend morën pjesë përfaqësues shqiptar, serbë, malazezë dhe maqedonas.5.  Ndërsa në një histori të vjetër të Shqipërisë (me autor Zhan Klod Faveirial) shkruhet se në kuvendin e Kuçit të Shqipërisë me 1614, muaren pjesë (perveç perfaqesuesve shqiptarë, serbë e malazezë) edhe përfaqësues nga Bullgaria, Hercegovina dhe Dalmacia… Qellimi i kësaj mbledhje ishte të gjente mënyren për t’i dhënë fund mbipagesave dhe taksave të padurueshme, viktimë e të cilave ishin të krishterët. Duket se turqit nuk ishin në dijeni as për këtë mbledhje e as për qellimin e saj. Plani i kësaj kryengritje të mrekullueshme u gjend në dokumentin e Karlit II, dukes së Neversit. Gjithshka ishte parashikuar: ushtria kryengritëse do të përbëhej prej 160 mijë trupash, do të pritej një monedhë e përkohëshme dhe e pranushme pas luftës, do të marshohej drejtë Kostandinopojës dhe, përgjatë rrugës, do të merreshin kjo apo ajo fortesë. Perandori i Gjermanisë dhe princët e Moldavllahisë do të mbështesnin kryengritjen. Nuk bëhet fjalë për Venedikun, por ai ishte tepër i interesuar për një kryenritje të përgjithshme, kështu që nuk është e mundur të ketë qënë jashtë saj.  Veç, ndërkohë vetëm bashkëpunimi i Francës mund t’i jepte kësaj kryengritje një shans suksesi, por Franca, qysh prej kohe të gjatë ishte në mardhënie shumë të mira me perandorinë Otomane…6.  

44 KRENË QË MORËN PJESË NË KUVENDIN E KUÇIT:
1.Gradam (Gradan) vojvoda i Novogostës
2.Konti Lala Drekali prej Kuçit
3.Konti Vojo nga Rizano
4.Konti Vojo nga Mali i Zi

5.Gjeç Bardhi prej Mirdite
6.Prototopi Ivanoviq
7.Konti Nikolla  prej Piperit
8.Konti Selak (Shllak?) prej Grie?
9.Vojvoda Raic Palabardhi (Bjelopavliq)
10.Rade Vojvoda prej Planit (Plavës?)
11.Konti Petar prej Plushive (?)
12.Konti Stepan Raceçi
13-Konti Drahigo Geleci
14.Konti Menzita Serciza
15. Konti Nikolla Negushi
16.Gjin Gjergj Dukagjini
17.Konti Vule Dubigini (Dubinjë?)
18.Konti Radosava Bronci (Bonci?)
19.Konti Mark prej Malit të Zi 

20.Konti Gjon nga Zupa e Epër
21.Vojvoda Vuka (Vuk Keqi apo Vuka Gjeçi prej Kelmendit
22.Konti Thoma prej Vershevo
23.Konti Parvo (Pavlo?) nga Prizreni (?)
24.Vjovoda Sekuli (Gjek Kuli apo Gjek Culi) nga Boga
25.Konti Milia nga Bjela (Bardha e Kuçit?)
26.Konti Gjon Plesisi (Lleshi i Zi?)
27.Konti Dragoi nga Rudina
28.Konti Mileta Rigano
29.Konti Gjon Mustaki
30.Konti Millosh Çekanji (Çekaj?)
31.Konti Mihal prej Prejs
32.Konti Thoma i Kostas
33.Konti Vuisko nga Biloshi
34.Konti Vigio Ravan nga Griniqi (Grigjaniku?)
35.Konti Vukigj (Vuk Keqi?)
36.Konti Voin nga Balea (Baleza?)
37.Konti Andria nga Zupa e Poshtme
38.Konti Mile nga Kupe (Prokupi?)
39.Konti Thoma nga Podgorica (?)
40.Konti Cepivo nga Ljeshkopolje (Fusha e Ljeshkës)
41.Konti Vule nga Zeta (Genta)
42.Vukoshanga Trepsha (?)  
43.Konti Andria nga Plesiuvci
44.Popo Voin nga Zaravina (Rasanina? Eosavina?)7.  

Në vitin 1614 nga kuvendi i Kuçit do të nisej nga zotërit e beslidhur të mbretërisë së Shqipërisë dhe Serbisë, kapedani Gjon Renesi, pranë fort të kthjellëtit zot dukë të Parmës, me të cilin bisedoi gjatë mbi qellimin e atyre zotërve të besëlidhur, dhe pastaj qe nisur prej lartësisë së tij nga i cili u shprehen qellime shumë të mira. Dhe prandaj me letra, me të holla e përkrahje (Gjon Renesi) u kthye në ato anë ku i bëri një parashtrim shumë të gjërë Kuvendit….8.  Duhet qartësuar se burimi kryesor i informacionit për Kuvendin e Kuçit janë relacionet e kapedanit Gjon Renesit, i cili tregon takimet e tija me kontë e  pjesmarrës të kuvendit  si Lala Drekalin nga  Kuçi, Kontin Vojo nga Mali i Zi, Gjin Gjergjin e Dukagjinit e tjerë, si dhe princër e dukë të vendeve të tjera europiane me të cilët mendohej të lidhnin aleanca dhe të perfitonin ndihma për kryengritjen kundër turke-osmane. Gjithashtu nga relacionet e kapedan Gjonit mësojmë se 25 veta janë përfaqesuesit kryesor që morën pjesë në Kuvend, ndërsa të tjerët që nuk mund të vinin për shkaqe shumë të rëndëshme të tyre do të dërgonin sekretarët e tyre me vulat e veta dhe me betimin, dhe këta qenë 19 veta, dhe pastaj u bë një Kuvend shumë besnik, në të cilin unë (Gjon Renesi) referova gjithë ato që sillja nga takimet me princër e dukë të vendeve të tjera jashtë Ballkanit , si me ata të Parmës, Venedikut, Spanjës, Neversit, Francës, Selisë së Shenjte, me Perandorin e Gjermanisë dhe princët e Moldavllahisë… që mendohej se do të mbështesnin kryengritjen.  Gjithashtu në relacionet e kapeden Gjon Renesit mësohen edhe hollësi të tjera në lidhje me sasinë e burrave të armatosur që mund të ngriheshin në këmbë , ku ai jep një shifer “interesante” dyqind bile treqindmijë burra të gatshëm e të sigurt për t’i sherbyer lirisë… Në relacione ndonjëherë shkruhet se Kuvendi është zhvilluar me 14 korrik, 15 korrik  e deri me 25 korrik, por që në fund “konkludohet se kuvendi i parë ballkanik i Kuçit është zhvilluar me 15 korrik, datë tashma e pranuar…9.  Në fund të relacioneve jepen disa të dhëna moshe e fizike për kapedan Gjon Renesin, ku thuhet: “Kapedan Gjon Renesi është një burr rreth pesëdhjetë vjetëve, më fort i madh se i vogël, me trup të thatë , me mjekër të zezë, me ngjyrë të zbetë, i cili sot vishet në mënyrën frenga.10.  Vlen të cilësohet se edhe historiani e studiuesi amarikan (E.Jacques) shkruan për kuvendin e Kuçit e planet e tij pa datë, por shënon vetëm vitin (1614). Mbasi ajo çfar shkruan ky historian më duket se ka diçka më shumë se referencat e tjera  mendova t’a citoj:  “Me 1614 në Kuç të Shqipërisë së Epërme u mbajt një kuvend , ku moren pjesë patriarku i Serbisë dhe prijësat e të gjitha mbretërive europiane të pushtuara nga Turqia. Ata dërguan te  Papa kapitenin Xhovani (Gjon) Renes, që të paraqiste planin që do t’u sillte çlirimin nga Turqia. Lenormanti ka lënë një përshkrim të planit. Armët do tu jepeshin malësorëve.. Dukagjinit dhe Himarës, gjithsei 30.000 ushtarë të zot. Nga Himara 8300 burra do të zaptonin kalanë dhe qytetin e Vlorës, gjë do të jetë e lehtë pasi rojet e kalasë janë të krishterë dhe prijësit e tyre kanë rënë në ujdi me himariotët. Dukagjinët  do të marrin me lehtësi Krujën duke qënë se turqit e kishin lënë pas dore rindertimin e një pjese të rrëzuar. Të tjerë do të shkonin në Shkodër dhe Kastelnovo , ku punët ishin ujdisur me rojet e natës , që ishin të krishterë.  Pastaj ushtritë fitimtare do të shpartallonin turqit  në vend, duke e përdorur plaçken e luftës, të rrëmbyer turqëve apo çifutëve për mirëmbjatjen e ushtrisë e, madje, duke i shporrur turqit fare nga Kostandinopoja…”.  Kuvendi do të vendoste të dërgonte Gjon Renesin në Francë për t’u marrë vesh me dukën e Neverës, i cili po përgatiste një ekspeditë për të zbarkuar në Ballkan. Por edhe këtë radhë shqiptarëve nuk u erdhi ndihma e shpresuar. Duka i Neverës ishte akoma larg nga përgatitjet për të vënë në jetë projektin e tij…. Një tjetër kryengritje e organizuar mirë ngjalli shpresat e shqiptarëve në veri e jug. Planet e saj i kristalizoi Karli II, Duka i Neversit në Francën qendrore….11.  

KUVENDE TË TJERA , SI VIJIM I KUVENDIT TË KUÇIT TË 15 KORRIKUT 1614 

Pa kaluar dy muaj nga kuvendi i parë, me 8 shtator 1614 në Kuç u mbajt Kuvendi i Dytë Ballkanik, i cili perpiloi edhe një projekt konkret për një kryengritje të përgjithshmee përqendruar në katër zona.12.  Njëra nga këto do të kishte qëndrën në Himarë dhe do të synonte çlirimin e Vlorës, e dyta në Dukagjin me synim Krujën, e treta në Malsinë e Madhe me drejtim Shkodrën dhe e fundit në Mal të Zi me synim çlirimin e Kastelnovos. Në të njëjtën kohë do të hidheshin në kryengritje edhe metropoliti i Durrësit, me të cilin do të bashkoheshin edhe peshkopët orthodoksë të Janinës e të Artës, si dhe prelatë e krerë të tjerë të krahinave të ndryshme të Ballkanit..13.  Më 11 nëntor 1616 në Prokuplje të Serbisë u mblodhë Kuvendi i tretë, ku morën pjesë siç thotë një burim bashkëkohës, zotnitë kryesorë të mbretërisë së Bosnjës, të Kosovës, të Serbisë, të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Arkidukatit të Hercegovinës. Për shkak të kushteve të reja që ishin krijuar me rritjen e rolit të Austrisë si kundërshtari kryesor i Perandorisë Osmane, këtë herë kuvendi nxori në plan të parë si detyrë për të çliruar së pari Bosnjën, meqenëse kishte mundësi më të mëdha të ndihmohej nga ana e Austrisë. Megjithëkëtë edhe në këtë kuvend u pa i nevojshëm një zbarkim në Shqipëri, sepse kryengritjet shqiptare mbanin vazhdimisht të hapur një plagë në anët më të dobëta të Perandorisë Osmane. Në bregdetin shqiptar, prej nga niseshin rrugët drejt viseve të brendshme të Ballkanit dhe se, siç thuhej në vendim, një pjesë e popullit të këtij vendi nuk i bindet sulltanit dhe jeton i lirë, (siç janë – shën. i aut.), zotnitë e Dukagjinit, e Kelmendit, e Piprit, e Palabardhit dhe të Malit të Zi”. Prandaj në çdo plan ushtarak, si më përpara edhe tani, Shqipëria zinte një vend nga më të rëndësishmit. Me të zbarkuar flota evropiane në brigjet shqiptare, 10 000 burra do të bashkoheshin me forcat hercegovinase. Me 40 000 veta nga Dukagjini, Kelmendi, Pipri, Palabardhi e nga Mali i Zi do të merrnin kështjellën e Shkodrës e prej andej do të shkonin drejt Sofjes, ku do të bashkoheshin me forcat e tjera për të parashtruar planin për marrjen e Stambollit. Projekti mbeti përsëri në letër. Duka i Neverit e zgjati shumë përgatitjen e ekspeditës. Në pragun e nisjes flota u dogj. Spanja i druhej luftës me shtetin osman…. Një dëshmi tjetër e lëvizjes çlirimtare ballkanike u bë kuvendi i Beogradit, 18 nëntor 1620…14.  Nga të 24 krerët e kuvendit të Beogradit, që nënshkruan planin e luftës, më të rëndësishmit ishin Lala Drekali i Kuçit, Gjin Gjergji i Dukagjinit dhe Vuk Gjeçi i Kelmendit, pas të cilëve vinin krerët e tjerë të ardhur në kuvend nga malet shqiptare. Të bashkuar në “Lidhjen e Arbënit”, Dukagjini, Pipri e Kelmendi do të nxirrnin 14 000 luftëtarë. Të gjithë do të grumbulloheshin në Pejë, ku do të krijohej një ushtri prej 50 000 këmbësorëve e 30 000 kalorësve prej forcave të Shqipërisë, Maqedonisë e Serbisë. Edhe këtë herë kuvendi zgjodhi shqiptarin Gjon Renësi si njërin nga të dërguarit e vet për në oborret evropiane. Por, ndihma e kërkuar me armë dhe zbarkimi në brigjet shqiptare nuk u siguruan as këtë herë.
Kuvendet ndërballkanike nuk arritën të organizonin një aksion të përbashkët për dëbimin e osmanëve nga Evropa. Popujve ballkanas e në radhë të parë kryengritësve shqiptarë iu desh të luftonin duke u mbështetur në forcat e veta. Shkaqet e dështimeve të përpjekjeve për organizimin e një aksioni të përbashkët kryengritës ballkanik ishin kryesisht kontradiktat midis shteteve evropiane, të cilat ishin në rivalitet me njëra-tjetrën në zotërimet osmane…15. 

Në vitin 1621, ipeshkëvi Pjetër Budi hartoi një relacion me të cilin përkrahte projektin dhe raportonte se rreth 30 000 shqiptarë (të krishterë e myslimanë), u treguan të gatshëm të rrëmbenin armët kundër turqve, me të zarkuar në Shqipëri një ekspeditë ushtarake europiane. Ai kërkoi pa u lodhur forca e municione nga Spanja, Italia e Franca, mirpo një ndihmë e tillë nuk u matrializua kurrë.16  

“EPILOG”:

Fatkeqësisht kuvendet, aleancat dhe projektet duke përfshirë edhe atë të Kuvendit të Kuçit 1614 e të tjerë si vijim të këtij kuvendi, thuajse nuk u matrializuan kurrë. Ky dështim i projekteve për kryengritje të përgjithëshme kundër turke-osmane ballkanike e më gjërë, ka mbi të gjitha edhe “vulen” e aleatëve “europian” (të sipercituar…), të cilët  këto projekte ose  nuk i përkrahen, ose i “perkrahen” vëtëm si projekte me fjalë dhe në letër. Përkundër kësaj ne shqiptarët edhe të vetëm vijuam me vite e shekuj luftën dhe përpjekjet tona kundër pushtuesit turko-osman, në mbrojtje të lirisë, të drejtave njerzore e kombëtare dhe troje etnike iliro-shqiptare, por mjerisht edhe të armiqëve të tjerë të shtuar (si ish “aleatët” e kuvendëve të më “spërme” si Serbia e Mali i Zi), derisa me 28 nëntor 1912 shpallem mvehtësinë, por deri atëherë kishim humbur rreth dy të tretat e trojeve tona etnike, edhe me “bekimin” e një pjese të Europës plakë e “shake”… 

Malësi e Madhe, 15 korrik 2023.

REFERENCAT: 

1.Histori e Popullit Shqiptar, për shkollat e mesme, Hartuar nën drejtimin e Innstitutit të historisë të Akademisë së shkencave të Rep.Shqipërisë, fq.73, viti i parë i botimit “Eurorilindja”, Tiranë 1994. 

2.https://www.shqiperia.com/Kuvendet-nderballkanike.206/. 

3.https://kosovare.albanianforum.net/t3914-shqiptaret-pas-skenderbeut. 

4.Më hollësisht shih Giuseppe Valentini, Il Dirito Delle Comunita, nelle tradizione giuridica Albanese, fq.293-294, Universita di Palermo,Facolta di Lettere, printed in Italy, Firence 1956.  

5.Histori e Popullit Shqiptar, për shkollat e mesme, Hartuar nën drejtimin e Innstitutit të historisë të Akademisë së shkencave të Rep.Shqipërisë, fq.73, viti i parë i botimit “Eurorilindja”, Tiranë 1994.

6.Zhan Klod Faveirial , Historia (më e vjetër) e Shqipërisë, fq.327-328, Plejad 2004.   

7. Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vëllimi III (1603-1621), perg. nga Innjac Zamputi, fq.289-290. 

 8.Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vëllimi III (1603-1621), perg. nga Innjac Zamputi, fq.295-297. 

9.Më hollësisht shih dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vëllimi III (1603-1621), perg. nga Innjac Zamputi, fq.291-298.  

10.Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vëllimi III (1603-1621), perg. nga Innjac Zamputi, fq.299. 

11.Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme. Fq.273, shtypi: Lajmi i mire, Tiranë 1995. 

12.Histori e Popullit Shqiptar, për shkollat e mesme, Hartuar nën drejtimin e Innstitutit të historisë të Akademisë së shkencave të Rep.Shqipërisë, fq.73, viti i parë i botimit “Eurorilindja”, Tiranë 1994.  

13.http://www.letersia.fajtori.com/Historia/Sundimi_turk/ekspeditat_turke.php. 

14.Histori e Popullit Shqiptar, për shkollat e mesme, Hartuar nën drejtimin e Innstitutit të historisë të Akademisë së shkencave të Rep.Shqipërisë, fq.73, viti i parë i botimit “Eurorilindja”, Tiranë 1994. 

15.https://www.shqiperia.com/Kuvendet-nderballkanike.206/ 

16.Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme. Fq.274, shtypi: Lajmi i mire, Tiranë 1995. 

Filed Under: Histori Tagged With: Ndue Bacaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1561
  • 1562
  • 1563
  • 1564
  • 1565
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT