• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEMOKRATIZIMI I INSTITUCIONEVE DOMOSDOSHMËRI PËR SHOQËRINË DHE KOMBIN!

April 1, 2023 by s p

Besim Ndregjoni/

Mbas 2 viteve që i  ka mbaruar mandati Avokatit të Popullit, komisioni i ligjeve të parlamenti thirri në séance dëgjimore kanditatët për të paraqitur performacën e tyre për tu zgjedhur në at institucjon kushtetues. Në mes kanditatëve për dy vite rrjesht kanditoi dhe unë si përfaqësues i 100.000 familjeve të mbijetuarve të diktaturës dhe i mbështetur nga shoqëria civile dhe tre komuniteteve fetare në vend. Sigurish kanditonin ish Z/Kryeministra, ish titullarë të lartë të institucjoneve kushtetuese , ku fatkeqësisht mbahen mend nga shoqëria si dështak por që mbroheshin nga partia, sepse ishin me biografi të mire dhe i përkisnin regjimit totalitar që kishte dhunuar të drejtatat dhe liritë e njeriut, në regjimin e diktatorit Enver Hoxha. Për lexuesit po ju paraqes fjalën time që mbajta në komisionin e ligjeve për ti shërbyer sadopak të vertetës se si parlamenti shqiptar e përdor formalizmin për fuksionimin e kushtetutës, kurse vendimet i merr me vendime partie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.  

E para : I përkas një familje fisnike shqiptare që ka përballuar tre diktatura, fashiste, Naziste, dhe Komuniste, për CV time jua a kan ba presence Shoqëria civile , tre komunitetet fetare si dhe personalitete të larta të artit kulturës, por mbi të gjitha thirrja që ju ka drejtuar ish e burgosura politike bashkëshortja e poetit martir Havzi Nela, Lavdie Nela drejtuar Kryetares Kuvendit, dhe juve të gjithve Antarë të Komisionit të ligjeve. Thirrja e saj u ndesh me heshtjen dhe mospërgjigjen e antarve të kuvendit, zgjodhën heshtjen dhe vendimin e partisë për të ju përgjigjur një armike siç është heroina e burgjeve dhe bashkëshortja e poetit martir. Bazuar në ligjin për Avokatin e popullit neni 2 citohet se mbron të drejtat dhe liritë edhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet e mosveprimet e paligjshëm e të parregullta të organeve e administrates publike si dhe të tretëve  që veprojnë për llogari të saj. Avokati i Popullit udhëhiqet nga parimet e pansisë, konfidecialitetit, profesionalizmit dhe pamvarsisë , ushtron veprimtarinë në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut të parishikuar në dispozitat kushtetuese  dhe në ligje. E kush më shumë se ne që na  janë dhunuar të drejtat e liritë , me ndalimin e arsimit, me luftën e klasave  për punën etj, e ka sensibilitetin  ti mbrojë këto të drejta, e ta krye me nder atë detyrë kushtetuese. Neni 12 i këtij ligji përcakton të drejtat për tu ankuar në at institucjon , bazuar në kët nen ti përgjigjem qytetarit ashtu siç e përcakton ligji dhe në ruajtjen e sekretit të qytetarit. Gjithashtu neni 13, 17  18  19  19/1dhe 21 i japin të drejtën e fuksionimit dhe shqyrtimit të ankesave dhe të drejtave të qytetarve .Neni 22/1 i jep të drejtën avokatit për sanksione ndaj administrates që ka shkelur ligjet për  qytetarin.

 I përkas asaj pjese të popullsisë që e kan vadit tokën shqiptare me gjak martirësh nga jugu në veri dhe kam tridhjetedy që komunitei që përfaqësoi ka tre dekada që presim të mësojnë të verteten e asaj çfar ka ndodhur dhe si janë dhunuar të drejtat e shqiptarve gjatë periudhës komuniste dhe si jan krijuar dosjet e tyre.. Hetimi dhe denimi i krimeve të komunizmit  janë të lidhura ngushtë me sigurinë kombëtare të shqiptarve në kontekstin strategjik. Dhe besoi më shumë se ky institucjon nuk mund të japin kontribut ndonjë institucjon tjetër që i shërben politikës partisë  dhe jo shtetit të së drejtës që ka 32 vite që nuk po e ndërtojmë.

Kush ka frike nga e verteta,  hetimi, zbulimi dhe denimi i krimeve komuniste në Shqiperi?

Përgjigja është e qartë nga e vërteta ka frikë politika shqiptare që për 32 vite jo që nuk kërkoi falje, por nderoi xhelatët e krimit dhe përbuzi viktimat dhe të mbijetuarit e diktaturës, duke përfituar nga paqja që përcollën ky komunitet fisnik  ndaj politikës. Ndaj këtyre padrjtsive dhe shkelje të drejtave dhe lirive të njeriut që ka përdorun politika për 32 vite fatkeqësishtm dhe Avokati i Popullit heshti. Prandaj kanditoi që ta denojmë heshtjen ndaj krimit.ta denojmë pushtetin dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut. Njohja dhe demaskimi i krimeve te kryeme, dhe paralelisht me ata  edhe respekti per viktimet e pafajshme te ketyne krimeve jane dy aspekte të së njëjtes monedhe: natyra dhe pesha e përgjegjsise sonë, si deshmitare të kesaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjesisht kombetare, ashte nji problem ekzistencial per te gjithe njerezimin e ndershem, problem që ka karakter politik e personal- dhe fetar per ata qe besojne! Prandaj kanditoi që institucjoni i avokatit të popullit të jetë në shërbim të shoqërisë dhe jo politikës

    Pavaresisht nga përpjekjet e “propagandisteve” të pakurueshem që nuk pranojne këte fakt të qarte si drita e diellit, e që nuk tregojnë asnji interesim me deshmue  rrjedhimet shkatërruese të atij rregjimi gjakatar që perjetojme edhe sot, duhet pranue se shkalla e krimeve komuniste ka arritë në pikën ku mund të cilesohen si “krime kunder njerezimit” të denueshme nga legjislacioni ndërkombetar , dhe heshtet nga legjislacioni kombetar. Këto perpjekje të “propagandisteve”, nuk kane qellim tjeter veçse me largue vemendjen e popullsise shqiptare nga e kaluemja, sa ma  gjate që të jete e mundun…. derisa t’i mbuloje harresa. Me nji zhvillim te këtill ndergjegjet tona do të mbeten të njollosuna; si rrjedhim, pamundesohet integrimi i jone ne Boten e Lire, si qytetare të lire, që na synojme.

Ky zhvillim duhet te sherbeje dhe per  zbulimin e nji aspekti te vendit tone, ne nji kohe te caktueme…!Si ashte e mundun qe i kemi lejue vetes, si shoqeni shqiptare, me  zbrite kaq poshte? Dhe kjo ndodh që institucjonet nuk veprojne por imitojne regullore e privilegje për drejtuesit e deputetët. Deputetët  janë mandatuar për të dhanë ligje dhe barazi për qytarët jo për ti kthyer institucjonet në vende pune për miq partiak siç ndodhi në dhjetor ku mazhorance dhe opozita kacafyteshin në parlament për të zgjedhur Avokat Populli mikun , klientin, dhe aspak nuk mernin në konsideratë përfaqësuesuesin  e shoqërisë civile, dhe të 100.000 familjeve shqiptare që i mbijetuan diktaturës, duke mos kursyer dhe jetën. Zotrinj deputet të ligjeve, Institucjonet në shtetin e të drejtës nuk janë krijuar për politikanë  e familjare të tyre , por me kushtetutë janë prone e qytetarve shqiptarë që japin kontributete e tyre që të ndërtojmë shtetin e së drejtës, votohet dhe kundërshtari politik, kështu fuksionon demokracia zotrinj nuk fuksionn me vendime politike partie kundra kudërshtarve politike. Me lejoni të ju sjell ndermend thënjen e socialdemokrates disdidentes Musine Kokalari që ju drejtue xhelatve në sallë e gjygjit: Ju po më denoni se nuk jam komuniste , por Shqipërine e dua më shume se Ju. Atëhere shtrohet pyetja përse Ju ligjvënës luftoni që mos të zgjidhet një antikomunist por vetëm në qoftëse ka lidhje me diktaturën.

Kam 32 vite që kam kontribuar në rehabilitimin e qytetarve që kan kaluar trauma dhe tortura nga regjimi totalitar komunist, në bashkëpunim me shoqërinë civile, Qendrën e traumës dhe tortures dhe në bashkëpunim të plotë me Avokatin e Popullit të Danimarkës bazuar në konventat ndërkombëtare prej një periudhe 15 vjeçare, duke rehabilituar shum qytetar nga traumat që kishin pësuar. Si misionar i ngritjes së Parcelës Kombëtare të Kujtesës në nderim të mbi 6000 të pushkatuarve dhe të zhdukur kufomat nga ky institucjon do të i shërbej qetsimit shpirtëror të mbi 6000 familjeve që përballen me heshtjen e politikës dhe shtetit. A ju shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut këtyre 6000 shqiptarve që nuk kan një varr dhe një ditë kujtese për ti nderuar martirët që u vranë pa faj. Shoqëria shqiptare është e ndarë, në të privilugjumit e diktaturës dhë në të mbijetuarit e diktaturës, ku të parët,  kan marrë të gjitha benifitet e sistemit, dhe pjesa tjetër e shqiptarve që e vaditi me gjak çdo pjese të Shqiprise duke e kundërshtuar diktaturën dhe u përball me murin klasor politik dhe përçmimin e pushtetit dhe politikës të ndërtuar gjatë këtyre tre dekadave. Ka 32  vite që asnjë innstitucjon të shtetit nuk lejohen të drejtojnë ata që kundërshtuan diktaturën,  kush ashte ai ose ajo force politike që nuk turpërohet që në institucjonet e vendit nuk ka asnji  personalitet drejtues  që nuk kan lidhje me diktaturën.Gjatë këtyre 32 viteve politika sunduese ka krijuar disnivel në pjesët e shoqërisë shembull është të mbijetuarit e diktaturës, kan pensione qesharake, kurse  xhelatët që kryen krime ndaj kësaj pjese popullsisë kan pensione marramendse, A nuk është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut zotrinj paralmentar. Shqipëria dhe shteti janë prone e shqiptarve dhe jo vetëm të priviligjuemeve të komunizmit siç ka ndodhur gjatë këtyre tre dekadave. Kanditoi për avokat populli që institucjonet kushtetuese të mos politizohen nga ushtarë të partisë  apo të zgjedhurit e kryetarve të partis. Por ti drejtojnë ata që bahen ushtarë të ligjit dhe kushtetutes dhe aspak pazarve të drejtuesve të pozitës dhe opozitës. Kurre gjatë 32 viteve unë dhe shtresa që përfaqësoi nuk kemi urryer, ju zotrinj politikan si majtas dhe djathtas përse urreni ata që nuk janë ushtarë të partive tuaja. Pse  urreni kanditaturat e të përndjekurve politikë zotrinj parlamentarë, përse nuk i kthyet pergjigje heroines Lavdie Nela sidomos ju gra deputete e cila jua cilsonte në emër të nenave që ngelen pa fëmijë nga torturat siç ka ngelur heroin Nela, a nuk ju vrau kjo thenje juve që jeni nëna gra.

     Dhe kjo  sjellje e juaj zonja dhe zotrinj deputetë mjafton qe vendi i jone te mos ngrihet kurre ne kambe me nji shoqeni civile të ndërgjegjshme për rolin e saj: nji shoqenie njerezishme, tolerante, e permbi të gjitha jo e dhuneshme: “qytetarin”pjesemarres e “qytetarine”! Koncepti i qytetarit përmban pjesemarrjen koshiente në jetën shoqënore e politike të vendit; pjesemarrja ashte pengesa kryesore në luften kunder diktatures dhe ideologjive totalitare. Pjesemarrja koshiente lufton sundimtaret e këqij dhe sherbetorët e tyne me pagese, lufton atmosferen ku ata mashtrojne veten Amundet të na mashtrojne dhe të mos shqetesohemi? Si do te dalim nga kjo gjendje?….Si do të zhdukim anormalitetitn e politikes? Si t’iu kthejme njerezve shpresen për të ardhmen    Ky ashte ndergjegjsimi, hapi i pare i zgjidhjes. Njeriu duhet te jete koshient dhe i bindun per drejtesine e kauzes qe mbron para se te aktivizohet…qe ashte hapi i dyte.

Kthimi i institucjoneve në shërbim të qytetarve është primarrja e një sistemi demokratik. Dhe thirrja  ime  përpara jush zotrinj ligjëvënës është ta shembeni murin e urretjes që keni ndërtuar nga 32 vite me pushtet imitues më të pështirë të diktaturës, Lejoni dhe votoni kanditaturat e atyre qytetarve që kaluan e përballuan terrorin komunist, dhe u ndeshën për tre dekada me heshtjen dhe luftën e ftohtë politike të pushtetve postkomuniste në Shqipëri. Votoni që institucjonet të demokratizohen jo të politizohen. Demokratizimi i institucjoneve demokratizon shoqërine kombin.Sot keni në dorë ta shembnin murin e urretjes dhe të ndërtojmë murin e paqes të dashurisë dhe të shtetit të së drejtës. Nqs bani të kundërtën historia do të ju denoi. Bëhuni paqëdashës si ne ne të mbijetuarit e diktaturës që nuk urrejmë por përçojmë paqe duke ja lënë drejtsisë denimin e urretjes. 

Kthejani institucjonet shqiptarve, dhe ndertoni shtetin e së drejtës, dhe jo shtetin politik siç eshte tani.

Filed Under: ESSE Tagged With: Besim Ndregjoni

Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore

April 1, 2023 by s p

Dr. Sc. Qazim Namani

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

qazimnamani@hotmail.com

Prof. Ass. Dr. Pajazit Hajzeri,

UBT – University for Business and Technology, Prishtinë, Kosovë

phajzeri@gmail.com

pajazit.hajzeri@ubt-uni.net

Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore

Abstrakt:

Të ndjekësh gjurmët e qytetërimeve të lashta nuk është aspak e lehtë. Gjithmon duhet nisur nga të dhënat më të vjetra, duke kaluar në iteneraret e udhëpërshkruasve, gojdhënave, legjendave, krahasimeve, gërmimeve arkeologjike, supozimeve dhe hipotezave të dhëna nga autor të ndryshëm.

Treva e dardanisë, ishte dhe është një trevë shumë e pasur me miniera dhe minerare të ndryshme dhe shumë të çmuara, andaj edhe të kërkosh një qytet dhe qytetrim shumë të pasur i cili njihet më së tepërmi nga monedhat e tij, është kogja sfidues por edhe leht përcaktues. Sipas të dhënave dhe gjetjeve të monedhave nga ky qytet shohim se kemi të bëjmë me shtrirjen e monopolit të këtyre monedhave në gjithë Gadishullin Ilirik, duke përfshir edhe Bullgarinë, Greqinë, Malin e Zi, Maqedonin Veriore, Shqipërin dhe Kosovën gjithashtu.

Prandaj qytetin e Damastionit duhet ta kërkojmë gjithmon në arealin e Dardanisë antike, pasi që kjo zonë ishte përveçse e pasur por edhe me ndikim në mbarë rajonin.

Fjalët kyqe: Damastion, qytetrim, monedha, minerare, dardan, ilir.

  1. Qyteti i Damastionit 

Damastioni ishte qendër e madhe xehëtare me rëndësi në Iliri, ku që nga shekulli i IV p.e.s, preheshin monedha prej argjendi. Në simbolet e përdorura mbi monedha është çekani i minatorit, që dëshmon se qyteti ishte qendër e një treve të pasur me miniera të arit dhe argjendit.

Damastioni është njëri nga qytet e rëndësishme ilire i cili ende nuk është zbuluar se në cilën hapësirë territoriale ilire ishte ngritur. Bazuar nga burimet antike ky qytet ishte bërë i njohur për përpunimin e arit dhe argjendit. 

Minierat për rreth, dhe përpunimi i metaleve fisnike në këtë qytet kishin një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, të jetës sociale e kulturore të asaj treve. 

Gjurmët e vendndodhjes së këtij qyteti ende nuk janë të përcaktuara qartë, lidhur me këtë çështje janë ngritur shumë hipoteza, por nga mungesa e hulumtimeve në terren, nuk është vërtetuar, ku kanë ekzistuar gjithë ato miniera, dhe ku ka lulëzuar ky qytetërim. 

Hipotezat e ngritura deri më tani dallojnë shumë mes veti, duke e kërkuar në disa qytete dhe vendbanime të ndryshme nëpër trevat e Ilirisë dhe Dardanisë antike në veçanti. 

Shumë studiues për këtë qytet dhanë mendime të ndryshme, duke e kërkuar nga viset jugore të Shqipërisë, në Republikën e Maqedonisë Veriore, në Kosovë dhe në Serbinë e sotme. 

Nga burimet e më hershme mësojmë se në këtë qytet përveç përpunimit të metaleve fisnike, u prenë edhe monedha me emër të qytetit dhe çekanin e minatorit, të cilat sot hasen në shume vendbanime të Gadishullit Ballkanik.

Nëse bazohemi në shkrimet e studiuesve antik, por edhe në mendimet e studiuesve tanë nga Kosova si: Zef Mirditës, Edi Shukriut etj, të cilët mendojnë se qytetin ilir Demastionin duhet kërkuar në Dardani, e pikërisht në lokalitetet e përpunimit të metaleve në rrethinën e Artanës, dhe bazuar në gjurmët arkeologjike dhe minerare, mund të konstatohet se kjo trevë, patjetër duhet të ketë qenë qendër primare për ekonominë dardane.

Përveç shumë lokaliteteve tjera arkeologjike, monedha të Damastionit janë gjetur edhe në Kështjellen e Veletinit afër Janjevës. Është me rëndësi të ceket se rreth 3 km, në juglindje të Veletinit, pikërisht në hyrje të Janjevës, përball kodrinës Grab, ku janë zbuluar galeri të minierave është Gradina e Janjevës. Në anën veriore rreth 100 m. nga muret rrethuese të gradinës, janë zbuluar themelet e dy objekteve dhe disa monedha të antikitetit nga arkeologët serb, andaj edhe këtë lokalitet arkeologjike duhet marrë si të rëndësishëm në Dardaninë antike.

Ndër gjetjet e hershme arkeologjike, me rëndësi shumë të madhe është edhe reliefi i Dhemetrws. Në këtë relief, në qendër të tij është paraqitur Mitra duke e vrarë demin.

Dy bylyzyk prej materialit  të bronzit, të zbuluara në Janjevë, i përkasin periudhës dardane. Njëra që u zbulua në vitin 1934, ruhet në Muzeun Popullor të Beogradit, ndërsa tjetra gjendet në Muzeun nacional të Vjenës. Këto gjetje datojnë që nga shekulli VIII-VII, para lindjes së Krishtit.

Rëndësia e këtij territori të Dardanisë dëshmohet edhe nga ekzistimi i shumë kështjellave dhe gradinave pranë galeriveve minerare që sot i hasim në terren.

Mbarimi i kulturës së bronzit që në malësinë e Galabit, dëshmohet me nekropolet e zbuluara në fshatin Bërnicë të poshtme, Grashticë e Keqekollë, afër Prishtinës, filloj një kulturë e re ajo e hekurit. 

Mbi fshatin Bërnicë, ngrihet kështjella e Siçevës, në Grashticë është fortifikata dhe vendbanimi antik i shtrirë ne disa hektarë. Në fshatin Keqekollë, ekziston një fortifikat që mendohet të jëtë Kështjella e Kekollës. Qytetrimi dardanë në këtë trevë dëshmohet me një numër të madh të fortifikimeve dhe monumenteve të zbuluara.

Në periudhën e hekurit, në këto treva jetonin dardanët, të cilët ishin bartës të qytetrimit të ri, duke dëshmuar kontinuitet qytetrimi që nga parahistoria.

Kjo periudhë e qytetrimit dardanë dëshmohet me vendbanimet e fortifikuara (qytezat), të cilat sot i gjejmë në tërë territorin e Kosovës së sotme e më gjërë. 

Vendbanimet e tipit të fortifikatave në territorin e Kosovës, na shfaqen që nga mbarimi i periudhës së neolitit. Kultura materiale e zbuluar në fshatin Damarocë, pranë lumit Morava Jugore, dhe në fshatin Vlashnje afër Prizrenit, i përkasin grupit: Iodertaro-humusor. Supozohet se këto fortifikime të ngritura në epokat e hershme të historisë, kanë vijuar zhvillimin e tyre gjatë tërë epokës së bronzit, në mënyrë që në epoken e hekurit të bëhen si vëndbanime dominuese në zonat për rreth ku shtriheshin.

Në trevën e burimit të Moravës Jugore, mund ta kërkojmë qendrën kryesore të qytetrimit në këtë zonë, dhe se zbulimet e kulturës materiale të epokës së hekurit, në këto anë ju përkasin dardanëve.

Duhet theksuar se xeheroret e Kosovës janë shfrytëzuar që nga periudhat e hershme të metaleve, dhe kjo dëshmohet në tërë territorin e Kosovës. 

Xehetaria si degë e rëndësishme ekonomike gjatë Mbretërisë së Dardanisë gjatë shekullit IV-III para erës sonë, ishte zhvilluar edhe jashtë kufijve verilindor të Kosovës së sotme. Minierat në rrethinë e Leskocit, Medvegjës, Vrajës, Bujanocit, Preshevës dhe Kumnovës, ishin degë kryesore të ekonomisë që ndikuan në zhvillimin e qyteteve në këto anë, gjatë periudhës helenistike, në antikitetin e vonë dhe mesjetës. 

Emil Çershkov: gjatë hulumtimeve në terren ka shkruar se, në territorin mes Gjilanit dhe Bujanocit janë ruajtur gjurmët e xehetarisë së vjetër antike e mesjetare, të cilat me vështirësi dallohen, sepse gropat dhe galeritë janë shembur që moti dhe mezi mund të shihen në terren.

Për minierat e kësaj treve kemi të dhëna edhe nga autorët antik. Shkrimtari romak Straboni, i cili jetoi ne shekullin e parë para erës sonë, në librin e tij VII, ka shkruar se, dardan janë dhe Galabrët tek të cilët …..(mungesë në test), është një qytet i vjetër …. këta pra banojnë në thellësi të vendit.

Është një fakt se Straboni e dinte për atë qytet, dhe e gjeti të udhës ta citonte me epitetin Arhaia e kjo tregon se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë fortesë të zakonshme.

Dardanët kanë qenë të organizuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale prandaj si duket ky polis Arhaia ka qenë qendër e rëndësishme e fisit dardan Galabroi.

Edi Shukriu, për ekzistimin e qyteteve në Dardani shkruan: Sipas burimeve antike në Dardani kishte qytete, kështu në shek. I p.e.re, autori antik Tit Livi bënë dallim midis vendbanimeve, duke i quajtur disa prej tyre me nacionin urbus, përderisa Straboni përmend një qytet të vjetër tek Galabrët dardan, pra një qytet që në shekullin e I p.e.re ishte i vjetër.

C:\Users\Pc\Desktop\Fisi dardan galabroi.png

Fig. 1. Hatat që tregojnë shtrirjen e fisit të lashtë dardan Galabri

Dardanët kishin zhvilluar njësi minerare të ashtuquajtura fines, njësi këto që posedonin njësine administrative të quajtur vicus metallic.

Monedha të prera dhe të prodhuara në qytetin e Damastionit, përveç Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, janë gjetur edhe në shumë lokacione të tjera, si: tetradrahma në Kulinë (ndërmjet Nishit dhe Leskovcit).

Autori Petar Popović paraqet tri monedha të zbuluara ne Kërshevice, ndër të cilat një e prerë në Damastion kurse dy në Pelagia.

Siç thamë më lart, monedhat e Damastionit u zbuluan në Dalmaci, Bosnje dhe Hercegovinë, në Shqipëri, përveç Shkodrës që u zbuluan 3 monedha, monedhat e Damastionit u zbuluan edhe në zonën e Elbasanit.

Sipas Imhoof-Blumer, monedhat e Damastionit u gjetën, afër Stobit, Shkupit, Vranjës, Kumanovës dhe Karatovës perëndimore. Paraqitja e monedhave Damastion u dëshmua në Janjevë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Krahas lumit Morava në veri-lindje nga Vranja dhe Kumanova, konkretisht në Kulinë, afër Leskovcit në vitin 1923 u zbulua një grumbull i madh me monedha Damastion. Duke shkuar më tutje në lindje, gjenden 11 monedha të Damasionit në Muzeun Kombëtar të Sofjes në Bullgari. Të gjitha ato 11 monedha janë zbuluar në territorin e Bullgarisë. Edhe në Rumani u zbuluan monedhat e Damastionit. Në Dalmaci në Sinj, rreth 25 km afër Splitit, u zbuluan 30 monedha, në Risan (Rhizoni i lashtë), në Bocche di Cattarro, u zbulua një grumbull me monedha të Damastionit. Në disa monedha të Damastionit është shfaqur çekiçi i minatorit, i cili dëshmon se qyteti ishte qendra e një rajoni të pasur me minerale argjendi. Përderisa monedhat e Damastionit janë kryesisht monedha ari dhe argjendi, atëherë lirisht mund të pohojmë se Damastioni gjendej afër minierave të arit dhe argjendit, gjë që dëshmohet nga gjurmët e minierave që gjenden edhe sot në miniera të ndryshme, lumenj edhe të rajonit të Kosovës.

Rreth vendndoshjes së qytetit të Damastionit, në mungesë të materialit tjetër të shkruar arkeologjik, janë shprehur disa mendime të kundërta, lokalizimi i këtij qyteti është përcaktuar në saje të monedhave të gjetura që janë prerë në shek. IV-III p.e.re. Sipas tipit, stilit dhe emrit të monedhës, Imhoof-Blumers dhe Gaebleres “Zeitshrift fur numismatic I“ 1874/99 ss dhe “Zeitshrift fur numismatic 37“ 1927 pag 245 ss, kanë menduar se ky qytet duhet të jetë diku afër Peonisë, madje Dyestoi sipas Gaeblerit, Dinastet do të jenë Peon. Më vonë Imhoof-Blumes e lypin diku në jug të Shqipërisë te Antigoneja respektivisht te vendi Dames nja 10 km në veri të Tepelenës, te lumi Vjosa. Philipson është i mendimit se Damastioni mund të identifikohet me Gjirokastrën e sotme.

Karl Paçi po ashtu mendon se duhet të gjendet në jug të Shqipërisë. V. Tomashek këtë qytet e lypë diku në trevën e Pirustëve, respektivisht në Mirditë, ku ka qenë i njohur aktiviteti i xehetarisë. Të njejtin mendim por më specifik e ka edhe R.L.Beau Mond, sipas të cilit Damastioni duhet të lypet diku në Mirditë ose në Dukagjin. 

Megjithatë duhet theksuar, që me sa dihet deri me tani, në Shqipëri janë gjetur vetëm një numer i vogël monedha të Damastionit, gjë që është e pa kuptueshme të pranohet hipoteza e vendndodhjes të këtij vendbanimi, kudo qoftë në Shqipëri. 

Vetë fakti se lokalizimi i këtij vendbanimi ka nxitur interes të madh, dhe mendimet për shtrirjen e tij, prej një vendi në një vend tjetër, tregon jo vetëm rëndësinë por dhe vështirësinë e kësaj qasje. Kështu Konstantin Jeriqeku mendon se vendndodhjen i tij duhet të lypet diku në veri të Dibrës. Mendimeve të K. Jeriqekut, ju afrohet dhe A. Majeri i cili këtë e lyp në veri të qytetit të Ohrit.

Me gjithë mendimet e kundërta rreth vendndodhjes së këtij qyteti duke ndjekur metodën e rrahur deri më tani, bazuar në gjurmët e eksploatimit të xeheve dhe fortifikimeve, mendojmë se Damastionin duhet ta lypim në trevën qendrore të Dardanisë, respektivisht në trevën e sotme të Kosovës, Serbisë jugore dhe Maqedonisë perëndimore. 

Në vitin 1961 në jugperëndim të Janjevës në vendin e quajtur “toka e bardhë” janë zbuluar mbeturinat e një vendbanimi antik, kjo trevë me Artanën (Novo Brdo), dhe minierat e Kishnicës janë të njohura si vende të pasura me minerale. 

Është me rëndësi të dihet, se në këtë trevë janë gjetur më së shumti monedha të Damastionit, kurse si Straboni ashtu edhe Palimpsesti i Vatikanit i përmendin xeheroret e argjendit të cilat gjendeshin në afërsi të Damastionit. Pikërisht këto të dhëna e bëjnë ta kërkojmë këtë qytet në afërsi të Kishnicës respektivisht Janjevës apo të Prishtinës shkruan Zef Mirdita. Nga ky shkrim shihet se Zef Mirditës i kanë munguar hulumtimet në terren, në fshatrat tjera të kësaj treve.

Mendoj se mendimi i Zef Mirdites për vendndoshja e Demastionit në pjesën qendrore të Kosovës, e pikërisht në malet e Galabit, është i qëlluar, duke u bazuar te gjurmët xehetarie të cekura më lartë në rrethinën e Janjevës, Artanës dhe të Prishtinës. Është me rëndësi të shtohet edhe fakti se trevat verilindore dhe jugëperëndimore të Artanës janë shumë të pasur me lokalitete xehetarie, dhe gjurmë të lashta nga antikiteti për të cilat nuk është shkruar nga autorët bashkëkohor, pasi nuk janë bërë hulumtime të duhura në këto treva.

M. Suici mendon se ky polis ishte qendër e një bashkësie territoriale. Identifikimin dhe vendndodhjen e kësaj qendre e ka dhënë edhe Ivan Mikulcici duke e lokalizuar me kalanë e Shkupit, e që me rezervë këtë mendim e merr edhe Fanula Papazoglu.

Mendojmë se Ivan Mikulcici dhe studiuesit tjerë të cekur më lartë, për vendndodhja e këtij qyteti kanë ndjekur rrugën e gabuar, sepse duhet besuar se fisi i njohur dardan, Galabroi ka jetuar në territorin e Galabit të sotëm, pra në thellësi të Dardanisë antike, kurse qyteti i Shkupit nuk shtrihet në territorin e malësisë së Galabit, e as në pjesën qendrore të Dardanisë antike dhe kjo bie ndesh me të dhënat e Strabonit. 

Bazuar në rezultatet e terrenit mendojmë se në të ardhmen këtë qytet duhet kërkuar në rrethinën e Artanës e pikërisht në Malësinë e Galabit.

Në bazë të burimeve të mbledhura nga terreni, del se edhe ana veriore e Prishtinës, nuk ka qenë mbrapa për nga zhvillimi i xehetarisë, krahasuar me anën përendimore, ku mund ti cekim gjurmët xehëtare dhe fortifikimet në fshatrat: Samaderxhë, Barilevë, Lupçë të ulët, Besi Tenezhdoll, Majac (Kështjella dhe Gradina), Popovë, Patok, Kacanoll, Llapashticë, Pakashticë, Zhiti, Marincë, Murgullë, Bollostenë etj.

Gjatë hulumtimeve në terren në malësinë e Galabit, kemi hasur në mjaftë toponime që në njëfarë mënyre lidhen me minierat e argjendit, arit dhe qytetin e parë dardan Aria. 

Është me rëndësi të ceket se lugu i “Gjytetit të Rimit” në fshatin Prapashticë sot quhet lugu i Arushës, ku tek banorët e kësaj ane nuk mbahet në mendje të jetë parë ndonjëherë ari në këtë lokalitet, kësaj duhet shtuar se në anën jugperëndimore të këtij lokaliteti fillon territori i fshatit Keqekollë ku kroi i këtij fshati quhet Kroi i Kikollit (Kroi i Gjytetit). 

Në këtë fshat është zbuluar një kështjellë që mendohet të jete Kështjella e Kekollës, e cila gjendet në listën e rindërtimeve nga perandori Justinian.

Në fshatin Keqekollë rreth 1km në anën jugore nga kroi i qytetit, një hyrje e galerisë nga popullata quhet “Shpella e Argjentit”. Në këtë fshatë janë regjistruar gjashtë vende, ku ishin tubuar skoriet (zgjyra e metaleve ose samakova), nga përpunimi i xeheve. Sasia e grumbulluar e skorieve në Keqekollë, Ballaban, Brainë, Herticë, Prapashticë, Dabishec, Hajkobillë, Kremenatë, Strezoc, Bugjenicë, Gjyrishec, Kronidel, Krilevë, Marec dhe fshatrave në rrethinën e Janjevës e Gjilanit, është bartur dhe dërguar në shkritoren e Trepçës në vitet pesëdhjeta të shekullit XX.

Në Prapashticë ekzistojnë gërmadha të vendbanimit të lashtë, themelet e disa kishave, zgjyrë xehesh, varreza me trup vendosje dhe tumulare, kurse në hyrje të këtij lokaliteti një luginë quhet “Lugut të Arushës” ku është evidentuar rruga që ka ekzistuar që në kohët e lashta. 

Në anën juglindore në fshatin Marec jo larg këtij lokaliteti gjendet lokaliteti arkeologjik i quajtur gradinë. Një mikrotoponim i ngjashëm e gjejmë edhe në fshatin Mramur, me emrin “Fusha e Arushës”. Në këtë fshat janë gjetur gjurmët e një qytetërimi antik, që vetëm e përforcon mendimin se qyteti Aria duhet kërkuar në vargun e mikrotoponimeve të ruajtura për “Gjytete (Qytete)”, në këtë trevë, që dëshmojnë një zhvillim të pa kontestueshëm në lashtësi, duke filluar prej Gjytetit të Istrinës (Grashticës), pikërisht lokalitetit arkeologjik që shtrihet dhe në territorin e fshatit Mramur.

Një fortesë e rindërtuar në Dardani nga mbreti Justinian quhej ARIA, që mendojmë se duhet lokalizuar me ndonjërën nga kalatë që ngritën mbi Gradinën e fshatit Siarinë. 

Në fshatrat rreth Siarinës, pothuaj se në çdo fshat edhe sot vërehen gjurmët e përpunimit të metaleve, dhe gjatë rrjedhës së ujit në këto anë, kudo hasen skorie të mbetura nga përpunimi i metaleve. Në këtë zonë është e njohur miniera në fshatin Lece.

Pranë Gradinës së Siarinës në fshatin Sfircë, janë ruajtur toponimet “Birat e Arisë”, në fshatin Zajçec edhe sot ruhet toponimi “Bashqja e Arisë”, mikrotoponime këto që e përforcojnë mendimin tonë. Në fshatin Marec, është gradina, lokalitet ky i rrethuar me shumë fortifikime dhe miniera. Pranë kësaj gradine ka sasi të madhe të mbetjeve të përpunimt të metaleve.

Në fshatin Gjyrishec, Velegllavë në kufi me fshatin Marocë, një vend shkrirje e mineraleve quhet “Shpella e Argjendit”, në këtë vend vërehen gjurmët e një galerie. 

Pranë gradinës së Siarinës, një kështjellë sot quhet “Quka e Dukatit”, që mendojmë se emrin dukat (ari), kjo kështjellë e mori pas pushtimit Osman, duke lënë të kuptohet se më parë është quajtur “Quka e Arit”. Në Siarinë sot ruhen toponiet, Gurra e Dukatit, Përroi i Dukatit, Kodra e Gropave (minierave) në Sfircë, Në Tupallë, Trojet, Përroi i Samakovës, Gomure, kisha, manastire e fortifikime për rreth, andaj kemi të bëjmë me një vendbanim të rëndësishëm arkeologjikë.

Fshati Siarinë është lokalitet i njohur arkeologjik dhe i vetmi vendbanim i lashtësisë që karakterizohet me gejzerin me ujë shërues. Gradishta e këtij fshati që nga kohët e antikitetit dëshmon për një vendbanim të lashtë, që e kishte edhe banjën shëruese, prandaj deri më sot janë ruajtur emërtimet e fshatrave ‘’Banja e Vjetër’’ dhe ‘’Romabaja’’. Të dyja këto fshatra, duke i përfshirë edhe fshatrat përreth Siarinës, janë të njohura si vendbanime minerare të antikitetit.

C:\Users\Pc\Desktop\Malet e argjendit.png

Fig. 2. Nga shumë harta të botuara gjatë shekullit XIX, dëshmohet se malet e rrethinës së Artanës (Novo Brdës), janë quajtur Malet e Argjendit

Vërehet se edhe në përshkrimet e Ptolomeut për katër qytete urbane në Dardani Aribantioni është i renditur në relacionin rrugorë mes Naissusit (Nishi i sotëm), dhe Ulpianës pranë Prishtinës, çka i përgjigjet lokalitetit “Quka e Dukatit”.   

Mita Rakiqi, në librin e tij “Iz Nove Serbije”, Malësinë e Galabit, nganjëherë e quante edhe Gulab i cili thekson se në bjeshkët e Galabit, duke e pasur parasysh trevën e Jabllanicës, jetonte elementi shqiptarë, ose siç ai e quante elementi arnaut. Prania e dardanëve në rrethinën e Medvegjës është vërtetuar me gërmimet arkeologjike në tumat e kësaj treve, që kronologjikisht janë të kohës së mbarimit të periudhës së bronzit. M. V. Garashanin thotë se rajonin e Lebanit të Leskocit e kanë banuar pa dyshim dardanët.  Në vitin 1858 disa fshatra të “Pustarekës” dhe të “Jabllanicës” i ka vizituar edhe Johann Georg Von Hahn. Hahni duke u bazuar në shënimet e Strabonit, thotë se në viset e Galabit ishte një qytet shumë i rëndësishëm antik, ai Artanën e quajti “E ëma e të gjitha qyteteve”. Hahni në Malësinë e Galabit qëndroi disa ditë, dhe vizitoi shumë fshatra. Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahni duke u bazuar në shënimet e Strabonit është nisur në kërkim të qytetit Arhaia (Aria) dhe Damastionin.

Mendojmë se në kërkim të Damastionit, nuk duhet anashkaluar fortifikimet dhe në fshatrat e pasura me minerale në “Mailin e Zi” të Shkupit, në fshatrat e Komunës së Kumanovës, Preshevës, Gjilanit e Vitisë. Në këto fshatra janë zbuluar gjurmë të eksploatimit të mineraleve. Në këtë zonë një numër i fortifikatave kanë dëshmuar për gjurmë të qytetërimit të hershëm. Në fshatin Llojan, Likovë janë gjurmët e minierave të vjetra. Në Vllanishtë afër Kështjellës së Brecës, janë gjurmët e një miniere. Në Dumanoc, ka gjurmë të qytetrimit, ky fshat shtrihet në mes tre fortifikimeve, Likovës, Patlishanit dhe e Brecës. Llojani po ashtu është afër me Keshtjellen e Stanecit në komunën e Preshevës. Në Rahavicë të Preshëvës janë zbuluar monedha të shekullit të katër para erës sonë. Në këto male në territorin e Kosovës gjenden disa fortifikime si: Kështjella e Pogragjës, Zhegrës, Vërbocit, Binçës, Gërnçarit etj. Pranë këtyre kështjellave në rrjedhat e ujit hasen mbetje të zgjyrës nga përpunimi i metaleve.

Bazuar në numrin e madh të fortifikimeve të identifikuara dhe atyre që janë bërë gërmime arkeologjike deri me tani, mund të supozojmë se në trevën e Mbretërisë së Dardanisë, të ketë pasur disa dhjetëra qytete, e të cilat për kah zhvillimi kulturor e urban nuk qëndronin prapa qyteteve të zhvilluar të kohës në Greqinë antike, Turqi së sotme, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari e Rumuni.

Kohëve të fundit, në lindje të Bujanocit, përkatësisht në kështjellën e Kërshevicës gërmimet arkeologjike, kanë dëshmuar material mjaftë të pasur arkeologjikë, andaj në bazë të zbulimeve, shumë arkeologë këtë qytetërim e lidhen me qendrën e Damastionit. Përveç arkitekturës dhe themeleve të zbuluara të kësaj kështjelle, atje është gjetur edhe një monedhë e Damastionit, qeramikë dhe enë luksoze të kohës.

Qyteti antik mes Bujanocit dhe Vranjës, ku u zbuluan mbetjet e një vendbanimi urban të shekullit të IV para Krishtit. Njihet në literaturën arkeologjike që nga viti 1966 dhe është hulumtuar që nga viti 2001 e deri në vitin 2011. Sipas rezultateve të deritanishme, vendbanimi mbulonte rreth pesë hektarë dhe ndodhej në një vend dominues pranë rrugës së rëndësishme që lidh Evropën Qendrore me Greqinë përmes luginës Moravë-Vardar.

C:\Users\Pc\Desktop\monedha dhe ene damastioni.png

Fig. 3. Monedha e Damastionit dhe enë të zbuluara në Kështjellën e Kërshevicës.

Popullsia gjatë asaj kohe përdori të gjitha arritjet moderne të mënyrës së jetesës. Ata jetonin sipas parimeve që ishin përcaktuar tashmë në qytetet e Egjeut dhe Jonit. Të njëjtën gjë e thot edhe Këshilltari në Muzeun Kombëtar në Vranjë, Goran Mitroviq.

Pas fillimit të gërmimeve në vitin 2001, arkeologët serbë, për këtë qytet dardan, dhanë opinionet e tyre duke u munduar ta nxjerrin si qytetërim grekë, maqedonas e keltë. Këto pretendime të tyre, binin ndeshë edhe me të dhënat e autorëve antik të cilët Damastionin e quajtën qytet ilirë. 

Nuk ka dyshim se në atë periudhë, në mes të poliseve të Mesdheut dhe dardanëve kishte shkëmbime të mallrave, andaj gjurmë të kulturës helenistike janë hasur në tërë territorin e Kosovës së sotme. Emil Çerskov, ndër të tjera shkruan se në kështjellen e Tenezhdollit, në mes të Prishtinës dhe Podujevës, dhe në Gumnishtën e arit (Zlatno gumno), në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Bërdës), janë zbuluar gjurmë të kulturës material nga periudha helenistike. Kjo nuk e vënë aspak në dyshim se qytetërimi në kështjellën e Kërshevicës afër Bujanocit, të jetë qytetërim që ka lulëzuar në kohën e mbretërisë së Dardanisë.

Gjithnjë e më shumë ka dëshmi se qyteti ka shumë të ngjarë të jetë Damastioni i lashtë, tha, Nenad Radojçiq, këshilltar i Muzeut Kombëtar në Beograd. Sipas tij, një nga zbulimet më të mëdha që dëshmon për aftësinë e ndërtuesve të tij, është një cisternë me fuçi dhe qemer të harkuar që supozohet se është përdorur për furnizim me ujë të qytetit. Qyteti kishte të paktën tre mijë banorë dhe vendbanim që i mbulonte katër ose pesë hektarë. Ai deklaroi se aty jetonte një popullsi autoktone që nuk mund të quhej barbare, por një popullsi me një kulturë dhe mënyrë jetese aristokrate, tha Radojçiq.

Ajo popullsi shumë e pasur kishte arsye për ta ndërtuan një vendbanim të fortifikuar në atë vend që dominon zonën e pellgun e Vranjës.

Sipas rezultateve të deritanishme, vendbanimi ndodhej në një vend dominues, pranë rrugës së rëndësishme që e lidhë Evropën Qendrore me Greqinë përmes luginës së Moravës dhe të Vardarit. Ka gjithnjë e më shumë arsye për të supozuar se Damastioni ndodhej në luginën e Moravës Jugore, në vendin e Kalesë në Kërshevicë, por vetëm gërmimet e mëtejshme do të japin përgjigjen përfundimtare pohojnë arkeologët. 

Bazuar në zbulimet arkeologjike të deri tanishme në Dardani dhe rezultate, por edhe numrin e madh të fortifikimeve dhe gradinave të evidentuara, vërehet qartë se qytetërimi dardan nuk qëndronte mbrapa qytetërimit mesdhetar. Po ashtu zbulimet arkeologjike në territorin e Bullgarisë dhe të Rumunisë, dëshmojnë bindshëm se dardanët, dakët dhe traket, kishin qytetërime shumë të avancuara, andaj nuk qëndrojnë hipotezat se këta popuj ishin mbrapa qytetërimeve me poliset greke.

Përkundër rezultateve arkeologjike në Kështjellën e Kërshevicës afër Bujanocit, është vertetuar se Kërshevica si kështjellë, është njëra ndër fortifikimet e zhvilluara të asaj periudhe, por bazuar në numrin e madh të fortifikimeve në veriperëndim të kësaj kështjelle, pozitës gjeografike dhe strategjike të fortifikimeve tjera, mendojmë se Damastionin duhet kërkuar në pjesën më të thellë të maleve në Malësinë e Galabit. 

Shumë studiues dhe arkeologë tjerë, e kanë shprehur mendimin e tyre, se qyteti i Damastionit, duhet të ketë qenë Artana (Novo Brda) e sotme, duke u bazuar në disa gjetje arkeologjike në lokalitetin Gumnishtë, rreth 3 km në lindje të Kështjellës së Novo Brdës.

Mendojmë se ka plotë arsye të mendojmë se Damastionin, duhet kërkuar në ndonjë lokalitet tjetër. 

Damastioni nuk është lokaliteti arkeologjikë në Gumnishtë, pranë Artanës, sepse zbulimet arkeologjike që janë bërë në këtë lokalitet, nuk kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme se kemi të bëjmë me një qytetërim të zhvilluar në këtë lokalitet në krahasim me lokalitetet tjera arkeologjike për rreth.

Kur bëhet fjalë për lulëzimin e Damastionit, në periudhën e Mbretërisë së Dardane, shekullin IV-III para erës sonë, qytetërim më të zhvilluar se Novo Brda, dëshmojnë dhjetëra fortifikime dhe lokalitete arkeologjike në këtë rajon. Mendojmë se Kështjella e Novo Brdës dhe ajo e Cassovës, rreth 10 km në verilindje të Prishtinës, filluan të zhvillohen pas dyndjeve barbare që ndodhën në antikitetin e vonë, dhe shkatërrimin e qytetërimit në Justiniana Primë afër Medvegjës, Justiniana Secondës (Ulpianës afër Prishtinës) dhe Vendenisit afër Podujevës së sotme. 

Një rrugë që e lidhte qytetin e Nishit me Shkupin, kalonte nëpër një vijë fortifikimesh e lokaliteteve arkeologjike në Malësinë e Gollakut (Galabit), e cila degëzohej në trevat e burimit të Moravës së Jugut, duke u bashkuar në afërsi të vendbanimit antik Statio Vectigalis, në fshatin Runjevë, me rrugën që vinte nga drejtimi i Ulpianës dhe qonte në qytetin e Shkupit.

Duke i pasur për bazë gjurmët e xehetarisë në anën jugore, të Artanës, duke filluar që nga kështjella e Veletonit, Vogoçincës, Vërbicës, Gadimës, Gadishit, Kishnopoles (Fusha e Kishës), Terpezës, dhe kështjellat tjera në fshatrat e komunës së Gjilani, Vitisë, Preshevës e Kumanovës, nuk përjashtohet mundësia që ky qytet të kërkohet edhe në këtë zonë. 

Gjurmët e minierave në rrethinën e Medvegjës së sotme, vendet e cekura më lartë në anën verilindore të Janjevës dhe Prishtinës, si dhe gjetjen e monedhave të Damastionit në rrethinën e Artanës, kemi arsye të plotë që ky qytet Ilir të kërkohet në Kosovën e sotme, pikërisht në fshatin Domarocë, që shtrihet rreth 15 km në lindje të Artanës (Novo Brdës). 

Duke mos i lënë anash fshatrat tjera të cekura më lartë, për ta zbuluar vendndodhjen e qytetit të Damastionit vëmendja e arkeologëve duhet të përqendrohet në vijën e rrjedhës së lumit Morava Jugore, e pikërisht në fshatin Domarocë.

Në fshatin Domarocë janë dy gradina, të cilat kanë distancë mes veti më pak se 100 m., ku njëra prej tyre sot njihet si Gradeci i Topanicës. Këto gradina janë ngritur pranë tarracave të lumenjve, Morava e Kamenicës dhe Hodonocit.

Duke qenë pranë, lumenjve, tokave pjellore dhe të rrethuara prej kodrinave të pasura me minerale, kanë krijuar parakushte për tu zhvilluar si vendbanim i hershëm.

foto gradinat e domorocit

Fig. 4. Fotot e dy gradinave në fshatin Domarocë që sot njohen: Foto 1. Gradeci i Topanicës dhe Foto 2. Gradina e Domarocit

Hulumtimet arkeologjike dhe gjetjet e rastit që janë zbuluar deri me tani, kanë dëshmuar se ndërtimi i gradinave në trevën e Dardanisë, daton që nga koha e neolitit. Emil Çerskov, në mesin e gradinave në Kosovën e sotme e përmend edhe Gradinën e Domarocit, i cili shkruan se bënë pjesë në grupin e atyre që ka vijimësi kulturore, të Bubanj-Humit, Hallshtatit, dhe ato të më vonshme.

C:\Users\Pc\Desktop\fshati Domarocw.png

Fig. 5. Pozita gjeografike e fshatit Domarocë, mes Kështjellave, minierave, tokës pjellore dhe lumenjve

Këto dy gradina pranë njëra tjetrës, gjenden në një pikë strategjike, ku pranë tyre në një distancë prej rreth 200 m. bashkohen, dy degët e burimit të Lumit Morava, ajo që vjen prej Malit të Zi të Shkupit (Morava e Binçës), dhe ajo që vjen prej Malësisë së Galabit (Morava e Kamenicës).

domoroci dy ngjyra

Fig. 6. Fartifikimet në anën veri-perëndimore rreth Gradinës dhe Gradecit (Kështjellës), në fshatrat Domaroc e Topanicë

Siç shihet nga harta e paraqitur më lartë, vetëm në anën veriperëndimore, në drejtim të Artanës (Novo Bërdës) dhe Kamenicës, në një distancë, prej rreth 15 km, gradinën e Domarocit e rrethojnë më shumë se dhjetëra fortifikata. Sistem i ngjashëm i fortifikimeve rreth Domarocit është edhe në anën jugore e lindore, andaj duke u bazuar edhe në gjetjet arkeologjike që i ka përshkruar Çerskovi, kemi shumë arsye që vëmendjen ta përqendrojmë në këtë lokalitet arkeologjikë.

Domaroci, si vendbanim shtrihet në distancë prej rreth 15 km, në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Brdës), rreth 5 km në jugë të Kulinës së Kamenicës, rreth 3 km në perëndim të Kështjellës së Konçulit, dhe rreth 5 km në verilindje të Kështjellës së Pogragjës, lokalitete këto, që kanë dhënë dëshmi për një qytetërim të zhvilluar në këtë zone, këto gradina mund të kenë qenë qendër që i bashkon fortifikimet tjera për rreth. 

Duke ju bërë një vështrim gradinave dhe gjurmëve arkeologjike, onomastike, gjeografike e strategjike mendojmë se Gradinat në fshatin Domoroc, ofrojnë më shumë argumente për të menduar se pikërisht këtu ishte Damastioni si qendër e minierave në Malësinë e Galabit dhe Malit të Zi të Shkupit. Kjo e dhënë dëshmohet edhe nga disa harta të publikuara gjatë shekullit XIX, në të cilat vërehet qartë se këto, quheshin Damantza, që në aspektin etimologjikë i përafrohet shumë emrit të Damastionit si dhe gradinave në fshatin Domarocë, (shih fotot).

1 malet damantza

Fig. 7. Në hartat e publikuara nga disa gjeografë gjatë shekullit XIX, malet në verilindje të Prishtinës dhe Artanës (Novo Brdës), i gjejmë të shënuara edhe si malet Domantza-Domacza, që lënë hapësirë të supozojmë se kemi të bëjmë me qytetin ilir Damastion

Për të dëshmuar gjurmët e qytetërimit të zhvilluar në lokalitetet arkeologjike për rreth gradinave në fshatin Domarocë, po ofrojmë disa nga gjetjet e rastit në rajonin e Moravës Jugore, që dëshmojnë civilizim të lartë para dhe pas pushtimit romak.

Këto zbulime të rastit janë edhe një arsye shtesë për të menduar se në këto dy gradina, duhet bërë gërmime arkeologjike për të zbuluar nivelin e zhvillimit të qytetërimit dardan.

Figura 8. Foto1,2,3 nga rajoni Kamenicë, Fotot 4,4,6,7,8 nga rajoni i Preshevës, Foto 9 nga rajoni i Kumanovës, Foto 10, 11 nga rajoni i Vitisë. Fotot nga rajoni i Preshevës publikohen për herë të parë, dhe janë të njohura për autorin e fotografive dhe autorin e shkrimit.

Konkluzion:

Si konkluzion mund të themi se qytetin ilirë Damastionin duhet kërkuar në territorin e Dardanisë qendrore, e pikërisht në dy gradinat e fshatit Domarocë.

Gjurmët arkeologjike kanë dëshmuar se kemi të bëjmë me një vendbanim të hershëm, me kulturë material që nga periudha e neolitit, bronzit, hekurit e antikitetit.

Pozita gjeografike, dëshmitë arkeologjike, e minerare, numri i madh i fortifikimeve dhe galerive të minierave për rreth, burimet etimologjike dhe së fundmi edhe ato hartografike e përforcojnë mendimin se gradinat e Domarocit duhet të jenë qendra minerare ne Dardaninë qendrore.

Këto dy gradina, të ngritura pranë lumenjve, dhe tokave pjellore, në të dy degëzimet e burimit të Moravës Jugore, si dhe përpunimi i metaleve në atë zonë, janë parakushte që plotësohen tërësisht, për të menduar se kemi të bëjmë me qytetin e Damastionit.

Burimet dhe literatura:

  • Çerskov, Emil. (1969). Kosovo i Metohija u rimsko doba, Beograd;
  • Çerskov, Emil. (1973). Romakët në Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, përkthyar nga Gani Luboteni, Prishtinë;
  • Duśanić, Slobodan. (2003). Roman mining in Illyricum, Historical Aspects, Belgrad;
  • Ilirët dhe Iliria te autorët antik, (1979). Prishtinë;
  • Mirdita, Zef. (1979). Studime Dardane, Prishtinë;
  • Namani, Qazim. (2003). Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Lashtësia Iliro-shqiptare në Malësinë e Galabit, Prishtinë;
  • Namani, Qazim. (2016). “Disertacioni i doktoratës”, Trashëgimia Kulturore dhe Historike e Kosovës gjatë shekujve XIX, XX, XXI, Tiranë;
  • Papazoglu, Fanula. (1969). Srjednoballkanska Plemena u predrimsko doba, Sarajevë;
  • Prendi, F. Ceka, H. Islami, S. Anamali, S. Ilirët dhe Iliria te autorët antik, (1965). Tiranë;
  • Popović, Petar. (2007). Numismatic finds of th 4th – 3rd centuries BC from Kale at Krševica (southeastern Serbia), Arheološki vestnik 58;
  • Rakic, Mita. (1987). Iz Nove Serbije, Leskoc;
  • Shukriu, Edi. (2002). “Arkivi i Kosovës”, “Vjetari XXVII-XXVIII”, Gradina e Gushicës dhe municipiumi Labutza, Prishtinë;
  • Shukriu, Edi. (2004). Kosova Antike, Prishtinë;
  • Thompson, M. Morkholm, O. Kraay, M. Colin. (1973). An Inventory of Greek Coin Hoards, New York;
  • Uka, Sabit. (1990). Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë me 7-8 dhjetor 1989, Prishtinë;
  • Grbić, Miodrag. (1937). NOUVEAUX MONUMENTS MITHRIAQUES DE LA YOUGOSLAVIE, Source: Revue Archéologique, Sixième Série, T. 10 (JUILLET-DÉCEMBRE);

Published by: Presses Universitaires de France Stable URL: https://www.jstor.org/stable/41728020 Accessed: 31-10-2019 19:39 UTC;

  • Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava i Metohije, Od neolita do ranog veka, drugi deo, Beograd; 

Burime nga internet:

https://www.blic.rs/kultura/vesti/izgubljeni-gradovi-u-srbiji-damastion-aleksandra-velikog/fezdzx7
http://www.zemrashqiptare.net/news/54116/qazim-namani-gjurmet-arkeologjike-dhe-historike-ne-rrethinen-e-janjeves.html

Filed Under: Kulture Tagged With: pajazit hajzeri

1930 / “TIRANA, QYTETI I SHPRESËS” — RRËFIMI I REPORTERIT AMERIKAN TË “THE CHRISTIAN SCIENCE MONITOR” RRETH VIZITËS SË TIJ NË KRYEQYTETIN SHQIPTAR

April 1, 2023 by s p


Reuben Henry Markham (1887 – 1949)
Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të enjten e 30 janarit 1930, në faqen n°16, rrëfimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth vizitës së tij asokohe në kryeqytetin shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tirana, qyteti i shpresës

Burimi : The Christian Science Monitor, e enjte, 30 janar 1930, f.16
Burimi : The Christian Science Monitor, e enjte, 30 janar 1930, f.16

Ajo që më pëlqen më shumë nga të gjitha është ardhja në një qytet – mbërritja pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm. Më vjen të bërtas, “Epo, zgjohu, qytet i vjetër dhe thuaj “Përshëndetje”, ja ku jam përsëri, bëj pak bujë për mua.”

Më pëlqen të vij mbi urat e Budapestit, veçanërisht kur flamujt valëviten dhe kërcejnë dhe rrjedhin nga të gjithë brezat dhe kabllot e tyre. Më pëlqen të arrij në Vjenë dhe të nxitoj në hotelin tim të thjeshtë e të pastër, ku të gjithë janë të sjellshëm, flasin me zë të butë dhe përpiqen të më bëjnë të ndihem mirë, në një mënyrë të qetë. Dhe unë kam një lidhje të pakufishme për Gjenevën, atë kryeqytet botëror të vrazhdë, të ashpër, të përpiktë, shpengues.

Në Gjenevë të gjitha dyert janë të hapura dhe të gjitha kalimet janë të lira. E gjithë bota është e mirëpritur dhe asnjë person me uniformë nuk do të më frikësojë e të më kufizojë. Gjeneva është vendi ku rregullohen gjërat. Dhe kjo është arsyeja pse ka liri. Në Gjenevë fjala juaj është e mirë. Ju jeni i pranuar si një njeri i nderuar. Nga ju pritet që të jeni polici i vetes dhe të aplikoni sanksionet tuaja. Kjo është arsyeja pse ekziston liria. Një popull pa kufi praktik ka bërë një shtëpi për të gjithë ëndërrimtarët e botës. Oh, nuk ka asnjë makinë që i çon njerëzit në Gjenevë aq shpejt sa të më përshtatet mua.

***

As për Tiranën, kryeqytetin e vogël të një vendi të vogël modest. Më pëlqen të mbërrij në Tiranë. Por jo me tren. Nuk ka tren në Shqipëri. Me automobil ose aeroplan. Më pëlqen shpresa dhe besimi i zjarrtë i këtij kryeqyteti të ri. Sa me ngazëllim eci nëpër këto rrugë të drejta, të gjera, të asfaltuara, ku dy vjet më parë kishte vetëm rrugica të shtrembëra me kalldrëm. Sa e bukur është ajo radhë e gjatë e llambave të reja të rrugës që sonte do të shkëlqejnë me dritën e centralit të ri elektrik.

Sa e këndshme është të gjesh një popull që flet një gjysmë duzinë gjuhësh. Çfarë kënaqësie të paguash në dollarë ose paund, lireta ose dinarë dhe të marrësh monedha ari ose argjendi të mbledhura nga të paktën një duzinë vendesh, të gjitha duke kaluar pikërisht për vlerën e tyre të brendshme. Sa magjepsëse është vlera e brendshme, çiltërsia, sinqeriteti dhe mungesa e nënshtrimit të gjithë jetës shqiptare. Kur hyni në një restorant, kaloni nëpër kuzhinë dhe shihni një numër të madh gjellësh në tiganë të hapur mbi sobë dhe duke avulluar para syve tuaj. Nuk ka kapakë për t’u ngritur dhe asnjë sekret të fshehur dhe asnjë ushqim të zakonshëm të fshehur nën emra të shijshëm e të huaj.

Të gjitha dyqanet dhe punëtoritë janë gjithashtu të hapura këtu. Artizanët e aftë, duke u ulur në platforma të shtruara me qilima në kufi me rrugën, bëjnë shalë ndërsa i shikoni. Të tjerë shypin, shtrydhin, formojnë dhe rruajnë leshin e bardhë, dhe ja, para syve tuaj shfaqen plisa (qylafë) të pastër, të pastër si bora e re. Më tutje, burra të moshuar ulen këmbëkryq dhe zdrukthojnë sandale prej druri; ndërsa fqinjët e tyre, po aq të aftë, bëjnë mokasina prej lëkure derri. Rrobaqepësit ulen në dhoma të hapura buzë rrugës dhe bëjnë pantallona të trasha e të bardha, të mbuluara me gërsheta të zeza dhe pantallona pambuku që rrjedhin, si lule të gjata e të bardha; pranë tyre argjendaritë bëjnë karfica dhe kopsa mrekullisht delikate dhe të ndërlikuara, ndërsa punëtorët e bakrit jo shumë larg godasin plot zhurmë mbi tiganët dhe kazanët.

***

Fshatarët janë mbledhur në grupe në treg dhe po përpiqen të shesin prodhimet e arave dhe kopshteve të tyre që strehohen mes maleve të largëta. Kutitë e fiqve të pjekur janë të lidhura në shalët e gomerëve të vegjël. Ka shporta të mbushura me ullinj të mëdhenj e të pjekur, që pikojnë (kullojnë) vaj. Gratë me çitjane ofrojnë për shitje domate, patate, patëllxhanë dhe spinaq. Burra me xhaketa të vogla ngjyrë kafe, të zbukuruara me bollëk me topa dhe rrotulla me gëzof dhe thekë të gjata të zeza, qëndrojnë pranë thasëve me grurë dhe misër. Të gjitha llojet dhe ngjyrat e rrushit dhe ftonjtë gjigantë të artë në shumë kuti, të cilat dikur përmbanin kanaçe me vaj. Nuk ka as besë, as qoshe, as ndërmjetës, por fryti i tokës shkon drejt teje nga duart e prodhuesit.

Copa të shijshme mishi dashi, të pjekura në hell mbi thëngjij të gjallë, ju ofrohen në cepat e rrugëve. Unaza me yndyrë, gështenja të ziera të filetuara në kordon të fortë dhe që ngjasojnë me vargje rruazash, gjejnë shumë blerës. Gështenja akoma më joshëse tymosin në mangall mbi prush me ngjyra të flakta. Burrat shesin pulë të butë të skuqur mbi tabaka të mëdha bakri, dhjetë cent për një copë. Një numër i madh i llojeve të ëmbëlsirave turke të njomura me mjaltë ju presin në sportelet e gjata.

***

Malësorët grumbullohen rrugëve, por asnjë nuk mban pushkë apo kamë siç kanë bërë ata dhe baballarët e tyre për shekuj. Kjo është një epokë e re. Gjerdanët e tyre të gjerë janë po aq të lirë nga armët sa xhepi i pantallonave të gjera të një parmendësi nga Kansas. Policë të veshur mirë qarkullojnë të qetë andej-këtej pa armë në dukje. Nuk ka lulëzim armësh. Një grup të rinjsh, të veshur me pantallona të bardha sportive dhe këmisha sportive blu, po hidhen dhe kërcejnë në një oborr të madh në skaj të qytetit. Instruktorët ekspertë po u mësojnë atyre rendin dhe disiplinën, dhe djemtë e fiseve armiqësore tani luajnë së bashku në të njëjtin ekip futbolli.

Kjo kohë e lirë e blerjes dhe shitjes, lojës dhe ngrënies shqetësohet vetëm nga një bandë ushtarake e zhurmshme që marshon në rrugën kryesore, e ndjekur nga një varg i gjatë ushtarësh të stërvitur mirë, plotësisht të pajisur, pas të cilëve ecin me hapa të gjatë, indiferentë, mushka të mëdha të Misurit, duke mbajtur mitralozë në shalët e tyre. Është një ushtri e re, e cila garanton “lèse-majesté” dhe epërsinë e ligjshmërisë.

Unë eci në një rrugë të gjatë në skaj të qytetit për të parë nëse një shkollë fillore, karabinanë e pambaruar të së cilës Kryetari i Bashkisë ma tregoi me krenari gjashtë muaj më parë, ka mbaruar dhe ja, e gjej jo vetëm të përfunduar, por të mbushur me fëmijë. Pesëdhjetë përfaqësues kombëtarë janë ulur në dhomën e vogël të verdhë të Parlamentit jo shumë larg tregut kryesor. Tashmë një mori punëtorësh po gërmojnë fuqishëm në terrenin e madh e të sheshtë, që të çon nga sheshi qendror, i cili do të bëhet Tirana e re, që përmban një bulevard të madh e të gjerë, gjashtë ndërtesa ministrore, njëqind shtëpi për zyrtarët e shtetit dhe një pallat mbretëror.

***

“Hoteli i ri International” ka përfunduar dhe duket mbizotërues mbi të gjithë qytetin. Legata e re e shkëlqyer amerikane është drejt përfundimit. Nga porti i Durrësit po sillen kamionë me parmenda hekuri që do t’u shpërndahen fshatarëve. Traktorët shtetërorë po dërgohen drejt zonës bujqësore të Kavajës për t’u treguar fshatarëve përfitimet e plugimit të thellë.

Më duket se godina e re e madhe e Shkollës Teknike Shqiptare po ecën me shpejtësi drejt përfundimit. Mësoj se Kolegji i ri i Shqipërisë është tashmë nën çati, edhe pse jo i suvatuar. Dhe ndërsa eci në skajin e qytetit dhe shikoj drejt kodrave në distancë, zbuloj se një histori e re e bukur i është shtuar ndërtesës së madhe të Shkollës Normale të Vajzave.

Ky është kryeqyteti i ri i një shteti të ri, i cili ngrihet në mënyrë modeste, guximtare, të qëndrueshme nga mjerimi dhe çrregullimi i shekujve të nënshtrimit dhe neglizhencës. Një fshat i mjerë po bëhet një qytet i bukur dhe unë kënaqem me aromën dhe shkëlqimin e besimit të këtyre të rinjve shqiptarë, të cilët me besim thonë se do ta bëjnë vendin e tyre të mrekullueshëm malor, me luginat e lumenjtë dhe lartësitë e mëdha të pyllëzuara, Zvicrën e rregullt, të lumtur, të begatë të Ballkanit.

R. H. M. (Reuben Henry Markham)

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

PRESIDENTËT KLINTON, BUSH, OBAMA E PËRFUNDUAN MANDATIN, E UDHËHQËSIT SHTETËRORË SHQIPTARË ENDE NË PUSHTET

April 1, 2023 by s p

Skënder Karaçica/

Sovrani i votës së lirë, në Kosovë, në hapësirën etnike në RVM-së dhe në Shqipëri e ka kuptuar mirë se udhëheqja shqiptare në institucionet e shtetit, tash e tridhjetë vjet nuk po e lëshon pushtetin!Presidentët në Amerikë: Klinton, Bush, Obama e përfunduan mandatin kushtetues, ndërsa udhëheqja shtetërore shqiptare ende në pushtet dhe, të njejtit i shohim përditë në karrigën e ngrohtë të pushtetit dhe në krye të partisë politike!Kështu flet sovrani i votës së lirë shqiptare…!Do të ishte në të mirë të frymës demokratike, të ligjeve kushtetuese dhe të shtetit ligjor do të thosha, që, përmes ndryshimeve kushtetuese të bëhet rregull si modeli i shtetit mik të Amerikës, mandatët shtetërore shqiptare të zgjasin jo më shumë se dy mandate dhe, pushtetet të marrin rrafshe të reja udhëheqëse në të dyja shtetet tona.Edhe politika është mall që hargjohet, thonë në kronikat e kohës njohësit ndërkombëtar të fushës së politikës.Për fund vlen të përkrahet mendimi i sovranit, jo pa fund në udhën e politikës dhe për pushtetin shqiptar…!Çikago,31 mars të motit 2023

Filed Under: Analiza

“Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin

March 31, 2023 by s p

Idriz Lamaj*

*Fjala e mbajtur në emër të Federatës Vatra në mikpritjen e Prof.Dr. Zymer Ujkan Nezirit në Selinë e Vatrës.

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, i shpreh mirëseardhjen Prof. Zymer Nezirit, i cili do të mbajë ligjeratën: “Eposi i kreshnikëve – thesar monumental i trashëgimisë kulturore shqiptare “. Prania e Prof. Nezirit, sonte në selinë e Vatrës, është një nderim i veçantë për vatranët, dhe shqiptarët e Amerikës, sepse ligjerata e tij shkencore, do të na kthejë edhe në kujtesë, studiuesit e njohur amerikan si Prof. Miliam Pary dhe Prof. Albert Lord, të cilët shekullin e kaluar bënë gjurmime serioze për epiken homerike në Ballkan dhe në studimet e tyre shkencore shkruan edhe për këngët tona kreshnike. Ligjerata juaj Profesor Neziri, do na rikujtojë sot edhe dy ikona të njohura të kulturës tonë kombëtare, Prof. Arshi Pipen dhe Prof. Stavro Skendin, të cilët studiuan me përkushtim epiken tonë kreshnike. Prof. Pipa dhe prof. Skendi për vite me radhë dhanë mësim në universitete të njohura amerikane. Më në fund, vdiqen në mërgim, dhe lanë shumë studime të tyre të përhapura në publicistikën shkencore amerikane. Profesor Neziri unë jam rrit me këngët e kreshnikëve dhe kam pas fatin të njoh në person dy prej rapsodëve më të njohur të këngëve tona kreshnike: Selman Shpendin e Vuthajve nga krahina e Plavës dhe Gucisë dhe Gjergj Pllumin e Shalës së Dukagjinit, për të cilët kanë shkruar dikur Anton Çetta në Prishtinë dhe Ernest Koliqi në Romë. Për këngët tona kreshnike kam pas fatin të bëj dy-tre intervista me Profesorin Albert Lord, natyrisht me ndërmjetësimin e Prof. Pipës. Intervistat janë transmetuar në emisionin e gjuhës shqipe në Zërin e Amerikës. Mirënjohje dhe mirë se keni ardhur Profesor Zymer Neziri.

Filed Under: ESSE Tagged With: Idriz Lamaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1744
  • 1745
  • 1746
  • 1747
  • 1748
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT