• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997 / 1999

March 12, 2023 by s p

Lush Culaj/

 Studimet që trajtojnë diplomacinë në të kaluarën e  shqiptarëve janë të rralla dhe jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të huaja. Është pikërisht kjo është arsyeja pse çdo vepër me përmbajtje të tillë është me interes të veçantë. E tillë është padyshim edhe vepra e  studiuesit Lulzim Nika,  Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999  e cila trajton një ndër periudhat më të ndjeshme të historisë më të re të Kosovës.

Çdo përpjekje për studime diplomatike, në rrafshin teorik apo historik, kërkohet të bëhet duke e pasur gjithnjë të qartë ndikimin e politikës së forcës, të së drejtës ndërkombëtare dhe të diplomacisë. Gjersa politika vepron paqësisht ose me forcë, sikurse edhe e drejta ndërkombëtare që imponon zgjidhje paqësisht ose me forcë, diplomacia është art i negociatave dhe instrument i zgjidhjeve paqësore të problemeve, ose i parandalimit të tyre. 

Pikërisht për arsyet e lartshënuara, në studimin që e po paraqesim autori do të vështrojë e analizojë aspekte të historisë politike aspekte të historisë dhe të teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, aspekte të së drejtës ndërkombëtare të ndërlidhura e të ndërvarura ngushtësisht me historinë dhe me teorinë e diplomacisë. Në këtë kontekst të gjerë, pra të ndërlidhjeve ndërmjet politikës së forcës, diplomacisë dhe të drejtës ndërkombëtare, autori do ta pasqyrojë rolin e Kosovës në vitet 1997-1999  në rrjedhat e diplomacisë botërore, evropiane dhe rajonale. 

Duke e kuptuar se çështja e Konferencës të Rambujesë në fakt ishte çështje fillestare e zgjedhjes të çështjes të Kosovës dhe duke e parë ecurinë e ngjarjeve në terren dhe rolin e presionit ushtarak mbi procesin e negociatave, edhe faktori shqiptar reagoi konform sygjerimeve të miqeve ndërkombëtar në përgjithësi e sidomos amerikan në veçanti. Ky reagim i dha impulse pozitive procesit në favor të zgjidhjes të çështjes të Kosovës.

Krahas përiekjeve amerikane konsideroj se kjo temë paraqet risi në trajtimin e qasjes diplomatike të vendeve të ndryshme të botës, sidomos në rrafshin e standarteve të drejtës ndërkombëtare, të drejtës të popujve për të vendosur për fatin e tyre, si dhe vullnetit që shtetet demokratike, KS i OKB-së, BE-ja dhe NATO duhej të mbanin qëndrim ndaj zgjedhjes të drejtë të çështjes të Kosovës. Punimi është mbarështruar nga aspekti kronologjik i zhvillimit të ngjarjeve.

Autori Nika konstaton me të drejtë se në ketë periudhë ishin tri nivele të politikave ndërkombëtare të cilat çështjen e Kosovës e kanë vlerësuar nga aspekte të ndryshme, qoftë duke e mbështetur plotësisht si SHBA-ja dhe Britania e Madhe, qoftë duke hezituar në mbështetje si disa shtete të Evropës Perendimore apo duke e kundërshtuar çështjen e Kosovës si Rusia dhe aleatët e saj.

    Se mbështetja ameriane për çështjen shqiptare ishte shumë më e hershme  vlen për tu veçuar fjalimi i Fan Nolit në Parlamentin shqiptar me 11 shkurt 1924 me rastin e vdekjës të Presidentit amerikan Wilsonit ku ndër të tjera do të theksonte: “ Amerika dhe terë bota vajtuan keto ditë vdekjën e Woodrow Wilsonit. Pranë Amerikës merr pjesë në ketë zi edhe Shqipëria, e cila e quan amerikanin e madh, idealistin bujar dhe mbrojtësin e saj më të fortë. Presidenti Wilson provoi në shekullin e XX se ka një vend i cili edhe prodhon kalorës bujarë për ti mbrojtur jetimët, të vejat dhe të shtypurit. Qysh ta quajmë e ta vajtojmë ketë kalorës pa frikë e pa njollë, chevalier sans peur ni reproche! Amerika , ajo nënë bujare qe i dha Botës Wilsonin ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ai, kalorës të cilët do të vazhdojnë të përfundojnë veprën e Paqës, e vellazërimit, dhe mirëdashjës nderkombëtare”.

Profecia  e Nolit se “ Amerika, ajo nënë bujare qe i ka dhënë Botës Wilsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ai u jetësua pas 75 vitesh. Amerika  lindi  Bill Klinton, burrë i madh i shekullit qe ishte në ballë të aksionit për ti sjellë lirinë Kosovës.

 Monografia është mbështetur kryesisht në trajtimin e shtjellimin  e matrialeve nga dora e parë, pra burime arkivore ( letra , dokumente, akte marrëveshje shtypi etj. Për autorin shfrytëzimi i matrialeve të shumta burimore nga arkivat e SHBA-ve, të Britanisë të Madhe të Gjermanisë dhe të disa vendeve të Evropës ishte ndihmesë e madhe për trajtimin e kësaj monografie. 

  Në rrafshin metodologjik-hulumtues, me qëllim që lexuesi profesionist si dhe ai joprofesional të ketë para vetes një pasqyrë të ngjarjeve sa më komplete në vazhdimësi, duke mos i shkëputur ngjarjet nga konteksti historik, autori brumin e lëndës së këtij studimi e organizon në pesë pjesë të cilat janë të lidhura ngushtë mes veti dhe e përbëjnë boshtin e këtij studimi monografik. Në kapitullin e parë trajtohët historiku i çeshtjës të Kosovës. Në kapitullin e dytë shtjellohët çeshtja e Kosovës në analët e diplomacisë ndërkombëtare 1997-1999. Kapitulli i tretë trajton diplomacisë amerikane në raport me Kosovën kurse kapitulli  katërt trajton diplomacinë evropiane në raport me Kosovën. Kapitulli i fundit trajton diplomacinë ruse në raport me Kosovën.

Në fund pasqyrohën burimët dhe literatura si dhe faksimile të ndryshëm diplomatik në lidhje me çeshtjen e Kosovës.

Autori Lulëzim Nika në këtë studim ka qëllim mjaft të qartë, duke spikatur në të gjitha drejtimet e kjo përputhet më përpjekjet diplomatike ndërkombëtare në ato vite të mëdha të përcaktimit të fatit të Kosovës. Natyrisht që peshë të rëndësishme për autorin  kishin edhe shtjellimi me pedanti i shkaqeve që kanë ndikuar në to.

Ky libër, i shkruar me një stil të qartë dhe të rrjedhshëm, është rezultat i punës së palodhshme dhe të përzgjedhur të autorit Lulëzim Nika dhe paraqet një punë serioze që përmban  problematika të ndjeshme nga e kaluara dhe aktualiteti shqiptar e botëror dhe, si i tillë, plotëson një zbrazëti  për opinionin tonë shkencor e kulturor. Vlera e mirëfilltë e këtij libri qëndron në faktin se autori, për ngjarjet që i shtjellon, niset nga koha dhe hapësira e zhvillimit të tyre, duke i shkoqitur si duhet e në mënyrë të duhur si anët pozitive ashtu edhe anët negative të diplomacive që u zhvilluan në atë periudhë kohore në raport me Kosovën. 

Nga e terë kjo mund të përfundojmë se diplomacia  është më e pasur për një analizë të thukët diplomatike, ndërsa diplomatët, historianët dhe të gjithë lexuesit te libri i Lulzim Nikës gjejnë analiza të thelluara të ngjarjeve dhe momenteve diplomatike të cilat do të shërbejnë për t’i thelluar studimet dhe hulumtimet për kohën në shqyrtim.

Filed Under: Mergata

Pse u braktis qyteti Ur?

March 12, 2023 by s p


Astrit Lulushi/

Qyteti antik i Urit (Mesopotami) është i mbuluar me mister, intriga dhe legjenda që kanë rrëmbyer imagjinatën e historianëve dhe arkeologëve për shekuj me radhë. Nga zigurët e tij të lartë deri te rrugicat e tij labirintike, Uri ishte një qytet me fuqi dhe madhështi të madhe, rënia dhe braktisja e të cilit kanë mbetur një enigmë për mijëvjeçarë.
Disa besojnë se Ur ishte vendlindja e Abrahamit, figurë e rëndësishme në judaizëm, krishterim dhe islam. Para kësaj qyteti drejtohej nga Ananakët, që edhe e krijuan) të cilët kishin ardhur nga larg, nga AneAnës, nga hapësira, për të krijuar njerëzit dhe qytetërim në Tokë. Thuhet se ata ishin bijtë e perëndisë.
Rëndësia biblike e qytetit ka shtuar një shtresë intrigash në historinë e tij, duke frymëzuar eksplorues dhe aventurierë të panumërt për të kërkuar sekretet e tij.
Rrënojat e Urit zbulojnë një vështrim në të kaluarën e qytetit, duke shfaqur arkitekturën e tij mbresëlënëse dhe artin mahnitës të popullit sumerian. Ziguri i saj, një piramidë masive me shkallë kushtuar perëndisë së hënës, Nanna, i cili qëndron si një testament për aftësitë inxhinierike dhe artistike të qytetërimit të lashtë.
Pavarësisht madhështisë së tij, Uri nuk ishte imun ndaj sfidave me të cilat përballeshin të gjitha qytetet e lashta. Vendndodhja strategjike e qytetit e bëri atë një objektiv kryesor për pushtim, dhe u grabit dhe u dogj disa herë gjatë historisë së tij. Populli i saj u përball me thatësira, zi buke dhe paqëndrueshmëri politike, të cilat mund të kenë kontribuar në rënien dhe shpërndarjen e tij përfundimtare në Europë, ku popujt e parë prej tyre ishin pellazgët.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

SAN RAFAEL DAILY INDEPENDENT JOURNAL (1957) / RRËFIMI I DY GAZETAREVA TË PAVARURA BRITANIKE MBI UDHËTIMIN E TYRE NËNTË DITOR NË SHQIPËRI

March 12, 2023 by s p


Burimi : San Rafael Daily Independent Journal, e mërkurë, 24 korrik 1957, f.5
Burimi : San Rafael Daily Independent Journal, e mërkurë, 24 korrik 1957, f.5

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Mars 2023

“San Rafael Daily Independent Journal” ka botuar, të mërkurën e 24 korrikut 1957, në faqen n°5, rrëfimin e dy gazetareva të pavarura britanike mbi udhëtimin e tyre nëntë ditor në Shqipërinë komuniste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Raport nga Shqipëria

Vizitorët e parë thonë se Stalini ende duhet

Burimi : San Rafael Daily Independent Journal, e mërkurë, 24 korrik 1957, f.5
Burimi : San Rafael Daily Independent Journal, e mërkurë, 24 korrik 1957, f.5

(Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ka qenë një tokë e mbyllur për Perëndimin. Dy gazetare britanike të pavarura ishin ndër turistet e para të pranuara në vend, më i vogli në mesin e satelitëve të Rusisë. Ato sapo kanë përfunduar turneun e tyre dhe tregojnë për të në shkrimin në vijim.)

Nga Barbara Wace dhe Anne Deveson

Tiranë, Shqipëri (IP) — Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në botë ku stoku i Jozef Stalinit është ende aq i lartë.

I kemi parë fotot e tij, statujat e tij, shpalljet e tij kudo në korniza në nëntë ditët që sapo kaluam në Shqipëri, turistët e parë perëndimorë që hynë që nga lufta.

Besnikëria ndaj Stalinit nuk dukej se shtrihej në “brigadën e vjetër” të tij.

Pasi morëm lajmin nga një koment i rastësishëm i përkthyesit tonë për turpin e V. M. Molotov, Georgi Malenkov dhe Lazar Kaganovich, vumë re se fotografitë e tyre ishin hequr nga galeria e pashmangshme fotografike në hyrje të fabrikës tjetër që vizituam.

Lëvizje e lirë

Ky vend i egër, romantik ka qenë territor i ndaluar edhe për delegacionet e biznesit që nga pushtimi i Musolinit në atë fundjavë me diell të Pashkëve në vitin 1939, kur Mbreti Zog, Mbretëresha Geraldinë dhe djali i tyre dyditor u detyruan të iknin.

Ne prisnim që lëvizjet tona të kontrolloheshin rreptësisht. Por pas ditëve të para, na lejuan të lëviznim lirshëm.

Qëndruam në një kamp pushimesh buzë detit me shtëpi të bardha, çadra plazhi me ngjyra dhe turistë nga Rusia dhe vendet satelitore. Prej këtu ne shëtitëm fshatin me një kolonë prej katër makinash çeke të çrregullta.

Hasje kontrastesh

Kontrastet gjithandej janë befasuese. Një moment ka skena biblike në një vend malor; një bari dhish që i bie fyellit; vajzat me kostume kombëtare të zbukuruara në mënyrë fantastike, që rrotullohen në mënyrë aktive ndërsa ecin; një patriark mysliman me një brez flake të kuq dhe plis (qeleshe) të purpurt, duke tymosur një çibuk druri të gjatë e të gdhendur.

Në momentin tjetër kalojmë fermat kolektive me ndriçim neoni; kalojnë burra me kapele të bardha dhe vajza me fustane pambuku dhe sandale me taka të larta që hyjnë në punë në një fabrikë moderne; ose duke ecur në bulevardet e gjera të pastra të Tiranës, të rrethuar nga ndërtesa mbresëlënëse moderne.

Në zonat e largëta jeta duket se po vazhdon si gjithmonë. Fshatarët ende shkëmbejnë prodhimet e tyre në treg, duke u ulur në tokë nën hijen e minareve të këndshme. Por edhe këtu ka një përzierje të së vjetrës dhe të resë. Shumë nga gratë veshin pantallona turke, por ferexhet e tyre janë kryesisht të hedhura prapa dhe pinë duhan haptazi në publik.

Bollëk mospërputhshmërie

Kooperativat që kaluam duken të papërshtatshme në peizazhin gjysmë tropikal. Shtëpitë e reja të fermave janë të ngritura dhe të ndërtuara me tulla, ashtu si ato në çdo ndërtim banimi në periferinë perëndimore.

Shumica e fermave kanë makineri moderne ruse ose satelitore. Por buzë rrugës kishte qe të lidhur në plugje druri dhe banda grash në fushat e orizit dhe misrit që punonin me mjete primitive prej druri.

Shqiptarët janë krenarë për industrializimin e tyre. Sa herë që pinim një gotë birrë ose merrnim një lugë sheqer të trashë, dikush na kujtonte se Shqipëria tani ka një fabrikë birre dhe një uzinë panxhari të sheqerit.

Furnizimi në mbarim

Por në vapën përvëluese, rezervat e birrës mbaronin vazhdimisht.

Ne shkuam në Shqipëri duke pritur shenja pakënaqësie — dhe duhet të ketë disa nën sipërfaqe mes këtyre “bijve të shqiponjës”. Pagat janë të ulëta krahasuar me koston e jetesës. Për shembull, një palë këpucë lëkure i kushton një punonjësi të fabrikës më shumë se dy javë pagë; një triko leshi për femra kushton pagën e një muaji; dy kilogramë sheqer kushtojnë një të gjashtën e pagesës javore.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

Muzika shqiptare në Sinagogën e Madhe të Timishoarës

March 12, 2023 by s p

(Kompozitorët shqiptarë krahas atyre botërorë)

Më 9 mars 2023, në qytetin e Timishoarës, kryeqyteti kulturor i Europës për vitin 2023, me mbështetjen e Komunitetit Hebre të Timishoarës dhe Federatës së Komuniteteve Hebraike në Rumani, Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) organizoi në Sinagogën e Madhe të qytetit një recital të jashtëzakonshëm muzikor. 

Timishoara është e njohur për bashkëjetesën e komuniteteve të ndryshme etnike dhe fetare. Përpos rumunëve, gjermanëve, hungarezëve, hebrenjve, serbëve, çekëve apo sllovakëve, në këtë qytet kanë jetuar dhe jetojnë akoma edhe shqiptarë. 

Koncerti i konceptuar nga ALAR-i synoi që të bënte të njohur vlerat e muzikës shqiptare, krahas atyre të popujve të tjerë. Fakti që këtë vit Timishoara është dhe Kryeqyteti Europian i Kulturës ishte një rast i mirë për të promovuar kulturën shqiptare në një kontekst europian. Muzika dhe kultura janë mjete të dialogut mes popujve dhe një mënyrë për promovimin e diversitetit kulturor dhe bashkëjetesës paqësore midis popujve.

Në Sinagogë u luajtën pjesë muzikore nga kompozitori i mirënjohur shqiptar, Thoma Gaqi, dhe u kënduan në gjuhën shqipe romanca të Tonin Harapit dhe Kristo Konos nga pedagogia e Universitetit të Bukureshtit, zonja Claudia Codreanu (mezzo-soprano), e shoqëruar në piano nga profesori universitar i pianos, Piro Gaqi, i cili ishte dhe drejtor artistik i këtij koncerti. Vargjet në gjuhën shqipe dhe muzika shqiptare u dëgjuan krahas pjesëve të tjera në gjuhën hebraike, rumune, franceze e gjermane të autorëve të njohur të muzikës botërore, si Charpentier, Händel, Mozart, Rossini, George Enescu, Mauris Ravel, Dan Mizrahi apo Tiberiu Brediceanu.  

Kuarteti i vilonçelit “Placello”, me famë ndërkombëtare, i përbërë nga instrumentistët Răzvan Suma, Ella Bokor, Mircea Marian dhe Soma David, interpretoi me mjeshtëri vepra të autorëve të sipërpërmendur. Por ajo që u vlerësua dhe befasoi publikun ishte fakti se “Placello” luajti për herë të parë  “Vallen simfonike nr 2” të kompozitorit Thoma Gaqi, përshtatur për violonçel , e cila u duartrokit gjatë nga publiku. Mezzo-sopranja Claudia Codreanu, profesore në Universitetin e Muzikës së Bukureshtit, e shoqëruar në piano nga pianisti Piro Gaqi, interpretoi romanca nga repertori universal i muzikës.  Mbrëmja u mbyll në një mënyrë festive, kur të gjashtë artistët interpretuan “Habanera” nga opera “Carmen” e kompozitorit francez Georges Bizet, në një aranzhim muzikor të kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Thoma Gaqi.

Deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësuesi i pakicës shqiptare të Rumanisë, kryetari i ALAR-it, Dr. Radu-Cosmin Săvulescu, si dhe koordinatori i Qendrës Kulturore të ALAR-it, Dr. Luan Topçiu, ishin mikpritësit e aktivitetit në Timishoara. Me ftesë të deputetit Stoica, në recital ishin të pranishëm edhe deputetët Ovidiu-Victor Ganț (sekretar i Dhomës së Deputetëve, përfaqësues i pakicës gjermane në Rumani), deputetët Iulius-Marian Firczak dhe Ognean Crastici, Presidentja e  komunitetit të Hebrenjve në Timishoara, Luciana Friedmann,  zv/rektori i Universitetit Perëndimor të Timishoara-s, si dhe autoritete të qarkut. Ndër të pranishmit ishte edhe profesori i mirënjohur dhe muzikanti, Marin Cazacu, aktualisht drejtor i Filarmonisë “George Enescu” të Bukureshtit – institucioni më i rëndësishëm i muzikës klasike në Rumani.

Vendet e parashikuara për publikun artdashës ishin të pamjaftueshme për audiencën shumë të madhe, por bukuria e recitalit ishte shpërblimi më i madh për ata që e ndoqën koncertin më këmbë. Suksesi i koncertit i detyrohet interpretimit mjeshtëror të artistëve, organizimit të shkëlqyer të ALAR-it, por edhe muzikës shqiptare, vlerave të saj në një dialog me kulturën europiane. 

Zyra e shtypit ALAR

Bukuresht, 11 mars 2023

Filed Under: Komente

ARDIAN KOÇI DHE HETERODON – GJARPRI QE HA VETVETEN

March 12, 2023 by s p

nga Shpend Sollaku Noé

– Pushohet nga puna drejtuesi më i zotë i Zonave të Mbrojtura të natyrës shqiptare

– preteksti – një intervistë më se normale tek VOA

– me largimin e tij dhe të drejtuesve të tjerë si në Vlorë, Korçë e gjetkë synohet shitja apo shfrytëzimi nga nomenklatura e Tiranës edhe të atyre pak zonave të lira që mund të betonizohen nga të ashtuquajturit “investitorë strategjikë”.

– protestë popullore bipartizan pro Ardian Koçit në socialet.

Kjo histori e shëmtuar nuk fillon me Ardian Koçin.  Të tjerë drejtues, që edhe janë “rrëfyer për këtë shkrim janë thirrur për të firmosur një “dorëhqje formale” që i detyron firmatarët që të jepen me mish e me shpirt për mbledhjen e votave në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëse rezultati për partinë në pushtet në zonën ku ata punojnë do të jetë pozitiv, “dorëheqja me shkrim” shfuqizohet dhe drejtuesit do të mund të vazhdojnë të punojnë në postet që kanë; nëse do të humben zgjedhjet, do t’u thuhet që nuk janë përzënë nga puna, pasi kanë dhënë dorëheqje me vullnetin e tyre të lirë. 

Largime nga detyra, para Adian Koçit, kanë pësuar edhe të tjerë që nuk i kanë rezistuar presioneve, si në rastin e shkarkimeve të drejtoreshës të superpërgatitur së AdZM së Vlorës, Lorela Lazaj – inxhiniere mjedisi e specializuar në SHBA, apo të Iljon Thanasit, inxhinier pyjesh mjaft i zellshëm dhe i zoti që drejtonte AdZM-në e Korçës,  të drejtorit të AdZM-së Tiranës,  inxhinier i pyjeve Ilir Vishkurti, të drejtorit të  AdZM-së të Dibrës… 

Adian Koçi është numri 5 i të  shkarkuarve, me një veçanti; ai nuk iu gjunjëzua shantazheve e kërcënimeve me të ashtuquajturat “dorëheqje”, pasi kishte me vete numrat e jashtëzakonshëm të punës së tij madhore, të sakrificave të panumurta, të netëve pa gjumë, pavarësisht prej motit, në ruajtjen e zhvillimin e mëtejshëm të Parkut Kombëtar, të shifrave fantastike në lidhje me shtimin e zogjve, të pemëve, të turistëve shqiptarë dhe të huaj. 

Si t’ia bënin për ta mposhtur këtë mbrojtës epik të ambientit? Ministria e Turizmit dhe Mjedisit mbledh Komisionin Disiplinor të Agjensisë Kombëtare të zonave të mbrojtura më 03. 03. 2023 dhe m vendimin nr 74, protokolluar me nr. 845, largon nga puna Ardian Koçin me pretekstin sepse ka dhënë intervistë VOA-s pa miratimin nga Drejtori i Përgjithshëm. 

Intervista gjendet në rrjet dhe, për të gjithë ata që e kanë parë, nuk paraqet asgjë që mund të justifikojë një vendim të tillë ekstrem. Atëherë ku fshihet lepuri?

Ardian Koçi është gozhda e trarit në të cilën u ka ngecur sharra të gjitha tentativave për ta mbytur me çimento zonën që ai mbron, në veçanti Parkun Kombëtar të Divjakë – Karavastasë. Kohët  e fundit Koçi kish bërë edhe një denoncim në Policinë e Lushnjes dhe në Inspektoriat për serat “strategjike” që po ngrihen brënda Parkut Kombëtar në Divjakë – Karavasta, në cilat mendohet të jenë përfshirë “strategë” shqiptarë dhe të huaj. Po ashtu ai i ishte kundërvënë ngritjes së hedhurinajës së madhe të plehrave në Gur, helmet e prodhuar prej të cilës ndotin ujrat që derdhen në lagunë. Ai kish mbajtur qëndrim të prerë edhe në mbrojtjen e mjedisit kodrinor përqark parkut, duke e konsideruar natyrën përreth si një të tërë e të pandashme prej shëndetit të Parkut… e të tjera fakte të panumurta që i vijnë në ndihmë figurës së pastër të këtij djali që populli i zonës e përkëdhel me epitetin “gjeneral Ardiani”.

Në kushte e vende të tjera që nuk quhen Shqipëri, kuadro si Ardian Koçi mbahen afër, ngrihen në përgjegjësi të mëtejshme, bëhen drejtorë kombëtarë. Bëhen ministra. Po kjo nuk ndodh atje ku vendit përpiqen t’i marrin edhe palcën deri në grimcën e fundit. Sepse ajo ka mbetur e paprekur deri tani, palca e vendit: Parqet Kombëtare. Dhe të merr të qarët kur shtypi shqiptar nuk guxon të merret siç duhet me adrianët. Sepse nuk është vetëm Butrinti që po u shket nga duart Shqipërisë. 

Për ata që akoma nuk e dine se ç’është një HETERODON, mjafton të kuptojnë se ky lloj gjarpëri ha vetveten, duke e filluar nga bishti. Pasi Tirana kujton se drejtuesit në terren janë bishti, por harron se që këtej dalin kokat. Dhe kush ha kokën e vet nuk ka të ardhme.  

Filed Under: Kronike Tagged With: Shpend Sollaku Noe'

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1790
  • 1791
  • 1792
  • 1793
  • 1794
  • …
  • 2791
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT