• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JANUZ SALIUKA DEKOROHET ME TITULLIN AMBASADOR I KOMBIT

December 16, 2021 by s p

               “Është me fat kombi që ka heronj”
                                                                          (dijetari popullor)                  

 Hazir MEHMETI, Vjenë 

Vjenë, 15 dhjetor 2021

Në praninë e disa aktivistëve shoqatash, në Vjenë, iu nda titulli Ambasador i Kombit nga Ambasadroi i Republikës së Shqipërisë në Austri Roland Bimo, aktivistit të dalluar Januz Saliuka.  Është kjo një dekoratë që vlerëson punën e veprimtarinë e tij  dhe  gjithë mërgatës shqiptare në Austri. 

        Në fjalën e tij Z. Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, mes tjerash tha:  

         I dashuri Januz Saliuka! Të nderuar pjesëmarrës! 

          Në jetën tuaj në Austri u përpoqët për të ndihmuat familjen në vendlindje, por gjithnjë me vetëdije i bëtë shërbim gjithë kombit shqiptar. Ju ndërtuat imazhin e juaj në çdo çast, çdo minutë, me punën dhe kontributin tuaj shumë herë më tepër se sa diplomacia. Ju jeni simboli i shqiptarizëmës në çdo moment të jetës suaj dhe respekti im gjatë këtyre tetë vjetëve të shërbimit tim, iu dedikohet ju dhe gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri. Ju keni dhënë shembull në punë, respektimin e ligjeve, rregullave dhe të qenit model i integrimit.
          Ne e kemi një aftësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar kushtet për integrim, por njëkohësisht  duke ruajtur brenda nesh po at entuziazëm nacionalizmi pozitiv të asaj nga vijmë: zakoneve, traditave, kulturën që na karakterizon ne shqiptarëve.
        Është nder i madh për mua të kem shërbyer në një vend të veçant siç është Austria, ku kam pasur një teren të shtruar shumë mirë nga ju. Mes  jush, Januz Saliuka, është një nga më të spikaturit. Është nderi i madh për mua dorëzimi i dekoratës Ambasador i Kombit. Urime!      Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri përshëndeti Isa Kosumi, konsull. “Kam nderin që në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës të prezantoj në këtë eveniment që mbahet shumë rrallë, por ka veçanti. Të dekorohesh me një titull të tillë është krenari, por është obligim dhe përgjegjësi. Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe emrin tim e uroj z. Januz Saliuka për titullin e lartë Ambasador i Kombit, të ndarë nga Republika e Shqipërisë!   Në fjalën e tij i dekoruari Januz Saliuka i emocionuar mes tjerash tha : Faleminderit i nderuari Z. Ambasador Roland Bimo dhe zoti konsllul Kosumi!  Ky dekorim nuk është vetëm i imi, por në radhë të parë i gjithë juve, është rezultatet punës sonë të përbashkët shumëvjeçare këtu në Austri. Ne e kemi përkrahur njëri tjetrin në aktivitetet tona të cilat vazhdojnë edhe sot.  Kjo dekoratë është e dedikuar ju që sonte jeni këtu, por edhe shumë e shumë tjerëve në gjithë Austrinë që nuk gjenden këtu, para se gjithash është meritë e juaj dhe ju takon juve. Faleminderit! 

          Në rrethana pandemie ishin ftuar përfaqësuesit e disa shoqatave në Vjenë. Prej të ftuarve përshëndeti Hazir Mehmeti, publicist dhe krijues. “Januz Saliuka është shembulli pozitiv i një mërgimtari i cili me punën e tij ndihmoi organizimin e mërgimtarëve tani e shumë vjet më parë: para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës. Shembulli më i mirë i njeriut me energji pozitive duke ndihmuar të gjithë pa dallim rajoni, gjinie, moshe, partie, religjioni. Ishe organizatori i aktiviteteve protestuese kundër dhunës së pushtuesit serb në Kosovë; largimin nga shkolla, Universiteti, dëbimi nga puna, vrasjeve të demonstruese. Ai ishte njëri nga mbështetësit e studentëve shqiptarë në UN e Austrisë duke ndikuar tek organet vendore për regjistrimin e tyre, njohjen e diplomave, dhënie bursash e ndihma tjera. Ishte bashkë organizator i protestave të fuqishme në Vjenë dhe qytete tjera në kundërshtim të pushtuesve serb, përgatiti me shkrim protesta dhe peticione. Ishte mbështetës i organizimit të fondeve për Kosovën: fondi i Qeverisës së Kosovës, i fondit Vendlindja Thërret, i aksioneve për ndihmë në Shqipëri etj.  Veprën e Januz Saliukajt e kemi gjithkund në çdo shoqatë, lidhje, lige futbolli, shoqëri studentore, shoqëri miqësie e integrimi, shoqëri e mësuesve dhe mësimit, letrare e artistike, kudo… kudo.  Ky aktivitet vazhdon akoma. Lokalet e zyrave të Magistratit ku ai punon tani e shumë vjet, janë shndërruar në vendtubime të shoqatave shqiptare pa asnjë harxhim rasti. Këto shoqata shkruajnë histori jete në Austri, aty emri Januz Saliuka i pa harruar gjeneratave. Të gjitha shoqatat dhe gjithë mërgimtarët janë të nderuar me dekoratën e Januzit, AMBASADOR I KOMBIT , e ndiejnë të afërt, të tyre! E natyrshme: Januzi ishte dhe është i jetës së tyre! 

          Dekorata, Ambasador i Kombit, është diç e re në Austri në këto rrethana aktuale të mërgatës sonë. Është vlerësim i punës dhe aktivitetit të saj në perspektiven e kërkuar gjeneratave. 

                                TEKSTI I DEKORATËS 

        “Ta dish dhe të jesh i sigurt, se fatbardhësia dhe lumturija jote gjendet në Shqipëri e cila t’ep nder dhe fat emrin shqipëtar. 

         Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryelantësinऩ shqiptare: bndju ligjevet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh. 

Çdo shqiptar është vllau Yt: ndroje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.

Mos e përbuz gjuhën e nënës s’ate tue folë në gjuhë të huaj kur nuk asht nevoja. 

Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon shejën e komsisë shndrron vehten e vet. 

Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj këtë dashuni ruaj edhe kur të kthehesh në vendin t’and.”

           Jonuz Saliuka u lind në Gjakovë ,kreu studimet për inxhinier makinerie në UN-Prishtinës kurse në Vjenë tani e ka përfunduar Akademinë për Menaxher Socialë. Flet mirë katër gjuhë. Është veprimtar i njohur ndër mërgimtarët shqiptar në Vjenë dhe mjaft i respektuar. Ka kontribuar në të gjitha rrjedhat e deritashme jo vetëm brenda mërgatës lokale por edhe më gjerë në rrafshin kombëtar. Ishte pjesëmarrës në organizimet e mërgatës në mbrojtje të interesave kombëtare jo vetëm në Vjenë. E ka ndihmuar lëvizjen e rezistencës kombëtare për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare nga robëria. E ka ndihmuar themelimin e mësimin shqip në Austri dhe e ndihmon në vazhdimësi. Ka marr pjesë në shumë takime shqiptaro-austriake po edhe me gjerë. Po ashtu ka marr pjesë në shumë grupe pune në parlamentin austriak dhe në ministri të ndryshme sikur të Partisë Socialdemokrat (SPÖ) dhe Partisë Popullore(ÖVP) ku edhe ka mbrojtur interesin e shqiptarëve. Ishte këshillëdhënës i disa funksionarëve të partive politike. Disa vite deputet në Odën e Punës së Vjenës(AK-Wien),pjesëmarrës i tryezës së rrumbullakët të Evropës. Kishte kontakte direkt me shumë ministra e burra shtetesh evropian po edhe më gjerë. Jonuz Saliuka për një kohë me aktivitetin e tij ishte urë lidhëse në shumë aktivitete të strukturave politike shqiptare me botën e jashtme nga Vjena si qendër me peshë politike në Evropë e botë . Me këshillat e tij mërgimtarëve tanë u lehtësoi kyçen e tyre në shoqërinë vendore. 

Filed Under: Kronike

Sensibilizim i komunitetit ndërkombëtar për sfidat që po kalojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës

December 16, 2021 by s p

-Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, vazhdon takimet në Bujanoc, garanton përkrahjen e Kosovës në shumë fusha/


PRISHTINË, 16 Dhjetor 2021-Gazeta DIELLI/

Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe qytetarë të Luginës së Preshevës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, u prit në takim sot nga kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, z. Enver Ramadani; shefi i Grupit të Këshilltarëve, z. Ermal Rexhepi; këshilltarja e Kuvendit Komunal, znj. Afërdita Mustafa; dhe sekretarja e Kuvendit Komunal, znj. Nerminale Aliu.Në kuadër të këtij takimi, mes tjerash, u trajtuan tema të fushëveprimit të spektrit politik të Luginës, gjendjes në lidhje me funksionimin e institucioneve qeverisëse lokale si dhe diskriminimin politik dhe institucional të institucioneve qendrore të Serbisë kundrejt detyrimit të zbatimit të të drejtave politike, institucionale dhe qytetare të shqiptarëve të Luginës.
Kryetari Ramadani prezantoi shifrat diskriminuese në fushën e punësimit të shqiptarëve të Luginës, qoftë në ndërmarrje a kompani publike, qoftë në institucione të drejtësisë, të shëndetit primar, apo në raport me gjendjen civile.Ministrja Gërvalla theksoi se institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të ofrojnë përkrahje të vazhdueshme financiare, ekonomike dhe në drejtim të lehtësimit të shërbimeve për qytetarët e Luginës që jetojnë në Kosovë. Për këtë, ajo garantoi që përkrahja do të shënoj rritje sistematike.
Në kuadër të bashkëbisedimit substancial, Gërvalla ngriti çështjen e identifikimit të formave dhe instrumenteve të përkrahjes.
Në këtë kontekst u theksua se duhet pasur vëmendje të shtuar në përkrahjen e projekteve të punësimit të të rinjve, veçmas investimi në arritjen e shkathtësive.
Ajo i inkurajoi bashkëbiseduesit që të eksplorojnë mundësitë e binjakëzimit me komunat e Republikës së Kosovës, por edhe mundësitë e aplikimit për fonde të BE-së, ku përfitues do të mund të ishin komunat e Republikës së Kosovës dhe komunat nga Lugina.
Gjithashtu, takime pati edhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa; zv. Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Enver Mehmeti; koordinatoren e Organit Ekzekutiv, znj.Lemane Mustafa; dhe koordinatorin për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, z. Enkel Rexhepi.Gërvalla i njoftoi përfaqësuesit e Këshillit, që kjo vizitë dhe takimet konsultative janë pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse dhe pragmatike institucionale në përkrahje të Luginës. Sipas Ministres Gërvalla, kjo qasje mes tjerash ka për qëllim që ta sensibilizoj komunitetin ndërkombëtar për sfidat nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës. Në kuadër të takimit, Gërvalla i informoi përfaqësuesit e Këshillit, që ajo, por edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, janë të përkushtuar që të ofrojnë përkrahje sektoriale dhe në këtë frymë planifikohen dhe priten edhe vizita të tjera.Nga ana e tij, kryetari Mustafa shtroi sfidat dhe problemet me të cilat përballën shqiptarët e Luginës, duke vendosur theksin në diskriminimin që ju bëhet shqiptarëve në punësim, në kornizë ligjore, përmes vendimmarrjes diskriminuese dhe përjashtuese, e në forma të tjera.

Filed Under: Emigracion

GJENIU

December 16, 2021 by s p

Tregim nga Memisha  Gjonzeneli

Karroca mbërriti në hyrje të qytetit.  Kuajt ishin të lodhur. Meri i tha karrocjerit të qëndronte dhe ai ndaloi menjëherë. Meri, mblodhi dhe futi në qeskë mbetjet që ishin grumbulluar gjatë kohës në karrocë. Ajo, sa zbriti nga karroca, pa një grumbullim mbeturinash dhe u drejtua për atje. Donte më pak se një orë të binte muzgu. U afrua, hodhi mbeturinat dhe u kthye për të ikur, kur vuri re se diçka po lëvizte çka i tërhoqi vëmendjen. U afrua kur ç’të shikojë: Një fëmijë i mbuluar me ca rrecka të vjetera dhe të ndyta…E hutuar dhe e shqetësuar i foli shoqes. Ajo erdhi me vrap. Shiko, i tha Meri, më duket si fëmijë ai topi që lëviz. Ashtu ishte: Kur hoqën leckat, gjetën një fëmijë të vogël. E pastruan dhe e morrën. Ai nuk kishte as rroba, po mbijetonte vetëm i mbështjellë me një copë basëm të vjetër.

Meri shkoi me vrap te karroca, morri një pallto të sajën, dhe mbuloi me të fëmijën. Sa hynë në karrocë, shpejt në spital, i thanë karrocjerit. Fëmija nuk kuptohej çfarë moshe kishte, po nja dy vjeç, mundet. Ai nuk qante, po sytë i mbante të hapur. Sytë i kishte blu dhedhe flokët gështenjë, po ishte shumë i dobët, sa i numëroheshin brinjët.

Karroca ishte me katër kuaj, që u nisën revan drejt spitalit. Spitali nuk ishte larg, kështu që mbrijtëm shpejt. Fëmijën e morrën në kujdestari dy infermjerë dhe një doktor. Doktori pyeti çfarë ka ky fëmijë. I thanë të lutem shikoje vetë dhe na thuaj t’i çfarë ka! Doktori e vizitoi fëmijën me shumë kujdes dhe si përfundim, u tha zonjave, fëmija ishte i pa ushqyer, ndofta kish më shumë se dy ditë pa vënë gjë në gojë, prandaj dhe duhet ta mbajmë disa ditë në spital, ta ushqejmë edhe me serum po edhe nga goja po mundëm…Ato ju lutën mjekut të bënte çdogjë që fëmija të shpëtonte dhe të bëhesh mirë.

-Ne kemi filluar me terapi intensive dhe mos u bëni merak, djali do bëhet mirë. Ju lutem, u tha mjeku, shkoni në zyrë të bëni dokumentat e nevojshme. Shkuan në zyrë dhe mjeku xhentil, i pyeti në qoftëse zonjat donin kafe. Ato nuk e lanë që të vazhdonte po i thanë: Ka nevojë të qëndrojmë edhe ne këtu, apo të vijmë nesër në mëngjes edhe të shoqëruar me një perkthys, që të merremi vesh më mire, se ne nuk kuptojemë mirë gjuhën shqipe. Mirë u tha mjeku, për fëmijën mos u bëni merak. Shkoni qetsohuni, se dukeni shumë të shqetësuara dhe të lodhura. Unë ju pres nesër në mengjes, besoj nga ora 10…

Meri dhe Dajana ishin dy shoqe që afërsisht kishin të njëjtën moshë. Nuk ishin martuar. Ishin engleze dhe jetonin më së shumti në Londër. Qenë afro nga 55 vjeçe, po ishin shumë të mbajtura, ndërkohë dhe shumë të pasura. Ishin njohur me njera tjetrën në Kishë, ku që të dyja ishin shumë aktive për mbarvajtjen e Kishës. Shpesh bënin donacjone me vlerë. Të dyja kishin nga një vilë të shtrenjtë, që nuk u mungonte asgjë. Të dyja shpesh vizitonin Ballkanin, se u pëlqente shumë dhe kudo që shkonin jepnin ndihma, sidomos në manastire dhe në kisha. Shqipërinë ishte hera e tretë qe vizitonin dhe u pëlqente shumë. Kësaj radh shkuan në Shkodër, nga Shkodra te kisha e Shën Nout, në Lac, pastaj në Tiranë, në Elbasan, dhe së fundi, në Korçë. Ndënjën atje katër, pesë ditë, panë fshatërat dhe vendet e shenjta dhe kur u doli djali po ktheheshin në hotel.

Të nesërmen, në orën e caktuar nga doktori, shkuan në spital, shoqëruar nga një përkthyes. Mjeku foli i pari: Djali është shumë mirë. Duket nuk është më i madh se 2 vjeç. Ka nevojë për ushqim dhe për kujdesin e mjekut, për pak kohë. Kaq pata unë, u tha mjeku. Fjalën e mori përkthysi. Ato e kishin mësuar çfarë do fliste. Ai i tha: Këto dy zonjat janë engleze dhe jetojnë në Londër. Kanë ardhur ne Shqiperi se u pëlqen dhe për të ndihmuar këto vende të varfëra dhe të shenjta, mbase admirojnë edhe natyrën shqiptare. Nesër e kishin në plan që të niseshin për Angli, po u ndalën, se mbrëmë, duke ardhur, gjetën këtë fëmijë në rrezik, ndaj dhe e prunë këtu. Këto duan ta marrin me vete fëmijën, por u duhet dhe ndihma e juaj, që në një dokument, të përshkruash çdogjë që ndodhi.Të gjitha shpenzimet do i paguajnë këto edhe më gjerë. Mjeku e bëri raportin dhe e lexoi para tyre, se mos kishte harruar ndonjë gjë. Ato i thanë mjekut që ne mund ta marrim për ca kohë fëmijën, se nuk është problem për ta çuar në Londër. Në çdo kohë që të vini, u tha mjeku, ne ju presim. Pas kësaj ato shkuan në xhandërmari. Ata kishin dijeni për këto zonja ndaj dhe i ndihmuan për çdogjë. Komandanti i shoqëroi  deri në Gjëndje Civile, ku dhe mbaruan punë shpejt… Shkuan në spital e morën fëmijën. I blenë dhe i veshën rroba të reja dhe djali u duk se ishte vërtetë i bukur… Kur e pan zonjat u habitën. Mbërriten në Londër në mbrëmje. Kishte rrënë mjegull. Morën një karocë dhe shkuan në shtëpi te Meri. Atje po i prisnin, se ishin lajmëruar që përpara. Një nga shërbyset, sa qëndroi karroca, e mori djalin dhe çoj te dhoma që kishin përgatitur posaçërisht për të. Dhoma ishte zbukuruar. Mbi tavolinë ishin vendosur lodra te bukura dhe të shtrenjta…Të dyja shoqet u mbeshtetën në kolltuk, se e ndienin veten shumë të lodhura. Po ato për një çast panë njëratjetrën në sy dhe qeshën…Zoti, kësaj radhe na shpërbleu me një fëmijë. Kjo është shenjë e mirë që Zoti na do.  Këtë fëmijë, tha Meri, e kemi njësoj, si ti dhe unë. Djali jonë ka fat se ka dy nëna. Jo, i tha Dajana, ai eshte vetëm i yti, ti e gjete, kështu që Zoti ta fali ty. Po dhe unë do jem gjithnjë pranë tij dhe do kujdesem njësoj për të. Meri, i tha Dajanës, ti nuk ke për të ikur në shtepi sonde, rri këtu sa të qetësohesh, shtëpinë atje e ke…dhe të shikojmë si do vendosim, se cfarë do bëjmë këtej e tutje. Tani jemi tre veta.

Vendosën qe të dielën të shkonin në Kishë, po më parë duhej të flisnin me priftin, në se ai do i ndihmonte. Mbaruan shpejt punë me Kishën. Djalit ja vunë emrin ERGYS.

Kaloj një javë. Çdogjë në shtepi u stabilzua. Djali kishte filluar t’u afrohej, po shpesh trëmbej në gjumë. Një nate në darke, para se ta vinin në gjumë, ai u trëmb keqas. Meri u shqetesua, e mori në krahë dhe e shtrngoi në gji. Edhe djali u fut thellë në gjirin e saj.  Për një çast djali u shkëput paksa nga gjiri dhe pa Merin në sy. Mami, i tha dhe u ngjesh prapë në gji… Për herë të pare, ajo grua e fortë, u trondit pa masë. Gjithë jetës s’i kishte vajtur në mendje se munt të bëhesh ndonjëherë nënë. Po tani, që e mësoi që ishte bërë nënë, kuptoi se diçka e brendëshme, e madhe dhe e gëzuar, kishte ndodhur. Ktheu sytë lart nga Zoti dhe e falënderoi me sytë të mbushur me lotë nga gezimi. Pastaj u kthyje nga i biri e shtrëngoj fort dhe me zë të lartë tha: Të faleminderit, biri im. Kjo është dhurata e parë dhe më e çmuara në jetën time. E shterngoj prapë fort djalin, se mos ja merte njeri…Ate e kishte zënë gjumi. Ajo, që të mos ta zgjuante, ashtu si e kishte në gji, u shtri me të në krevat. Meri nuk kishte fjetur mirë, se kishte merak se mos e shtypte djalin.  Djali u zgjua dhe kur pa Merin, që po e shikonte gjithë dashuri, buzëqeshi, dhe i hodhi dorën e vogël në qafë. Meri, si kur i fali gjith botën me dashuri, e rrembeu dhe e shrëngoj sërish në gji.

Meri kishte marrë një dado për Ergysin. Ajo e kapi për dore dhe e çoj në tualet. Në fillim Ergysi nuk pranonte të shkonte me të, se nuk donte të largohej nga Meri. Meri qeshte gjithë gëzim. Mbas ndonjë ore erdhi edhe Dajana. Ajo e gjeti Merin shumë të gëzuar. Meri i tregoi gjithçka që kishte ndodhur.

Kaloj pak kohë, Ergysi e kishte marrë veten mirë. Shpesh, kur vinte Dajana, shtëpia merrte pamje të gezuar. Ergysi kishte prurë gezimin në familje. Ergysi shpesh ulej në mes të dy nënave dhe qeshte me shpirt. Ato gra, që nuk e kishin konsumuar dashurinë për femijë, të gjitha ja falnin Ergysit. Të tre ishin shumë të lumtur. Një gjë i ngeli Ergysit si zakon për shumë kohë: Atë e zinte gjumi vetëm me Merin, po dhe ajo ishte e lumtur kur ndiente aromën e të birit.

Ergysi po afronte të bëhej tre vjeç. I gjetën një mësuese profesjoniste që kishte edhe 10 fëmijë të tjerë, po në këtë moshë. Të gjithë këta fëmijë vinin nga familje të pasura. Në fillim djali nuk donte të ndahej nga e ëma, por Meri e bindi  dhe i tha që ajo do jetë me punë jashtë. Dhe vërtetë ai doli nja dy herë dhe e ëma e priste jashtë, e puthte dhe ndaheshin. Kaloj një muaj, Ergysi u mësua me shkollën dhe nisi të shkonte me qejf. Mësuseja ishte vërtetë profesioniste. Ajo përpiqej që fëmijët të nxirrnin në pah cilësitë e tyre më të mira, atje ku ata kishin talent dhe në këto drejtime i ndimonte sa mundesh fëmijtë.

Kaloj një vite, Ergysi ishte femija më i rregulltë i klasës. Kurr nuk zihej me fëmijët e tjerë. Ai nuk afrohej me asnjë fëmijë tjetër, me gjithëse ai dinte plot gjera për se cilin. Një dite mesusja dhe e ëma e pyetën, përse nuk shoqërohesh me femijët e tjerë? Ai u përgjigj sikur ishte i madh: Mua më mjaftoni ju të dyja, Ti dhe mama Dajana, nuk më duhen të tjerë. Mësuseja në raportin mujor që bënte për Ergysin  shkruante: “Është tepër i zgjuar dhe i veçantë”.

Kur mbushi 5 vjeç në klasë erdhi mesuseja e frëngjishtes. Pa kaluar muaji mësuesja raporton, që Ergysi duhej të merrte mesime më të avancuara nga nxenësit e tjerë. Meri i pruri në shtëpi një mesuse të veçantë për frëngjishten, po pa u shkëputur nga mësimet e tjera. Që në fillim mësuseja, e pa që Ergysi nuk ishte si të gjithë fëmijët e tjerë. Ai kishte një memorje të jashtëzakonëshme. Mësuseja shpesh pyeste për mesimet që ishin bërë para dy ose tre muajsh, ai ja tregonte me hollësi. Pas gjashtë muajsh, deklaronte se ajo nuk kishte se çfarë t’i mësonte më djalit në frëngjishte. Ai gjuhën frënge e flet dhe e shkruan njësoj si francez. Ai është femijë i rrallë. Kur Ergysi dilte nga shkolla, mësuseja të gjith fëmijve i kishte paisur me një derrasë të zezë dhe me një copë shkumës, që kur të shkonin në shtëpi të praktikoheshin. Ajo i porosiste fëmijët që të shkruanin drejtë dhe bukur. E gjithë klasa dukej sikur ishin dy vite më lart se sa shkollat e tjera, në to bëhesh punë specjale. Dajana dhe Meri ishin shum të gëzuara me përparimin e Ergysit. Kudo që shkonin për vizita, në teatër ose për dreka ose darka, e mernin me vete. Ergysi mbaroj shkollën unike kur ishte 12 vjeç dhe filloi i suksesshëm shkollën e mesme. Mësuseja e Ergysit, në raportin që bëri para ndarjes, shkroi per gjithsecilin nxënës  mendimin e saj. Për Ergysin formuloi këtë karakteristikë: “Nxenes i shkëlqyer dhe i veçantë”. Këtë karakteristikë e dorzoi në Bashki, në Seksionin e Arsimit…     Mbas dy javëve, dy ispektorë të arsimit kërkuan mësusen dhe e pyesin për raportin që kishte bërë dhe për hollësira të tjera. Ajo u tha ispektorëve se ja vlen të shkonin në klasë ta shikonin direkt. Të nesermen të tre shkuan në shkollë,  biseduan me drejtorin dhe ai bashk me ta, shkuan te klasa  ku ishte Ergysi. Folën me mësusin kujdestar dhe hynë në klasë, ku u ulen në bangot e fundit. Profesori i pyeti nxënësit në se ishin përgatitur. Të gjithë u përgjigjën se qenë përgatitur. Ai ngriti nja dy nxenesa dhe i pyeti, pastaj i pyeti për mësimet që kishin bërë më pare, po ata nuk mbanin mend. Pyeti në klasë dy tre nxenesa, po pergjigjet nuk i pëlqyen.  Kush do pergjigjet pyeti sërish profesori? Askush nuk u pëgjigj. Atëhere do u pyes unë tha profesori. Ergys, mund të pergjigjesh ti? Po, zotëri, i tha Ergysi. Mësimin e ditës e tha pa asnjë gabim. Mund t’u pergjigjesh pyetjeve që u bera shokëve? Pyet, për se të duash, i tha Ergysi. Ai përgjegj pa më të voglin gabim. Po te duash profesor munt t’i shpjegoj edhe në frëngjisht ose ne gjermanisht. Profesori qeshi dhe i formuli frëngjisht një pyetje, ai u përgjegj sikur të ishte francez. Kur profesori i beri pyetjen tjeter në gjermanisht, pergjigja i erdhi si kur në klasë kishte hyrë një gjerman dhe po fliste në gjuhën amtare. Kur nuk kishte se çfarë të pyeste më, profesori ju afrua Ergysit. Profesori pyeti komisjonin në qoftë se kishin ndonje pyetje tjetër. Njeri nga ata i tha: Mund të na flasish në gjuhë tjetër? Ergysi filloj të fliste rusisht pastër dhe bukur, gjithë klasa u ngrit dhe duartrokiti. Ora e mësimit mbaroi. Nxënësit dolën për pushim. Komisjoni e përshendeti profesorin, për çastet e këndëshme që kaluan. Profesori u tha: Kam shumë vite në aresim, po është hera e parë që has në një mrekulli të tillë!

Ergysi e mbaroi vitin e parë me notat maksimale. Ndaj ispektorët filluan ta ndiqnin Ergysin, për çdogjë me kujdes të posaçëm.

Sa filloj klasën e dytë, në një ditë pushimi vizituan vilën e Ergysit një burrë dhe një grua. Për fat, ishin të tre në shtëpi. Kur hynë brenda në vilë ata panë vërtet një mbrekulli: Në sallon, nje faqe muri, ishte e mbushur me piktura, zgjedhur po thuaj nga pjesa më e madhe e piktorëve të shquar botëror. Faqja tjetër mbushur me libra, në pjesët e tjera gjithandej lule të freskta.

I qirasën me pije dhe kafe. Kur i mbaruan dhe ato, Meri, u ngrit në këmbë dhe u tha, mirëse keni ardhur në shtëpin tonë. Njëkohosisht u bë dhe prezantimi:

-Ne, të dyve na ka dërguar shteti dhe jemi punonjës shtetëror.

-Urdhroni, u tha Meri, me se mund t’u ndimojmë.

-Kemi ardhur për punën e djali tuaj, Ergysit. Ai djalë i duhet shtetit. Pra, duam që djali juaj të vihet në dispozicion për shtetin. Është nder i madh për çdo qytetar, kur Atdheu të kërkojë fëmijën që të punojë për të. Ai do vejë në shkolla specjale deri sa të mbaroj objektivi i caktuar për të. Me të do punojnë njerëzit më të ditur të Anglisë. Po, të gjitha këto arrihen në qoftëse dhe ju ini dakord. Pra na ndimoni, po u japim 15 ditë kohë, që të mendoni  dhe të na ktheni përgjigje. Për këtë punë nuk duhet të dijë asnjë njeri. U ngritën, falënderuan dhe ikën.

Sa u larguan ata, të dyja shoqet mbetën të habitura një çast. Pastaj, u hodhën në qafë të njëra tjeterës. Të dyja, me nje gojë, falënderuan Zotin që të gjitha lutjet e tyre dhe sakrificat Zoti u a kishte shpërblyer, duke u falur një djalë të mrrekullueshëm…Kur erdhën në vete, i thanë njera tjeteres…Si do ja bejmë?

-Unë, tha Meri, nuk duroj dot asnjë ditë pa djalin, jo më shumë. Po ka diçka që duhet të jemi krenare, që për fëmijën tonë ka nevojë shteti…

Ergysi kishte dalë jashtë për të percjellë mysafirët dhe u vonua ca…Kur futet brënda, të dy nënat i gjeti të përqafuara, atëhere edhe ai u hoth dhe i qafoj. Kur u larguan ata edhe Ergysi mezi po e mbante gëzimin, por kur hyri brenda dhe pa nënat që po përqafoheshin…edhe ai gjithë gëzim i përqafoj dhe më fort. Kur u qetësuan,  Ergysiu tha: Kurrë nuk e kisha imagjinuar këtë vlerësim. Fjetën vonë, të lodhur nga gëzimi.

Ergysi u ngrit, mbasi u përqafua me të dy nënat, u nis për në shkollë. Mbas një jave u mbelodhen prapë të tre në drekë. Ergysi po mësonte, ato i folën të shkonte tek ato. Ai u ul në mes të tyre, duke u hedhur dorën në qafë. Meri foli e para:

– Bir i dashur, si mendon t’u kthejem pergjigje njerzve të Qeverisë? Ata për pak ditë do vijnë. Ai qeshi:

-Unë jam biri juaj. Kam bërë dhe do bëj çdo gjë që do më thoni ju, por nënë, i tha Merit që po fliste, edhe për mua ky propozim është nder.

Meri e kapi fort dhe e puthi. Të falënderoj bir, kjo është dhurata më e bukur që na ke falur. Shumë pak nëna e kanë fatin tonë.

Ata erdhën në ditën dhe në orën që kishin lënë. Kësaj rradhe kishin marrë dhe një çantë me vete. Mbasi pinë kafetë dhe pijet, Zonja që kishte ardhur me ta, pyeti:  Mendoj se kini pasur kohë plot për të vendosur, për çka thamë. Gëzohemi që sot është dhe Ergysi. Presim fjalën tuaj. Dajana foli:

– Është nderi më i madh që na bëhet nga shteti. Familja jonë është e gjitha e shtetit. Pra, që të tre po themi një PO të madhe!

-Atëhere, tha një nga mysafirët, këto që vendosëm, do i hedhim në leter dhe do i firmosim të pestë që jemi këtu, që të mbeten si dokument, për të dy palët. Ata formuluan katër kopje letre, për të firmosur: Dy do kalojnë në arshivë dhe dy do  t’i mbani ju.Të katërta duhet që t’i firmos edhe Ergysi. Në të thuhej se Ergysi betohej se do i shërbente atdheut deri në vdekje, pa pasur presjon nga askush. Më poshtë kishte dhe disa gjëra specifike. Në fund thuhej që askush nuk duhej të tregonte për këtë vendim. Mbasi i firmosën një kopjo e mori Meri.

-Që sot vila juaj do mbrohet nga shteti. Kjo porosi është edhe per ty ERGYS, me gjithëse me kalimin e kohës do ta kuptosh vetë.

U ngritën për të ikur. Ajo gruaja nxorri nga çanta një karton të vogël me përmasa kate  x dy cm. dhe ju tha: Në çdodo rast urgjent, futeni këtë në uje  dhe kartoni do u tregojë një numur për të komunikuar me ne. Është më mirë që ta mësoni përmenç këtë numur sekret dhe mos e perdorni më kartonin. U përshëndetën. Ata u larguan dhe nuk u panë kurrë më me njeri tjetërin.

Mbas një jave, Ergysin, sa mbaroj një orë mësim, te dera e priste një professor, që i tha të lutem hajde me mua. Mbasi kaluan në disa koridore, u futën në një klasë ku brenëda ishin edhe nja 10 nxënës të tjerë. Profesori që e shoqeroj, foli diçka me profesorin e klases dhe u largua, pasi porositi Ergysin që të bënte çfarë t’i thoshte profesori i klases. Klasa, me gjith Ergysin, kishte 12 nxënës që afërsisht ishin në të njëjtën moshë. Profesori e uli Ergysin në një bangë dhe i tha: Në fund të orës së mësimit do flasim. Mësimi te kjo klasë ndryshonte nga normaliteti. Kur mbaroj ora e mësimit, profesori e mori Ergysin dhe shkuan në një zyrë, që ishte aty pranë. Profesori kur u ul Ergysi i tha: Bir, mirëseerdhe në kurset specjale, që zhvillohen posaçërisht për ju, si nxënës të mirë. Për çdo pyetje qe do kesh duhet të më drejtohesh mua. Kur do ndaheshin profesori i dha një pako me libra. Këto libra studjoj kur të shkosh në shtëpi dhe kur t’i mbarosh, ktheji. Unë do të përgatis pako tjetër, javën që vjen, se do futesh në kurs të posaçëm, të mësosh gjuhën japoneze. Ergysi i tha nuk më nevoitet kursi, do ta mesoj vetë, dhe kur të mbaroj mund të jap provim. Dakord. Për sot besojse mbaruam. Profesori e porositi, mos pyet asnjë nxënës, për asgjë, veç mua. Që atë dite ai vazhdoi në atë klasë. Kur kishte kohë shkonte te klasa qe ishte përpara. Askush nuk i kërkonte llogari. 

Vitin e dytë Ergysi e mbaroi dhe profesorët e përshëndetën për rezultatet e mira. Klasa që vajti ishte një mrrekulli për Ergysin. Atje jepnin leksjone njerëzit më të ditur të kohës në të gjitha profilet, në shkencë, në ushtri, në ekonomi e drejtësi. Në ushtri departamenti detar, ishte i vecantë, po kështu ajrori, këmbësoria, zbulimi, informatika edhe dipllomacia. Ajo që e tërhiqte më shumë Ergysin ishte informacjoni dhe zbulimi.

Kur u kthyje Ergysi në shtëpi, hapi librat dhe i pa ato, ishin të gjitha për zbulim. Ato libra ishin më se të veçanta, specjale dhe u jepeshin njerëzeve tepër të zgjedhur, prandaj profesori i tha duhet t’i studjosh. Aty ishin jeta dhe veprat e njerëzve të jashtëzakonshëm, për zbuluesit dhe informatorët më të shquar të kohës. Gjatë kësaj kohe sadoqë punonte shumë, asnjëherë nuk tregoj shënja lodhje. Në shtëpi kushtet e punës i gjente të gatshme dhe nuk i mungonte asnjë komoditet.  Ergysi pa mbushur 16 vjeç mbaroj gjimnazin dhe u regjisrtua në  Universitetin e Kembrixhit. Në kohën e pushimeve Ergysi shkonte nëpër anije luftarake. Askush nuk e ndalonte. Shikonte motorët, grykat e zjarrit, shërbimet e ekupazhit, gadishmritë luftarake e të tjera. Për të gjitha ai kishte një bllok të vogel shënimesh, që e mbante në xhep. Afro një muaj kaloj në aviacjon. Mësoi për hedhje me parashutë me precizjon. Një dite i erdhi nje mesazh nga profesori, ku i shkruante se javën që vjen do shkojmë në USA, uk e di për sa kohë. Në darke njoftoi në shtëpi se javën që vjen do shkoj ne USA dhe nuk e di sa mund të vonohej. Meri u mërzit shumë.

-Nënë, i tha i biri, tani unë do lëviz shumë. Unë për këtë jam trainuar. Ndofta tani do bëj praktikën në dipllomaci… Në të gjitha leksjonet qe kam marrë deri tani epiqendra ka qënë zbulimi, dhe informacjoni plus diplomacinë, prandaj duhet t’i shikoj ato në zbatimin praktrik.

-Mirë, të keqen nëna, i tha ajo. Po të duhen të holla, mer në kasafortë dhe qeshi, ty nuk të duhet çelsi. Ergysi i kishte treguar një ditë nënës, se sa shpejt ai e hapte kasafortën… prandaj qeshi.

Me profesorin, të dy, mbërriten në Newjork. Askush nuk i priti. Shkuan drejtë dhe në Ambasadë. Atje po i prisnin të shqetsuar se ishin vonuar rrugës. Dhomat i kishin ngjitur dhe i kishin bëri gati me ngrohje e gjithçka që përpara. Një dite, ata ndenjën në një sallë të vogël që të flisnin për detyren që kishin ardhur. Profesori i tha: Bir, tani ti do punosh vetëm. Bashkë do takohemi kur të jetë e nevojshme. Mos harro porositë që ditën e parë të punës. I dua të gjithë punonjeësit të bëjnë bjografinë brënda dy ditëve. Dua edhe një shënim nga ambasadori per mendimin që ka për gjithësecilin. Mundësisht më pëlqen ndonjë takim me ambasadorët e vëndeve të tjera që vijnë më shpesh këtu. Mirë është të organizohen edhe dreka ose edhe darka, që të na jepet mundesija të njihemi.

Ergysi tregonte sikur ishte më i madh se ç’qe në të vërtetë. Tepër serjoz, fjalëpak,  dhe shumë rrallë mund ta shikoje duke qeshur. Ai qeshte vetëm me të dy nënat. Ai vetëm me to shkrihej së qeshuri. Çdogjë që kërkoi ja çuan në zyrë. Profesori i kishte thënë se në Ambsadë ka rrjedhje informacjoni. Detyra jonë është që ta zbulojmë. Ergysi ju fut punës. I kaloj të gjithë punonjsit në kontroll dy herë, po nuk gjeti asgjë. Kontrolloj dhe të gjitha të dhënat që kishte Ambasada. Asgjë që mund të tërhiqte vëmendjen. Kaloi një javë, erdhi profesori. Ergysi i tha po ku janë të dhënat e punonjësve të shërbimit, të mi sjellin bashkë me fotot. Për të gjitha këto nuk duhet të marri vesh askush. Të nesërmen që në mëngjes erdhën të gjitha të dhënat. Ai u përqëndrua te dy punonjës një burrë dhe një grua. I tha profesorit: Nesër është e shtunë, të organizojmë nje darkë, ku të marrin pjesë dhe punonjësit e shërbimit. Darka kaloi shumë mirë, të gjithë u kënaqën, po në veçanti Ergysi, që  për tri ose katër ditë do nisej për në shtëpi. Sa e kishte marrë malli për nënat. Ishte hera e parë që ishte larguar nga shtëpia kaq gjatë. Në mëngjes e takoj profesori dhe e pa ne humor. Djalë, i tha, qënke gdhirë në humor. Për çudi Ergysi qeshi dhe i tha Profesor nuk kami se çfarë të bejë më këtu. Misjonin e mbaruam dhe i dorezoi dosjen me të gjitha të dhënat e kërkuara. Ai kishte diktuar që një grua ishte e kopromentuar dhe në darkë u takua me një ambassador dhe plot dyshime të tjera që kishte grumbulluar. Profesori, kur mbaroj sӕ lexuar dosjen qeshi, Bir, i tha, lumë atdheu dhe prindërit që të kanë dhe e perqafoj. Të martën, që në mëngjes, me masa të forta sigurie, u nisën për në Londër. Kur mbërritën në Londër, në USA arestuan një grua dhe një burrë e pushuan nga puna prej ambasadës. Kjo ishte detyra e parë e Ergysit dhe plotë të tjera do vijnë. Dajana me Merin po i prisnin me padurim dhe kur makina hyri brënda, u sulën ta përqafonin. Ato, e kapën për krahu dhe e futën në mjediset ku shtëpinë e kishin zbukuruar në mënyrë perfekte, salloni ishte mbushur me lule të freskëta, nga ato që i pëlqenin më shumë Ergysit. Kur u ulen Dajana e pyeti: Bir i dashur, ja kalove mire? Po nënë e dashur, ja kalova me sukses dhe asgjë tjetër për punën…

Të nesërmen që në mëngjes Ergysi vajti në shkollë dhe u ul te banga e tij dhe as njerit nuk i bëri përshtypje mungesa e tij… Kur gjatë mësimit u afrua profesori, dhe e pyeti mos ke nevojë për gjë, po i tha Ergysi, po eci në gjuhën  spanjolle, po më duhen disa leksjone që nesër, po munde…Të nesërme në mëngjes e priste një professor. Shkuan te zyra e Ergysit dhe biseduan. Lanë kohën e përshtatëshme , që profesori të mos e pengonte  për lëndët e tjera. Para se te ikte profesori i tha Ergysit: Më the që e ke filluar spanjishten? Dhe e pyeti spanjisht. Ergysi u përgjegj pa gabime. E kuptova përse ke nevojë, bir, i tha dhe u largua.

Një ditë kalon një burrë para shtëpisë së tyra. Rastesia që doli Meri dhe e pyeti: Zotërii, çfarë po kërkon këtu? Ai u pergjigj: Zonjë më kanë dërguar që të bejë disa  instalime sigurime dhe vezhgimi, po kur të punoj, nuk duhet të më shikojë njeri, as ata që punojnë në vilë nuk duhet të jenë dhe i nxorri një karton identifikimi, si atë që kishte dhe ajo. Mirë i tha ajo … Po kur jeni gati, i tha ai. Hajde për tri ditë, u përgjigj Meri se do jemi gati. Kur erdhi djali nga shkolla Meri e njoftoi për burrin. Po, i tha i biri, më vunë në djeni, mos i pengo! Specjalistët mbaruan punë për dy ditë. Tani nëna, për urgjenca, mund të flasim me kë të duam direkt, u tha Ergysi.

Mbas dy ditëve Ergysin e takoj profesori dhe i tha se ke nevoj për pregatitje fizike. Për këtë javën që vjen do vijë një specialist dhe ti do merresh vet me të. Në mëngjes erdhi specjalisti. Ai, që për së largu, kuptohej që ishte tip sportiv. Ergysi filloj që atë dite nga mësimi. Qysh javën e parë Ergysi e pa ndryshimin. Ai po lodhej shumë, 45 ditë stërvitje me ngarkesë. Dhjamrat u zhdukën, i dukeshin vetëm muskujt. Në mbarim të 45 ditëve specjalisti i tha Ergysit që nesër do ndeshemi bashkë, të shikoj sa ke mësuar. Vetëm një spektator kishte në atë ndeshje dhe atë e kishin dërguar nga lart. Në fillim ndeshja nisi si e lehtë, po derisa mbaroi, nuk u kuptua kush e fitoj. Profesori mbeti shumë i kënaqur dhe i tha kam pasur plot nxënës, po ti je vërtetë i veçantë.

Një dite po jepte leksjon një zbulus, ai më i miri. Në atë kohë Ergysit nuk i thanë gjë. Po ai e kuptoj menjëherë.  Që në fillim ai u përqendrua tek profesori, që po i pëlqente, ndaj për të parën herë filloi t’i  bëjë pyetje profesorit.  Profesori nga ana tij ishte gjithashtu shumë i kujdesëshëm. Shpejt filloi t’i pyeste nxënësit për zbulusat ose dedektivët e famshëm. Nxënesit përgjigjeshin saktë. Së fundi ai pyeti për një dedektiv që është i gjallë dhe që ka pasur rezultate të bujshme. Kush mund të pegjigjet? Klasa rra në heshtje. Ergysi hapi fletoren, po nuk gjeti asnjë iformacjon, u mendua, hapi bllokun e vogël, sytë i shkëlqyen. Profesori kur e pa Ergysin të tjetërsuar tha e gjeti. Dhe vërtetë Ergysi filloj të tregojë pjesën më të madhe të aksjoneve që kishte bërë zbulusi i madh. Që atë dite profesori shpesh e merte me vete kur shkonte për ndonjë punë speciale. Një dite Ergysin e ftuan në një mbrëmje të madhe dhe të rëndësishme. Ergysi shkoj shpejt dhe zuri një vend jashtë hyrjes dhe shikonte të gjithë ata që futeshin brenda. Në këtë kohë, pa një person që po bënte lëvizje të dyshimta dhe që dikë po priste. Ergysi u afrua pa rënë në sy. Në këtë kohë erdhi një makinë nga zbriti profesori i tij me të shoqen. Ishte i veshur thjeshtë. Atë nuk e njihte njeri. Kur u afrua afër hyrjes, njeriu i dyshimtë, futi dorën ne xhep dhe u afrua afër profesorit. Nxorri nga xhepi nje revole të vogël dhe tentoi të shtinte mbi profesorin. Ergysi i kishte ndjekur të gjitha lëvizjet e tij dhe në kohë që do e shkrepte, i rrembeu revolen dhe njëkohosisht e shtriu rrufeshëm në shesh. Profesori e pa të gjithë skenën, po nuk e dalloi kush i shpëtoj jetën. Kur ngriti kokën Ergysi e njohu dhe i tha: Je nxënës shumë i vemendëshëm… Ergysi u zhuk. As 30 sekond nuk vonoj dhe mbërriti policia, e morën të arrestuarin, po nuk e gjetën kush e shpetoi profesorin. Ergysi u fut shpejt brënda, të mos e fotografonin. Nxorri ftesen dhe shumë veta që ishin aty u habitën  kur i treguan edhe vendin e rezervuar për të, se ajo mbremje ishte për njerëz të veçantë. Sa u fut brenda, ju afruan dy civila dhe e pyetën mos ke nevojë për gjë? Jo u tha Ergysi. Tavolina juaj është numer15, askush nuk mund të ulet atje. Profesori po e kërkonte, po nuk po e gjente. Kur më së fundi e pa qeshi, mendove se nuk do të të gjeja, i tha Ergysit. Mbrëmja kaloi shumë mirë. Për atentatin as që u fol fare. Ergysi doli dhe hipi në makinë, shtëpia nuk ishte larg, për15minuta makina hyri brënda në oborr. Leksjoneve po u vinte fundi dhe djali ishte i gatshëm për të filluar punë vetë. E mbaroj Universitetin e Kembrixhit me nota të shkëlqyera. Ergysi e thirrën te zyra qëndrore, ku po e priste shefi i zbulimit. Ai i tha duhet të shkosh në Kinë. Atje na ka dalë nje problem i madh. Bizneset po u humbasin shuma të mëdha të hollash dhe nuk po e gjejnë arsyen. Ato po kërkojnë ndihmën tonë. Duhet të shkosh dhe ta zgjidhësh, këtë problem. Ke çdogjë në disozicjon. Kam bindje se do ja dalish mbanë. Dhe u ndanë. Ergysi mbeti në zyrë dhe po mendohej kur hyri profesori. He i tha, je futur në mendime. Ergysi nuk i ktheu pergjigje, po i tha: Profesor, më duhen të gjitha dokumentat e bizneseve kryesor edhe me foto. Ti njoh që këtu kush janë më kryesorët dhe ku ndihet më shumë problem. Të lutem nesër t’i kem në zyrë, që të filloj nga puna. Ergysi punoi afro 10 ditë. Nuk pyeti fare për kohën. Tani e njihte fare mirë situatën, dhe pjesën më të madhe të bizesneseve i njihte, se kishte parë fotot. I foli shefit për dy ditë jam gati të nisem, më pre biletë për në Shangaj. Mori çfarë i duhej dhe shkoj në shtëpi. Sa hyri në shtëpi, kur e pa e ëma, u habit. Bir, i tha, ke punuar më shumë se çduhet. Shko shtrihu! Meri e mori për dore dhe e çoj te krevati. E shtriu dhe filloi t’i fërkojë kokën, sikur ishte i vogel. Ergysin e zuri me njëherë gjumi. Në mëngjes u ngrit shpejt dhe i tha të ëmës: Nëne, nesër do iki për në Kinë dhe nuk e di sa do vonohem, po ju lutem, mos u bëni merak. Merit ju mbushën sytë me lot: Bir, tha, po për ne, ke menduar sa nevojë kemi për tyj? Ti as nuk po martohesh, pra mendohu për këto që të thotë nëna. Ergysi i tha:  Më fal, nënë, sa te kthehem, do mendohem për këto që më the, i tha me të qeshur dhe e qafoj me mall. Ergysi u nis dhe mbërriti në Shangaj dhe shkoj drejtë dhe në Konsullatë. Për Ergysin vetëm konsulli ishe në dijeni. Ergysi ishte i paisur me dokumenta si biznesmen me eksperiencë dhe atje kështu u prezantua. Ergysi vishej fare thjeshtë dhe nuk binte në sy, bile një dite një nga punonjësit e konsullatës e pa dhe i tha shko më blij një gazetë. Ergysi nuk u besoj veshëve, po ai e përsëriti, Ergysi shkoj dhe ja bleu, kur ja pruri Ergysi, priti mos i thoshte të faleminderit, po ai nuk e kishte mëndjen. Kur në moment erdhi konsulli. Që atë dite provokatori nuk u pa më në Konsullatë. Konsulli i kërkoj të falur…Konsullata kishte urdhër të prerë që t’i plotësohen të gjitha kërkesat dhe të ruhej pa rënë në sy në çdo vend. Për 10 ditë ai mori pjesë në të gjitha aktivitetet që bëheshin dhe filloi të ambjetohesh. Kaloj dhe një farë kohe, lista e personave të dyshuar, po paksohej. I kishin mbetur vetëm13 veta. Me bindeje se në mes tyre do kish nga ata që kërkonte. Një darke Ergysi po kthehej për në Konsullat dhe po kalonte në një rrugë pak të errët, kur dëgjoi një zë femre që po kërkonte ndihmë duke bërtitur. Ergysi e kishte afër, kur pa nja dy djem të rritur që po grabisnin një femër, sa do që ajo po luftonte. Ergysi u mendua të shkoj a po të mos shkoj. Pastaj u fut në mes për t’i ndarë. Kur njeri nga djemtë e goditi fuqishëm në fytyrë Ergysi u nxe. Me një kapje që i bëri Ergysi, ai u plas në shesh. I dyti ju turr, por edhe ai ra shakull mbi shokun. Në këtë kohë mbërriten ata që ruanin Ergysin. Merrini, u tha Ergysi dhe i hiqni pre këtej, të mos duken më! Pastaj u kthye nga ajo femra. Ke nevojë për gjë? Ajo ishte shumë e bukur, po kishte dhe shumë stoli të çmueshme. Ajo, futi dorën në çantë, nxorri një orë të shtrenjtë dhe ja zgjati Ergysit, bashkë me një pako me të holla, duke vazhduar ta falnderonte. Të lutem zonjë mos më ofendo, i tha Ergysi. Të lutem merri, i tha prapë ajo. Mos m’u lut, se nuk mund t’i marrë, i tha ai. Mirë tha ajo, më jep mundësin të takohemi. E po mirë i tha Ergysi, hajde nesër në këtë adresë në orën 9! Nxori një letër dhe shkroj një adrese dhe pastaj u ndanë. Ergysi foli një nga ata që e ruanin dhe tha ndiqe ku do vejë. Ergysi lajmëroi personin që takohej për problemet e veçanta në konsullat dhe i tha edhe atij të kontrollohet zona ku banon vajza dhe të mbahet gjithnjë nën vëzhgim pa renë në sy! Të nesërmen vajza erdhi me një makinë të shtrenjtë dhe sa zbriti i tha shoferit të largohej. Në orën e caktuar trokiti te dera. Ergysi po e priste dhe kishte bindje se ajo do vinte. Kështu që sa trokiti ajo u hap dera dhe ai i tha urdhëroni. Zyra ishte rregulluar, tamem për një biznesmen. Ergysi i tregoj një kolltuk që të ulej. Ajo, duke u tundur dhe duke qeshur, u ul në kolltuk. Pyeti këtu punon ti. Po i tha ai. Të njihemi i tha Ergysi, më quajnë Frenk. Mua i tha ajo më quajnë. Tunk. Ajo vazhdoj: Mbrëmë më ke shpetuar jetën, nuk e di si mund t’ua shpërblej?  Jo vetem aq, po ju rrezikuat edhe jetën tuaj pa më njojtuar mua fare. Me se doni t’u qiras, veç cajit, çfarë pije preferoni ndërhyri Ergysi, që kishte pije nga më të mirat dhe më të shtrenjtat. Për këte rast i mbushi një godë me çaj dhe ja vuri në tavolinë, për vete mbush një gotë uiski. Thanë gëzuar dhe e pinë me fund. Tani i tha Ergysi, më thuaj kush je ti? Ajo prapë nxorri një pako me të holla dhe disa gjëra të çmuara, dhe i vuri mbi tavolinë. Këto i tha, i ke peshqesh nga unë. Ergysi qeshi dhe i tha: Qënke shumë e pasur. Unë vetë, i tha ajo nuk jam shumë e pasur, po kam shumë lidhje me të pasurit. Ergysi u gëzua dhe tha me vete grepi paska kapur një peshk të madh. Ergysi ndenji pak dhe i tha: Dëgjo, zonja Tunk. Në qoftse do që të njihemi bashkë, më thuaj çdogjë të vërtetë. Tunki u be serjoze dhe i tha Ergysit vërtetë do që të njihesh me mua? Po i tha ai. Po nuk mendon se është pak me rrezik, të më njohësh mua. Unë, i tha Ergysi gjithë jetën e kam kaluar me probleme. Ajo e pa me habi. Vërtetë, i tha. Atëhere po tregohem e sinqertë. Tunki vazhdoj: Unë mund të quhem gati prostitutë. Jam gjysëm Kineze dhe gjysëm Japoneze. Po kam lindur këtu. Babaj ishte Japonez.dhe nëna Kineze. Babai kishte një anije dhe me të punonte. Nje dite, pa nënën time dhe e pëlqeu shumë, u dashuruan. Nëna e priste kur kthehaj nga deti. Ai më vonë bleu edhe shtëpi…Për sa kohë qe anija rrinte në mol, ai rrinte me nënën. Pas 6 vite ai iku dhe nuk u kthye më. I kishte lënë edhe ca pare, për të jetuar pak kohë. Unë u rrita, mbarova shkollën per tekstile këtu, dhe fillova punë po këtu, në një kombinat tekstili. Po, me që isha pak e bukur, të gjithë bizesmenët që vinin të bënin kontrata pune, bosi mi dërgonte mua që të mbyllja kontratën me kushte të favorshme. Dashje pa dashje, u bëra gjahu i tyre. Kështu edhe tani unë kam mardhënje me bosa të mdhenjë, që drejtojnë biznese të fuqishme.

Ergysi i tha: Tani është mëngjes, nuk besoj se ke ngrënë kaq shpejt, do të dalim apo të na i sjellin këtu. Tunku tha:  Më pëlqen më mirë këtu. Ergysi porositi ushqim evropjan edhe aziatik. Pije, kërko çfarë të duash, ne kemi nga më të mirat! Dukej sikur ishte mëngjes, po në të vertetë ishte edhe drekë. Tungu i bëri shumë përshtypje Ergysi, nuk kishte parë njeri kaq të bukur dhe kaq të sjellshëm, që dinte të bënte  nder dhe të mos kërkonte asgjë në këmbim. Nga dreka Tungu u largua, me bindje se së shpejti do kthehej prapë. Ergysi, kur e përcolli i tha: Tani . unë këtu e kam zyrën. Mund të vish kur të duash. Ndërkohë i foli shoqëruesit të sjellin makinën. Ajo nuk bëri naze. Hipi dhe iku dhe porositi shoferin ta mbante mend rrugën. Ergysi urdhëroi ta ndiqnin vajzën pa u diktuar dhe të mësonin ku e kishte shtëpinë, ku vente dhe me kë shoqërohej. Ajo kishte një shepi të vogël dhe jetonte vetëm, po në të kishte çdogjë që i duhej.  Shtëpia ishte e rrethuar me mur, me dy kate  dhe në një lagje të pasur.

Mbas tre ditëve Tunku shkoj prapë te Ergysi. Ai sërish e priti gjithë respekt. Vetëm se në pije, këtë rradhë, kishte hedhur pak ilaç për ta eksituar, që të vinte shpejt në qejftë dhe të shprehej më lirshëm. Sa u ulën filluan me pije. Ajo erdhi shpejt në qejf dhe filloj të tregoj më me hollësi jetën e saj. Tregoj si kishte arritur deri që të kishte lidhje me bizesmenët më të mdhenjë në Shangaj. Bile ajo ishte afruar shumë me ta, aqsa edhe kur bënin mbledhje sekrete, nuk ndruheshin nga ajo, mandej i jepnin edhe ndonje punë të vogel deri tepër sekrete. Ergysi e dëgjonte dhe nuk e ndërpriste.Vetem njëherë e pyeti, po pse të besojen kaqe shumë? Unë vetë punoj në Kombinat, po bosi im ka dhe shumë biznese të tjera. Ai është pjesë e një grupi që mblidhen në darkë dhe merren me femra të zgjedhura. Ata luajnë me bixhos të rendë me shuma të medha. Erdhi dreka, ushqimi ishte i mrekullushëm, pijet nga më të mirat dhe nga më të kushtueshmet. Kur mbaruan, Ergysi i tha Tungut futu te ajo derë dhe laj duart dhe po të duash ke dhe për t’u shtrirë e qetësuar. Ajo shkoj te dhoma, lau duart dhe pa edhe një dhomë me një krevat të madh dhe me një tavolinë mesi të mbushur me lule. Tungu lau duart dhe i tha Ergysit që mund të shtrihej se e ndiente veten pak të lodhur. Shko shtrihu, çelsin e ke te dera mbylle po të duash. Ajo fjeti afro dy, tre orë dhe kur u zgjua e ndjeu veten më në formë. E gjeti Ergysin duke punuar në zyrë. Kur u afrua Ergysi bëri sikur diçka do i mëshente, kur e pa ajo qeshi dhe i tha nuk ka nevojë t’i meshesh, unë di aq shumë gjëra sa nuk ta mer mëndeja as ty. Ergysi qeshi, më fal i tha më është bërë si shprehi. Ergysi qeshi. Sa bukur qesh ti, i tha ajo, dhe u ul. Ergysi kishte vënë në tavolinë një gazetë pak si të vjetër me foto të e atyre bizesmenëve që kishte zgjedhur. Kur i pa ajo qesh dhe i tha ata nuk janë të gjithë kryesorët. Ai qeshi dhe i tha nuk e di si ndodhet kjo gazetë këtu. Me gjithë atë, se më bëre kurjoz, sa veta janë aty të kryesisë? Ja i tha ajo, këta të gjashtë dhe ja tregoj, janë në kryesi, pastaj  janë edhe këta dhe filloj të tregojë edhe për disa të tjerë. Pjesa më e madhe qenë englezë. Rri mirë, qetohu, i tha Ergysi, se dhe unë mbarova punë dhe jam i lirë. Unë, i tha ajo i njoh të gjithë, sadoqë një pjesë nuk janë nga Shangaj, po sa herë kanë punë, ata mblidhen këtu. Çfarë do të pish, i tha Ergysi dhe u ulën prapë në tavolinë. Vonë nga darka Tungu u largua shumë e kënaqur dhe e gëzuar. Ergysi e përcolli deri te dera. Unë, i tha, do vijë prapë. Ergysi i tha kur të duash. Po s’pate punë hajde nesër, se dhe unë nuk kam shumë punë. Në rregull, i tha ajo. Ergysi kërkoi dy aparate regjistrimi edhe disa rregjistreusa ose çimka. Shumë shpejt të gjitha ishin gati. Të nesërmen nga dreka Tungu trokiti në derë. Sa hyri brenda u përqafuan, si shok të vjetër. Ergysi e la punën po në një mënyr që ajo të shikonte e të bindej, që ai punonte. Vunë muzikë moderne evropjane, që edhe ajo e kishte shumë qejf.  Po të duash të shikosh, i tha Ergysi, kam aparat për projektim filmash. Ja edhe kasetat e filmave, zgjith kë të duash ti. Tungu erdhi shpejt në qejf. Këndonte dhe qeshte. Mbas nja dy orëve, ajo i tha Ergysit qe do shtrihem pak. Edhe une do shtriem, po kam edhe pak punë. Tungu sa ra e zuri gjumi. Ergysi i mori çantën dhe me mjeshtëri i vuri një gjurmus të vogël po shumë të fuqishëm. Tungu u ngrit. Pinë ndonjë orë, pastaj ajo u kujtua: Më duhet të iki se sonde, se kemi një mbledhje sekrete. Për çfarë sekretesh e ke fjalën, pyeti Ergysi si me të qeshur, dava biznesi? Jo, i tha ajo. Kur të vijë nesër, do të të tregoj dhe ti do habitesh. Dhe vërtetë, ato që dëgjoj Ergysi nga gjurmusi, u habit. Ata nuk ishin vetëm bizesmenë, por dhe një organizatë klandestine, shumë e rrezikëshme kriminale dhe shpesh edhe terroriste.

Të nesërmen Tungu erdhi prapë. Ergysi i doli para dhe priti me buzqeshje. Ajo ishte veshur shumë bukur. Po edhe vetë ishte e bukur. Asaj i bente përshtypje  Ergysi. Kjo që ditën e parë të njohjes dhe deri tani. Ai, asnjëherë nuk e kishte provokuar. Asaj i vinte plasja, që nuk po e afronte. Ajo kishte tërbuar kushedi  sa meshkuj. Po jo kështu! Po, sot nuk kam për ta lënë, tha me vete. Mbasi pinë dhe erdhën në qejf, po kërcenin ajo e puthi në buze  dhe ai ja ktheu. Atëhere ajo nuk ju nda derisa e çoj në krevat. Mbasi ndenjën nja dy orë në krevat, u ngritën dhe u ulën në tavolinë, që të hanin diçka. Mbaruan së ngrëni. Tungu po habitej: Ergysi nuk tregoj pikë interesi, si kalojë ajo mbledhja e mbrëmëshme, ndaj i tha me te qeshur: Ore Frenk, po si shpjegohet që nuk u bëre kurjoz  të më pyesje si ja kalova mbrëmë në mbledhje. Ergysi qeshi dhe i tha: Kam bindje se do ma tregosh vetë, se ti ashtu premtove dje. Ergysi poshtë tavolinës kishte instaluar nje manjetofon të vogël. Kur Tungu filloj të tregonte, aparati regjistronte. Sa do që ai e kishte dëgjuar ngjarjen nga regjistrimi, ky rrëfim direkt, ishte më interesant. se ishte me emra dhe plotë hollësira shumë të vlefshme. Ajo e mbaroj tregimin, po reagimi i Ergysit ishte si me mos përfillje, sikur nuk i interesonte fare.  U ngritën dhe shkuan sërish në krevat. Pastaj ajo e puthi nja dy herë Ergysin fort dhe btha: Për nesër në mbledhje më kanë dhenë dhe një detyrë. Kështu që më duhet të iki. Ergysi u ngrit dhe u vesh dhe për herë të parë e pëcrolli deri te makina. Asnjëherë nuk e kishte bërë më parë. Ajo u gëzua kur e vuri re. Ergysi e pyeti do kthehesh sonde, ajo i tha nuk e di, po mbarova punë shpejt edhe mund të dalë. Ergysi në një kohë shumë të shkurtër e zbërtheu  komplet grupin dhe filloi të mbush dosjen me të gjitha hollësit. E mbylli dosjen, ku kishte lënë edhe disa porosi dhe shkoj në konsullatë, ku foli me konsullin. Atij nuk tregoj se ai kishte mbaruar punë dhe së shpejti do largohej .Më pas foli me Londrën. Ata i thanë mos hajde, se ne do dërgojmë njerëz aty, që janë specjalistë për atë punë. Mbas disa ditëve erdhën 5 veta, veç e veç dhe u takuan me ta në Konsullatë, si rastësisht. Vetëm njeri nga ata munt te takohej me Ergysin direkt, në qoftë se kishte ndonjë gjë të pa qartë. Ergysi pӕrfundimisht i dërgoi dosjen atij dhe la shënim që ke vetëm dy ditë kohe ta studjosh dhe të pyesish. Në të njëjtën kohë i prenë biletë për në Londer. Me Tungun ai u nda. Ajo i tha se mbrëmë në mbledhje u diskutua se kishte ardhur një dedektiv në Kanton për zbulim. As na duhen ne ato punë, i tha ai. Unë po iki në Evrpë dhe nuk e di kur mund të kthehem. Ergysi u kthye në Londër si pasagjer i zakonshëm. Ai nuk e dinte se për të siguruar atë në udhëtim, e shoqëronin të paktën 4 persona të përgatitur.

Sa i kishte marrë malli Dajanën dhe Merin. Me sytë të mbushur me lotë, po e prisnin që jashtë porte. Kur erdhi makina, ato u sulën t’i hapnin derën e makinës. Ato gati e ngritën në krah. Edhe Ergysi me sytë të mbushur me lotë po i përqafonte i malluar të dy nënat. Mezi u fut brenda. Dy ditë Ergysi nuk dol nga shtëpia, rrinte me familjen. Ditën e tretë, Meri itha të birit: Më ke premtuar që kur të kthehesh nga Kin do përpiqesh të martohesh. Po i tha i biri. Atë do bëj, se jemi shumë pak tre veta dhe qeshi. Kishte kaluar një javë. Meri u tha se kishte prerë bileta për në opera. Luheshin Katër Stinët e Verdit. Kur hynë brenda sallës Ergysit i tërhoqi vëmendjen një vajzë, bjonde dhe e bukur që po e shikonte me kërshëri. Në moment ajo ktheu kokën dhe sytë e tyre u kryqëzuan. Qëndruan një çast, pastaj u larguan. Ergysi po mendohej se ku e kishte parë. U kujtua e kishte parë në shkollë, kur vente të merrte leksjone. Edhe ajo jepte leksjone.  Në pushimin e pjesës së parë u hapën dritat dhe ajo vajza erdhi drejtë e te llozha e tyre. Ergysi i foli në emër. Gëzohem që të shoh, i tha. Pastaj u prezantua: Paula. Dhe filluan nga muhabetet e zakonshme. Diskutuan edhe për shfaqjen. Kur do ikte, i tha  Ergysi: Besoj se do shihemi nga shkolla. Unë në mengjes jap mësim për shkencat politike dhe u largua. Të dyja gratë u habiten me mos përfilljen e Ergysit. Atyre u kishte pëlqyer shumë: E bukur, tepër e zgjuar dhe e dashur. Ato me një gojë i thanë djalit: Ajo të pëlqeu ty, por edhe neve na pëlqeu shumë. Pa shikoje njëherë këtë rast, bir.

Të nesërmen në megjes, Profesori po e priste. Urime bir i tha. Të gjithë janë të kënaqur me rezultatete e tua dhe qafoj. Kur do ndaheshin Ergysi porositi profesorin: Të lutem interesohu për çdo gjë qe ka lidhje me profesoresh Paulën. Kur të informohesh më kthe përgjigje. Profesori ndryshoi çehre: Më fal bir, i tha, ma thuaj dhe njëherë, për cilën Paul e ke fjalën? Ai e sqaroi. Si urdhëron bir, do të kthej përgjigje shpejt, i thai ai. Mbas tri ditëve Profesori po e priste para zyrës. He, ma mbarove porosinë? Ai ndenji pak pastaj, i tha: Pyeta nga të gjitha anët, nuk gjeta asnjë mangësi. Në më lejon të pyes, përse të duhet kjo vajzë? Ergysi nuk i ktheu përgjigje.Te nesërmen shkoj që në mëngjes të takoj Paulën. Mendja e hollë e Ergysit e kuptoj me njëherë që ajo ishte në dieni, që ai do vente ta takonte dhe po e priste. Kjo nuk i pelqeu Ergysit, me gjithëatë e ftoj që të pinin kafe te një lokal që ishte aty afër. Sa erdhi kamarjeri dhe pruri kafetë, Ergysi i tha Paules: Tani po mendohesha me vete dhe thoshja a mund ta kaloj jetën bashkarisht unë me Paulën?  Një zë i fuqishëm më tha: Po, mundesh! Tani, po ta bëjë ty këtë pyetje: Më thuaj, a mund të kalojmë jetën bashkë? Unë mendoj se Po tha Ergysi. Ajo po qeshte gati me të madhe. Kurr nuk kam dëgjuar të tillë lloj propozimi për martesë. Bile po thosha me vete, si mund të ma shprehi dashurinë Ergysi. Ai po priste. Faktikisht i tha ajo në këtë moment edh unë këtë pyetje po i bëja vetes për ty. Dhe perfundimi? I thashë vetes PO, pra edhe ty po te them PO!

Në moment u ngriten të dy në këmbë dhe përfunduan në puthje dhe përqafime. Mbs dy ditëve Ergysi u dha sihariqin nënave. U tha nesër do vijë për vizitë, po thuaj, e fejura ime. Po pse bir, nuk na the më pare, të blinim peshqeshe, si për ty edhe per nusen. Nesër, kur të vijë, e shikoni, po u pëlqeu, i bleni peshqeshe, në qoftë se nuk u pelqen, mos u harxhoni!

Të nesërmen Dajana dhe Meri, po edhe Paula kishi shumë emocjone, vetëm Ergysi si gjithemonë, ishte krejt i qetë. Ata ishin aty kur ra dera. Ajo u hap automatikisht kur Paula hyri brënda dera u mbyll vetë. U hap një derë! Ata u ngritë menjëherë në këmbë. Dhoma ishte stolisur me bukuri të rrallë, plot lule të freskëta mbi tavolinë. Të dya gratë mezi po prisnin të shikonin nusen. Kur e panë që ishte ajo, e preferuara e tyre, u turrën dhe po e përqafonin Paulën. Mbas një muaji ata u martuan. Shkuan në kishë pa bujë e tamtame. Paulen e shoqeronte i ati, që edhe ai ishte profesor. Atëhere ju kujtua, për herë të parë profesori, kur e kishte pyetur për Paulën. Ai e kishte të ndaluar të pyeste. Kur e pa Ergysi ja beri me gishte dhe i tundi kokën, ai qeshi, qeshi dhe Ergysi. Paula e njhte mirë Ergysin, po dhe Ergysi e njihte aq sa duhesh.  Edhe punët e njeri tjetrit i dinin, po kurrë nuk pyesnin.

Në Shkollë Ergysit ja ndërruan profesorin. Europa ziente, lufta sapo kish filluar. Gjermania ishte e pa përmbajtëshme. Ergysin e folën në Qeveri. Atje e folën për luftën dhe detyrat që kishte gjithësecili. Ergysi përveç porosive dhe detyrat specifike që kish, duhej të fillonte dhe një kurs urgjent për të mësuar format e trasmetimit më të sigurtë dhe më të shpejtë. Ergysi fal memorjes së fortë që kish, i kapte shumë shpejt mësimet dhe kur bënë provat e kërkuara, ai doli shumë mirë. Kur u kthye në shtëpi Paula nuk kishte ardhur akoma. Ai po e priste kur më së fundi erdhi dhe ajo. Ajo i tha të shoqit që edhe mua më thirrën për detyra klandestine, s’ka gjë tha ai dhe u mbyllën në dhomë.  Mbas një ore e ca, dolën dhe folën për të ardhmen. Çfarë masa duhej te merrnin? Paula ishte tri vjeçe më e madhe se Ergysi. Ajo ishte tepër inteligjente dhe me kulturë. Kështu, si çift ishin të përsosur. Ata shumë shpejt u moren vesh mirë me njeri tjetrin dhe ishin të lumtur që ndimonin njeri tjetrin. Paula dinte katër a pesë gjuhë të huaja, që tani në kohë lufte, duheshin shumë. Paula kthehej shpetë nga puna dhe pastaj merrej me Merin dhe Dajanën. Shtepia ishte gjithnjë e rregulluar. Për ushqimin kishin një grua guzhinjere të përsosur që u shërbente. Mbas një muaj, Ergysin e thirren në zyren qëndrore. Atje e pritën tre persona shumë te rëndësishëm dhe i thane: Duhet të shkosh në Gjermani, të gjitha dokumentat që do të duhen, i ke gati. As Ergysi as ata nuk e shikonin njeri tjetrin, vetëm zëri dëgjohej qartë. Mos harro ne do jemi rrotull teje po dhe ti, duhet të jeshë shumë i kujdeshëm. Të kemi kontrolluar me aparat që gjuhen e flet si gjermanët pa ndryshym. Pra je personi me i përshtatshëm. Nga shtëpia mos u bejë merak. Ajo është në vëzhgim 24 orë. Kur të bëhesh gati na fol. Ergysi shkoj në shtëpi dhe u tha që do punonte në Gjermani dhe nuk e dinte sa kohë do rrinte. Detyra ishte tepër delikate. Do freskonte rrjetin e agjentëve dhe të përpiqej t’i shtonte. Para se të ikte e shoqja i dha sihariqin se ishte me barrë. Kështu që atë natë, bënë festë deri afër mengjezit. Ergysi ndenji tre muaj në Gjermani.Veç informacjonin që solli, pruri edhe plot lidhje të reja, që ishin të sigurta…

Paula lindi djalë. Gjithë kohën shtëpia ishte në festë. Lufta ishte bërë më e pergjakëshme. Nga lart Ergysit i erdhi një mesazh, që të lëvizte sa më pak, se Londra  ishte bërë  epiqendra e spiunazhit në Evropë. Mbas një jave i erdhi urdhëri që duhej të shkonte në Moskë. Hajde të marrish dokumentat e nevojëshme. Besoj se do kthehesh shpejt pyeti Meri. Mori dokumentat dhe u kthye në shtëpi. U tha në shtëpi që për tri ditë do nisej. Ai i tha së shoqes që të kishte kujdes dhe të lëvizte vetëm me urdhër.

Ergysi u nis për në Moskë. Sa mbërriti i kërkuan dokumentat, ai u a dha. Ata ja vonuan mbi një orë sa e verifikuan, pastaj ja prunë. Ergysit nuk i pëlqeu kjo vonesë, kështu që duhej të ishte tepër i kujdesëshëm. Ditën e tretë doli të shikonte Mosken dhe të blinte ndonjë gjë. Kur doli nga porta, shoferi i tha që po na ndjekin. Dhe vertetë një makinë e zezë nuk u ndahej. Qëndruan te një dyqan i madh të blenin ato që u duheshin dhe kur shkuan te makina, aty ishte dhe makina që i ndiqte. Kur u kthyen në ambasadë po e prisnin me ankth. Kaloj një javë Ergysi dilte herë vetëm dhe herë me shoferin. Një dite, sa parkoj makinen në qendër, kur ç’të shikoj, dy shokë rus, që i kishte pasur në shkollë dhe shpesh kishte lozur edhe futboll me ta. Ata e pane dhe bërtitën me të madhe dhe u përqafuan me mall. Ata e morën dhe u futën në një bar për të festuar ritakimin. Pyetja e parë ishte kur kisha ardhur. Ai u tha saktë kur kishte ardhur dhe vazhdoj:  Një punonjësi në ambasadë i kishte vdekur babaj dhe në vend të tij, përkohosisht, më dërguan mua. Kështuqë nuk e di sa mund të rri. Ata qeshën, tani që erdhe ne nuk të lëmë të ikësh dhe vazhdonin të qeshnin. Unë, u tha Ergysi, nuk kam shumë punë, jam si dava sekretari, ndaj dhe mërzitem. Ata, me një gojë thane: Tani, nuk do të lemë  ne që të mërzitesh. Ergysi nuk bëhej kureshtar dhe nuk pyeste për asgjë. Të nesërmen që në mëngjes i erdhen sërish shokët. Ata e morën me vete dhe e shëtitën nëpër Moskë. Çudija ishte se nuk po e ndiqnin më. Ai donte të gjente mundësinë të shkonte në një adresë, që ishte në një lokal i madh, që kishte dhe një bar të madh, por nuk po i krijohej mundësia. Kur, mbas nja tri, katër ditësh, ata qëndruan po tek ai lokal. Ergysi u gezua, hynë brënda dhe u ulën në një tavolinë pranë dritares. Ergysi u tha më lini të porosit unë, ata nuk donin, po Ergysi nguli këmbë. E po mirë, ranë dakord ata. Erdhi i zoti lokalit dhe Ergysi, si pa dashje, vuri gishtin mbi tjetrin, dhe i tha: Të lutem tri dopjo, Ai e mori vesh, po meze çfarë doni, u tha. Ata me një gojë thane: Peshk të freskët! Ergysit nuk i lanë kohë që të mërzitej, e shëtiten në gjithë vendet e bukura të Moskës. Askush nuk e ndiqte. Shokët e tij ishin njerëz të rëndësishëm. Ergysi asnjëherë nuk pyeti për ndonjë gjë. Ata të tre shkonin në darka, dreka, në ballo, teater, opera, ku ata kishin llozhën e tyre dhe shpesh shkonin njerëz të rëndësishëm dhe shkëmbenin mendimet me njeri tjetrin e nuk ndruheshin fare nga Ergysi. Shpesh flisnin për ushtri, për politikë dhe për luftën. Ergysi lajmëroi t’i prisnin biletën të kthehesh në Atdhe, se s’kish më nevojë të rrinte. Kish mbaruar punë. Duhej te kthehej se ai punonjësi që kishte ikur, erdhi. Ergysi shtroj një drekë të mirë për shokët, në shenjë respekti dhe lamtumire. Kur do ndahej u tha ju pres në Londër…

Ergysi u kthyje në Londër. E kishte marrë malli shumë për të katër. Kaluan dy vite. Paula shkonte në punë në Universitet. Po, një dite, nuk u kthye në shtëpi. Lajmëruan me njëherë, po as të nesërmen nuk u duk. As Sigurimi nuk po e gjente dot. U alarmuan të gjithë, po prapë Paula nuk dha as një shenjë. Ergysi, që ditën e parë që mungoi, formoi bindje se Paula, nuk do kthehej më. Kondrazbulimi punonte, dhe kjo duket se ishte vepër e tij.

Djali Ergysit e kishte emrin Henrik. Pak i ngjante të jatit, më shumë i ngjante së ëmës. Kur i mungoj e ëma, e kërkoi pak kohë, pastaj , duket sikur e harroi. Paula, duke ditur punën e saj, nuk u ngjit shumë pas të birit, sadoqë çmëndej për të. Po ashtu edhe Ergysi. Kështu që djali u ngjit pas dy gjysheve dhe dados.

Iku viti. Lufta vazhdonte e përgjakëshme. Ergysin e lajmëruan që të behej gati për në Francë. Ergysi u nis dhe mbërriti afër darkës. Hotel i kishin zënë afër kullës Ejfel. Kish kaluar pak kohë dhe po dilte nga hoteli, kur gati u përplas me një femër të bukur, pak esmere, po tepër simpatike. Kur ngriti kokën e njohu. Ajo i tha: Ergys çdo ti në këtë kohë këtu? Ata kishin qenë në vitin e parë bashkë. Ergysi u gezua, po dhe ajo u gëzua. Ti këtu fle i tha ajo, po si nuk të kam parë unë. Po këtu nuk flemë vetëm ne, i tha ajo me të qeshur. Tani ku do shkosh? Do ha mëngjes i tha Ergysi. Në rregull, i tha ajo, më prit ketu sa të lë ngarkesën që kam në duar dhe erdha. Dhe vërtetë ajo nuk u vonua as pesë minuta. Sa erdhi, i futi krahun Ergysit dhe i tha: Unë jam zonjë shtepie këtu, ndaj do të çoj unë të hamë mëngjes. Ata filluan muhabetin sikur sapo ishin ndarë. Ajo i tha: Çfarë fati kam, një javë pushim në shkollë, nuk më kërkon njeri në universitet. Ajo nuk e pyeti Ergysin për asnjë gjë, po edhe Ergysi nuk e pyeti për asgjë. Shkuan dhe hëngrën bukë bashkë, pastaj shëtiten nëpër Paris dhe së fundi shkuan në hotel. Ergysi i tha: Të vijë unë te dhoma jote apo do vish ti te unë? Më mirë po vij unë.

Vajzën e quanin Tatjana, kaluan gjithë javën së bashku. Kjo javë ka qënë nga më të bukurat e jetës time Ergys, i tha Tatjana, të falënderoj nga zemra! Për herë të parë pash sa e bukur është jeta dhe këtë e jetova në sajen tënde. Asaj ju mbushën sytë me lotë. Edhe unë të falënderoj, deklamoi Ergysi. Edhe për mua ishte fat i madh. Sado që jemi në luftë, i tha Ergysi, lus zotin që të na takoi sa më shpejt, po kjo është shumë e vështirë, për shkak të punës që bëjmë.

Ergysi shkoi në Lion. Ndënji 10 ditë atje, pastaj u kthye në Londër. Sa mbriti në shtëpi mori vesh se Dajana ishte shumë e sëmurë. Te dhoma më e mirë, që ishte plotë dritë, ishte shtrirë Dajana. Mjekët më të mirë erdhën dhe e vizituan. Edhe nga Parizi një mjek i shquar, që Ergysi e kishte shok, erdhi e vizitoi dhe i tha: Vëlla, më fal, nuk munt të bejë asgjë, ka kancer në shtyllën kurrizore, që ka shpërndarë metastaza edhe te organet e tjera. Ajo jetoi edhe 15 ditë. Ergysi nuk u largua asnjë ditë nga koka. Para se të mbyllte syë i tha: Bir i dashur, shumë i dashur, falënderoj  zotin që na lumturoi, duke na falur një nga ëngjëjt e tij. Po largohem shumë e lumtur shpirt, të puth fort dhe mbylli syte e të nesermen ndërroi jetë. Dajana u varros pa shumë ceremoni. Kohë lufte.

Merin, vdekja e shoqes më të ngushtë, e hidhëroj pa masë. Ajo nuk ndahesh nga Henriku dhe ishte i vetmi që i hiqte mërzinë.  Ergysi kishte shumë punë. Ai bridhte në të gjitha shtetet e Evropës. E merrte malli edhe për djalin. Ai kish formuar lidhje shumë të forta informacjoni. Franca e pushtuar, i kishte hapur shumë punë. Qeveria e dërgonte Ergysin të vetëm për punët më speciale.

Nga mbarimi i luftës edhe Meri u sëmur. Ergysi nuk rrinte dotë të kujdesej nga afër për të, se kishte shumë punë. Henriku, sa do që ishte rritur, nuk mund të bënte personalisht asgjë. Ergysi kur e pa që e ëma ishte rënduar, lajmeroj eprorët që për arsye të pëkeqësimit të nënës do mungonte në punë dhe nuk u largua më nga e ëma duke qarë dhe përqafuar. Ata kështu e gdhinë gjithë natën. Aty afer mëngjezit  Meri i tha Ergysit: Bir, e shoh që nuk e shtyj dotë. Tani dëgjomë: Ti bir, nuk je djali im. Unë të gjeta të braktisur në një grumbull mbeturinash, kur ishe afro 2 vjeç dhe qysh atëhere nuk të kam lëshuar më. Kështu bir: Ti ke lindur në Korcë, në  SHQIPËRI, PRA BIR, TI JE SHQIPËTAR. Që atëhere Ti, ishe dielli jonë, ti na dhe jetë, na ke falur lumturi të pa fund. Ti, hodhe bazën e familjes. Gjithë kohën  na ke falur dashuri pa kufi. Ne të dhamë shkollë dhe jetë. Ti na mbushe me lumturi   dhe gëzim, kurr s’na i ktheve njëherë fjalën. Shumë pak nëna kanë pasur fatin  tonë.  Ergysi duke qarë u shtri në krevat, sikur ishte i vogël dhe i hodhi dorën në qafë së ëmës. Ajo mbylli sytë në krahët e tij.

Meri u varros me nderime të veçanta. Në varrim morën pjesë njerëz të rëndesishëm deri publik, deri nga qeveria. Mbas varrimit babë e bir u kthyen në shtepi…Shtëpia dukej e shkretë, sadoqë aty kishte shumë njerëz dhe të gjithë punonjësit e shërbimit, të veshur me të zeza dhe të rreshtuar, prisnin Ergysin me të birin ta ngushëllonin. Ata hynë brënda kokëulur nga hidhrimi. Henriku i tha të atit:  Baba e ndiej veten shumë të lodhur dhe të drobitur, më lejon te shtrihem pak. Ergysi e kapi djalin dhe e përqafoj fort: Bir i tha, tani kemi vetem njeri tjetrin, kështu që do të rrimë më shumë bashkë.

Lufta mbaroi. Ergysi prapë ishte në lëvizje. Djali vente në shkollë, po Ergysi   kishte dhe problemin e djalit, sa do që ai ishte rritur. Në një nga udhëtimet që do bënte Ergysi vendosi të marrë edhe djalin me vete. Ai do shkonte në Spanjë. Në Spanjë ndenjën 10 ditë dhe të dy u kënaqën shumë. Me një aroplan të vogël ushtarak u nisën për në Paris. Atje qëndruan në një si aneks të vogël që ishte vetëm për ta. Qendra ishte pak larg. Pa kaluar as 5 minuta mbërriti një xhipes ushtarak, po Ergysi u tha që do shkojmë në këmbë deri te dalja. U nisën të dy dhe mbërritën në pikën ku dilnin pasagjerët. Aty po i priste një mikrobus i vogël. Sa vajtën te makina, u hap një derë e madhe ballore, ku u duken edhe çfarë kishte brënda në makinë: Një krevat, një tavolinë, frigoriferi i mbushur me pije të ndryshme. Ergysi u fut në makinë. Djali po vonohej. Ai shikonte me habi si uleshin dhe ngrieshin aeroplanët. E shikonte për herë të parë Parizin. Atëher u shfaq dhe Ergysi.  Sa doli i vanë sytë te dy femra, që po shikonin nga ai edhe po buzqeshnin.  Pas një çasti që të dy u sulen me vrap drejt tyre dhe u hodhën në qafën e njeri tjetrit dhe nuk po ndaheshin. Femra tjetër, qe ishte 14 ose 15 vjeçe, po i shikonte me habi pastaj i foli gruas: Mami çfarë po bën kështu? O më fal bijë, i tha ajo, të thashë se do ndesheh me nje suprizë të bukur. Ja, kjo eshte surpriza: Ky është babaj yt! Ajo mbeti për një çast e habitur, po ashtu edhe Ergysi, që po e shikonte me habi. Kur vajza ju hodh në qafë me të qarë, babi i tha, sa më ke munguar! Edhe ti mua dhe të më falësh, që të kam munguar, po unë nuk e dija fare që t’i egzistoje. Të më falësh bijë edhe një herë. Ergysi, as që e vinte në dyshim, ajo ishte çupa e tij dhe e Tatjanës. Në këtë kohë vjen Henriku dhe i thotë të atit: Baba, paskam motër unë? Po bir, i tha ai edhe unë tani e mora vesh që kam edhe një vajzë. Të katërt po qeshnin, pastaj u përqafuan. Vetëm Zoti bnë nga këto mrekulli, tha Ergysi me vete. Ndërkohë Ergysi pyeti Tatjanë: Po si më gjete? Ajo qeshi dhe i tha: Kot që më pyet. Ti e di më mirë se unë.

Ergysi u tha mos lëvizni një minutë, se kam pak punë. Foli njerin nga ata që e shoqëronin dhe i tha: Kush është përgjegjesi juaj, ja ta sjell unë, i tha ai. Kur ai erdhi urgjent, Ergysi i tha në formë urdhëri: Merri të gjithë këta që ke dhe që tani  e tutje, mos më shoqeroni më! Ai se çfarë do i thoshte, po Ergysi ja mbylli gojën: Ky është urdhër, i tha.  Foli dhe me qëndrën edhe atyre u tha prerazi: Për ca kohë mos më trazoni më e mos më angazhoni më e mos më kërkoni, jam shumë i lodhur.

Hipen në makinë dhe mbrritën para kullës EJFEL. Atje zbritën nga makina. Ergysi.  i tha shoferit: Tani edhe ti, nuk na duhesh më, të faleminderit që na shërbeve. Ergysi u kthye nga çupa dhe i tha: Edhe një herë bijë, më fal! Ajo qeshi dhe i tha s’ka gjë babi, ke kohë plot, këtej e tutje! Ergysit i pëlqeu përgjigja. Kur po iknin, Henriku i tha të atit ku po vemi? Ergysi qeshi: Do shkojmë te vendi ku ka lindur Babai, në Korcë, ose më mirë në SHQIPËRI. Është vendi më i bukur në botë, se atje kam lindur unë dhe pararendësit e mi. Dhe të kater ikën pa adresë, që të mos i kerkojë askush!          

    ÇIKAGO, DHJETOR 2021

Filed Under: LETERSI

Strategji e re e bashkëpunimit të qendrave albanologjike Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

December 16, 2021 by s p

Tiranë, 16.12.2021 –

Pas disa konsultimeve paraprake që u bënë në Shkodër, Prishtinë dhe Shkup, sot në Tiranë u nënshkrua memorandumi i ri i bashkëpunimit mes qendrave albanologjike të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Kështu, në aktin e nënshkrimit të Strategjisë së bashkëpunimit, hodhën firmat e tyre drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë – Luan Përzhita, drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës – Hysen Matoshi dhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup – Skender Asani.Ky memorandum erdhi si një nevojë e bashkërendimit të aktiviteteve të këtyre tri qendrave kryesore albanologjike në rajon, të cilat zotohen për një varg angazhimesh të përbashkëta në fushën e shkencave albanologjike.Drejtori i ITShKSh, Skender Asani, tha se Instituti ynë do të jetë bartëse kryesore e projekteve mbi historinë dhe identitetin kombëtar në trevat lindore shqiptare. “Me këtë, Shkupit po ia rikthejmë kuptimin dhe lavdinë e dikurshme, duke integruar albanologjisë shqiptare në një strategji të re bashkëpunimi. Shpresojmë që tash e në të ardhmen shkenca dhe kultura t’i prijë politikës me projekte integruese në botën shqiptare”, tha Asani.“Ne si ITSHKSH po integrohemi në këtë strategji bashkëpunimi me një histori të pasur suksesesh dhe shpresojmë që përvojën që do ta sjellim, do të jetë e barasvlershme me pritjet që ne i kemi nga qendrat albanologjike në Tiranë dhe në Prishtinë, që edhe përvojat e tyre të mbindërtohen në strategjinë tonë të përbashkët. Shkupi historikisht ka qenë jo vetëm një qytet i udhëkryqeve dhe civilizimeve, por ka qenë edhe një organ tepër vital në trupin e madh të etnisë shqiptare me shekuj të tërë. Sa herë që erërat e serta preknin këtë organ, efektet anësore arrinin edhe në pjesët tjera të etnisë sonë, prandaj Shkupi bashkë me Manastirin, për një kohë bukur të gjatë luajti rolin e piemontit shpirtëror të shqiptarëve”, u shpreh Asani.Ndryshe, një ditë më parë Akademia e Studimeve Albanologjike e Tiranës, nga 15 deri më 17 dhjetor organizoi edicionin e XII-të të “Ditëve të Albanologjisë”, me temën boshte: “Albanologjia e mijëvjeçarit të ri”, me pjesëmarrës të shumë studiuesve të albanologjisë nga e mbarë bota.

Filed Under: Komente

ITSHKSH – ADRESË E RE E BALLKANOLOGJISË SHQIPTARE

December 16, 2021 by s p

Prof.dr. Skender ASANI- drejtor i ITSHKSH në SHKUP

Pjesëmarrja në një konferncë shkencore ka kuptim vetëm atëherë kur debati prodhon një efekt të caktuar në rrafshin e operacionalizimit të ideve konkrete. Me një bindje të tillë iu bashkangjitëm edhe Simpoziumit shkencor “Albanologjia e mijëvjeçarit të ri”, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike dhe sidomos temës bosht: Bashkëpunime dhe sfida të institucioneve albanologjike shqiptare. Këtij simpoziumi i ka parapri një bashkëpunim në mes të qendrave tona albanologjike në formë konsultash që filluan në Shkup dhe përfunduan në Shkodër, por sigurisht që ky Simpozium është shprehje edhe e një gatishmërie të drejtuesve të rinj të Akademisë së Studimeve Albanogjike që albanologjia të vendoset në një rrafsh më serioz të trajtimit shkencor dhe të menaxhimit institucional. E veçanta e një Simpoizumi të tillë, si ky i sotmi, është se për herë të parë po fshihen disa kufinj, që fatkeqisisht i kishim ngritur vet ne para një kohe. Në radhë të parë këtu të gjithë po vijmë të barbartë dhe askush nuk po ndjehet inferior, kjo edhe për faktin se drejtuesit e rinj të Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me ITSHKSH në Shkup dhe IA në Prishtinë, kohët e fundit punuan për një atmosferë të re bashkpunimi në trekëndshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, ku secila prej këtyre qendrave do të ketë nevojat dhe specifikat e veta dhe si të tilla ato do të integrohen pastaj në një strategji të vetme veprimi, e cila edhe pritet të merr formën e një dokumenti që pritet të nënshkruhet sot. Strategjia e bashkëpunimit në fushat e albanologjisë nuk do të jetë thejshtë një dokument sa për të stolisur arkivat tona, por do të jetë një udhërryëfues se nga duhet të lëvizin angazhimet dhe aktivitetet tona, me qeëllim të krijimit të një ambienti krejt të ri në çështjen e ridimensionimit dhe riprofilimit të studimeve albanologjike. Ne si ITSHKSH po integrohemi në këtë strategji bashkëpunimi me një hisori të pasur sukesesesh dhe shpresojmë që përvojën që do ta sjellim, do të jetë e barasvelfshme me pritjet që ne i kemi nga qendrat albanologjike në Tiranë dhe në Prishtinë, që edhe përvojat e tyre të mbindërtohen në strategjinë tonë të përbashkët. Shkupi historikisht ka qenë jo vetëm një qytet i udhkryqeve dhe civilizimeve, por ka qenë edhe një organ tepër vital në trupin e madh të etnisë shqiptare me shekuj të tërë. Sa herë që erërat e serta preknin këtë organ, efektet anësore arrinin edhe në pjesët tjera të etnisë sonë, prandaj Shkupi bashkë me Manastirin, për një kohë bukur të gjatë luajti rolin e piemontit shpirtëror të shqiptarëve. Lidhja Shqipare e Prizrenit pati një shtrirje të gjerë në mbarë hapësirën etniek shqiptare, mirëpo vetëm në Shkup ajo arriti të institucionalizojë veprimin e saj, duke ngritur në një shkallë më të lartë organizimin ushtarak e politik, si përgjigje ndaj sfidave që sillnin pushtimet e huaja. Në Shkup patën një aktivitet të dendur edhe disa nga ideologët kryesor të Lëvizjes sonë kombëtare, në mesin e të cilëve edhe Hasan Prishtina. Ky i fundit, sikur të kishte një parandjenjë për atë se çka do të ndodhë. Ai ishte marrë vesh me Ismail Qemalin, se nëse ndodhë ndonjë e papritur, ashtu edhe siç ndodhi me arrestimin e Hasan Prishtinës, atëherë shpallaja e Pavarlësisë në vende se në Shkup do të shpallet në Vlorë. Hasan Prishtina nuk mori pjesë në aktin e Pavarësisë, por fryma e tij ishte prezente aty, ashtu siç ishte prezent edhe Shkupi me lavdinë e tij të dëshmuar në vitet e stuhishme të kryengritjeve dhe betejave diplomatike për një independencë shqiptare.ITSHKSH me projektet dhe aktivitete e veta tregoi sens maksimal të ndjeshmërisë ndaj Shkupit si qytet i lavdisë dhe krenarisë shqiptare. Në këtë kuadër, u botuan një sërë veprash që ndriçonin dche afirmonin rëndësinë e Shkupit në rrjedhat historike, siç ishin botimet kushtuar Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkup, Klubit Bashkimi të Shkupit, monogria kushtuar Jashar Bej Shkupit, një prej etërve shpirtëror të Shkupit, si dhe seria e veprave kushtuar familjeve shqiptare katolike dhe kontributit të tyre në ngritjen dhe shkëlqmin e këtij qyteteti shqiptar.Për t’i dhënë vulë argumentuese krejt këtij dikursi, ITSHKSH ishte promotor i një angazhimi institucional për ndryshimin, gjegjësisht riemërtimin e disa rrugëve dhe shesheve të Shkupit, ku për herë të parë emrat e patriotëve dhe familjeve fisnike shqiptare do të jenë në adresat e reja të rrugëve e shesheve të Shkupit. Tash e tutje një prej bulevardeve kryesore të Shkupit do të mbaj emrin e Hasan Prishtinës, një rrugë tjetër do të ketë emrin e Vëllezëve Frashëri. Gjergj Fishta, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, Shqipëria, gjithashtu do të jenë në tabelat e reja të rrugëve dhe buleverdeve të Shkupit. Pasi që po flasim për Albanologjinë e mijëvjeçarit të ri, konsideroj se ITSHKSH i ka bërë disa përpjekje serioze që albanologjia të vendoset në një fushë komplementare me fushat tjera, siç është ballkanologjia, kulturologjia etj. Për rrjedhojë, ne si ITSHKSH kemi vendosur që të hapemi ndaj vlerave e prurjeve të jashtme, duke e vendosur interesin tonë nacional në epiqendër të vëmendjes. Dhe këtë kemi arritur ta bëjmë në saje të hapjes së disa departementeve specifike në kuadër të ITSHKSH, siç është Departamenti për mësimin dhe edukimin e Holokaustit, Departamenti që nderon kujtimin e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës ,Departemtni i Ballkanologjisë që merret kryesisht me marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, Departamenti i Marrëdhënieve Shqiptaro -Osmane , Departmneti i kuturës materiale, në kuadër të së cilit funksionin edhe Muezeologjia.Të gjitha këto departemente kanë specifikat dhe arsyeshmërinë e veprimit të tyre. Kështu, bie fjala, Departamenti për mësimin dhe edukimin e Holokaustit, është kujdesuer që të sistemojë kujtesën e të mbijetuarve të Holokasutit, sidomos të atyre që u shpëtuan nga duart e shqipztarëve. Ppr ta bërë më kuptimplote këtë kujtesë ne si ITSHKSH kemi botuar të vetmit në rajon Doracakun katër gjuhësh (shqip, maqeonisht, turqisht dhe serbisht) për nxënien e metodave mësimore për Holokasutin dedikuar nxënësve të shkollave fillore.Në kuadër të këtij departemtni është botuar edhe një libër dy gjuhësh me vlera të shumanshme që i kushtohet Legjilacionit bullgar gjatë kohës së pushtimit fashist ndaj çështjes hebreje. Mendojmë se ky libër, përveç tjerash, është edhe një pikënisje e mirë për Kosovën e cila do të duhej ta trajtojë temën e gjenocidit serb sipas modelit të këtij libri.Puna e këtij deparmenti nuk ka ngelë edhe pa jehonë në institucionet ndërkombëtare dhe për rrjedhojë Departmneti Amerikan i shtetit e ka përmendur në dy raporte ITSHKSH si një model i mirë i kultivimit të tolerancës qytetare.Specifikat tjera që ndërlidhen me departmentet tona, mbulojnël fusha të caktuara, të cilat i kemi ideuar si fushëveprime shkencore që tejkalojnë caqet e ngushta të albanologjisë, siç është, bie fjala departamenti i Ballkanologjisë, ku përpos marëdhëniebve shqiptaro-maqedonase, trajtohen edhe problematika të tjera të poujve tjerë të ballkanit dhe kjo është shprehur edhe në Konferencat e përvitshme shkencore mbi ballkanologjiunë që mbahen në ITSHKSH. Sublimim i punës së këytre konferencave shkencore është revista BALLKANOLOGJIA , e cila përmbledhë punimet tematike të autorëve që marrin pjesë në konferencat tona shkencore. Nisur nga këto dhe faktet tjera, konsiderojmë se Ballkanologia shqiptare tash e tutje do të ketë një adresë në Shkup në kuadër të ITSHKSH dhe presim që bashkëpunimi ynë të thellohet edhe në këtë fushë. Departmenetet tjera, siç është ai për kujtimin dhe nderimin e emrit dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut- Nënë Terezës, si dhe Departementi i marrëdhënieve shqiptaro-Osmane,ku në fikus do të jetë kontributi politkim e kulturor i vëllezërve Frashëri në kontesktin e përgjithshëm të këtyre marrëdhënieve, përveç tjerash kanë si synim edhe avancimin dhe fisnikërimin e tolerancës fetare në mes të shqiptarëve si dhe paraqitjen e kësaj tolerance si vlerë e jona e veçantë në tregun e gjerë kulturor evropian e botëror. Kultura materiale e shqiptarëve në Maqedoininë e Veriut është konsederuar si një terra incognita, për arsye se qasja e studiuesve shqiptarë në resurset e pasurirë materiale-arkelologjike ka qenë e pamundur për shkak të kulturofobisë ndaj shqiptarëve. Për këtë arsye ne inicuam formimin e Deparzemtin ekulturës materiale, në kuadër të së cilit do të funskionojë edhe muzeologjia, si një shansë për ta rikthyer vlemendjen tonë në eksplorimin dhe konzervimin e gjithë pasurisë materiale që lidhet me historinë tonë në trevat lindore shqiptare. ITSHKSH ka edhe një rrugë të gjatë për ta bërë në arritjen e objektivave që i sigurojnë albanologjisë disa asete të vlefshme shkencore. Prandaj është i mirëseardhur bashkëpunimi i tri qendrave tona albanologjike, ku do të integrojmë dhe sistemojmë përvojat tona të veçanta dhe të përgjithshme. Simpoziumi i sotëm le të jetë një nismë e kësaj strategjie të re bashkëpunimi, ndërkohë që ITSHKSH do të vjen me ide e sygjerime të reja që ky bashkëpunim të jetë sa më dinjitoz dhe sa më gjihpërfshirës. Na priftë e mbara dhe ju falemnd. që më dëgjuat!Shkup, Tiranë, 16 dhjetor, 2021Prof.dr. Skender ASANI- drejtor i ITSHKSH në SHKUP

Filed Under: Editorial

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2509
  • 2510
  • 2511
  • 2512
  • 2513
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT