Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio u zotua se do të punojë me Kardinalin Timothy Dolan në çështjet si ato të strehimit të përballueshëm gjatë një takimi me dyer të mbyllyra në mes tyre më 13 janar 2014/
NGA BEQIR SINA, New York City/
MIDTOWN NYC – Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio dhe Kardinali Timothy Dolan , Kryepeshkopi i New York-ut , u takua me dyer të mbyllura të hënën për të diskutuar mbi vizionin e tyre të përbashkët për mënyrën se si të punojnë së bashku për çështjet më të ngutshme të qytetit .
De Blasio , i cili u pagëzua katolikë dhe simpatizon teologjinë e majtë me prirje revolucionare( ka pasur lidhje në rininë e tij, me grupet revolucionare në Kubë, Salvador dhe Nikaragua), u zotua për të punuar me Kardinalin Dolan në përpjekje për të sjellë Papën Francis në New York City , në atë që ai e quajti një ” gjë e jashtëzakonshme ” për banorët e metropolit të botës – qytetit të Nju Jorkut.
” Ne kemi peshë të madhe të përbashkët për çështjet e strehimit të përballueshëm , duke ndihmuar ata që janë në nevojë nëpërmjet organizatave bamirëse katolike dhe shumë vepra të tjera të mira që janë bërë nga ana e kishës katolike, në qytetin e Nju Jorkut ” tha de Blasio pas takimit 45 -minuta në banesën private të Kardinalit Dolan -së e cila ndodhet shumë afër me Katedralen St Patrick -së në mes të qytetit – Midtown . ”
Më tej De Blasio shtoi se për këtë qëllim : “Natyrisht që ne kemi një bazë të përbashkët për çështjen themelore të luftuar pabarazinë dhe duke u përpjekur për të ndihmuar ata në nevojë në qytet . ”
Dolan me anë të dekelratës së tij pas takimit me dyer të mbyllyra sipas shtypi njujorkez i bëri jehonë të madhe mesazhit të bashkëpunimit, që solli takimi i tij me kryetarin e Bashkisë zotin de Blasio i cili siç dihet është pagëzuar katolikë dhe simpatizon teologjinë e majtë me prirje revolucionare(shtypi thekson se ai ka pasur lidhje në rininë e tij, me grupet revolucionare në Kubë, Salvador dhe Nikaragua), .
” Unë vij në këtë konferencë shtypi me ju gazetarët e Nju Jorkut, i frymëzuar nga angazhimi i tij( de Blasios) për shumë nga çështjet që ne jemi të pasionuar për të bërë dhe unë vijë i ngazëllyer për ato që dëgjova për të punuar ngushtë me të , kryetarin e sapo zgjedhur të Bashkisë së New Yorkut, zotin de Blasio ” tha Kardinali Tomothy Dolan .
Mirëpo Kardinali Dolan tha se të dy nuk kan diskutuar diçka mbi fenë e de Blasios dhe bindjet e tij majtiste gjatë takimit , por tregoi se ai do të jetë i lumtur për të mirëpritur de Blasion, përsëri në “Shtëpinë e Zotit” në se ai do të jetë i interesuar.
“Edhe nëse ai nuk dëshiron , përsëri dyert e Kishës sonë janë të hapura” tha Kardinali Timothy Dolan , Kryepeshkopi i New York-ut , pas takimit me dyer të mbyllura me Kryetarin e ri të Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio.