• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AKADEMIK ANDROKLI KOSTALLARI NGA TEORIA LEKSIKOGRAFIKE TE FJALORI

October 30, 2024 by s p

Prof. Dr. Valter Memisha/

Pjesa e parë…

Leksikografia e shqipes është një nga fushat ku ndihmesa e akademikut Androkli Kostallari është përcaktuese, madhore, madje e pashoqe. Për gati 50 vjet akademiku u mor, si askush tjetër, me e për fjalën shqipe, me studimin, si dhe me pasqyrimin e saj në fjalorë. Studimet leksikologjike e semantike të këtij studiuesi janë të shumta e të një niveli shumë të lartë shkencor dhe puna hartuese leksikografike e nismuar saktë e vizionarisht prej tij, e drejtuar me kompetencë e përkushtim dhe e finalizuar me vepra madhore nga ai dhe grupi hartues që ai drejtonte, mbetet trashëgimia më e vyer në leksikografinë bashkëkohore shqipe e në vetë gjuhësinë shqiptare. Ajo është kthyer në gjedhe pune dhe pa të në ditët e sotme nuk mund të mendohet e të kryhet asnjë vepër e kësaj fushe. 

Është pohuar shkencërisht se prof. A. Kostallari është gjuhëtari që formoi, konsolidoi dhe mëvetësoi përfundimisht si shkencë të mirëfilltë leksikografinë e shqipes, si teori e si praktikë të hartimit të veprave, së pari të atyre njëgjuhëshe shpjeguese. Madje, siç thekson studiuesi H. Shehu, “Në fushën e drejtuar nga profesor Androkli Kostallari (leksikologji dhe leksikografi), mund të flitet, në kuptimin e plotë të fjalës, për një shkollë leksikografike shqiptare.” Ky studiues e argumenton hollësishëm këtë përcaktim për akademikun. Ai shkruan se “Do të përmendim vetëm dy teori dhe praktika të kësaj shkolle. E para është teoria dhe praktika leksikografike e pasqyrimit të leksikut popullor (dialektor e krahinor) me vlerë letrare potenciale në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe në fjalorë të tjerë të shqipes a me shqipen. Është një teori dhe praktikë me vlerë të jashtëzakonshme për pasurimin e mëtejshëm të leksikut të gjuhës së përbashkët letrare shqipe, për fjalorët e gjuhës së sotme shqipe e për leksikografinë shqipe, në tërësi, për terminologjitë e shqipes, për letërsinë artistike etj. Nuk e teprojmë aspak, po të themi që këtë teori e këtë praktikë mund ta zbatojnë edhe gjuhë të tjera, me histori zhvillimi si të shqipes a të afërt me shqipen. Themelues i saj është profesor Androkli Kostallari.” 

Studiuesi H. Shehu Vazhdon më tej, “Teoria dhe praktika e dytë leksikografike e profesor Androkli Kostallarit është pasqyrimi sa më shterues i thënieve (bashkëlidhjeve të zakonshme të fjalëve) të shqipes në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980), sipas gjykimit që jeta e fjalës dhe në njëfarë mënyre, edhe kuptimi i fjalës, është te bashkëlidhja e saj objektive, reale, sendore-logjike me fjalë të tjera të gjuhës, thënë në mënyrë popullore, ‘më thuaj me kë rri, të të them se çfarë je’, sipas gjykimit që fjalori ka nevojë për ekologjinë e fjalëve, sepse ato janë njësi ndërtimore të ligjërimit.” 

Dhe këtë koncepti teorik për ndihmesën e akademikut, prof. H. Shehu e sheh te kontributi konkret të sendërtuar në vepra. Ai shkruan se “Të gjithë fjalorët (njëgjuhësh a dygjuhësh) japin thënie, pra, i shembullsojnë fjalët. Por Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980), me kryeredaktor profesor Kostallarin mund të përveçohet nga fjalorë të tjerë, madje, edhe të huaj. Ai nuk është vetëm fjalor shpjegues; është mirëfilli edhe një fjalor drejtligjërimor, një fjalor i fjalëpërdorimit. Kjo është arritur duke pasqyruar, siç u tha, shterueshëm (por objektivisht) thënie e modele thëniesh. Një meritë e parimeve dhe e kritereve të hartuara nga profesor Kostallari.” 

Puna për ta formësuar leksikografinë si shkencë të mirëfilltë zë fill që në hapat e parë të punës së tij shkencore, në fillim të viteve ‘50 të shekullit të kaluar kur prof. Kostallari fillon punën në Institutin e Shkencave.

Prurjet e tij shkencore që lidhen drejtpërdrejt me këtë shkencë, janë disadrejtimëshe, së shumti të ndërliqura, gërshetuese njëra me tjetrën, dhe plotësuese ndaj njëra-tjetrës.

A. Studime për fjalën dhe formimin e fjalëve në shqipe.

Akademiku A. Kostallari ka kryer studime të mirëfillta shumë të rëndësishme për fjalën shqipe, sidomos për klasa e grupe paradigmatike fjalësh që paraqisnin e paraqesin vështirësi në përcaktimin kufijve të tyre përmbajtësorë e formësorë. Për shumë grupe të tilla, studimet e tij, duke njohur e ndjekur ligjet e ligjësitë e fjalëformimit në shqipe (përfshirë këtu të gjitha rrafshet, që nga ai fonemor e deri tek ai semantik), akademiku ka dhënë zgjidhje për proceset njëfjalësuese e kufijtë e fjalës në shqipe. Dihet tashmë se nuk mund të merresh me hartimin e një fjalori pa u marrë më parë me vetë fjalën dhe nuk ka fjalor të arrirë pa një koncept të qartë e të saktë për fjalën si njësi leksikore e si zë leksikografik. 

Po përmendim këtu vetëm 5 artikuj:

1. Mbi disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhën shqipe, BUSHT (Seria shkencat shoqërore), Tiranë, 1961, nr. 3, f. 3–24

2. Kompozitat ekzocentrike të shqipes si tema fjalëformuese, BUSHT (Seria shkencat shoqërore), Tiranë, 1962, nr. 3, f. 3–48

3. Mbi disa veçori të strukturës semantike të kompozitave pronësore të shqipes, në “Konferenca e parë e studimeve albanologjike”, Tiranë, 1965, f. 161–167.

4. Kompozitat dëshirore dhe urdhërore të shqipes, SF, Tiranë, 1968, nr. 4, f. 370. 

5. Fjalë me strukturë të gjerë kuptimore, Studime filologjike, 1977, nr. 1, f. 147–173.

B. Prurje shkencore në teorinë leksikografike, sepse dihet se nuk mund të ketë fjalorë të arrirë pa një teori leksikografike.

Profesor Emil Lafe thekson se “Është thënë herë pas here se gjuhësia shqiptare nis me një vepër leksikografike, me Fjalorin latinisht-shqip të Frang Bardhit (1635), por megjithëkëtë studimet në fushën e leksikografisë e të leksikologjisë së shqipes së sotme nuk përparuan siç pritej. Mjafton të përmendim se i pari fjalor shpjegues i gjuhës shqipe u botua më 1954! Teoria leksikografike e shqipes dhe studimet leksikore nisën të zhvilloheshin te ne nga mesi i viteve ’50, kur u themelua Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë në përbërjen e Institutit të Shkencave.”

Artikulli i prof. Androkli Kostallarit “Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes së sotme”, botuar në BSHSH, Tiranë, 1955, në vetvete shënon dhe një gjendje të re konceptuale e metodologjike: puna hartuese institucionale për fjalorët nuk mund të kuptohej e të kryhej pa u udhëhequr nga koncepte teorike të konsoliduara shkencore. Këtë e tregoi më së miri fillimi i punës për hartimin e një vepre të tillë në vitin 1963, si vepër me disa vëllime, por që në vitin 1976 u propozua dhe u realizua në vijim si vepër me një vëllim. Studimet dhe shkrimet në fushën e leksikografisë, që prihen nga ato të profesorit, përbëjnë, siç thotë Emil Lafe, “platformën e Institutit të Gjuhësisë për hartimin e fjalorit shpjegues të shqipes, të projektuar në fillim me disa vëllim dhe të realizuar më 1980 në një vëllim (Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, me 41.000 fjalë). Këto studime mbeten edhe sot një baze të shëndoshë teorike e leksikografisë shqiptare e kolauduar në praktikën e hartimit të Fjalorit të vitit 1980 dhe të tjerëve më pas që janë mbështetur kryesisht në lëndën dhe parimet e tij. Njohja e këtyre studimeve leksikografike është nevojë e ditës sot kur detyrat në fushën e leksikografisë, hartimi i një fjalori të ri shpjegues me të paktën dyfishin e fjalëve të fjalorëve ekzistues, janë detyrë parësore e gjuhësisë shqiptare.”

C. Prurjet në shkencën leksikografike të akad. A. Kostallari, shpërfaqen dhe në prerjen teoria leksikografike, sendërtuar si parime për hartimin e Fjalorit normativ të shqipes. Pa u ndalur në punën e profesorit për kodifikimin e gjuhës letrare të njësuar, ritheksojmë se produktin shkencor në leksikografi profesori e lidh domosdoshmërisht, organikisht dhe funksionalisht me këtë variant të gjuhës shqipe. Në artikullin “Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes së sotme”, 1955, ai, pasi ndalet në një analizë gjithëpërfshirëse shkencore, i mëshon normativitetit të veprës, duke e konceptuar vizionarisht këtë vepër si kodifikuese të pasurisë leksikore, frazeologjike e semantike që ajo do të hedhë në qarkullim.

Njihet tashmë analiza e hollëshme e e shkencore që ai ka bërë për “Fjalorin e gjuhës shqipe”, 1954, i cili si pas tij synonte të ishte një vepër normative, por që nuk ia arriti plotësisht këtij mëtimi. Ndër të tjera, edhe sepse u hartua pa një platformë teorike e pa parime e kritere të miratuara para fillimit të punës hartues. Akademiku shkruan se “Autorët e fjalorit i kanë shtruar vetes detyrën e madhe të hartojnë një fjalor normativ të gjuhës së sotme shqipe. Për karakterin normativ të fjalorit flitet si në parathënien e tij, ashtu edhe në Shënimet për përdorimin e fjalorit. Por kjo dëshirë e mirë e autorëve nuk është vënë në jetë: “Fjalori i gjuhës shqipe është shumë larg detyrave që duhet të kryejë një fjalor normativ i gjuhës shqipe të sotme”.

Dhe më tej ai ndalet drejtpërdrejt në këtë komponent të veprës. Sipas tij, “Kjo e metë e madhe e fjalorit të botuar tregon se problemi i normativitetit në fjalorin e shqipes së sotme është një nga çështjet më të rëndësishme teorike dhe praktike të leksikologjisë e të leksikografisë sonë. 

Artikulli Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes së sotme sipas kademikut, “është pikërisht një përpjekje për të ndriçuar nga pozitat e kërkesave të sotme disa nga problemet themelore të fjalorit normativ të shqipes në dritën e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar (autori nuk synon të shqyrtojë hollësisht këtë fjalor), me qëllim që kjo të çelë rrugën për diskutime më të gjera që do të ndihmojnë për punën e mëtejshme.”

Në funksion të ftillimit të kësaj çështjeje, po citojmë të plotë: “Normëzimi në fjalor është një nocion mjaft i ndërlikuar. Ai nuk lidhet vetëm me leksikun e semantikën, por edhe me gramatikën e fonetikën, me frazeologjinë, stilistikën, ortografinë e ortoepinë. Në leksikografinë më të përparuar të kohës sonë pranohet përgjithësisht se, për të hartuar një fjalor me karakter normativ, është e nevojshme: 

1. të zgjidhen drejt fjalët që do të shpjegohen në fjalor; 

2. të ndahen, të shpjegohen dhe të përkufizohen drejt kuptimet primare dhe sekondare të fjalëve, duke pasur parasysh që shpjegimi t’i shërbejë lexuesit për të kuptuar drejt përdorimin real të fjalëve; (231)

3. të përcaktohen drejt kufijtë dhe sfera e përdorimit të fjalëve ose të kuptimeve të tyre të ndryshme, duke dhënë karakteristikat e nevojshme stilistike; 

4. të jepen shpjegime gramatikore në bazë të normës gramatikore të sotme; 

5. të tregohet në çfarë lidhjesh dhe kombinimesh përdoret fjala në kuptimet e saj të veçanta, duke dhënë shprehje, citate e shembuj bindës, të nxjerrë nga burime të sigurta e me autoritet, për të mos lejuar në asnjë mënyrë ndërtime e gërshetime që nuk i përgjigjen realitetit objektiv të gjuhës; 

6. të jepet drejt ortografia e çdo fjale ose e variantit të saj letrar; 

7. të jepet mënyra letrare e shqiptimit dhe të tregohet posaçërisht vendi i theksit. 

Pa plotësimin e të gjitha këtyre kërkesave, nuk mund të përcaktohet dhe të tregohet norma letrare, pra, nuk mund të ketë fjalor normativ.”

Në vitin 1968, një vit pas botimit të Rregullave të drejtshkrimit të shqipes (1967), dhe në vitin kur mbahet Konsulta e Prishtinës, akademiku boton një nga punimet shkencore më të arrira në gjuhësinë tonë, Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, një punim që qëndron tërësisht në të gjithë përbërësit e vetë si punim i mirëfilltë monografik, duke qenë sintezë e thukësi shkencore e gjithë diskutimeve mbi 15-vjeçare, si dhe platformë e punës për hartimin e fjalorëve shpjegues normativë të shqipes. “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe që do të hartohej sipas këtyre parimeve, për akademiku, “duhet të bëhet një mjet i rëndësishëm për forcimin e njësisë gjuhësore të popullit tonë”.

Në pjesën e dytë të këtij punimi ai thekson se “Për të plotësuar detyrat që i shtron shoqëria jonë, Fjalori i gjuhës së sotme shqipe duhet të ndjekë dy synime kryesore: 

a) të jetë një fjalor shpjegues normativ; 

b) të jetë, njëkohësisht, një fjalor informues”

Dhe duke rimarrë përbërësit e normativitet të veprës së ardhshme, thekson se ky arrihet: 

1) nga zgjedhja e fjalëve që do të përfshihen në fjalësin (glosarin) e Fjalorit; 

2) nga zgjedhja e frazeologjisë gjuhësore, semantikisht e sintaktikisht të barasvlershme me fjalën, d.m.th. e bashkëlidhjeve të qëndrueshme të fjalëve, që dallohen nga kompaktësia pak a shumë e madhe e gjymtyrëve të tyre; nga kuptimi i figurshëm dhe nga një shkallë e veçantë shprehësie (ekspresiviteti) e që kanë kuptime unike, të vetme (përngjitjet dhe njësitë frazeologjike) ose e togjeve të fjalëve në të cilat njëra gjymtyrë përdoret në një kuptim të lidhur, jo të lirë (bashkimet ose bashkëlidhjet frazeologjike); 

3) nga zbërthimi dhe përcaktimi i kuptimeve të fjalëve e i ngjyrimeve (nuancave) të tyre, të cilat të tregojnë përdorimin e tyre të drejtë në ligjëratë; 

4) nga shënimet stilistikore, që do të përcaktojnë sferën e kufijtë e përdorimit të një fjale të caktuar, si edhe të këtij ose atij kuptimi të saj; 

5) nga shoqërimi i përkufizimeve, shpjegimeve të kuptimit ose të kuptimeve të fjalëve me një material të pasur ilustrues, të nxjerrë nga burime me autoritet, kryesisht nga autorët kryesorë të letërsisë sonë artistike, nga publicistika, botimet shkencore e shkencore-popullore, nga krijimtaria gojore popullore etj.; 

6) nga dhënia e shënimeve gramatikore, duke u mbështetur në normën e gjallë të sotme gramatikore dhe në prirjet themelore të evolucionit të saj; 

7) nga përcaktimi drejtshkrimit sipas rregullave të drejtshkrimit të sotëm; 

8) nga vendosja e theksit sipas normave të sotme të drejtshqiptimit.”

D. Ndihmesa e akad. A. Kostallari në fushën e leksikografisë së shqipes shihet dhe në kundrimin e marrëdhënieve Leksiku i shqipes dhe leksiku në Fjalorin e gjuhë së sotme shqipe.

Te Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, akademiku shkruan se “…fjalorit shpjegues të shqipes i takon një rol i veçantë për ngulitjen e normës letrare. Për këtë arsye, Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe i shtrohet si kërkesë objektive nga zhvillimi i shoqërisë e i kulturës sonë të jetë në shkallën më të lartë të mundshme një fjalor normativ, duke e marrë normën letrare me tërë veçoritë e sotme historike, konkrete.”

Sipas tij përzgjedhja e fjalësit në veprën normative “do të bëhet sipas parimit udhëheqës më i përgjithshëm në zgjedhjen e fjalëve se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe duhet t’i shohë të gjitha fjalët e fondit leksikor të shqipes së sotme, nga çdo burim i tyre, si pasuri e përbashkët kulturore e popullit shqiptar. Vlerësimi i çdo fjale-leksemë (për ta përfshirë ose jo në Fjalor) duhet të bëhet, në radhë të parë, jo sipas burimit dialektor, as sipas autorit që e përdor; por sidomos sipas vlerës së saj objektive në strukturën leksikore të shqipes së sotme letrare”

Kurse për frazeologjinë thekson se “Në Fjalor do të përfshihen në shkallë sa më të gjerë të gjitha ato bashkëlidhje (togje) të qëndrueshme të fjalëve që përbëjnë njësi gjuhësore të mëvetësishme në fjali, pra, që kanë të përbashkët me fjalën dy tipare kategoriale themelore – kuptimin leksikor dhe kategorinë gramatikore (sintaktike), d.m.th. që kanë me fjalët e tjera në fjali marrëdhënie të një tipi siç kanë edhe vetë fjalët ndërmjet tyre – mund të përkojnë me fjalën me të cilën lidhen, ta drejtojnë atë o të drejtohen prej saj, t’i ndajvihen asaj etj. Parimi themelor i dallimit të këtyre bashkëlidhjeve gjuhësore të qëndrueshme, ose frazeologjizmave, është parimi semantiko-funksional, d.m.th. kuptimi i tyre leksikor si njësi me funksione emërtuese dhe, në lidhje me këtë, funksioni sintaktik.”

E. Një përbërës tjetër në prurjet madhore të akad. A. Kostallari është dhe grupi i artikujve që trajtojnë marrëdhëniet Gjuhë letrare e njësuar (standarde) dhe leksik normativ. Ata jo thjesht kanë zënë vend organikisht në të gjitha studimet e profesorit, por mbeten si pika referimi për gjithë punën për hartimin e veprave leksikografike kodifikuese e normativizuese. Ndër ta veçojmë:

1. Gjuha letrare shqipe në periudhën e ndërtimit të socializmit (referat i mbajtur në Konferencën e studimeve albanologjike më 8 dhjetor 1969), Tiranë, 1969, 78 f. (botim i shaptilografuar). 

2. Rruga e formimit të gjuhës sonë të përbashkët letrare, Gjurmime albanologjike, Prishtinë, 1969, nr. 2, f. 7–36. 

3. Mbi disa veçori strukturore e funksionale të gjuhës letrare shqipe të kohës sonë, Studime filologjike, 1970, nr. 2, f. 3–51.

4. Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj, Tiranë, 1973, 186 f. 

5. Vëzhgime mbi disa grupe fjalësh popullore të trojeve verilindore të shqipes, Studime filologjike, 1982, nr. 1, f. 105–119.

6. Përsosja e sistemit të gjuhës sonë letrare kombëtare dhe tiparet themelore të normës së sotme, në “Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe”, Prishtinë, 1983, f. 22–30. 

7. Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë, SF, 1984, nr. 4, f. 25–53. 

F. Pasuria leksikore e fjalorit normativ përzgjidhet nga fondi leksikor i shqipes, i cili sipas akademikut “sot ushqehet nga dy burime kryesore: a) nga formimi i fjalëve të reja mbi bazën e atyre ekzistuese dhe b) nga gjuha e folur e popullit, nga leksiku i ashtuquajtur krahinor, dialektor, i cili herë përdoret në të dy dialektet, herë haset vetëm në njërin prej tyre. Nga burimi i dytë hyjnë e do të hyjnë në gjuhën letrare sidomos fjalë me kuptim konkret, të lidhura me natyrën e me jetesën e popullit punonjës, me bujqësinë, blegtorinë e sferat e ndryshme të prodhimit, një sasi jo e vogël leksiku abstrakt, frazeologjia e pasur popullore në kuptimin më të gjerë (duke përfshirë këtu edhe proverbat, thëniet popullore etj.) e sidomos një mori frazeologjizmash që janë ekuivalente fjalësh.” 

Duke i mëshuar burimit të dytë, profesor Androkli Kostallari thekson se “Në mënyrë pak a shumë sistematike, fondin e fjalëve të gjuhës së folur të popullit e pasqyron Kartoteka e leksikut të gjuhës shqipe. Materiali i mbledhur deri më sot tregon se burimi i dytë i pasurimit të leksikut të gjuhës letrare është shumë më i thellë e më i fuqishëm nga sa njihej më parë dhe nga sa njihet edhe sot. Me fjalët e shumta të gurrës popullore dhe me frazeologjinë e pashtershme, ai sjell me vete elemente që gjuha letrare shqipe, për shkak të rrethanave historike të zhvillimit, nuk i ka bërë ende pronë të saj, por që duhet t’i përvetësojë sa më parë për t’u bërë sa më e gjallë, më e zhdërvjellët dhe më shprehëse. Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe i bie barra që, duke e vlerësuar pasurinë leksikore-frazeologjike të burimit të dytë, në dritën e strukturës leksikore dhe të tendencave të zhvillimit të sotëm të gjuhës letrare, ta pasqyrojë atë në mënyrë sa më të plotë e sistematike.”

G. Akad. A. Kostallari është marrë drejtpërdrejt dhe me zhvillimin e hovshëm të shqipe bashkëkohore dhe sidomos me prirjet e zhvillimit në leksik dhe pasqyrimi i prurjeve në fjalorët normativë. Ai shkruan se “Me të drejtë, fjalori i gjuhës është quajtur oqean. Ky nuk është vetëm një oqean fjalësh, por edhe një oqean njësish frazeologjike e lidhjesh të shumëllojshme, që e pasurojnë jetën e fjalës, i shumëfishojnë vlerat e saj. Dhe ky oqean nuk qëndron në vend, por është gjithmonë në lëvizje; sepse në lëvizje është edhe vetë jeta e popullit që pasqyron ai. Dinamizmi i këtij zhvillimi në gjuhën shqipe, e sidomos në leksikun e saj, në kohën tonë, në epokën e socializmit, është ngritur në një shkallë të pashoqe. Gjuhësisë sonë i del detyra që me shumë përgjegjësi të kuptojë drejt prirjet e këtij zhvillimi, të njohë mirë rrymat më të dukshme, ashtu edhe proceset që zhvillohen në thellësi në tërë sistemin e gjuhës dhe të ndihmojë që gjuha jonë letrare kombëtare të nxjerrë prej tyre përfitime sa më të mëdha për t’u bërë më e pasur, më e fuqishme e më e zhdërvjellët.” 

H. Nuk mund të anashkalojmë në këtë skicim prurjesh të akad. A. Kostallari për leksikografinë shqipe dhe punën e tij për Kartotekën leksikore. Një nga parimet kryesore të teorisë e të praktikës së sotme leksikografike është se nuk mund të hartohet asnjë lloji fjalori, i çfarëdo përmase e tipologjie qoftë, në qoftë se nuk mbështetet në një korpus të dhënash ose në një kartotekë leksikore. Studiuesi H. Shehu shkruan se “Nuk mund të hartohej “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe nuk mund të hartohet asnjë fjalor tjetër pa këtë kartotekë, siç nuk mund të bëhet bukë pa miell. Nuk mund të bëheshin e nuk mund të bëhen as studime në fushën e leksikologjisë, të leksikografisë, të fjalëformimit e as në fushën e studimeve etimologjike pa këtë kartotekë, siç nuk mund të bëhet histori pa arkiv.”

Dhe ndihmesa e prof. A. Kostallarit në ngritjen e Kartotekës së leksikut të shqipes, 1955 dhe në pasurimin e saj të vijueshëm me vjelje nga librat, me organizimin e gjurmimit e të grumbullimit të fjalëve nga gjuha e popullit etj., është e pazëvendësueshme. 

Filed Under: Analiza

Rruga për në Shtëpinë e Bardhë është përmes Kolegjit Zgjedhor. Si funksionon ai ?

October 30, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi

Në Shtetet e Bashkuara, një kandidat presidencial zgjidhet jo duke fituar shumicën e votave popullore kombëtare, por përmes një sistemi të quajtur Kolegji Zgjedhor, i cili u jep vota elektorale 50 shteteve dhe Distriktit të Kolumbisë bazuar në popullsinë e tyre.

Këtu janë disa nga rregullat që mund të vendosin garën e 5 nëntorit midis zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.

Çfarë është Kolegji Zgjedhor?

Kur votuesit shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur një president, ata zakonisht shohin vetëm emrat e kandidatëve presidencialë dhe zëvendëspresidentë. Megjithatë, votuesit në fakt votojnë për një grup – ose “propozim” – zgjedhësish.

Në nivel kombëtar, ka gjithsej 538 vota elektorale, ose “zgjedhës-elektorë”, që do të thotë se një kandidati duhet të sigurojë 270 vota për të fituar. Në vitin 2020, Presidenti Joe Biden fitoi 306 vota elektorale për të mposhtur Trumpin, i cili kishte 232 vota elektorale. Sistemi, i mandatuar nga Kushtetuta e SHBA-së, ishte një kompromis midis themeluesve të vendit, të cilët debatuan nëse presidenti duhet të zgjidhej nga Kongresi ose përmes një votimi popullor.

A kanë shtetet të njëjtin numër zgjedhësish?

Çdo shtet ka aq shumë zgjedhës sa ka përfaqësues dhe senatorë në Kongres. Ka dy senatorë për çdo shtet, por ndarja e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve ndryshon në bazë të popullsisë. Kalifornia, shteti më i populluar, ka 54 elektorë.

Gjashtë shtetet më pak të populluara dhe Distrikti i Kolumbisë kanë vetëm tre vota elektorale, numri minimal i caktuar për një shtet. Kjo do të thotë se një votë elektorale në Wyoming, shteti më pak i populluar, përfaqëson rreth 192,000 njerëz, ndërsa një votë në Teksas përfaqëson rreth 730,000 njerëz.

Dyzet e tetë shtete kanë një sistem fituesi merr të gjitha, ku fituesi i votës popullore të shtetit merr të gjitha votat elektorale. Maine dhe Nebraska janë të vetmet shtete me një sistem votimi të ndarë ku votat elektorale i ndahen fituesit në zona të veçanta. Për shembull, në Nebraska, dy nga pesë votat elektorale i jepen kandidatit që fiton më shumë vota në mbarë vendin. Tre të tjerët shkojnë te fituesit e secilit prej tre distrikteve të kongresit të shtetit.

Të fitosh një shtet me një diferencë të madhe është njësoj si të fitosh me një votë, kështu që fushatat priren të përqendrohen në shtetet ku një ndryshim i vogël mund të japë të gjitha votat e tij elektorale. Në zgjedhjet aktuale, shtetet e fushëbetejës përfshijnë Arizonën, Xhorxhinë, Miçiganin, Karolinën e Veriut, Nevadën, Pensilvaninë dhe Wisconsin.

A mundet një kandidat të fitojë zgjedhjet pavarësisht se ka humbur votën popullore?

Po

Republikani Xhorxh W. Bush në vitin 2000 dhe Trump në 2016 u bënë president pavarësisht se humbën votën popullore. Gjithashtu ndodhi tre herë në vitet 1800. Kjo shpesh përmendet nga kritikët si e meta kryesore e sistemit.

Mbrojtësit e kolegjit zgjedhor thonë se ai i detyron kandidatët të kërkojnë vota nga një sërë shtetesh, në vend që thjesht të grumbullojnë mbështetje në zonat e mëdha urbane.

Kur votojnë zgjedhësit e Kolegjit?

Zgjedhësit do të takohen më 17 dhjetor për të hedhur zyrtarisht votat e tyre dhe për të dërguar rezultatet në Kongres. Kandidati që fiton 270 vota elektorale ose më shumë bëhet president. Këto vota numërohen zyrtarisht nga Kongresi më 6 janar dhe presidenti betohet më 20 janar.

A mashtrojnë ndonjëherë zgjedhësit?

Në përgjithësi, mbledhja e zgjedhësve është një ngjarje ceremoniale ku ata thjesht votojnë me vulë për kandidatin që fitoi shtetet e tyre përkatëse.

Por në vitin 2016, shtatë nga 538 elektorët regjistruan votën e tyre për dikë tjetër përveç fituesit të votës popullore të shtetit të tyre, një numër jashtëzakonisht i lartë. Tre nga këta shtatë zgjedhës votuan për Colin Powell, një ish-sekretar shteti i SHBA-së, edhe pse ata përfaqësonin shtetet që zgjodhën kandidaten demokrate, Hillary Clinton. Trump përfundimisht fitoi ato zgjedhje.

A përfshijnë dënime penale, në përpjekje për të parandaluar zgjedhësit “pabesë” të votojnë për dikë tjetër. Çfarë ndodh nëse ka një barazim?

Një nga të metat e sistemit është se teorikisht mund të prodhojë një barazim 269-269. Nëse kjo ndodh, Dhoma e Përfaqësuesve e sapozgjedhur do të vendosë për fatin e presidencës më 6 janar, me çdo shtet që votojë si njësi, siç kërkohet nga Amendamenti i 12-të i Kushtetutës së SHBA.

Aktualisht, republikanët kontrollojnë 26 delegacione shtetërore, ndërsa demokratët kontrollojnë 22. Minesota dhe Karolina e Veriut janë të lidhura midis anëtarëve demokratë dhe republikanë.

A do të ndryshojë ndonjëherë sistemi i Kolegjit Zgjedhor?

Kongresi u përpoq të riparonte të metat që u ekspozuan pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur Trump pretendoi në mënyrë të rreme se fitoi. Prokurorët kanë thënë se ai u ka bërë presion zyrtarëve shtetërorë që të përpiqen të përmbysin rezultatet.

Në vitin 2022, Kongresi miratoi Aktin e Reformës së Numërimit Zgjedhor për të sqaruar se guvernatori i çdo shteti ose zyrtari tjetër i zgjedhur nga shteti do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të shtetit përpara se ato t’i dorëzohen Kongresit.

Ligji i ri synon gjithashtu të parandalojë një përsëritje të bllokimit të zgjedhjeve të vitit 1876, kur tre shtete paraqitën “fletat e duelit të zgjedhësve” – ​​një fletë e certifikuar nga ligjvënësit e shtetit dhe një fletë konkurruese nga një zyrtar shtetëror.

Ligji caktoi gjithashtu një afat të detyrueshëm për certifikimin e rezultateve, duke u dhënë shteteve 36 ditë pas zgjedhjeve të 2024 për të përfunduar rinumërimet dhe proceset gjyqësore.

Filed Under: Analiza

Dielli me Arbëreshët në Itali – Çështja e së shenjtës dhe spiritualitetit në artin bashkëkohor

October 28, 2024 by s p

Ornela  Radovicka 

Arbëreshi  Marco Lotà dhe artisti palermitan Manlio Geraci nò njò ekspozitë të përbashkët. 

Disa kohë mëparë pata rastin të njohë dy artist të veçantë. Njeri është arbëreshi Marco Lotà, lindur në Piana degli albanesi \Hora e arbëreshvet në Sicili, ndërsa tjetri është Italiani  parlermitan artisti Manlio Geraci, një artist i veçantë. Shpesh flasim për” Diversitetin” në kultura, por arti është ajo arma që të  dallon dhe bashkon. Arti nuk njeh nacionalitet, nuk ka pashaport.

Ne kërkojmë që të jemi pjesë e një botë që mbizotron disi paqja- thotë Manlio- por jetojmë në një glob, ku dhuna ende egziston, ku  luftrat religjose janë të pranishme. Unë dhe miku im, arbëreshi Marco Lotà, jemi  pjesë e asaj shoqërie dhe artistësh që  besojnë se kultura e hedhur në art jep bëhet me qëllim jo vetëm pasioni, por  arti përmban atë karakterin e tij  që të bënë të reflektosh, të shëndërron një njeri më pozitiv,  të ushqen  shpirtin human,  dhe krijojnë një të ardhme më  të bukur. Arti i spiritualitetit  është ajo armë paqësore ku respektohet kultura e tjetrit,  besimi i tjetrit, pa imponuar askënd, pa u bërë tendenzë, pa përdorur dhunë.  

Në artin e tyre këta dy  artistët hetojnë marrëdhënien midis artit të shenjtë dhe atij bashkëkohor. Vëmendje e veçantë është se Marco përqëndrohet  në liturgjinë, spiritualitetin dhe ritualet e botës arbëreshe të besimit Bizantin, ndërsa Manlio zgjedh një  studim e hulumtim  të  fokusuar mbi judaizmin. 

Në ritin e tyre artistik vëmëndja është kthyer veçanërisht për ritualet si ai i  zjarrit, dritës, ujit, hirit, vajosjes me vaj,  dhe zbulojnë se këto rite janë të njejta si ai i karakteri Bizanti po ashtu edhe i Juadizmi. 

Shikojnë shumë gjëra të përbashkëta dhe nisin e  fillojnë  ti shtrojnë këto perceptime  në artin e tyre . Rituale të njejta dhe mbajnë si bazë atë  pikë konvergjence të riteve të tyre të përbashkëta si të asaj arbëreshe dhe asaj izrealite. 

Autorët Manlio e Marco thonë se: Ne ndjejmë nevojën për një takim mes artistit dhe transcendencës, mes bukurisë dhe besimit, të lidhura së bashku nga një konsonancë natyrore, sepse synonin të shprehnin kuptimin e jetës, të zbulonin epifaninë e misterit, të pushtimit  të  të pafundmes  dhe të të përjetshmes.

 Në veprat  e tyre janë shtruar  tematikat lidhur me judaizmin, aspekti i pastrimit me ujë dhe kuptimet e dritës të cilat u hulumtuan në thellësi nga këta dy artistë. Figura e Kryeengjëllit Gabriel nderohet e përbashkët me hebrenjtë dhe të krishterët bizantin.

Qëllimi i këtij hulumtimi është të nxjerrë nga pozicione të ndryshme konvergjenca drejt  asaj që është e shenjtë e Universit,  dhe së shenjtës shpirtërore. Prandaj përgatitet një projekt që realizon vlerën e paqes së përbashkët përmes dialogut të gjithësisë dhe asaj që është inviduale,  e të  krijohet ai puzzlle që sheh një vizion thellësisht shpirtëror të së ardhmes.

Marco Lotà shtjellon një reflektim të vëmendshëm mbi gjestet simbolike, të tilla si shenja e kryqit dhe thellësia e përmbajtja e tij; trajton edhe temën e kohës lineare dhe ciklike në religjiozitet.

Manlio Geraci fokusohet në librat e Dhiatës së Vjetër dhe të Re, duke krijuar vepra me vizionin e tij,  dhe ndërton një hapësirë ​ duke vendosur  librin e shenjtë dhe libër i djegur. 

Të dy këta artistë japin vizione, mendime , dhe të bëjnë të depërtojnë ato labirinte ku vetëm shpirti i artistit të përcjellë e të prmbush me reflektime,  bukuri shpirti për një botë më të mirë paqeje dhe harmonie. 

Ideja qendrore e  këtyre dy artistëve  të nxjerrin në pah harmoninë që lind nga  nga besimi në lidhje të drejtpërdrejtë me harmoninë e kozmosit, të universit në tërësi, pasi shpirti i artistit,është në kontakt  edhe me shpirtin e botës dhe përfaqëson thelbin e saj.

Në artin e tyre flitet  për një perceptimi të vullnetshëm, të lokalizuar që është ai i besimit  i cili i tejkalon lehtësisht perceptimin spontan  dhe përqendrohet në qenien e frekuenca sinkronike me atë spirituale, ku besimi është edhe në kërkimin e esencës së gjërave. 

Midis botës Bizantine dhe asaj  Jahudiste\ jeudiste ka pasur gjithmonë një farë lidhje. Më  23 gusht 2018. “David Gellman, drejtor i gërmimeve në emër të Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, në Portën e Damaskut në qytetin e vjetër të Jerusalemit, pasi u gërmua, diçka krejtësisht e papritur doli në dritë. Mbishkrimi gjendet në një dysheme mozaiku që daton 1500 vjet më parë, e cila ndoshta i përkiste një lloj bujti për pelegrinët. “Porta e Damaskut shërbeu për qindra vjet si hyrja kryesore veriore në Jerusalem – shpjegoi Gellman –. Në periudhën bizantine, me shfaqjen e krishterimit, në zonën në veri të portës u ndërtuan kisha, manastire dhe bujtina për pelegrinët dhe zona u bë një nga më të rëndësishmet dhe aktivet në qytet”.

Sipas interpretimit të Dr. Leah Di Segni, eksperte e mbishkrimeve greke të lashta nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, teksti i mbishkrimit thotë: «Në kohën e perandorit tonë më të devotshëm Flavius ​​Justinian, Kostandini, një prift i dashur. dhe igumeni, themeloi dhe ngriti edhe gjithë këtë ndërtesë në vitin e indikcionit të 14-të”. Me “indikacion” në atë kohë nënkuptohej një periudhë pesëmbëdhjetëvjeçare, e përdorur si mjet për takimet e ngjarjeve dhe transaksioneve në Perandorinë Romake.

Prandaj shkrimi përmend perandorin Justinian, një nga sundimtarët më të rëndësishëm të periudhës bizantine, gjatë mbretërimit të të cilit (527-565) përfundoi konvertimi në krishterim i Perandorisë Romake. Në vitin 543, ishte vetë Justiniani që donte të ndërtohej një kishë e madhe kushtuar Marisë në Jeruzalem, abati i së cilës ishte murgu Kostandin. Mbetjet e asaj kishe, të njohur si kisha e Neës, u gjetën në vitet 1970 nga arkeologu Nahman Avigad, në lagjen e lashtë hebreje të qytetit të vjetër.

Dy fjalë mbi artistin Manlio Geraci

Lindur në Palermo më 28 prill 1949. Skulptor, arkitekt dhe restaurator, ai punon kryesisht në

guri, gur gëlqeror i butë i Notos,  alabastër sicilian, mermeri i Carrara, bazalti i Etnës,

mozaik, allçi, balte, bronz, letër dhe dru. 

Rreth viteve tetëdhjetë, duhet aktiviteti i tij ekspozues fokusohet menjëherë në temat e hapësirës dhe kohës. Quantistika, bing Bang i jep këtij artisti horzinte në krijimtarinë e tij. 

Në kërkimin e tij, prioritet i jepet temave që lidhen me spiritualitetin dhe meditimin. Një ekzistenzializëm shpirtëror i vendosur në univers. 

E rëndësishme është zgjedhja e materialeve të zgjedhura gjatë shëtitjeve në peizazhin sicilian. 

Alabastera tashmë për të krijon bazën e punimeve të tij,  tashmë i nënshtruar papajtueshmërisë së motit, ai e gjen veten të bindur ndaj  asaj qëështë e përgjithshme dhe asaj që është e veçantë. Ai Heq dhe shton në mënyrë të respektushëm në atë ç’ka e rrethon  rrit karakteristikat e tij dhe heq disa pjesë, duke krijuar diçka “tjetër” tek fillestari por me thelbin e tij natyror.  Në punimet e tij ai rrit vetëdijen, e me kalimin e kohës bëhet më i madh, duke rritur formën e tij gjeometrike  të raportit  “të pjesë” me “ të tërën” për të futur  në një harmoni raportin  në trupin inert të ngurta. Gëlqerori i butë i Notos shndërrohet në krijesa organike në alternimin e përhershëm të gjendjeve racionale dhe irracionale, kontrasti i të cilave theksohet nga përdorimi i rrëshirave dhe pigmenteve me ngjyra. 

Në fund e viteve nëntëdhjetë Geraci punon në paraqitjen dinamike dhe gjeometrike të vëllimeve duke transformuar rrafshet, në energji të pastër jetësore. Kohët e fundit zgjedhja është kthyer drejt mermerit Carrara. Idealizim  i sjellë në  skulpturë i renda ato organike sipërfaqja e të cilave  gjallërohet nga pllaka mozaiku me ngjyra simbolike dhe gjethe të arta. Studimet mbi mekanizmat e spiritualizimit kanë çuar në grumbullimin në një akt krijues përpunimin e bazaltit shumë të fortë vullkanik të Etna dhe të Pantellerisë  Vitet e fundit puna e tij është fokusuar në simbolikën dhe mendimin hebre e krishterë, duke nxjerrë në pah aspektet kulturore dhe imagjinata të saj. Ajo ka, me temën e Judaizmit, një qasje dhe një interes sa intelektual aq edhe shpirtëror dhe për këtë arsye prej vitesh ka punuar në idenë e një ekspozitë që do t’u kushtohet viktimave të dhunës së tmerrshme të motivuar nga feja, etnia, si  dhe politikave të egra.

Manlio Ka marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndër ekspozitat më të fundit duhet të përmendim: Ebraica, Palazzo Steri në Palermo kuruar nga Giuseppina Radice, 2012. Ebraica, Libri i djegur, Dita e Kujtimit 2014, Biblioteka Komunale e

Palermo kuruar nga Sergio Troisi, 2013. Ebraica, Museo Mandralisca di Cefalù (PA) kuruar nga Teresa Triscari 2015. Editing and Landings, Caltanissetta, Palazzo Moncada, Komuna e Caltanissetta redaktuar nga Diego Gulizia, 2015. Ricordi Futuri 3.0 Diaspora në tokën e Siçilisë, Palazzo Sant’Elia Palermo a redaktuar nga Ermanno Tedeschi dhe Flavia Alaimo, 2018. Ricordi Futuri 4.0 Çfarë është në fund të këngës, Përkujtimor i Shoah në Milano i kuruar nga Ermanno Tedeschi, 2018, Librat e Ndaluar redaktuar nga Ermanno Tedeschi, Muzeu Kombëtar MEIS i Judaizmit Italian dhe Shoah i Ferrarës, 2019. Shpirti i librit, Shoah duke e ditur përmes artit, instalimeve dhe skulpturave nga Manlio Geraci, në katër vende ekspozimi: Kisha e San Lorenzos, Kisha e Santa Maria dei Greci, Muzeu Mudia Dioqezanë, Sacrato e Katedrales, në bashkëpunim me Muzeun Çifut të Romës, kuruar nga Rita Ferlisi, 2020. Bibliotekat e zhdukura “Shtatë libra të djegur”, 90-vjetori i djegies së librave Berlin, 80-vjetori i bombardimit të qytetit të Palermos, në Bibliotekën Qendrore të Rajonit Siçilian të Palermos, redaktuar nga Luciana Pepi Presidente e Institutit të Studimeve Siçiliane Hebrenjtë, 2023. Ekspozita Evropiane e Kulturës Hebraike 2023 “La Bellezza” në Arkivin Historik të Palermo, redaktuar nga Luciana Pepi Presidente e Institutit Siçilian të Studimeve Hebraike, 2023.

Ndër ekspozitat personale kujtojmë: Broken Geometries kuruar nga Maria Antonietta Spadaro,

Opera Universitaria San Saverio, Rajoni sicilian, Palermo, 1996. Stones, Galleria Bianca, redaktuar

nga Michele Cometa, Galleria Bianca, Cantieri Culturali alla Zisa, Palermo, 1997. Udhëtim

Spirituale, Church of S. Maria della Catena, redaktuar nga Carmelo Torcivia, Palermo, 2005. Të huajt në Vetja, kujtesa dhe identiteti, Moni Ovadia, Muzeu i Arkeologjisë dhe Traditave Popullore,

Bashkia Sciara, Shoqata Kulturore e Historisë dhe Solidaritetit, Sciara (PA), 2006.

Ndër ekspozitat kolektive më përfaqësuese: Limen, gjurmët e kufirit, cARThusia 2004, Santa

Maria della Scala, Magazzini della Corticella, Siena, redaktuar nga Enrico Crispolti, 2004. 

Për një ekzegjeza vizuale e mesazhit biblik, Dioqeza e Caltanissetta, Kripta e Katedrales së Caltanissetta, një redaktuar nga Diego Gulizia, 2012. Nëse e vërteta merr formë, Homazh për Michelangelo Castello për një ide nga Michele Stornello, Palazzo della Provincia, Ortigia, Syracuse, kuruar nga Antonio Vitale, 2014. Katastrofa me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, vend ekspozimi la Plazhi Castello Maniace, Ortigia, Syracuse nga Anto nio Vitale, 2014. Naufrago, Galeria

Civica Montevergini, Ortigia, Syracuse kuruar nga Antonio Vitale, 2014. Origjina, Galeria

Spaziovitale, Catania, redaktuar nga Antonio Vitale, 2014.

Për veprat e tij kanë shkruar: Antonio Benemia, Domenica Brancato, Michele Cometa, Rita Ferlisi,

Diego Gulizia, Francesca Massara, Luciana Pepi, Giuseppina Radice, Maria Antonietta Spadaro,

Carmelo Torcivia, Antonio Vitale.

C:\Users\iljas\Downloads\IMG_4983.JPG

Artisti arbërshe Marco Lotà

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20190504-WA0003.jpg

Artisti Manlio Geraci

Ornela  Radovicka 

Drejtuese e Qëndrës albanologjike  

kërkime mbi kulturën dhe gjuhën arbëreshe, themeluar nga At Bellusci 1980 

Filed Under: Analiza

Nesër në New York zhvillohet Festivali i XXXII Shqiptar

October 25, 2024 by s p

Nesër në New York zhvillohet Festivali i XXXII Shqiptar

Filed Under: Analiza

Shqiptarët gjatë periudhës se krijimit dhe shpërbërjes së Jugosllavisë 

October 24, 2024 by s p

Mr.sc. Valent Qafleshi/historian/

Për zgjidhjen e aspiratave kombëtare, shqiptarët e Kosovës pranuan parimin bazë të Aleancës Anti-Fashiste gjatë Luftës së dytë Botërore, me aktet e nënshkruara nga fuqitë kryesore të kësaj aleance, në Kartën e Atlantikut, në Konferencën e Moskës e të Teheranit. Parimet e të cilave akte ishin: e drejta e pamohueshme popujve pjesëmarrës të kësaj aleancë, për vetëvendosje deri në shkëputje, andaj populli shqiptar zgjodhi si rrugë të vetme për realizimin e aspiratave të popullit shqiptar për bashkim kombëtar, të luftonte krah aleatëve antifashist. 

Se kjo nuk do të realizohet u pa në mbledhjen më 29 nëntor 1943, në Jajce në Bosnjë e Hercegovinë, ku u mblodh Këshilli Antifashist për Çlirimin Popullor të Jugosllavisë në seancën e tij të dytë, dolën me një deklaratë se, “Jugosllavia do të ndërtohej mbi një parim të “komunitetit federal, demokratik”, me kombe/popuj të barabartë që shprehën lirshëm dëshirën e tyre për të jetuar në Jugosllavi”, e quajtur Jugosllavia Federale Demokratike, e cila përfshin 6 republika të barabarta si, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kreu i rezistencës partizane, Tito u emërua në krye të qeverisë së përkohshme dhe u ngrit në gradën e Marshallit. Dy vite më vonë, më 29 nëntor 1945, në sesionin e ardhshëm të Këshillit Antifashist për Çlirimin Popullor të Jugosllavisë, mbreti Petri i II-të ia kaloi pushtetin Josip Broz Titos, si kryeministër i ri i vendit. Kështu, vendi pushoi së qeni monarki dhe u bë republikë, e cila u riemërua si Republika Federative Popullore e Jugosllavisë. Shqiptarët e Kosovës edhe pse morën pjesë aktive në Luftën Antifashiste dhe dhanë kontribut tyre si edhe popujt tjerë, ata në këtë mbledhje nuk ftuan e as u trajtuan si të barabartë me popujt tjerë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore me 1944/45, shqiptarët nuk u pajtuan me politikën e udhëheqjes komuniste jugosllave, ngase Partia Komuniste e Jugosllavisë (PKJ) nuk i përfilli aspiratat shqiptarëve, për çlirim kombëtar dhe për barazinë e plot me popujt tjerë. 

Qeveria e re komuniste që nga viti 1945 u përpoq të afirmonte idenë e Vëllazërimit- Bashkimit midis popujve dhe pakicave (kombësive) jugosllave, me nxjerrjen e një ligji të miratuar në maj të vitit 1945, sipas këtij ligji ndalohej përhapja e urrejtjes dhe mosmarrëveshjes kombëtare, racore dhe fetare, me dënime shumë të ashpra për të gjithë shkelësit. Por me këtë komunistët jugosllavë fshehën shovinizmin antishqiptar, pas parullave për Vëllazërim-Bashkim, për barazinë e popujve, që shpërtheu po aq i egër dhe mizorisht si edhe në periudhat kaluara të para luftës. Pra, Partia Komuniste e Jugosllavisë u mohoi shqiptarëve, jo vetëm të drejtën për vetëvendosje, por edhe barazinë me popujt e tjerë të Jugosllavisë, si rrugën e vetme për zgjidhjen e problemit të tyre kombëtar. Pra, shqiptarëve ju mohua e drejta elementare kombëtare ngase ata u cilësuan dhe trajtuan si pakicë kombëtare edhe pse ishin populli i tretë në numër në Jugosllavi. Kështu, Kosova bashkë me Vojvodinën u përfshinë si qarqe autonom në kundër të Serbisë. Shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë në republikat tjera jugosllave si në Maqedoni e Mal të Zi, vazhdonin të trajtoheshin si në kohën e borgjezisë serbe të para luftës, të cilët synonin asgjësimin fizik dhe shfarosjen e shqiptarëve sipas elaborateve serbo-mëdha të Andriqit e Çubriloviqit. 

Për realizimin e këtyre projekteve antishqiptare deri në vitin 1968, gjendja e shqiptarëve në Kosovë, ishte përkeqësuar së tepërmi nga terrori i Aleksandar Rankoviqit, i cili ishte shef i OZN-së (Odsjek za Zaštitu Naroda- Departamenti për Mbrojtjen e Popullit), Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, Shërbim Informativ i Jugosllavisë, themeluar më 13 maj 1944, nën udhëheqjen e Aleksadar Rankoviqit bashkëpunëtori i Titos dhe anëtar i Politbyrosë Jugosllave. 

Në një raport dërguar Komisionit për realizimin e këtyre projekteve antishqiptare deri në vitin 1968, gjendja e shqiptarëve në Kosovë, ishte përkeqësuar së tepërmi nga terrori i Aleksandar Rankoviqit. Kështu në dimrin e vitit 1955/56, filloi aksioni famëkeq, gjoja se ishin zbuluar materiale për mundësimin e një rreziku të shpërthimit të një kryengritjeje të shqiptarëve kundër Vëllazërim-Bashkimit Jugosllav. UDB-ja (Uprava Državne Bezbednosti-Drejtoria e Sigurimit të Shtetit), themeluar në mars të vitit 1946,  kishte përgatitur plane të hollësishme veprimi. Veç me mjete dhune duhesh godit, frikësua e nënshtrua ky popull kryeneç dhe i pabindur, mundësisht edhe të largohej e të mos kthente kokën pas. Ideatori dhe zbatuesi i këtij aksioni ishte Aleksandar Rankoviqi. Ai nga Komisioni i Komitetit Qendror të Jugosllavisë, kishte kërkuar dorë të hekurt mbi shqiptarët e Kosovës, nga frika e madhe e bashkimit të tyre me Shqipërinë. Ai me një raport të tij, e njoftonte Komisionin e KQJ se, plani hyri në veprim në organizimin e aksioneve të ndryshme siç ishte edhe ai i grumbullimit të armëve. U mblodhën 27,000 pushkë, disa mijëra mitraloz, revole, bomba, minahedhës dhe madje edhe dy topa. Dihet se sa njerëzve në Kosovë i janë marruar armët, dhe gjithashtu është e qartë se cilat veprime janë ndërmarrë nga autoritetet e punëve të brendshme gjatë këtij aksioni. Paralelisht me veprimin tonë, inteligjenca shqiptare dëshironte që gjendja shpirtërore e popullatës të shfrytëzohej, dhe ajo e intensifikoi aktivitetin e saj, duke ekzekutuar më shumë spiunë dhe rekrutuar ushtarë në Kosovë për të krijuar një atmosferë për t’i përndjekur dhe terrorizuar shkruante në raportin e tij, Rankoviqi. Masat çnjerëzore që ishin zbatuar gjatë këtij aksioni famëkeq ishin: dajakë me shufra të forta, pastaj i mbani jashtë në ujë gjatë dimrit, lëndime nga më të ndryshmet fizike, vrasje e mbytje me ngulfatej në ujë etj., ngase shërbimit shtetëror i kishin duart e lira që të bënë çfarë të doni. Aksioni i grumbullimit të armëve i viteve 1955-56, është vetëm një pjesë shumë e vogël në historinë tragjike dhe heroike të Kosovës, që s’duhet lënë në harrës. Mjafton të përjetojmë pak krimet dhe masakrat e viteve 1998-1999, tokën e djegur, shpërnguljen biblike të një populli të tërë, ato mijëra viktima të masakruara, të dhunuara, të vrara, të mbytura e të djegura, shumë prej tyre të zhdukur e të mbetur pa varr. Në vitin 1968, në Plenumin e IV-t të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ-së), i njohur edhe si Plenumi i Brioneve, shkarkohet nga pozita e ministritë të Punëve të Brendshme Aleksadar Rankoviqi, dhe gjërat nisin të ndryshojnë për të mirë por prapë se prapë ishin të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës.

Me 6 tetor 1968, në Prizren shpërthyen demonstratat me kërkesën për avancimin e të drejtave të tyre kombëtare, me parullat: “Rroftë flamuri kuq e zi!”, “Rroftë populli shqiptar!”, “Duam Universitet!”, “Duam barazi!”, “Duam vetëvendosje”, “Askush të mos luajë me fatin tonë”, ”Poshtë politika kolonialiste ndaj Kosovës”. Demonstratat vazhduan edhe në muajit tetor, nëntor e dhjetor jo vetëm në Prizren por edhe qytetet tjera të Kosovës, madje edhe në Ulqin, Preshevë e Tetovë. Se barazia në Jugosllavi nuk vlente për shqiptarët, këtë e dëshmon shkrimi i gazetares Christine Von Kohl, në ditoren “Die Presse” të Austrisë, më 9 dhjetor 1968, në të cilin serbët thoshin haptas se “të gjithë shqiptarët duhet shpërngulur në Shqipëri”! Këto demonstrate zënë një vend të veçantë në historinë e Kosovës të cilat ndikuan që shqiptarët e Kosovës të fitojnë të drejtën e përdornit të flamurit kombëtar. Në këto rrethana, pushteti serbo jugosllav kishte për detyrë të paralizonte dhe të shuante çdo shprehje të pakënaqësisë së këtij populli kundër zgjidhjes të problemit të tij kombëtar. Por sidoqoftë këto demonstrata pas dy vite më 1970, dhanë rezultatet e para pozitive me themelimin e Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1974 u miratua edhe Kushtetuta e re e Krahinës Autonome të Kosovës, duke e avancuar një hap më lartë si element konstituiv i Federatës Jugosllave me kompetenca të një republike. 

Por pas vdekjes se udhëheqësit të saj autokratik Josip Broz Tito në vitin 1980, federata jugosllave u zhyt në krizë, me mosmarrëveshje mes grupeve etnike dhe ndjenjave në rritje nacionaliste. Fillimisht nisi në Kosovë me revolta e 4 marsit të vitit 1981, kur studentët organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e  organizimit të demonstratave studentore të 11 mars të vitit 1981, që vazhduan edhe me 26 mars, mu ditën e manifestimit “Stafeta e Rinisë”,  të organizuar nga shteti jugosllav për të nxitur ndjenjën e “Vëllazërim-Bashkimit”, mijëra studentë e qytetarë protestuan në Prishtinë, kësaj radhe me kërkesa eksplicite politike, ku dominonin parullat: “Kosova Republikë”, “Për kë punon Trepça?”,  “Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë”, “Bashkim me Shqipërinë” etj. Edhe në vazhdimësinë e këtyre demonstratave me 1 e 2 prill, dominuan kërkesat me përmbajtje të gjerë kombëtare për realizimin e aspiratave të tyre shekullore për Republikën e Kosovës. Ushtria, milicia dhe shërbimet sekrete shtetërore në atë kohë të Serbisë ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin e Kosovës gjendjen e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi. Filluan arrestimet, maltretimet, rrahjet brutale të studentëve, burgosjet, vrasjet dhe izolimet e intelektualëve. Demonstratat gjithë popullore të marsit dhe prillit të vitit 1981, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia, pra ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë kosovare.

Në kohën e rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, tensionet ndëretnike në Jugosllavi kishin arritur kulmin. Zgjedhjet e para shume partiake në republika të Jugosllavisë, të mbajtura më 1990, u fituan kryesisht nga nacionalistët. Republikat më të zhvilluara, Sllovenia dhe Kroacia, filluan të mbronin idenë e një decentralizimi më të madh të qeverisë jugosllave. Por republika më e madhe, Serbia, e udhëhequr nga Sllobodan Milosheviç mobilizoi serbët në gjithë Jugosllavinë, në një përpjekje për kontroll të centralizuar.

Shpërbërja e Jugosllavisë nisi në republikën më të zhvilluar jugosllave Slloveni, e cila më 25 qershor të vitit 1991, shpalli Deklaratën e Pavarësisë dhe ishte shteti i parë që u shkëput nga Federata Jugosllave. Në Slloveni lufta zgjati vetëm 10 ditë dhe atë nga 27 qershori deri më 7 korrik të vitit 1991. Populli slloven iu kundërvu me të gjitha mjetet agresionit të së ashtuquajturës “Armata Popullore Jugosllave (APJ)”. Sipas vlerësimeve sllovene, ushtria jugosllave kishte 44 të vrarë dhe 146 të plagosur, ndërsa sllovenët kishin 18 të vrarë dhe 182 të plagosur. Kështu me 25 tetor të vitit 1991, ushtari i fundit i Armatës Popullore Jugosllave e lëshon territorin slloven.

Po më 25 qershor 1991, edhe parlamenti i Kroacisë shpalli pavarësinë saj, i cili veprim solli si rezultat dislokimin e ushtrisë jugosllave të Beogradit në kufijtë dhe aeroportet e prekur. Sllovenia e tejkalojë lehtë ngase pas një konflikti 10 ditor, ushtria u tërhoq nga Sllovenia me popullsi homogjene. Por në Kroaci, trupat serbe u mbështetën nga kryengritësit serbë që ishin kundër pavarësisë, duke filluar kështu një luftë të përgjakshme që zgjati katër vjet. Qyteti lindor i Vukovarit u rrafshua gjatë një rrethimi nga forcat jugosllave në vjeshtën e vitit 1991, ndërsa qyteti mesjetar i Dubrovnikut mbi Adriatik, u dëmtua rëndë.

Në Bosnje, republika më e larmishme nga pikëpamja etnike dhe fetare, me 4 milionë banorë, myslimanët dhe kroatët organizuan një referendum për pavarësinë. Por kjo lëvizje u kundërshtua ashpër nga serbët e Bosnjës që mbështeteshin nga Beogradi, që përbënin mbi 30% të popullsisë se përgjithshme të Bosnje e Hercegovinës. Edhe pse  serbët e bojkotuan votimin, 60% e qytetarëve të Bosnjës votuan për pavarësinë e saj. Kjo bëri që në prill të vitit 1992, të shpërthejë lufta mes myslimanëve dhe kroatëve nga njëra anë dhe serbëve të Bosnjës nga ana tjetër. Bosnja fitoi edhe njohjen ndërkombëtare. Serbët e Bosnjës nën udhëheqjen e Radovan Karaxhiçit, të armatosur nga ushtria serbe, deklaruan se territoret nën kontrollin e tyre i takonin një njësie të quajtur Republika Serbe. Edhe kroatët e Bosnjës u kthyen kundër myslimanëve të Republikës së Bosnje e Hercegovinës. Trupat serbe të Bosnjës filluan menjëherë rrethimin e kryeqytetit boshnjak të Sarajevës që zgjati 44 muaj. Ku 350 mijë banorët e Sarajevës nuk arrinin dot të siguronin nevojat bazike dhe të paktën 10 mijë u vranë nga snajperët dhe bombardimet serbe. Në maj 1992 serbët e Bosnjës, kontrollonin dy të tretat e Bosnjës. Kështu në muajin gusht do të fillon një spastrim etnik, imazhet e para të të burgosurve që ishin bërë kockë e lëkurë në kampe, i hapën sytë botës për fushatën e spastrimeve etnike nga forcat serbe. Rreth 20 mijë gra, kryesisht myslimane, u përdhunuan, kurse në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin e “zonës së sigurt” të mbrojtur nga Kombet e Bashkuara të Srebrenicës në Bosnjën lindore dhe masakruan deri në 8 mijë djem dhe burra myslimanë. Ky akt barbarë u cilësua nga dy gjykata ndërkombëtare si gjenocid, masakra ishte vrasja masive më e rëndë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në gusht 1995, pas rënies së Srebrencisës dhe bombardimit të një tregu në Sarajevë, ku u vranë 41 vetë, NATO-ja ndërmori goditje ajrore ndaj pozicioneve të serbëve të Bosnjës. Më 21 nëntor 1995, pas tre javësh bisedime në Deyton të Ohajos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëheqësit e Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë ranë dakord të nënshkruan një marrëveshje paqeje. Në dhjetor 1995, një forcë paqeruajtëse e NATO-s u dislokua në Bosnje, që ishte ndarë në një federate myslimane-kroate, në 51% të territorit të një entitet serb, Republika Serbe.

Praktikat e ndjekura në rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë treguan se diplomacia ndërkombëtare jo vetëm rezultoi e pasuksesshme në përpjekjen e saj për të prodhuar konsensus midis palëve në konflikt, pati një ndikim të ndjeshëm, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, në përshkallëzimin e konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve, e sidomos mos përfshirja e Kosovës në Konferencën e Dejtonit, mendohej që kishte hapur shtegun edhe për luftëra të reja në Ballkan, pra radha do t’i vinte Kosovës pas mbylljes së çështjes së Bosnjës. Mos pjesëmarrjen e Kosovës në Konferencën e Dejtonit, edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë Joschka Fischer e kishte konsideruar si gabim trashanik, të cilën gjë e kishte shprehur në librin e tij, “Vitet Kuq e Gjelbër” ku konstatonte se pas Dejtonit shqiptarët e kishin kuptuar që pa luftë vështirë se do të mund t’i realizonin aspiratën e tyre për çlirim nga Serbia. Pra, si pasojë do kemi fillimin e luftës së përgjakshme në Kosovë me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtria serbe nis një aksion spastrim e dëbim të popullatës civile nga vatrat e tyre stërgjyshore, kjo bëri që më 6 shkurt të vitit 1999, të fillojnë punimet e Konferencës së Rambujesë, që ishte e ndërmjetësuar nga fuqitë e mëdha i emërtuar si  Grupi i kontaktit (SHBA, Gjermani, Francë, Britania e Madhe, Itali dhe Rusi). 

Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit synonte t’i jepej fund luftës në Kosovë dhe gjetjen e një zgjidhje për paqe afatgjatë. Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Kristofer Hill nga SHBA-të, Boris Majorski nga Rusia dhe Volfang Petrich përfaqësues i shteteve të BE-së. Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos t’u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Edhe rrethi i dytë i bisedimeve që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Hollbruk nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq që të pranojë  marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare. 

Më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s filluan  bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare. Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së  miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Si përfundim në vitin 1998 shpërtheu lufta në Kosovë mes shqiptarëve që donin pavarësinë dhe forcave të armatosura serbe. Luftimeve u erdhi fundi në vitin 1999, pas një fushate bombardimesh ajrore prej 78 ditësh nga NATO-ja, në fund të së cilës kishin humbur jetën 13 mijë vetë dhe qindra të tjerë kishin braktisur shtëpitë e tyre. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1.396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999, ka pasur 12.843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1.741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2.261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, dhe është njohur nga mbi 110 vende. Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e saj.

Sistemi i drejtësisë ndërkombëtare me 1993, themeloi Gjykatën Penale për krime e lufte në Hagë, 

u ngritën padi ndaj 161 peronave, 83 prej tyre u dënuan, ndërsa 19 u liruan. Në mesin e të dënuarve ishin udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Karaxhiç, ndërsa Millosheviçi vdiq në burg para se të gjykohej, kurse Ratko Mladiç u dënua me burgim të përjetshëm.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • …
  • 988
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT