• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E ngarkuara me Punë e SHBA mesazh në gjuhën shqipe, Nancy VanHorn: Mbështes Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian

August 6, 2024 by s p

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Nancy VanHorn dhe jam e nderuar të filloj punë si e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve këtu në Tiranë.

Nga viti 2007 iu bashkova shërbimeve të jashtëm të SHBA. Kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat e Ukrainës, Armeni dhe Rusi.

Jam e emocionuar që jam në Shqipëri dhe që do të punojmë për qëllimet e përbashkëta, për të promovuar vlerat demokratike. Për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-së, për të çuar përpara rritjen ekonomike. Jam e përkushtuar që të mbështes Shqipërinë në rrugën drejt BE dhe të forcojmë lidhjet mes dy vendeve tona.

Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të njoh dhe kulturën e pasur të Shqipërisë dhe për këtë më duhet ndihma juaj. Kam tri pyetje për ju; cilin vend duhet të vizitoj të parin, cilin ushqim duhet të provoj patjetër dhe cilin libër që tregon shpirtin e vendit tuaj më rekomandoni?

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj të bukur. Pres me kënaqësi, të zbuloj, mësoj dhe të krijoj miqësi që i qëndrojnë kohës”, shprehet ajo.

Filed Under: Analiza

Poeti “Malet e Dibrës”

August 3, 2024 by s p

Nga ARIF MURRJA/

Në një takim me intelektualë dibran, piktori i nderuar Zaim Elezi theksoi: “Mjaft më me lavdinë e kaluar”. Nuk mbaj mend fjalë për fjalë diskutimin e tij brilant, por mesazhim i tij sipas meje ishte: dibranët duhet t’i tregojnë Tiranës dhe Shqipërisë, se cilët janë sot. E kaluara jonë historike na nderon, por përmendja e shpeshtë nuk na bën ne, të jemi të lavdishëm.

Thuhet përsëritja është mëma e dijes, por kur ajo teprohet bëhet baba i mërzitjes. Në gjuhën ekonomike ky konsum i tepruar i lavdisë së shkuar jep dobi shtesë rënëse. Përsëritja e shpeshtë e lavdisë së shkuar, kalon në mburrje.

Kjo më nxiti për të kthyer sytë tek e sotmja. Kujtohemi për të sotmen, kur ajo bëhet e shkuar. Duhet të njohim të sotmen, që kur të bëhet e shkuar, të ndjekë lavdinë mijëravejçare të Dibrës e dibranve.

Këtë ese do t’ia kushtoj poetit Mentor Shquti, i njohur me pseudonimin Malet e Dibrës. Ai ka lindur më 30.03.1971 në fashati Hotesh në Luzni të Dibrës. Arsimin fillor e ka mbaruar në fashtin e lindjes, ndërsa atë 8-vjeçar në fshatin Katundit i Ri, po në Luzni. Dëshira e familjes, e sidomos e vëllait të madh Hamitit për të filluar arsimin e mesëm; e mundi ngelizhenca e tij, për të mos e përfunduar. Mentori rrjedh nga një familje e ndershme dhe puntore. Prindërit e tij, Dilaveri dhe Xhemilja rritën shtatë fëmijë, dy djem dhe pesë vajza. Ai është fëmija më i vogël i tyre. Babai i tij kishte një qetësi olimpike, ndërsa nënë e tij kishte një mençuri të lindur. Nënë Xhemilja ishte motra e të ndjerit Sali Palluçi, luznakut mendjendritur të muhabetit alegorik dhe të interpretimit të kanunit. Mentori është i martuar me Marjetën dhe kanë dy fëmijë, Dilaverin dhe Angjelinën.C:\Users\Admin\Documents\M. Shquti.jpg

Deri në vitet 90-të punoi në kooperativën Luzni. Sfidat e jetës pas viteve 90-të e çuan emigrant në Greqi, ku në më shumë se tre dekada punon atje. Në këto vite pune të vështira, ai ka treguar ndershmëri dhe përkushtrim duke fituar respektin e të gjithve. Frymëzimi i tij poetik për familjen, vendlindjen, patriotizmin, atdhedashurinë, padrejtësinë dhe ndershmërinë, e kanë bërë një vjershëtar të jashtëzakonshëm. Ai demostron se talenti mund të shkëlqejë edhe në mungesë të shkollimit. Shpërthimi poetik i tij, lindi në moshë të vonë (mbi 40 vjeç). Kjo vonesë i dha mundësinë të zhvilloj një krijimtari unike dhe të maturoj frymëzimin poetik. Kjo tregon se pasioni i vërtetë nuk njeh moshë. Krijimtaria e tij është një zë i veçantë dhe i çmuar për Dibrën dhe përtej saj. Poeti Malet e Dibrës shpreh me vargje ndjenjat dashurore të zemrës së tij për vendlindjen. Poezitë e tij shpalosin trimërinë e të parëve, bukurinë e natyrës, vlerat e kulturës dhe traditës dibrane.

Si një lexues dhe ndjekës i poezisë së tij, ndjehem krenar për kontributin e tij me vlerë dhe jam me fat që jam bashkëkohësi i tij. Krijimtaria e tij ka kapërcyer kufijtë e vendlindjes. Ai i thur vargje e poezi, jo vetëm Luznisë e Dibrës, por Shqipërisë dhe Kosovës. Bukuritë e trojeve shqiptare dhe historitë e lavdishme, rrijnë shumë rehat në vargjet dhe strofat poetike të tij.

Në përfundim, Malet e Dibrës është një personalitet në poezinë patriotike. Ai ka sjellë frymën e tij krijuese me pasion, ndershmëri dhe dëshirë për të shprehur ndjenjat dhe vlerat e tij. Krijimtaria e tij në vargje magjike është thesar që ruan hijeshinë dhe lavdinë e shqipatrizmës.

Filed Under: Analiza

In memoriam, Vincent van Gogh, i cili u nda nga jeta më 29 korrik 1890

July 30, 2024 by s p

Dr. Bledar Kurti/

37 vjeçar, i shuar nga jeta në të njëjtën moshë me mjeshtrin e Rilindjes, Raphael-in, Vincent van Gogh, simbol i post-impresionizmit, meteori i artit botëror, gjatë jetës nuk arriti të kishte famën dhe njohjen që meritonte. Nga mbi 900 vepra ai shiti vetëm një tablo, Vreshtat e Kuqe në Arl, e cila gjendet në Muzeun Pushkin në Moskë. Sot, veprat e tij janë më të shikuarat, admiruarat, e vlerësuarat në mbarë botën, dhe tablotë luledielli vazhdojnë të mahnitin njerëzimin me trishtimin e tyre hyjnor, të cilat reflektojnë gjendjen vdekatare të njeriut, të sjellë në jetë nga Hyji përmes diellit, drita jonë e përjetshme, e të dhuruar ndaj nesh përmes artit.

Vincent van Gogh vdiq më 29 korrik 1890 e u varros të nesërmen. Emile Bernard, një piktor impresionist dhe mik i Van Gogh në një letër të tij e përshkruan kështu varrimin:

“Në dhomën ku ishte vendosur trupi i tij, të gjitha pikturat e tij të fundit ishin varur në mure si një aureolë për të, dhe madhështia e gjeniut që rrezatonte prej tyre e bënte atë vdekje edhe më të dhimbshme për ne artistët që ishin aty. Arkivoli ishte i mbuluar me një rrobë të thjeshtë të bardhë dhe mbi të kishte shumë lule, luledielli që ai i donte aq shumë, gjeogjina të verdha, e lloj-lloj lulesh të verdha gjendeshin kudo. Siç duhet ta mbash mend, ajo ishte ngjyra e tij e preferuar, simbol i dritës që ai ëndërronte, si në zemrat e njerëzve, si dhe në veprat e artit.

Pranë tij në dysheme, përballë arkivolit, ishte kavaleti, stoli portativ, dhe penelët e tij.”

Shkrim shterues mbi veprat dhe jetën e Van Gogh 👇

https://exlibris.al/bledar-kurit-luledielli-e-vincent…/…

Filed Under: Analiza

KONGRESI I VAZHDIMËSISË SË ENVERIZMIT, DHE HESHTJA QË VRET SHQIPTARË!

July 30, 2024 by s p

Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj  ideologjisë kriminale të komunizmit  në këtë  periudhë kohore  postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare  nga enveristat. Enveri ka vdekur , por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të  traumatizuar nga diktatura 45 vjecare ku nuk u denua nga drejtësia. Sot në kongresin e partisë socialiste u çfaq hapur pa ekuivok që një studente e re në hapje të kongresit deklaroi  se PS ështe partia e Enver Hoxhës duke krahasuar me moshën e gjyshes së saj, dhe Partia e Kryeministrit Edi Rama. Si një trashgimtare e enverizmit, kjo vajzë e re tha të vërtetën që socialistët nuk janë një parti e re e krijuar në pluralizëm por është partia trashgimtare e komunizmit. Hodhi poshtë të gjithë formalizmin që politika, media, dhe aktorë të tjerë e kan paraqitur PS si parti të krijuar në 91. 

Shqiptarët ndodhen përpara fenomenit më të  rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Ato përballen  me  mos denimin  e ideollogjisë  kriminale të diktaturës. Sot mazhoranca aktuale po rikthen dhe po trysnon me   pushtetin politik qeverisës simbolet e diktatures komuniste. Mbas 34 vitesh ne përballemi  me një mazhorancë me moshë të re por me mentalitet komunist dhe këmbgulës për të rehabilituar diktatorin dhe simbolet e atij regjimi shfarosëse që vrau dhe torturoi shqiptarë të pafajshëm. Të shërbejsh në një sistemi demokratik dhe të krenohesh me krimet e diktaturës kjo ndodh në Shqipni. Helena Kace studentja enveriste me deklaratën tënde ti the një të vërtete që udhëheqësit e partisë  tënde e fsheh përpara ndërkombëtarve , por deklerata juaj është këmbanë alearmi për rikthimin e diktaturës në një demokraci pa vlera.  E ku e din ti , se kjo Parti ka vrarë dhe zhdukur mbi 6000 shqiptar dhe ju ka zhdukur kufomat, se ka burgosur mbi 36.000 shqiptare dhe bashkohëse të gjyshes suaj dukei tortuar në mënyre cnjerzore si Marien Tucin duke i futur në pantollona macen deri kur i doli shpirti, sot Maria po të ishte gjallë ka moshën e gjyshes tuaj. E ku e din ti moj vajzë që buzëqeshe në një kongres ku aty ishin trashgimtarët e xhelatëve që u muarën shpirtin 350 fëmive në kampin e Tepelenës,nga 0 deri në 5 vjeç duke mos lejuar të ushqerjen e tyre se janë fëmi reaksionarësh. Deklerat jote gëzon xhelatët e vazhdimsisë , por u kujton shqiptarve krimet makabre që ka bërë kjo parti që ti e votoeshe me krenari. Helena,  nuk besoi se mbas kësaj deklerate do të penalizohesh si Avokati Genc Gjokutaj se policia është e Enverit dhe Ramës kështu ti vetëm mund të nderohesh se i shërbeve partisë ndaj armiqëve.

Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm  për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar. Por në fillim, ama, le të dimë se cilët jemi… Kjo nevojë ka qenë për të gjitha vendet në ish-diktaturë, që në një mënyrë a në një tjetër kanë gjetur rrugëzgjidhje për të pranuar  të vërtetat, duke na lënë të kuptojmë se harresa për atë kohë është thjesht një iluzion.  Do të kujtojmë  gjithnjë dhe kudo ata që persekutuan dhe ishin fytyra e regjimit komunist. Nuk do t’i harrojmë  kurrë, dhe kështu duhet të bëjë shoqëria, në mënyrë që të kemi një ndërgjegje morale  e të ndërtojme një shoqëri pa konflikte por të dashur e paqesore..“Këmbanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë. Shpresoi se mbas kësaj thirrje të mbijetuarve të Diktaturës , do të zgjohen nga gjumi dhe opozita dhe Presidenti!

 Presidenti

Besim Ndregjoni 

Filed Under: Analiza

MOTËRZIMI ÇEK I MALLIT DHE NOSTALGJISË SHQIPTARE

July 29, 2024 by s p

Kosta Nake/

Le të bëjmë dy manovrime të thjeshta: Ta mbështjellim veprën me një mbulesë për ta fshehur për një kohë emrin e autorit, ta zëvendësojmë Pragën me emrin e një kryeqyteti tjetër. Atëherë do të mendonim se kjo vepër është atribut i një shkrimtari të njohur nga Europa Lindore, nga Ballkani, pse jo edhe nga republikat balltike. Si është e mundur? Sepse u krijua një uniformitet tronditës në ish-kampin socialist që kishte si kështjellë Kremlinin. Vepra është konceptuar me dy rrafshe – atë politik që ka si emblemë Kthimin e Madh dhe atë social me detajin e tavllës së duhanit, kurse subjekti është linear dhe ka një alternim të kthimit testues në atdhe të dy protagonistëve: Irenës që vjen nga Franca dhe Jozefit që vjen nga Danimarka.

Duke përjashtuar veçanësinë shqiptare të ndryshimit fetar të emrit për shumë emigrantë në Greqi dhe përshtatjes së emrit sipas veçorive tingullore në Itali e ShBA, pjesa tjetër e fatit të emigrantëve të Lindjes është pothuaj identike. Tashmë emigracioni i ri shqiptar është 34-vjeçar, rrjedhimisht e ka të brendashkruar periudhën 20-vjeçare të personazheve çekë. Problemi i parë i madh është raporti i emigrantit me vendin ku është strehuar në kërkim të lirisë dhe të një jete më të mirë. Problemi i dytë i madh është marrëdhënia e re e krijuar me atdheun e lindjes së cilës autori i ka kushtuar një këqyrje gjuhësore krahasuese për disa popuj. Është trishtim i shkaktuar nga pamundësia për t’u kthyer në atdhe? Për shqiptarët kjo marrëdhënie përmbushet me shprehjen “më griu malli”.

Është një dyzim i jetës që trand ekuilibrat e jetës: ditën copëra nga peizazhi i vendlindjes si tablo lumturie – natën kthime të lemerisura, ditën parajsa e humbur – natën ferri nga kishin ikur. (f.16) Po 20 vjet janë të mjaftueshëm për t’u integruar, për t’u ikur kurtheve që ngrehin ëndrrat sepse malli nuk ka aftësi për ta forcuar kujtesën.

Po pse emigruan popujt e Lindjes drejt Perëndimit? Sepse u ndodhi një fatkeqësi e madhe: humbën plotësisht shpresën për ndryshim. Njerëzit e lëshuan komunizmin sepse bindja komuniste nuk i përgjigjej më asnjë nevoje. Perandoria sovjetike u shemb sepse nuk i mposhtte dot kombet që donin të ishin sovrane.

Njerëzit emigruan pa e ditur se sa e vështirë është t’i bësh vend vetes në një botë të huaj. E filluan me ankesa se sa shumë kishin vuajtur në vendin e tyre duke dashur që secili të shpallej viktimë.

Duke ngritur lart llampën e Kthimit të Madh, Kundera do të përdorë si gjeneratorë rezervë luftëtarin Odise nga antikiteti dhe kompozitorin Arnold Shënberg nga kohët moderne duke na dëshmuar edhe një herë, sikurse Kadareja ynë, që antikiteti do të mbetet një minierë mineralesh të rrallë ku do të ketë përherë diçka për të zbuluar apo për ta parë përmes një prizmi të ri.

Kundera e sjell në vepër Shënbergun e kohëve moderne për të treguar se sa e vështirë është të parashikosh të ardhmen. Më 1921 ai shpalli se pas një shekulli muzika e tij do të bëhej mbretëresha e botës, por ja ku kaluan 100 vite dhe radioja e mbyti magjinë e koncerteve, një lumë gjigant i zhurmshëm ka ndotur muzikën me ujërat e ndotura.

Ç’ndodh me Jozefin dhe të njohurit e tij? Ajo që ndodhi me Odisenë dhe itakasit. Itakasit ruanin shumë kujtime për Odisenë, por nuk kishin mall për të, Odisea kishte mall për itakasit, por kujtimet për ta ishin fshirë. Gjatë viteve të lundrimit njerëzit dëgjonin gojëhapur rrëfimet plot aventura të Odisesë, por kur u kthye në Itakë, askush nuk i thoshte “Na rrëfe!” sepse ai nuk ishte i huaj mes tyre. E njëjta gjë i ndodh edhe Irenës dhe Jozefit – askush nuk është kureshtar për vitet e emigrimit të tyre, biseda ka interes vetëm kur flitet për shqetësimet e atyre që nuk u bënë “dezertorë.” Sfida e Irenës është që ta pranojnë ashtu si është, e transformuar, por shoqet e dikurshme janë refraktare, fillimisht ia refuzojnë verën “Bordo” që kishte sjellë nga Franca duke e kundërsfiduar me birrën e përditshme çeke, pijen e shenjtë të sinqeritetit. Me mosinteresimin për atë që kishte ndodhur përtej kufijve, ato donin t’ia qepnin të kaluarën me të tashmen duke i prerë 20 vite të mundimshme, duke i djegur dhe kthyer në tym mes zjarrit në altarin e atdheut. Për Jozefin ka një tjetër detaj të dhimbshëm: ai shkon në varreza dhe lexon emra njerëzish të njohur që nuk e dinte se kishin vdekur. Çfarë kishte ndodhur? Pas vitit 1989, kur perandoria sovjetike u shpërbë, Jozefi emigrant nuk ekzistonte më për ata që mbetën të nënshtruar. 20 vjet pas kthimit në Itakë Odiseu njohu ullirin plak, kurse në vendin e Jozefit një fshesë e padukshme kishte kaluar mbi peizazhin e rinisë së tij duke marrë me vete gjithçka të njohur. Po në Shqipëri? Peizazhi u sulmua me teknikat e reja të sjella nga vendet e emigrimit.

Ajo që në Shqipëri ndodhi pak ndryshe: shqiptarët që qëndruan ishin të etur për ta zbuluar botën duke pyetur pafundësisht. Erdhi dita që një në katër vetë kishte se ç’të rrëfente për vendet e huaja, pastaj raporti shkoi në një me dy, sot s’ka mbetur cep i botës i paeksploruar prej nesh, rrjedhimisht ka më tepër rrëfyes sesa dëgjues.

Një dukuri krejt e ngjashme me tranzicionin shqiptar është procedura e kthimit të pronave, e mishëruar në këtë roman me rrëmbimin e shtëpisë nga i vëllai, madje edhe me mbajtjen e një tabloje që ishte me dedikim për Jozefin. E ndërsa në Çeki regjimi ua nxinte jetën të afërmëve të atyre që emigronin, në Shqipëri nuk ekzistonte termi “emigrim”, kishte vetëm “arratisje”, kurse zezona e rrethit familjar quhej “burgim” dhe toleranca më e madhe quhej “internim.” Diktatura prodhoi një nënshtrim që ne e kemi provuar, kurse Jozefi këtë e përjeton me shtimin e flamujve të kuq, më shumë nga ç’priste, në Pragën e pushtuar nga ushtria ruse në gusht 1968.

Tani që po diskutohet për vendprehjen e Kadaresë dhe rëmohen me fjalë varret e të tjerëve, është me interes ajo që tregon Kundera për atë që ndodhi me poetin islandez Jonas Hallgrimson. Ai vdiq në Danimarkë, por dikush, pas një shekulli, u kujtua që eshtrat e tij të çoheshin në Islandë, në Itakën e tij. Gabimisht, në panteonin islandez çuan eshtrat e një kasapi danez. Cili është morali i këtij incidenti? Nuk ka pikë rëndësie ku ndodhen eshtrat e një të vdekuri. Sepse madhështinë ia ka dhënë vepra e tij që mund të jetë ilaç për shpirtin e mbarë botës. Për të qëndruar edhe pak te letërsia, gjatë qëndrimit në atdhe Irena e pyet shoqen e saj: “Ende lexojnë poezi sot?” “Jo më, – thotë Milada.” (f.134) Dhe këtu ka filluar tharja e shpirtit për t’u mbushur me materien e thatë.

“Mosdija” flet për Kthimin e Madh. Do të ketë një të tillë? Pyetjes së Silvit franceze “Po ç’bën akoma këtu?”, Irena i përgjigjet: “Këtu kam punën, shtëpinë time, fëmijët…Unë kam 20 vjet që jetoj këtu. Jeta ime është këtu!” (f.5) “Kam pavarësinë time. Gjithmonë kam pasur përshtypjen se jetën ma kanë bërë të tjerët.” (f.135) Jozefin e ftojnë për darkë te familja e një ish-sigurimsi në Bohemi dhe vjen dialogu: “Darka më gjen në shtëpi sonte.” “Kur thua në shtëpi e ke fjalën…” “Në Danimarkë.” (f.132) Do të ketë kthim të madh për shqiptarët? Shumica mendojnë si Irena dhe Jozefi.

Koncepti i atdheut, në kuptimin fisnik dhe sentimental të kësaj fjale është i lidhur me shkurtësinë relative të jetës sonë dhe forca tërheqëse e tij do të vijë duke u pakur brez pas brezi, kujtesa kolektive do të ruajë vetëm një pjesëz të vogël të asaj që është thelbësore. Çekët dhe shqiptarët e duan atdheun e tyre, jo se është i lavdishëm, apo se trumbetohet si i tillë, por sepse është i vogël dhe gjithmonë i rrezikuar.

*

Rrafshi i dytë social ka në bërthamën e vet një dramë dashurie që na kujton atë thënien universale: “Të tjera duam, të tjera na duan, me të tjera martohemi”. Është një gjysmë dashurie në fakt, sepse ka lindur te Irena dhe është mishëruar te ajo tavlla e duhanit që ia dha Jozefi duke e grabitur nga lokali; ajo e ruajti si një hajmali dhe e mbajti me vete për 20 vjet; mjerisht Jozefi ka harruar edhe emrin e Irenës, edhe tavllën, po se po. Një dashuri si shpendi me një krah që nuk mund të fluturojë, një krah si ai bredhi i hajthëm para shtëpisë me tulla që Jozefi sheh nga frëngjia e avionit në largimin pa kthim. Irena është femra që ka emigruar familisht, vështirësive të integrimit i shtohet vdekja e të shoqit duke e lënë me dy fëmijë të vegjël, pastaj vjen njohja me suedezin Gustav që është burri korrekt, por hapësira mes bashkëshortëve mbushet me heshtjen memece. Kjo është një arsye më shumë që Irena t’i rikthehet edhe një herë dashurisë së vjetër, të marrë diçka të bukur prej saj, por të zhgënjehet nga harresa e Jozefit. Tavllës së duhanit i shtohet edhe një detaj tjetër, akti marrok i vetëvrasjes i ka lënë Irenës një shenjë – një vesh i prerë që nuk i shpëtoi dot ngrirjes. Kjo ka bërë që ndryshimeve të shumta në jetën e saj t’i bëjë qëndresë krehja e njëjtë e flokëve e detyruar nga nevoja për të fshehur veshin e prerë. Jozefi pati edhe një mundësi tjetër për ta rizbuluar Irenën, kur në shtëpia e vjetër të lindjes gjeti një ditar të viteve rinore me dalldisje, jetë të përbashkët, besnikëri, pasion të vërtetë. Sa kontrast me të tashmen! Në Bohemi ka lënë gruan e parë me një vajzë që s’ka dëshirë ta takojë, në Kthimin e Madh ka takuar rastësisht Irenën, pa e njohur vajzën e dikurshme që e bëri të shkojë drejt vetëvrasjes pas një shpërthimi xhelozie. Atëherë ajo ishte adoleshente, dhe adoleshentët shkojnë lehtësisht drejt vdekjes pasi e ardhmja, ajo pjesa e gjatë e pakonsumuar, është e largët, abstrakte, irreale.

Edhe këtu antikiteti vjen sërish me Odiseun dhe mëdyshjen e zgjedhjes midis Kalipsosë dhe Penelopës. Lexuesit deri tani i është ushqyer me lartësimin e pritjes 20-vjeçare të Penelopës dhe përqeshjes për lotët e Kalipsosë, por një këqyrje me detaje mund të sjellë qasje të tjera.

(Romani “Mosdija” i Milan Kunderës, Dituria 2014)

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 988
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT