• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Çdo zë që mbron të vërtetën e luftës së UÇK-së është i vlefshëm

October 18, 2025 by s p

Hisen Berisha/

Tubimi i fundit e dëshmoi se populli shqiptar e ka të gjallë kujtesën e luftës, ndjenjën e respektit dhe dashurinë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mesazhet që u përçuan patën efekt të thellë emocional e moral, por jo juridik, sepse drejtësia ndërkombëtare vepron sipas logjikës së saj, shpesh të verbër ndaj ndjenjës kombëtare.

Në përputhje me këtë, edhe pjesëmarrësit mund të ndahen në tri kategori:

E para, ata që u përmbushën emocionalisht, nga dashuria dhe respekti për UÇK-në, për luftën e saj çlirimtare dhe për udhëheqësit politikë e intelektualë që sot po mbrojnë këto vlera në Hagë;

E dyta, ata që u përmbushën moralisht, duke u bërë pjesë e mbështetjes popullore për drejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, që mbetën të përkushtuar ndaj betimit të tyre para flamurit e kombit;

E treta, kategoria politike, që me praninë e saj duhet të dëshmojë se shteti, përfaqësuesit dhe ndërgjegjja kombëtare janë në anën e drejtë të historisë.

Por sot është shfaqur hapur edhe kategoria e katërt – ajo më e ndyrë, më e ulët dhe më e rrezikshme për kombin: njerëzit e komprometuar nga e kaluara e tyre gjenetike, morale dhe shpirtërore.

Kjo është kategoria që bart brenda vetes kodin e përzier të gjakut e të ndërgjegjes, që s’e njeh dot ndjenjën e lirisë dhe nuk mund të përfshihet në lavdinë kombëtare, sepse nuk i përket asaj.

Ata janë vetëpërjashtuar nga historia shqiptare, jo pse i ka përjashtuar dikush, por sepse nuk kanë pasur kurrë vend në të. Dhe prandaj përpiqen ta njollosin atë me etiketime fyese e me ligësi shpirtërore, ashtu siç është natyra e tyre e trashëguar.

Zërat e tyre po dëgjohen sot në radhët e zhurmuesve mediatikë dhe nga uzurpues të ë ulëseve të Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë – në gojët e atyre që flasin në emër të “drejtësisë” por shërbejnë me besnikëri ndaj Serbisë, e cila i ka ushqyer në ndërgjegje dhe në gjak.

Ata janë pasardhësit politikë dhe biologjikë të nënshtrimit, njerëzit që nuk morën pjesë në luftë jo nga frika, por sepse nuk mund të luftonin kundër vetvetes.

Sot ata shpifin kundër UÇK-së, sepse ndihen të zbuluar nga ajo, sepse e dinë se çdo akt i saj heroik është dënim i heshtur për tradhtinë e tyre të trashëguar.

Në thelb, përpjekjet e tyre për ta deformuar historinë dhe për ta baltosur luftën e shenjtë të UÇK-së nuk janë as ideologji e as politikë, por janë pasqyrë e inferioritetit biologjik dhe moral, që e trashëgojnë si njollë të përjetshme.

Ata nuk flasin nga bindja, por nga urrejtja ndaj çdo gjëje që është shqiptare, e pastër dhe e lirë.

Sepse UÇK-ja për ta është pasqyrë e ndëshkimit moral që s’mund ta përballojnë.

Prandaj, çdo fjalë kundër luftës së UÇK-së është dëshmi e frikës së tyre nga e vërteta historike.

Ata mund të kenë pushtet përkohësisht, por nuk kanë dot vend në ndërgjegjen e kombit.

Sepse lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm betejë për tokën, por ishte betejë për shpirtin e kombit shqiptar, dhe në atë betejë, historia tashmë ka ndarë përfundimisht kush është i lirë e kush mbetet skllav i gjakut të huaj.

Filed Under: Emigracion

“Çamëria dhe problemi çam sot” – aktivitet në Shkup përmes artit, historisë dhe kujtesës

October 17, 2025 by s p

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”/

Në Shkup u zhvillua sot aktiviteti me temë “Çamëria dhe problemi çam sot”, i organizuar nga Shoqata Kulturore “Vizioni M” në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”. Ky takim mblodhi studiues, njerëz të artit dhe të letrave, për të prezantuar historinë e Çamërisë nëpërmjet dokumenteve dhe krijimtarisë artistike.

Aktiviteti u çel me shfaqjen e filmit “Ode për tempujt që nuk u harruan”, shkruar nga diplomati dhe shkrimtari Luan Rama, një vepër që ndërthur poezinë e kujtesës me dëshminë historike.

Në vijim, historiani Qerim Lita solli përpara audiencës një analizë të detajuar mbi krimet zerviste dhe pasojat e politikës së spastrimit etnik të ndjekur nga shteti grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Në fjalën e tij, Luan Rama theksoi rëndësinë e një faljeje publike të shtetit grek për krimet e kryera në Çamëri, duke sjellë shembuj nga udhëheqës evropianë – si ata të Francës apo Holandës – të cilët kanë kërkuar falje në emër të ndërgjegjes humane për krimet koloniale.

Ndërsa drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, z. Alket Veliu, në analizën e tij vuri në dukje se çështja çame është rezultat i një politike të dhunës sistematike greke që prej megaloidhesë, dhe se sot ajo mbetet një sfidë kombëtare që kërkon angazhim të gjithanshëm shqiptar. “Roli i shtetit shqiptar është i domosdoshëm,” – u shpreh z. Veliu – “sepse çështja çame është edhe çështje shtetërore dhe duhet të përfshihet në agjendën diplomatike të Shqipërisë.”

Pas diskutimeve, të pranishmit patën mundësi të drejtonin pyetje për çështjen çame, ndaj të cilave iu përgjigjën z. Rama dhe z. Veliu. Në përmbyllje, pjesëmarrësit morën pjesë në një kokteil miqësor të shtruar nga Shoqata Kulturore “Vizioni M” dhe vizituan ekspozitën fotografike të familjes së madhe Dino nga Çamëria, e cila u shfaq për herë të parë në Shkup.

Filed Under: Emigracion

Me rastin e protestës kombëtare në Tiranë në mbështetje të UÇK

October 16, 2025 by s p

Me rastin e protestës kombëtare në Tiranë në mbështetje të UÇK.

Filed Under: Emigracion

“Justice Beyond Borders: Human Rights and Wartime Violence”

October 15, 2025 by s p

“Justice Beyond Borders: Human Rights and Wartime Violence”.

Filed Under: Emigracion

Paqja e Donald Trump, Izraeli, Gaza, kujtesa që shëron, rendi i ri i paqes njerëzore!

October 13, 2025 by s p

Nga Arian Galdini/

Një mëngjes që të gjithë e pritën

Ka mëngjese që ndryshojnë trajtën e historisë, jo me fjalë, por me frymë. Mëngjesi i 13 tetorit 2025 ishte i tillë. Hamas liroi 20 pengjet e fundit që ishin gjallë, pas më shumë se dy vjetësh robërie. Ky ishte kulmi i një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari, në kuadër të një plani me njëzet pika të propozuar nga Presidenti Donald Trump, i cili po zbatohet në fazën e parë. Në të njëjtën ditë, Presidenti Trump vizitoi Izraelin dhe mbajti fjalim në Kneset, ku u prit nga deputetë dhe familjarë të pengjeve. Në mbulimin mediatik, ky çast u përshkrua si “agimi i një Lindjeje të Mesme të re.”

Në atë mëngjes, nuk ishin vetëm pengjet që u kthyen në shtëpi, ishte besimi që rifitoi vendin në histori. Liria që pritej, çlirimi i pengjeve si kthjellim moral. Kur një peng kthehet, rikthehet një univers i tërë, kujtimet, fjalët, fryma. Lirimi i pengjeve është një nga ato pak momente kur politika përmbush misionin e shpirtit, të falë pa harruar, të ndihmojë pa u shitur, të shpëtojë pa u lavdëruar.

Sipas marrëveshjes së 9 tetorit 2025, Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për fazën e parë të zbatimit, lirimin e pengjeve, shkëmbimin me të burgosur palestinezë (duke përfshirë 250 të burgosur), dhe tërheqje të kontrolluar të trupave izraelite nga disa pozicione urbane në Gaza, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit. Në atë çast, liria nuk ishte më triumf ushtarak, por pjekuri njerëzore që pranon kufirin si formë shpëtimi. Presidenti Trump në Jerusalem, magjistratura e një vizioni të ri…

Në Kneset, Presidenti Trump deklaroi publikisht: “Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të Planit tonë të Paqes.” Dhe shtoi: “Të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat në një vijë të dakordësuar si hapat e parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përhershme.” Në komunikimet e tij publike ai theksoi gjithashtu: “Lufta ka marrë fund.”

Këto deklarata përmblidhnin thelbin e marrëveshjes, lirimin e pengjeve, vijën e dakordësuar të tërheqjes dhe ndalimin e luftimeve. Pas fjalimit, u raportua zyrtarisht se ai u takua me familjarë të pengjeve dhe me përfaqësues të institucioneve që po mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes. Parimet që e bëjnë aktin të qëndrueshëm. Ky çlirim nuk është thjesht një marrëveshje politike, as një ndalim zjarri mes forcash të lodhura nga përplasja. Ai është një akt themelor i vetëdijes morale, një kthesë ku politika i dorëzon vendin etikës. Nga ky moment, marrëdhëniet ndërmjet popujve dhe fuqive nuk maten më me dominim, por me aftësinë për të pranuar kufirin si formë të lirisë. Pikërisht këtu lind doktrina e re që e kthen paqen në disiplinë të shpirtit.

Parimi i parë, “Kur pengu kthehet, paqja fillon”, është themeli mbi të cilin ndërtohet çdo rend njerëzor, kthimi i jetës është akt që përmbys logjikën e frikës. Ai çliron jo vetëm trupat, por ndërgjegjen e të gjithëve që kanë parë dhimbjen e pafajësisë. Parimi i dytë, “Kujtesa që fal, ruan rendin”, e shndërron faljen nga ndjenjë në sistem. Falja nuk është amnezi morale, por kujtesë që çliron, një proces ku e vërteta nuk fshihet, por ndriçohet përmes pranimit. Falja e së vërtetës është rikthim i nderit përmes kujtesës, një formë drejtësie që ndodh pa gjykatë, por me ndërgjegje. Parimi i tretë, “Përgjegjësia e lirisë është barra e çdo shteti”, i jep politikës pjekurinë e vetme të mundshme. Liria që nuk e njeh peshën e saj, bëhet anarki morale, ndërsa liria që ndjen përgjegjësi, bëhet civilizim. Parimi i katërt, “Ndihma pa plan është rrëmujë”, na kujton se humanizmi pa strukturë nuk shpëton, por lodh. Njerëzimi shpëton vetëm kur ndihma bëhet sistem dhe solidariteti, mekanizëm. Dhe më në fund, “Amerika si garant i kufirit të drejtë” përkthen fuqinë në moral, kur forca ndalon vetveten, ajo bëhet ligj.

Në këtë simfoni parimesh, falja është preludi dhe kufiri është refreni. Sepse, aty ku falja merr formë, dora e Perëndisë i jep fytyrë drejtësisë, aty ku ajo zbret në tokë, Perëndia nënshkruan paqen me duar njerëzore. Kështu, Izraeli fiton siguri, Amerika fiton legjitimitet moral, dhe njerëzimi fiton një rend që qëndron jo mbi forcë, por mbi ndërgjegje.

Rindërtimi i kujtesës, drita që kthehet në gurë

Paqja është rrugë, jo fotografi. Në Gaza, ku infrastruktura civile është dëmtuar rëndë, po nisin programet e rindërtimit me mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara. Fokuset kryesore të fazës së parë janë, energjia, uji dhe higjiena, shkollat dhe korridoret bazë të tregtisë. Një punëtor lidh një tub uji, duart e tij të djegura nga dielli dhe nga metali i nxehtë. Uji rrjedh për herë të parë pas muajsh, dhe bashkë me të, fillon jeta. Një djalë nga Rafahu, me një voltmetër plastik në dorë, ndihmon teknikët në aktivizimin e një kablli tensioni. Kur llamba ndriçon, ai buzëqesh dhe thotë: “Tani shtëpia jonë ka zë.”

Çdo linjë energjie që rilidhet është damar drite që lidh shpresën me realitetin, çdo depozitë uji e riparuar kthehet në nder, çdo orë mësimore e rikthyer rrit kapitalin shoqëror, çdo kthim në treg e çon ekonominë nga mbijetesa drejt normalitetit. Në ato mure të reja që ngrihen mbi pluhur, fillon kujtesa e një populli që zgjedh të jetojë. Asnjë plan nuk është i përsosur. Ky i sotmi nuk mund të shërojë menjëherë plagët që kanë vite e dekada që thërrasin, as të shuajë urrejtjen e trashëguar, as të rikthejë menjëherë besimin.

Disa do të thonë se është spektakël politik. Siç shkroi Le Monde Diplomatique në editorialin e saj të 10 tetorit, “Çdo paqe e mbështetur mbi spektakël rrezikon të harrohet po aq shpejt sa transmetohet.” Por kritikë të tillë harrojnë se cinizmi është forma më e re e dhunës. Ai vret shpresën përpara se ajo të lindë. Çfarë nuk bën ky plan? Ky plan nuk mbyll plagët e historisë, nuk zëvendëson drejtësinë ndërkombëtare, nuk garanton shuarjen e radikalizmit. Por ai kthen kufijtë në përgjegjësi dhe forcën në moral, duke i dhënë botës një instrument të ri për të matur njerëzimin.

Analizat ndërkombëtare theksojnë se qeverisja e Gazës dhe çarmatosja e Hamasit mbeten çështje të hapura, të tjera nënvizojnë se imperfeksioni është çmimi i paqes së mundshme në botën reale. Po sikur paqja të mos jetë kurrë e përsosur? Po sikur imperfeksioni të jetë vetë thelbi i shpëtimit? Rendi i ri moral nuk mat mungesën e gabimeve, por aftësinë për t’i njohur dhe për t’i përmirësuar ato.
Ky plan kërkon praktikën e përgjegjësisë, jo përsosmërinë. Historia njerëzore që shëron më shumë se fjalimet

Në Tel Aviv, disa prej pengjeve të liruar u takuan me familjarët në një ceremoni të mbyllur pranë Aeroportit Ben Gurion, me mbulim të gjerë mediatik. Në ato lot gëzimi, politika u tret, falja nuk e mohon dhimbjen, e përkufizon. Ajo e kthen njeriun nga viktimë në dëshmitar të shpëtimit.

Metafizika e dritës¹

Në duart e Zotit dhe në buzët e njerëzve, liria rifiton kuptim.
Paqja nuk është nënshkrim, është dritë që del nga brenda shpirtit, e brishtë, por e pavdekshme. Aty ku pengu kthehet, falja bëhet urë. Aty ku shpresa ringjallet, Zoti ende flet me njerëzit. Në këtë ditë, Izraeli dhe Amerika nuk janë vetëm aleatë, por garantë të moralit që e kthen fuqinë në përgjegjësi, Trump nuk është vetëm negociator, por simbol i rendit që mëson të falë pa harruar. Kujtesa që çliron është falja e së vërtetës dhe rikthimi i nderit përmes kujtesës, ajo bën që drita të mos jetë vetëm elektricitet, por besim. Drita që ndizet sot në Gaza është kujtesë se paqja nuk është premtim, por përkujtesë e një premtimi të shenjtë që nuk vdes.

Dhe siç shkruante Reinhold Niebuhr: “Aftësia për drejtësi e bën të mundur lirinë, prirja për padrejtësi e bën të domosdoshme disiplinën.”

¹ Fusnotë stilistike:
Termi “metafizika e dritës” përmban dy shtresa kuptimore: teologjike dhe filozofike. Në traditën e krishterë lindore, Dionisi Areopagiti e përshkruan dritën si shfaqje të së vërtetës hyjnore, “rrezatim i mirësisë që rregullon gjithësinë.” Ndërsa C.S. Lewis në reflektimin e tij “Unë besoj në Krishtin siç besoj në diell, jo sepse e shoh, por sepse me të shoh gjithçka tjetër”, e kthen dritën në gjuhë të ndërgjegjes që ndriçon moralin njerëzor. Këtu, drita e Gazës bëhet simbol i ndërgjegjes që ndriçon njerëzimin.

Photo: abcnews.go.com

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 204
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Koha për debat serioz, reflektim dhe zgjidhje
  • MJEKU KURON, NATYRA SHËRON…
  • Vitet parisiane të Hasan Tahsinit…
  • KONSULLATA SHQIPTARE NË MICHIGAN – NJË KËRKESË E VJETËR E DIASPORËS QË TANI PRET TË BËHET REALITET
  • Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës në skenën e Teatrit “Marcello Mascherini” në Azzano Decimo
  • Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
  • AARC 2026 Gala – “An organized and engaged community means our voice carries over,” Martin Vulaj
  • Shqiptarët në Philadelphia e ngritën zërin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
  • “The Journalist’s Mission”, filmi i mirënjohjes ndaj SHBA-së dhe NATO-s, premierë në Manhattan
  • Ah, ky telefoni! Dashuri apo tradhti?
  • Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
  • Guximi për të qenë vetvetja
  • Gjuha shqipe në pasqyrën e poliglotisë evropiane: Dëshmia e “Lutjes së Zotit” te Lorenzo Hervás y Panduro
  • “Mes shkencës dhe dritës” – një roman për njeriun modern
  • KOSOVA NË SESIONIN E 81-TË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT