• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një libër i guximshëm…

November 10, 2025 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Ambaasadorin austriak Wolfgang Petritsch të gjithë e kujtojmë për angazhimin e tij në çështjen e Kosovës që përkon me luftën e armatosur dhe emërimin e tij me 1997 si i dërguar i Posaçëm i BE-së për Kosovën. Gjatë atyre viteve 1997/1998 ai së bashku me të dërguarin amerikan ambasadorin Chriss Hill, intensifikuan të ashtuquajturën “shuttle diplomacy” në kërkim të një zgjidhje për konfliktin midis forcave serbe të sigurisë dhe UÇK-së që po përshkallëzohej me shpejtësi.

Tani Petritsch vjen edhe në shqip me një libër tejet interesant “Ndërrimi i epokave- Rikthimi i luftës në shekullin autoritar-digjital”. Në këtë botë që po ndryshon me shpejtësi marramendëse, Wolfgang Petritsch analizon kthimin e luftës si mjet në shekullin autoritar-digjital.

Nga Ukraina deri në Lindjen e Mesme, nga përplasjet gjeopolitile deri te luftërat e informacionit, autori shtron pyetjen thelbësore: a po hyjmë në një epokë të re ku teknologjia, propaganda dhe autokracia bashkohen për të riformësuar rednin botëror?

Me përvojën e tij të gjatë diplomatile dhe analizën e hollë politike, Petritsch na udhëheq përmes kontradiktave dhe autoritarizmit, progresit teknologjik dhe rrezikut të manipulimit total.

“Ndërrimi i epokave” është një libër i guximshëm, aktual dhe i domosdoshëm për ta kuptuar shekullin ku po jetojmë.

Filed Under: Emigracion

Piktorja shqiptare Linda Lupi prezanton veprat e saj në ‘Gracie Mansion’, selinë historike të Kryetarisë së Bashkisë së Nju Jorkut

November 8, 2025 by s p

Në një nga netët më të veçanta për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, më 7 nëntor në rezidencën historike Gracie Mansion në Nju Jork, artistja shqiptare Linda Lupi arriti një moment të paharrueshëm në karrierën e saj artistike, prezantimin e veprave të saj përpara Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, në kuadër të eventit “Albanian Diaspora Night”.

Në këtë mbrëmje të mbushur me emocione, art dhe krenari kombëtare, Linda Lupi, e njohur për stilin e saj të veçantë ekspresiv dhe për mënyrën si përzien simbolikën shqiptare me estetikën bashkëkohore, i dhuroi një nga pikturat e saj Kryetarit Adams – një gjest i ngrohtë që u prit me entuziazëm dhe respekt nga të pranishmit. Eventi mblodhi emra të njohur shqiptare të diasporës nga bota e politikës, artit, sportit dhe biznesit.

Në fjalën e saj, Lupi theksoi rëndësinë që ky moment ka për një artiste shqiptare që përfaqëson vendin e saj në një qendër si Nju Jorku, simbol i diversitetit, mundësive dhe bashkëjetesës kulturore. “Të ekspozosh veprat e tua në shtëpinë historike të Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut nuk është vetëm një nder personal, por një dëshmi se arti shqiptar ka zë dhe vend në skenën ndërkombëtare. Kjo për mua është një ftesë për të vazhduar të krijoj me pasion e përkushtim ndaj identitetit tim kulturor,” – shprehet Lupi.

Mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë, ku arti, muzika dhe fryma e bashkimit të diasporës shqiptare krijuan një mozaik të vërtetë të shpirtit tonë kombëtar. Pjesëmarrja e Lindës në këtë ngjarje madhështore përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për artin shqiptar në diasporë, duke dëshmuar se krijimtaria e lindur nga pasioni dhe rrënjët kulturore mund të prekin edhe skenat më prestigjioze të botës.

Linda Lupi vazhdon të afirmohet si një nga zërat më të spikatur të pikturës bashkëkohore shqiptare, duke bartur me krenari ngjyrat, emocionet dhe historinë e Shqipërisë në çdo ekspozitë ku ajo përfaqëson vendin e saj. Në fund të mbrëmjes, Linda Lupi u shpreh me emocion: “Ishte një natë që do ta mbaj mend gjithë jetën, një natë ku ndjeva se arti im nuk flet vetëm për mua, por për gjithë shpirtin shqiptar që udhëton, krijon dhe mbetet gjithmonë krenar për origjinën e vet.”

Filed Under: Emigracion

Liria dhe Jeta – Sinonime për Doktorin Dëshmor Fahredin Hoti – Promovimi i Monografisë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork

November 6, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

Monografia Doktori që i dha jetë Lirisë Dr. Fahredin Hoti, Dëshmor i Kombit u prezantua në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork mbrëmjen e 5 nëntorit. Disa minuta përpara hapjes së takimit, në bisedë me autorin e librit, Besnik Hoti përmendi se fjalët e dajës në ditën e varrimit, kur thoshte “T’lumit këta!” i vijnë në mend sepse tashmë si i rritur ai vetë e përcjell mesazhin për flijimin sublim për lirinë e Kosovës. Duke u fokusuar në personalitetin multidimensional të Dr. Fahredinit, monografia njëherit dëshmon për “drejtësinë e luftës së një populli dhe forcave të UÇK-së në mbrojtje të shtëpive të tyre,” tha në hapje të mbrëmjes Ambasadori Blerim Reka i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës. “Libri ka dokumente të qëmtuara nga i biri, Besniku, i cili do vazhdojë të botojë edhe vepra të tjera të Dr. Fahredinit,” vazhdoi ai. “Autori ka përmbushur një obligim ndaj historisë dhe kujtesës sonë kombëtare, shkruan Prof. Dr. Nusret Pllana në hyrjen e monografisë, lexuar nga Shpend Gjocaj gjatë prezantimit. 

Besnik Hoti ishte jashtë Kosovë në pranverën e vitit 1999 kur humbi tre anëtarë të familjes. I nxitur nga familjarë, kolegë, ushtarë të UÇK-së dhe pacientë të Dr. Fahredinit, Besniku mori nismën për të shkruar monografinë Doktori që i dha Jetë Lirisë. Tradita e familjes së nderuar Hoti dhe emrit të Krushës së Madhe me viktimat më të shumta gjatë luftës në Kosovë janë të ndërthurura në formë të natyrshme në libër. Përpara se te merrte fjalën autori, në sallë u shfaq një montazh foto-filmik për jetën e veprimtarinë e Dr. Fahredinit i përgatitur nga Besnik Hoti. 

Teksa kërkon ndjesë për gjendjen emocionale përpara të ftuarve, ai theksoi rëndësinë e lidhjes së brezave nëpërmjet historisë sonë. Jetët e tre anëtarëve të familjes së tij, “vëllai Kreshniku 14 vjeçar, babai 46 vjeçar dhe gjyshi i tij Shemsedini 67 vjeçar, të vrarë nga forcat serbe brenda shtatë ditëve, ilustrojnë për të “idenë e rënies në altarin e lirisë të tre brezave.”   

Botimi me pesë kapituj sjell dëshmitë e kolegëve që flasin për përkushtimin e Dr. Fahredinit ndaj shkencës së mjekësisë dhe si specialit obstetër gjinekolog që ka ndihmuar lindjen e 800 foshnjave në shtëpinë e tij kthyer në maternitet, rastet e lindjeve në male gjatë luftës, rrëfimet e luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë marrë ndihmën në çaste kritike nga mjeku e kirurgu i përgjithshëm si edhe kujtimet e ushtarëve që kanë ndjerë “kujdesin dhe fjalën e tij të ngrohtë.” Pasionin për artin dhe sportin e ka manifestuar tek poezitë, tek një seri me fotografi dhe si portier për 30 vjet në klubin futbollistik Bashkimi. Të pranishmëve ju dhurua vëllimi me poezi i Dr. Fahredini Vdekja e Një Nate, botim i Olymp Prishtinë, 2016. Emrin e doktorit e mban edhe turneu përkujtimor futbollistik i të rinjve, i ngritur tri vjet më parë. Bluza e bardhë e mjekut është në muzeun e Krushës, ku shkojnë çdo vit shumë vizitorë. Reparti i gjinekologjisë së Rahovecit mban emrin e mjekut dëshmor.

Besnik Hoti ka magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare Diplomaci, ka ligjëruar për një kohë në Universitetin Victory Prishtinë si edhe ka shërbyer në institucionet e Kosovës. Prej vitesh misioni i tij human është nderimi i emrit dhe trashëgimisë që ka lënë Dr. Fahredin Hoti. Pasi falënderoi stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, të ftuarit Gani Shehu, Uk Lushi, Shpend Gjocaj, u dha certifikatë mirënjohje Ambasadorin Reka dhe Joze Percollaj për kontributin financiar për nismën e botimit të monografisë.   

Ashtu si në promovimet e librit në Prishtinë, Kroaci etj., edhe në këtë prezantim në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, Besniku e ka të vështirë të jetë ‘diplomat’ siç tha, sepse “sheh para syve babanë dhe vëllanë.” Historia prekëse, por e përjetuar nga shumë familje gjatë luftës, e humbjes së jetës të babait dhe birit adoleshent të vrarë në male është e lidhur ngushtë me vendlindjen por është “edhe apel për drejtësi për Krushën e Madhe,” vërejtën pjesëmarrësit. “Ishte moment frymëzues,” tha Diamant Hysenaj, sipërmarrës ndërtimtarie në Nju Jork, me origjinë nga Gjakova, i cili po fillon garën për të shkuar në Kongresin Amerikan. Duke e përgëzuar autorin për prezantimin,  ai vuri në dukje se “frymëzimi buron nga besimi tek një kauze e madhe dhe e drejtë, siç është përfaqësimi i shqiptarëve në kongresin amerikan në Uashington.” Gjatë promovimit folësit i prezantoi znj. Elife Maxhuni Hoti. I ftuar në promovim ishte Sekretari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra Dr. Pashko Camaj.  

“T’ lumit ata!” ishin fjalët e dajës së Besnikut, i cili u nda nga jeta para pak kohe. Ai nxori nga xhepi foton e familjarit të tyre Ukshin Hotit e gjetur në portofolin e Dr. Fahredinit, së bashku me orën e tij. Fotoja si kujtesë e lidhjes së gjakut dhe flijimit për lirinë shkon me birin e mjekut kudo. Historia nuk është vetëm ngjarje e kohës së luftës në male, atë e sjell Besniku përmes monografisë për doktorin dëshmor Fahredin Hoti, rrëfimet e kolegëve, luftëtarëve dhe bashkëvendësve.   

Filed Under: Emigracion Tagged With: Rafaela Prifti

Një nder i veçantë, një përgjegjësi e madhe, dhe një mundësi e re për të afruar Amerikën edhe më shumë me ne!

November 4, 2025 by s p

Faton Bislimi/

Pas një angazhimi të gjatë që nga viti 2015 me Sister Cities International – organizatën historike me seli në Washington, D.C., të themeluar nga Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower për të ndërtuar ura miqësie mes popujve – sot ndihem thellësisht i nderuar të ndaj me ju lajmin që jam zgjedhur Përfaqësues Kombëtar (Country Representative) për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pranë kësaj organizate të njohur botërisht.

Ky vendim, i miratuar nga Bordi i Sister Cities International në Washington, për mua është më shumë se një emërim formal — është njohje dhe vlerësim i punës sime ndër vite për forcimin e lidhjeve mes kombit tonë dhe miqve tanë amerikanë.

Në këtë rol të ri, do të punoj me përkushtim që qytetet dhe komunitetet tona shqiptare të kenë më shumë shkëmbime kulturore, arsimore dhe ekonomike me qytetet e Shteteve të Bashkuara. Sepse diplomacia publike është forca që ndërton miqësi të qëndrueshme, dhe e ardhmja e kombeve tona ndërtohet mbi ura bashkëpunimi, jo mbi mure ndarjeje.

Në ditët në vijim, Presidentja e Sister Cities International do t’i dërgojë letrat kredenciale të emërimit tim Ambasadave Amerikane në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup – një hap që formalizon fillimin e këtij kapitulli të ri.

Ky është edhe një moment që dëshmon se lidhjet e mia të ndërtuara me vite në Washington, D.C., mbeten marrëdhënje të besimit dhe respektit të ndërsjellë mes Amerikës dhe kombit tonë shqiptar.

Bashkë do të bëjmë edhe më shumë – për Kosovën, për Shqipërinë, për gjithë shqiptarët, dhe për miqësinë tonë të përjetshme me Amerikën!

🇺🇸
🤝
🇽🇰
🇦🇱
🇲🇰

Filed Under: Emigracion

𝟓𝟎𝟖 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐑𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧 – 𝐅𝐣𝐚𝐥𝐚 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨𝐧 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐧

November 2, 2025 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Më 31 tetor, 1517, Martin Luther-i gozhdoi në portën e Kishës së Wittenberg-ut, Gjermani, 95 tezat e tij, të cilat do shënonin fillimin e Reformacionit, do ndryshonin historinë e Evropës e të botës, duke reformuar rrënjësisht Krishterimin dhe themelet e shteteve si Gjermania, Zvicra, Anglia, Skocia, Vendet e Ulëta dhe Skandinavinë, duke shërbyer më pas edhe në themelimin e shtetit amerikan, kushtetutën dhe sistemin qeverisës së SHBA.

Reformacioni ndikoi në standardizimin e gjuhëve amtare të kombeve evropiane: anglishten, gjermanishten, etj, përfshirë edhe gjuhën shqipe me Mesharin e Gjon Buzukut (1555) i cili i shtyrë nga përkthimi i Martin Luther-it i Biblës në gjermanisht, përdori gjuhën shqipe e jo atë latine në formulën e pagëzimit, liturgjinë dhe shërbesën meshare.

Reformacioni tronditi monarkitë dhe supremacitë; themeloi konceptin e “rëndësisë dhe lirisë së ndërgjegjes”, e cila prevalon mbi çdo autoritet e duhet të udhëheqë çdo individ; ndikoi në hartimin e ligjeve dhe forcimin e sundimit të ligjit, në kushtetutat e shteteve; në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve; ndryshoi artin dhe muzikën; transformoi rrjedhën e historisë së popujve; promovoi arsimimin e individit, si edhe ishte shtysë për ngritjen e universiteteve më të njohura sot në Evropë dhe SHBA.

Pesë pikat e Reformacionit:

• Sola Scriptura

• Sola Gratia

• Sola Fide

• Solus Christus

• Soli Deo Gloria

janë udhërrëfyes në njohjen tërësisht personale e jo “të tërthortë” të Trinisë.

Një njeri i vetëm, si Martin Luther, i hapi rrugën një plejade mendimtarësh të mëdhenj të cilët do ndryshonin botën.

Fjala, e varur mbi një portë solli Reformacion.

Fjala ndryshon historinë.

Dhe në aspektin jetësor e në të përditshmen tonë ne mbahemi pas këtij parimi, të manifestuar si: Mbaje Fjalën, Mos e shkel Fjalën, Peshoje Fjalën, Respektoje Fjalën, Mos e tjetërso Fjalën, Mbaj përgjegjësi për Fjalën, Dëgjoje Fjalën, etj.

Ndaj edhe: NË FILLIM ISHTE FJALA, mbetet një e vërtetë e patjetërsueshme.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 209
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION
  • Kjo është Demokracia Amerikane
  • PATRIOTI HASAN HYSO ORMENI, KOMANDANTI TRIM I VELÇËS QË SFIDOI PUSHKËT DHE REGJIMET PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE
  • Pse Lidhja e Lezhës dhe Skënderbeu nuk e morën dot qytetin e Danjës?
  • Elis Hyshmeri: “Skulptura, arti që komunikon përmes formës, simbolikës dhe emocionit, pavarësisht gjuhës apo kulturës”
  • Përtej ndryshimeve politike në Uashington: Pse partneriteti shqiptaro-amerikan do të mbetet i palëkundur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT