Me rastin e 35 vjetorit të marrjes të Shpërblimin Nobel për Paqe të Nobelistes Shiptare – Nënës Tereze (10 dhjetori 1979)/
Nga Don Lush GJERGJI/
Më 10 dhjetor 2014 është 35 vjetori i marrjes të Shpërblimin Nobel për Paqe të Nobelistes Shiptare – Nënës Tereze (10 dhjetori 1979) ditë kjo vërtet e madhe, e dalluar, e bekuar dhe shënuar për të gjithë Shqiptarët në mendje dhe në zemra, sepse Bija-Motra dhe Nëna Tereze është e para shqiptare Nobeliste e Paqes.
Kjo njarje befasoi botën atëherë, disa edhe sot, sepse shumë njerëz pyteshin: çka ka bërë Nëna Tereze për paqe në botë?
Shumë, gjithçka, sepse e ka shkrirë jetën e saj në mesin e të varfërve ndër më të varfër të botës, për të gërbulurë, për njerëz që ishin të braktisur, të shkelur dhe të shëmtuar, duke iu dhënë atyre dinjitetin njerëzor nëpërmjet dashurisë në vepër. Ajo veçmas ishte në mbrojtje të jetës së fëmijëve të palindur, si dhe të atyre që tashmë ishin në buzë të vdekjes.
Më kujtohen edhe sot tri shtyllat, apo edhe tri “përcaktimet” e Nënës Tereze për paqe nga “Katedra e Paqes” në Oslo:
“Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim”.
“Vetëm Dashuria do ta shpëtojë botën”.
“Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”.
Styllat e paqes, sipas Nënës Tereze, janë: pranimi, nderimi, mbrojtja e jetës, prej zanafillës e deri te kalimi në amshim;
Aftësia për të kërkuar dhe dhuruar falje;
Dashuria flijuese dhe dhuruese për Zotin dhe për të afërmin, sidoms për nevojtarë, ata që janë të kërcnuar dhe të rrezikuar, apo siç thoshte ajo “dashuria në veprim”.
Dhe vazhdoi kështu: “Në botën e sotme ka aq shumë vuajtje, urretje, mjerim dhe mu për këtë duhet të fillojmë në familjet tona, në uratë dhe në flijim… Dashuria lind në familje, sepse nuk ka rëndësi çka veprojmë ne, por me sa dashuri bëjmë diçka… Kur marrë në rrugë ndonjë të uritur, i jap një pjatë me oriz, një copë bukë dhe ai kënaqet. Ka larguar urinë. Por, ai i cili është i dëbuar, që ndihet i padëshiruar, i padashur, i tmerruar, ai është flakur jashtë shoqërisë. Ky lloj varfërie është aq e rëndë, shumë e vështirë. Në perëndim motrat tona punojnë në mes të këtyre nejrëzve… Jemi këtu për ta ndarë këtë mundim, për ta ndarë këtë vuajtje të njerëzve… Pra, ta takojmë gjithmonë njëri-tejtrin me buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë…”.
Një kënaqësi plebishitare botërore, sepse ishte shpërblyer Nëna e botës së mjerimit, ajo e cila vërtet kishte merituar këtë titull të lartë, e cila ishte flijuar dhe dhuruar për të mirën e të gjithëve pa asnjë dallim apo përjashtim kombëtar, racor, gjinor, kastor apo fetar.
Lars Roar Langslet, Kryetari Komisionit Parlamentar për marrëdhënie me Kishë dhe për Shkollim, ndër të tjera dëshmoi: “Tërë bota e ka miratuar, kësaj here, vendimin e Institutit Nobel, Dhuratën e madhe të Nobelit për Paqe t’i jipet bamirëses së njerëzimit… mirënjohje e dashurisë, mirësisë së tërë njerëzimit, sepse të gjithë njihemi në të. Njerëzimi e vlerëson atë si NËNË, si e thërrasin të gjithë; shi me këtë me të vërtetë është vlerësuar njeriu, të drejtat dhe nevojat e tij… Kjo është fitorja e mirësisë dhe e dashurisë… Nëna Tereze është kulminacioni i punës vetëmohuese, i mirësisë dhe i dashurisë…”.
Kryetari i Komitetit të atëhershëm Nobel për Paqe, dr. John Sannes-i, në aereoportin e Osllos, gjatë përcjelles së Nënës Tereze për kthim në Kalkutë, ndër të tjera theksoi:“Këtu me të vërtetë nuk dimë se kush ka marrë Dhuratë: ne apo Nëna Tereze? Ne i falënedrojmë asaj, që e ka pranuar këtë Shpërblim, dhe kështu e ka ngjitur edhe më tepër vlerën e kësaj mirënjohjeje të lartë… Qysh tani lypset menduar për kandidatët e vitit të ardhshëm. Mbas Shpërblimit të Nënës Tereze do të jetë mjaft vështirë ta gjejmë një personalitet të dimensioneve të ngjashme si Nëna Tereze…Më mirë dhe më thjeshtë do t’ishte që ajo prapë ta fitonte këtë Dhuratë” (këtë e tha duke qeshur, ndoshta si mahi, vr. ime).
Nëna Tereze e pranoi këtë Shpërblim vetëm në emër të të varfërve, për t’i ndihmuar të varfërit ndër më të varfër, duke vërë në qendër të vëmendjes dy shtylla, shpesh të harruara dhe të ngatërruara, ZOTIN dhe NJERIUN.
Kështu kishte dëshmuar para mbarë botës se “ Dashuria” do t’i shëronte të gjitha të ligat e botës, sepse do t’ia mundësonte njeriut tejkalimin e kufinjve të kohës dhe të hapësirës, të nacionit dhe religjionit, të kasteve dhe të ngjyrave…
“Recepti” i Nënës Tereze është aq i thjeshtë, gjithnjë aktual, i mundshëm dhe përshtatshëm për çdo njer: “Punë të vogla me dashuri të madhe”.
Dhe në mbarim më lejon “të lundroj” në kujtime dhe kështu t’ju bëjë edhe juve pjesëmarrës të kësaj ngjarje dhe përjetimin tim të paharrueshëm. Ishte e diele, 8 dhjetori 1979. Isha në përcjellje të Imzot Nikë Prelën, ipeshkvin tonë (1918-1996). Dolëm për ta pritur Nënën Tereze në aereoportin e Osllos. Me Nënën Tereze ishte edhe vëllau i saj, Lazër Bojaxhiu, dhe bija e tij, Age lind. Bojaxhiu-Guttadauro. Pra, një familje e vogël shqiptare.
Kur na pa dhe u përshëndetëm, me shumë befasi, na pyeti kështu: “A keni ardhur këtu vetëm për mua?”.
Imzot Nikë Prela, në stilin e tij hokatar, i tha: ”Jo, por kemi ardhur për t’i parë bukuritë natyrore rë Norvegjisë”.
Nëna Tereze, e gëzuar, me sy të përlotur, na tha: “Po më vjen shumë mirë që keni ardhur, si t’kishte ardhur Nëna Loke imja e vdekur. Zoti iu pagoftë dhe iu ktheftë me të mira!”.
Ndër temat që i shtronim në biseda të gjata dhe të përmallshme edhe në orët e vona të natës, ishte doemos edhe çështja kudo në botën shiqptare, Kosova, mbi të gjitha Shqipëria.
Ja përgjigja e Nënës Tereze: “Unë nuk di çka të them, sepse nuk di çka ngjanë atje. Një gjë vetëm e dijë: UNË MUND TË THEM VETËM SE LUTËM SHUMË PËR SHQIPËRINË, QË ZOTI T’IU JEPË DRITË PËR TË PARË SE NËSE DËSHIROJNË TË JETOJNË NË PAQE, ATËHERË DO TA DOJNË NJËRI-TJETRIN…”
Gjatë Konferencës për shtyp ajo ndër të tjera tha dhe e shkrojiti me dorën e saj në gjuhën shqie: “UNE GJITHMON E KAM NË ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR. SHUM LUTI ZOTIN QI PAGJA E TIJ TË VJEN NË ZEMRAT TONA, NË GJITHA FAMILJET TONA, NË GJITH BOTËN. LUTUNI SHUM PËR FUKARAT E MI – DHE PËR MUA DHE MOTRAT E MIJA.
UNE LUTEM PËR JUVE.
M. TEREZA BOJAXHIU”, OSLLO; 10/12/79.”.
Në pyetjen time: “Çka domethënë së pari për Ju, për motrat Tuaja dhe për të varfërit Shpërblimi Nobel për Paqe?”
Nëna Tereze tha: “Për mua dhe motrat tona asgjë posaçe, asgjë s’do të ndryshojë në Shoqërinë tonë. Kjo Dhuratë, si dhe të gjitha të tjerat, të cilat i ka fituar Kongregata jonë, janë vetëm për të varfëritë tanë… Kjo është si një kontribut i madh i paqes, sepse tekembramje sot bota e ka kuptuar se veprat e dashurisë janë më të rëndësishmet për paqe…Pa dashuri nuk do të kemi kurrë paqe.”
Nëna Tereze pa dyshim është ajo që pas Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, e bashkon shpirtërisht dhe kulturalisht kudo popullin Shqiptar, është Ambasadorja e historisë, traditës, kulturës, me shekuj edhe fesë tonë të përbashkët.
Për ne ka rëndësi të madhe jo vetëm nderimi, falënderimi, dashuria ndaj Nënës Tereze, por nëpërmjet jetës dhe frymëzimit të saj, zbatimi i dashurisë për njëri-tjetrin, apo si shprhej ajo bukur: “PËR ZOTIN DASHURI dhe PËR VËLLAUN NJERI”.
Ja, e tillë ishte Bija, Motra dhe Nëna e mbarë botës, Nobelistja Shqiptare e Paqes – Nëna jonë Tereze!
Prishtinë, 10 dhjetor 2014 Don Lush GJERGJI
Margaritari i mërgatës shqiptare në Suedi
Saranda Iseni me sukses udhëheq firmën për ndihmë juridike në qytetin e Lundit dhe momentalisht është konsulente dhe ligjëruese edhe në Shkollën e Lartë Teknike në Malmo. Shkruan poezi, ndihmon shumë SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani” dhe ka treguar një talent të rrallë si moderatore/
Nga XHAVIT ÇITAKU/
Në fillim e identifikuam vetëm si një figurë e dashur që me besimin e saj të pashoq në vetvete e frymëzon dhe e gjallëron punën dhe aktivitetin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Mirëpo, me vonë kuptuam se Saranda Iseni përmban në veti shumëçka dimensionale në aktivitetin e saj të përditshëm, që nuk mund t’i gjesh tek femrat tjera në këtë vend të largët skandinav. Në të vërtetë, ajo ka merita të mëdha për angazhimin e saj të pandërprerë që zhvillon dhe virtytet e saja burrërore që për fat të mirë janë të mjaftuara për të vërtetuar shpirtin e saj për t’u bërë e denjë dhe të dalë krenare para çdo sfide eventuale. Ajo ka edhe një ideal të lartë kombëtar duke bërë përpjekje të pandërprera për të mbajtur kontakte me personalitete e figura të shquara të jetës politike, kulturore e sportive në të gjitha trojet etnike shqiptare, për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë në këtë vend dhe për të zhvilluar aktivitete të shumta e të dobishme për kombin e atdheun.
Shkëlqen në fushën e jurisprudencës
Është një e re me karakter ë fort, me mendje të kthjellët, me vullnet shumë të madh dhe aftësi profesionale e krijuese. Duke pasur këto karakteristika doemos se i paraprinë arritjes se sukseseve dhe rezultateve jashtëzakonisht të mira sidomos në profesionin e juristes që hëpërhë e ushtron në qytetin universitar në Lund të Suedisë. Puna e saj e palodhshme dhe elani i saj për punë e ngritje në shkallë të lartë të arsimit, kësaj të reje ia mundësoi që vetëm pak vite pasi u vendos në këtë shtet të regjistrohet në Fakultetin Juridik dhe në afatin optimal të marrë diplomën në fushën e jurisprudencës me notë të lartë. Ndërkaq vetëm pas një viti ajo e hap zyrën për ndihmë juridike të qytetarëve, zyrë kjo që tashmë është bërë e njohur jo vetëm në rajonin e Skonës, por edhe më gjerë. Në këtë zyrë ofrohen ndihma në lëndët civile, kontrata të ndërmarrjeve, emigracion,sigurime si dhe të gjitha lëmit juridike- administrative, pos atyre që kanë të bëjnë me vepra penale. Duke njohur mirë funksionimin e sistemit të drejtësisë, sidomos të organeve gjyqësore, si dhe të institucioneve që janë në shërbim të qytetarëve, deri me tash pothuajse doli gjithnjë fitimtare në zgjidhjen e lëndëve në favor të klientëve të saj. Dhe jo vetëm kaq. Saranda Iseni nga ky vit ka hyrë me sukses në portën e madhe në lëmin e jurisprudencës me plotë befasi e të papritura, duke u bërë konsulente dhe ligjëruese në Shkollën e Lartë Teknike në qytetin e Malmos. Nëse vazhdon me këtë ritëm të sukseseve të arritura, emri i kësaj gruaje të re shqiptare do të dëgjohet për profesionalizëm perfekt jo vetëm në këtë vend, por edhe më gjerë.
E ndjeu rëndë shpërnguljen në dhe të huaj
Saranda Iseni ka lindur para 33 vjetësh në Kalishtë të Strugës. Katër klasë të fillores i kreu në fshatin e lindjes, ndërkaq pjesën tjetër dhe gjimnazin me sukses të shkëlqyeshëm në Strugën piktoreske. Në Suedi për shkak të bashkimit familjar u shpërngul në vitin 2000. Këtë rrugë të hidhur kurbetçare ajo e ndjeu rëndë dhe ia si e shpjegon shkurtimisht situatën në të cilën ajo u gjend në ato momente: “ Isha e mbështetur në dritare me vështrimin kah liqeni. Edhe pse ishte muaj shtator, që në mengjez kishte zbritur ulët një mjegull, qielli ishte errësuar dhe fare mirë mund të parandieje se pas pak, ndoshta, mund të bie edhe shi. Tek rrija dhe po prisja, gjithçka përreth po nxihej, peizazhi kishte marrë një pamje të zymtë, që i përshtatej gjendjes sime shpirtërore. Në fytyrë me ishte ishte mbështetur një hije makthi, i një njeriu të frikësuar që edhe dy ditë do të marrë rrugën e largët të mërgimit. Zot me ndihmo”. Ndërkaq, kur ajo arriti në Suedi jeta iu dukë jeta e ftohtë, e distancuar. Në të njëjtën kohë, në shpirtin dhe mendjen e saj ndjeu një energji se duhet maksimalisht t’i përkushtohet mësimit të gjuhës suedeze se ndryshe ardhmëria e saj nuk do të ishte e ndritur. Natë e ditë ishte me libër në dorë, mund ky që iu shpagua sepse në vitin 2007 u regjistrua në Fakultetin Juridik në qytetin universitar të Lundit dhe e përfundoi në vitin 2012. Është nën e mrekullueshme e dy fëmijëve.
Shoqata e shkrimtarëve i dha krah e frymë të re në shumë aspekte
Sukseset e deritashme që ka arritur Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar” Papa Klementi XI Albani” në Suedi sigurisht që janë të lidhura ngusht edhe me emrin e Saranda Isenit. Kontributi i saj i pazëvendësueshëm ka të bëj posaçërisht me organizimin e sesioneve dhe formave tjera letrare, ndihmën në fushën juridike, e posaçërisht derdhja e mjeteve nga fondet e institucioneve shtetërore në llogarinë e këtij asosacioni, ka të bëjë pikërisht me njohjen e saj të burimeve që i përcakton shteti për këto forma të veprimit. Talenti i saj ka arritur shkallën më të lartë edhe në fushën e moderimit. Në secilin eveniment të organizuar ajo është e pakrahasueshme dhe do të ishte më së e domosdoshme që personalitet që merren me këtë lëmi në Shqipëri, Kosovë e trojet tjera etnike të kontaktojnë me të dhe t’ia besojnë udhëheqjen e ndonjë organizimi të madh, pse jo edhe në fushën e muzikës. Për këtë do të binden se nuk kanë bërë zgjedhje të “keqe”. Saranda e flet shumë bukur gjuhën shqipe dhe duke e folur aq pastër ajo në të vërtetë dëshmon për dashurinë që ka për të. Anëtarësia në Shoqatën e Shkrimtarëve në Suedi, asaj, siç thotë edhe vet, i dha krah dhe frymë të re në ngritjen profesionale në shumë aspekte për shkak se u përkrah, u mbështet dhe i dha hapësirë për të treguar gjithë atë bagazh të pasur intelektual që ka. Është e angazhuar në shumë grupe punuese, që kanë të bëjnë me grumbullimin e materialit të veprimtarisë mërgimtare jo vetëm në këtë shtet, të cilat më pastaj botohen në librat “ Thesari Kombëtar i mërgatës shqiptare” Deri me tash janë botuar tre libra të tillë, të cilët janë pritur mirë nga opinioni, komuniteti shqiptar dhe kritika. Është anëtare e Kryesisë së SHSHASH” Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe Anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Krijuesve Shqiptar në mërgatë.
Fjalë miradije nga të gjithë
Prof. Fetah Bahtiri, veprimtar i dalluar dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, e vlerëson kësisoj Saranda Isenin: “ Gjithmonë e buzëqeshur, e gëzuar e me diskonim të mirë. Gjithmonë e gatshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë. E pasur me ndjenja patriotike për atdheun e vet, për kombin e vet, për mëmën Shqipëri. E gjindshme në të gjitha situatat kur moderon në ndonjë eveniment dhe shumë e aftë për këtë punë. Ka fjalor të pasur dhe gjuhën shqipe e njeh, e përdorë bukur dhe e shkruan me fare pak gabime. E do poezinë dhe merret me poezi. Shkruan lirika të bukura kryesisht nga jeta e përditshme e në veçanti merret me shkrimin e poezive kushtuar dashurisë. Si anëtare e Kryesisë së Shoqatës është e paprintueshme në punë dhe veprime. Detyrat i kryen me përkushtim dhe me sukses të plotë. Është e angazhuar në menaxhimin e shoqatës sidomos në fushën e veprimtarisë juridike. Një femër elegante, tërheqëse, e bukur”, përfundoi ai. Hysen Ibrahimi, Kryetar i Shoqatës, thekson: Saranda përgjithësisht është një grua intelektuale, e zgjuar, talente. Këto të arritura të zhvillimit të saj, mendoj se i ka trashëgimi nga familja e saj atdhetare. Ndërkaq, kur shohim talentin e saj në skenë si moderatore, ajo lë të kuptoj se ka një stil të tillë të të folurit dhe prezantimit, që i afrohet burimit të së folurës së pastër të gjuhës shqipe. Ajo arrinë ta përfitoj dhe t’i jap gjallësri atmosferës kudo që ndodhet, duke i bërë kureshtar për ta dëgjuar me vëmendje si të ishte një bilbil. Saranda Iseni është një grua e përmasave të mëdha që o shkon për shtati modelimi për të cilën gjë ka aftësi dominimi në çdo paraqitje, shoqëri dhe mjedis ku ndodhet. Në kuadër të veprimtarisë së saj në SHSHASH” Papa Klementi XI Albani”, po dëshmon se është shumë aktive, e sinqert në punë dhe e angazhuar për ta ndihmuar atë në të gjitha format e mundshme. Saranda në këtë asosacion gëzon respekt nga të gjithë anëtarët dhe tash ajo ka fituar një përvojë të konsiderueshme në fushën e krijimtarisë, modelimit, organizimit dhe sensibilizimit të punës së suksesshme të shoqatës sonë”, tha në fund Hyseni. Osman Ahmetxhekaj, veprimtar i dalluar, Saranda është një grua e shkolluar, e arsimuar, e edukuar dhe e zgjuar që ia kanë lakmi edhe shumë kolege e femra tjera jo vetëm të komunitetit shqiptar. Puna e saj e palodhshme dhe shumë intriguese është një shembull i dobishëm për brezat e tashëm dhe të ardhshëm jo vetëm në botën e mërgatës shqiptare. Është shokë shembullor, mikpritëse, gojëmbël, bujare, ambicioze, profesioniste në fushën e jurisprudencës, e gatshme për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, moderatore e “ kalibrit” të lartë, bujare”. Me një fjalë, ajo është margaritari i mërgatës shqiptare në Suedi,theksoi Osman Ahmetxhekaj.
Lost Life
By Ejëll Çoba/
(Excerpt from the book Lost Life)/
Virtyt Gjylbega, a young man from Shkodra, arrived at the labor camp with the rest of the Elbasan prisoners. He was the son of Hamid Gjylbega, a published writer and a philosopher who was also credited by Fulvio Cordignano, as having created a new religion in his works. Hamid’s long life full of suffering had confirmed him to be a man of strong character.
Virtyt was assigned by the prison command to be squad commander, but in a few days he was demoted for refusing to report his fellow prisoners like other commanders did. He ended up being assigned to work with a shovel. One day the guards lined up all the prisoners and marched them to stand in front of a young man tied to a post on the center of the prison camp grounds. His face was covered in honey. All of us, 1,500 men, were ordered to spit on him. Approaching the man, I recognized the captive to be Virtyt. The commanders and guards strictly enforced the command. I had to eventually spit on the prisoner too. I realized that many of the prisoners before me had fully partaken in the spitting order leaving their marks on the face of poor Virtyt.
The rest of the prisoners and I went to work and left Virtyt bound in the burning sun. Later, I learned Virtyt and his sister’s fiancé, a Kolonjar, always ate their food together. One day, Virtyt was ordered not to work for the day by the labour camp doctor. Virtyt ate lunch from their shared food including honey sent from the home of the sister’s fiancé. That same evening, the sister’s fiancé accused Virtyt of stealing his honey to the camp guard. Two or three occasions I worked closed to Virtyt. We both were not allowed to work with other prisoners for fear we would exploit their efforts. I often tried to lift his spirits because I could see he was getting depressed, but in each conversation, he spoke very little. Each time the conservation ended this way:
– Oh, Mr. Çoba, I can’t…
– I am 40 years old, – I told him – and I am trying to endure all of this, you are just 28, – but I knew my words were not enough to convince the man because he kept saying:
– It cannot be tolerated, it cannot be endured!
Not long after the ordeal, during the night, while we were asleep, we heard gunshots. I found out the next day that, after returning from work, Virtyt cleaned himself and dressed in his finest clothes. Watching the well-dressed man, one of the guards scornfully asked him:
– “Why are you dressed like a groom Virtyt, are you going to be released?”
– “Yes, I will soon be free”, Virtyt replied full of confidence.
When everyone was asleep, Virtyt still dressed in his fine clothes, emerged from the barracks. He walked towards the barbwires and floodlights surrounding the outskirts of the labor camp. The guard called two or three times: “ Halt, halt!”
Virtyt did not stop walking. As he approached the guard, he yelled: “fire!”
The guard executed the order, and he fell dead instantly.
In the morning, on the way to work, the entire 1,500 prisoners were dead silent!
AAFH Translation
Edited by Rebekah Roberts
Intelektuali dhe Mallkimi i Vegjetimit-Harresa e Imponuar
*Leksion publik i Dr Gëzim Alpion në Londër/
*‘Intelektuali dhe Mallkimi i Vegjetimit-Harresa e Imponuar në Veprën Letrare të Fatmir Terziut’/
*Letërsia, tha Dr Alpion, është art që e ka kryer misionin kur të shqetëson, dhe jo argëtim. Ai shtoi se lexuesi, që është i përgaditur të sëkëlldiset nga mesazhet që përcjell letërsia pa kompromise, duhet të lexojë Fatmir Terziun./
…Leksioni Publik me temë ‘Intelektuali dhe Mallkimi i Vegjetimit – Harresa e Imponuar në Veprën Letrare të Fatmir Terziut’, i njoftuar nge mediat në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë që në tetor, u mbajt të shtunën, më 6 dhjetor në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, nga Dr Gëzim Alpion, sociolog i mirënjohur i Universitetit të Birminghamit.
Leksioni u ndoq me interes nga një numër i madh intelektualësh, krijuesish dhe drejtues shoqatash shqiptare me banim në Londër dhe qytete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar. Para se të fillonte ligjërata 90 minutëshe e Dr Alpion, të pranshmit u përshëndetën nga Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Londër, Mal Berisha, dhe Lirim Greiçevci, si dhe organizatori i aktivitetit Lutfi Vata, drejtues i Shoqatës ‘Ardhmëria’ dhe i Forumit të Bashkimit të Shoqatave në Londër.
Leksioni i Dr Alpion u vlerësua lart nga të pranishmit për tematikën, perceptimin, analizën dhe sugjerimet e bëra në lidhje me letërsinë dhe kritikën letrare të traditës dhe atë bashkëkohore në përgjithësi, ashtu edhe për vlerësimin e tij objektiv për krijimtarinë e larmishme të Fatmir Terziut në veçanti.
Në diskutimin interesant që u zhvillua pas leksionit të Dr Alpion, përveç ambasadorëve Berisha dhe Greiçevci, e morën fjalën edhe një numër intelektualësh dhe krijuesish si Xhavit Gasa, Xhemail Peci, Lutfi Vata dhe Burim Turjaka.
Letërsia, intelektuali dhe shkrimtari
Në këtë leksion Dr Alpion u përqëndrua kryesisht në tre tema. Në fillim ai u ndal në ‘traditën’ dhe mënyrën se si ky koncept është perceptuar dhe trajtuar në faza të caktuara në letërsinë shqiptare. Shembujt në këtë pjesë të leksionit ishin përzgjedhur nga krijimtaria e klasikëve si Jeronim De Rada, Pashko Vasa, Naim Frashëri, Andon Z. Çajupi, Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Faik Konica, Lasgush Poradeci dhe Ismail Kadare. Në këtë pjesë të leksionit Dr Alpion theksoi se tradita është një nga temat kryesore dhe më interesantet në krijimtarinë e shkrimtarit Fatmir Terziu.
Në pjesën e dytë të ligjeratës Dr Alpion u ndal në veçantitë në jetën e disa autorëve të lartpërmendur për të shpjeguar motivet e tyre për përzgjedhjen e ‘traditës’ si leitmotiv thelbësor në krijimtarinë e tyre. Po në këtë pjesë, Dr Alpion pastaj theksoi se Terziu është një ndër autorët bashkëkohorë që e trajton traditën me origjinalitet. Disa herë gjatë leksionit Dr Alpion aplikoi analizën disksursive duke iu referuar veprave të ndryshme të Terziut.
Në pjesën e tretë Dr Alpion u përqëndrua kryesisht në tre romanet e para të Terziut: ‘Grykës’ (2010), ‘Bunari’ (2012) dhe ‘Kojrillat’ (2013). Krijimtaria shumë planëshe e Terziut u trajtua në aspektin biografik, dhe rolin e intelektualit në mërgim në faza të ndryshme të letërsisë shqiptare që nga Rilindja dhe deri në kohën e sotme.
Dr Alpion, i cili ka studiuar letërsinë anglo-amerikane në Universitetin e Kajros nga 1985-93 dhe pastaj në Universitetin e mirënjohur të Durhamit në Angli, ku në vitin 1997 përfundoi doktoratën, theksoi ndër të tjera në leksion se ndërsa po rritet numri i botimeve në lëmin e krijimtarisë artistike, kritika shqiptare është në një gjendje kryesisht amatoreske dhe për pasojë nuk po luan rolin që duhet.
Megjithë angazhimet e tij të shumta akademike, Dr Alpion herë pas here ka botuar shkrime për romanet e disa autorëve bashkëkohorë si Visar Zhiti dhe Thanas Jorgji, të cilat kanë gjetur jehonë të gjerë në media. Në këto shkrime si edhe në leksionin në Londër kushtuar veprës së Terziut, Dr Alpion theksoi se është e rëndësishme të jemi më zemërgjerë kur është puna për të promovuar talentet dhe vlerat e kulturës tonë si në Shqipëri dhe Kosovë ashtu edhe në disaporë.
Profesori i Universitetit të Birmingamit e quajti leksionin e tij një ‘gjest modest për të promovuar vlerat shqiptare në përgjithësi në Londër’ dhe vlerat njerëzore dhe krijuese të Terziut në veçanti. Ai theksoi se shpreson që leksioni publik për Terziun të pasohet nga aktivitete të tilla të ngjashme ku ekspertë të letërsisë të promovojnë veprat e shkrimtarëve, veçanërisht të autorëve të rinj, të cilët shpesh injorohen.
Nuk duhet të gënjejmë veten, tha ndër të tjera Alpion, se po i ndihmojmë dhe vlerësojmë krijuesit duke organizuar promovime të pafund librash; qëllimi kryesor i promovimeve të tilla të bujshme, tha ai, duket sikur është të mbulojmë autorët me lëvdata, shpesh të pamerituara.
Romani ‘Bunari’ si pikë kulmore
Një vend të veçantë në leksion iu kushtua romanit ‘Bunari’ që, sipas studiuesit Alpion, përbën një pikë kulmore dhe një premtim në krijimtarinë e Terziut, si dhe një arritje për letërsinë bashkëkohore shqiptare. Kjo vepër, u argumentua në leksion, dëshmon aftësinë krijuese, kurajon intelektuale, dhe integritetin e autorit për tu ballafaquar me tabu.
‘Bunari’, theksoi Alpion, është një hymn i vonuar për një nga zonat më të shquara dhe tragjikisht më të harruara jo vetëm në Dibër por në të gjithë Shqipërinë, si dhe një vlerësim i merituar i përkushtimit të banorëve të saj fjalëpak ndaj atdheut. Harresa që ka përjetuar dhe po përjeton Dibra, vazhdoi Dr Alpion, është një paralajmërim që të mos lëjojmë as tani as kurrë që pjesë të tjera të truallit kombëtar dhe komunitete bashkëatdhetarësh të kthehen në të ‘huaj’ në atdheun e tyre.
Dr Alpion e cilësoi Terziun si nje intelektual dhe shkrimtar ‘i njerëzishëm’ që nuk ka rreshtur, që kur erdhi në Angli, për të studiuar, për tu specializuar dhe për të përfituar nga eksperienca e pasur britanike si në fushën akademike, letrare, dhe publicistike, ashtu edhe në industrinë e filmit, etj.
Konkluzione
Dr Alpion, i cili është cilësuar nga kritika perëndimore si studiuesi më autoritar i Nënë Terezës në gjuhën angleze dhe është vlerësuar për dramat e tij që janë shfaqur me sukses në disa skena britanike, e përfundoi ligjëratën e tij publike duke theksuar se ‘tradita’ dhe ‘harresa’ në veprën e Terziut kanë gjetur një krijues të përkushtuar që shpërfill korrektësinë politike dhe që është gjithmonë në gjurmim të së harruarës, ri-zbulimi i të cilës njëherazi na fajëson kolektivisht dhe tregon se çfarë duhet bërë që të mos përsëriten gabimet.
Po ashtu, Dr Alpion theksoi se shteti, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, duhet të bëjë më shumë për të promovuar vlerat intelektuale dhe krijuese në diasporë. Alpion u ndal gjithashtu edhe në kujdesin që shteti duhet të tregojë për personalitetet e shquara të artit dhe kulturës të cilët tani në pleqëri ndihen të braktisur.
Letërsia, tha në fund Dr Alpion, është art që e ka kryer misionin kur të shqetëson, dhe jo argëtim. Ai shtoi se lexuesi, që është i përgaditur të sëkëlldiset nga mesazhet që përcjell letërsia pa kompromise, duhet të lexojë Fatmir Terziun.
NJE BISEDE TELEFONIKE
Nga Julia GJIKA/
Nga dritarja shoh nje qiell te mbyllur gri dhe nje tufe me pata te egra qe fluturojne drejt liqenit. Ato lene zerrin e tyre te cjerre hapesirave. Eshte Dhjetor dhe i ftohti sikur na ka hyre ne palce.
-Mbahu e dashur , mbahu me gjithe forcen e shpirtit tend!
Ne ato caste nuk dija c’fare te thosha me pare, ne nje bisede telefonike me dukej se po te mundoja dhe ndjehesha disi fajtore, qe nuk kisha mundesine te te isha prane shtratit tend. Zeri yt me vinte si nga fundi i nje pusi te thelle. Ne veshin tim ndjeja fjalet qe ti nuk i the: -Casti im ka ardhur. Nuk doja ti besoja vesheve dhe pyesja vehten: Si, kaq shpejt, kaq shpejt mblidhet ai lemsh vitesh? Une e dija qe ti ishe ne rrugetim , e palodhur, papritur kishte zene krevatin, te beri dysheku per vehte, ishe dorezuar degjova, kete e vertetonte zeri i mekur qe me vinte pertej telefonit. Jo, jo nuk dorezohesh kollaj ti mendova. Kur i rashe numurit te telefonit me doli infermjerja, me tha se nuk mund te me jepte informacione, por do te me merte pas disa minutash sa ta pyeste ne mund te me flisje dhe ashtu ndodhi, ajo me thirri ne telefon, pra ti nuk ishe dorezuar dhe u gezova.
-Alo, alo Rozi, jam Julia, te uroj sherim te shpejte, je ne lutjet e mija e dashur. Ne rezistencen tende per te me degjuar ndjeva perpjekjet qe bente shpirti yt i paepur, pastaj m’u duken te paverteta ato fjale qe aq lehte i artikulove “jam shume semure”, te pabesushme, sikur bere shaka si ato shakate qe beje dhe qe sa here qeshnim ne bisedat tona, te shkurtra sepse ti ishe gjithmone e zene me shkrimet, ika me thoshe se nuk kam kohe Julia, me presin shkrimet mbi tavoline. Nuk te kisha degjuar te ankoheshe ndonjehere me pare per shendetin, madje dardharet te mbanin si grua stoike e Dardhes, te ishe dorezuar, nuk e besoja dhe nuk e besoj akoma. Lexova diku nje mikja jote shkruante se ti po shkon, ti mund te shkosh sepse askush se ka mare me tapi kete jete, por ti do te lesh dicka qe ne te te ndjejme si dikur prane, mes nesh dhe ti i ke lene oll ready si thone amerikanet, te gjitha, embelsine, aromen e shkrimit te jetes.Tani te gjithe ne qe te njohem, po marrim e japim me ty, nuk eshte e fundit bisede me ty, kjo bisede do te vazhdoje edhe pse ti mund te mos jesh fizikisht nje mengjes. As ti as ne nuk e kishim menduar se gjith ajo energji e jotja do te vinte e shuhej kaq shpejt. Shpejt e shpejt une te urova te kaloje kete gjendje lengate, doja ta mbyllja telefonin sa me pare se me dukej po te shtoja lodhjen, por ti nuk harove te me falenderoje. Ti e zgjate keshtu biseden. Me syte e mendjes si ula receptorin, te shihja si re ne gjume. Te urova nga thellesia e shpirtit tim endrra te embla, si ato endrra qe i bejne foshnjat te qeshin ne gjume, te flasin, te zgjatin duart, te luajne me to, ato endrra qe te shpien prane te dashurve qe me kohe jane larguar nga kjo jete dhe cfaqen per te na marre ne udhetimin e perjetshem. Nuk eshte me vdekja per te na trembur, sepse kemi perjetesine, jeten e pavdekshme qe hap krahet e na pret. Keshtu duke te menduar u ula dhe bera nje lutje per ty Rozi e dashur dhe ndjeva lehtesim edhe per ty.
- « Previous Page
- 1
- …
- 526
- 527
- 528
- 529
- 530
- …
- 617
- Next Page »