• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

110 VJETORI I VATRËS – NGA PRESIDENTI ILIR META, TE PËRPARIM RAMA, MARK GJONAJ, DAVID PHILLIPS E RITCHIE TORRES

June 9, 2022 by s p

PROGRAMI I MBREMJES GALA TE 110 VJETORIT TE VATRES 12 QERSHOR 2022:

ORA 6.00 PM: – KURORA ME LULE NE VARREZAT E VELLEZERVE BYTYQI

ORA 7.00 PM: – DARKA GALA

FOLES:

ELMI BERISHA – KRYETARI I FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES VATRA

Z. ILIR META – PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Z.PERPARIM RAMA – KRYETAR I KOMUNES SE PRISHTINES

Z. MARK GJONAJ – ISH KESHILLTAR NE BASHKINE E NEW YORK

DAVID PHILLIPS – COLUMBIA UNIVERSITY NEW YORK

RITCHIE TORRES – PËRFAQËSUES I ÇËSHTJEVE SHQIPTARE NË KONGRESIN AMERIKAN

DON PJETËR POPAJ- FAMULLITAR KISHA ZOJA E SHKODRËS

MODERIMI: PASHKO CAMAJ & KRISTINA CAMAJ

ADRESA: VILLA BARONE MANOR, 737 THROGGS NECK EXPY, BRONX, NY 10465.

Filed Under: Featured

Grupi artistik “Rozafati”, shfaqje mbresëlënëse në New York

June 8, 2022 by s p

Grupi artistik “Rozafati” nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika (Mjeshtëri Madh) manhiti të gjithë pjesëmarrësit në një shfaqje artistike mbresëlënëse në Manhattan në New York. Në festivalin e diversitetit multikulturor për të 13-tin vit me radhë organizuar në New York, përformanca e grupit shqiptar krahas grupeve të tjera, ishte shumë emocionuese. Në festivalin e mbajtur më 4 Qershor “Rozafati” mori pjesë me tre Valle tipike shqiptare që përmbledhin kulturalisht trashëgiminë tonë të shkëlqyer artistike. “Vallja e Shqipeve”, “Valle me motive te Kosoves” dhe “Valle me motive të Tropojës” u mirëpritën me entuziazëm të madh te të gjithë të pranishmit. Ishte vërtetë emocion i papërshkruar teksa vlerat e valleve e këngës shqiptare shfaqeshin krahas kulturave të tjera.

Grupi artistik shqiptar “Rozafati” përformoi pas grupit “Schotlands” duke u paraqitur me madhështinë e kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Aktiviteti artistik dhe kulturor në mbrojte të kulturës dhe trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare, zhvillimin e talenteve shqiptare në muzikë e kërcim, ruajtjen e përçimin e traditës shqiptare në mërgatë e kanë kthyer koreografen Angjelina Nika (Mjeshtër i Madh) në një ambasadore të vërtetë të kulturës shqiptare në Amerikë e më gjerë.

Filed Under: Featured

Parada Shqiptare në New York ju mirëpret më 11 Qershor 2022

June 6, 2022 by s p

Filed Under: Featured

110 VJETORI I VATRËS, KOMISIONET PËRGATITORE MBLIDHEN NË VATËR TË DIELËN NË ORËN 3.30 PM

June 4, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA njofton mbledhjen e Komisioneve të përgatitjeve të 110 vjetorit të Vatrës, në Selinë Qëndrore ditën e Diel më 5 Qershor 2022 në orën 3.30 PM.

• Komisioni i Organizimit të Darkës Solemne për 110 vjetorin e Vatrës:

Besim Malota- Kryetar, Nazo Veliu, Mondi Rakaj, Bashkim Musabelliu, Anton Raja, Agustin Mirakaj, Tasim Ruko, Gëzim Nika, Angjelina Nika, Justin Bajrami, Paulin Mrnaçaj, Drita Vushaj, Ylli Dosku – Anëtarë.

• Komisioni i Organizimit të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare:

Dr. Paulin Marku – Kryetar, Dr. Elton Mara, Dr. Pashko Camaj, Dr. Iris Halili, Marjana Bulku, Sokol Paja- Anëtarë.

Vatra fton biznesin shqiptar në Amerikë të dëshmojë fisnikërinë nëpërmjet dhurimit të fondeve për këtë organizim kaq të veçantë për historinë e shqiptarëve të Amerikës.

Vatra inkurajon çdo vatran që ti bashkohet komisionit të Organizimit të 110 vjetorit me qëllim që të përmbushim pritshmëritë e realizojmë objektivat për këtë organizim jubilar.

Kërkohet pjesëmarrje masive dhe angazhim maksimal në mënyrë që të organizohet në mënyrë sa më dinjitoze 110 vjetori i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Filed Under: Featured

LAMTUMIRË PRESIDENT NISHANI – MESAZHET E LAMTUMIRËS NGA META TE BERISHA, TOPI E MOISIU

June 2, 2022 by s p

President Bujar Nishani u përcoll me nderimet më të larta shtetërore për në banesën e përjetshme. Më poshtë janë mesazhet ngushëlluese të personaliteteve më të larta politike në Shqipëri:

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës SH.T.Z Ilir Meta në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të ish-Presidentit, Bujar Nishani. Më 2 qershor 2022:

Të dashur Odeta, Ersi, Fiona, familjarë të Presidentit Nishani;

E nderuar Kryetarja e Kuvendit, zonja Lindita Nikolla;

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani;

Të nderuar ish-Presidentë;

Të nderuar ish-Kryetarë të Kuvendit dhe ish-kryeministra të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës;

I nderuar ish-President i Malit të Zi, z.Filip Vujanoviç;

Të nderuar udhëheqës politikë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Malit të Zi dhe kudo që na keni nderuar sot, në këtë ceremoni;

Të nderuar ministra, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve;

Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë;

Të dashur miq, bashkëpunëtorë, dhe dashamirës të Presidentit Nishani;
Faleminderit të gjithëve për praninë tuaj sot, për të nderuar dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Fundi i papritur dhe i parakohshëm i jetës, le plot pengje për mundësitë e humbura, për ato që nuk u thanë dhe për ato, që nuk u bënë dot.

Ndaj dhembja për humbjen e pakohë të njerëzve të shtrenjtë dhe të rrallë e bën të vështirë gjetjen e fjalëve që mund t’i kurojnë këto plagë njerëzore.

Por na ngushëllon fakti që Bujar Nishani pati një jetë plot maja realizimesh dhe përjetimesh fatlume.

Ai ishte i rrethuar nga dashuria e familjes së prindërve, dhe asaj që krijoi më pas së bashku me Odetën si një bashkëshort i devotshëm, dhe baba shembullor i dy fëmijëve të mrekullueshëm, Ersi dhe Fiona.

Për Presidentin Bujar Nishani këto ditë ka patur vlerësime mëse të merituara nga shumë personalitete të jetës politike dhe publike në Shqipëri dhe përtej.

Kanë folur bashkëpunëtorët, miqtë, dashamirësit, homologët, dhe kolegët nga i gjithë spektri politik.

Mbi të gjitha kanë folur shqiptarët, kanë folur edhe miqtë e Shqipërisë.

I ardhur në politikë nga Forcat e Armatosura, Presidenti Nishani solli virtytet më të mira të ushtarakëve tanë në jetën politike dhe institucionale të vendit. Ai mishëroi integritetin, ndjenjën e lartë të detyrës dhe patriotizmin.

Bujar Nishani e shihte politikën si artin e së mundshmes, dhe besonte se ajo ishte instrumenti më efektiv për të sjellë ndryshime pozitive.

Bujar Nishani besonte te demokracia dhe shteti ligjor! Këtë bindje e dëshmoi më së miri edhe në drejtimin e ministrive shumë të rëndësishme, si Rendi dhe Drejtësia.

Presidentit Nishani i peshonte fjala!

I njohur për maturinë dhe vetëpërmbajtjen, ai çmohej për thjeshtësinë dhe përulësinë në komunikimin publik e njerëzor, tipare që i mbetën të pandryshueshme gjatë gjithë jetës.

Ai do të mbahet mend për qetësinë, forcën e argumentit, dhe besnikërinë ndaj parimeve dhe vlerave të cilat i besonte.

Si Kryetar i Shtetit, Bujar Nishani, punoi me përkushtim të rrallë në mbrojtje të Kushtetutës.

Ai ishte i vendosur dhe i angazhuar për ndërtimin e shtetit të së drejtës, dhe për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.

Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare në vend, dhe në çdo rast ju përkushtua interesit të Shqipërisë dhe kombit tonë.

Bujar Nishani besoi deri në fund tek demokracia, e mira publike dhe sidomos interesi kombëtar.

Si President i zgjedhur në 100-vjetorin e shtetit shqiptar, ai i mishëroi këto parime duke imponuar respekt tek të gjithë kolegët e burrështetasit e huaj, tek bashkëpunëtorët e tij, por edhe tek kundërshtarët politikë.

Bujar Nishani ushqente një dashuri të veçantë për Kosovën, të cilën e shfaqte plot krenari dhe mbeshteti fort njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës edhe në shërbim të stabilitetit dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Nishani pati një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë faktorin politik shqiptar në rajon.

Ai diti të vendosë dhe të ruajë shumë mirë ekuilibrat mes marrëdhënieve institucionale dhe atyre vëllazërore.

Presidenti Nishani punoi me devocion për projektet strategjike të integrimit europian dhe euro-atlantik të Shqipërisë, për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, për bashkëpunimin gjithëpërfshirës me të gjitha vendet e rajonit dhe me vende e të tjera mike në botë.

Ai e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë dhe shqiptarët në arenën ndërkombëtare, duke mbrojtur gjithmonë të vërtetat dhe prioritetet, që i shërbenin interesit publik dhe atij kombëtar.

Sot në ditën e lamtumirës, ne e falenderojmë Presidentin Nishani, për modelin që ai solli si shtetar, politikan, familjar dhe qytetar shembullor.

I paharruar qoftë kujtimi i Presidentit Bujar Nishani!

Sali Berisha: Vlerat që la pas Nishani janë pavdekësia e tij njerëzore

“Jemi këtu rreth teje të përcjellim me dhimbje të madhe në udhëtimin tënd pa kthim të parakohshëm që ti nise pasi ke ngjitur si askush tjetër shkallët e jetës dhe të detyrës. Për sa kohë që ne do jetojmë do mbetesh i gjallë mes nesh për veprat, shërbimet e mëdha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vlerat morale, veprat dhe mirësitë e njeriut janë pavdekësia e tij njerëzore. Bujar Nishani do jetë gjithmonë si prindi shembullor, shërbëtor i këtij vendi, burrështetas fisnik, presidenti dinjitoz. Pas kësaj lamtumire secili prej nesh ndihet më i pakësuar sepse me ndarjen nga ty kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës sonë. Sot para teje jemi më të paktë në vete por jemi mirënjohës ndaj teje që patëm mes nesh një njeri si ti. Odeta ndjehet sot më e trishtë se kurrë në jetën e saj. Ngushëllimi i saj është dhe do mbetet fati i bardhë që pati një shok jete si ti. Fëmijët e tu do ndjehen krenarë që patën një baba si ty. Për baba Faikun sot zija është më e rëndë se toka. Por ai ndihet krenar sepse rriti një djalë që i zbardhi faqen atij, familjes dhe gjithë popullin shqiptar”, tha Berisha.

Alfred Moisiu: E kam njohur që në vitin1994 ishte officer i ri Akoma dhe që atëherë kam patur relata të vazhdueshme me të. Edhe kur mora detyrën e kryetarit të shtetit e ftova për të qenë pjesë e stafit, por nuk pranoi, vazhdoi në rrugën e Partisë Demokratike. Edhe më vonë gjithmonë kam ruajtur kontaket dhe kur ka qenë Ministër i Brenshëm dhe i Drejtësisë dhe kur ka qenë president.

Ka qenë një president i mirë, ka luftuar për të zbatuar Kushtetutën. Më vjen keq për këtë ndarje të parakoshme që ka kontribuar për vendin tonë.

Bamir Topi: Është një ditë e trishtuar, kur largohet në një moshë kaq të re duke i lënë një hidhërim familjes dhe të gjithë të tjerëve. Nishanin e kam njohur 22 vite më parë. Ai la mbrapa një vepër mjaft komplekse, pasi ka qenë kryetar shteti, dhe poste të larta ministrore. Është dita për t’i dhënë lamtumirën, i lehtë qoftë dheu u preftë në paqe.

Fatmir Sejdiu: Unë dua të them që është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por dhe për shtetin shqiptar, të një personaliteti që ka bërë epokën e vetë. E ka sjellë koha në rrethana politike të caktuara dhe ka bërë punën më të mirë të mundshme.

(Marrë nga Gazeta Panorama).

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT