• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari i Vatrës u prit në takim nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

May 27, 2022 by s p

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha, miku i madh i kombit shqiptar, z.Christopher Hyland dhe ekipi i tyre u pritën në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta. Në faqen e tij në FB, kreu i shtetit shpërndau këtë shënim: “🇦🇱🤝🇺🇸 Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, z.Elmi Berisha dhe mikun e madh të kombit shqiptar, z.Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.Mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane” shkruan Presidenti Meta.

Filed Under: Featured

VATRA NDEROI LEGJENDËN E BOKSIT SHQIPTAR XHEVDET PECI

May 26, 2022 by s p

Sokol Paja/

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra në një ceremoni të veçantë përkujtimi e vlerësimi, nderoi disa ditë më parë legjendën e boksit shqiptar Xhevdet Peci me rastin e ndarjes nga jeta. Me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve të afërt dhe vatranëve të shumtë, legjenda e boksit u përkujtua me vlerësimet më të larta për rezultatet e arritura duke lartësuar në çdo ndeshje çdo vlerë kombëtare dhe sportive shqiptare. Miqtë e veçantë, mediat, vatranët e veprimtarët e komunitetit shqiptar në Amerikë, vlerësuan arritjet dhe krenarinë që kanë ndjerë me përfaqësimin e legjendës së Boksit Xhevdet Peci në garat sportive. Një foto e kampionit, dorezat tij origjinale që u ekspozuan në Vatër gjatë ceremonisë e bënë edhe më të gjallë prezencën e Xhevdet Pecit ne mesin tone. Ai shkoi në amshin shumë shpejt duke lënë shumë dhimbje te çdo shqiptar. Në takimin e vlerësimit për jetën e veprën e Xhevdet Pecit si kampion i gjallë, foli Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, miqtë e ngushtë të Xhevdet Pecit: Musa Dakaj, Gani Ruhani dhe Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj i cili e nderoi në emër të Vatrës me Mirënjohje (Pas Vdekjes) me motivacion: “Për kontributin e shquar në sportin e Boksit, për rezultatet e jashtëzakonshme në arenën kombëtare e ndërkombëtare në ish- Jugosllavi, për përfaqësimin dinjitoz të vlerave sportive e kombëtare të kombit shqiptar, për veprimtarinë patriotike në shërbim të kombit e shtetit dhe për frymëzimin dhe mbështetjen e talenteve shqiptare e sportit të Boksit”. Kosova e kombi shqiptar humbi një nga emrat më domethënës të kohës, i cili na lartësoi jo vetëm në boks, por edhe në aspektin e identitetit kombëtar shqiptar në kohë shumë të vështira, duke u shndërruar në gardian të mbrojtjes së dinjitetit kombëtar dhe kundërshtar të diskriminimit në ish-Jugosllavi. Në ceremoninë e nderimit dhe vlerësimit Kampioni italian i boksit Vito Antuofermo e disa miq italianë të Xhevdet Pecit improvizuan disa tinguj ringu duke sjellë shumë emocione për të pranishmit e shumtë.  Në emër të familjes foli nipi i kampionit Xhevdet Peci, Fatlind Peci i cili shprehu vlerësim e mirënjohje për ceremoninë e veçantë ndaj një legjende të gjallë si Xhevdet Peci.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja, xhevdet peci

Në Ditën e Presidentit, Presidentja Osmani dekoroi z. Jim Xhema dhe z.Christopher Hyland

May 24, 2022 by s p

Në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, z. Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e dekoroi z. Jim Xhema me Urdhrin e Lirisë. Ai ishte dekoruar më parë edhe me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit nga presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova.  Në të njëjtën ceremoni, Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin dr. Ibrahim Rugova edhe z. Christopher Hyland. 

Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite.

“Duke e rikthyer vëmendjen te miqtë e Kosovës e atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e ndarjes së dekoratave.

Filed Under: Featured

Pritje spektakolare për Kryeministrin Albin Kurti në Vatër

May 21, 2022 by s p

Sokol Paja/

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i rezervoi një pritje spektakolare Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti. Përfaqësuesit më në zë e dinjitozë të komunitetit shqiptar në New York e shtetet përreth, vatranë, veprimtarë, media e të ftuar zhvilluan një takim mbresëlënës me Kryeministër Kurtin i cili u shpreh i mahnitur nga pritja madhështore në Vatër. Nën prezantimin e Dr. Pashko Camaj, kryetari i Vatrës Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes theksoi dhe shpalosi rolin e Vatrës në histori dhe proceset ku Vatra ka pasur një ndihmesë përcaktuese në formimin, ruajtjen dhe forcimin e themeleve të shtetit shqiptar. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shoqërohej në Vatër nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi, Ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli, Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Luan Dalipi, Konsulli i Kosovës në New York Lulzim Krasniqi dhe ekipi i diplomatëve e stafit mbështetës. Në fjalën e tij para komunitetit shqiptar në Vatër, Kryeministri Albin Kurti ndër të tjera tha: ” Këtu është shtëpia ku u vu harta e rrugës që hapi rilindasi i madh, më i riu prej tyre Noli bashkë me Faik Konicën i ndihmuar nga patriot bashkë me të gjitha organizatat e shqiptarëve që veprojnë këtu. Tani e 110 vjet, Vatra juaj, Vatra jonë, e paraprirë nga Dielli e Kombi i dhanë shqiptarëve këtu e veçanërisht në trevat e tyre, vrullin dhe organizimin për liri deri në pavarësi. E njëjta, si rrallë ndonjë organizim tjetër, jehon ende nga arritjet madhështore që janë mbrritur nga ky organizim. Këtë e kemi edhe 113 vjetorin e Diellit, gazetës tonë më të parë, si në ditar e kemi të shkruar të gjithë historinë politike të para pavarësisë së 12_tës, organizimin deri tek arka e shtetit të ri. Veçanërisht në 10 deri 15 vitet e para të krijimit të shtetit shqiptarë, Vatra e shpëtoi, e ndërtoi dhe anëtarësoi shtetin e ri të kërcënuar ngado, mes kombeve si të barabarta, dhe ja siguroi mbështetjen më të lartë ndonjëherë deri në atë kohë, për të drejtën për vetëvendosje të kombit shqiptar. Vatra është në themel të deklarates monumentale të presidentit amerikan Woodrow Wilson, e miqësoi përjetësisht Shqiptarinë e Amerikën dhe e vendosi në nivelin më të lartë cilësinë e kësaj marrëdhënie falë dijes, patriotizmit ekselent, ndershmërisë dhe këmbënguljes së pathyeshme përballë drejtuesve politik e përfaqësueve diplomatikë. Sot Republika e Pavarur e Kosovës e ka pak a shumë moshën e Shqipërisë së asaj kohe. Në arkivin tuaj të vyer dallohet më së miri se çka do të thotë organizimi i këtij lloji dhe ndihma rrëzëllonjëse për ta forcuar Shqiperinë ndërkombtarisht. Sot në këtë vit jubilar të 110 vjetorit të Vatrës, kushdo prej nesh, kudo që ndodhet, ja uron ditën e themelimit dhe jetë të gjatë sa të jetë kombi, për hir të historisë, për hir të nëvojave të mëdha për organizim dhe bashkërendim, për hir të shqiptarëve dhe veçanërisht për hir të Kosovës aktualisht. Natyrshëm jo vetëm unë por kushdo që e njeh veprimtarinë, shpreson dhe beson në forcën, aftësinë e bujarinë tuaj vatranë të nderuar” tha ndër të tjera Kryeministri Kurti. Nën kujdesin e posaçëm të Kryetarit Elmi Berisha, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 110 vjetorit të krijimit të saj nderoi me Mirënjohje Kryeministrin Albin Kurti me motivacion: “Për përfaqësimin dinjitoz shtetëror e kombëtar, për punën e shkëlqyer, kontributin e reformat e thella në shtetin e Kosovës, në ndërtimin e një imazhi të bukur e të fortë, forcimin e jetës pluraliste e Institucionale, Sigurisë Kombëtare dhe Promovimin e Integrimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”. Kryeministri Kurti zhvilloi një bashkëbisedim intensiv dhe shumë interaktiv me komunitetin ku u vu theksi te zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, zbatimi i ligjit dhe forcimi i miqësisë me Amerikën. Vatra i shpreh mirënjohjen e veçantë Kryeministrit Kurti për respektin e treguar dhe seriozitetin e një vizite ndër më të suksesshmet në dekadën e fundit në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, elmi bersha, Sokol Paja, Vatra

IN MEMORIAM – DALIP GRECA NDËRROI JETË: HUMBJE E MADHE PËR GAZETARINË SHQIPTARE NË DIASPORË DHE NË ATDHE

May 18, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli/

Një mik e koleg i dashur dhe i nderuar për mua dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u nda papritmas nga kjo jetë. Gazetari i njohur Dalip Greca ndërroi jetë.  Lajmi na tronditi dhe na mjeroi.  Një zi me plot dhimbje mbuloi familjen Greca, pikëlloi kolegë, miq e dashamirë të shumtë të tij, këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri. Mik i çmueshëm dhe i përzemërt!  Humbëm një mbështetës të papritueshëm të aktiviteteve kulturore këtu në Amerikë, por mbi të gjitha u thye një shtyllë e fortë e gazetarisë shqiptare në mërgim dhe në mbarë botën shqiptare. 

Më pak se një vit më parë, familja, miqë, shokë e dashamirë të Dalipit – mbi 100-veta – të ftuar nga Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës organizoi një darkë në nder të Editorit të Diellit dhe puntorit të palodhëshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij shumë merituar në pension.

A group of men in suits

Description automatically generated with medium confidence

Foto nga darka e daljes së Dalipit në pension, korrikun e vitit që kaloi, me kolegun dhe mikun tonë të përbashkët, studiuesin Idriz Lamaj, Dalip Greca dhe autori.

Dalip Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën Dielli, ndërsa ndikimi i tij në Vatër dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në orgnizatën më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbetet trashëgimi e tij, sidomos ndihma e tij në ringjalljen e gazetës historike Dielli.  Puna e gazetarëve atdhetarë si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij për ringjalljen e gazetës Dielli në veçanti dhe të Vatrës në përgjithsi shihet dhe pranohen tanimë edhe nga disa kritkë, si diçka me rëndësi në dobi të komunitetit shqioqtaro-amerikan dhe të interesave të shqiptarëve dhe të Kombit – të cilit Dalipi ia kushtoi jetën, mundin dhe djersën e tij. 

A group of people posing for a photo

Description automatically generated

Foto nga darka e daljes në pension e Dalipit, Korrik, 2021, duke festuar me disa miqë e kolegë të Dalipit

Nderimi në darkën e daljes së Dalipit në pension ishte një mirënjohje e vogël kundrejtë punës së madhe dhe vlerave të çmueshme që Dalip Greca kultivoi dhe transmetoi për 12 vjetë në gazetën Dielli, në veçanti dhe në veprimtarinë e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në përgjithësi, duke u përpjekur t’i këthente ato në misionin origjinal të tyre, të pëcaktuar nga themeluesit Fan Noli e Faik Konica. 

Dalip Greca e kishte në gjak gazetarinë. E kishte pasion dhe e merrte me shumë seriozitet punën e gazetarit dhe të editorit. Me një rast i thashë, more Dalip, mos kemi zgjedhur profesionin e gabuar, se me gazetari as në Amerikë, nuk pasurohemi dot. Buzqeshi pak dhe më tha: Jam gazetar për pothuaj 40-vjet dhe nuk jam penduar fare. Dalipi ishte nga ata gazetarë të përkushtuar ndaj profesiosnit të tij – siç thonë se janë mjekët dhe infermierët të përkushtuar për shpëtimin e jetës së pacientëve – ashtu ishte Dalip Greca i përkushtuar ndaj profesionit të tij – nepërmjet gazetarisë së lirë – si një mjet për të zbuluar të vërtetën – në shërbim të të mirës së përbashkët.  Për këtë, ne që e kemi njohur, jemi të gjithë dëshmitarë dhe krenarë me punën e tij të gazetarit dhe editorit.  Ai ishte aq i pasionuar pas gazetarisë, sa që edhe pas pesionimit, Dalipi nuk u largua nga Dielli, nuk i tha lamtumirë, por premtoi se edhe në pension do të vazhdonte të kontribonte artikuj, analiza, komente dhe shkrime të tjera. Fatkeqësisht, shkuarja e tij në amshim, ia ndërpreu këtë kontribut të mëtejshëm, të premtuar për gazetën Dielli pas daljes në pension – një humbje e madhe kjo për të gjithë lexuesit e gazetës më të vjetër në botë, gjithnjë në ekzistencë. 

Besoj se siç ka thënë para-ardhësi i tij, i Madhi Faik Konica, me rastin e botimit të 1-vjetorit të gazetës Dielli, “Kur bënë një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjë herë, rri mbi gur dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci dhe ç’mbaroj gjer atje…”. 

Jam i sigurt se Dalip Greca në udhëtimin e tij të parakohëshëm për në amshim,  shikon pas dhe krenohet me veten e tij për arritjet dhe sukseset, për tashëgiminë gazetareske dhe letrare që ka lenë pas – trashëgimi për familjen e tij të nderuar dhe të dashur – por edhe për shoqërinë dhe kulturën shqitare në përgjithësi. Dhe i thotë vetes: Job Well Done! Punë e kryer shumë mirë!  Rolin e editorit të Diellit, Dalip Greca e kishte marrë me shumë seriozitet, dinjitet dhe përgjegjësi dhe krenari për ta drejtuar gazetën Dielli në një frymë përbashkuese, por mbi të gjitha, në interes të Vatrës, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në veçanti, me aq sa kishte mundësi në mbrojtje të interdave dhe vlerave kombltare të shqipotarëve – si një pasqyrë të interesave të komunitetit shqiptaro-amerikan por edhe më gjerë.  

Ishte meritë e Dalip Grecës që me një diplomaci dhe urtësinë që e karakterizonte atë si person dhe punën e tij, si pasojë, ai mundi të menaxhonte me aftësi, për 12 vjet, pritëshmëritë e individëve dhe të gupeve të ndryshme brenda dhe jashtë Vatrës, duke pajtuar kërkesat dhe pritshmëritë e diasporës së vjetër me ato të emigrantëve të ri në këtë vend.  Është gjithashtu meritë e Dalipit që gazetën Dielli e ngriti nga një gazetë e komunitetit, në një forum diskutimi të subjekteve të ndryshme me rëndësi dhe karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. 

Nga ky këndveshtrim, dëshiroj të shprehi falënderimet e mia të thella Dalip Grecës i cili për gjithë periudhën që shërbeu si editor i Diellit ai, pa asnjë hezitim dhe pa aasnjë përjashtim, gjithmonë ka botuar të gjitha shkrimet e mia modeste që i kam dërguar gazetës Dielli. Për këtë i jam, përjetësisht, mirënjohës!

Kalimi në amshim i Dalipit dhe zbrazëtia që le pas do të ndihet për një kohë të gjatë në komunitetin shqiptaro-amerikan.  Mungesa e tij do të natyrisht do të jetë shumë më e rendë dhe më e thellë për familjen e tij dhe për farefisin këtu në mërgim dhe në Atdhe.  

Familjes së ngushtë bujare dhe të nderuar të Dalipit këtu në Shtetet e Bashkuara dhe farefisit më të gjerë Greca kudo qofshin ata, u paraqes me zemër dhe mendje të pikëlluar, përdhimbtimet e mia më të thella, duke marrë pjesë në zinë e tyre në këtë moment të vështirë për humbjen e fort të dashurit të tyre, Dalipit, me ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe me ndiesi miqësije vëllazërore!

Frank Shkreli

Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, Mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për miqësinë Dalip!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT