• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim

May 13, 2022 by s p

Lulzim Krasniqi

Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York/


E nderuar znj. Besarta Jashari, e mbijetuar e familjes legjendare, Jashari,E nderuar deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj. Vasfije Krasniqi-Goodman,E nderuar znj. Kadire Tahiraj nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Drenas,I nderuar komandant Shehu, E nderuar znj. Vera Mjeku,Zonja dhe zotërinj,Jemi shumë të nderuar me praninë tuaj në këtë pritje, e organizuar për nder të vizitës së zonjave tona të nderuara, Besarta Jasharit, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Kadire Tahirajt.Besarta dhe Vasfija, si askush tjetër në Kosovë, personifikojnë dhembjen, vuajtjet, sakrificën e luftës së dhimbshme të Kosovës. Por, në të njëjtën kohë, janë krenaria jonë. Janë dëshmi se liria e popujve kërkon sakrificë, kërkon vetëmohim.Familja Jashari, me sakrificën e tyre kanë shtyrë kufijtë e atdhedashurisë në pikën e paarritshme për çdo gjeneratë që vjen pas tyre. Besarta është dëshmia e gjallë se ideja për liri është më e fuqishme sesa ideja kriminale për të shuar jetën e të tjerëve.Se ideja për liri triumfon mbi idetë e çmendura që funksionojnë përtej logjikës njerëzore.Ne përkulemi para sakrificës së familjes Jashari, një sakrificë e nevojshme për të mundur frikën, për të triumfuar mbi vdekjen, për të qenë të lirë – të pavarur!Vasfija është dëshmi e guximit të një gruaje të hekurt, e cila sot shërben si frymëzim për të gjitha gratë e tjera për të rrëfyer pa frikë për krimet serbe në Kosovë!Pa sakrificën e tyre, të familjeve të dëshmorëve, pa luftën çlirimtare, pa mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve, pa përpjekjet paqësore të viteve të 90-ta, liria dhe pavarësia e Kosovës do të ishin utopike!Një mirënjohje e veçantë edhe për organizatorët e ekspozitës dhe forumit të organizuar nga Center Museum of Tolerance dhe Rally for her justice.Fotografitë e shfaqura në atë ekspozitë të të mbijetuarave të dhunës seksuale, të të mbijetuarave të luftës, nëpër vatrat e luftërave të fundit, në Kosovë e gjetkë, qenë një vështrim i rolit të grave në frontin e brendshëm.Eseja fotografike me një kronologji shumë dekadash e me një shtrirje historike luftërash globale, të cilën e pamë bashkë, përveçqë na prezantoi temat universale, si jetën, vdekjen, mbijetesën dhe kalimin e kohës zbuloi edhe karakterin e gruas që t’i tejkalojë sfidat e luftës, dhe atë, për veten, për familjet, për rrethin dhe për vendin e tyre.Këto tema universale e përshkruajnë më së miri tërësinë psikike e morale të gruas shqiptare. Pa guximin e Vasfijes, kjo temë do të mbetej edhe tabu, por tani ajo shërben si pikë guximi për të gjitha gratë që kanë përjetuar një tragjedi të tillë. Një tragjedi që sot janë duke e shndërruar në forcë, në fitore mbi të keqen!Kjo dhunë e përdorur si armë lufte nuk u bë vetëm për shkatërrim fizik, porse për të na thyer dhe shkatërruar nderin dhe dinjitetin njerëzor!Qe një tendencë për të na zhveshur nga çfarëdo vlere njerëzore, me qëllim që të na nëpërkëmbin, të na turpërojnë e të na izolojnë nga njëri-tjetri. Por, në Kosovë ka triumfuar jeta mbi vdekjen, ka fituar e mira mbi të keqen, ka filluar një jetë e re mbi rrënojat e vjetra.Shembulli më i mirë i kësaj është, pa dyshim, rasti i Besartes nga familja legjendare Jashari.Dëshmitarë jemi edhe të zërit që duhet të vazhdojë të jehojë derisa kryerësit e akteve të dalin para drejtësisë.Bashkë duhet ta luftojmë stigmatizimin e viktimave të dhunës seksuale, të të mbijetuarve të luftës.Lufta ka mbaruar në 1999, porse për të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk ka mbaruar asnjëherë. Shumë prej tyre vazhdojnë të vuajnë në heshtje. Lufta e tyre për drejtësi nuk duhet të zgjasë edhe më shumë. Ato kanë nevojë për përkrahje shoqërore dhe roli i tyre në shoqëri duhet të fuqizohet si pjesë e procesit të zhvillimit të demokracisë në vend. E për këtë, pa dyshim, një rol të rëndësishëm po luan edhe znj. Kadire Tahiraj nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, por edhe organizata e shoqata të rëndësishme të Kosovës. Si shoqëri, në mënyrë që të mos arrihen efektet që dhunuesit i kishin për synim, jemi të obliguar, moralisht e kombëtarisht, që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për këtë kategori, që ta rehabilitojmë shpirtërisht e moralisht atë, në familje, në rreth e në institucione. Këtë kategori, e cila na prek mendjen dhe zemrën e të gjithë neve.Faleminderit për vëmendjen tuaj!

Filed Under: Featured Tagged With: Lulzim Krasniqi

PRITJE MADHËSHTORE NË VATËR PËR RAMUSH HARADINAJN, HEROI I REZISTENCËS PËR LIRINË E KOSOVËS

May 8, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 7 Maj 2022 – Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish Kryeministri i Kosovës, deputeti, kryetari i AAK, gjenerali i Luftës për Lirinë e Kosovës, frymëzuesi i shqiptarëve për trimëri e rezistencë ndaj pushtuesit serb, Ramush Haradinaj vizitoi Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA. Me pjesëmarrjen ekskluzive të Konsullit të Kosovës në New York z.Lulzim Krasniqi, patriotëve e veprimtarëve të shquar të komunitetit shqiptar Harry Bajraktari e Rrustem Gecaj, Ramush Haradinaj u prit ngrohtësisht e vëllazërisht prej drejtuesve të Vatrës, vatranëve, miqve, patriotëve, veprimtarëve e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në New York e më gjerë. Në fjalën hyrëse Editori i Diellit u ndal te kontributi i madh i familjes Haradinaj, Jashari e heronjve që dhanë gjithçka për Kosovën e lirë. Në fjalën e mirëseardhjes, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z. Elmi Berisha tha se: “Ndjehemi të nderuar e shumë të respektuar që sot mes nesh është heroi i rezistencës dhe lirisë së Kosovës Ramush Haradinaj. Vatranët dhe Shqiptaro-Amerikanët janë krenarë për ju si hero i gjallë dhe burrështetas”. Në bashkëbisedim me vatranët dhe komunitetin shqiptar, z.Haradinaj u ndal te proceset e vështira dhe rruga e gjatë që e pret shtetin e Kosovës e kombin shqiptar në përballje me sfidat integruese dhe sigurinë në rajon e më gjërë.”Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi duhet të ndjekin një rrugë të përafrimit me Amerikën. Nëse tejkalojmë problemet e brendshme si shtete, nëse zhvillojmë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale me Amerikën, do jemi të mbrojtur dhe të fortë të përballemi me Serbinë dhe Rusinë. Siguria, garancia dhe suksesi i proceseve tona kalojnë nga Uashingtoni. Nëse bashkojmë dijen tonë, fuqinë tonë, energjinë tonë dhe mundësitë tona ne do dalim faqebardhë si shtet e si komb. Kosova është e rreshtuar e do jetë përjetë me Amerikën dhe NATO-n. Nën udhëheqjen e Amerikës, Kosova s’ka qenë kurrë më e fuqishme. Ne duhet ta realizojmë marrëveshjen e njohjes reciproke me Serbinë. Sot është koha më e përshtatshme që ti kërkohet Serbisë që ta njohë Kosovën. Sot më shumë se kurrë ne duhet ta angazhojmë dhe bashkojmë potencialin tonë, miqtë tanë dhe çdo faktor në dobi të shtetit të Kosovës. Kosova nuk do pranojë kurrë “Asociacion” me kompetenca ekzekutive. Të drejtat fetare dhe Kishat Ortodokse në Kosovë i mbrojnë institucionet e Kosovës” tha ndër të tjera z.Ramush Haradinaj në fjalën e tij. Ai u ndal edhe te situata e shqiptarëve në Mal të Zi pas zgjedhjes së Abazoviç si Kryeministër, te rritja e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe u bëri rritje institucioneve që të hapet procesi i pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pas fjalës vëllazërore, z.Haradiaj nderoi Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA me medaljonin e nënshkruar prej vetë z.Ramush Haradinaj: “Me besimin në Zot, Atdhe dhe Shtet” për veprimtarinë e jashtëzakonshme në shërbim të çështjes kombëtare.Nën udhëheqjen e Presidentit të Nderit z.Agim Rexhaj, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 110 vjetorit të themelimit e nderoi z.Ramush Haradinaj me Mirënjohje me motivacion: “Për kontributin e shquar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi, për aftësitë e veçanta drejtuese dhe komanduese në luftë, për rezistencën heroike e trimërinë e jashtëzakonshme në përballje me pushtuesin serb si dhe kontributin e lartë si shtetar i Kosovës së lirë”. Anton Raja e nderoi z.Haradinaj me një medaljon nga Akademia Ushtarake e West Point. Në përfundim të bashkëbisedimit vëllazëror, z.Haradinaj zgjoi tek pjesëmarrësit shumë diskutime rreth temave të nxehta aktuale shtetërore dhe kombëtare. Anëtari i Këshillit të VatrësAsllan Bushati diskutoi për anëtarësim të Kosovës në NATO e BE, gjykatën speciale dhe ditëlindja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit të bëhet festë zyrtare në Kosovë e Shqipëri. Dalip Greca e pyeti z.Haradinaj për asociacionin e komunave serbe, dhe me atë rast, falënderoi patriotin Rrustem Geci për rinovimin e godinës së Vatrës disa vite më parë dhe e ftoi për një tjetër investim. Bashkim Musabelliu e pyeti z.Haradinaj rreth padisë për genocid ndaj Serbisë, Prend Qeta rreth gjykimit të njëanshëm të rezistencës së heronjve të Kosovës nga Gjykata Speciale. Bashkëbisedimi ishte shumë i përzemërt me bashkatdhetarët tanë dhe vazhdoi me këmbime bisedash, foto e falënderime për vizitën e veçantë. Z.Haradinaj në ditët në vazhdim do të vizitojë Departamentin Amerikan të Shtetit ku do takohet me Kongresmenë dhe drejtues të Institucioneve të Sigurisë së Shtetit Amerikan.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

U MBAJT NË KISHËN ZOJA E SHKODRËS NË NEW YORK, SIMPOZIUMI: “25 VJET PA SHËN TEREZËN”

May 5, 2022 by s p

Sokol Paja/

Në Qendrën Kulturore NënaTereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës në NeW York u mbajt një Simpozium kushtuar 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shën Terezës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës-Vatra, Gazeta Illyria, Qëndra Kulturore Nënë Tereza mikpritën dhjetëra besimtarë, media, aktivistë, veprimtarë, drejtues organizatash e shoqatash shqiptare në New York e më gjerë në një mbrëmje përkujtimi ndaj shenjtores shqiptare Shën Tereza. Nën prezantimin dinjitoz të Dr. Pashko Camaj, Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Kishës, referuesit paraqitën fakte nga jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës dhe ndjesi e përkujtime nga takimet personale me Shën Terezën. Në ligjeratën hapëse Dom Pjetër Popaj rrëfeu takimin me Nënë Terezën e Imzot Rrok Mirditën në kohën që sapo ishte shuguruar meshtar. “Zoti e zgjodhi Nënë Terezën për mbarë njerëzimin. Zoti e zgjodhi dritë për njerëzimin. Duke i shërbyer Zotit dhe njëri-tjetrit sidomos njerëzve në nevojë” citoi ndër të tjera Famullitari Popaj. Dom Lush Gjergji në kumtesën e tij u ndal te prezantimi i librit kushtuar Nënë Terezës “E kam në zemër popullin tem shqiptar” libër në gjuhën angleze që përmban me detaje 5 vizitat e Nënë Terezës në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, 7 intervista ekskluzive të Nënë Terezës dhe ndjesitë personale se çfarë ka parë e çfarë ka dëgjuar nga Nënë Tereza Don Lush Gjergji. Librin e parë ia dhuroi Dom Pjetër Popajt dhe e falenderoi për punën  e jashtëzakonshme si Kryebari i grigjës së Zotit në New York e më gjërë. Dom Lush Gjergji referoi për Shën Jeronimin Ilir dhe rëndësinë e tij si dijetar, përkthyes, biblicist etj. Vehbi Bajrami u shpreh në ligjeratën e tij se libri “E kam në zemër popullin tem shqiptar” përfshin veprimtarinë e shenjtores shqiptare, shpirtin, mendjen dhe lidhjen e Nënë Terezës me popullin shqiptar dhe marrëdhënien e ngrohtë me shqiptarët e Amerikës. Z.Bajrami shpjegoi dhe takimet e Nënë Terezës në Bronx dhe objekte të kultit fetar në New York. Gjithashtu z.Bajrami shpjegoi se vëllezërit Gojçaj ndërtuan statujën e pare të Nënë Terezës në Sukryq në Tuz, shtatorja e dytë është ndertuar në Prishtinë, e treta në New York, Detroit etj. Tonin Mirakaj rrëfeu për të gjithë pjesëmarrësit takimin e ngrohtë me Nënë Terezën në New York, përjetimet dhe emocionet e jashtëzakonshme që përshkroi nga takimi me Shën Terezën. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha në referatin e tij “Energjia hyjnore e Nënë Terezës dhe ndikimi te shqiptarët” u ndal te figura e Nënë Terezës si nënë e mbarë botës. “Kombi shqiptar vuri dritë në themelet e qytetërimit perëndimor. Ne i dhamë botës një shenjtore universale, rrezatuese, frymëzuese, krijuese. Ajo la testament për mbarë njerëzimin. Nënë Tereza i dha shkëlqim dhe krenari kombit shqiptar dhe Kishës Katolike në mbarë botën” u shpreh ndër të tjera z.Berisha. Marash Nucullaj paraqiti detaje nga lamtumira e fundit të Nënë Terezës në Indi dhe bisedat më zëvendësen e Nënë Terezës motër Nimalla për lutjet që Nënë Tereza i bënte për popullin e kombin shqiptar. Anton Raja falenderoi pjesëmarrësit dhe sponsorizuesit e dakës së Simpoziumit: Kujtim Funiqi, Pjetër Palushaj, Petrit Grishaj, Prena Bujaj dhe stafin ndihmës të Kishës që punuan me përkushtim që ky simpozium të mbesë i pa harruar në kujtesën e  gjithë të pranishmëve.

Filed Under: Featured Tagged With: Nene Tereza, Sokol Paja, Vatra

“Shën Tereza” bashkoi shqiptarët në VATËR

May 1, 2022 by s p

Sokol Paja/

Shënjtorja e kombit shqiptar “Shën Tereza” bashkoi shqiptarët në Selinë e Vatrës në një leksion dhe bashkëbisedim vëllazëror të Dr. Gëzim Alpion me komunitetin shqiptar. Nën prezantimin e Editorit të Diellit, kryetari i Vatrës Elmi Berisha uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi e shpalosi punën voluminoze të Prof. Gëzim Alpion si biograf i Nënë Terezës. Në leksionin që Dr. Gëzim Alpion paraqiti para pjesëmarrësve u ndal te roli dhe personaliteti i jashtëzakonshëm të Nënë Terezës për mbarë njerëzimin. Dr. Alpion tregoi se në vitin 2002 filloi të mësojë dhe studiojë rreth figurës dhe personalitetit të Nënë Terezës ku u ndal te biografët e Nënë Terezës të cilët kanë pasur pasaktësi dhe neglizhimi nga rrënjët etnike të saj pasi fakti se nga vinin njerëzit e Nënë Terezës shumë e rëndësishme. Dr. Gëzim Alpion ka 20 vjet që punon për Nënë Terezën një figurë që duhet të studiohet thellësisht nga akademikët. Nënë Tereza është një figurë komplekse që kërkohen studiues shumë seriozë për të nxjerrë në pah vlerat e saj, këmbënguli Dr. Alpion. Keqtrajtimi i katolikëve të Shkupit dhe Vdekja e babait të Nënë Terezës ishte pikënisje për nisjen e librit të parë për Nënë Terezën shkruar nga prof.Gëzim Alpion. Ai u ndal te babai i Nënë Terezës, Kolë Bojaxhiun dhe rolin e tij si poliglot dhe shqiptar i veçantë në Shkup i cili thuhet se u helmua nga sllavët si atdhetar i fuqishëm dhe veprimtar i arsimit shqip.Dr. Gëzim Alpion në Vatër shpalosi rrugëtimin e Nënë Terezës nga Shkupi deri në Kalkuta, rrugëtimin fetar, misionar e shpirtëror. Misioni i Nënë Terezës ka pasur si pikësynim ndihmën ndaj të varfërve, të braktisurve, të sëmurëve e të pamundurve, u shpreh prof.Alpion i cili shpjegoi dhe rolin e Kishave Dardane e Kishave Ilire e deri te Shqipëria komuniste e vizita e Nënë Terezës para shembjes së komunizmit në Shqipëri. Sipas Dr. Gëzim Alpion shqiptarët duhet ta respektojnë Nënë Terezën dhe të heqin dorë nga hipokrizi kombëtare shtetërore kur përmendin Nënë Terezën si emra rrugësh e spitalesh nga politikanët. Politikanët duhet të vënë në zbatim parimete Zotit e Nënë Terezës: mos vidhni, mos abuzoni, bëni vepra të mira. Shqiptarët sipas Dr. Alpion duhet të udhëhiqen nga parimi për të falur, siç Nënë Tereza thirri gjatë gjithë jetës për të falur për të dashur dhe mbi të gjitha për pranuar e ndihmuar të tjerët. Shqiptarët duhet të ndjekin spiritualietin e Nënë Terezës, veprat e mësimet e saj, rrugëtimin e saj, ne duhet ta ndjekim jetën dhe shembullin e Nënës Terezë, tha Dr. Alpion. Nënë Tereza dhe Papa Gjon Pali II-të i dhanë dimension tjetër katolicizmit dhe Nënë Tereza besonte në anën pozitive të gjithsecilit njeri dhe udhëhoqi me shembullin e saj personal mbarë njerëzimin, përfundoi leksionin dhe bashkëbisedimin vëllazëror në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, biografi i Nënë Terezës, Dr. Gëzim Alpion.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

Mërgatës Shqiptare në Amerikë dhe Kanadë

April 29, 2022 by s p

(New York, Washington, Chicago, Michigan, Toronto dhe Barrie)

Shkruan: Prof.dr.Nusret Pllana 

LETËR FALËNDERUESE!

Me rastin e promovimit të veprave “The Therror of Serbian over Albanians 1844 – 1999”, të autorit N.Pllana, librit të xhepit “NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË”( Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999), të bashkëautorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, si dhe të filmit dokumentar “Kush i vret Fëmijët?!”, të producentëve Nusret Pllana e Esat Shala!

Pas një suksesi të ndjeshëm të promovimit të këtyre veprave publicistike e dokumentare në qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadës(New York, Washington, Chicago, Michigan, Toronto e Barrie), në emrin tim dhe bashkëveprimtarit dhe mikut tim të idealit, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, z.Agim Aliçkaj, ndjeva obligim moral dhe atdhetar, t’i falënderojmë nga zemra të gjithë mërgimtarët tanë, të dy shteteve mike të Republikës së Kosovës(Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadës) që na ndihmuan maksimalisht, pa u lodhur asnjëherë, dhe pa kursyer kohën, financat  dhe mundin e tyre, duke e pas në fokus vetëm interesin e çështjes kombëtare, që përmes promovimit të këtyre veprave të përkthyera edhe në shumë gjuhë botërore, të sensibilizohet mirëfilli opinioni përparimtar amerikan e kanadez, për barbaritë dhe mizoritë serbe dhe për gjenocidin serb mbi shqiptarët për gati dy shekuj me radhë. 

NEW  YORK( 05 prill 2022)

Falënderojmë Federatën Panshqiptare VATRA të New Yorkut, përkatësisht z. Elmi Berisha – Kryetar dhe z.Sokol Paja – Kryeredaktor i gazetës  DIELLI, për organizimin e mrekullueshëm në selinë e tyre në “VATRA”, aty ku secili prej nesh, kur hyn në atë Sallë të vogël por shumë të bukur, e ndjen ‘aromën’ e gjigandëve të letrave shqipe, ‘aromën’ e Nolit e të Konicës dhe, ndjehesh aq i lumtur, sa që krenohesh dhe mburresh që je pellzago-iliro-dardan, respektivisht shqiptar.

Faleminderit të gjithë vëllezërve dhe motrave tona dhe të gjithë miqëve tanë shqiptaro – amerikan që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë manifestim kulturor, edukativ e shkencor.

Merita të veçanta për këtë promovim të suksesshëm në New York, ka miku im, z.Agim Aliçkaj dhe familja patriotike Aliçkaj, meqenëse bashkëpunimi i tij me Federatën Panshqiptare “VATRA” ishte për çdo respekt.

Angazhimi dhe përkushtimi i vatranëve, z.Agim Rexha, z.Alfons Grishaj e z.Mondi Rakaj ishte i mrekullueshëm dhe prandaj, Unë dhe Agimi u jemi shumë mirënjohës dhe falënderues. 

Organizimi enkas për mua, nga ana e z.Agim Aliçkaj(bashkëautorit të librit tonë të xhepit: NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË (Gjenocidi serb mbi shqiptarët), i një darke me karakter pune(më 06 Prill 2022), me Kryesinë e Ligës Shqiptaro – Amerikane, ishte shumë mbresëlënës, me ç’rast na nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Kongresisti shqiptaro – amerikan z.Josepf DioGuardi me bashkëshorten Shierly Cloys DioGuardi.

WASHINGTON( 06 prill 2022)

Qëndrimin tim 5 ditor në New York, por edhe shkuarje – ardhjet dhe buajtjet  tona një natë në Hotel në  Washington, me të gjitha shpenzimet, jo të vogla, i kanë mbuluar komplet bashkëshortët Agim e Sadete Aliçkaj, të cilëve u jam shumë mirënjohës dhe falënderues, për mikpritjen dhe përcjelljen e tyre vëllazërore. 

Tepër mbreslënës ishte edhe udhëtimi ynë i përbashkët me Agimin për në Washington. Të gjitha shpenzimet, edhe të udhëtimit, me veturën e tij, por edhe të fjetjes, edhe të ushqimit  i mbulonte Agimi. 

Për regjistrimin dhe futjen e librave tona në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, meritat kryesore u takojnë: Kongresistit shqiptaro – amerikan Josepf DioGuardit dhe anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Ligës shqiptaro – amerikane, Prof.dr.Faton Bislimi. Ndërkaq për prezencën e ekipës televizive të VOA(Zërit të Amerikës) një falënderim i veçantë i takon gazetarit dhe kameramanit të kësaj redaksie televizive, z.Burim Goxhuli dhe gazetarit të mirënjohur të TV21, me seli në New York, z.Halil Mula.

Në Washington, më 6 prill 2022, në ora 13:00, përkatësisht në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, na priti gazetari dhe kameramani i mrekullueshëm i VOA(Zërit të Amerikës), z.Burim Goxhuli. Aty doli të na priste bibliotekistja shqiptare Nevila Pahumi( që e mbulonte departamentin e Shqipërisë dhe Kosovës), e që na ndihmoi në regjistrimin dhe arkivimin zyrtar të  librave tona: The Terror Of Serbian OCCUPIER OVER ALBANIANS 1844 – 1999 dhe NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË(Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999), të autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, për kontributin e së cilës e falënderojmë nga zemra.

Të nesërmen(më 07 prill 2022), patrioti dhe atdhetari i shquar, z.Sabedin Gashi, na e organizoi një takim shumë miqësor dhe impresionues me mikun e madh të shqiptarëve, Ambasadorin William G.Walker, në shtëpinë e tij në Washington.  Mikpritjen që na e bëri z.Walker ishte aq e ngrohtë e aq miqësore sa që, Unë dhe Agimi nuk do ta harrojmë sa të jemi gjallë. Kurrën e kurrës,  populli shqiptar nuk do ta harroj kontributin e këtij burri të Madh amerikan që e ka dhënë për Kosovën në përgjithësi e për sensibilizimin e opinionit botëror në veçanti – kur gjenocidin për masakrën e Reçakut e cilësoi si krim kundër njerëzimit.

Ia vlen që përmes kësaj letre falënderuese të përmendet edhe ky fakt që, z.Sabedin  Gashi kishte aq raporte të afërta miqësore me Ambasadorin legjendar amerikan, z.Walker, sa që, kujdesej për të sikur të ishte djali i tij, për çka na  bëri shumë krenarë edhe neve. 

Sab Gashi na nderoi edhe me një organizim të shpejtë e shumë të suksesshëm të promovimit të veprave tona përmes Shoqatës Shqiponja e Lirë, në konakun e z.Lulzim Shabiu në Washington,  e ku morën pjesë edhe shumë bashkëatdhetarë dhe mërgimtarë  të trojeve tona  etnike.

CHICAGO(09 Prill 2022)

Më 08 Prill 2022, në aeroportin e Chicagos  më priti miku im, bashkëatdhetari ynë nga Llapi, mjeku dhe humanisti shqiptar, Prof.dr.Avni Thaçi – ligjërues në Universitetin  Malcolm X College dhe Rush University  në Chicago.

Barrën e organizimit të promovimit të suksesshëm të veprave tona në Chicago( të nesërmen, më 09 Prill 2022) e kishte bashkëatdhetari dhe humanisti Afrim Sejdiu, së bashku me Prof.dr. Avni Thaçin dhe z. Bujar Breznica, të cilët i falënderojmë nga zemra për angazhimin dhe përkushtimin e parezervë që ky promivim të na mbetet në kujtesën tonë si një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore, edukative e shkencore.

Një kontribut të veçantë për rëndësinë e këtij promovimi e dha edhe ish Ambasadori shqiptar në Romë, poeti dhe shkrimtari i njohur z. Visar Zhiti me bashkëshorten e tij znj.Eda Agaj – Zhiti, shkrimin e të cilit, për këtë ngjarje e botuan shumë medie shqiptare,  të shkruara dhe elektronike.   

Mikpritja dhe qëndrimi dyditor në shtëpinë e Prof. Avniut do të mbeten gjatë në kujtesën time, ndihesha bash si te vëllai im, për çka i jam shumë mirënjohës dhe falënderues.

Të nesërmen herët(më 10 prill 2022), me xhipin e Prof.Avniut u nisëm për në Detroit – Chicago, ku edhe e kisha të caktuar promovimin që duhej të fillonte në ora 14:00.

Prof.Avniut, rrugëtimi ynë i gjatë ( Chicago – Detroit dhe anasjelltas) i ka kushtuar hiq më pak se 12 orë vozitje, pa kursyer edhe shpenzimet tjera përcjellëse, e duke i lënë mënjanë edhe obligimet e veta familjare . 

DETROIT – Michigan ( 10 Prill 2022)

Në Qendrën kulturore të Kishës shqiptare Shën Pali, një mikpritje të ngrohtë e të paharruar vëllazërore  na dëshiruan  Imzot Dom Ndue Gjergji, Kryesia e Shoqatës Malësia e Madhe me Prof.Lukë Junçaj, Kryesia e Shoqatës Kosova, me juristin e diplomuar, z.Ndrecë Gj.Tomaj, Akademik Zef Pergega,   Zef Palushaj, Kolë Tomë Dedëvukaj, Lulash Palushaj e shumë pjesmarrës të tjerë të cilët me prezencën e tyre në promovimin e veprave The Terror Of Serbian Occupier Over Albanians 1844-1999, NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË (Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999), të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, si dhe promovimin e filmit dokumentar: Kush i vret fëmijët?!, të producentëve Nusret Pllana e Esat Shala.

 Prezenca e shumë vëllezërve e motrave tona nga shumë troje etnike shqiptare që jetojnë e punojnë në Detroit – Michigan, e bëri edhe më madhështore atmosferën e këtij manifestimi kulturor, edukativ e shkencor, përballë atyre muraleve gjigande e të bukura me motive tipike shqiptare, që të bëjnë të ndihesh shumë krenarë që je shqiptar. 

Ardhja enkas e shokëve dhe miqëve të mi nga Toronto në Michigan, si: Bedri Toçani me bashkëshorten e tij Vjollcën, Musa Zhuri me bashkëshorten e tij Sarandën dhe bashkëluftëtari im Mehdi Toçani, dhe prezenca e tyre në promovimin e veprave tona e bëri edhe më të bukur atmosferën promovuese.

Shumë faleminderit Prof. Lukë Junçaj dhe të gjithë bashkëpunëtorëve Tuaj për këtë organizim të mrekullueshëm që do ta mbajmë mend sa të jemi gjallë. Një falënderim të veçantë ia dedikoj edhe Akademikut të nderuar Zef Pergega, i cili, promovimit të veprave tona, me kompetencë ua kushtoi një shkrim të mrekullueshëm e shumë përmbajtësor, të cilin ia botuan shumë portale, por edhe medie të shkruara dhe elektronike.

KANADË – Toronto  ( 11 Prill 2022)

Pas përfundimit të suksesshëm të promovimeve tona(më 10 Prill 2022) në Michigan, së bashku me bashkëluftëtarin tim, patriotin dhe humanistin Bedri Toçani dhe ekipën  e tij, u nisëm për Toronto, ku arritëm pas 5-6 orë udhëtimi me xhipin e tij të bukur, të kënaqur e të disponuar me pritjen dhe përcjelljen që na e bënë malësorët e Malësisë së Madhe në Michigan, sa që, fare nuk e kemi ndie lodhjen e atij udhëtimi të gjatë, duke biseduar, duke bërë humor e duke kënduar këngë patriotike, për t’u vendosur pastaj në shtëpinë e Bedriut e të Vjollcës, aty ku unë kam shkuar disa herë brenda dhjetë viteve, me aktivitetet e mia të ngjeshura promovuese, e ku ndihem aq mirë, bash si te vëllai e  motra ime. Respektin dhe  mikpritjen e tyre as që mund ta përshkruaj me fjalë. Vërtetë janë të mrekullueshëm dhe lum kombi që i ka.

Të nesërmen(më 11 Prill 2022), Imami i Xhamisë shqiptare në Toronto,z. Adnan Bërbatofci, patrioti dhe humanisti Ahmet Hoti,  në bashkëpunim me Bedri Toçanin dhe shokët e tyre, organizuan  një iftar enkas për mua dhe për komunitetin shqiptar atje, me ç’rast ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Kanadë, z.Donat Syla dhe Konsulli i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Ilir Islami.

Ishte atmosferë tipike vëllazërore, meqë salla ishte e mbushur plotë me burra e gra, djem e vajza nga të gjitha trojet etnike shqiptare, që jetonin e punonin në Toronto, e që kishin ardhur të marrin pjesë edhe në promovimin e librit të xhepit NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË (Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999), të autorëve N.Pllana e A. Aliçkaj.

KANADË – Barrie ( 12 Prill 2022)

Aktivitetin tonë promovues dyjavor e përmbyllëm në qytetin Barrie të Kanadasë, në lolalet e Restoranit të tyre Danny’s Fish and Chips, të miqëve tanë shumë të nderuar e të respektuar Bujar e Limoza Demiri nga Prespa,  me mikpritjen e bujarinë e tyre tipike tradicionale shqiptare, që përherë të bëjnë të ndihesh i lumtur dhe krenarë, sa herë  gjendesh në konakun e tyre. Për çdo respekt ishte edhe mirësjellja dhe respekti që na e bëri atë mbrëmje mbresëlënëse edhe dhëndrri i tyre Semiri, i cili meriton një  falënderim të veçantë.

Pas  darkës që e kishin organizuar për të gjithë pjesëmarrësit që kishim ardhë nga Toronto, bëmë edhe promovimin e librit të xhepit NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË (Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999), ku përveç miqëve tanë të shumtë, morën pjesë dhe na nderuan me prezencën e tyre edhe ish Kryetarja dhe Presidentja e nderit të Shoqatës Shqiptaro – Kanadeze, veprimtarja e shquar e çështjes kombëtare, e palodhura Dr.Ruki Kondaj me bashkëshortin e saj z.Fatmir Kondaj. 

C:\Users\user\Desktop\279143566_1026787851597402_222791533715820619_n.jpg
C:\Users\user\Desktop\279143566_1026787851597402_222791533715820619_n.jpg

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT