Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha, miku i madh i kombit shqiptar, z.Christopher Hyland dhe ekipi i tyre u pritën në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta. Në faqen e tij në FB, kreu i shtetit shpërndau këtë shënim: “ Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Federatës Panshqiptare “Vatra”, z.Elmi Berisha dhe mikun e madh të kombit shqiptar, z.Christopher Hyland, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Clinton.Mirënjohjen më të thellë vatranëve, diasporës dhe miqve të sinqertë të shqiptarëve në SHBA për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë, për kontributin shumë të vyer të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane” shkruan Presidenti Meta.