• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZZETTA DI VENEZIA (1938) / PARLAMENTI SHQIPTAR MIRATOI PROJEKTLIGJIN PËR DHËNIEN E MEDALJES SË MERITËS PËR FERMERËT E VENDIT TË TIJ

February 5, 2024 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shkurt 2024

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të martën e 22 marsit 1938, në faqen n°2, një shkrim rreth miratimit asokohe nga Parlamenti shqiptar të projektligjit për dhënien e medaljes së meritës për fermerët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Medalja e meritës për fermerët shqiptarë

Burimi : Gazzetta di Venezia, e martë, 22 mars 1938, faqe n°2
Burimi : Gazzetta di Venezia, e martë, 22 mars 1938, faqe n°2

Tiranë, 21 mars.

Parlamenti shqiptar ka miratuar një projektligj që vendos medaljet e meritës për fermerët, me synimin për t’i dhënë një shenjë të prekshme dallimi fermerëve dhe blegtorëve që kanë qenë meritorë gjatë fushatës së nisur nga qeveria për forcimin dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Ministri i Ekonomisë Kombëtare, Toçi (Terenc), ilustroi projektligjin para deputetëve, duke nënvizuar nevojën për të mos lejuar fermerët të braktisin tokën, duke u shprehur se është e nevojshme të kërkohen dhe kanalizohen të gjitha energjitë për t’i dhënë rritjen maksimale aktiviteteve bujqësore që përbëjnë burimin kryesor të pasurisë së vendit.

Filed Under: Histori

#SiSot, më 5 shkurt 1931, ndërroi jetë Mihal Grameno

February 5, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Ishte një ndër veprimtarët më të zëshëm të çështjes sonë kombëtare, luftëtar me çetën e Çerçiz Topullit, gazetar, botues dhe shkrimtar. Mësimet e para i mori në vendlindje, në Korçë. Në vitin 1885 mërgoi drejt Rumanisë, ku u lidh me lëvizjen kombëtare shqiptare në Bukuresht.

Në vitin 1907 iu bashkua çetës së Topullit. Si gazetar bëri të mundur raportin e përleshjes së çetës në Mashkullorë. Po atë vit në nëntor përfaqësoi Klubin e Korçës në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1909 themeloi në Korçë Lidhjen orthodokse dhe redaktoi të përkohshmen e përdyjavshme me të njëjtin emër, që botohej gjatë viteve 1909–1910. Grameno u arrestua në vitin 1910 nga autoritetet osmane për punën e tij në gazetën “Bashkimi i Kombit”.

Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet. Më 1 shkurt 1911 nisi të botojë një tjetër gazetë, të përjavshmen “Koha”, të cilën edhe e redaktonte, së pari të botuar në Korçë dhe më pas në Jamestown, New York, ku jetoi nga 1915 deri më 1919. Pas një viti u kthye në Shqipëri.

Për meritat të posaçme në në dobi të atdheut dhe çështjes shqiptare, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”. Bashkëlidhur, fragmente nga tregimi i Gramenos, i titulluar “Saideja Engjëllore”.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

#ArkivaTëGjalla

#MihalGrameno

Filed Under: Histori

#SiSot, më 1 shkurt të vitit 1880, lindi një prej ideologëve të Rilindjes Kombëtare, Zef Jubani

February 1, 2024 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Jubani i kreu studimet në shkollën tregtare të vendit të origjinës mëmësore. Më pas, do të kthehej në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, për të nisur angazhimin në detyra të shumta. Në vitin 1948, ai nisi të punonte si sekretar në konsullin francez të qytetit, si edhe u bë asistent i zëvendës i konsullit të Mbretërisë së Bashkuar në 1853-n (lexo dokumentin).

Gjithashtu, Jubani ka shërbyer si nëpunës, ekonomist, folklorist dhe shkrimtar. Ndërkaq, ka dhënë kontribut thelbësor në themelimin e organizatës së shegertëve “Shoqëria ndihmëtare” në Shkodër. Në orvatjen e vazhdueshme për lirinë e vendit ndaj zgjedhës së huaj, Jubani bashkëpunoi në organizimin e lëvizjes antiosmane të Mirditës, në vitin 1862.

Vepra e tij letrare karakterizohet nga një diametër identitar, që hedh dritë mbi pasurinë folkorike dhe përpjekjet për pavarësi të shqiptarëve. Në këtë frymë, ai shkroi serinë e publikimeve: “Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare”, “Aktualiteti i popullit të Shqipërisë së Veriut” dhe “Kundrime mbi gjendjen morale dhe intelektuale të popullit shqiptar”. Qe autor edhe i librave të tjerë me tematikë historike, mes të cilëve “Histori e Gjergj Kastriotit”, mbeti i papërfunduar dhe i pashtypshkruar.

Në vitin 1868, nga galeria e paraardhësve të shquar të shqiptarëve, ai zgjodhi t’i kushtonte një poezi Elena Gjikës (Dora d’Istria) të titulluar “Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë – Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d’Istria”. Domosdoshmëria e “rilindjes së letërsisë” ka qenë tema qendrore e diskutimeve që Jubani ka patur me shkrimtaren e publicisten Gjika. Sipas tij, krijimi i një alfabeti të përbashkët për shqiptarët ishte parakusht për zhvillimin e letërsisë kombëtare.

#ZefJubani

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

Filed Under: Histori

Kosovë-Përkujtohen heronjët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha

January 31, 2024 by s p

PRISHTINË, 31 Janar 2024-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Në Kosovë përkujtohen tre heronjët e kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 27 vjetorin e rënies.

Në homazhet te lapidari, te vendi i rënies së tre heronjëve dhe te shtatoret e tyre e në veprimtari tjera përkujtimore marrin pjesë përfaqësues institucionalë e politikë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot në Prishtinë bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në 27 vjetorin e rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Ata ishin nismëtarë të lirisë, ishin frymëzues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëpërmjet guximit, trimërisë dhe sakrificës së tyre inspiruan mijëra djemë e vajza të UÇK-së që të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe ndërtuan themelet e forta për shtetin e pavarur e sovran”, është shprehur ajo.

Presidentja ka thënë se ata dëshmuan se çmimi i lirisë është i lartë, por që sot shteti i Kosovës të vetmin udhërrëfyes e ka trimërinë e heronjve si ata.

Para 27 viteve, në 31 janar 1997, në fshatin Pestovë – në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, rrugës Prishtinë-Mitrovicë, drejt realizimit të një misioni të veçantë, ranë heroikisht në krye të detyrës heronjët e lirisë e pavarësisë së Kosovës, komandanti Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, tre nga drejtuesit e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Filed Under: Histori

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

January 30, 2024 by s p

Dr. Qazim Namani/

Numri (7), është ndër numrat që te besimi dardanë ka lënë gjurmë në artin tonë popullorë, të trashëguar deri në kohën tonë. Ky numër kishte pasur kuptim simbolik, dhe shpjegime tjera me botëkuptime fetare dhe mbinatyrore. Të dhënat mbi simbolikën e këtij numri, në literaturën tonë shkencore janë të pakta, por në kulturën popullore dardane dhe artizanale është i pranishëm dhe mjaftueshëm paraqitet prania e tij në simbolikën e artit dhe besimit dardan.

Në artin tonë popullorë janë më të rralla të na paraqiten simbole me numrin shtatë, qoftë si simbole dekorative apo simbole kulti.

Ky numër sot në kohët bash kohore paraqet ditët që e përmbushin javën në kalendarin periodik, andaj ka rëndësi të veçantë për të gjithë popujt. Në kohët më të lashta simbolikën e këtij numri si simbol kulti e hasim te shumë popuj të botës duke filluar që nga lindja e largët e deri në shtetet perëndimore evropiane.

Kjo gjetje e rastësishme e këtij simboli në kulturën tonë popullore, ka rëndësi të madhe në traditën e kulturës, religjionit si simbol astrologjie që simbolizon lëvizjen e shtatë trupave qiellorë. Kjo dëshmohet edhe në traditën tonë popullore të bartur brez pas brezi beja në shtatë palë tokë e shtatë palë qiejve, dhe trupi ynë ka 7 qeliza endokrine, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve. Shtatë mrekullitë e botës, të cilat ndihmojnë në kompozimin e historisë së njerëzimit.

Në lashtësi dhe në antikitet, vendbanimet për të ju mbijetuar pushtimeve dhe fatkeqësive natyrore, ndërtoheshin në mes të shtatë kodrave.

Në fushën e artit sot, ky numër simbolizon shtatë artet e bukura.

Është me interes të dimë se ky numër simbolizon edhe shtatë ngjyrat e Ylberit, që sot për mrekulli kjo simbolikë e ngjyrave të Ylberit ruhet te veshja e grave shqiptare në Medvegjë e rrethinë.

Po ashtu brez pas brezi në traditën tonë popullore është ruajtur thënia: “Me e shti shtatë pash në dhe”, që mendoj se në këtë rast e ka kuptimin funeral në raste të varrimit. Te shumë popuj ky numër konsiderohet si numër me fat, si numër i engjëjve, që ka kuptimin e botës së brendshme shpirtërore, lidhjen e njeriut me zotin, dhe komunikimi i engjëjve me të vdekurin.

Misteret e numrit 7 konsiderohet numri i përsosur. Në këtë koncept kemi 7 metale të rëndësishme për këtë zonë, që janë plumbi, bakri, kallaji, hekuri, argjendi, ari dhe merkuri.

Në botën e Astrologjisë ky numër përfaqëson 7 planetët astrologjie: Dielli , Hëna, Mërkuri, Saturni, Jupiteri, Marsi dhe Venusi. Në numerologji, ne zbulojmë se si janë njerëzit vendas të 7-të, si nder veprojnë me botën dhe pikat e forta dhe të dobëta të tyre.

Engjëlli numër 7 simbolizon forcën e brendshme, dhe kështu, nëse e shihni shpesh numrin 7, mund të jenë engjëjt tuaj që bënë të aftë dhe të ndiheni të fortë e mbizotërues i sfidave të jetës.

Po ashtu, numri 7 shfaqet shpesh në kulturë dhe histori. Për shembull, janë shtatë mrekulli të botës, shtatë ditë të javës, shtatë rrathë të universit, shtatë mëkate dhe shtatë nota bazë muzikore.

Numri 7 ka disa aspekte pozitive dhe negative për t’u analizuar dhe kuptimet e tij brenda feve më të ndryshme. Ky numër ka më shumë kuptim se sa mund të imagjinohet, është një tregues i përsosmërisë, por ka faktorë të tjerë që e rrethojnë këtë numër mistik.

Përveç kësaj, Borëbardha u strehua në shtëpinë e 7 xhuxhëve dhe, kur thyen një pasqyrë, ajo besohet se personi që e ka thyer do të ketë 7 vite fat të keq, pasi kjo kohë korrespondon me një cikël të tërë në jetën tonë.

Në lashtësi te arianët, u krijua besimi në shtatë yje, shtatë kontinente koncentrike dhe shtatë rryma soma (lëngu i shenjtë që arianët pinin gjatë ritualeve të tyre dhe të cilin e derdhën në vatër për nder të perëndisë Agni).

E gjejmë të njëjtën gjë në Misteret Brahmanike, ku këto shkallë simbolizojnë shtatë botët e universit hindu: më e ulëta është “Toka”, e ndjekur nga “Bota e Riekzistencës”, “Qiejtë”, “Bota e Mesme”, “Bota e Lindjes” në të cilën lindin shpirtrat, “Pallati i të Bekuarve” dhe në fund “Sfera e së Vërtetës” ku banon Brahman.

“Bhagavata Purana” e shkruar rreth një mijë vjet më parë përmend se midis çdo universi ka shtatë shtresa: toka, uji, zjarri, ajri, qielli, energjia totale dhe vetja e rreme. (Mendimi bonus: i njëjti shkrim i shenjtë më poshtë thotë se “ka universe të panumërta përveç këtij, dhe megjithëse të gjithë janë pafundësisht të mëdhenj, ata lëvizin si atome brenda jush, dhe për këtë arsye ju jeni gjithashtu të pakufizuar”.)

Në Islam, ekzistojnë shtatë qiej, shtatë shkallë të ndryshme të parajsës, pra shtatë shkallë të ndryshme në të cilat të mirat shkojnë pas vdekjes, varësisht se sa të mirë ishin. Ferri, nga ana tjetër, ka shtatë porta për shtatë pasues të ndryshëm të shejtanit. Myslimanët shkojnë rreth Qabesë shtatë herë. Ceremonia e emërtimit të fëmijës bëhet në ditën e shtatë pas lindjes së tij.

Në hinduizëm ka disa protokolle me numrin 7, gjatë ceremonisë së martesë. Nusja dhe dhëndri bëjnë saktësisht 7 rrotullime rreth zjarrit të shenjtë, ndërsa guru që kryeson ceremoninë reciton disa mantra. Së fundi, nusja dhe dhëndri bëjnë 7 hapa së bashku dhe, për secilin prej tyre, bëjnë një betim për jetën e të dyve që presin.

Numri 7 ka qenë pjesë e njerëzimit që nga fillimi i kohës dhe, që atëherë, ai mbledh mijëra simbolika. Në fe, është një numër i theksuar që nga krijimi i

Numri 7 është plot mistere dhe kuptime. Ai ka simbolikë në fe dhe ezoterizëm, pasi është i pranishëm në shkrimet e shenjta dhe në rituale të ndryshme të praktikuara.

Në Spiritizëm, Toka ndahet sipas sferave. Këto sfera e rrethojnë planetin tonë dhe ndahen në 7. Ato janë: Humnera, Errësira, Korja e Tokës, Umbralja, Zonat e Tranzicionit, Sferat Superiore dhe Sferat e Shndritshme.

The numri 7, në Bibël, shfaqet në kapitullin e Zanafillës. Zotit iu deshën 6 ditë për të krijuar botën dhe përdori të shtatën për të bekuar projektin dhe pushimin e tij. Ne kemi, në Bibël, përshkrimin e 7 mëkateve dhe gjithashtu 7 virtyteve. Për më tepër, borisë i është fryrë 7 herë para se të shembej muri i Jerikos.

Numri 7 gjithashtu përfaqëson bashkimin e 3 (që përfaqëson Shpirtin) me 4 (që përfaqëson materien). 7 ishin lajmëtarët e besuar të Perëndisë, të quajtur Krye engjëj.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 139
  • 140
  • 141
  • 142
  • 143
  • …
  • 737
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT