• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EDITORI I DIELLIT BAHRI OMARI, PJESË E HISTORISË SË VATRËS DHE SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

March 4, 2026 by s p

Sokol Paja/

Editorët e gazetës Dielli janë kronikanët më të besueshëm të shkrimit të historisë së Federatës Vatra dhe të mërgatës shqiptare në Amerikë. Me qëndrimet e tyre, analizat, raportimet, kritikat, reportazhet dhe shënimet e publikuara në gazetën e Vatrës, janë dëshmitarët më të vërtetë jo vetëm se si u zhvillua Vatra dhe emigracioni te shqiptarët e Amerikës, por edhe për ndikimin që patën në mëmëdhe, si dhe për lidhjet e pashmangshme e të përjetshme me atdheun. Ndër drejtuesit e Diellit e të Vatrës në dekadën e saj të parë, pa dyshim Bahri Omari zë një vend të veçantë. Ai ishte editor i Diellit nga korriku i vitit 1916 deri në nëntor 1919, duke drejtuar 1074 numra të Diellit. Këto vite ishin të mbushura me ngjarje e histori të rëndësishme, ku Vatra ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe shumë specifik në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe trajtimin e problemit të brendshëm shqiptar në raport me fqinjët dhe mërgatën e Amerikës.

Në fokus ishte njohja e pavarësisë së Shqipërisë dhe mos cenimi i territorialitetit, si dhe funksionimi i shtetit në një periudhë delikate historike. Veprimtaria publicistike dhe atdhetare e Bahri Omarit si editor i gazetës Dielli, si zëri më kurajoz, dinjitoz e i fuqishëm në Amerikë, u kthye për shqiptarët në vetëdije politike dhe kombëtare në kohë të vështira për Shqipërinë. Si editor i Diellit, Bahri Omari me shkrimet e tij forcoi vijën kombëtare dhe formësoi ndërgjegjen patriotike te shqiptarët e mërguar, duke analizuar thellë rreziqet që kërcënonin Shqipërinë dhe raportin e saj ndërkombëtarisht.

Nën drejtimin e Bahri Omarit, gazeta Dielli dha kontribut të fuqishëm për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë, denoncimin e pretendimeve territoriale të fqinjëve armiq të kombit tonë, informimin e opinionit publik amerikan mbi padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Ballkan, duke qenë zë i fuqishëm denoncues e kundërshtues ndaj çdo të keqeje që kërcënonte shqiptarët. Editorialet e Bahri Omarit kishin një ton e vizion të qartë jo vetëm se si duhej të mbrohej e zhvillohej Shqipëria, si të lulëzonte e përparonte kombi ynë, por ai e ktheu Diellin në një instrument të fuqishëm diplomatik, kulturor e patriotik për mbarë shqiptarët e diasporës. Bahri Omari jo vetëm e informoi, por e frymëzoi dhe mobilizoi diasporën shqiptare të Amerikës, sidomos rreth fateve të Shqipërisë.

Përgjatë kohës që drejtoi Diellin, Bahri Omari ishte institucional, duke kërkuar që shqiptarët e Amerikës të bashkoheshin rreth Vatrës e Diellit si institucione patriotike në diasporën e Amerikës; ndikoi në bashkimin e shqiptarëve të Amerikës dhe kontribuoi duke nxitur ndërgjegjen kombëtare te patriotët për të ndihmuar Shqipërinë në fushatat kombëtare financiare dhe politike që Vatra zhvilloi për shtetin shqiptar.

Bahri Omari, më 28 gusht 1916, shkroi editorialin “Përse kemi nevojë më shumë?”, teksa shprehet se: “Çdo atdhetar sot, pas diturisë që të ketë në çdo degë, të përpiqet të na përgatitë libra. Kjo është mënyra më e mirë për ndihmën e atdheut. Na lipsen libra nga çdo farë dege, se nga të gjitha jemi të varfër. Vërtet është një fakt i pamohuar që sot e kemi gjuhën të parrahur dhe për të shkruar libra në çdo farë shkence lipset mundim i madh”. Ruajtja e zhvillimi i gjuhës shqipe dhe përparimi kulturor kombëtar që vjen prej arsimit ishin baza të zhvillimit të kombit sipas Bahri Omarit.

Më 21 mars 1917, Bahri Omari shkroi editorialin “Arsimi në Shqipëri”, teksa shprehet se: “Një nga nevojat që të na ngacmojë mendjen, kudo që jemi e nga do që vemi, duhet të jetë arsimi. Gjithë lumturia, gjithë pasuria që shohim në popujt e qytetëruar, i detyrohet arsimit të tyre. E para detyrë e Qeverisë Shqiptare duhet të jetë të mbrojë me çdo mënyrë detyrën e domosdoshme për mësimin e çupave dhe të djemve. Shqiptarët duhet me çdo mënyrë ta tregojnë që janë një element përparimtar; kësisoj do t’i kalbëzojmë gjykimet e dobëta që janë në Evropë. Një komb, që të mund të rrojë dhe të përparojë, duhet të mbështetet në favorin e më të mëdhenjve”.

Më 24 shtator 1917, Bahri Omari shkroi editorialin “Shqipëria dhe fqinjët e saj”, teksa shprehej se: “Fqinjët dhe sidomos Serbia është një rrezik i madh, se asnjëherë nuk është përfillur Kosova e mjerë, që iu dha peshqesh serbëve. A ka zemër shqiptari që të kujtojë Kosovën dhe të mos tronditet nga mjerimet e saj? Kosova ishte ajo që e gjëmojti zërin e kushtrimit për vetëqeverimin e Shqipërisë, ajo ishte e para që ngriti flamurin e kryengritjes dhe qëndroi e patundur përpara ushtrive turke. Jo! Kosova është e Shqipërisë, për të cilën derdhi gjakun. Nuk do të ketë padrejtësi më të madhe se sa ndarja e Kosovës trime nga gjiri i mëmës së saj. Kosova është mëmë e atyre luanëve që luftuan besnikërisht për Shqipërinë gjer në orët e fundit”.

Bahri Omari e shihte gazetarinë si mision kombëtar e kulturor. Në historinë e shtypit shqiptar jashtë atdheut, në historinë e Federatës Vatra e të gazetës Dielli, Bahri Omari do të mbetet përjetësisht si një ndër penat më të nderuara, më të vlerësuara e më të respektuara falë mençurisë së tij, mprehtësisë, stilit, vizionit, shpirtit krijues dhe forcës së argumentit.

Foto: wikipedia.org

Filed Under: Komente

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Gjykata e Strasburgut regjistron padi kundër Serbisë

March 2, 2026 by s p

“Gjykata e Strasburgut për herë të parë ka regjistruar padinë të cilën e kam dorëzuar kundër Serbisë, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Padia është dorëzuar për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur ndaj Teuta Fazliu.

Serbia është angazhuar në spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve, duke i pasivizuar adresat jo vetëm të atyre që punojnë jashtë, por edhe të atyre që jetojnë brenda vendit. Ky pasivizim nuk është simbolik, i detyron shqiptarët të largohen, pasi qytetarët humbasin të drejtën për të marrë letërnjoftim/pasaportë të re, të drejtën e pensionit, sigurimin shëndetësor, të drejtën e votës, etj.

Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut është një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se kjo Gjykatë refuzon mbi 90% të rasteve që në fazën fillestare.

Qëllimi im kryesor është që përmes këtij rasti, Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (rregulla 61). Kjo do të thotë që vendimi të mos mbetet vetëm për Teutën, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë sistematike për të gjithë dhe të aplikohet në të gjitha rastet e ngjashme.

Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të gjithë të prekurve nga pasivizimi që të ndjekin procedurat e brendshme ligjore në Serbi, pa marrë parasysh faktin se Serbia i refuzon ato.

Kjo është një fitore fillestare, dhe do të jem i përkushtuar që të përfundojë me fitore të plotë” – shkruan avokati Drini Grazhdani.

Filed Under: Komente

SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin

February 28, 2026 by s p

Përgatiti Rafael Floqi sipas agjencive të lajmeve/

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmin të shtunën, ndërsa goditja e parë e dukshme ndodhi pranë zyrave të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Mediat iraniane raportuan për sulme në mbarë vendin dhe tymi u pa të ngrihej mbi kryeqytet.

Presidenti Donald Trump deklaroi në një video të publikuar në rrjetet sociale se SHBA-ja kishte nisur “operacione të mëdha luftarake në Iran”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje popullit iranian që “ta merrni në dorë qeverinë tuaj” në një video-mesazh të publikuar të shtunën. Komentet e tij erdhën pasi SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një sulm ndaj Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump u kërkoi popullit iranian që “ta marrë në dorë qeverinë e tyre ” në një video-mesazh të publikuar të shtunën. Komentet e tij erdhën pasi SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulmin ndaj Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump u kërkoi iranianëve të strehohen gjatë sulmeve, por më pas shtoi: “Kur të kemi mbaruar, merreni qeverinë tuaj. Do të jetë e juaja për ta marrë.” Ishte një thirrje e jashtëzakonshme që sugjeron se aleatët mund të synojnë përfundimin e teokracisë së vendit pas dekadash tensioni.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri jehonë këtij qëllimi të gjerë. “Operacioni ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian ta marrë fatin e tij në duart e veta,” tha Netanyahu.

Media shtetërore iraniane njoftoi se sulmet amerikano-izraelite shënjestruan një listë në rritje qytetesh dhe objektesh në mbarë Iranin.

Shtylla të mëdha tymi mund të shiheshin mbi Teheran si pasojë e goditjeve të drejtpërdrejta, ndërsa u raportuan shpërthime në ose pranë qyteteve të mëdha si Isfahani, Shirazi dhe Tabrizi.

Shpërthime u raportuan gjithashtu në disa qytete perëndimore, si edhe rreth qyteteve-port në Gjirin Persik, që janë thelbësore për tregtinë kryesore të naftës së Iranit, përfshirë Asalujen.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Trump tha se Irani ka vazhduar të zhvillojë programin e tij bërthamor dhe planifikon të zhvillojë raketa që mund të arrijnë në SHBA.

Sulmet e para duket se shënjestruan kompleksin ku ndodhet rezidenca e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, 86 vjeç, në qendër të Teheranit. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai ndodhej aty në atë moment. Nga kryeqyteti iranian u panë re tymi që ngriheshin në ajër.

Irani reagoi ashtu siç kishte kërcënuar prej muajsh — fillimisht duke lëshuar një valë raketash dhe dronësh që shënjestruan Izraelin. Më pas vijoi me sulme ndaj instalimeve ushtarake amerikane në Bahrein, Kuvajt dhe Katar. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku mbyllën hapësirën e tyre ajrore.

Në një video 8-minutëshe të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump tha se SHBA-ja ka filluar “operacione të mëdha luftarake në Iran”. Ai pretendoi se Irani ka vazhduar të zhvillojë programin e tij bërthamor dhe po planifikon të zhvillojë raketa që mund të arrijnë në territorin amerikan, duke i bërë thirrje popullit iranian që “ta merrni në dorë qeverinë tuaj”.

“Pak kohë më parë, ushtria e Shteteve të Bashkuara filloi operacione të mëdha luftarake në Iran. Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian. Një grup i egër, shumë i ashpër, njerëz të tmerrshëm. Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën.

Ndërkohë, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari mbyllën hapësirat e tyre ajrore të shtunën. U mbyll edhe hapësira ajrore në jug të Sirisë. Avionët që ishin nisur drejt qyteteve si Tel Avivi dhe Dubai në orët e para të mëngjesit të së shtunës u devijuan ose u kthyen në aeroportet nga ishin nisur.

Situata po ndryshon me shpejtësi dhe linjat ajrore u bënë thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve online përpara se të drejtohen në aeroport. Operatori i aeroportit të Dubait njoftoi se fluturimet u pezulluan për një kohë të pacaktuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, aeroporti më i ngarkuar në botë për fluturime ndërkombëtare, si dhe në Dubai World Central – Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum në periferi të qytetit.

Mbyllja pritet të ketë pasoja të konsiderueshme jo vetëm për kompaninë Emirates me bazë në Dubai, por edhe për shumë linja të tjera ajrore që operojnë në dhe nga ky qytet.

Pse një sulm amerikan ndaj Iranit rrezikon të kthehet në konflikt të gjatë

Debati mbi një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit është rikthyer në qendër të politikës ndërkombëtare. Besimi i administratës amerikane se mund të kontrollojë pasojat e një goditjeje ushtarake është i rrezikshëm dhe i gabuar. Ndryshe nga rastet e mëparshme kur vendimet e guximshme nuk sollën reagime të menjëhershme katastrofike, këtë herë rrethanat janë ndryshe: Irani ndodhet në një pozitë të dobësuar, por pikërisht kjo dobësi e shtyn drejt agresivitetit dhe jo drejt kapitullimit.

Teza qendrore është se një sulm amerikan nuk do ta detyrojë Iranin të dorëzohet në negociata, por përkundrazi do ta shtyjë drejt hakmarrjes së përgjakshme dhe përshkallëzimit rajonal, duke rrezikuar një konflikt më të gjatë dhe më të kushtueshëm për SHBA-në.

Një nga dilemat më të mëdha të politikës së jashtme amerikane sot: nëse një goditje ushtarake ndaj Iranit do të prodhonte një fitore të shpejtë politike apo do të hapte një konflikt të ri të gjatë dhe të kushtueshëm në Lindjen e Mesme. Argumenti kryesor është se besimi në Uashington se Irani do të dorëzohet nën presion ushtarak është një keqkuptim strategjik që mund të çojë në përshkallëzim të rrezikshëm.

Iluzioni i suksesit të shpejtë

Në vitet e fundit, vendime të guximshme të SHBA-së nuk kanë prodhuar pasoja të menjëhershme katastrofike. Kjo ka krijuar një perceptim se veprimi i fortë ushtarak mund të kontrollohet dhe menaxhohet pa hyrë në luftë të gjatë. Por situata me Iranin është ndryshe. Irani nuk e sheh presionin si arsye për kapitullim, por si kërcënim ekzistencial që kërkon reagim. Dobësimi i Iranit — nga goditjet ndaj programit bërthamor, dobësimi i rrjetit të milicive dhe dëmtimi i mbrojtjes ajrore — nuk e bën vendin më të prirur për kompromis. Përkundrazi, e shtyn të tregojë forcë për të ruajtur kredibilitetin strategjik dhe legjitimitetin e brendshëm. Një nga argumentet më të rëndësishme është se Uashingtoni nuk kupton logjikën e negociimit iranian. Irani nuk reagon ndaj presionit duke bërë lëshime simbolike. Ai negocion vetëm kur përballet me presion ekstrem dhe kur ka përfitime konkrete.

Kërkesat amerikane — heqja dorë nga pasurimi bërthamor dhe programi raketor — prekin drejtpërdrejt mbijetesën e regjimit iranian. Për Teheranin, këto janë elemente të sovranitetit dhe të sigurisë ekzistenciale. Në këtë kuptim, kërkesa për kapitullim total është politikisht e papranueshme për udhëheqjen iraniane. Lideri suprem nuk mund të pranojë një marrëveshje që duket si dorëzim historik.

Irani mes diplomacisë dhe luftës

Zhvillimet e fundit diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit tregojnë një paradoks të madh strategjik: ndërsa negociatat vazhdojnë, përgatitjet ushtarake intensifikohen. Integrimi i informacionit të ri mbi bisedimet indirekte në Gjenevë me analizën e mëparshme mbi rrezikun e konfliktit tregon se rajoni ndodhet në një pikë kritike ku diplomacia dhe lufta ecin paralelisht. Bisedimet e fundit indirekte në Gjenevë përbëjnë raundin e tretë që nga lufta 12-ditore e qershorit, kur Izraeli dhe SHBA goditën rëndë objektivat bërthamore iraniane. Edhe pse programi u dëmtua, shkalla reale e dëmit mbetet e paqartë dhe dyshimet për rindërtim vazhdojnë.

Fakti që delegacioni amerikan nuk u largua menjëherë nga tryeza konsiderohet shenjë se ekziston ende një minimum terreni i përbashkët. Megjithatë, kjo nuk përbën përparim strategjik, por vetëm shmangie të përplasjes së menjëhershme.

Irani kërkon diskutim vetëm mbi çështjen bërthamore dhe lehtësimin e sanksioneve. SHBA kërkon shumë më tepër: ndalimin e pasurimit të uraniumit, kufizimin e programit raketor dhe ndërprerjen e mbështetjes për grupet rajonale. Kjo diferencë e thellë e bën marrëveshjen shumë të vështirë.

Diplomacia nën hijen e forcës

Ndërkohë që diplomatët flasin, SHBA po shton praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Kjo krijon një diplomaci të tipit “negocio ose përballu me forcë”. Problemi është se presioni ushtarak nuk garanton lëshime iraniane.

Analiza e mëparshme tregon se Irani nuk dorëzohet nën presion simbolik. Për regjimin, programet strategjike janë çështje mbijetese. Presioni mund ta shtyjë drejt reagimit, jo kompromisit.

Dyshimet mbi programin bërthamor

Uashingtoni beson se Irani po përpiqet të rindërtojë elementë të programit bërthamor. Aktivitetet e vëzhguara në vendet e goditura dhe kufizimi i inspektimeve ndërkombëtare ushqejnë dyshimet.

Megjithatë, vlerësimet amerikane sugjerojnë se Irani nuk ka rifilluar një program armësh bërthamore, por po pozicionohet që të ketë kapacitet për ta bërë këtë nëse vendos. Kjo krijon një zonë gri strategjike që rrit tensionin pa prodhuar justifikim të qartë për luftë.

Pse kërcënimi ushtarak mund të dështojë

Nëse qëllimi i një sulmi është të detyrojë Iranin të bëjë lëshime, historia sugjeron se kjo nuk funksionon lehtë. Irani pranon marrëveshje vetëm kur sheh përfitim konkret dhe garanci.

Nëse qëllimi është ndryshimi i regjimit, kjo nënkupton konflikt shumë më të gjatë dhe të kushtueshëm. Nuk ka plan publik për pasojat e një skenari të tillë — një boshllëk që rrit rrezikun strategjik. Çdo konflikt nuk do të kufizohej vetëm mes SHBA dhe Iranit. Teherani mund të godasë:bazat amerikane në rajon;Izraelin;vendet e Gjirit;trafikun energjetik në Ngushticën e Hormuzit

Kjo e fundit është veçanërisht kritike, pasi një pjesë e madhe e naftës botërore kalon aty. Vetëm frika e konfliktit ka rritur çmimet e naftës.Integrimi i negociatave me përgatitjet ushtarake krijon një paradoks: diplomacia ekziston, por çdo dështim mund të kthehet menjëherë në konflikt.

Një sulm i kufizuar mund të prodhojë kundërpërgjigje iraniane, e cila do të detyronte reagim amerikan. Ky cikël mund të kthehet në konflikt të gjatë — pikërisht ajo që politika amerikane pretendon se dëshiron të shmangë.

Objektivat maksimaliste dhe mungesa e kompromisit

Shtetet e Bashkuara kërkojnë kufizime të gjera mbi programin bërthamor dhe atë raketor iranian. Për Teheranin, këto janë shtylla të mbijetesës së regjimit. Heqja dorë prej tyre do të shihej si dorëzim politik dhe strategjik. Kjo krijon një hendek të thellë negociues. Irani historikisht pranon vetëm marrëveshje të detajuara dhe reciproke, jo kapitullime simbolike. Nga ana tjetër, udhëheqja amerikane kërkon një fitore të madhe politike që të justifikojë presionin dhe përdorimin e forcës. Vendimmarrja nuk është vetëm strategji, por edhe perceptim personal dhe politik. Një fitore simbolike është e rëndësishme për politikën amerikane, ndërsa për udhëheqjen iraniane shmangia e poshtërimit është jetike për mbijetesën politike.

Kjo përplasje psikologjike e bën kompromisin shumë të vështirë dhe rrit gjasat që secila palë të zgjedhë përshkallëzimin në vend të tërheqjes.

Rreziku i spiralës së konfliktit

Një sulm i kufizuar rrallë mbetet i tillë. Çdo reagim iranian do të kërkonte kundërpërgjigje amerikane, duke krijuar një cikël përshkallëzimi. Në vend të një demonstrimi force me dalje të shpejtë, SHBA mund të përballet me një konflikt të zgjatur. Kjo është veçanërisht e rrezikshme sepse opinioni publik amerikan është skeptik ndaj luftërave të reja në Lindjen e Mesme. Çdo përfshirje e gjatë do të kishte kosto politike dhe ekonomike.

Si përfundimi

Një sulm amerikan ndaj Iranit nuk garanton kapitullim të shpejtë. Përkundrazi, ai mund të prodhojë një reagim që e zgjeron konfliktin dhe e bën më të kushtueshëm për SHBA-në. Dobësia iraniane nuk është sinonim i dorëzimit, por shpesh nxit reagim më agresiv. Zgjidhja më e qëndrueshme mbetet kombinimi i diplomacisë me presionin ekonomik, jo përdorimi i forcës që mund të hapë një konflikt të ri pa fund të qartë. Historia e Lindjes së Mesme tregon se luftërat fillojnë më lehtë sesa përfundojnë.

Në këtë kontekst, çdo vendim për veprim ushtarak duhet të peshohet jo vetëm për efektin e menjëhershëm, por për zinxhirin e pasojave që mund të sjellë në rajon dhe në politikën globale.

Filed Under: Komente

Hidai Bregu, in memoriam…

February 26, 2026 by s p

Hidai Bregu, former Chairman of the Board of Directors of the Albanian American Community of Illinois (AACI), will be remembered as a devoted leader of our community and a man unwavering in his love for his homeland.

As Professor Skënder Karaçica notes in his article (see comments), Bregu’s legacy was not only moral in spirit, but also enduring in impact.

In his will, Hidai “Eddie” Bregu endowed $5 million to establish the Albanian Studies Program at DePaul University in Chicago — the first program of its kind in the United States. It was an act that firmly placed Albanian language, history and culture within a major American academic institution, ensuring their study for generations to come.

For more than 47 years, unjust anti-national politics kept him separated from his country, his people, and his family. Following the tragic events of May 1944, he was separated from his parents and never saw them again. Yet his heart remained steadfastly Albanian, deeply connected to the community in Chicago, where he lived for 62 years.

In accordance with his final wishes, a portion of his ashes were scattered in Lake Michigan — a tribute to the city that became his second home. On March 21, 2015, the major portion of his ashes was laid to rest alongside the remains of his parents, reuniting them after 71 years of separation. Another portion was placed near the foundations of the home where he was born on September 23, 1922, in the village of Toshkës, Përmet.

It was a life defined by sacrifice and service to his people.

May his memory be eternal.

Albanian American Community of Illinois (AACI)

Filed Under: Komente

A duhet të rishkruajmë mënyrën si e lexojmë historinë tonë?

February 25, 2026 by s p

Cafo Boga/

Sot, duke lexuar në Facebook një postim të bërë nga një bashkëkombës, hasa në një pyetje që në dukje është e thjeshtë, por në thelb prek një nga dilemat më të mëdha të vetëdijes sonë historike: pse flasim kaq shumë për periudhën osmane dhe kaq pak për 1500 vitet e mëparshme? Ishte pikërisht kjo pyetje që më shtyu ta shkruaj këtë artikull. Kjo nuk është një pyetje kronologjike. Është një pyetje metodologjike dhe filozofike. Ajo prek mënyrën se si ne e ndërtojmë vetëdijen tonë historike dhe si e shpërndajmë përgjegjësinë mes faktorëve të jashtëm dhe atyre të brendshëm.

Historia nuk është vetëm ajo që na është bërë nga të tjerët; është edhe ajo që kemi bërë — ose nuk kemi bërë — vetë. Integrimi në Perandori apo Ndërtimi i Shtetit? Gjatë Perandorisë Romake dhe më pas asaj Bizantine, territoret iliro-shqiptare nuk ishin periferi të parëndësishme. Përkundrazi, figura me origjinë nga këto treva arritën në nivelet më të larta të administratës dhe ushtrisë perandorake. Edhe gjatë Perandorisë Osmane, shqiptarët u integruan fuqishëm në strukturat drejtuese — si vezirë, gjeneralë, administratorë provincialë.

Ky fakt dëshmon aftësi integrimi dhe kapacitet elitash. Por këtu lind dilema thelbësore:

A ishte ky integrim një sukses kolektiv kombëtar, apo kryesisht sukses individual brenda një strukture supranacionale?

Në teorinë politike dhe historinë krahasuese ekziston koncepti i “elitave perandorake” — një fenomen ku individë nga një komunitet etnik ngjiten në hierarkinë e një perandorie, duke i shërbyer strukturës qendrore të pushtetit, por pa ndërtuar domosdoshmërisht institucione autonome për komunitetin e tyre.

Në këto raste, identiteti kulturor mbijeton, por nuk institucionalizohet në formë sovraniteti politik. Energjia e elitave kanalizohet brenda sistemit imperial, jo drejt ndërtimit të një projekti shtetformues kombëtar.

Nation-Building i Vonuar

Në literaturën e shkencave politike kjo përshkruhet si “nation-building i vonuar”. Kombi si identitet ekziston, por ai nuk shndërrohet në subjekt politik me institucione të qëndrueshme shtetërore. Shumë kombe evropiane filluan të konsolidojnë shtetformimin e tyre që në Mesjetë. Në rastin shqiptar, për arsye strukturore dhe gjeopolitike, kjo vazhdimësi institucionale u ndërpre vazhdimisht nga integrimi në struktura më të mëdha perandorake. Vetëm në shekullin XIX, me Rilindjen Kombëtare, fillon artikulimi i qartë i kombit shqiptar si subjekt politik më vete. Dhe kjo ndodhi jo në kohë stabiliteti, por në moment rreziku ekzistencial — kur fragmentimi territorial dhe asimilimi kulturor kërcënonin seriozisht ekzistencën kombëtare.

Kjo tregon se vetëdija politike shqiptare shpesh ka qenë reaktive, jo proaktive.

Narrativa e Viktimizimit

Një tjetër dimension i rëndësishëm është mënyra si e tregojmë historinë. Është më e lehtë të ndërtohet një narrativë ku përgjegjësia projektohet plotësisht tek “tjetri”: romakët, bizantinët, osmanët, fqinjët.

Por historia serioze kërkon vetëreflektim.

Pyetja nuk është vetëm “çfarë na bënë?”, por edhe “çfarë bëmë ne me mundësitë që kishim?”

A investuam në arsim?

A ndërtuam institucione?

A krijuam mekanizma solidariteti ndërkrahinor?

A menduam në terma kombëtarë përpara se rreziku të bëhej i pakthyeshëm?

Pa këtë analizë të brendshme, historia shndërrohet në mitologji emocionale dhe jo në mjet strategjik.

Fragmentimi i Sotëm: Një Paralelizëm Strukturor

Por reflektimi nuk duhet të mbetet vetëm në të kaluarën.

Edhe sot, kombi shqiptar mbetet i fragmentuar: në dy shtete shqiptare dhe në katër shtete të tjera kufitare ku jetojnë komunitete të rëndësishme shqiptare ne trojet e tyre shekullore. Kjo nuk është vetëm një çështje gjeografie; është një sfidë strukturore.

Megjithatë, mungon ende një platformë e përbashkët strategjike që t’u përgjigjet tri pyetjeve themelore:

Ku kemi qenë?

Ku jemi?

Dhe ku duam të shkojmë si komb në shekullin XXI?

Në mungesë të një vizioni të koordinuar kulturor, arsimor, ekonomik dhe diplomatik, fragmentimi territorial shndërrohet në fragmentim strategjik.

Rreziku nuk është zhdukja e menjëhershme.

Rreziku është shpërndarja graduale e energjisë kombëtare në projekte të ndara, pa koherencë afatgjatë.

Platforma Kombëtare Shqiptare 2050

Ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një Platformë Kombëtare Shqiptare 2050 — jo si projekt romantik apo retorik, por si dokument strategjik ndërshqiptar që:

harmonizon politikat arsimore dhe kulturore;

krijon standarde të përbashkëta zhvillimi ekonomik;

koordinon diplomacinë rajonale;

forcon bashkëpunimin institucional ndërmjet shteteve shqiptare;

zhvillon një strategji të unifikuar për diasporën;

investon në teknologji dhe kapital njerëzor.

Siç thoshte Abraham Lincoln: “The best way to predict the future is to create it.”

Për ne, kjo nuk është thjesht një fjali frymëzuese — është një domosdoshmëri historike.

Nëse nuk e krijojmë vetë projektin tonë kombëtar për dekadat që vijnë, rrezikojmë të mbetemi sërish në pozicion reagues ndaj zhvillimeve të jashtme — ashtu si në shumë periudha të së kaluarës sonë.

Përtej Historisë

Historia nuk na ka munguar kurrë; ajo që na ka munguar është një marrëveshje serioze për të ardhmen. Nëse elitat tona vazhdojnë të administrojnë krizën dhe jo të projektojnë vizionin, rreziku nuk është vetëm stagnimi — por përsëritja e cikleve të fragmentimit. Sepse në fund, kombet nuk maten nga lavdia e së kaluarës, por nga qartësia e projektit për të ardhmen. Pra,ose do ta krijojmë të ardhmen tonë si komb — ose do të vazhdojmë ta presim që ta krijojnë të tjerët për ne, sikurse dy protagonistët në dramën e Samuel Beckett-it, “Waiting for Godot”, që presin pafundësisht një ardhje që nuk ndodh kurrë.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 504
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)
  • Triumfi kujtesës mbi diktaturën
  • Një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë
  • NËNË TEREZA, SIMBOLI I BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
  • “Memorandumi i SANU-së dhe projekti serbomadh: Doktrina ideologjike, luftërat shkatërruese dhe çështja e Kosovës”
  • “Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”
  • FROM GONXHE OF SKOPJE TO THE UNIVERSAL MOTHER TERESA
  • “NJË ÇARJE NË PERDEN E SHQIPËRISË”
  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT