• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveria e Kosovës, 18 vendime për Parkun Kombëtar të Sharrit

February 10, 2016 by dgreca

-Qeveria e Kosovës miratoi nismat për lidhje të bashkëpunimit policor në luftimin e krimit me qeveritë e Italisë, Belgjikës, Lituanisë dhe Estonisë, si dhe nismën për lidhjen e marrëveshjes në fushën e zbatimit të ligjit për parandalim dhe luftim të krimeve të rënda me qeverinë e Danimarkës/
PRISHTINË, 10 Shkurt 2016-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës sapo mbajti sot një mbledhje me 26 pika në axhendë, 18 prej të cilave ishin vendime për “vënie në mbrojtje strikte” të zonave të ndryshme malore në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Qeveria e Kosovës miratoi nismat për lidhje të bashkëpunimit policor në luftimin e krimit me qeveritë e Italisë, Belgjikës, Lituanisë dhe Estonisë, si dhe nismën për lidhjen e marrëveshjes në fushën e zbatimit të ligjit për parandalim dhe luftim të krimeve të rënda me qeverinë e Danimarkës.
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhjen e 74-të, të shtatën në vitin 2016, të cilin e nisi me dy mbledhje brenda ditës së 8 janarit.
Në mbledhjen e 29 janarit, qeveria ka themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në 17 shkurt, ndërsa tashmë aktivitetet festive kanë nisur.
Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të mëdha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, vazhdon punën në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.
QEVERIA E KOSOVËS MBAN ANKANDIN E BONOVE TË THESARIT
PRISHTINË, 10 Shkurt 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e Bonove të Thesarit KV003-16, ku u ofertuan Bono Thesari 12-mujore në vlerë nominale prej 25 milionë euro. Shuma e ofertuar do të shërbej për ri-financimin e instrumentit të emetuar në shkurt 2015.
Njoftimi dërguar sot nga Ministria e Financave thekson se, në ankandin e Bonove të Thesarit, tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 72.2 milionë euro. Kjo është shuma më e lartë që ndonjëherë ka ardhur si kërkesë e tregut të Bonove të Thesarit. Ndërsa, është pranuar vetëm shuma e shpallur paraprakisht e cila është 25 milionë Euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.97% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej 56 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 12-mujore, e cila ishte 1.53%.
Blerësit e Bonove të Thesarit sipas kategorive janë Bankat private me 24.75 milionë euro si dhe Kompanitë e sigurimeve me 0.25 milion euro dhe si rezultat i normës më të ulët të ri-financimit do të ketë edhe të hyra buxhetore prej 138,036.59 euro.
Ankandi i Bonove të Thesarit i mbajtur dje është edhe një tjetër vlerësim pozitiv që kanë institucionet financiare në vend për stabilitetin financiar të qeverisë së Kosovës, duke shprehur kështu interesimin e tyre të lartë dhe gatishmërinë për Bonot e Thesarit. Por, njëherit është edhe përkushtim i qeverisë së Kosovës për transparencë dhe treg të pastër të bonove të thesarit, thekson deklarata./b.j/
*Foto Gazeta Dielli-Behlul Jashari: Qeveria e Kosovës në mbledhje, 10 shkurt 2016

Filed Under: Komente Tagged With: 18 vendime për Parkun Kombëtar, qeveria e Kosoves, të Sharrit

KRYEMINISTRI MUSTAFA DHE AMBASADORI DELAWIE, NE UNIVERSITETIN AMERIKAN TE KOSOVES

February 9, 2016 by dgreca

-Në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) është zhvilluar sot pasdite ceremonia e dorëzimit të certifikatave grupit të parë të pjesëmarrësve në trajnimin për zhvillimin e politikave publike dhe udhëheqje/
PRISHTINË, 9 Shkurt 2016-B.Jashari/ Në Prishtinë, në Auditoriumin e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) është zhvilluar sot pasdite ceremonia e dorëzimit të certifikatave grupit të parë të pjesëmarrësve në trajnimin për zhvillimin e politikave publike dhe udhëheqje, ku morën pjesë edhe kryeministri kosovar Isa Mustafa dhe ambasadori i SHBA, Greg Delawie.
Njoftimi dërguar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë bën të ditur se, Zhvillimi i Politikave Publike dhe Trajnimi për Udhëheqje është pjesë e programit Lidershipi Transformues (TLP) – Trajnimet Intensive dhe Kurset e Shërbimit Publik. Ky është një program intensiv i cili ofron trajnime të specializuara për udhëheqje, analizë të politikave publike, vendimmarrje të bazuar në dëshmi dhe vlerësim të programit.
Grupi i dytë i vijuesve të trajnimit të TLP-së Zhvillimi i Politikave Publike dhe Trajnimi për Udhëheqje është planifikuar të fillojë kah fundi i shkurtit me më shumë se 180 pjesëmarrës.
Universiteti Amerikan në Kosovë implementon komponentën TLP – Trajnimet Intensive dhe Kurset e Shërbimit Publik, në mbështetje të programit më të gjërë të Lidershipit Transformues të USAID-it.
Në ceremoni, sipas njoftimit dërguar nga Kryeministria kosovare, kryeministri Isa Mustafa vlerësoi rolin e USAID-it dhe të Universitetit Amerikan në programin e lidershipit transformues, duke theksuar nevojën për përgatitje të kuadrit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka folur për rëndësinë që shërbyesit civilë kanë në përparimin e një vendi.
Presidenti i Universitetit Amerikan në Kosovë, Winfred Thompson, ka falënderuar kryeministrin Mustafa dhe USAID-in që i dhanë mundësi këtij institucioni të bëhet pjesë e këtij projekti të rëndësishëm.

Filed Under: Komente Tagged With: Mustafa dhe Delawie, ne Universitetin Amerikan te Kosoves

Killing People ‘Pained’ Enver Hoxha, Widow Says

February 9, 2016 by dgreca

Around 25,000 people were executed and tens of thousands of others sent to labour camps./
Late Albanian dictator’s 95-year-old widow, Nexhmije Hoxha – giving her farewell interview – said her husband was a sensitive soul who regretted executing people.
Nexhmije Hoxha, 95-year-old widow of Albania’s late communist dictator Enver Hoxha, on Monday made her an on-air farewell to Albanians, declaring that this would be her last recorded talk.
During the interview, she again justified the crimes committed by her husband’s regime, saying Hoxha probably felt pain in his soul about sending so many people to their deaths, but considered it his “statesman’s duty”.
“I always imagined that Enver made the most difficult decisions such as executions like a statesman – obliged to do his duty – but in his soul he was very soft and sensitive and might have suffered,” she said.
Nexhmije Hoxha used the French saying, “C’est la raison d’Etat, que même la raison ne comprend pas” [“Reasons of state cannot be explained by reason”] adding that Hoxha never made any real mistakes in his decisions.
Quizzed about the countless murders, detentions and persecutions and the work of the old secret police, she dismissed them as “legends created by others” and blamed most errors on people in the field acting without central direction.
“Enver was the First Secretary of the party, I can’t now say that he didn’t know that some things were happening but for me they [the complaints] are just legends and denigrations,” she said.
She said the problem was that some “people in the field” were “coming from the villages and from the war, with a low cultural level”.
Hoxha told the journalist Rudina Xhunga about her life and childhood in Bitola, in Macedonia, the pedagogical institute in Tirana, her later life as a Partisan fighter in World War II and her life as wife of the Communist leader.
Hoxha admitted that she was a key political adviser to her husband. “I cannot deny that he talked with me. I was his old friend from the war, with political experience, so we talked about internal and external political issues,” she said.
She emphasised that she did not discuss security issues with him.
Her interview has predictably sparked a lot of debate in public.
Some people on social media said it was highly inappropriate for the widow of the dictator to be treated in the interview like a celebrity, saying it insulted the victims of communism system.
Some also said that in this, her last interview, they had expected her to apologise for the regime’s crimes.
The Albanian communist regime lasted for 45 years and is widely considered one of the cruellest in Europe, if not the world. Around 25,000 people were executed and tens of thousands of others sent to labour camps.(Balkaninsight)

Filed Under: Komente Tagged With: Killing People 'Pained' Enver Hoxha, Widow Says

Koment: Përse Zgjedhjet në New Hampshire janë interesante

February 9, 2016 by dgreca

Nga Ines Pohl/
Për çfarë bëhet fjalë në zgjedhjet paraprake në SHBA, New Hampshire? Për programe politike realiste jo. Më shumë janë emocionet ato që vënë vulën -prandaj këto zgjedhje janë të paparashikueshme.Me logjikë nuk mund të kuptohet entuziazmi amerikan për demokratin Bernie Sanders. Madje edhe fansat më të mëdhenj e dinë se në fund ai nuk ka shans të jetë kandidati presidencial i demokratëve. Sistemi, me të cilin demokratët zgjedhin kandidatët për postin më të lartë të shtetit ia bën gati të pamundur Bernie Sanders zgjedhjen apo daljen kundër “perandorisë” së Hillary Clinton. Fushata parazgjedhore është para së gjithash një fushatë pushteti dhe paraje. Vetëm pas këtyre luajnë rol pozicionet ekstreme të Sanders, që i trembin shumë vendimmarrës të partisë së tij.
“Bashkohuni me ditën e revolucionit”
Burra e gra, studentë e të rinj e mbështesin Bernie Sanders, sepse ai u jpe ndjesinë e të qenurit të rëndësishëm, se zëri i tyre dëgjohet. Sepse ai i merr seriozisht shqetësimet që nuk ua dëgjon kush. E tjetra sepse me sloganin e tij “Bashkohuni me ditën e revolucionit” ai ka gjetur një formulë të efektshme për të paqtuar këto shqetësime.
Fjala “Revolucion” tingëllon si të jesh pjesë, si ndryshim themelor, dhënie pushteti e atyre që nuk kanë pushtet deri më tani. Një thirrje për revolucion i prek zemrat e njerëzve.Kjo thirrje nuk bie në vesh të shurdhët në këtë vend krenar për revoltën kundër anglezëve në kohën e luftërave të pavarësisë. Në një vend, ku njerëzit ndjehen të tallur nga elita politike në Uashingtonin e largët dhe nga elita financiare korruptive e Wall Street.
Pozicioni i Hillary Clinton
Pikërisht kjo është gracka ku ka ngecur edhe Hillary Clinton. Argumentat e saj mund të jenë të bazuara – si për shembull kur vjen puna tek planet e Bernie Sanders për ristrukturimin e reformës shëndetësore. Megjithatë ajo nuk ia del dot të krijojë lidhje të vërtetë me njerëzit. Nuk ia del dot t’u japë votueseve e votuesve një vatër emocionale për frikën, shqetësimet, zemërimin e shpresat e tyre. Hillary Clinton nuk ofron një ligjërim të ri. Ajo është histori e jetuar. Ajo gjendet prej shumë kohësh në politikë, prej shumë kohësh në politikë edhe bashkëshorti i saj për të ngjallur sadopak atë besimin naiv se ajo është shpëtimtarja, pra pikërisht atë besim që ngjall 74 vjeçari Bernie Sanders.
Hillary Clinton është kandidatja e vetme në këtë vit zgjedhor të rëndësishëm, ku gjithësekush e di se ç’pritet prej saj. Asaj i dihen dobësitë, zemërgjerësia relative në interpretimin e së vërtetës dhe të gabimit – po ashtu si pikat e forta të saj, vënia në jetë e projekteve të deklaruara. Por edhe planifikimi, ndryshe besueshmëria që gëzon fjala e saj- Por besueshmëria nuk duket se është edhe aq e dëshiruar në këtë fushatë.
Ndjesi, asgjë më shumë se ndjesi
Amerikanet dhe amerikanët duan së paku në këtë fazë të hershme të kenë një monitor projektimi për ëndrrat e tyre. Për dëshirat e tyre – që ato të merren seriozosht, të ndjehen se kanë një vlerë në këtë botë që po bëhet gjithnjë e pakapshme dhe kërcënuese. Ky nuk është rasti vetëm tek demokratët. Edhe tek republikanët në modë janë kandidatët që nuk dalin në fushatë me premtime realiste -por e bazojnë atë në ndjenja, në forcën e ndjenjave. Një fuqi, që është sa e fortë aq edhe e fluturake. Prandaj janë kaq shumë amerikanë të pavendosur në këto zgjedhje paraprake. Prandaj zgjedhjet në New Hampshire janë kaq interesante – e për disa të frikshme.

Filed Under: Komente Tagged With: janë kaq interesante, Përse Zgjedhjet në New Hampshire

Shkodrani 14 vjeçar, mirëmbajtës i rrjetit të Facbook-ut?

February 8, 2016 by dgreca

Facebook i beson mirëmbajtjen e rrjetit, shkodranit 14 vjeçar Nilidon Pepushaj/
PRISHTINË, 8 Shkurt/ATSH/.- Një fëmijë i zakonshëm është Nilidon Pepushaj, 14 vjeçari shkodran që dëshira për të krijuar dita-ditës po e bënë të veçantë. Pepushaj ka aftësi të mëdha në përdorimin e kompjuterit, aq sa stafi i rrjetit më të madh social, Facebook, e ka vënë atë në listën e njerëzve të besuar dhe tashmë ai ka qasje në mirëmbajtjen e këtij rrjeti.
Pepushajt i është kërkuar nga Facebook që të mbyllë faqet jo-reale. Programet kompjuterike edhe aftësinë e tij për t’i zotëruar ia dedikon profesorit të tij, Arben Çokaj dhe librave të tij. 14 vjeçari shkodran përdor programet e fundit hollivudiane për krijimet e tij kompjuterike, të cilat i publikon në kanalin e tij në youtube.
“Unë kam kanalin në youtube ku hedh video dhe shpjegoj probleme kompjuterike. Profesori Arben Çokaj më ka ndihmuar shumë. Dy librat që ai ka botuar janë tepër të vlefshme”, ka thënë Nilidon Pepushaj, njofton Oranews.
Gjithashtu është shpërblyer nga youtube, ku edhe ka përfituar pagesë për të cilat paguan edhe taksa. Pasioni i Nilidonit 14 vjeçar, nuk është vetëm bota kompjuterike. Letërsia zë gjithashtu një vend të veçantë në kohën e tij. Ai ka botuar tre libra deri tani dhe është në botim të katërtit.
‘Zoti i zi në Shtëpinë e Bardhë’ është botimi i parë i tij i frymëzuar nga filmat vizatimorë. Botim i dytë është romani ’15 minuta lojë me kohën ‘
Lirikën e ka shfaqur në vëllimin me poezi të titulluar ‘Qesh e Qaj me mijëra djaj’. Një libër i tij i preferuar është edhe një libër i presidentit amerikan,Barack Obama, i cili ka lënë shenjë në memorien e Nilidonit për triumfin e tij si njeriu më i fuqishëm në botë. Një libër që do t’ua sugjeronte fëmijëve të moshës së tij është Tom Sojeri.
Rasti i Nilidon Pepushajt nga Shkodra është një rast i veçantë për të gjithë fëmijët shqiptarë, po ashtu edhe një rast frymëzues, se si me punë dhe dëshirë mund të arrish shumë sukses.
Nilidon Pepushaj është një 14 vjeçar nga Shkodra. Ai vazhdon klasën e tetë në shkollën jopublike të quajtur ‘Zemra e Krishtit’.

Filed Under: Komente Tagged With: Facebook i beson mirëmbajtjen e rrjetit, Nilidon Pepushaj, shkodranit 14 vjeçar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 363
  • 364
  • 365
  • 366
  • 367
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT