• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nihat Bakalli, vazhdues i veprës së Mid’hat Frashërit

July 26, 2013 by dgreca

Nga Uran BUTKA/       

Si i arratisur politik, Nihati, fillimisht u lejua të ndiqte studimet e larta për albanologji, e mandej për drejtësi në Universitetin e Beogradit. Por, për veprimtari kombëtare shqiptare, tok me mjaft shqiptarë të arratisur në Jugosllavi si Anton Çeta, Hasan Kaleshi, Abullah Zajmi, Ali Alia, Agim Vicrri, Murat Isaku, Elez Ndreu, Skënder Kastrati, Zyhdi Baja etj, Nihati u burgos nga UDB-ja dhe u dërgua në kampin e përqendrimit të Gerovës, ku vuajti jashtëzakonisht bashkë me të burgosurit e tjerë nga Shqipëria e Kosova

 Nihat Bakalli ka marrë pjesë në të gjitha tubimet dhe demonstratat e Ballit Kombëtar dhe të Lidhjes Kosovare në SHBA dhe Europë, përpara institucioneve ndërkombëtare për çështjen shqipare, por edhe për të protestuar për krimet e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës që po e mbyste popullin shqiptar dhe po e mbyllte krejtësisht Shqipërinë.

Nihat Bakalli është një përfaqësues i shquar i nacionalizmit shqiptar, veprimtar dhe kryetar i Ballit Kombëtar për Diasporën, vazhdues i denjë i veprës së Mid’hat Frashërit, intelektual i spikatur, qëndrestar antikomunist, demokrat i gjysmës së dytë të shekullit XX dhe i ditëve tona.

U lind në Shkodër më 12 janar të vitit 1931, në një familje patriote dhe qytetare shkodrane. I ati, i përndershmi hafiz Ymer Bakalli, që kishte studiuar për teologji dhe psikologji në Turqi, ishte një patriot i njohur, pjesëmarrës në luftën e Koplikut dhe në mbrojtje të Shkodrës në vitet 1918-’20 kundër pushtuesve serbo-malazes. Antizogist i burgosur, pjesëtar i opozitës demokratike të viteve ’30, antifashist dhe antikomunist i vendosur, ai e urrente më së shumti komunizmin, që prishi fe dhe atdhe. U burgos dhe u internua në kampin famëkeq të Tepelenës nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës.

Nihati i mori mësimet fillore dhe të mesme në qytetin e lindjes. Qysh nxënës, mori pjesë në lëvizjen studentore antikomuniste në vitet 1947-1948 në Shkodër, bashkë me Bardhosh Danin, Mark Cacajn, Ibrahim Dërgutin, Hilmi Hoxhën, Ferid Myftiun etj., duke bërë propagandë antikomuniste dhe protesta. Nihati kujton në librin e tij me kujtime “Nga një vit në tjetrin”: “Në këtë grup, veprimi më i madh ka qenë kur unë dhe Bardhoshi kemi shkruar një parrullë antikomuniste në një faqe të murit të gjimnazit: “Poshtë komunizmi! Jashtë rebelët”! Për t’iu shmangur regjimit të egër, u ndamë u organizuam në grupe të vogla prej tre vetësh, ndërsa mbledhjet i bënim në shtëpinë time…”

Por, grushti i egër i pushtetit ra mbi studentët: Bardhosh Dani, Ibrahim Dërguti dhe Mark Cacaj u vranë gjatë orvajtjes për t’u arratisur, ndërsa Ethem Bakalli, Ahmet Bushati, Mërgim Dani, Viktor Luka dhe Njazi Uruçi u burgosën. Nihati dhe Zyhdi Baja u arratisën në vitin 1950 nga Shqipëria, për t’i shpëtuar arrestimit.

Si i arratisur politik, Nihati, fillimisht u lejua të ndiqte studimet e larta për albanologji, e mandej për drejtësi në Universitetin e Beogradit. Por, për veprimtari kombëtare shqiptare, tok me mjaft shqiptarë të arratisur në Jugosllavi si Anton Çeta, Hasan Kaleshi, Abullah Zajmi, Ali Alia, Agim Vicrri, Murat Isaku, Elez Ndreu, Skënder Kastrati, Zyhdi Baja etj, Nihati u burgos nga UDB-ja dhe u dërgua në kampin e përqendrimit të Gerovës, ku vuajti jashtëzakonisht bashkë me të burgosurit e tjerë nga Shqipëria e Kosova.

Nihati u arratis nga kampi i përqendrimit dhe kaloi në Trieste, në kampin e “Santa Bara”, mandej në Strasburg, për të vazhduar studimet universitare për drejtësi, si student në Kolegjin “Evropa e Lirë”. Nga Franca u transferua në Romë, ku u bashkua me refugjatët e vjetër të Ballit Kombëtar: Vasil Andoni, Sekretar i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, Zef Pali, Dom Zef Shestani, etj., me të cilët bashkëpunoi ngushtë. Në Romë, punonte dega e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, ku Nihati dha kontributin e tij, sidomos në kapërcimin e mosmarrëveshjeve midis grupimeve politike të djathta. Ndërkohë, vazhdoi studimet universitare për drejtësi, të cilat i përfundoi në Neë York të SHBA, ku emigroi si shumica e shqiptarëve të mërguar nga Shqipëria. Atje vijoi përpjekjen e Ballit Kombëtar për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike, të integruar në botën e lirë Perëndimore.

U zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar në Diasporë në Kongresin VII në Detroit dhe bashkëpunoi me udhëheqësit kryesorë historikë të nacionalizmit shqiptar: Vasil Andonin, Abaz Ermenjin, Hasan Dostin, Zef Palin, Sulejman Meçon, Qazim Prodanin, Jani Dilon etj.

Si publicist, bashkëpunoi me fletoret “Flamuri” dhe “Besa”, si edhe me revistat “Albania” dhe “Shërbestari i Shqipërisë”, ku botoi një sërë arikujsh me vlerë kombëtare . Ka mbajtur për mëse 30 vjet, si drejtor dhe si folës, radion e Ballit Kombëtar “Zëri i Shqiptarëve të Lirë”, prej vitit 1965 e deri në vitin 1993, kohë në të cilën u përmbys diktatura komuniste në Shqipëri. Radioja “Zëri i shqiptarëve të lirë” ka mbajtur gjallë frymën e shqiptarizmës, ka mbrojtur çështjen shqiptare në botë, ka demaskuar regjimin gjakatar të Enver Hoxhës dhe ka mbështetur çdo lëvizje që zhvillohej nga Balli Kombëtar dhe Lidhja Kosovare në SHBA dhe Europë. Nihat Bakalli drejtoi radion dhe kumtoi idetë e lirisë, të nacionalizmit shqiptar e të antikomunizmit, pa iu lodhur dhe pa iu trembur kërcënimeve të armiqve të kombit e të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë, Nihat Bakalli dhe radioja e tij, kanë mbrojtur dhe ndërkombtarizuar çështjen e Kosovës,, luftën e saj për çlirim dhe bashkim me Shqipërinë, sipas parimeve të pavdekshme të Shqipërisë Etnike të të madhit Mit’hat Frashëri.

Nihat Bakalli ka marrë pjesë në të gjitha tubimet dhe demonstratat e Ballit Kombëtar dhe të Lidhjes Kosovare në SHBA dhe Europë, përpara institucioneve ndërkombëtare për çështjen shqipare, por edhe për të protestuar për krimet e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës që po e mbyste popullin shqiptar dhe po e mbyllte krejtësisht Shqipërinë. Ja ç’thotë ai në librin “Nga një vit në tjetrin”: Mund të përmend Konferencën shkencore kushtuar 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeut, si edhe tubimin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” më 1978. Seancën e parë e drejtoi dr. Ramazan Turdiu, seancën e dytë, dr.Nihat Bakalli… Për këtë është shkruar e botuar një libër i posaçëm… Mund të zë në gojë edhe dy kuvende, njëri kushtuar Lëvizjes Studentore kosovare më 1981, tjetri Kryengritjes Antikomuniste të Malësisë së Madhe, prirë nga patrioti e luftëtari i lirisë, Preng Cali…”

I zgjedhur kryetar i Komitetit të Ballit Kombëtar për Diasporën, Nihat Bakalli, luftoi edhe më tepër për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri e Kosovë, si edhe për të siguruar ndihmën e madhe të SHBA për Shqipërinë dhe për çlirimin e Kosovës, po ashtu edhe për të ndihmuar Ballin Kombëtar në Shqipëri, bashkimin e tij, veçanërisht Partinë e Ballit Kombëtar Demokrat, për të pasur një përfaqësim të denjë dhe aktiv në politikën e sotme shqiptare. Ndërkohë, ai ka mbështetur përpjekjet e të djathtës shqiptare, të partive të traditës nacionaliste dhe ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë demokratike, por ka kritikuar edhe gabimet e politikës shqiptare në tranzicion, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjen tonë kombëtare dhe integrimin euro-atlantik.Nihat Bakalli ka trajtuar e promovuar historikisht, por edhe në librin e tij “Nga një vit në tjetrin”, një sërë figurash madhore të Ballit Kombëtar si Mid’hat Frashëri, Vasil Andoni, Abaz Ermenji, Zef Pali, Sulejman Meço, Halil Maçi, Luan Gashi, Dom Zef Shestani, Jani Dilo, Hafiz Jusuf Azemi, Dr. Vasil Dhimitraj, Martin Camaj, Arshi Pipa etj, si edhe ngjarje të rëndësishme kombëtare e politike.Le të shënojmë këtu disa rreshta nga shkrimi i Nihat Bakallit për Zef Palin, një nga figurat e shquara të Ballit Kombëtar: “Udhëheqësit tanë, që nuk i kemi ma në mesin tonë, udhëheqës të kalibrit të Mid’hat Frashërit, të Zef Palit, Hysni Lepenicës, Safet Butkës, Skënder Muços, vëllezërve Kazazi, Haki Tahës, Preng Calit, Mark Sadikut, e të vargut të gjatë të Dëshmorëve e të punëtorëve të Lirisë, këta udhëheqës, pra, na e kanë lanë amanet se, në qoftë se kemi një pikë gjaku shqiptar në dej, në qoftë se nuk duam të shkrihemi e të mbarojmë në harresë, në qoftë se na dhimbset kombi i shtypun e i coptuem, atëherë le ta sjellim kokën kah historia dhe le të kundrojmë aty sesa ka vuejtë kombi ynë nga kamba e të huajve”.Në SHBA, ka punuar në Bankën amerikane, i specializuar në lidhjet bankare ndërkombëtare, deri në qershor të vitit 1996, kur doli në pension.Është nderuar me titullin “Qytetar nderi i qytetit të Shkodrës”.(Dielli-Arkiv)

Filed Under: Komente Tagged With: Mit'hat Frasheri, Nihat Bakalli, Uran Butka

KKSHA përgëzon liderët e rinjë politikë në Shqipëri, duke nxitur bashkëpunimin në mes tyre

July 26, 2013 by dgreca

Nga Beqir SINA/

Washington D.C: – Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) ka uruar sot nga Shtetet e Bashkuara, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike dy liderët e e tyre Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe Lulëzim Basha, dhe për zgjedhjen kryetar i ri i partisë Demokratike.

Po ashtu, KKSHA ka uruar popullin shqiptar për një proces zgjedhor që u vlerësua nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si të lira dhe të ndershme,”Zgjedhjet e 23 qershorit u vlerësuan nga OSBE-ja të qena si zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri, tha zoti Mustafaj .

Më tej, KKSHA-ja u kërkon dy liderve dhe partive të tyre bashkëpunimin e forcave politike për një dinamikë të re politike në Shqipëri që të çojë në bashkëpunim më të mirë mes qeverisë dhe opozitës në mënyrë që Shqipëria të mund të vazhdojë procesin e saj të anëtarësimit dhe hyrjes në BE.

Këto zgjedhje krijuan mundësinë që në Shqipëri të krijohet një dinamikë unike për politikanët për t’i dhënë fund polarizimit që ka pat ngecur në përparimin e vendit dhe rrugën në BE – ka vlerësuar sot, Avni Mustafaj, drejtor ekzekutiv i KKSHA.

Po ashtu, ai tha se “të gjitha forcat politike meritojnë të vlerësohen për kontributin e tyre për të arritur standardet më të larta zgjedhore që janë zhvilluar deri tani në Shqipëri” .

Mustafaj nga ana tjetër, konsideron se ” Partia LSI, e kryesuar nga Ilir Meta, ka qënë një partnere e koalicionit të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga PD-ja dhe pjesë e një koalicioni të mëparshëm me PS-në, kështu që ata kanë një mundësi për të shërbyer si një urë e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) uron z. Edi Rama, Partinë Socialiste dhe partnerët e saj të koalicionit për fitoren e saj zgjedhore, dhe thotë se ne përgëzojmë Partinë Demokratike në zgjedhjen e z. Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, si Kryetar i Partisë Demokratike, i sapozgjedhur . Ne shpresojmë që një dinamikë të re politike në Shqipëri do të çojë në bashkëpunim më të mirë mes qeverisë dhe opozitës në mënyrë që Shqipëria të mund të vazhdojë procesin e saj të anëtarësimit dhe hyrjes në BE. Për çka edhe në zgjedhjet e fundit, BE-ja dhe SHBA-të, e bëri të qartë se procesi i zgjedhjeve do të ndikojë në masë të madhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.
Zgjedhjet e 23 qershorit u vlerësuan nga OSBE-ja të qena si zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri, zgjedhje të cilat paraqesin një mundësi unike për politikanët për t’i dhënë fund polarizimit që ka pat ngecur në përparimin e vendit dhe rrugën në BE.Partia Socialiste dhe partnerët e saj të koalicionit do të duhet të punojnë përmes procesit për të formuar qeverinë e re. Mbasi të jetë formuar, qeveria e re do të ketë sfidë për të koordinuar bashkëpunimin midis ministrive nga parti të ndryshme politike. Ndërkohë, Partia Demokratike ka një udhëheqës të ri të partisë, për herë të parë që nga formimi i saj, dhe Kryetari i sapozgjedhur do të duhet për të siguruar mbështetjen e anëtarëve të partisë së tij në mënyrë që të shërbejë si një opozitë konstruktive.
” Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e kryesuar nga z. Ilir Meta, ka qënë një partnere edhe e koalicionit të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga PD-ja, dhe është tash pjesë e një koalicioni të  PS-së, kështu që ata kanë një mundësi për të shërbyer si një urë e bashkëpunimit midis qeverisë së re  dhe opozitës së re.”

Më tej, thuhet në dekleratë se “Shqipëria me një popullsi të konsiderueshme të shqiptarëve që jetojnë përtej kufirit të secilit prej vendeve fqinjë të saj, duhet të tregojë se është gati të ketë një lider rajonal në zhvillimin ekonomik, arsimor dhe kulturor, ndërkufitar dhe në fushën e bashkëpunimit,të sigurisë rajonale si një anëtar i NATO-s, “, thotë Avni Mustafaj, Drejtor Ekzekutiv i KKSHA-së.

 

Filed Under: Komente Tagged With: avni, KKSHA, ne Shqiperi, pergezon fituesit

NAAC Congratulates New Political Leaders in Albania,Urges Cooperation

July 25, 2013 by dgreca

The National Albanian American Council (NAAC) congratulates Mr. Edi Rama, the Socialist Party and its coalition partners on its election victory; and we congratulate the Democratic Party on the election of Mr. Lulzim Basha, Mayor of Tirana, as its newly elected Chairman. We hope that the new political dynamic in Albania will lead to better cooperation between the incoming government and the opposition so that Albania can continue its EU membership process. Leading up to the recent elections, the EU, and the US, made clear that the elections process would greatly influence their relations with Albania.

The June 23rd elections were deemed by the OSCE to be the best elections ever held in Albania, which presents a unique opportunity for politicians to end the polarization that has stalled the country’s EU progress. The Socialist Party and its coalition partners will need to work through the process to form the new government. Once formed, the new government will have the challenge to coordinate cooperation between Ministries from different political parties. Meanwhile, the Democratic Party has a new party leader for the first time since its formation, and the newly elected Chairman will need to secure the support of his party members in order to serve as a constructive opposition.

“Since the LSI Party, headed by Ilir Meta, had been a coalition partner of the previous DP led government and part of a previous SP coalition, they have an opportunity to serve as a bridge of cooperation between the government and the opposition. Further, with significant populations of Albanians living across the border of each of its neighbors, the country is poised to be a regional leader in economic development, education and cultural cross border cooperation and, as a NATO member, regional security, ” said Avni Mustafaj, NAAC Executive Director.

Filed Under: Komente Tagged With: NAAC Congratulates New Political Leaders in Albania, Urges Cooperation

MASHTRIM DHE TE PAVERTETA NGA ISH AMBASADORI TARIFA

July 24, 2013 by dgreca

Nga Beqir SINA/ New York/

BENSONHURSTE BROOKLYN NY :Ish-ambasadori shqiptar në Amerikë, professor Fatos Tarifa, në kujtimet e tij, të cilat janë sjellë për lexuesit nga gazeta “Dita”, është ndalur edhe në faktin përse kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha, nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre.

Në ato që shkruan profesori Tarifa, nuk është aspak korrekt, ai ka një dozë të shthurur të pa vertetash, dhe shkrimi është shkruar mbi teorin “gënjë e genjë se diçka do të mbetet”. Ose t’i bëjë pakëz “fresk” qeverisë që po pret të marrë shtetin në shtator. Por, në këtë “Polemikë me një manifikë” janë faktet kokëforte që unë të paktën mendojë se e vënë me “shpatulla pas murit” profesorin hileqarë – menafikë.

Së pari:  Në vitin 1991, takimet e Berishës dhe Pashkos në Uashington në Departamentin amerikan të Shtetit, janë të parat mbas shteti totalitar hapi dyert.  E organizuar nga Instituti Republikan Amerikan, vizita edhe pse jozyrtare ishte ndër më të rëndësishmet për politikën e shtetit që po dilte mbas 45 vjetëve nga vetë izolimi i tmerrshëm. Shqipëria, që nuk kishte as marrëdhënie diplomatike me SHBA-në, të ndaluara për një periudhë gjysmëshekullore, mbërriti e para në dyert e Uashingtonit. Dhe kush “trokiti” i pari! ishte Berisha, ai që “gjeti çelsin” e Uashingtonit. Berisha, është i pari dhe i vetmi lider shqiptarë që është pritur nga 2000 shqiptaro amerikan në Hilton Hotel në New York, në vitin 1992.

Së dyti : Berisha, është i vetmi President dhe Kryeministër i Shqipërisë, që takoi zyrtarisht katër  Presidentët e Shteteve të Bashkuara(George HW. Bush, William Jefferson Clinton, George W. Bush, dhe Brack H. Obama) dhe i vetëm lider i Europës Juglindore ish-komuniste, që ka vizituar zyrtarisht SHBA, si i ftuar nga një Presidenti i SHBA. Vizitë e cila është e shënuar në librin e protokollit të Shtëpisë së Bardhë.  Madje, Berisha President, është i vetmi që i është shtruar në Shtëpinë e Bardhë, edhe “reed carpet – qylimi i kuq”, dhe kjo ka ndodhur në vitin 1992 nga Presidenti i 42-të i SHBA, William Jeferson Clinton.

Së treti :  presidentët e Shqipërisë, Mejdani, Moisiu,Topi, dhe kryeministra Majko, Meta  janë takuar me Presidentin e SHBA, gjatë vizitave në SHBA, ose në evenimente ndërkombëtare, por deri tani asnjëri prej tyre, nuk ka marrë një ftesë zyrtare nga Presidenti i SHBA, për tu takuar në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si është takuar deri tani me ftesë zyrtare, Berisha, dhe në nëshkrimin e Kartës së Adriatikut në Rose Garden Wihte House, ish kryeministri Fatos Nano .

Së katërti : Berisha, gjatë karjerës së tij do të mbahet mend gjatë si Kryeministri i parë dhe i vetmi që priti të parin President të Shteteve të Bashkuara në detyrë, në Tiranë, George W. Bush(qershor 2007). Madje në një vizitë historike për Presidentin e SHBA, që deklaroi pavarësinë e Kosovës në mes të Tiranës, vetëm 8 muaj para se Kosova të shpallte pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Berisha, është i vetmi Kryeministër deri tani që ka shfrytëzuar të gjitha protokollet diplomatike, për të u takuar me Presidentin e SHBA, përfshirë ne takimet histrorike të pranimit në NATO-.

Së pesti:  Vetëm tre vjet mbasi ai ishte zgjedhur, Presidenti i Shqipërisë, ishte Berisha që kaloi Atlantikun për të takuar Presidentin amerikan. Ndoshta edhe “I përcaktuar, qysh atëhere si politikani i shenjuar i Departamentit të Shtetit – Hey You Never Know !”. Por duhet pranuar se megjithë “baticat dhe zbaticat” e lidhjeve të tij me Amerikën, Berisha, ishte në gjendje të rikthente lidhjet e tij me Uashingtonin në zenitin e tyre.

Mirëpo, do të thoja në këtë polemikë; jo se profesor Tarfia, nuk i kupton këto gjëra dhe nuk i di këto takime si organizohen dhe si bëhen në Uashington, dhe ai nuk është aq profan sa të mos njoh edhe politikën amerikane, e cila jo vetëm me Shqipërinë, por me asnjë vend të botës nuk ngre marrëdhënie mbi individët, qofshin ata të kalibrit, Mandela, Dalai Lama, Leh Valesa, apo Vaslav Havel.

Tarifa, lexohet menjëherë dhe kuptohet fare mirë se është në natyrën e një politikani të ideologjizuar – i mësuar me mësimit shpirtërore në Institutin Marksist – Leninist në Tiranë, i biri i njërit prej eksponentëve të njohur Enverit, duket qartë se me një “gurë do të vrasë dy zogjë” i thonë ma shqip. Ai duke futur edhe Fatos Nanon që i shërbej i i “shkonte shurra” para tij sa ishte në pushtet, tani kërkonë të shpërfilli dhe të shigjetojë edhe Berishën si gjoja i pa “dëshiruar” nga Amerikanët, dh mundohet me shkrimin e tij të minimizojë mardhëniet dhe lidhjet e Berishës me Uashingtonin,

Ish ambasadori i “deklasuar” Fatos Tarifa, ky professor menafikë, ka shfrytëzuar zgjedhjet e 23 qershorit, dhe largimin Kryeministrit Berisha, nga kreu i PD-së, me ç’ rast të bëjë spekulime, por edhe mashtrimet e tij tipike prej sharlatani mediatik. Ai madje aludon edhe në emër të Uashingtonin, se “përse kryeministrat Fatos Nano dhe Sali Berisha, nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre”. Por, ajo çka shkruan Tarfia dhe ajo që është realitet – fakt, janë një gjë tjetër!.

Sepse, aq i pa skrupullt dhe hileqarë duket se është, Tarifa, sot sa bënë edhe rolin e të pa diturit në takimin e Nanos në SHBA, dhe takimin me Presidentin Bush, ku vetë ka qenë ulur krah Presidentit Bush së bashku me ish kryeministrin dhe ka shoqëruar Fatos Nanon në Uashington. Ai e di fare mirë Presidenti amerikan ftoi Kryeministrin shqiptar në Uashington, më 29 mars 2004, dhe pati biseda zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me krerët e qeverive të Maqedonisë e Kroacisë, ku edhe më pas ato bënë edhe fotgrafi.

Eshtë për të ardhur keq me gjithë  këto janë fakte, që Tarifa i di më mirë se unë dhe kushdo, të bjeri kaq poshtë në një shkrim të pa nivel. Kur mendon se përse Profesori menafikë bën pikërisht, tani mbas zgjedhjeve të 23 qershorit një mashtrim të llojit të marrëzisë së “tejskajshme”, kur thotë se vizitat e Presidentit dhe Kryeministrit Berisha, dhe Kryemnistrit Fatos Nano, nuk ishin zyrtare dhe “se përse  nuk u pritën kurrë në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht përpjekjeve dhe insistimit të tyre, Berisha dhe Nano”. ”

Presidenti i SHBA në Zyrën Ovale, ka prtiur në vizita zyrtare ose jozyrtare, edhe lider të ndryshëm anembanë botës, por asnjë herë nuk është ashtu si thotë Tarifa. Profesori dhe ish ambasadori Traifa është e çuditëshme dhe si mund të i lejojë vetes si diplomat dhe profesor që të flasë në emër të Uashingtonit, ça mund të kishte edhe ndonjë reagim nga ambasada amerikane në Tiranë -Hey You Never Know !” .

Nuk po e “kuptojë” nihilizmin e këtij ish diplomati, kur ai ishte dora vetë ai që u “kacafytë” në Seancën e Dëgjimore në Kongresin Amerikan në vitin 2004, kur përfaqësues të shoqërisë civile kanë paraqitur panoramën e realitetit të shetit shqiptar, në sundimin e socialistëve. Të thirrur në një Seancë Dëgjimore në Kongresin Amerikan, për të dëshmuar rreth situatës së atëhershme në Shqipëri, Erion Veliaj, Kreshnik Spahiu, dhe Fatmir Mediu u shndërruan atëhere në ambasadorët e shpresës për shqiptarët. Por, që u ballfaquan në atë sallë me kundërshtinë e fortë të ish Ambasadorit në Ushington Fatos Tarfisë, i cili u bë një avokat i shkëlqyer i ish Kryeministrit Fatos Nano,

Tani kujt Tarife duhet me i besuar ! : Atij kur në Uashington preferoi të mos t’a konfiguronte aq gri realitetin në Shqipëri në udhehqjen e socialistëve. Sipas tij Shqipëria ishte e zhvilluar, dhe kjo kishte ndodhur pikërishtë mjaft vitet e fundit( Kryeministër Fatos Nano ) si tha ai ishin  realizuar sipas tij një numër arritjesh që pjesa më e madhe e të huajve nuk i dinë. “Këto arritje, thoshte nëntë vejt më parë Fatos Tarfia mund të shihen në ekonomi, në ligjin e pronësisë si dhe përsa i përket tolerancës fetare, të drejtave të pakicave dhe në legjislacionin e zgjedhjeve, luftën kundra korrupsionit. Ndërsa korrupsioni, shtoi Tarfia, si fenomen nuk u shpik tani madje ju kujtoj dhe një serë masash që qeveria shqiptare(Fatos Nano) po ndermerrte në luftë kundër tij,” ka thënë Fatos Tarifa në Uashington në prill 2004.

Ndërsa , dje Profesori menfikë thotë se : “  Arsyeja kryesore, të cilën në mënyrë konfidenciale ma thanë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar pak ditë pasi unë kisha lënë detyrën e ambasadorit në Uashington, ishte se, në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si edhe në Departamentin e Shtetit, nuk besonin se Fatos Nano ishte një kryeministër serioz dhe i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto dy fenomene, si edhe qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj tyre, kanë qenë dhe mbeten shqetësimet kryesore të çdo administrate amerikane në marrëdhëniet e saj me shtetin shqiptar.

Ish ambasadori i Nanos në Shtetet e Bashkuara, Fatos Tarifa, i biri i kryeservilit të Enverit Sevo Tarifa, kur flet me aq zell për korrupsionin dhe humbjen e besimit tek amerikanët, harron skandalin historik që ai ka bër vetë, kur ishte ambasdor në Uashington i Shqipërisë. Ai i ka kërkuar para një investitori ndërsa ky i fundit kishte shfaqur interes për të investuar në Shqipëri, në vitin 2004.

Skandali, në atë kohë është pasqyruar nga televizioni Klan, dhe jepej qartë ambasadori Tarifa duke i bërë propozimin biznesmenit amerikan. Ky ishte një nga skandalet e rradhës të pushtetarëve socialistë, që do të vazhdonin gjatë kësaj periudhe të razicionit të tejet të zgjatur. Tarifa, nuk është as i pari dhe as i fundit nga rradha e socialistëve, të cilët për të gjitha privatizimet kanë kërkuar hapur ryshfete, në atë kohë. Dhe kanë marrë 20 përqindshin e betonizimit të Tiranës, sa ishte Edi Rama kryetar Bashkie.

Megjithëse, nuk dihet ende se sa ministra dhe drejtorë ministrishë do të mbajnë poste në qeverin e Edi Ramës, koalicioni i majtë që në zgjedhjet e 23 qershorit ka fituar 84 mandate të deputetëve, kur vetë kryeministri i zgjedhur Rama, ndaj të cilëve ka dhënë me dhjetëra akuza për korrupsion e skandale përfshirë edhe “Elefantin e korrupsionit”, Illir Metën, për të cilin Rama ka thënë se ” E pamë me zë dhe figurë se si vidhet shteti “.

Por janë me dhjetëra rastet kur ish opozitarët apo drejtues të lartë të PS janë të përfshirë në afera korrupsioni, dhe ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë, jo atëhere por tani ata janë të mbrojtur edhe me mnadatin e deputetit të koalicionit të majtë. Dhe këtë duhet ta dijë Fatos Tarifa, se :’Kjo është fytyra e vërtetë e korrupsionit, e qeverisë që na vjen në shtator, ata janë të gjithë të infektuar tërësisht nga korrupsioni”. Është ky korrupsion, i cili në të vërtetë buron nga vetë ai që dje ishte Kryetar Bashkie i Tiranës, dhe në shtator do të jetë kreu i qeverisë, pra çifti Edi Rama  Ilir Meta, dhe më pas shtrihet në të gjithë kapilarët e kësaj maxhorance që me zor po pret të vijë dhe t’a “rrjepë” edhe një herë shtetin.

Së fundi mendojë se Fatos Tarifa, nuk është një rast i shkëputur, i kësaj natyre, ai është thjesht një rast unik i rradhës së politikës së brumit komunistë, ku thuhet bërtit sa të mundesh: “Ujku Ujku! sepse Çakalli po bën namin!”. Ashtu sikurse dje Ilir Meta, bërtiste për korrupsionin dhe ai që ka bërë pazaret e tij në këto ditë të fundit për qeverisjen e re, që po na vjen në shtator, me Edi Ramën, për ndarjen tortës, që të krijojë më shumë vende pune për ministrat, drejtorët dhe pushtetarët e tjerë, edhe Tarifa, duket qartë se “po lëpihet për ndonjë llokëm ose kockë”. Dhe, kush e di në diplomaci ndhoshta!

Me sa duket ky menafikë, tani ka zgjedhur dhe ka vendosur që t’i përdorë shkrimet e fundit, pas 23 qershorit, duke menduar për “xhepat” e tij të “shkundura në këto tetë vejtë opozitë. Profesori ose ish ambasadori Fatos Tarifa, i biri kryeservilit të Enverit, Safo Tarifës, ambasadori që i bëri të gjithë shqiptarët të ndjehen të ofenduar para Uashingtonit, tani bënë lojën e “Elefantit të korrupsionit, ose atit të tij shpirtëror të korrupsionit, që është ideologjia e tij Marksiste Lenisniste, dhe njeriu që shpiku 20 përqindshin.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, mashtrim dhe te paverteta, te ish ambasad Tarifes

Nje udhetim i paharruar ne Detroit

July 24, 2013 by dgreca

Leter Editorit te Diellit, nga mikja amerikane e shqiptareve, ambasadorja e kultures dhe gjuhes shqipe, Carrie Hooper/

Përshëndetje z. Editor!/

Shpresoj të jeni mirë si dhe unë jam mirë.  Kisha një fundjave të ngarkuar. Të shtunën e kaluar udhëtova për në Detroit të Michiganit me ansamblin Bashkimi Kombëtar, anëtare e të cilit isha bërë para pothuaj një muaji. Takova bashkëudhëtarët e tjerë në një dalje të caktuar në Pensilvani. Kisha dhënë një koncert në Towanda të Pensilvanisë mbrëmjen përpara dhe burri që e organizoi bashkë me shoferin e tij më çuan te dalja të nesërmen.Takova grupin pa problem dhe vazhduam rrugën për në Detroit.  

  Mbërritëm te hoteli rrethë orës shtatë dhe pas një pushimi të shkurtër, darkuam në një restorant, Johnny’s Grill, që pronohet nga një shqiptar. Pas darkës ansambli këndoi disa këngë në verandë për mysafirët shqiptarë që kishin ardhur në restorant.  Këndova Himnin e Flamurit si dhe dy këngë që i përcolla me cifteli: Mora testin dhe Shqipëria, nëna ime.  Një djalë dymbëdhjetë vjeçar me emrin Adem, këndoi dy këngë dhe ne e shoqëruam me cifteli.

    Gjithashtu Shaban Lajçi recitoi një poezi për Mëmëdheun. Grupi këndoi disa këngë të tjera që i shoqëruam me cifteli. Kaluam një mbrëmje të bukur.
   Të dielën e kaluar në mëngjes grupi ynë hëngri mëngjes në një restorant që pronohet nga i njëjti shqiptar që pronon Johnny’s Grill.  

     Pas mëngjesit shkuam në Meshë në Kishën Katolike te Shën Palit në Rochester Hills. Mbas Meshës kisha shtroi një drekë për ne ku u njoha me priftin, Don Fran Kolën si dhe me shqiptarë të tjerë.  Në pasditë ushtruam këngët që do të këndonim në koncertin e mbrëmjes.  

  Koncerti ynë u zhvillua në sallën e Kishës së Shën Palit. Tom Gjergji hapi programin duke shpjeguar veglat foklorike dhe nevojën për bashkimin e trojeve shqiptare ndërsa veglat u dëgjuan të regjistruara në sfond.  Pastaj këndova himnet amerikane dhe shqiptare.  Për më tepër djali 12 vjecar, Ademi këndoi dy këngë, një për Adem Jasharin dhe një me titull “Të pandarë në jug dhe veri “për të cilën kishte kompozuar muzikën, dhe ne i përcollëm me cifteli dhe sharki.  Gjithashtu një burrë i ra lahutës ndërsa disa burra të tjerë kënduan.  Më tej Agim Rugova dhe Toma Smajlaj ekzekutuan skica me humor.

 Këndova këngën “Mora testin “ që e shoqërova me cifteli ndërsa disa antarë të tjerë më shoqëruan me cifteli dhe sharki.  Gjithashtu këndova këngën “O popull i dashur”, që kompozova unë duke e shoqëruar veten me pianon elektrike.  Shaban Lajçi recitoi disa poezi dhe koncerti përfshiu këngë të tjera folkrorike.  Kjo veprimtari doli shumë bukur.
Pas koncertit u nisëm për në Bronx të Nju Jorkut.  Pasi udhëtuam gjithë natën mbërritëm atje herët në mëngjes.  Kalova ditën e së hënës me shoqen time, Violetën dhe burrin e saj, Shpëtimin.  Dje udhëtova me autobus për në shtëpi.  Kalova një fundjave të paharrueshme në Detroit.  Tani po mbyll duke ju uruar gjithë të mirat.

Të fala,
Carrie Hooper

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: carrie hooper, dalip greca, editorit, leter

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 450
  • 451
  • 452
  • 453
  • 454
  • …
  • 488
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT