• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KENI HARRUAR NJË MINISTRI PËR DIASPORËN, ZOTI KRYEMINISTER

July 24, 2013 by dgreca

LETËR E HAPUR/ Drejtuar  Zotit Edi Rama/Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Shqipërisë/

 Nga Artur Vrekaj,/

Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI/

Worcester,Massachusetts, SHBA/

24 korrik 2013/

 I nderuar Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Shqipërisë Zoti Edi Rama! Urojmë me qeverinë e re të çelni një etapë të re për ti dhënë frymë Ëndrrës Shqiptare në Europë që çdo shqiptar të rrojë në dheun e tij me dinjitet.

Duke parë se edhe Diaspora është në hall ashtu sikundër edhe Shqipëria, duke parë se edhe kombi shqiptar është në hall ashtu sikundër edhe ëndrra për përparim dhe qytetërim të shqiptarëve në trojet e tyre, duke parë se të dyja bashkë Shqipëria dhe Diaspora mund të bëjnë më shumë vetëm me një ngritje të nivelit përfaqësues në rang Ministrie të Diasporës Ju drejtohem juve shqiptarisht të përdorni autoritetin Tuaj, sepse keni vullnetin e popullit të shumëvuajtur që ka bijtë në mërgim për ta bërë realitet krijimin e dikasterit ministerial të Diasporës.

Përse i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në Diasporë, Ministria e Diasporës?Mbi të gjitha për hartimin dhe vënien në funksion të një Strategjie Kombëtare për vëmëndjen që duhet ti kushtojmë Diasporës si pjesë vitale dhe integrale e kombit shqiptar.Ministria e Diasporës do të na ndihmojë edhe për bashkërendim dhe udhëheqje të punës atdhetare e kulturore, por më shumë për këto përparësi:1-Promovim të Identitetit Kombëtar shqiptar me veprimtari atdhetare e kulturore të programuara dhe të kordinuara midis shqiptarëve në Ballkan dhe Diasporës Shqiptare në botë sipas edhe një kalendari kombëtar për ngjarje e figura madhore të kombit.

2-Bashkim me bashkëkuvendim të Diasporës Shqiptare në Europë dhe Amerikë duke ruajtur modelet e sukseshme të organizimeve shqiptare me bazë qyteti a ndërqytetëse siç janë sot në SHBA për angazhimin e brezit të ri të shqiptarëve të shkolluar në Perëndim që janë sot për sot zëri i shqiptarëve në shtetet apo qytetet ku jetojnë, si e ardhmja lobuese dhe përfaqësuese në qeveritë lokale dhe qëndrore të vendeve pritëse.

3-Institucionalizim dhe mirëintegrim të agjencive të qeverive të shteteve shqiptare në Ballkan në rang Ministrie të Diasporës jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri si edhe ngritjen e një Bordi bashkëpunimi për Diasporën ndërmjet tyre me përfaqësim edhe të Diasporës.

 4-Punë më e kualifikuar dhe e studjuar nga institucionet arsimore shqiptare për trajnimin e mësuesve të Gjuhës Shqipe për specifikat që paraqet zhvillimi i mësimit të Shqipes në Diasporë sipas vendeve pritëse.

5-Hapja e qëndrave të Edukimit dhe Kulturës për Komunitetin shqiptar në Diasporë me bashkëfinancim të të dy shteteve shqiptare më shumë dhe të Diasporës në përputhje me mundësitë ekonomike të mbitokës dhe nëntokës shqiptare.

6- Perspektivë më e qartë për Investimin e Diasporës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë e trojet ku ka shqiptarë me sipërmarrje direkte në bashkëpunim me qeveritë shqiptare dhe të vendeve pritëse.

7-Botimi i literaturës letrare apo shkollore e nevojshme kjo, në gjuhën Shqipe dhe të huaj sipas vendeve pritëse për promovimin e historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

8-Ringjallja e një Ansambli Kombëtar me program muzikor perlat e këngës dhe valleve popullore, me artistë nga të gjitha trevat shqiptare që të promovojë në Diasporë trashëgimë e pasur dhe të ndihmojë ringjalljen e pasionit tek brezi më i ri për të ruajtur traditën kombëtare.

9-Aktivizimin e intelektualëve të sukseshmëm të Diasporës në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë potenciale edukimi dhe punësimi në fushën e politikës dhe marëdhënieve ndërkombëtare në Europë dhe SHBA për ta bërë më të besueshëm shërbimin diplomatik nga qeveritë e vendeve pritëse. 10-Hapësirë të nevojshme mediatike, në median e shkruar dhe atë elektronike për Diasporën në Shqipëri.

Duke ju uruar : Zoti ju ndihmoftë! për ta bërë Shqipërinë jepini një shans shqiptarëve të mërguar të përfaqësohen pas 100 vjetëve shtet edhe institucionalisht në vendlindje!

Nëse vërtet e doni Diasporën koha është e mjaftueshme për të shtuar në strukturën e Qeverisë së Re, Ministrinë e Diasporës!

Gjithë të mirat për Ju dhe Shqipërinë!

 

Filed Under: Komente, Opinion Tagged With: artur vrekaj, Edi Rama, kryeministrit, leter

Koha për patriotizëm real!

July 24, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/

Sot, më shumë se kurrë është koha për patriotizëm. Por, për një patriotizëm ndryshe nga ai i pushkës dhe gjakut! Sot patriotizmi duhet të jetë ekonomik. Nëse do të kishim krijuar me kohë një treg të përbashkët ekonomik midis pesë njësive shqiptare që jetojnë në pesë shtete të ndara, do të ishim patjetër njëri ndër shtetet më të fortë ekonomikisht në Ballkan. Sipër Greqisë dhe Serbisë, do të kishim influencë më të madhe, mbase dominuese në Ballkan dhe do të ishim një nga partnerët më të mirë të Evropës apo SHBA-ve…!

Tregu i përbashkët ekonomik do të rriste ndjeshëm idealet, identitetin, personalitetin dhe dinjitetin e shqiptarit! Cilësi të domosdoshme për të zhvilluar virtytet dhe për të shkatërruar veset të cilat i ka stimuluar kaq shumë kjo kohë e tranzicionit, si vazhdim i asaj të diktaturës!

Por, një treg i konsoliduar ekonomik, e tmerron klasën politike shqiptare, sepse do t’ia rrezikonte burimet e fitimit. Pasi ai do të funksiononte me norma dhe ligje. Një funksionim i tillë do të zgjonte domosdoshmërisht edhe patriotizmin, të cilin e mohon Lubonja sot, por që nuk mund ta mbrojë dot as Fevzua në një emision, dhe ca më pak një forum si mbi një faqe gazete.

Nuk është turp të shprehesh hapur, por nuk është as nder të thuash gjëra të turpshme sikur bëjnë shumë njerëz, qoftë nëpër emisione televizive, qoftë nëpër forume, sapo t’u jepet rasti. As idealizmi, as patriotizmi, as atdhedashuria, por as besimi në Zot nuk ngrihen dhe as ushqehen në boshllëk, me fjalë sokaku, me thashetheme…

Shumë njerëz i manifestojnë këto dobësi. Lodhën gojën në vend se të përdorin hundën për frymëmarrje. Nxjerrin konkluzione dhe imponohen, kur thonë se nuk shikojnë emisione. Udhëzohen sapo nxjerrin sëpatën nga nën-bluza se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët me Shqipërinë. Flasin për unitet fetar për vende që kanë pajtuar me dhjetëra besime dhe ideologji…

Më vjen keq që bëhen personazhe dhe të denjë për antenën. Por, meqë ka rëndom tipa të tillë nuk është e sjellshme të rrish e dëgjosh se më shumë dëm i bëhet atyre se çështjes!

(Autori është redaktor në gazetën e përditshme”Lajm”)

Filed Under: Komente Tagged With: faik Krasniqi, koha, per patriotizem, real

DR. SHKËLZEN KRASNIQI VIZITOI SHTËPINË E VATRËS

July 22, 2013 by dgreca

Me 18 korrik në mbrëmje, dr. Shkëlzen Haxhi Krasniqi nga Kosova vizitoi Shtëpinë e Vatrës. Ai u prit nga Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, dr. Gjon Bucaj dhe Kryesia e pranishme; Agim Rexhaj(zv/kryetar) Nazo Veliu(Sekretare), Marjan Cubi(arkëtar) dhe editori i Diellit, Dalip Greca.

Dr. Bucaj e informoi shkurtazi mysafirin nga Kosova, dr. Karsniqin për veprimtaritë dhe Historinë e Vatrës, për boshtin e politikës Kombëtare, që ajo ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë.Mysafiri më pas, i shoqruar nga editori i Diellit, vizitoi mjediset e Vatrës, Bibliotekën së bashku me Arkivin si dhe Ekspozitën”100 vitet e Vatrës”. Atij iu vunë në dispozicion dokumente të vjetra shkrimore, fotografike, që në fillim të shekullit të shkuar.

        Në përfundim dr. Krasniqi shkroi në librin e vizitorëve se kjo ishte një ditë e lumtur në jetën e tij pasi pa me sy dhe preku 100 vite Histori të shqiptarëve të Amerikës.”Jam shumë i emocionuar nga këto që pashë këtu në Shtëpinë e Vatrës Kombëtare, nga dokumentet e firmosura nga të mëdhenjtë e Kombit, themeluesit e Vatrës, Noli dhe Konica. I uroj Vatrës veprimtari të mëtejshme në shërbim të Kombit.”

Dr. Krasniqi, tha se babai i tij, një ndër mësuesit me shpirt Kombëtar të Kosovës, i ka lënë një trashëgimi kombëtare, libra, fotografi, gazeta dhe revista, c’ka përbëjnë një trashëgimi patriotike dhe kulturore për familjen e tij.

Dr. Krasniqi mori fotografi nga ekspozita dhe u fotografua me kryesinë e Vatrës.

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Dr. Shkelzen Krasniqi, Shtepine e Vatres, vizitoi

NJE LIBER I ZI PER KOSOVEN DHE UCK

July 21, 2013 by dgreca

Botohet një libër tjetër i “zi” për Kosovën dhe UCK-në, nga autori francez Pierre Péan /

  • Turp për Shtëpinë Botuese Franceze “Fayard” (botuesja e I. Kadarese) që merret me fantazistë të tillë, që lumturohen duke shpifur/

Sipas mediave franceze , ky autor francez nuk jep asnjë dëshmi (“Pierre Péan Il défend la thèse discutable, que l’Europe, sur fond de trafic d’organes, aurait choisi d’en faire un pays mafieux. Mais il n’apporte aucune preuve.» ) në librin e tij të sapo botuar nga shtëpia botuese “Fayard” e Parisit ”Kosova: një luftë vetëm sa për ta krijuar një shtet mafioz” (“Kosovo : une guerre juste pour créer un État mafieux””)  quhet libri i posabotuar mbi Kosovën nga autori Pierre Péan, një gazetar dhe polemist në të cilin flet sidomos rreth luftës së  UCK-së , mbi trafikun e orgeneve dhe Kosovën e pasluftës, madje duke  e quajtur Kosovën si  “një shtet mafioz”. Agjencia Preshavjone, duke iu referuar mediave franceze , thote se ky autor francez  nuk jep asnjë dëshmi (“Pierre Péan Il  défend la thèse discutable, que l’Europe, sur fond de trafic d’organes, aurait choisi d’en faire un pays mafieux. Mais il n’apporte aucune preuve.» ) në librin e tij të posabotuar nga shtëpia botuese “Fayard” e Parisit njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Atori, megjithse paraqet opinonin e tij  personal mbi të “zezat” në  Kosovë siq i shef nga prizmi i tij, ai  mbron publikisht përmes librit të tij dhe dhe mediave tjera franceze idenë e diskutueshme në disa qarqe antishqiptare mbi “trafikimin e  organeve.”

I ftuari i redaktorit të TV francez Mathieu Mabin, autori i librit Péan,  një gazetar investigativ ka denoncuar siq shprehet ai “dështimin dhe mashtrimin e komunitetit ndërkombëtar.” Fillimisht autori i librit për Koovën dhe UCK-në në TV “France 24h” përmenend librin e Crala Del Pontes, Bernrad Kouchner dhe Dick Martyn sipas të cilit janë personzahe kyqe mbi zbulimin e trafikut të organeve në Kosovë nga UCK..”Pyetjet që duhet të kërkohet sot, dhe ne do të donim për të gjetur në librin e Pierre Péan, do të ishte kjo: Pse kaq abuzime për Kosovën dhe kush përfitoi ? Në këtë kënd pyetje autori i librit zihet. Sipas tij, “shqiptarët si një tërësi, dhe shumica e pjesëtarëve të ish UÇK-së në veçanti janë banditë pa dallim. Ajo përgjithëson trafikimin e organeve në të gjithë vendin, ndërsa zyrtarët e implikuar përfaqësojnë vetëm disa anëtarë të UÇK-së.” Ai, po ashtu evokon Bernard Kushner, i cili në vitin 2010 filloi të qeshte kur një gazetar serb i tregon atij të trafikut të organeve të mundshme.

“Trafikut që nuk mund të jetë me mbyllje e syve e shërbimeve sekrete, dhe se, shërbimet perëndimore… “ ka nënvizuar autori i librit të zi për Kosovën. Por në këtë pikë, Pierre Péan,  thjesht dhe pa ekuivoke nuk arrinë të dëshmoj asnjë më të voglat elemente si dëshmi, bile së paku për ta justifikur titullin e librit të tij: “Kosova: një luftë vetëm sa për ta krijuar një shtet mafioz”   Gjitha fjalëve të këtij “gazetari invistigativ” dhe librit të tij ndoshta do t’i kishim besuar sikur t mos ishte financuar ai nga qarqet serbe apo sikur t’mos  kishte jaran Patriarkun serb Irinej i cili takoi në Beograd së fundi në shtatorin e vitit 2012 ( shih foton poshtë) dmth pak ditë para se t ia fillonte të shkrunte apo më mirë të thmi pershkruante (copy-past) librin e tij për Kosovën./(Kortezi: standardi.info)

 

Filed Under: Komente Tagged With: dhe UCK, Nje liber i zi, per Kosoven

GJIROKASTRA KA NDERUAR PRESIDENTIN E NDERIT TË VATRËS

July 21, 2013 by dgreca

–Kryetarit të degës së Vatrës të Jacksonvill, z. Adriatik Spahiu, i dorëzohet nga kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Bime,  çertifikata “ Agim Karagjozi-Qytetar Nderi i Gjirokastrës”./

Nga Lek Gjokaj/ Florida/

Megjithese jetojme një oqean larg Shqipërisë mendja e zemra udheton çdo çast drejt Atdheut.Malli i përzier me kujtimet udheton në të njejtat shina.Sigurisht qe edhe Shqiperia nuk i harron  bijtë e vet, nuk harron punën e palodhur te tyre në shërbim të Mëmedheut.Ndaj Bashkia e qytetit të gurtë të Gjirokastres para pak ditesh organizoi një pritje zyrtare për kryetarin e deges se Vatres në Jacksonville Florida zotin Adriatik Spahiu.Në kete pritje merrte pjese stafi i bashkise si dhe mediat lokale.Pas një bisede te ngrohte kryetari i bashkise se Gjirokastres zoti Flamur Bime i dorezoi zotit Spahia çertifikaten ” Qytetar Nderi”  për zotin Agim Karagjozi me motivacionin “Për kontribut të çmuar në organizimin i diaspores në sherbim të Shqiperise.”
Sigurisht që jo vetem zoti Karagjozi që ka një jete të tëre në sherbim të shoqates Pan Shqiptare Vatra por e gjithe shoqata dhe diaspora shqiptare e Amerikes ndihet shpirtërisht e gezuar për vleresimin e madh qe bashkia e Gjirokastres i beri zotit Karagjozi dhe tere diaspores.
Zoti Flamur Bime duke i dhene titullin tha se do të kishte pasur shumë dëshirë qe t’ia dorezonte direkt zotit Karagjozi por largesia oqeanike e bën të pamundur një gjë të tillë ndaj zoti Spahiu si qytetar i qarkut të Gjirokastres dhe si pjesmarres aktiv në shoqaten Vatra do të kete nderin që në emrin e bashkise dhe në emrin personal të tij t’ia direzoje zotit Agim Karagjozi kete çertifikatë nderi dhe vleresimi.
Zoti Adriatik Spahiu duke e marre çertifikatën në emer të Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”,  falenderoi bashkine e qytit për kete vleresim të madh për zotin Karagjozi dhe tere diasporen shqipare të Amerikes.Gjithashtu ai u zotua se perseri Vatra dhe diaspora do punoje me plot përkushtim më të tëra forcat në sherbim të kombit shqiptar që Shqipëria të perparoj dhe të jete një zë i fuqishem në botë në sherbim të komuniteteve shqiptare dhe më gjere..

 

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Adriatik Spahiu, agim karagjozi, Lek Gjoka, Nderi i Gjirokastres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 451
  • 452
  • 453
  • 454
  • 455
  • …
  • 488
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT