• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAPA FRANÇESKU NË MONGOLI – PRITET NGA MOTRAT E SHËN NENË TEREZES

September 4, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Papa Françesku arrijti të premtën në Mongoli, vizita e parë në historinë e papëve të Romës në atë shtete të Azisë, një vend ky pa dalje në det që, gjeografikisht, shtrihet midis dy fqinjëve të mëdhej, Kinës dhe Rusisë – dy shtete këto me të cilat Vatikani ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të acaruara. 

Papa Françesku u shpreh se po viziton Mongolinë – një shtet me një popullsi prej 3.5 milionë banorësh – për të inkurajuar komunitetin e vogël katolik në atë vend, prej jo më shumë se 1500 anëtarë të Kishës Katolike në Mongoli.

Duke folur me gazetarët për vizitën e tij në Mongoli, Papa Françesku u shpreh se është i kënaqur të vizitonte një vend si Mongolinë – ndonëse me një popullsi të vogël, por një popull me një kulturë të madhe, për të cilën “nevojiten ndjenjat që të kuptohet.”  Mongolia kuptohet, shtoi ai, vetëm me ndjenjat tona.

Sipas itinerarit të vizitës në Mongoli, Papa Françesku do takohet me udhëheqsit më të lartë mongolezë, përfshirë Presidentin dhe Kryeministrin 

e vendit dhe do të mbajë një fjalim para elitës qeveritare dhe kulturore të Mongolisë, para se të takohet me ipeshkvijt, priftërinjtë dhe murgeshat  të cilët kujdesën për komunitetin e vogël katolik mongolez prej nja 1500-antarësh – në një popullsi prej 3.5 milonë banorë që ka Mongolia.

Kisha Katolike mongoleze ka një histori të re, jo më shumë se 25-vjet të themelimit të saj, pas shembjes së komunizmit në atë vend, dhe pasi liria e fesë u sanksionua në kushtetutën e re post-komuniste.  Me shembjen e komunizmit në atë vend, Mongolia dhe Vatikani kanë vendosur marrëdhënie diplomatike midis tyre dhe disa grupe misionarësh katolikë, përfshirë edhe – kush tjetër, por edhe Motrat e Shën Nenë Terezës, e kanë mbajtur gjallë këtë komunitet të vogël katolik në Mongolinë e largët.  Atje, motrat e Nënë Terezës, kujdesen për të moshuarit me aftësi të kufizuara, të pa strehët dhe persona të përjashtuar nga familjet e tyre dhe nga shoqëria.  Njoftohet se gjatë vizitës në kryqytetin Ulaanbaatar të Mongolisë, Papa Françesku do të inaugurojë një qëndër të re të drejtuar nga misionarët, për tu kujdesur për më të varfërit e Mongolisë.

Françesku dhe motra Salvia Mary Vandanakara

Dëshmia e një murgeshe — Salvia Mary Vandanakara — Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës me Papa Françeskun, në Ulaanbaatar, Mongoli.

Kujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, ndihma për të sëmurët dhe të moshuarit e braktisur nga familjet e tyre, kujdesi për të pastrehët, për ata që nuk kanë ushqim për të ngrënë dhe ndihma për familjet e varfra dhe të flakura në mes të katër rrugëve. Këto janë veprat, në shërbim të Ungjillit dhe të popullit mongol — sipas një lajmi nga Radio Vatikani — që kryejnë çdo ditë Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës, në Mongoli. Motra e kjëtij urdhëri, Salvia Mary Vandanakara, u shpreh mëtej se, “Nëpërmjet këtyre veprave bamirësie – përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë sesa të çmuar janë para syve të Zotit, me dëshirën e thellë për t’u rikthyer dinjitetin dhe vlerën e tyre njerëzore”. Motra Salvia Mary, përfaqësuese e Urdhërit të Shën Nenë Terezës, citohet nga Radio Vatikani të ketë thenë se ajo kishte mbërritur në Mongoli në vitin 1998, atëherë, “kur Kisha sapo kishte filluar të lëshonte rrënjë” në atë vend. “Duke iu kushtuar shërbimit ndaj të më të varfërve ndër të varfër, ne ndjemë se duhej të jetonim mes tyre dhe të provonim disa nga vështirësitë me të cilat përballeshin ata, si mungesa e ujit dhe e nevojave të tjera elementare”.

Jehona në median ndërkombëtare të takimit të Papa Françeskut me motrat e Urdhërit të Nënë Terezës gjatë vizitës së tij në Ulaanbaattar, Mongoli, përkon me organizimin në trojet shqiptare të Akademisë Solemne – “Manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes” – që po shënon Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, në bashkpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) Shkup dhe drejtorin e saj, Skender Asani – manifestim ky që do të zgjasë deri më 5 shtator, në ditëfestën liturgjike të sajë.  Në këtë manifestim morën pjesë udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani, pasi faleminderoi drejtorin Asani për këtë aksion domethënës, tha se Nënë Tereza mbetet hallka më e fortë  që mund të bëjë integrimin e brendshëm shpirtëror e kulturor të shqiptarëve. Ajo tha se si përfaqësues i udhëheqësve shtetërorë, është gjithmonë e gatshme për të mbështetur dhe për të kontribuar në nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së figurave të ndritura si ajo e Nënë Terezës. Sipas saj, dashuria për njëri tjetrin ishte mesazhi më i rëndësishëm i Nënës Terezë.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve t’a kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve, ndër të varfërit”, ka thenë me këtë rast, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Manifestimi kulturor-shkencor, “Drita e Gonxhes”, udhëtoi këto ditë për në Prishtinë. Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, me këtë rast, ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, me të cilën mbollën një bredh, me origjinë nga farat e bredhit të shkatërruar të Nënës Terezë në Shkup. “Bredhi dedikuar Nënë Terezes simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim”, ka thenë Skender Asani.

May be an image of 3 people, statue and text

“26 gushti i sivjem na bashkoi sot në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”, pranë shtatores së Nënë Terezes, për të hapur manifestimin kulturor dhe shkencor “Drita e Gonxhes”.  Personi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre.” (Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, 26, Gusht, 2023

“Nga Ipeshkvia e Prishtinës, kemi nderin të bashkëpunojmë me Presidencën për njohjen, parqitjen dhe transmetimin e shpirtit të paqes të Shën Terezës, për të cilin bota ka kaq shumë nevojë. Dashuria e saj për vendlindjen, shqiptarët dhe mbarë botën është model jete për mbarë njerëzimin i cili duhet mbajtur mend jovetëm për disa ditë, por çdo ditë të vitit”, tha Dom Lush Gjergji i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë.

May be an image of 2 people, people standing, statue and text

“Personi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre”. Kryeministri Albin Kurti, Pprishtinë, 26, Gusht, 2023

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli

TETË TEZA MBI SERBINË

August 30, 2023 by s p

Prof. Milazim Krasniqi/

1. Serbia është peng i Rusisë. Serbia pohon se Rusia ia mbron Kosovën, ndërsa Putini e krahason aneksimin e Krimesë me Kosovën, me çka tregon se interesi i Rusisë në Krime është i kundërt me interesin e Serbisë në Kosovë. Ama Serbia shtiret sikur nuk merr vesh. Në vend se të pranojë realitetin e shpërbërjes së ish federatës jugosllave, ku Kosova ishte njësi federale e të përqafojë vlerat e BE-së dhe ashtu të bëhet një shtet normal evropian, Serbia vazhdon të jetojë në të kaluarën e Versajës/Jajces/Zhablakut dhe të varë shpresat te Rusia, e cila pas këtij agresioni kundër Ukrainës, nuk do të jetë e aftë të ndihmojë as vetveten. Rusia do të fillojë të shpërbëhet edhe vetë. Ama Serbisë i është ndalë sahati. Kur diçka është pa lidhje, në nivel të budallallëkut, serbisht thonë: “Serpska posla.” E pakta ia kanë gjetur formulën budallallëkut të vet.

2. Njëra nga mjetet për ta frenuar Serbinë rusofile është destabilizimi i vetë Serbisë. Nëse Serbia nuk i bashkohet Bashkimit Europian dhe SHBA-së në sanksionet kundër Rusisë, destabilizimin e vet e ka të pashmangshëm. Sanksionet më të buta që mund t’ia vendosin nga BE, Serbinë e qesin në kokërr të shpinës. Pse? Sepse eksportet e Serbisë, mbi 70%, shkojnë në tregun në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, borxhi i jashtëm i Serbisë është mbi 32 miliardë dollarë. Nëse i bllokohen eksportet, Serbia nuk arrinë të shlyejë as borxhet. Dhe kollapsin e ka të paevitueshëm. Qat’herë ngihen me nanën Rusi!

3. Serbia është shtet me një rrethim të theksuar armiqësor. Marrëdhëniet e këqija të Serbisë me Bosnjen, me Kroacinë, me Malin e Zi dhe me Kosovën, janë barrë për ekonominë dhe shtetin serb, sepse harxhohen shumë para e shumë energji për të bërë presion mbi këto shtete. Por, fronti antiserb tashmë po profilizohet dhe po fuqizohet edhe në rajon. Po të mos ishin lojërat me “Ballkan Open” Serbia sot do të ishte tërësisht e izoluar në rajon. Por, pas refuzimit të Serbisë që të vendos sanksione kundër Rusisë, presioni mbi Serbinë do të jetë ngulfatës. Shtetet e rajonit çlirohen nga presioni i Serbisë dhe mund të fitojnë rëndësi më të madhe gjeopolitike dhe ekonomike. Tas që “Ballkani i Hapur” u mbyll, Serbisë iu mbyll një mundësi për manipulim gjeopolitik.

4. Serbia është shtet, i cili zyrtarisht mbron kriminelët e luftës. Që nga Shesheli dhe dy anëtarët e partisë së tij, të cilët nuk i janë dorëzuar Tribunalit e deri te Radosavleviq Guri, urdhërdhënësi për vrasjen e vëllezerve Bytyqi, janë të mbrojtur nga shteti serb. Ndërsa një shtet që mbron kriminelët, nuk mund të ketë respektin në komunitetin ndërkombëtar. Në një rangim të publikuar kohët e fundit lidhur me regjimet autokratike, regjimi i Serbisë është ranguar si regjimi i pestë autokratik në botë.

5. Sipas partisë opozitare, Partia e Drejtësisë dhe Lirisë, borxhi publik i Serbisë në vitin 2022 ishte 32 miliardë dollarë. Kjo është një shumë marramendëse e borxhit, të një shteti që ka ekonomi të dobët. Sa për ilustrim po kthej në kujtesë faktin që borxhi i ish Jugosllavisë, në kohën kur ajo ra në krizën e borxheve, nga e cila pastaj pasoi edhe kriza politike dhe shpërbërja e përgjakshme, ka qenë 20 miliardë dollarë. Pra, ish Jugosllavia me të gjitha resurset që kishte me të gjashtë republikat dhe dy krahinat autonome, nuk e përballoi borxhin prej 20 miliardësh. Prandaj mund të thuhet se nga ky aspekt Serbia është shtet i falimentuar. Nuk arrinë të përballojë krizën e borxheve të mëdha ku e kanë futur qeveritë e saj, më së shumti vetë qeveria e Vuçiqit.

6. Sipas të dhënave që ka publikuar Sindikata Ushtarake, në këto vite, shërbimin në ushtri e kanë braktisur mbi 10.000 profesionistë. Kjo do të thotë se ushtria serbe ka pësuar edhe një goditje të fortë, pas goditjes që mori në vitin 1999, nga bombardimet e NATO-s. Është riarmatos me armë ruse, gjë që e bën edhe më të vështirë raportin e saj strategjik me NATO-n.

7. Mediet në Serbi janë nën terrorin e regjimit, për ç’arsye imazhi i saj përditë e më shumë po errësohet. Tashmë edhe në sistemnin e Tvitterit Serbia është evidencuar si shtet që kontrollon mediet, gjë që e vë në pikëpyetje besimin në mediet serbe.

8. Në Malin e Zi po formohet qeveria e re pa bllokun serb. Në BeH Dodiku do të ketë probleme ligjore, që mund të çojnë edhe në arrestimin e tij. Regjimi serb i Vuçiqit të vetmen shpresë për mbijetesë, në turbulencat që priten të ndodhin në Serbi nga kjo vjeshtë e tutje e ka nëse arrin të shkaktojë konflikt të armatosur në veriun e Kosovës, përkatësisht të nxitë rebelimin e serbëve në Kosovë. Nëse skenari i konfliktit i dështon, atëherë Serbia do të ballafaqohet me krizën e vet të brendshme, ndoshta edhe me ndonjë formë të revolucionit.

Filed Under: Komente

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe mungesa e respektit ndaj dijes dhe shkencës

August 28, 2023 by s p

Afrim Krasniqi/

Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të zhgënjeje në sjelljen e saj institucionale dhe të tregojë mungesë respekti ndaj dijes dhe shkencës. Shqetësimit të drejtë për një listë me 500 tituj, me ndikime lobuese e në dyshime tē arsyeshme në konflikt interesi, për fondet e bibliotekave shkollore ajo iu pergjigj jo duke kerkuar ndjesë, duke pranuar faktet dhe duke reformuar sistemin e mbyllur të favoreve përmes shtetit e taksave tona, por duke anatemuar kritikat dhe kritikuesit.

Unë kam respekt për çdo zyrtar që zbaton ligjin dhe në MAS me siguri mund të ketë të tillë, por si autor dhe studiues është disi jo komode të diskutohesh mbi vlerat e librit me zyrtarë, tē cilët janë aty për merita politike dhe jo shkencore, ndaj edhe nuk kanë shkruar ndonjë libër. Gjithësesi MAS duhet të njihet me disa fakte para se të anatemojë kritikët e shumtë.

Per shembull, fakt është se procedura dhe komisioni nuk kanë qënë dhe as janë transparente, nuk dihet përbërja dhe as metodika e zgjedhur.

Fakt ēshtë se zyrtarët e MAS, që paguhen me taksat tona, nuk kanë deklaruar në faqen zyrtare tē MAS detyrimet qē burojnē nga ligji 119/2014, mbi programin e transparencës.

Fakt është se aq fiktiv ishte dhe është procesi sa MAS e zhduku listen online e librave vetēm disa orë pas kritikave tē para. Fakt është se zyrtarë të MAS, siç e pranojnë vetë, nuk janë konsultuar me asnjë institucion kerkimor dhe shkencor për listën.

Fakt është se MAS konfirmon se ka kërkuar dhe ka marrë mbi 900 tituj nga shoqatat e botuesve, biznes privat i respektueshēm qē nuk ka lidhje me shkencēn dhe as fokus dijen, por primare ka marketingun dhe fitimin financiar.

Fakt është se në 500 titujt e përzgjedhur nuk bēn pjesē asnjē libēr nga institutet albanologjike, struktura e vetme shkencore në këtë fushë në Shqipëri.

Fakt është se mungesat e mëdha e profesionale janë zëvendësuar kryesisht me disa autorë amatorë të pacertifikuar nga asnjë bord, institut shkencor apo recensues në botimet e tyre.

Fakt është psh, se botimi më i rëndësishëm e profesional nē fushën e historisë, “Historia e shqiptareve gjate shekullit XX” me 5 vëllime nuk është pjesë e listës së MAS për mësuesit e historisë.

Fakt është se botimet e ASA, ndryshe nga ofertat e titujve me shumicë për të liruar magazinat e bizneseve të librit, nuk shiten, por jepen falas për bibliotekat publike, – MAS nuk preferon as tituj profesional falas, ajo preferon mē shumē blerjen e botimeve amatore nga klientet e zakonshēm.

Fakt është se MAS ka refuzuar kërkesat e IH për të rishikuar tekstet private shkollore të historisë, të cilat vijojnë të kenë të dhëna të pasakta dhe jo shkencore.

Personalisht nuk pres shumë prej saj ndaj nuk habitem nga akte apo nisma politike kundër institucioneve të pavarura shkencore, por natyrisht habitem sesi është e mundur që institucioni rregullator i standardeve dhe politikave të dijes dhe arsimit vijon të devijojë nga misioni i vet kushtetues, duke hequr dorë nga qasja strategjike shkencore, duke vijuar të ushqejë nje sistem abuziv vlerash, duke e trajtuar edhe librin e dijen si çështje favoresh e negociatash, dhe keshtu, duke kontribuar negativisht dhe me këmbëngulje në dobësimin e institucioneve shkencore dhe në investimin e formimit të mangët të gjeneratave të reja të nxënësve!

Filed Under: Komente Tagged With: Afrim Krasniqi

Shqiptarët në Mal të Zi dhe Dilemat e formimit të qeverisë re

August 24, 2023 by s p

Formimi i qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamenatre të mbajtura me 11 qershor do të jetë sfida e radhës për partitë parlamentare në Mal të Zi, e në veçanti të Lëvizjës Evropa Tani, e cila si ma e votuara ka propozuar kandidatin për kryeministër, çështje e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, duke marrë parasysh dallimet programore e ideologjike si dhe të interesave të ndryshme të partive të cilat ofrojnë pjesëmarrje në kabinetin qeveritar.

Nail Draga

Në ditën e konstituimit të parlamentit të ri(27 korrik), presidenti J.Milatoviqi, deklaroi se nga dita e hënë(31 korrik) do të filloi konsultimet me partitë parlamentare për propozimin e kryetarit të Qeverisë së 44 të Malit të Zi.Në sajë të praktikës së njohur, kandidati për kryemnistër i takon subjektit politik i cili ka fituar ma shumë vota, përkatësisht mandate të deputetëve, qe në rastin konkret i takon Levizjës Evropa Tani(LET).

Konsultime me presidentin

Duke marrë parasysh këtë pozitë nga LET ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare, me përjashtim të DPS-it dhe URA-s, të cilat në parim kanë mbeshtetur parimet për formimin e qeverisë, ndërsa disa kanë pasur vërejtje, duke kërkuar ata të shtohen për të kompletuar strukturën qeveritare.

Në sajë të konsultimeve të realizuara me përfaqësuesit e partive parlamentare, presidenti J.Milatoviq ia besoj M.Spajiqit, mandatin për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, i cili për formimin e kabinetit qeveritar ka afat kohor prej 90-të ditesh.

Ndërsa dilemë paraqet numri i deputetëve të cilët do ta mbeshtesin me 41 apo 43 ndërsa më mirë është qe ai numër të jetë 49 apo më tepër. Mbeshtetja e tillë do të varet nga kompromisi ne mes mandatarit dhe partive politike parlamentare të cilat do të jenë pjesë e shumicës qeverisëse.

Kujtojmë se në zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor të këtij viti, sipas mandateve të fituara Lëvizja Evropa Tani ka fituar 24 mandate të deputetëve, Koalicioni i DPS-it 21, Për të Ardhmën e Malit të Zi 13, Koalicioni Demokratët-URA 11, PB 6, Koalicioni SNP-Demos 2, Forumi Shqiptar 2, Aleanca Shqiptare 1 dhe HGI 1 mandat.

Qeveri stabile dhe me orientim evropian

Të martën (me 15 gusht) mandatari për formimin e qeverisë M.Spajiqi ka filluar konsultimet me partitë politike parlamentare të cilat e kanë mbeshtetur për kryeministër.

Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha partitë, me përjashtim të DPS-it dhe Lëvizjës URA. Deri me tani është biseduar ne lidhje mbi parimet qe duhet të ketë qeveria e re e cila sipas deklaratave ajo do të jetë stabile dhe me orientim evropian. Për të siguruar mbeshtetje më të madhe askush nuk mund të përjashtohet duke përfshi edhe ish Frontin Demokratik, të cilët së bashku kanë 13 mandate të deputetëve. Por, pjesëmarrja e tyre në qeveri nuk është pritur mirë nga partitë tjera në veçanti te popujve pakicë ku refuzues kategorik janë nga partia e kroatëve(HGI). Por, në sajë të rrethanave aktuale, formimi i qeverisë së shumicës nuk duhet të ketë probleme, edhe pse do të nevojiten kompromise për të kënaqur ambiciet e konstituentëve të qeverisë.

Popujt pakicë duhet të jenë pjesë e qeverisë

Çështja e pjesëmarrjës së popujve pakicë në kuadër të qeverisë në Mal të Zi deri më tash nuk ka qenë e definuar me asnjë akt normativ apo ligjor, por është varur nga disponimi i partisë – shtet e cila për tridhjetë vite ka qenë DPS-i. Ndryshimi ne këtë aspekt në skenën politike ndodhi nga viti 1998, ku pjesëtarët e popujve pakicë u bënë pjesë e qeverisë, dukuri e cila zgjati deri në vitin 2020.

Por, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, nga shumica e re parlamentare ndryshoj qasja ndaj partive politike të popujve pakicë, duke mos treguar bashkëpunim të sinqertë për pjesëmarrje të tyre në pushtetin ekzekutiv. Ndërsa me rastin e formimit të qeverisë së pakicës(28 prill 2022) ku kryeministër u zgjodh D.Abazoviqi, qasja ndaj pakicave ndryshoj, ku pjesë e saj u bënë edhe shqiptarët me dy minsitra si dhe me sekretar e drejtora të ndryshëm në resorët qeverisës, si asnjë herë deri më tash. Ndonëse kjo qeveri humbi votbesimin në parlament(19 gusht 2022) ajo është duke vazhduar mandatin në detyrë, deri sa të zgjidhet qeveria e re me mandatar M.Spajiqin. Por, deri në formimin e qeverisë së re mbetet të presim ofertën nga mandatari i qeverisë për pjesëtaret e popujve pakicë ndërsa çështje të veçantë paraqet përfaqësimi i tyre.

Përfaqësimi dhe prezantimi

Para se të diskutohet për ofertën e mundëshme nga mandatari i qeverisë, dy koalicionet e partive shqiptare pavarësisht animozitetin në mes tyre duhet të ulën dhe të bisedojnë shtruar mes vete për pjesëmarrje në qeveri. Në mungesë të një platformë politike shqiptare në nivel lokal e ate shtetëror, strukturat udhëheqëse të partive politike të shqiptarëve duhet të trajtojnë ofertën e mundshme dhe pozitat optimale. Në rënd të parë duhet të jetë pozita dhe statusi i shqiptarëve e jo funksionët për individë të ndryshëm.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë në prezantim dhe përfaqësim, sepse për ne shqiptarët mundësia e tashme duhet të shfrytëzohet me tërë kapacitetin e mundshëm. Në këtë aspekt duhet të bëhët zgjidhje me kuadra të dëshmuara në profesionin e tyre e jo me militant partiak. Andaj, është koha e fundit të prezantojmë vlera dhe profesionist të dëshmuar, sepse kemi të bëjmë me përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në këtë mjedis.

Por,më të drejtë bëhët pyetja se a duhet shqiptarët të jenë pjesë e qeverisë, pavarësisht se çka iu ofrohet atyre.

Partner në koalicion

Pikërisht me një qasje të tillë shqiptarët duhet të insistojnë të jenë partner në koalicion, ndërsa përfaqësuesit e tyre duhet të paraqesin kërkesat e tyre në formë të shkruar, që do të jenë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi. Vetëm ne këtë formë do të ishin serioz ndaj elektoratit të tyre votues dhe partner në kuadër të koalicionit të qeverisë se re.

Orientimi qytetar, sekular e antifashist

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike të cilët pretendojnë të jenë pjesë e qeverisë se re janë shprehur, se vendit i duhet një qeveri stabile, e cila nuk do të mbeshtetëj vetëm nga 41deputet, por ma shumë.

Nga ana tjetër del qartë se shumica parlamentare e cila do të mbeshtesë mandatarin e qeverisë, duhet të jetë proevropiane, pro NATO-s dhe me orientim qytetar, sekular dhe antifashist.

Ndërsa pjesë e saj nuk mund të jenë ata subjekte politike të cilat janë në dilemë se a është Rusia në Ukrainë agresor apo çlirimtar, ndërsa të gjykuartit në Hagë a janë kriminel të luftës apo heroj?

Mbetet të presim se cilat subjekte politike do te kenë një qendrim të tillë dhe do të jenë pjesë e qeverisë se re në Mal të Zi.

Foto: pashtriku.org

Filed Under: Komente

𝘉𝘦𝘵𝘦𝘫𝘢 𝘦 𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷𝘦̈𝘴: 𝘏𝘪𝘴𝘵𝘰𝘳𝘪𝘢, 𝘮𝘪𝘵𝘪 𝘥𝘩𝘦 𝘪𝘭𝘦𝘥𝘰𝘭𝘰𝘨𝘫𝘪𝘢

August 19, 2023 by s p

Sylë Ukshini/

Beteja e Kosovës e vitit 1389, e cila u zhvillua afër qytetit të Prishtinës, ndërmjet ushtrive të koalicionit të krishterë ballkanik dhe osmane, ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popullsisë ballkanike, shqiptarë, serbë, boshnajk, vllahë e popuj terë të ballkanikë, për të ndalur suksesin e ekspansionit osman në Gadishullin Ballkanik. Kjo betejë, e cila u zhvillua nën drejtimin e princit serb Lazar Hrebeljanović dhe Sulltan Muratit I(1360–89 përfundoi me fitoren e ushtrisë osmane dhe vrasjen e princi Lllazarit dhe Sulltan Muratit. Shumë shekuj më vonë, kjo betejë u bë një

ngjarje e rëndësishme në historinë ballkanike, megjithëse mund të mos ketë qenë aq vendimtare historikisht dhe politikisht sa pretendohet shpesh në historiografinë

shqiptare dhe sidomos në atë serbe. Ky studim trajton një episod historik, i cili është

ose e kanë bërë që të jetë një nga më të rëndësihmit e githë hsitorinsë së rajonit dhe

përpiqet të vërë në vendin e tyre disa pasaktësi, ekzagjerime dhe mite që janë

zhvilluar rreth kësaj beteje. Punimi paraqet tri qëndrime të ndryshme mbi të njëjtën sekuencë ngjarjesh: perspektivën shqiptare, serbe dhe ndërkombëtare, të cilat sjellin

përfundime të ndryshme, por edhe të pasakta. Beteja e Kosovës në historiografinë shqiptare si dhe në eposin shqiptar kurrë nuk ka luajtur rol të rëndësishë, sikurse që luajti miti serb për Kosovën. Theksi i historiografisë shqiptare më shumë se për Betejën e Kosovës është e përqëndruar mbi karakterin e autotoktonisë së shqiptarëve si paardhssëit e vetëm të ilirëve dhe mbi ekzistimin e një shteti shqiptar në shekulllin e XII: Në librat shkollor të historisë të botuar në Tiranë dhe në Prishtinë, i kushtojnë

pak hapësirë Betejsës së Kosovës. Nga perpsektiva shqiptare, Beteja e Kosovës ishte

një luftë mbrojtëse e një koalicioni të krishterë ballkanikë, krahas popujve të rajonit, morën pjesë edhe shqipotarët. Në anën tjetër, për shumë serbë, që nga shekulli XIX Beteja e Kosovës është shndërruar një mit i rëndësishëm, ku pos serbëve, shqiptarëve

dhe popujt tjerë pothuajse fshihen nga ngjarje në historinë osmane dhe në historinë e Ballkanit. E megjithatë, Beteja e Kosovës nga perspektive serbe ishte arsyeja për rënien e perandorisë dikur të fuqishme mesjetare serbe. Këto kujtime dhe interpretimet janë përdorur për të forcuar identitetin kombëtar serb dhe për të mbështetur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, ku shumica e popullatës është shqiptarëve. Ndërkaq, për historianët ndërkombëtarë (Noel Malcolm, Oliver Jens Schmitt e të tjerë) kanë vleërsuar nuk duhet te te idealizohet apo të ndërlikohet, por te te vlerësohet në lidhje me ndryshimet e mëdha që po ndodhnin në kohën e asaj epoke. Në këtë kontekst, për sa i përket rënëdissë së kësaj beteje, kryesisht historinaët ndërkombëtarë pohojnë se pohojnë se fitorja e hershme osmane në Marica, në Bullagri më 1371, ka pasur pasoja më të mëdha sesa Beteja e Kosovës dhe se beteja në Maricë ka pasur ndikimin kryesor në pushtimin e përgjithshëm të Ballkanit.

Filed Under: Komente Tagged With: syle ukshini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • …
  • 491
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT