• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALBANIA’S GOLGOTHA

July 29, 2023 by s p

Gjon Kadeli/

            

THE ATROCITIES COMMITTED BY SERBS DURING THE BALKAN WARS 1912-1913 COLLECTED BY LEO FREUNDLICH,  WHICH WARE PUBLISHED IN VIENA  AUSTRIA IN 1913

In the following pages are discribet, the horrific  atrocities committed  by the Serbs against Albanians. WER   THE BLOD LUST OF THE SERBS The Daily Telegraph. During the marching through Albania, the Serbs, have not only treacherously executed unarmed  Albanians, but in their awful savagery, they have also murdered difensless people woman, children, the elderly and even infants on their mothers bosom

                                  THE ALBANIANS MUST BE EXTERMINATED

In regard to the news report that 300 Albanians from Luma, who carried no arms were shot i  Prizren without legal proceeding, The Frankfurter Zeitung wrote this, “It seems that in this particular case, the Serbian troops are to be blamed for the carnage At the beginning of the war, we were openly told by Serbian officials “We shall exterminate the Alabanians Since the last fall Serbian troops crossed the border and occupied land inhabiteted by Albanians, one blood bath after another has been commited

                                GENOCIDE WAR

In an article published in the Kreuzzaitung, Professor Sshieeman declares in this article that Serbs are waging a war of genocide against the Albanians. They woodlike to exterminate this nation root and branches. The whar correspondent of the Danish newspaper Riget, Fritz Magunessen, describes as fallaws, the comportment of the Sers in regard of the Albanian population: The war making of the Serbs in Macedonia is characterized by a frightful slaughter of the Albanian population. The army is waging a horrible war of genocide. According to the declarations made by officers and soldiers 3000 Albanians were killed between Kumanovo Shkup and 8000 around Prishtina. In the district of Luma 27 villages were completely destroyed, and inhabitants including  children . Women and children were literally wrapped in straw and burned alive before the eyes of their captivated fathers. Pregnant women were torn to pieces in a horrible way and the unborn child set on the bayonet. The wellkown journalist Johan Stadmuller said in connection with the war in the Ballcan that the Serbs, because of their behavior, somehow convey the impression that there is something demoniacal about them. In connelction with what happened during Albania’s Golgotha, it is important to mention alsaw what has written the British Anthropologist,, historian and journalist Mary Edith Durham. She spend many years in the Ballcans and knows the history of that area. In connection with the Balcan wars, she said the fallowing: The Serbs, once free from Turkish yoke, tried to impose upon other nations, be they Catholics or Moslems, a yoke which was much havier than that of the Turks. “No Turk” Wrote Miss Durham “ever treated Armeniens worse than did the Sers treated the Albanians ,in thew name of  the Orthodox Church. According to Leo Freundlich 25000 Albanians lost their lives as a result of massacres commitet by the Serbs during the Balcan wars. However, experts assert  that the number is much higher According to the French scholar Ami Boue, this figures give an idie, as to the extent of the Albanian genocide, which was achived with verious means, inconcciible in the twentieth century Europe.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjon kadeli

Një jetë në shërbim të atdheut legjenda e kombit, Adem Demaçit

July 27, 2023 by s p

Shkruan: Mustafë Krasniqi/

Sot pesë vite që kur babai i lirisë së Kosovës, simboli i qëndresës shqiptare, luftëtari i paepur i fjalës së lirë, njeriu i pathyeshëm në përballje me çdo furtunë ishte legjenda e kombit, Baca Adem Demaçi. Adem Demaçi  mbylli kapitullin e jetës në mes njerëzve të gjallë, duke u shndërrua në një engjëll i pavdekshëm, që mbeti frymëzues i rrugës së drejtë dhe inspirues për gjeneratat e ardhshme, se si duhet të jenë në shërbim të atdheut e të kombit.Një imazh që përmban person, i jashtëm, veshje, burrë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Njeriu që i rezistoi kohës makabër, regjimit kriminal serbo-Jugosllav për 30 vite, njeriu i cili në asnjë kohë nuk u dëshpërua, por gjithmonë optimist, krenar e i fuqishëm në shërbim të kombit.

Si fëmijë kaloi shumë peripeci, në përballjen me varfërinë dhe regjimin, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga ideali i lirisë, pavarësisë së Kosovës e për bashkim me shtetin amë – Shqipërinë dhe të drejtën e shkollimit, për të cilën falangat serbe ua mohonin këtë të drejtë shqiptarëve. Por dhe të drejtën për të jetuar të lirë, pa frikë në tokën e stërgjyshërve pellazgo-ilirë-shqiptarë.

Për idealet dhe atdhedashurinë e Demaçit, pushteti fashist serbo-jugosllav e burgosi për herë të parë, më 19 nëntor 1958, i cili në mars të vitit 1959 para Gjyqit të Qarkut në Prishtinës do të dalë hapur me kërkesën e tij, për bashkimin e Kosovës me Shqipëri, i cili për këto qëndrime u dënua me pesë vjet burg. Për të dytën herë Demaçi u burgos si kryetar i  LRBSH, me pesëmbëdhjetë vjet burgim , por që i mbajti vetëm 10 vite dhe u lirua më 8 qershor 1974. 

Demaçi për herën e tretë burgoset më 6 tetor 1975, me proces të montuar politik dhe dënohet me pesëmbëdhjetë vjet, i cili lirohet më 21 prill 1990. Gjithsejtë me 30 vjet burgim, vetëm për fjalën dhe mendimin e lirë, duke mbrojtur qëndrimin e së drejtës për bashkim me Shqipërinë.

Për qëndrimin e Demaçit Parlamente Evropian, më 4 dhjetor 1991, i ndan Çmimin Saharov. E më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid i dha Çmimin Special për Paqe, kundër racizmit, ksenofobisë, për qëndrim paqësor e tolerant. Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel për letërsi. Më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Oslos.

Përpos që ishte Demaçi simbol i rezistencës, ai ishte edhe një krijues me vlera të mëdha letrare, i cili veprimtarinë e tij krijues e filloi në revistën letrare “Jeta e re”, që më 1958 kjo revistë ia  botoi romanin e parë “Gjarpinjtë e gjakut” e , më pas romani u ribotua në Zvicë, Lublanë dhe në Prishtinë.  Librat e Demaçit janë: “Kur Zoti harron” (vëllim me tregime) më 1990,   “Vetëmohimin”(roman), më 1994, “Tung, vargu im”, Prishtinë, 2002, “Heli dhe Mimoza”, Prishtinë, 2006,  “Dashuria kuantike e Filanit” Prishtinë, 2007 dhe “Shkrumbnajë e dashuri” (roman), Prishtinë 1912. Për bacën Adem janë shkruar edhe shumë libra, këngë, poezi, ndër to është edhe libri, “Lamtumirë Baca Adem”  i botuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, më 2018, nga autori Selatin Novosella.

Përpos rezistencës dhe krijimtarisë letrare, Adem Demaçi ishte kryetar i KLMDNJ-së në Prishtinë dhe njëri që iu dha zemër ushtarëve të UÇK-së, ishte edhe përfaqësuesi politik i UÇK-së. Ky vigan i trimërisë kurrë nuk hoqi dorë nga kërkesa e tij e arsyeshme për bashkimin e kombit. Shpesh, politika pacifiste është munduar ta zhvlerësojë qëndrimin e tij, por kurrë simboli i rezistencës nuk thye. Gjithmonë në mbrojtje të vlerave kombëtare, të atyre që kishin në shpirt bërjen e shtetit të lirë dhe të bashkuar. Pas lufte, shumëherë disa politikanë i quante si frikacakë, të cilët në periudhat më të vështira të atdheut, këta frikacakë ishin të gatshëm të jepnin gjithçka. Ishte kundër atyre që i fyenin ushtarët e lirisë, UÇK-në para dhe pas luftës. Ky vizionar i madh, sy patrembur dhe i ashpër ndaj atyre që interesin e karrierës e vënin para interesit kombëtar.

Sot e pesë vite mbushen kur Adem Demaçi u nda nga njerëzit me më të dashur, nga atdheu që shumë i dha dhe hyri në histori me veprimtarinë e tij sublime. Hyri si Simbol i Rezistencës shqiptare, luftëtar i paepur i së drejtës dhe i bashkimit kombëtar, por edhe si  letrar e publicist i talentuar. Një imazh që përmban veshje, person, ndërtesë, lule

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Demaçi do të kujtohet nga gjeneratat që do të vijnë pas me shembullin, sakrificën dhe punën e tij vetëmohuese, duke mos i mohuar të drejtën e asnjë komuniteti, por asnjëherë nuk është pajtuar që të shkelen të drejtat që u takojnë shqiptarëve, për bashkim kombëtar.  Dhe, për këtë çdo herë e ka thënë hapur dhe i ka inspiruar politikanët dhe popullin, që nga e drejta e tyre të mos heqin dorë, por edhe të drejtat e asnjë komuniteti tjetër të mos cenohet.

Shembulli i Bacës Adem duhet të na shërbejë si forcë në mbrojtje të idealeve për atdhe e komb!

Lavdi veprës së Adem Demaçit!

Filed Under: Komente

Paradoksi i gjuhës

July 25, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

A ka pasur ndonjëherë një lidhje midis egjiptianëve të lashtë dhe etruskëve?

Në një ditar të vitit 1806, deshifruesi i gurit te Rozetës, Jean-François Champollion shkroi:

“Jam zhytur totalisht në gjuhë, në monedha, në medalje, në monumente, në sarkofagë, në gjithçka që mund të gjej për etruskën. Pse? Sepse etruskët vijnë nga Egjipti.”

Qëndrime të tilla, sado mirë të dokumentuara, i sollën turp Champollionit në mbarë Evropën, ku evropianët me ngjyrë lëkure të hapur ishin ngritur në qeverisje nëpërmjet luftës. Të ishe me lëkurë të errët, ishte problematike për disa njerëz që ta pranojnë.

Bërja e një deklarate të tillë në vitet 1800 ishte afër kryerjes së herezisë, ndoshta duke u etiketuar si adhurues i djallit dhe mund të burgoseshe, vriteshe ose të dyja.

Pra, vetëm të flasësh për përzierje të tillë njerëzish ishte e papranueshme nga pikëpamja sociale, fetare (Kisha Katolike Romake dhe Kisha e Anglisë nga vitet 14 – 1800 ndihmuan për këtë, si një mjete i institucionalizuar).

Lidhur me ndarjen e Ham, Japeth dhe Shem – histori e trilluar për gjenetikën njerëzore ende e pranuar si e vërtetë nga shumë, është e lidhur drejtpërdrejt me krijimin dhe evoluimin e racizmit. Ta kundërshtoje mund të shkaktonte turp fjalë për fjalë nga Monarkia – në atë kohë nën udhëheqjen e Kishave.

Turpi (humbja e Hirit ose Çmimeve), mund të ishte po aq i thjeshtë sa edhe izolimi social ose profesional, me pak ose aspak mbështetje nga kolegët, ose personat aktualë të fokusuar në sulmin dhe diskreditimin e punës së bërë, megjithëse, vërtetuar ose provuar.

Champollion u turpërua para, gjatë dhe pasi kishte deshifruar me sukses Gurin e Rozetës – si në aspektin shoqëror ashtu edhe në atë profesional – dhe veçanërisht në aspektin fetar.

Me shpejtësi nga vitet 1800 erdhi konfirmimi gjuhësor i lidhjeve midis Egjiptianëve të Lashtë dhe Etruskëve deri në këtë epokë të tashme.

Profesori i Institutit të Arkeologjisë Austriake Manfred Bietak, i cili gjithashtu ka bërë punë për Arkeologjinë Britanike dhe Muzeun Britanik, ka punuar gjerësisht, duke gjetur dhe llogaritur të dhënat e Egjiptit të Lashtë.

Ai thotë se ka prova se që nga viti 7000 pes, egjiptianët e lashtë udhëtonin për tregti, duke përdorur forma të ndryshme të lidhura me shkrimin për komunikim me njerëz të ndryshëm.

Nëse do të donit të bënit tregti me dikë dhe aftësitë tuaja komunikuese ishin më të mira, a nuk do t’i ndihmonit ata me të cilët bënit tregti të komunikonin në mënyrë që të vazhdonin të bënit tregti mbi baza miqësore komunikimi?

Është kjo që lidh punën e Manfredit (Arkeologjia dhe Antropologjia) me Champollion (Arkeologjia dhe Antropologjia Gjuhësore):

Nga shumë studiues besohet se Raetët kanë folur, fillimisht të paktën, të ashtuquajturën “gjuhë raetiane”, një gjuhë e zhdukur e njohur vetëm nga një seri mbishkrimesh në një variant të alfabetit etrusk. Howard Hayes Scullard (1967), sugjeron që raetian ishte një gjuhë indo-evropiane, me lidhje me ilirishten dhe keltishten. Nga ana tjetër, raetian, zakonisht konsiderohet nga shumica e filologëve si e lidhur me etruskishten që e kanë cilësuar jo-indo-evropiane.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi

Shkallët e Qytetërimit

July 18, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Ndërsa shkojmë në jetën tonë të përditshme, ndonjëherë duhet të tërhiqemi dhe të hedhim një vështrim më të gjërë. Njeriu sot jeton në atë që duket si qytetërim i përparuar, por le të mos tallemi – ne jemi ende foshnja teknologjike. Në vitin 1963, astrofizikani rus Nikolai S. Kardashev doli me një mënyrë hipotetike për të kuptuar saktësisht se në çfarë shkalle zhvillimi jemi. Ai krijoi atë që njihet si Shkalla e Kardashevit, një metodë për të matur se sa të avancuara janë arritjet teknologjike të një qytetërimi dhe sasia e energjisë që mund të shfrytëzojë. Siç e përshkroi në punimin e tij, një qytetërim i përparuar do të kishte kapacitetin për të transmetuar sinjale radio larg në kozmos. Kardashev fillimisht doli me 3 lloje qytetërimesh, por që nga ajo kohë lista është zgjeruar në mënyra të ndryshme nga shkencëtarë të tjerët, duke u fokusuar jo vetëm në teknologjinë e komunikimit, por edhe në faktorë shtesë. Sipas kësaj hipoteze,:

Një qytetërim i tipit 1 (i njohur gjithashtu si qytetërimi planetar) ka aftësinë për të shfrytëzuar të gjithë energjinë e planetit të tij të origjinës, duke shfrytëzuar të gjithë energjinë që arrin në planet (si dielli, njeriu shfrytëzon vetëm 60 përqind të energjisë diellore) dhe të gjithë energjinë që mund të prodhojë (termike, hidro, era. , etj). Kardashev e përshkroi atë si “nivel teknologjik afër nivelit të arritur aktualisht në Tokë”.

Sa afër jemi të bëhemi ndërtuesit e megastrukturave të tipit 2? Është një kërcim i madh në aftësi dhe ndoshta do të duheshin 1000-2000 vjet për t’u arritur.

Një qytetërim i tipit 3 është krejtësisht i një rendi tjetër zhvillimi, ndoshta duhen 100,000 vjet ose më shumë për të arritur atje. Kardashev e pa atë si “një qytetërim që zotëron energji në shkallën e galaktikës së vet”. Po, ju duhet të merrni energji të një galaktike të tërë për ta përparuar këtë. Njerëzit ndoshta do të ishin larguar prej kohësh në atë pikë, duke u bërë një lloj qenie kibernetike post-biologjike, ku robotët ndërtojnë sferat Dyson sipas dëshirës në të gjithë galaktikën, duke përdorur një teknologji shtytëse hapësinore ende të pakonceptueshme për të lëvizur. Ndoshta, një qytetërim i tillë do të ishte gjithashtu në gjendje të merrte energji nga vrimat e zeza ose të krijonte yje që prodhojnë energji sipas dëshirës.

Çfarë do të ndodhë pas një përparimi të tillë? Kardashev nuk e pa nevojën për të hipotezuar ndonjë qytetërim të mëtejshëm, por parashikuesit që atëherë kanë propozuar që një botë e tipit 4 do të ishte në gjendje të shfrytëzonte energjinë e një universi të tërë, ndërsa një tip 5 mund të bëjë të njëjtën gjë në një multivers, duke tërhequr fuqi nga shumë universe.

Po tipi 6? Këtu hyjmë në kompetencat e Zotit, duke kontrolluar kohën dhe hapësirën, duke krijuar universe sipas dëshirës. Lloji 7? As nuk mund ta imagjinojmë dhe kuptojmë se si mund të jetë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi

KËNDSHIKIMI YNË PËR ZHVILLIMET NË KOSOVË

July 17, 2023 by s p

GJENERAL ASLLAN BUSHATI/

Për të shkuar tek përceptimet e së ardhmes e për të ndërtuar ide e mundësi të reja, përvoja na mëson se duhet të nisemi nga e shkuara. Ne tashmë e dimë se cfarë shtypjesh kryen serbet mbi Dardaninë për më shumë se një shekull. E dimë se cfarë gjenocidi ka hequr populli shqiptar atje në trojet e veta mijra vjecare nga ata barbarë. Por liria, shtetformimi dhe paqa nuk erdhën vetvetiu e as nga lëshimet serbe. Përkundrazi, erdhën nga fryma kombëtare e atdhetare nga brenda Kosovës me në krye liderin e madh Ibrahim Rugova dhe ndihmesa e diasporës në ballë të së cilës ishte ajo shqiptaro- amerikane. Kjo e fundit, drejtuar nga intelektualët atdhetar shqiptar, nga ish kongresmeni Joseph DioGuardi, Liga , Vatra, LDK-ja, shoqatat, e bizmesmenët, bëri që mbarë komuniteti të ngrihej në këmbë dhe të protestonte qindra herë para OKB-së, ambasadës Jugosllave, para Parlamentit dhe Shtëpisë Bardhë. Këto protesta të mirorganizuara vecanërisht në NY, e ngritën lart stegën e kërkesave për Dardaninë, në Departamentin e Shtetit, Kongres, Senat e deri tek Presidenti i SHBA-së. Kjo mundësoi që komunitetit ti hapej rruga të organizonte fondmbledhje për luftën dhe të ngrinte e të stërviste (brenda SHBA) edhe Batalionin Atllantiku (një prej të cilëve jam edhe unë).

Ishte fat i madh për shqiptarët që në krye të SHBA-së ishte Presidenti Bill Klinton, i cili me një lëvizje të beftë strategjike e ndolli NATO-n në transhenë e shqiptarve, fitoi luftën kundër Serbisë dhe hapi rrugën e shtetformimit, konsolidimit e sovranitetit të Dardanisë. Ndihmesë në këtë luftë dhanë edhe: rezistenca mbarpopullore kosovare, Ushtria Clirimtare e Kosovës (UCK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës Kosovës (FARK). Fati i keq është se këto formacione ushtarake shqiptare nuk ishin firmëtare të marrveshjes së Kumanovës.

Pas fitores mbi pushtuesit serb, filloi lufta për paqen, shtetformimin, sovranitetin e konsolidimin e pavarsisë. Si hap i parë Dardanisë ju imponu e ashtuquajtura Kushtetutë e Ahtisarit, e cila në thelb ishte një gurë i rëndë në qafën e Dardanisë, sepse si në asnjë shtet tjetër të botës, u quajt vend multietnik kur 93% e popullatës ishte shqiptare, 4% serbe dhe 3% boshnjake, ashkali etj. Po ashtu me këtë kushtetutë, jashtë cdo të vërtete historike ju dhanë hapsira të mëdha të tokave të shqiptarve, kishës ortodokse serbe.

Krijimi i shtetit të ri të Kosovës, që në fillim u ballafaqu me një llojë mosbindje (të formave të ndryshme), të popullatës në katër komunat veriore. Kjo mosbindje vazhdon edhe sot me zikzaket e saj në raport me zhvillimet në Serbi e Rusi. Krijimi i të ashtuquajturave Bashkësia e Komunave Serbe (sipas modelit të Republikës Sërbskaja të Bosnjes – dëshirë kjo e Beogradit) dhe e papranueshme nga populli dhe institucionet e Kosovës, jo pak herë ka ngritur tensionet deri në prag konflikti. E tillë është edhe situata aktuale prej gati dy muajsh.

Por le të shohim më në brendi, se cfarë përbëjnë në vetvete këto katër komuna në veri të Dardanisë? Mund të themi se dukshëm brenda tyre ka të dhëna se veprojnë njerëz të sherbimit sekret rus e serb, ka forca paramilitare serbe të strukturuara, stërvitura e të armatosura nga Serbia. Ka segmente të mafias rajonale, trafikantë drogash, armësh e refugjatësh etj. Ka një mosbindje totale për të mos paguar energjinë elektrike, taksat, doganat e detyrimet ndaj shtetit etj.

Po ashtu, në këtë rajon ka edhe tre element të rëndësishëm strategjik si: miniera e Trepces , ujmbledhësi i Ujmanit dhe strukturat e fryera ushtarake serbe në një distancë të afërt nga kufiri me Kosovën e jo sipas dokumentit të Kumanovës .

Interesi i përhershëm Rusisë është që situata në veri të Kosovës të mbahet si konflikt i ngrirë dhe të ndizet kur i intereson asaj dhe Serbisë. Në kuadrin e dokumentit 1244 të OKB-së, këtyre dy vendeve ju intereson që debatet të bëhet në OKB, ku Kosova ka dy vota kundra.

Interesi amerikan është që konflikti të zgjidhet sa më parë me njohjen reciproke të dy vendeve, të ulet niveli i pragkonfliktit, të shtyhen të dy vendet drejt integrimit në BE, madje ndoshta edhe në NATO. Si dhe niveli i bisedimeve të mos shkojë në OKB, ku Kosova ka vota kundra, por të jetë në nivel ekspertësh dhe drejtuesish të të dy shteteve. Ky është edhe interesi i Kosovës dhe gjithë shqiptarve në rajon, sepse ne shqiptarët nuk kemi mundësinë të jemi faktor strategjik dhe të bëjmë zgjidhje të këtij niveli sic ka aleati ynë strategjik SHBA. Kosova si shtet është “pjellë amerikane”. Por në qoftë se Kosova e humbet SHBA-në, ajo ka kryer vetvrasje. Amerika bën politikat e saj globale, ku gjen mbështetje edhe Kosova, por ne shqiptarët nuk duhet të mendojmë se jemi qendra e botës dhe SHBA–ja do të bëjë vetëm politika proshqiptare. Jo. Në kohë e hapsira të caktuara mund të ketë edhe vendime e taktika që nuk na pëlqejnë tërësisht, por e rëndësishme është ceshtaja fundore (strategjike) ku ne shqiptarët me SHBA-në nuk jemi kurrë të humbur.

Qeveritë në Dardani përgjithësisht kanë punuar në përshtatje të plotë me politikat amerikane, por kohët e fundit ka patur carje, moskoordinim deri në përplasje. Kjo bëri që qeveria e Vetvendodsjes të merrte dy-tri shuplaka të forta si: ndalimi i pjesmarrjes në stërvitjet e NATO-s, ndërprerja e fondeve dhe e kontakteve të nivelit të lartë. Shtojmë këtu edhe skandalin e dhunshëm në Parlamentin e Kosovës, të cilat lenë një shije të hidhur e jo prokosovare.

Parë nga shumë këndshikime, pyetja më e rëndësishme tashmë shtrohet se: a do të gjendet ndonjë zgjidhje për veriun e Kosovës? Për këtë mund të ketë shumë hamendësime, por njera prej tyre mund të jetë: zgjidhje do të ketë, por jo një zgjidhje casti. Zhvillimet e ardhëshme gjeopolitike do të krijojnë hapsira të reja pas mbarimit të luftës në Ukrahinë, ku Rusia do të dalë e humbur dhe e dobësuar e Serbia një ishull në rrethimin politik perendimor.Pra mendohet se koha e së ardhmes së afërt do të jetë me ne e për ne nën ombrellën e SHBA-së, BE, e NATO-s. Dosja e Kosovës tashmë është në tryezat e personaliteteve më të larta të politikës botërore. Lëvizjet shqiptare lypset të jenë të matura dhe të përqasura me SHBA.

Këtu në Amerikë kohët e fundit pati dy zhvillime politike të qënësishme që e sollën problemin e veriut të Kosovës në fokus. Ata ishin takimi me shqiptarët në Departamentin e jashtëm të Senatit nga senatori Joe Menendez dhe sygjerimi i tetë senatorve republikan për Presidentin Biden që të merret me konfliktin në veriun e Kosovës. Ne si komunitet mund të bëjmë ndonjë deklaratë në mbeshtetje të së drejtës Kosovës për të vendosur sundimin e ligjit në të gjithë teritorin e saj. Po ashtu mund të kërkonim një takim me kryetarin e Senatit Chuck Schumer i cili është edhe senator i NY. Në se situata eskalon për keq atëherë lypset si komunitet të cohemi në këmbë në mbrojtje të Kosovës duke mos u bërë as avanturier e as servilë.

Filed Under: Komente Tagged With: asllan Bushati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • …
  • 491
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT