Tubimi ishte mjaftë shpresëdhënës dhe inkurajues thotë professor Gojçaj duke shtuar se me këtë rast u formua edhe një komision i këtushëm për ngritje fondesh, mbase sipas parallogaritjeve duhen siguruar këtu në diasporë, rreth 200,000 dollar
BRONX NEW YORK : Shoqata Malesia e Madhe e New Yorkut , e cila vepron në zonë e Tri-Shtetshti, prej bashkimit të tyre mbajti takimin e parë me mbarë malësorët, të cilët jetojnë dhe punojnë në zonën e Tri-Shtetshit – New Yorkut, New Jersey dhe të Connecticut, më datën 22 Mars 2015, në lokalin Estwod Manore në Bronx – njofton në rrjetin shoqëror facebook kjo shoqatë.
Profesor Gjokë Gojçaj, i cili ka publikuar edhe fotografit nga tubimi i malësorve të dielën theksonë se :”Shoqata Malësia e Madhe e New Yorkut u mblodhë që së bashku të definojë obligimet e tyre, primare orjetimet programore dhe misionin e kësaj shoqate të bashkuara tashmë- për të ardhmen e tyre”.
Ai sqaron se në këtë tubim u trajtuan dy çështje më primare për momentin:
E para simbas tij çështja e rritjes dhe forcimit të shoqatës në fjalë, me anëtarë e veprimtarë të rinjë.
Vlen te theksohet, thotë Gojçaj, se disa nga të pranishmit filluan menjëherë të plotësojnë formularet e anëtarsimit.
Dhe, e dyta: ka qenë në diskutimet në këtë tubim çështja e ndërtimit të shtëpisë funerale në Malësi, për nevojat e gjithë trevës dhe gjithë malësoreve, pa dallim feje e tjer..
Ata njoftojnë gjithashtu se në këtë tubim ishin prezentë edhe katër të deleguar nga këshilli punues për realizimin e ketij objekti, nga Malesia.
Tubimi ishte mjaftë shpresëdhënës dhe inkurajues thotë professor Gojçaj duke shtuar se me këtë rast u formua edhe një komision i këtushëm për ngritje fondesh, mbase sipas parallogaritjeve duhen siguruar këtu në diasporë, rreth 200,000 dollar.
Tubimi i komunitetit rreth këtij projekti, për grumbullime fondesh, do të mbahet më 19 Prill 2015.
Shoqata Malësia e Madhe në New York – e cila përfshinë krejt zonën e Tri-Shtetshit është krijuar si rezultat ibashkimit të shumëpritur, si thonë ata; të dy subjekteve të atëhershme: Shoqatës Dedë Gjo Luli dhe Fondit Humanitar Malësia, të cilat nga 1 janari i këtij viti janë shkrirë në këtë subjekt të ri me emrin Shoqata Malësia e Madhe në New York./B.SINA/
“KLANI” RREMBEU DREJTIMIN E FONDACIONIT TE PLAVE E GUCISE
Komunitet- Letër e hapur drejtuar bashkëvendasëve të Plavë e Gucisë/
Shkruan: Mustaf Salihi Ahmetaj/
Te nderuar anëtar,/
Te nderuar/a motra dhe vëllezër,
Raport për zgjedhjet e kuvendit të Fondacionit Plavë-Guci të mbajtura në New York me datën 22 Mars 2015/
Bazuar sipas rregullores, mandatit dhe statutit të Fondacionit Plavë – Guci, ne thirrëm Kuvendin e anëtarëve te shoqatës tonë.
Mledhjen e hapi Gjovalin Nikçi i cili propozoi kryesuesin e zhvillimit të punimeve Xhevat Kukaj qe të drejton kuvendin.
Kryetari i FPG, Esad Gjonbalaj propozoi për dy grupe të punës të përbëra nga jo-anëtarë të kryesisë. Njëri për administrimin e zgjedhjeve, dhe tjetri numërimin e votave, ku u aprovua nga të gjithë anëtaret.
Esad Gjonbalaj ua bëri me dije pjesëmarrësve se bazuar në statutin e FPG-së, të drejtë vote kanë vetëm anëtaret e FPG-së. Klani me gansterët e vet filloi me pyetjet e tyre se a duhet ne që nuk jemi anëtarë ta lëshojmë sallën. Ne të gjithë anëtaret u përgjigjem njëzëri se vetëm mund të shikoni.
Klani filloi ndërhyrjet dhe me akuzat e tyre fallce drejtuar kryetarit Esad Gjonbalaj dhe sekretarit Mustaf Ahmetaj duke shkelur rëndë në normën ma demokratike në statutin e FPG-së duke deklaruar se gjoja askush nga këta zotërinjë se ka parë këtë statut.
Ishte befasuese edhe pjesëmarrja ulët e anëtarëve të FPG-së, nga e cila merrnin pjesë vetëm 31 anëtarë të rregullt.
Klani kishte sjellur bashkëvendës(jo anëtarë të FPG-së) të cilët i kishte marrë nga rruga e që numëroheshin mbi 38 veta.
Klani me kapot e veta ne krye ishte i përbërë nga një njeri mbi të cilin qëndrojnë akuza me dy raste te krimeve. Edhe kreu i Deponisë në Martinaj i drejton pjesëtarët e klanit të cilët ishin anëtarë të kryesisë së FPG-së për ta kidnapuar këtë fondacion.
Klani kishte organizuar dhe sjellur bashkëvendës që nuk ishin anëtar dhe që kurrë nuk kanë qenë anëtarë të FPG-së të votojnë për ta dhe për pjesëtaret e tyre.
Klani kishte intimiduar në mënyra te ndryshme anëtarët e FPG-së para mbajtjes së Kuvendit.
Kuvendi mori skaje gangstere prej Klanit dhe tensioni shkoi deri në atë pikë sa u krijua gjendje shumë e keqe.
Pjestarët që nuk ishin në kryesi (Gazmend Gjonbalaj, Shpend Haxhaj, Hatmane Prelvukaj, Salih Gjonbalaj, Hysen Ulaj, Beqir Gjonbalaj etj) u munduan të qetësojnë situatën por pa sukses. Klani kishte agjenden e vet të kidnapimit të fondacionit tonë.
Gjovalin Nikçi kërkon mbledhjen e Kryesisë jashtë sallës së Kuvendit. Kur dolëm jashtë, ai prononcoi se sot do të mbahen zgjedhjet. Gjovalini kërkoi mendimin e të gjithë anëtarëve dhe pastaj propozoi te votojmë për të shkelur statutin e FPG-së dhe të lejohet e drejta e të gjithë të pranishmëve për të votuar. Unë ju fola se ky veprim paska qenë i parapërgatitur dhe nuk e njoh ketë vendim ilegal.
Brenda, njëri ndër pjestarët e “Grupit Qëllim Mirë” Hysen Ulaj në fjalimin e tij u tregoi të gjithëve se një javë më herët është vendosur se akuzat për mos funksionimin e mirë të FPG-së të mbyllen dhe të tërhiqen nga rrjetet sociale.
Gjovalini merr fjalën dhe ju deklaron se Kryesia ka marrë një vendim të jashtë- zakonshëm.
Katër anëtarë të rregullt të FPG-së e lëshuan kuvendin para votimit ne shenje proteste me kete vendim ilegail. Ata ishin Shpend Haxhaj, Ismail Brahimi Qosaj, Gzim Balia Qosaj dhe djali im Flamur Mustafa Ahmetaj.
Klani, tërë kohën vazhdoi me akuza dhe gënjeshtra duke i njollosur të tjerët dhe fshehur veprat e tyre duke pasur agjenda personale.
Flet-votimi mbaroi dhe në fund filloi dorëzimi i tyre ku një pjestar i klanit u pa kur solli shtat(7) flet-votime kurse të tjerët vetëm nga një.
Shkeljen e statutit të FPG-së nga disa anëtarë u tolerua sepse ishim të gjetur në një presion dhe nuk donim që të ndodhë diçka e keqe. Kryesia jo-legjitime u formua prej Klanit në emër të komunitetit. Shikoni fotot nëpër facebook ku mund të shihni vetëm Klanin. Vallë a është ky komuniteti i Plavë e Gucisë?
Inçizimet e zërit dhe fotografitë e postuara në facebook janë si evidencë se çka ndodhi me 22 Mars 2015 në kuvendin skanadaloz të shoqatës tonë të respektuar.
Klani ka penguar aktivitetin e FPG-së duke filluar prej vitit 1997 (vjeshtë) e deri sot. Unë jam dëshmitar për këtë sepse isha anëtar i kryesisë rreth 16 vite pa ndërpreje.
Të nderuar atdhetarë bashkëvendas, brenda disa ditësh do të shikoni dokumentet, proces-verbalin, kopjet, inçizimet e zërit dhe fakte të tjera përmes e-mail dhe rrjetit social facebook se si ka vepruar në mënyrë gangstere Klani që erdhi në Fondacionin Plavë e Guci.
Në shërbimin tuaj dhe të vendlindjes
Mustaf Salihi Ahmetaj
Takim ndërfetar midis studentëve të Teologjisë Islame dhe asaj Katolike
Nga Gjergji Mima/ -Studentët e Shkencave Islame të Universitetit ‘Bedër’ dhe studentët e Teologjisë Katolike nga Seminari Ndërdioqezian Shkodër zhvilluan me 26 Mars 2015 një takim miqësor të organizuar për të promovuar dialogun ndërfetar, nëpërmjet hapave konkret të njohjes dhe prezantimit të studentëve të teologjisë.
Të ftuarit nga Seminari Ndërdioqezian “Nëna e Këshillit të Mirë”, përbëheshin nga rektori i këtij Seminari Don Leonardo Falco, Drejtori i Institutit Filozofiko-Teologjik dhe pedagog i teologjisë dogmatike Atë Mario Imperatori, rektori i Seminarit “Redemptoris Mater” në Lezhë Don Lorenzo Rosseti, pedagogu i teologjisë dogmatike dhe i dialogut ndërfetar Don Robert Kola, si dhe rreth njëzet studentë të teologjisë katolike.
Ata janë pritur nga stafi pedagogjik i Departamentit të Shkencave Islame, dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Selman Kuzu, Drejtori i Qendrës për Studime Islame Dr. Atakan Derelioglu, pedagogu z. Elton Karaj, si dhe studentë të Shkencave Islame në Universitetin Bedër.
Gjatë takimit në një nga auditorët e universitetit, pas njohjes dhe prezantimit nga të dyja palët, studentët kanë prezantuar secili departamentin e tyre, mësimet dhe leksionet që marrin, duke u njohur kështu më mirë me aspektin arsimor dhe atë të literaturës të teologjisë Islame dhe asaj katolike.
Gjatë kësaj vizite, stafi pedagogjik i delegacionit katolik, është pritur edhe nga rektori i Universitetit ‘Bedër’, Dr. Ferdinand Gjana.
Të dyja palët e kanë vlerësuar si mjaft të frytshëm këtë takim, duke e cilësuar si hapin e parë të kalimit nga dialogu teorik në atë praktik, pikërisht nëpërmjet takimit dhe njohjes midis stafit pedagogjik dhe studentëve të Shkencave Islame dhe të Teologjikë Katolike në vendin tonë, duke u bërë një shembull konkret i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri.
KOMUNITET- KA NDËRRUAR JETË VASEL TOM IVEZAJ
Familja Ivezaj, njofton me pikëllim të thellë se me 23 Mars 2015 ka ndërruar jetë në moshën 70 vjecare, I dashuri i tyre Vasel Tom Ivezaj. I ndjeri u lind më 14 Gusht 1945.
Shërbimet funerale do të bëhen të Enjten më 26 Mars 2015 nga ora 2 pm-9 pm në Shtëpinë Mortore “FARENGA Brodhers”, në adresën :
920 Allerton Ave
Bronx, NY 10469
PHONE: 718-654-0500
Ceremonia Fetare do të bëhet në orën 11.00 në Kishën “Zoja e Shkodrës”
Varrimi do të bëhet të Premten në orën 1.00 në Varrezat Gates of Haven, Valhalla, New York
Komuniteti ne New York-Ndihma një akt human
nga Mimoza Dajçi/
Ndihesh vërtetë mirë brenda vetes kur gjatë jetës tënde ke patur mundësi të bësh diçka të mirë, sado të vogël në dobi të dikujt që ka nevojë për mirësinë tënde. Një fenomen i tillë dashamirës u prek dukshëm pak ditë më parë në Bronx në rrugën e quajtur “Mother Teresa”, ku emigrantë nga komunitete të ndryshme përfshi edhe shqiptarë u mblodhën për të sistemuar e paketuar materialet e grumbulluara që do të nisen në Shqipëri në zonat e përmbytura.
Njerëz të grup moshave të ndryshme pleq e fëmijë, të gjithë të proekupuar për të dhënë ndihmesën për popullsinë shqiptare në jug të vendit. Si bletët punëtore, në linjë zinxhir bëhej sistemimi e paketimi i rrobave e materialeve humanitare dhuratë nga banorët përreth New Yorkut e New Jersit.
Mbi 250 kuti kartoni të përmasave 16 me12 inch, u mbushën me rroba të palosura për gra, burra e fëmijë, lodra, përveç pakove me lodra e mjete didaktike që u sollën nga New Jersy, donacione të veprimtarit të njohur Gani Perolli. Ai dhuroi gjithashtu edhe një sasi biçikletash – scoter për fëmijë, ku mbi kutitë e tyre me gërma të mëdha shënuam se, tre nga këto biçikleta mundësisht tu dërgohen fëmijëve që humbën nënën e tyre nga kjo katastrofë natyrore në Novoselë të Pogradecit.
Ndihma dhe mbështetje ofruan Zyra e Governatorit në New York Andrew Como, Presidenti i Bashkisë Ruben Dias Jr, Senatori Jef Klain, Senatori Gustavo Rivera, Assamblyman Mark Gjonaj, Kordinatoria Ekzekutive e Zyrës së Assamblyman Mark Gjonaj – zonjusha Nathalia Fernandez, Lideri i Partisë Demokratike për Distriktin 80 në Brorx Joseph McManus, Konsulli James Vacca, Konsull Member Hon. Ritchie Torres, Allerton Ave, Morris Park Association, Apple Bank Pelham Parkwy, skenografi Astrit Tota, etj.
Edhe fëmijët, pjesëmarës në këtë aksion bamirës në Bronx, duke parë përkushtimin e prindërve përveshën mëngët e përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të përshpejtuar këtë proçes. Të qeshur e të gëzuar ecnin e vraponin nga njeri cep i sallës tek tjeri, vendi ku ndodheshin ndihmat, duke u ofruar ujë apo diçka tjetër më të rriturve.
Ndihmat u grumbulluan në hollin e një pallati ne Bronx. Edhe Emanueli, djali i vogël me aparatin fotografik në qafë bëri çudirat e veta, fotot e realizuara prej tij dolën qartë e bukur. Dukej tepër i ngarkuar, punë të cilën e kreu me sukses, dhe aparatin e shkrepte sa herë që ia kërkonte “profesioni si fotograf”. Një qenush me emrin Fluffy sillej rrotull Anabellës e Danielit duke ia bërë më të këndshme atmosferën vogëlushëve. Fëmijët bënë foto me Fluffy-n, kujtim nga kjo ditë, ku do të nisnin lodra për bashkëmoshatarët në Shqipëri. Anabella gjashtë vjeçare piktorja e ardhshme së bashku me vëllain e saj të vogël Danielin e ledhatonin Fluffy-n, i jepnin diçka për të ngrënë, ndërsa ky i fundit kënaqej nën shoqërinë e tyre.
E tek i shikoje fëmijët ashtu gjithë zell e pasion mendja të shkonte tek puna mrekullueshme e prindërve për të edukuar tek ata ndjenjën e dashurisë e sakrificës pēr këdo që është në hall. Pozitiviteti që transmetoi tek fëmijët ky mision human është shumë domethënës, pasi kultivon tek brezat e ardhshëm ndjenjën e atdhedashurisë e ndihmës reciproke. Jeta ka avantazhet e saj por edhe shumë të papritura, prandaj është e rëndësishme që këto nisma duhet të përkrahen e të gjejnë mbështetje të gjerë.
Drejtuesit kryesoë të organizatave Pelham Parkway Neighberhood Association, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Duart e Hapura” dhe Organizata e Grave Hope & Peace” – Edth Blitzer, Aleks Nilaj e Mimoza Dajçi falenderuan vullnetarët, median, fëmijët e vegjël, si dhe bisnesmenin e palodhur Tony Musaj për drekën e shtruar me ushqime tradicionale shqiptare.
Sipas tyre këto ndihma vërtetë nuk do të mbyllin përfundimisht plagët e të mbijetuarve, por ata besojnë se solidarizimi është i dobishëm e do të lehtësojë sado pak dhimbjen e tyre.
Prania e Assamblyman Mark Gjonaj me stafin e tij, i gëzoi së tepërmi pjesëmarësit, i cili vlerësoi punën e ekipit organizativ e njerëzve të mirë që shpenzojnë kohën e tyre për kauza jetësore. Veprimtaria u mbulua nga mediat shqiptare dhe “Bronx Times”.
Foto: Emanuel Musaj
Mars 2015, New York
- « Previous Page
- 1
- …
- 313
- 314
- 315
- 316
- 317
- …
- 398
- Next Page »