• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Laert Sallaku mban fjalimin si studenti më i mirë i policisë në New York

May 11, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Laert Sallaku nderohet me çmim nga z. Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut dhe në shenjë respekti Adams ngriti të dyja duart duke bërë shqiponjën, simbolin e shqiptarëve

Laert Sallaku ky bir shqiptarësh në New York u diplomua me mesataren më të lartë mes 600 oficerëve të policise të sapo diplomuar.  Ai u rendit i pari, duke mbajtur fjalimin e tij si studenti më i mirë.  Në ceremoni, ai tregoi rrugëtimin e tij, që e nisi qysh në shkollë të mesme.

Laert Sallaku ishte gjimnazist, kur u largua nga Tirana, më 2017.

Laert Sallaku, tashmë 23-vjeç, u diplomua si oficer i policisë në New York me mesataren 9.96, më të lartë ndër të gjithë studentët.

Gjatë fjalimit të tij si (valedictorian) ndër të tjera ai tha:

“Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën

 17-vjeçare emigrova në Nju Jork. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”.

Duke dëgjuar fjalimin e tij me shumë emocion u ndjeva tejet krenare për suksesin e tij dhe natyrisht i dëshirojmë një karierë të shkëlqyer në Forcat e Policisë në Amerikë. 

Dhe siç thotë shkrimtari botëror Walt Whitman se:

“Keep your face toward the sunshine and shadows will always fall behind you.” Që përkthehet: 

Mbajeni fytyrën drejt rrezeve të diellit dhe hijet do të bien gjithmonë pas jush.” 

Jam e sigurtë se Laerti si një oficer policie do të ndikojë pozitivisht në zonën ku shërben si një e tërë. Ai do të mbrojë komunitetin ose lagje të caktuara dhe do të punojë për të ulur shkallën e krimit.  Laerti më jep bindjen se si një oficer i ri policie do ta mbajë komunitetin të sigurt nga njerëzit që po kryejnë krime të shumta.

Zonja Lumturi Sallaku, nëna e Laert Sallakut, oficerit të policisë të sapodiplomuar, gjatë shkëmbimit të mesazheve me të ishte tejet krenare.  Ajo ishte shumë e prekur dhe tha se kam ndjerë shumë emocione për Birin gjatë fjalimit në ceremoni, për dashurinë që shprehu për Shqipërinë dhe mirënjohjen për Amerikën.  

NYPD u krijua, më 1845, dhe sot, është përgjegjëse për ruajtjen e një qyteti me 8.5 milionë banorë, duke kryer një shumëllojshmëri të gjerë të roleve të sigurisë publike, zbatimit të ligjit, menaxhimit të trafikut, kundërterrorit dhe reagimit emergjent.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams e quajti një ditë shumë të rëndësishme pasi dhe ai vite më parë është betuar që të jete anëtar i Departamentit të Policisë së Tranzitit të Nju Jorkut, dhe më vonë për t’iu bashkuar Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut.

Laert Sallaku është histori suksesi në Diasporë dhe në Amerikë dhe bëhet një shembull frymëzues për Kombin, fëmijët që lindin jashtë Atdheut si dhe për shumë oficerë që punojnë për zbatimin e ligjit, si në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjerë.

10 maj, 2024

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet

Birthday Fundraiser…

May 7, 2024 by s p

Dear friends,

Please join my team on our FIRST campaign fundraiser.

Date: Tuesday, May 7th

Time: 6:30 PM

Address: 4 Willow Ave

Staten Island, NY 10305

If you can’t attend, and would like to help our campaign, please donate online:

http://Donate.markokepi.com

Looking forward to seeing you there.

Respectfully,

Marko Kepi

Filed Under: Komunitet

Festa e Pashkëve bashkoi komunitetin shqiptar në Boston!

May 6, 2024 by s p

Flamur Vezaj/

Gezuar Pashkët! Ky ishte urimi që mbizotëronte gjatë darkës së djeshme mes shqiptarëve të Bostonit, të mbledhur për të festuar këtë ditë të rëndësishme për komunitetin ortodoks!

Në darkën e organizuar nga “ÇUNAT E BOSTONIT”, “VATRA” dhe “LABERIA”, përveç besimtarëve ortodoks ishin të pranishëm edhe shqiptarë të besimeve të tjera, të cilët kontribuan vullnetarisht me gatimet për këtë darkë!

Për këtë darkë të siguruar nga biznesmenët shqiptarë dhe vullnetarët për të uruar Pashkën, kryetari i VATRËS, z. Mentor Maksutaj, përfaqësuesi i “ÇUNAT E BOSTONIT” , Ardi Bocova, në emër të shoqatës “LABERIA”, Julian Balili, dhe eventi u moderua nga Artian Rreza!

Për të përshëndetur dhe për të uruar gjatë darkës ishte i pranishëm edhe hirësia e tij, Theofan Koja, njëherazi peshkop i Filomilisë dhe i peshkopatës ortodokse shqiptare të Amerikës! Mes të tjerash, peshkop Koja e mbylli urimin e tij me fjalët: “Jemi vëllezër shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, në mëngjes i falemë secili Zotit tonë në kisha dhe xhamia, por në mbyllje të ditës festojmë të gjithë së bashku, sepse na mbledh shqiptaria”.

Organizatorët “ÇUNAT E BOSTONIT”, “VATRA” dhe “LABERIA” falënderuan familjet që sollën gatime tradicionale shqiptare, si dhe u shprehën falënderimin e tyre për kontributin e madh të bizneseve shqiptare në Boston. Bizneset: “JB Rock and Wall”, “Ipswich House of Pizza”, “Giovanni’s Roast Beef and Pizza”, “Produkte Shqiptare”, “Ellie’s Pizza Beverly”, “Boxford House of Pizza”, “Art Paint”, “Morning Buzz Caffe”, “Peabody House of Pizza”, “VIP Detailing”, “AR LLC”, “Xhalia Construction” dhe “Golden Steps Childcare” në Weymouth.

Gjithashtu, anëtarë të kryesisë së VATRËS, znj. Lindita Meçe dhe z. Andrea Pani, gjatë ditës së djeshme vizituan institucionin tjetër fetar shqiptar “Kishën e Shën Trinisë” për të uruar për Pashkët besimtarët ortodoks dhe peshkopin e Filomilisë dhe i peshkopatës ortodokse shqiptare të Amerikës, hirësinë e tij Theofan Koja, njëherazi edhe Zv/kryetar i VATRËS, dega Boston!

Foto nga darka!

@highlight Everyone 𝘧𝘰𝘭𝘭𝘰𝘸𝘦𝘳𝘴

Shoqata Laberia USA

Filed Under: Komunitet

Pashkët po afrohen!

May 4, 2024 by s p

“ÇUNAT E BOSTONIT”, “VATRA” dhe “LABËRIA”, kanë menduar përsëri që të mbledhin komunitetin shqiptar të Bostonit për një darkë!

Ftohet i gjithë komuniteti ortodoks dhe jo vetëm, që të bashkohemi si një familje për të kaluar Pashkët të gëzuara së bashku dhe për të biseduar e afruar me njëri-tjetrin!

Mund të vini familjarishtë!

Ditën e diel më 5 maj 2024, ora 6pm, në klubit social “Çunat e Bostonit”, në adresën:

26 Howley St, 2 Floor Peabody, MA 01960

Ushqimi është i siguruar nga bizneset shqiptare, nga familjet tona me gatime tradicionale por kush ka dëshirë mund të sjell diçka nga gatimet shqiptare!

FALEMINDERIT bizneseve:

“JB Rock and Wall”

“Ipswich House of Pizza”

“Giovannis Roast Beef and Pizza”

“Produkte Shqiptare”

“Ellie’s Pizza Beverly”

“Boxford House of Pizza”

“Art Paint”

“Morning Buzz Caffe”

“Peabody House of Pizza”

“VIP Detailing”

“AR LLC”

“Xhalia Construction”

“Golden Steps Childcare” Weymouth

Filed Under: Komunitet

REGJISORI I TVSH-SË, MJESHTRI JANI TANE

May 3, 2024 by s p

“Jetova aq sa punova” – Volfang Gëte

Nga Fuat Memelli/

Janë disa regjisorë të Televizionit Shqiptar që me punën dhe talentin e tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyera në krijimtarinë televizive. Po përmend disa nga brezi i vjetër të cilët i kam njohur nga afër në vitet që punoja në TVSH si: Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka, Osman Mula, Esat Teliti, Myzejen Nepravishta, Gjergj Rita, Leonard Gjata, Dhoksi Teta e Kujtim Meçe.

(Të më falë ndonjëri që nuk më kujtohet emri). Kësaj plejade i përket edhe regjisori i njohur, Jani Tane. E takova këto ditë në Toronto ku kishte ardhur te vajza, ndërsa unë te djemtë. Biseduam gjatë. Kujtuam me mall shokë e shoqe të TVSH-së. E ngacmova për të më thënë diçka për punët e tij në Shqipëri dhe në emigracion, ku me kamer në dorë vazhdon të punojë si një djalë i ri, megjithëse është në moshën 75 vjeçare dhe e ka mbuluar bora e thinjave. Të shumta janë punët e tij në TVSH si dokumentarë, konkurse dhe gjini të tjera artistike si teletregime,koncerte të Vitit të Ri dhe katër filma artistikë si “Gjyshi partizan” ,”Edhe ne luftuam”,Ngjarje në liqen,”Prindër të vegjël” dhe telekomedia “Pak fresk sonte”, punë të cilat janë në arkivin e RTSH-së.

Në vitin 1998 emigron në Itali, duke iu bashkëngjitur familjes. Për mbijetesë në fillim bën punë të thjeshta si portjer nate në hotel,ndihmës kuzhinier, etj. Bën përpjekje për të gjetur mbështetje në kanale televizive,provon si telekronist në një kanali tv në Perugia ,”TEF” “Enrico Fermi” ku i transmetojnë telereportazhin “ Katër stinët “ e A.Vivaldit, xhiruar me detaje të çdo stine në qytetin Assisi, ku ka jetuar e punuar. Realizon dokumentarë për piktorët e qytetit .Bashkëpunon me studiuesin e antikitetit, Kol Marku dhe realizon dokumentarët “ Trokitje në Iliri” për mbretin Genti i cili ka varrin monomental në Gubbio. Vazhdon me dokumentarë të tjerë siç është ai për etruskët në Orvieto dhe Tarquinia, atë me titull “Bujtina,e fundit”, kushtuar ndarjes nga jeta në hotel “ Brufani” në Perugia , të Atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit.Perveç lëvrimit të gjinisë së dokumentarëve, ka xhiriuar dasma dhe ngjarje të komunitetit shqiptar në Itali. Në vitin 2006 krijon studjon e tij private me emrin” Nostalgjia” dhe bën vetë regjisorin, operatorin, montazhierin, folësin dhe formulimin muzikor.

Kohët e fundit ka disa projekte e po përpiqet t’i realizojë dokumentarin “Gjuha e Skënderbeut në Kalabri” në komunën e Frashinetos dhe një mbrëmje gala me artistët dhe intelektualët e suksesshëm të biznesit në Ontario të Kanadasë. Bashkëpunon me Shoqatën Shqiptaro- Canadeze në Toronto, etj.

Duke biseduar në studjon e tij, pamë telereportazhin “ Artisti i heshtur” kushtuar piktorit dhe skulptorit shqiptar të njohur, Hytbi Tarelli, me origjinë nga fshati Braçanj i Devollit, ndarë nga jeta pak vite më parë.

Si çdo emigrant mban lidhje me Shqipërinë. Kur shkon në Tiranë takon shokët e vjetër të TVSH- me të cilët ka punuar për vite me rradhë. Si djalë “ pe Korçe” shkon në qytetin ku lindi dhe u rit. “ Magneti” i televizionit e tërheq dhe shkon takon miq të tij në TVSH “ Korça”. Bisedon për punët e tyre dhe si “ usta” i vjetër i kësaj fushe i jep mendime. Para tre vjetësh i fali këtij televizioni 12 dokumentarë të tij duke ia dorëzuar ish drejtorit, Muharrem Meko. Vjet ishte përsëri në Korçë dhe takoi Muharremin dhe drejtorin e ri të TVSH së këtij qyteti, ish studentin e tij, Sadush Ylli.

Me përkushtimin e tij për punën, Jani Tane ka bërë të vetën thënien e Romain Rolland:” Gjithë gëzimi i jetës është puna krijuese. Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen.”

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 397
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste
  • Një vepër e rrallë në ikonografinë shqiptare, Shën Kristofori me kokë qeni
  • NJË ZË I RI SHQIPTARO-AMERIKAN NË UASHINGTON NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • SHANI PNISHI – NJË ZË I NDËRGJEGJES KULTURORE NË NDËRPRERJEN MES ATDHEUT DHE DIASPORËS
  • Mitrush Kuteli, figura e shquar që jetoi mes dy botëve
  • Shqipëria në Balkanfila XXI me identitet, përfaqësim dhe arritje
  • HOMAZH PËR LEGJENDEN DINAMOVITE
  • EMRI I ROBERT LULGJURAJ MBËRRIN NË ZYRËN OVALE TË PRESIDENTIT TRUMP
  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT