• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veliaj: 10 milion dollarë vetëm për këstin e parë per të ish-të përndjekurit politike

March 28, 2014 by dgreca

“Rreth 12760  ish-të përndjekur politik do të marin pagesat e tyre në ditët në vijim”, deklaroi sot  Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në inagurimin e rikonstruksionit te godinës së ish-të përndjekurve politike.

Në takim, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama, ministri Veliaj më tej theksoi se “e di qe rregullimi i  këtyre zyrave nuk eshte zgjidhje, por është fillimi, sepse  ish- të përndjekurit trajtohen me respekt e dinjitet, sepse bën diferencë të madhë  duke krahasuar me pamjet e disa javëve më parë ku zyrat ngjanin me birucat”.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, tha se “brenda gushtit do të këmi përfunduar të gjitha pagesat dhe shkon në 10 milion dollarë për të dhëne këstin e parë,  dukë i dhënë prioritet të përndjekurve politikë. Buxheti prej 18 milion dollarë, është  shumë më tëpër se 10 milion dollarë nga Partia Demokratike në vitet e “bumit” ekonomik 2008”.

Gjithsej janë 545 mijë të përndjekur, nga të cilët 150 janë mbi moshën 85 vjec dhe nëse nuk do të ndërrmernim  këtë vendim do të rrezikonin të iknin nga jeta pa marrë këstin e parë dhe pagesa shkon në 10 milion dollarë. Brënda këtij gjashtëmujori, dëmshshpërblimi shkon dhe për ish- të përndjekurit që janë ende gjallë, shtoi Veliaj. Ai u shpreh se kjo përqasje e re sjell  siguri, progres, kjo qasje e re ofron inovacion,  sepse do të dixhitalizojmë të gjitha dosjet e ish- të përndjekurve, duke shmangur pabarazine, sigurine, sepse kjo marrëveshje tregon se I respektojme vendimet që marrin si dhe progres duke nxjerrë mësime nga e kaluara”, tha Veliaj.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 20 milione dollare, te perndjekurit politie, Veliaj

Nderroi jete James Schlesinger, ish-sekretar i Mbrojtjes dhe ish-drejtor i CIA-s

March 27, 2014 by dgreca

UASHINGTON, 27 mars-James Schlesinger, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe drejtor i CIA-s nën presidencën republikane të Richard Nixonit dhe Gerald Fordit, vdiq sot në moshën 85 vjeçare, njoftuan të afërmit e tij.
“Ai la gjurmë mahnitëse në sigurinë dhe politikën energjetike amerikane”, shkruan në faqen e saj të internetit Qendra e Studimeve për Strategji Ndërkombëtare (CSIS), një nga rrethet e mendimit në Uashington. Schlesinger ishte anëtar i këshillit të administrimit të CSIS-së për 30 vite.
”Ai vdiq në një spital në Baltimorë për shkak të pneumonisë”, saktësoi e bija e tij Ann për gazetën “Washington Post”

Filed Under: Kronike Tagged With: James Schlesinger, nderroi jete

PD: Atentati ndaj Kryetarit të Komunës së Farkës, terrorist

March 25, 2014 by dgreca

Deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka reaguar të martën me një deklaratë, pas ngjarjes së rëndë të goditjes me antitank të Fatbardh Plakut dhe familjes së tij, duke bërë përgjegjëse qeverinë që nuk siguron rendin dhe qetësinë në vend.

Gjithashtu, deputeti i PD, Keltis Kruja tha se “PD e konsideron  atentatin ndaj kryekomunarit të Farkës, si një akt të rëndë terrorist, si një sulm burracak ndaj një të zgjedhuri vendor, ndaj një zyrtari demokrat të votuar nga qytetarët, që është njëkohësisht kryetar i shoqatës së komunave të Shqipërisë”.

“Partia Demokratike është e shqetësuar se prej 7 muajsh, që kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet, të zgjedhurit dhe zyrtarët demokratë kanë qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të rënda që kanë kërcënuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre”, tha Kruja.

Partia Demokratike kërkon zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarjeje, zbulimin e autorëve dhe mbështetësve të tyre, duke shtuar se “ne i bëjmë të ditur sot autorëve, dhe nxitësve të tyre, që nuk trembemi, dhe nuk tërhiqemi nga misioni ynë, përballë kësaj dhune çnjerëzore”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: PD: Atentati ndaj Kryetarit të Komunës, së Farkës, terrorist

NDAHET NGA JETA DR.PJETER PEPA

March 23, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Lajmi i vdekjes së Dr. Pjeter Ndoc Pepës u hap si një rrufe në gjithë Boten shqiptare.Ishte prej një familjes së vjeter qytetare, që banonte tek Arra e Madhe në Shkoder. Pjetri ka le me 18 Dhjetor 1942 në Shkoder, ku mori edhe mësimet e para të shoqnueme me tingujt e kumbonëve të asaj kishe Françeskane pranë shtëpisë.Në vitet 1960-1965 ka krye Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, si student i dalluem. U emnue në Shkoder në vitin 1965. Ishte i prirun per studime.Botimet e para shkencore i ka fillue në vitin 1966 në revistat periodike “ Shëndeti” “Shëndetësia Popullore” , “Buletini Shkencave Mjeksore” , “Buletini Stomatologjik”, në organet e shtypit periodik, ku ka botue edhe artikuj të karakterit historik dhe kulturor.

Në vitet 1969-70 ka shërbye në Lokalitetin e Dukagjinit, ku ka vazhdue me mbledhë materiale studimore nga ajo krahinë. Ne vitin 1972 ka krye kursin 3 mujor në Universitetin Shteteror Tiranë, dhe ka dhanë disa provime në Fakultetin e Histori-Filologjisë mbas-universitare edhe per gjuhët italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Në vitin 1974 asht specializue pranë Katedres së Stomatologjisë per Ortodonti.Gati dhjetë vjet, ka drejtue repartin e Sherbimit të fëmijëve në qytetin e Shkodres.

Në periudhën 1990–1996 asht angazhue në proçeset demokratike, asht zgjedhë Deputet i Kuvendit Popullor per dy Legjislatura rradhazi. Ka kryer edhe detyren e Ambasadorit të Shqipnisë prane Selisë së Shenjtë -Vatikan, gjatë vitit 1997.Në vitin 1998 asht kthye në profesion të lirë si pedagog i jashtem pranë Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbante detyren e Shefit të Sherbimit të Pedodontisë pranë Albanian -University dhe Shefi Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë pranë Universitetit. Ishte Anëtar i Komisionit Historik per Kanonizimin e Martirëve Shqiptar per Vatikanin. Asht i dekoruem nga Presidenti i Republikës me “ Medaljen e Trimërisë”, dhe ishte i zgjedhun nga Kuvendi Popullor me detyren e Anëtarit të Bordit drejtues të   “Institutit Studimor per Krimet e Komunizmit në Shqipni”.

Perveç botimeve shkencore, kulturore dhe politike, ku perfshihet edhe libri “Dosja e Diktaturës” Tiranë 1995, botimet ma të randsishme mbeten ata historiko – fetare të vitit 2007, me titull “Tragjedia dhe lavdia e Kishës Katolike Shqiptare” nder dy vllime, dhe “Familje Martire per Fe e Atdhe”.

Qyteti i Shkodres me vdekjen e Dr. Pjeter Pepës, ka humbë një intelektual të vetin të nderuem dhe të perkushtuem per nxjerrjen në pah të Gjenocidit kryem në atë Qytet Martir, nga diktatura komuniste. Në shenj respekti këta pak rreshta, Autori.

Melbourne, 24 Mars 2014.

BOTIME TE AUTORIT

I-Botime shkencore:
1-Të njohim sëmundjet stomatologjike -1980.
2-Stomatologjia praktike(përkthim)-1981.
3-Anomalitë e numurit të dhëmbëve-1981.
4-Epidemiologjia e sëmundjeve të gojës tek fëmijtë –2002
II-Botime historike:
5-Dosja e diktaturës-Tiranë 1995.
6-Paggine sulla dittatura-Terlizzi 1998.
7-The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator-(në botim)-2003
8-Tragjedia e Klerit Katolik ne Shqiperi-2007
9-Dosja e Diktatures-Ribotim i plotesuar -2009

III-Botime kulturore:

10-Pranë dhe Larg-2000.
11-Proverba nga gjithë bota -2001.
12-Gjosho Vasija, Meteor i humorit shqiptar-2001
13-Shopenhauer “ Arti si të jemi të lumtur “ (përkthim)-2001
14-A. de Mello“Urtia popullore e Lindjes” ( perkthim)-2002

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndahet nga jeta, nderroi jete, Pjeter Pepa

Dita e Sulltan Nevruzit – Haxhi Baba Edmond Brahimaj uron besimtarët bektashinj

March 22, 2014 by dgreca

Tiranë, 22 Mars/ – Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi sot besimtarët bektashinj në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, për Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindja e të madhit Imam Aliu, e cilësuar në botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe e ringjalljes së madhe.

“Sot në këtë ditë të bukur të pranverës ju uroj paçi përherë bekim në jetën tuaj. Zoti qoftë ndihmës drite dhe shkëlqimi në rrugën tuaj. Në këtë ditë gjejmë rrugën për te i madhi Zot për të na lehtësuar me praninë e tij qëllimin tonë për t’iu afruar drejt tij. Ne të gjithë së bashku apelojmë për mbarë njerëzimin që në rrugën e virtytshme të gjejmë dashurinë, gëzimin, lirinë, shpresën e mbi të gjitha paqe në veten tonë. I lutem Zotit të na mbushë me dashuri, të na mundësojë me përkushtim moral dhe atdhetar duke përbuzur egoizmin, vesin e ulët dhe ligësinë, të falim dashuri te njeriu për njerinë, shpirtin human dhe lumturinë familjare”, tha Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Ai uroi qofshi përherë të lumtur kudo që ndodheni, Zoti ju uroftë e bekoftë të gjithëve.
Ditëlindja e të madhit Imam Ali mblodhi në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore mijëra besimtarë. Në të njëjtën kohë, 22 marsi festohet edhe në teqetë e tjera bektashiane brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen.
Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.
Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas synitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.
Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.

Meta: Dita e Nevruzit na fton të jemi më besimplotë drejt të ardhmes

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit, ditëlindjes së të madhit Imam Aliu.Në një prononcim për mediat, pas vizitës në selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, kreu i Kuvendit Meta tha se “dua të uroj të gjithë besimtarët bektashinj, por dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për një të ardhme më të mirë, më shumë shpresë dhe bashkëpunim. Jam i bindur se kjo është një ditë që na fton të gjithëve për të qenë më të mbarë dhe më besimplotë drejt të ardhmes”.

Sulltan Nevruzi-Basha: Ditë shprese dhe mirësie për të gjithë, pavarësisht besimit

 Kryetari i PD-së, njëherësh kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit. Me këtë rast, Basha zhvilloi një vizitë në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.Pas vizitës, Basha tha në një prononcim për mediat, se “kjo është një ditë shprese dhe mirësie për të gëzuar të gjithë qytetarët shqiptare pavarësisht besimit”.

Festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashi, dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian.Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar

 

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: edmond brahimaj, Ilir Meta, Lulzim Basha, Sulltan Nevruzi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 470
  • 471
  • 472
  • 473
  • 474
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT