UASHINGTON, 27 mars-James Schlesinger, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe drejtor i CIA-s nën presidencën republikane të Richard Nixonit dhe Gerald Fordit, vdiq sot në moshën 85 vjeçare, njoftuan të afërmit e tij.
“Ai la gjurmë mahnitëse në sigurinë dhe politikën energjetike amerikane”, shkruan në faqen e saj të internetit Qendra e Studimeve për Strategji Ndërkombëtare (CSIS), një nga rrethet e mendimit në Uashington. Schlesinger ishte anëtar i këshillit të administrimit të CSIS-së për 30 vite.
”Ai vdiq në një spital në Baltimorë për shkak të pneumonisë”, saktësoi e bija e tij Ann për gazetën “Washington Post”