• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sekretari britanik përgëzon Presidenten Jahjaga për Këshillin Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale

March 11, 2014 by dgreca

Ne Foto: Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga gjate fjales para shoqates-debatuese-Oxford-Union-2/

Nga B.Jashari/.-Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague e përgëzoi Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për Këshillin Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.“Po ju shkruaj për t’ju përgëzuar për lançimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. Siç e dini, kjo çështje është shumë afër zemrës sime dhe përshëndes të gjithë punën tuaj për ta shtyrë përpara këtë iniciativë të rëndësishme”, thekson Sekretari Hague në një letër drejtuar Presidentes Jahjaga.

“Angazhimi i Këshillit Kombëtar mbi qasjen në drejtësi, asistencën shëndetësore dhe psiko-sociale, fuqizimin ekonomik dhe ngritjen e vetëdijes si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, do të jetë absolutisht jetike për të mbështetur të mbijetuarit (e dhunës seksuale gjatë luftës) dhe për të adresuar pandëshkueshmërinë (e përgjegjësve)”, citohet ai në njoftimin e dërguar nga Presidenca e Kosovës.
“Jam mirënjohës që me rastin e lançimit të Këshillit Kombëtar do të shprehni mbështetjen e Kosovës për Deklaratën e Përkushtimit për Ndalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, të cilën unë e kam lançuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar. Jam në dijeni se Këshilli fillimisht do të ketë mandat njëvjeçar dhe do të shërbejë për të angazhuar aktorët kyç vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët janë qenësore për një qasje gjithëpërfshirëse të kësaj çështjeje. E mirëpres kontributin e Kosovës në angazhimin global për të parandaluar dhunën seksuale në konflikt, përfshirë ndihmën në hartimin e Protokollit Ndërkombëtar për Hetimin dhe Dokumentimin e Dhunës Seksuale në Konflikte”, shkruan Sekretari Hague.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: keshillii mbrojtjes, Presidentja Jahjaga, Sekretari Hague

Seanca me kreun e SHISH, debate në Komisionin e Sigurisë

March 11, 2014 by dgreca

Nga Anila Struga/Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare u përfshi sot nga debatet lidhur me seancën dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Seanca e planifikuar për 5 mars u shty për shkak se z. Ajazi nuk ishte i pajisur me çertifikatën e vlefshme të sigurisë, e domosdoshme në rastet e raportimit të ‘sekreteve shtetëtore’.Deputeti i PS-së, Piro Lutaj, në fillim të mbledhjes së sotme të komisionit tha se seanca me kreun e SHISH është lënë në mes dhe duhet të kemi një përgjigje, se kur z. Ajazi do të jetë i pranishëm në komisionin parlamentar.

“Në rastet kur kreu i SHISH nuk paraqitet në komision atëhere deputetëve iu lind e drejta, sipas ligjit, që të shkojnë vetë pranë institucionit në fjalë dhe të verifikojnë të gjitha pretendimet e tyre”, tha z. Lutaj.
Në reagimin e tyre deputetët e opozitës, përmes nënkryetarit të komisionit, Flamur Noka tha se deputetët e shumicës vijnë në komision vetëm për të bërë zhurmë. “Kreut të SHISH nuk i kemi vënë afat se kur do të vijë në komision”, tha Noka.
Një javë më parë, kryetari i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi u paraqit për të raportuar në komisionin e Sigurisë, pa çertifikatën e vlefshme të sigurisë. Kjo u konsiderua e paligjshme nga ana e deputetëve të maxhorancës, të cilët kërkuan ndërprerjen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj në një moment tjetër, deri sa kreu i SHISH të pajiset me çertifikatën e nevojshme.

Filed Under: Kronike Tagged With: debate në, Komisionin e Sigurisë, Seanca me kreun e SHISH

Hapet gjyqi ndaj Gjikës, Shtyhet gjyqi i Mziut

March 10, 2014 by dgreca

Me argumentin se Prokuroria nuk ka prekur asnjë nga të drejtat e të pandehurve në dosjen, ku ndodhet nën akuzë edhe kryebashkiaku i qytetit të Vlorës, Shpëtim Gjika, gjyqtari Arben Micko hodhi poshtë kërkesen e avokatëve për pushimin e çështjes. 

Pasi gjyqtari deklaroi çeljen procesit gjyqesor, prokurorët lexuan kërkesën për gjykim, në të cilën pretendohet se në dy episode, pa qenë nën diskutim të mbledhjeve të KRRT-së të Bashkisë Vlorë është vendosur për ndertimin e dy objekteve në këtë qytet.
Sipas Prokurorisë, kjo shkelje është bërë duke falsifikuar dokumentet dhe për këtë ka prova dhe dëshmi. Seanca e radhes u caktua për të hënën e ardhshme, ndërsa kryebashkiaku Gjika u shpreh se prania e medias ne salle do te nxjerre ne pah historine e nje hetimi te montuar.
“Falenderoj median që po angazhohet për ta bërë sa më transparent këtë gjykim, transparencë që nuk i vlen vetëm publikur, por vlen edhe për të parë dhe për të kuptuar se sa i montuar është ky proces nga ana e prokurorisë. Prokuroria në cdo moment kërkon kohë për të sqaruar ato që realisht i ka ngritur vetë prej gati një vit e gjysmë”, tha Gjika.

Shtyhet gjyqi ndaj Mziut

Procesi gjyqesor ndaj kryebashkaikut te Kamzes, Xhelal Mziu edhe ne seancen e dyte nuk u arrit të realizohej.
Shkak u be mungesa e njerit prej te akuzuarve, shefit te tatimeve te kesaj bashkie Bujar Loshi, i cili kishte depozituar nje kerkese per shtyrje te seances pasi kishte probleme shendetesore.
Nderkohe qe ne salle ishin te pranishem, drejtori juridik Atli Hoti dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu qe tha se do te jete i pranishem ne te gjitha seancat. Kryebashkiaku Mziu, i cili gjykohet per dy akuza te shperdorimit te detyres dhe te abuzmit me taksat, e konsideroi kete çeshtje si politike.
“Besoj që kjo akuzë e ngritur nga Prokuroria tashmë, jo vetëm për mua, por edhe për specialistë dhe një masë e gjerë e kanë parë që është një akuzë e pathemeltë, nuk ka asnjë bazë ligjore, përveçse një prapavijë politike. Unë kam qenë i angazhuar për të respektuar Prokurorinë dhe kam marrë pjesë në çdo thirrje të prokurorisë. Po ashtu, edhe me Gjykatën”, tha Mziu./ Top Channel

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjika, gjyqi, Mziu

Nisin hetimet për terrorizëm për Boeing-un e zhdukur

March 9, 2014 by dgreca

KUALA LUMPUR – Malajzia ka hapur hetimet për terrorizëm pasi u zhduk dje nga radarët një “Boeing 777″ i kompanisë “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord, mes të cilëve ndodheshin disa pasagjerë të dyshimtë që kishin hipur me pasaporta të vjedhura.

“Shërbimet tona të zbulimit janë mobilizuar dhe sigurisht që agjencitë e kontrollit të territorit të të gjitha vendeve të prekura janë njoftuar”, deklaroi sot ministri malajzian i Transportit, Hishammuddin Hussein.
SHBA-ja, që në bordin e avionit kishte tre qytetarë të saj, dërgoi disa agjentë të FBI-së, duke theksuar se deri tani nuk ka asnjë provë terrorizmi.

Filed Under: Kronike Tagged With: e zhdukur, Nisin hetimet për terrorizëm, për Boeing-un

SHUHET ISH ZV/MINISTRI I BRENDSHEM FERDINAND PONI

March 8, 2014 by dgreca

Ndërron jetë nga një infarkt në zemër, ish-zëvëndësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Zemra e tij ndali sot në moshën 49-vjecare teksa kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashki ishte duke pirë një kafe në Prizren, Kosovë. Lajmi konfirmohet nga burime brenda selise se Partise Demokratike.

Poni ka lindur në Berat më 16 mars të vitit 1965.

Ferdinand Poni është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka marrë një master dhe në Universitetin e Tiranës. Ka ndjekur një sërë kursesh specializimi në disa vende, si në Universitetin e Nju Jorkut.
Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai ka qenë funksionar pranë selisë qendrore të PD-së dhe ka mbajtur një sërë funksionesh.
Në periudhën 1993-95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme.
Njihet si hartues i shumë punimeve në fushën e autonomisë lokale, institucioneve demokratike dhe zgjedhjeve, si bashkëhartues në një sërë ligjesh të rëndësishme.

Në 2005 u emërua zv.ministër i Brendshëm, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013. Deri para vdekjes ai ka mbajtur postin e kreut të Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës

Filed Under: Kronike Tagged With: Ferdinand Poni, nderroi jete ne Prizren, nga atku iz emres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 476
  • 477
  • 478
  • 479
  • 480
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT