• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prishtina së shpejti me Shtatoren e Presidentit Rugova

August 25, 2013 by dgreca

Kjo është fotografia e shtatores së ish- Presidentit Ibrahim Rugova, e cila shumë shpejtë do të vendoset në kryeqytet.”Vendoset në sheshin që mban emrin e tij. Artistë të mëdhenj po punojnë në finalizimin e saj. Përmasat dhe realizimi i shtatores janë impresionuese. Jam i sigurte se të gjithë, në veçanti ata që e kanë njohur nga afër Presidentin Rugova, do të mahniten me madhështinë e kësaj shtatoreje.
Me kalimin e kohës, përmasat e personalitetit të Presidentit Rugova vijnë duke u rritur.”

Kjo foto dhe ky mbishkrim është publikuar në rrjetin social Facebook, të nënkryetarit të Prishtinës, Avdullah Hoti.(Bota Sot)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Orishine, Presidenti Rugova, Shtatorja

Shqiptari që turpëroi Jeremiqin dhe Tadiqin në Harvard!

August 25, 2013 by dgreca

Nga Xhevat LATIFI/

Faton Bislimi, është një nga shqiptarët e pakët që kanë bërë studime në Universitetin më prestigjioz në botë nw Universiteti Harvard. Në Harvard  ku ka bërë ai studimet e magjistraturës në lëmin e Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administrimit Publik, ka qene edhe arene e ballafaqimit të tije me Jeremiqin dhe Tadiqin dy figurat  kyçe, te shtetit dhe diplomacisë serbe.

Faton Bislimi, është paksa modest deri sa tregon përplasjen e tij me dy figurat e shtetit serb, njëri nga të cilit Vuk Jeremiqi, në të njëjtën kohë ishte student i të njëjtit program në Harvard.

Në Shtator  të vitit 2005, në një ligjëratë të organizuar nga Shkolla Postdiplomatike e Qeverisjes John F. Kennedy të Harvardit. Presidenti serb Boris Tadiq, po mbante një  fjalim ku ai po fliste për problemet që shqiptarët e Kosovës kinse po i shkaktojnë jo vetëm Serbisë por krejt rajonit..!!  Tadiq, nuk e kishte idenë se ne mesin e studentëve është dhe një shqiptar nga Kosova, i cili natyrisht se po ndjehej i prekur në setër kombëtare për fjalët që po dëgjonte.

“Unë isha tejet i prekur, ngrita dorën për pyetje, i përmenda të gjitha krimet qe une vlerësoja gjenocidiale që kishte bërë Serbia në Kosovë, duke përfshire edhe mijëra të pa gjetur që dyshohen të jenë ende në Serbi”, tregon Bislimi.

“Zoti president ju që pretendoni të jenë lider i prosperuar, a e keni guximin për të kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë ? Përgjigja e tij ishte “No comment”, thotë Bislimi. Ai tregon se kjo përgjigje e bëri që studentet e Harvardit në audiencë të fillojnë të fishkëllejnë dhe të gjuajnë me letra në drejtim të Presidenti Tadiq, duke bërë që dhe të mbyllet ligjërata para kohe.

Bislimi tregon, se kjo ngjarje dramatike bëri të marrë përkrahjen e kolegëve student dhe profesor dhe për qudine e tij në librin e gjeneratës të Harvardit është shkruar dhe piketuar pikërishte kjo ngjarje, ku shkruan “  Faton Bislimi, remembered for grilling the Serbian President “, që do të thotë se Faton Bilsimi mbahet mend në gjeneratë për grilimin ( përzhitjen) e Presidentit Serb.

Dhe deri sa Bislimi na tregon librin e gjeneratës, ku përmendet se kjo ngjarje e debatit me  Presidentin Boris Tadiq. Universiteti Harvard në fund të vitit shkollor i ndan edhe mirënjohja ku me krenari Drejtoresha e Programit Carol Finey, i ka përkushtuar mirënjohjen Faton Bislimi, ku ai vlerësohet “Si studenti i gjeneratës me potenciale për tu bërë lider”.

Por puna e zellshme dhe e përkushtuar e studentit të dhjetësheve të Faton Bislimit në Harvard, ka pasur edhe të tjera ballafaqime dhe përplasje mes dy studentëve nga Ballkani.  Faton Bislimi dhe Vuk Jeremiq, gjatë studimeve në programin e njëjtë Harvard, shpesh herë janë sfiduar në debate të ndryshme me sfond Kosovën dhe Ballkanin ku historia e shkollës mban mend si debate te fituara nga Kosovari që po bënte shkollën më prestigjioze në botë.

Po shfrytëzojmë në këtë shkrim këtu një citat nga Andre Stein ku ai duke përcjellë nga afër punën e studimeve të Fatonit, nw artikullin me titull “Harvard Grad is Running to Become Kosovo’s First Ambassador to the US” botuar në Korrik 2009 në Harvard Gazette shkruante.

“Kolegët e mbajnë mend Fatonin si njeriun që ka sfiduar fuqishëm dhe ka fituar cdo debat me Vuk Jeremiqin. Ai kishte edukuar jo vetëm kolegët, por edhe professorët për cështjen e Kosovës. Fatoni ishte një avokues i jashtëzakonshëm i legjitimitetit të kërkesës së kosovarëve për pavarësi dhe shtetësi për Kosovën”, shkruan nw mes tw tjerash Andrea Stein.

Por ironia ballkanase natyrisht se do ta kthjesë shpindën avancimit të Faton Bislimit karshi kolegut të tij Vuk Jeremiq. Vuk Jeremiq, fill pas përfundimi të studimeve do të emërohet Minister i Jashtëm në Qeverinë e Serbisë dhe më pas Kryetar i Asamblesë së OKB-së, për sa kohë që Bislimi përkundër gatishmërisë së tij për tu kthyer në Kosovë, nuk gjeti përkrahjen e institucioneve të vendit për ta angazhuar si Ambasador në SHBA, apo  ndonjë nga pozitat me relevacnë të shkollimit komfrom vlersimeve në Harvard.

Thënë ndryshe atë që nuk e bënë shqiptarët e bënë serbet. Serbia futi në diplomaci Vuk Jeremiqin e shkolluar nw Harvard, ndërkohë që Bislimi do të ja mësyjë  shkollimit të mëtutjeshëm të tij nw Kanada, ku ai do bëjë punën e profesorit dhe të studimeve të doktoratës.

Biografia:

Edhe pse ne moshë të re, Faton Bislimi, gjithëherë ka vlerësuar lartë arsimimin cilësor dhe përkrahjen ndaj të rinjëve. Kështu, ai organizoi dhe kryesoi delegacionin e pare të të rinjëve kosovarë për të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për të Rinj në Williamsburg, Virginia, në Nëntor 2000. Angazhimin e tij e vazhdoi si përfaqësues nga

Kosova në Samitin Botëror të Rinisë në Bruksel më 2003 e Pragë 2004. Bislimit i është ndarë edhe një cmim special nga Universiteti i Freibergut në Gjermani në vitin 2000 pasi që në vjeshtën e vitit 1999 atij i ishte botuar një punim akademik  inovativ nga lënda e matematikës në revisten shkencore gjermane Die Wurzel.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Bislimi u bë një nga lobistët më aktiv të rinj. Ai bashkëpunoi ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe një sër personalitetesh të shquara të ceshtjes shqiptare në SHBA, si kongresistin Joseph DioGuardi, kongresistin Tom Lantos, kongresistin Ben Gilman, senatorin John McCain, senatorin Bob Dole, kongresistin Dana Rohrabacher, etj. Ai punoi edhe si Asistent për Ballkanin në Komitetin për Marrëdhënie me Jashte të Kongresit të SHBA-ve.

Në Kosovë, Bislimi njihet edhe si një filantropist i suksesshëm. Përmes fondacionit të tij jofitimprurës arsimor, Bislimi Grup, ai ka ndihmuar disa dhjetra studentë kosovarë për të studijuar në SHBA e Kanada me bursa.

Fatoni është i lindur me 12 Shkurt 1983 në Gjilan. Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnore Dauti Bislimi, janë prindër të Fionës pesëvjecare.

Arsimimi:

– University of Alberta, Edmonton, AB, Canada

Studime Doktorature në Shkenca Politike (2012-tani)

– Dalhousie University, Halifax, NS, Canada

Studime Doktorature në Shkenca Politike (2010-2012)

– Dalhousie University, Halifax, NS, Canada

Magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shkenca Politike (Shtator 2010)

– Harvard University, JFK School of Government, Cambridge, USA

Magjistër i Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administratës Publike (Qershor 2007)

– Texas Lutheran University, Seguin, Texas, USA

I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe Matematikë (BA),   (Maj 2005)

Lidershipi:

– Themelues dhe President, Fondacioni “The Bislimi Group” dhe Programi i Bursave për Studimeve Universitare ne SHBA “Arsimim për Paqe,” Houston, Texas, dhe Prishtinë Kosovë (Prill 2006 – )

– Kryetar Themelues, Asociacioni Ndërkombëtar i Studentëve Shqiptarë,

Neë York, USA (Tetor 2003 – )

– Kryetar, Organizata e Rinisë Shkollore, Gjilan (Tetor 1999 – Nëntor 2001)

– Ambasador i Studentëve, Texas Lutheran University, USA (2004-05)

– Koordinator për Çështje të Studentëve dhe Rinisë, Liga Qytetare

Shqiptaro-Amerikane, Neë York, USA (2003-2007)

Përvoja Profesionale:

– Analist i Politikave Publike, Atlantic Institute for Market Studies, Halifax, NS, Canada (Janar 2011-tani)

– Profesor i Ekonomisë, Dalhousie University, Halifax, NS, Canada (Shtator 2010 – Gusht 2012)

– Profesor i Ekonomisë, Mount Saint Vincent University, Halifax, NS, Canada (Janar 2011 – Qershor 2012)

– Konsulent për Hulumtime dhe Politika Publike, UNDP (Shtator 2009 – Qershor 2011)

– Menagjer Projekti, UNDP, Prishtinë (Gusht 2007 – Gusht 2009)

– Profesor, Kolegji Universitar “Victory”, Prishtinë (Tetor 2007 – Gusht 2009)

– Profesor, University Amerikan në Kosovë, Prishtinë (2009)

– Konsultant, USAID / RTI International, Prishtinë (2006)

– Asistent Drejtor Ekzekutiv, AUK Foundation, Maine, USA (2006)

– Analist Politik, Oda Ekonomike Amerikane, Prishtinë (2005)

– Asistent për Çështje të Ballkanit, Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Kongresi i SHBA-ve, Ëashington, DC (2004)

– Koordinator për Kosovë, LQSHA/Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, Neë York, USA (2003)

– Përkthyes dhe Asistent Zgjedhor, OSBE, Gjilan (2001)

– Arsimtar i Gjuhës Angleze, SHF “Rexhep Elmazi”, Gjilan (2001)

– Inspektor i Sigurisë në Punë, BRS Halliburton Company – KFOR, Gjilan

(1999-2001)

Çmimet e Nderit dhe Akademike:

– Bursa “Joseph Armand Bombardier” per Studime Doktorature nga Këshilli Kanadez për Kërkime në Shkencat Shoqërore

– Bursa Presidenciale e University of Alberta

– Bursa Presidenciale e Dalhousie University

– Çmimi për Ekselencë Akademike dhe Lidership, Albanian-American Foundation, Neë York, USA

– Çmimi për Ekselencë Akademike, Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, Neë York, USA

– Çmimi Ndërkombëtar për Lidership, Civic Concepts International, Pragë

– Çmimi për Arritje të Shkëlqyeshme Jetësore, Shoqata Kombëtare e Shkollarëve të Nderit të SHBA-ve, USA

– Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme në Poezi, Shoqata Ndërkombëtare e Poetëve, Florida, USA

– Çmimi për Arritje Jetësore Akademike, Shoqata Akademike e Nderit Alpha Lambda Delta, USA

– Çmimi Jetësor i Anëtarësisë, Shoqata Akademike dhe Shkollore e Nderit të SHBA-ve, Alpha Chi, USA

– Çmimi Ndërkombëtar “Ëho’s Ëho” në mesin e Studentëve të Universiteteve Amerikane, Ëho’s Ëho, SHBA

– Çmimi “Shkollar Pan-Amerikan”, Akademia Amerikane e Arritjeve,USA

– Bursë e Plotë për Arritje Akademike dhe Merita, Texas Lutheran University, USA

– Bursa “Kennedy Felloëship”, JFK School of Government, Harvard University, USA

– Çmimi Presidencial për Lidership, MPAID Class of 2007, Harvard University, USA

– Anëtar Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, USA

– Anëtar i Samitit Botëror të Rinisë, Bruksel, Belgjikë

– Anëtar Nderi i Shoqatës së Liderëve të Rinj të Traktatit të Atlantikut Verior, Romë, Itali

– Anëtar Nderi i Parlamentit Evropian për të Rinj, Paris, Francë

– Anëtar i Asociacionit Amerikan për Shkenca Politike

– Anëtar i Asociacionit Kanadez për Shkenca Politike

– Anëtar i Asociactionit Evropian për Shkenca Politike

Libra të Botuar:

– Përmbledhje Detyrash nga Matematika për Klasët V-VIII, Prishtinë, 1998

– Në Rrugëtim me Kosovën: Tatëpjetat dhe të Përpjetat, Houston, 2006

– Neëborn Kosova: Some Development and Public Policy Challenges, Houston/Prishtinë, 2009

– Kosova: Shteti, Sfidat, dhe Mundësitë, Houston/Prishtinë, 2012

– My Kosovo Experience: Perspectives on Europe’s Neëest State, Houston/Edmonton, 2013

Shkrime të Botuara:

– Autor i dy kapitujve akademik në libra universitar të shkencave politike në anglishtë të botuar në SHBA

– Autor i dhjetrave shkrimeve dhe artikujve nga fusha të ndryshme sociale e ekonomike, të botuara në shtypin shqiptar dhe atë amerikan

– Autor i një punimi inovativ në Matematikë, botuar nga revista matemtikore Die Ëurzel, Gjermani

Ligjerata dhe Prezantime në Konferenca Ndërkombëtare:

– Ligjërues në mëse 20 konferenca ndërkombëtare akademike në Evropë, SHBA, Kanada, Meksikë, etj.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fatin Bislimi, Jeremicin, shqiptari qe turperoi

Seminari për Gjuhën, ambasadori më i mirë në botë

August 25, 2013 by dgreca

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të zgjasë deri më 30 gusht./

Nga Bekim Bislimi/

Edicioni i 32-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili ka nisur më 19 gusht në Prishtinë, ka sjellë deri më tash risi sa u përket rezultateve shkencore, të cilat u transmetuan dhe diskutuan në ligjëratat dhe referimet shkencore në kuadër të seminarit, vlerësojnë organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtij seminari.
Bardh Rugova, drejtor i seminarit, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se disa nga ligjëratat e pjesëmarrësve të seminarit kanë qenë prurje mjaft të rëndësishme gjatë 5 ditëve të para të seminarit.
Ai përmend ligjëratën e akademik Rexhep Ismajlit për diskutimet rreth historisë dhe origjinës së shqipes, ligjëratën e Kujtim Shalës për Sami Frashërin, si autor shqiptar, si dhe një varg ligjëratash dhe referimesh të tjera nga albanologë të ndryshëm.
Rugova thekson se në ditët e ardhshme priten ligjëratat dhe referimet e mjaft autorëve të rëndësishëm.
“Në javën e dytë të seminarit do të kemi disa nga autorët e rëndësishëm. Në mesin e tyre, unë jam duke e përmendur tash e sa kohë Giusepina Turanon, një autore e një brezi më të ri, brezit të mesëm të autorëve, do ta quaja, e cila kohë më parë ka botuar edhe një sintaksë gjenerative të shqipes. Po ashtu, pas një pauze 10-vjeçare, paraqitet Giovanni Belluscio, ndër autorët më të njohur të brezit të mesëm të studiuesve arbëreshë dhe Leonardo Mario Savoia, po ashtu, është paraqitur për të marrë pjesë”, bën të ditur Rugova.
Ai, po ashtu, shton se si ligjëratë mjaftë e rëndësishme pritet të jetë ajo e profesorit Aleksandar Rusakov nga Shën Peterburgu, për korpusin linguistik të shqipes, që është duke u përgatitur në këtë qendër.
Megjithatë, sipas Rugovës, ditët më intensive të punës në seminar, do të jenë dy të fundit, në dy sesionet shkencore, të gjuhës dhe të letërsisë.
“Seminari do të zhvillojë punimet në disa forma pune dhe në dy ditët e fundit intensifikohet pjesa shkencore. Është një lloj përmbledhjeje dhe aty do të jenë sesionet shkencore në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë. Temë bosht, në sesionin e letërsisë, do të jetë letërsia dhe identiteti. Ndërsa, në fushën e gjuhësisë, do të diskutohet për kontributin e albanologëve të huaj në fushën e shqipes, në pjesën e dytë të shekullit XX. Është një përpjekje e jona për ta nderuar dhe për ta vlerësuar punën e albanologëve në gjysmën e dytë të shekullit XX”, shpjegon Rugova.
Ndërkohë, në Seminarin e 32 Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë  dhe Kulturës Shqiptare, rreth 100 studentë të huaj po mësojnë gjuhën shqipe në kurset e organizuara në tri nivele.
Pjesëmarrës në seminar janë dhjetëra albanologë nga e gjithë bota, qoftë për të mësuar gjuhën shqipe, qoftë për të sjellë apo ndjekur rezultatet shkencore në fushën e albanologjisë.
Një nga ta është edhe Zef Chiaramonte, albanolog arbëresh nga Italia, i cili vjen në Prishtinë pas gjashtë vjetësh për të ndjekur edicionin e 32 të seminarit.
“E kam ndërprerë për 6 vjet, por gjithnjë kam pasur dëshirë që të kthehesha. Dëshira ishte të shikoja si shkon situata shoqërore, ekonomike dhe niveli i standardit në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, vazhdimësia e interesave kulturore, të cilat janë përfaqësuar në nivelin më të madh në botën shqiptare dhe arbëreshe nga ky seminar”, shprehet Chiaramonte.
Albanologu Chiaramonte, vlerëson se Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, deri më tash ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm dhe, sipas tij, ka qenë ambasadori më i mirë në botë për kulturën shqiptare, në përgjithësi.
“Kam qenë i interesuar vetëm ta përvetësoj gjuhën letrare, sepse nuk merrem me gjuhësi. Unë jam i prirë për historinë. Jam bibliotekar me profesion. Megjithatë, mendoj se, sidomos në kohët e mëparshme, unë e përvetësova këtu gjuhën standarde dhe e shkruaj lirisht. Prandaj, mendoj se Seminari ka bërë punë të shkëlqyeshme dhe ka qenë ambasadori më i mirë në botë. Lufta e parë u bë me anë të seminarit. Një luftë pa armë, por ajo ka qenë më të vërtetë luftë e grushtit”, thekson Chiaramonte.
Ndryshe, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të zgjasë deri më 30 gusht.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bekim Bislimi, Seminari per gjuhen

I Ndjeri Hafiz Ibrahim REPISHTI-“Qytetar Nderi” I SHKODRES

August 24, 2013 by dgreca

 

Me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise:Keshilli i Bashkise Shkoder akordon Titullin “Qytetar Nderi”/

           Te ndjerit Hafiz Ibrahim REPISHTI, D.D. Univ. Istanbul/

(Ridgefield,CT.USA.- Keshilli i Bashkise Shkoder, ne mbledhjen e tij te dates 23.XI. 2012, me vendimin nr. 131, ne mbeshtetje te Ligjit nr. 8652 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni  32,pika m, Vendosi t’i akordoje titullin e larte “Qytetar Nderi” Z. Hafiz Ibrahim Repishti, D.D.Universiteti i Istanbul (Turqi)(1912), me kete motivacion:

“Personalitet i shquar i jetes qytetare, politike, shoqerore e fetare, luftetar ne mbrojtje te trojave tona dhe kontribues ne arsim, si kryetar i Keshillit Arsimor te Bashkise Shkoder(1919), anetar i Asamblese Kombetare e deputet, klerik i perkushtuar per Fe e Atdhe”.Dokumenti nenshkruehet nga Z.Bardhyl Lohja, kryetar, dhe mban vulen zyrtare te Bashkise Shkoder. Hafiz Ibrahim Repishti ashte babaj i Prof. Sami Repishtit, aktivist shqiptaro-amerikan me banim  ne SHBA.

Si student universitar ne Istanbul, Hafiz Ibrahim Repishti u bashkue me studentet demonstrues per ndryshimin e Kushtetutes se Perandorise Otomane, ne vitin 1908. Mbas kthimit ne Shqiperi, luftoi per shtate muej me rradhe kunder trupave te Malit te Zi. Ai kundershtoi metodat e rrepta te ushtrise austro-hungarez ne Shqiperi dhe u arrestue,(1916); perkrahu Komitetin Kombetar  per Mbrojtjen e Kosoves (1918-1824) i kryesuem nga Hoxha Kadriu. Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica  etj. Ne vitet 1923-24, ai bashkepunoi ngushte me grupin “Ora e Maleve” organizate politike katolike ne Shkoder, dhe u ba shembull bashkepunimi nderfetar. Fotografite e kohes e tregojne Hafiz Ibrahim Repishtin ne shoqeni te At Gjergj Fishtes, Luigj Gurakuqit, At Marlaskaj. Xhemal Bushatit e tjera figura kryesore te kohes.  Ne qershor 1924, ai perfaqsoj Shkodren (bashke me Luigj Gurakuqin) ne Komitetin e Vlores per pergatitjen e Revolucionit te qershorit, 1924, nen kryesine e Imzot Fan S.Noli. dhe per kete u denue me vdekje (ne mungese) ne janar 1925. I amnistuem nji vjet ma vone, ai u dedikue krejtesisht sherbimeve fetare. Ne vitin 1939, kundershtoi okupacionin italian dhe refuzoi oferten me marre persiper Myftinine e Qarkut te Shkodres. Vdiq  viktime e terrorit fashist italian ne Shqiperi, shtator 1943. Vorrimi i tij ne Shkoder ka qene nji manifestim i vertete popullor. S.R.)

***

Kush ishte Hafiz Ibrahim Repishti, klerik shkodran i diplomuem nga Universiteti Istanbul, Turqi, ne degen teologji/drejtesi ?

Ne botimin “ Enciklopedi-100 Personalitete Shqiptare te Kultures Islame, shekulli XIX-XX” botue ne Tirane nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, me 2012, ne faqet  93, 94,95, jepet ky pershkrim:

“Hafiz Ibrahim Repishti (1882-1943): Deputet, klerik, politikan,

Hafiz Ibrahim Repishti eshte nje personalitet i shquar i jetes qytetare, politike, shoqerore e fetare ne qytetin e tij te lindjes, Shkoder.

Nga nji veshtrim pergjithesues i jetes dhe i veprimtarise se Hafiz Ibrahim Repishtit dallohen dy periudha:

Njera eshte e ngjeshur me perpjekje te shumeta atdhetare, luftarake, politike dhe shoqerore, gjate se ciles ai luan nje rol teper aktiv ne lufte per mbrojtjen e atdheut kunder sulmeve sllave, ne lufte per interesat kombetare, ne perpjekje per themelimin e shtetit shqiptar dhe te institucioneve te tij demokratike. Ne kete etape te jetes ai i shkriu ne nje kontekst interesat kombetare me pikepamjet islame.

Periudha e dyte e veprimtarise se tij lidhet me idealet dhe moralin e larte islam. E gjithe pergatitja e tij, dituria dhe pervoja e tij, tashme drejtohen ne kete objektiv, ne perhapjen e besimit islam.

Hafiz Ibrahim Repishti ka linde ne vitin 1882 ne lagjen Dudas, ne Shkoder. Dudas ishte nje lagje me tradita te vjetra islame ku shquhej edhe per devotshmeri fetare dhe atdhetarizem. I ati i Hafiz Ibrahimit, Haxhi Jusuf Repishti, do te nenshruente Memorandumin e 13 qershorit 1878, derguar Kongresit te Berlinit, per mbrojtjen e tokave shqiptare. Haxhi Jusufi ishte zgjedhur gjithashtu kryetar i komisionit per financimin e forcave te Lidhjes se Prizrenit per Shkodren, komision i cili mblidhte ndihma per ushtrine vullnetare qe te mbronte tokat shqiptare nga ushtrite e Malit te Zi.

Hafiz Ibrahimi, duke ndjekur traditen e familjes merr nji edukate te shendoshe fetare, ndjek mejtepin e njohur te lagjes dhe pastaj vazhdon studimet ne Medrezene e Pazarit. Ne vitin 1907 shkon ne Stambolle per te ndjekur studimet e larta teologjike dhe diplomohet ne degen e Sheriatit. Kthehet ne vendlindje ne vitin 1912.

Ne rrethimin e Shkodres nga forcat malazeze ne vitin 1913 u be nji mbrojtje e rralle nga qytetaret shkodrane me ne krye Hasan Riza Pashen. Ne radhet e luftetareve vullnetare krahas shume klerikeve myslimane, u rreshtua edhe Hafiz Ibrahim Repishti. Ai gjithashtu mbulonte pjesen me te madhe te shpenzimeve per ushqimin e vullnetareve te lagjes Dudas, Per shtate muaj rresht ai nuk u largua asnje dite nga vija mbrojtese e vullnetareve.

Me mbarimin e luftes, Hafiz Ibrahim Repishti angazhohet ne veprimtari arsimore. Keshtu krijohet keshilli arsimor prane Bashkise. Kryetari i pare i ketij keshilli ka qene kadiu i Shkodres, Xhemal Naipi. Pastaj, Hafiz Hysejn Vuthi, e ne shtator 1919, Hafiz Ibrahim Repishti. Anetaret e ketij Keshilli ishin personalitete te shquara si Hafiz Abas Golemi, drejtor i shkolles se Parruces, At Gjergj Fishta, drejtor i shkolles se Freterve, Gasper Mikeli, drejtor i shkolles popullore, Hafiz Hysejn Vuthi,  drejtor i shkolles Haslikaj, Sheuqet Muka etj.

Si kryetar i ketij keshilli arsimor ai do te luaj nje rol me rendesi per arsimimin e bijve te qytetit te Shkodres. Nje rendesi te veçante i kushton edhe mesimit te besimit ne shkollat e shtetit. Ne arkivin e Muzeut te Shkodres ka nje dokumentacion te pasur lidhur me kete problem.

Me mbarimin e Luftes se Pare Boterore dhe krijimin e Komitetit Kombetar per Mbrojtjen e Kosoves ai perkrahu kete levizje duke bere te mundur zhvillimin e disa mbledhjeve te ketij Komiteti ne shtepin e tij.

Hafiz Ibrahim Repishti vazhdoi pa nderprere te punoje per atdheun dhe per fene si dhe pasuroi biblioteken e trasheguar nga i ati duke e bere nje nga ma te mirat ne qytet.

Ne luften politike ne vitet 1920-24, Hafiz Ibrahim Repishti ze nje vend te veçante. Ne votimet e dhjetorit 1923, Hafiz Ibrahim Repishti zgjidhet perfaqesues i qytetit te Shkodres, anetar i Asamblese Kushtetuese, e me vone deputet.

Gjate qendrimit te tij ne Parlament ka krye funksionet e nenkryetarit te komisionit parlamentar per jurisprudence dhe te komisionit parlamentar per arsimin. Delegacioni parlamentar i Shkodres perfshinte klerike katolike dhe myslimane si At Gjergj Fishta dhe Hafiz Ibrahim Repishti.

Hafiz Ibrahimi, ne shenimet e tij biografike do te vinte theksin te kjo harmoni nderfetare, e cila ishte e rralle dhe unikale per te gjithe Ballkanin e atyre viteve.

Ai ka qene pjesetar i qeverisjes se Nolit dhe pas shpalljes se Monarkise ne Shqiperi terhiqet nga jeta politike. Keshtu, nga viti 1925 deri  ne vitin 1943, ka sherbyer si Imam i Xhamise se Dudasit, duke u perkushtuar teresisht jetes fetare islame dhe edukimit te banoreve me besimin ne Zotin dhe edukimin me moralin e larte islam. Ai dinte disa gjuhe te huaja dhe shfrytezonte rregullisht bibilioteken e tij te pasur.

Pas vitit 1925 ai ka qene gjithashtu mesues per shume te rinj qe i ishin perkushtuar studimeve islame. Sipas familjareve, Hafiz Ibrahimi ka shkruar mjaft artikuj ne revista te ndryshme te Egjiptit dhe Marokut.

Hafiz Ibahim Repishti si nje qytetar i mbrujtur me idealet me te larta atdhetare dhe demokratike, si nje Imam i shquar i pajisur me cilesi te larta morale e fetare beri qe me pushtimin fashist te 1939, te gjendet si kundershtar i ketij pushtimi. Lidhur me kete, i biri, prof. Sami Repishti, ne librin e tij “Pika Loti” shpjegon bastisjen dhe torturat e fashisteve ne shtepine e tyre gjate nje nate te erret, tortura te cilat sollen hemorragji cerebrale dhe shkaktuan nderrimin jete pas disa javesh, 29 shtator 1943, te Hafiz Ibrahim Repishtit.

Familja e tij u ndoq dhe u persekutua edhe nga rregjimi komunist, te cilat prof. Sami Repishti i ka shpjeguar ne tregimet dhe librat e tij.

Hafiz Ibrahim Repishti si demokrat, si atdhetar dhe si fetar, la nje emer te nderuar ne te gjithe plejaden e ndritur te hoxhallareve te shquar te Shkodres, dhe te mbar Shqiperise.”

(Marre nga Luli,Faik; Dizdari,Islam; Bushati, Nexhmi;”Ne kujtim te brezave” Rozafat,1997, ff. 263-280)

Filed Under: Kulture Tagged With: Hafiz Ibrahim Repishti, i ndjeri, i shkodres, qytetar Nderi

Ylljet Aliçka, mes 10 shkrimtarëve më të mirë europianë

August 24, 2013 by dgreca

Europa mund të njihet më mirë përmes letërsisë. 10 shkrimtarë të njohur europianë do të bëhen pjesë e projektit ndërkombëtar të Bashkimit Europian “Net të letërsisë europiane 2012-2014”, i cili do të hapë siparin e tij më 21 shtator nga qyteti i Wroclaw për të ndaluar më pas në Bukuresht, Dublin, Lisbonë, Vilnius dhe Pragë“. “Netët e Letërsisë Europiane” janë konceptuar mbi idenë se letërsia mbetet medium i vetëm krijues që përqafon zërat e shkrimtarëve bashkëkohorë me vlerat e shoqërive ku ata jetojnë. Qyteti i Wroclaw-it do të marrë më 21 shtator dhe statusin  “Porta hyrëse e letërsisë së sotme europiane”. Shkrimtarët e përzgjedhur janë emra të njohur të letërsisë bashkëkohore nga vende si: Anglia, Gjermania, Spanja, Franca, Republika Çeke, Irlanda. Këtij grupi të përzgjedhur me kujdes, i cili pritet të kthehet në një rrugëtim letrar, ku do të shkëmbehen eksperienca dhe do të hidhen ide mbi atë çfarë letërsia reflekton sot, do t’i bashkëngjitet dhe shkrimtari shqiptar, Ylljet Aliçka. Ai është përzgjedhur si autori që do të përfaqësojë letërsinë shqipe në këtë eveniment. “10 shkrimtarë të njohur bashkëkohorë nga vende të ndryshme europiane, ardhur nga gjuhë e stile të ndryshme, nëpërmjet leximeve të tyre publike, si dhe veprimtarive të tjera promovuese do mundësojnë audiencën të udhëtojë nëpër Europë si dhe të njihet në një formë të re me vlerat e letërsisë së sotme europiane”, thuhet në komunikatën për shtyp të këtij aktiviteti.  Britania e Madhe do të përfaqësohet në këtë aktivitet nga shkrimtarja e njohur, Zadie Smith, e cila ka qenë kandidate e çmimit “Man Booker Prize”. Nga Gjermania do të jetë shkrimtari Ingo Schulze, i cili i ka dhënë jetë në letërsinë e tij, të shkuarës së dy Gjermanive. Spanja do të prezantohet me shkrimtarin e ri, Harkaitz Cano, Portogalia me David Soares. Nga Franca në këtë eveniment do të jetë shkrimtari dhe regjisori i njohur, Philippe Claudel, i cili është fitues i një sërë çmimesh të rëndësishme letrare. Nga Lituania është shkrimtari dhe poeti   Herkus Kuncius, nga Serbia do të jetë shkrimtari Borislav Pekić, Petr Sabach nga Republika Çeke dhe Colm Tóibin nga Irlanda. Colm Tóibin është një nga përfaqësuesit më të denjë të asaj çfarë ndodh sot me letrat irlandeze. Ai ka qenë kandidat i çmimit “Man booker prize” dhe novela e tij e fundit ka qenë në listën e 10 librave më të mirë të vitit nga New York Times. Përveç letërsisë ai merret dhe me kritikë letrare. Shkrimtari shqiptar, Ylljet Aliçka, ka nisur të botojë letërsi më vitin 1996. Libri i tij i parë është një përmbledhje me tregime. Më vitin 2000 ai botoi romanin “Kompromisi”, i cili do ta rendiste ndër autorët interesantë në letrat shqipe pas viteve ’90. Aliçka ka botuar librat “Parullat me gurë” (2003) i cili do të ekranizohej më pas nga regjisori Gjergj Xhuvani, “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” (2006″. Librat e tij janë përkthyer në frëngjisht, polonisht, anglisht, italisht, e së fundi në gjuhën esperanto. Ai është autor i disa skenarëve me të cilët është vlerësuar dhe me çmime. Çmimin e parë Aliçka do ta merrte në një konkurs të tregimit ndërkombëtar në Itali më 2000-shin, më pas do të vlerësohej me çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar “Arts et Lettres de France”, Francë, 2000; medalje bronzi nga “Academie Internationale de Lutece”, Francë, 2001; “Penda e Argjendtë”, në prozë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve, 2001; çmimi i parë, si skenari më i mirë, “Festivali i filmit shqiptar”, 2006, libri më i mirë artistik i vitit, “Akademia KULT”, 2006.

Ingo Schulze 

Ingo Schulze (lindur më 15 dhjetor 1962) është një nga shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë gjermanë. Ai ka studiuar filozofi klasike në Universitetin e Jenës, për pesë vite, dhe deri në Bashkimin e dy Gjermanive ka punuar si këshilltar për artet dramatike në Teatrin Kombëtar të Altenburgut, 45 km nga Lajpcingu. Pas ngjarjeve të vitit 1989, Schultze krijoi një gazetë bashkë me miqtë e tij letrarë. Ajo çfarë po ndodhte me Gjermaninë Lindore e frymëzonte atë të bënte shkrime të ndryshme. Ai kaloi gjashtë muaj në San Peterburg, muaj gjatë të cilave ai iu përkushtua letërsisë. Tregimet e shkruara gjatë kësaj periudhe i botoi në përmbledhje me 33 tregime të shkurtra të quajtur “33 momente lumturie” (1995). Ai është fitues i një sërë çmimesh me romanet dhe tregimet e shkruara në njëzet gjuhët ku është përkthyer. Këtë vit ai u nderua me çmimin e madh letrar në Gjermani” Bertolt-Brecht-Literaturpreis“.

 

Zadie Smith

Zadie Smith (lindur më 25 tetor 1975) është romanciere, eseiste dhe tregimtare angleze. Gjatë vitit 2012, ajo ka botuar katër romane, të cilat janë pritur mirë nga kritika. Në vitin 2003 ajo u përfshi në listën “Granta” mes 20 autorëve të rinj më të mirë, listë në të cilën u përfshi edhe gjatë këtij viti. Ajo është fituese e çmimit “Orange” në fiksion më 2006-n me novelën e saj “Dhëmbët e bardhë”. “Time magazine” e ka renditur këtë libër në 100 librat më të mirë që duhen lexuar nga 1923-2005. Në vitin 2002 ajo botoi romanin “Burri i autografit” i cili do të kishte një sukses në treg, pavarësisht se kritika nuk e priti pozitivisht. Në 2009-n ajo botoi një përmbledhje me tregime “Të ndryshosh mendjen”. Më romanin “E bukura” ajo ishte mes shkrimtarëve kandidatë për çmimin “Man booker prize” më 2006. Zadie është e martuar me poetin dhe shkrimtarin irlandez, Nicholas Laird.

Harkaitz Cano

Harkaitz Cano është një ndër personazhet më të njohura në letërsinë bashkëkohore spanjolle. Përveç librave poetikë ai ka botuar dhe një sërë vëllimesh me tregime të shkurtra. Novela e tij e fundit “Thikat e barit” është pritur mirë nga kritika dhe ka qenë një ndër librat më të shitur. Cano punon si skenarist në televizion.

Philippe Claudel

Philippe Claudel është shkrimtar dhe regjisor i njohur francez. Përveçse shkruan ai është dhe profesor i letërsisë në Universitetin e Nancy-t. Në vitin 2008 ai realizoi filmin “Të desha kaq gjatë”, i cili fitoi çmimin “Bafta” më 2009-n si filmi më i mirë në gjuhën angleze. Romani i tij më i mirë konsiderohet “Shpirtrat gri” me të cilin fitoi çmimin “Renaudot” në Francë dhe ka qenë në shortlistën e “American Gumshoe Award” dhe fitoi çmimin suedez “Martin Beck”.  Në vitin 2003 ai fitoi çmimin “Brodeck’s Report”.

 

Herkus Kunčius

Herkus Kunčius është prozator, eseist dhe dramaturg lituanez. Krijimtaria e tij letrare shpeshherë është mohuese e shumë formave letrare. Për shumë kritikë ai është një prishës i letërsisë lituaneze, për shumë të tjerë ai është një eksplorues i saj. Libri i tij i parë u botua më 1996. Prej atij viti ai vijon të botojë vazhdimisht romane dhe drama të cilat janë shpirti i Lituanisë së sotme.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: me te mire Europiane, nder 10, shkrimtaret, Ylljet Alicka

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 423
  • 424
  • 425
  • 426
  • 427
  • …
  • 557
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT