Shkruan:Saranda R.Shala/
Serialet turke,italiane,spanjolle, arabe,indiane, viteve të fundit kanë arritur të pushtojnë grupmosha të ndryshme.Nuk shikohen vetëm nga shtëpiaket por edhe fëmijët janë të prekuar nga këto telenovela.Ato tashmë janë bërë pjesë e jetës së çdo familje shqiptare.
Në çdo serial nuk sheh tjetër përveç transmetime të emocioneve e ndjenjave të ndryshme,nga ato të xhelozisë,tradhëtisë,urrejtjes,ngrohtësisë,dashurisë e çfare nuk do të gjeni tek to.
Përvec ndikimit negativ duke transmetuar kultura orienti,turke,arabe,etj. Këto seriale përvec argëtimit, janë shqetësuese për vet faktin që tregojnë vlera të ulta edukative, pseudoartistike,të stërngarkuara emocionalishtë.
Ngjarjet të cilat plasohen nëpërmjet protagonistëve dhe personaheve që luajnë,kanë bërë që pjesa më e madhe të mos dinë të dallojnë atë se cfare është imagjinative dhe reale.Kjo ndikon po ashtu dhe në jëtën e përditshmë,sa njërëzit fillojnë të imitojnë sjelljen e tyre duke dalur plotësishtë nga vetja.
Fillojnë të bëjnë tamam jetë seriali,të vishën,të kërkojnë jetë luksoze,të ndahen të bashkohen,të gjejnë dashuri pasionantë sic ndodh aty,e nganjherë tek disa çifte mund të vij dhe tek ndarja,pasi këto seriale mund t’ju sjellin dhe nostalgji per dashuritë e humbura.
Telenovelat e tilla bejnë personin me pak aktiv në jetën shoqerore.Shfrenimi pas tyre është vrastar i kohës,ngujohen brenda mureve duke u shmangur me jetën reale.
Nëse ju rastis të jeni të pranishëm aty ku shikohën telenovela,në komentimin dhe komunikimin i cili bëhet nga shtëpiaket, mund të plasin dhe të qeshura. Nganjëherë përvec lotëve,fillojnë të mallkojnë personazhet.
Ne si popull jemi munduar gjithmonë t’i ikim kulturës turke,pasi që me shekuj kemi vuajtur imponimin e tyre.Më e mira do të ishtë që mediet tona të sjellin seriale vendore dhe të promovojnë vlera kulturore shqiptare.
Duke kujtuar përrallën e La Fontenint: “Dhelpra dhe cjapi” dhe politikanët shqiptare në Maqedoni
Nga Fadil Lushi/
Ky vëllai im, që është më i moshuar se unë, disa ditë më parë më parashtroi disa pyetje paksa të paskrupullta, ndonjë si kjo përafërsisht: “Pa më thuaj, ti vëllaçko, shkrimet që i shkarravit a mos vallë nuk i redakton para se t’ua postosh gazetave të lira a autonome!?”. Sikur donte të më thoshte se ç’është ajo gjuhë a ai fjalor i bastarduar a horrash! Sikur donte të thoshte se a mos vallë shkrimet duhet t’i kesh më humane dhe paksa më emancipuese…, sikur në çdo shkrim prej vezës do të bësh karvan devesh, sikur prej tufës të bretkosave do të bësh grup të organizuar këngëtarësh, sikur prej analfabetit do të bësh intelektualin, sikur prej pronarit të bordeleve, do të bësh njeriun që besimtarëve u shpjegon mësimet e fesë, sikur prej bariut fisnik do të bësh politikanin e korruptuar, sikur prej faqeziut a maskarait, do të bësh zotërinë, sikur haberin e mirë do ta shndërrosh në lajm të rremë, sikur prej kurvarit do të bësh njeriun i cili merret me çështjet e moralit. Ky vëllai im, pos të tjerash, më tha, po të vazhdosh t’i “vardisesh” këtij fjalori dhe kësaj gjuhe, ke parasysh se këto vështrime në fund do të dalin kungull hesapi a kungull Stambolli, andaj unë të premtoj se në të ardhmen nuk do t’i lexoj këto “ibret dhe pa pehriz shkrime, shkrime këto që nuk kanë as din e as iman, shkrime që nuk i hyjnë në punë dreqit, e lëre më lexuesit të nderuar dhe serioz…, mos harro se edhe Sazanit do t’i sugjeroj që t’i flakë këto llafe tuat të gazetave!?”.
Pavarësisht “qortimeve dhe sugjerimeve” të tij, vendosa të gjurmoj e të kërkoj kryetitullin dhe personazhin (e “imagjinuar”), i cili me tamam do t’i shkonte kësaj “shkarravine” në vijim. Për këtë arsye, tim vëlla nuk desha t’ia ktheja “hazër-xhevapin” , sepse po ta bëja këtë, atëherë do më detyronte ta kërkoj “gjilpërën e humbur të saraçit” në dyshekun me kashtë, mandej ndoshta do më kërkonte shpjegime më të hollësishme karshi parimeve të humanizmit, një nocioni lëre që i kaluar vakti, por edhe është harruar nga vetë humanistët e moderuar. Ç’është e vërteta, unë “vdes” për fjalorin a gjuhën që kohë pas kohe ma do xhani ta përdor. Tekefundit, “ky fjalor a gjuhë imja e zvetënuar” më mundëson që ta ndaj “shapin prej sheqerit”, mandej më krijon mundësinë që ta dalloj të bukurën nga e shëmtuara, më mundëson që t’i perceptoj me tamam kalorësit e vonuar të çështjes kombëtare, më krijon mundësinë që t’i dalloj me tamam horrat respektivisht folk-patriotët nga atdhetarët, më jep takatin moral që të solidarizohem me fukarenjtë shqiptarë, në hall e në siklet, të cilët me pa të drejtë i bien vitheve “gomarit të pafajshëm, sepse s’kanë ç’t’i bëjnë të zotit të mushkës”…, më intereson “mënyra e urinimit të qenve të rrugës (të Tetovës, nënvizim im), të cilët kur pshurrin, fillimisht ngrenë njërën prej këmbëve të pasme” (siç do të thotë një pedagog i njohur i gjuhës frënge, nga Tirana) dhe lagin rrotat e veturave luksoze të ish-rojtarëve komunistë të tharkëve derrash me zile!? Do të shkruaj për njeriun e zvetënuar, i cili dikur më pat thënë: “Ti, nipi i ballistit, ki parasysh se nuk mund të masësh k..qe me mua!?”. Meqenëse muhabetin nuk desha ta bëj “tërkuzë”, ia ktheva shkurt: “Këtë që e thua është më se e vërtetë. Unë nuk mund të mas k..qe me njeriun i cili fund e krye është shndërruar në k..qe dashi!”. Do të shkruaj për politikanin opozitar maqedonas i cili gjithë ditën e Perëndisë, prej ca politikëbërësve shqiptarë “kërkon atë qyl sofër”, kërkon lugën e brezit, kërkon qofte të bëra me mish edhi, kërkon t’i takojë për t’i gënjyer toptan, për t’i manipuluar dhe për t’i detyruar që të heqin dorë e mendje nga identiteti i tyre politik, prej tyre kërkon që t’u shpallin luftë politike partive të tjera shqiptare, qofshin ato në pushtet a në opozitë… Do të shkruaj për bastardin e ngjizur, për mashtruesin, hileqarin, hafijen, llapaqenin, për dëshmitarin dhe ngordhalaqin, i cili është ulur ashtu rehatshëm dhe këmbëkryq në krye të mexhlisit të ish- komunistëve…, ngordhalaqi që edhe pas sa motesh nga ngordhja e njëmendjesisë, kërkon prej shqiptarëve “b..thë viçi”…, edhe më tej kërkon të pijë, të hajë dhe të rrojë në kurriz të shqiptarëve etj.
Ky politikani opozitar maqedonas, sikur ca politikanëve shqiptarë do t’ua mësojë atë fabulën e mrekullueshme të Zhan de la Fonten, “Dhelpra dhe cjapi”, sikur do që shqiptarët t’i identifikojë me cjapin dhe dhitë e egra…, ndërkaq vetveten do ta barazojë me dhelprën e Fontenit, sikur shqiptarëve do sërish t’ua tregojë vendin se ku gjendet “gryka, çikriku dhe kova e pusit”…, sikur do t’u thotë se ai pus lexohet kësisoj: “Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua, por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dilte. Një cjap e kishte marrë etja dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda dhe e pyeti: – O dhelpër, a është uji i mirë? Dhelpra filloi ta lëvdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s’ka më. Pastaj i tha: – Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë. Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi. – Si t’ia bëjmë tani? – tha cjapi. Si do të dalim prej pusit? Dhelpra i tha: Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim… Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe ty. Cjapi pranoi. Dhelpra kërceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet. Cjapi i thirri: – O dhelpër, po mua më harrove? Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha: – I dashuri cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se s’do kishe për të dalë”.
Ky Edmond Tupja, në një shkrim të tij paksa erotik, pos të tjerash, kishte lakuar edhe një mesele nga përditshmëria e Tiranës. “…, meqë byreku me presh është i shijshëm saqë të vjen t’i lëpish gishtërinjtë nga i vogli tek i madhi pa harruar kurrsesi gishtin e mesit, pavarësisht gjatësisë së tij të tendosur!?”. Pas gjithë kësaj katrahure politike, unë nuk besoj se politikanët shqiptarë, kësaj radhe do ta hanë byrekun me presh, byrekun që është gatuar diku në kuzhinën antishqiptare. Sikur unë të isha në vend të politikanit shqiptar, ju betohem se nuk do haja byrekun me presh e lëre më të “lëpija gishtin e mesëm të tendosur???”…, sepse njëherë dikur moti ky gatim prej brumi, fare nuk më shijoi. Se a do ta shijojnë të tjerët byrekun me presh, unë nuk dua të paragjykoj a edhe të paragjykohem!
Dikur moti, një nip kishte shkuar te dajallarët të kërkojë një cjap. Dhe dajët ia kishin plotësuar dëshirën. Por ama “nipi axhami” kishte harruar të kërkojë edhe një zile që do t’i shkonte tamam për qafe cjapit. Një zile të tillë e kishte blerë në pazarin e evgjitëve…, por ama ishte zhgënjyer këmbë e krye, sepse cjapi nuk ishte për atë zile!?
Hajt, të besoj se këtë shkrim nuk do ta lexojë as Sazani e as vëllai i madh. Të shpresojmë.
Kujtesë për veten dhe miqtë
Nga Gëzim Zilja/
Ne Foto:Godina ku u ngrit flamuri kombëtar./
Në Ankara, ku u ndodha ditë më parë me një grup audituesish të KLSH-së për shkëmbim eksperience, miqtë turq na çuan të vizitonim dhe Kompleksin Muzeal të Ataturkut ose thënë ndryshe, babait të krijimit të Turqisë së Re. Ishte një vepër moderne e shtrirë në disa hektarë tokë, e ndarë në disa pavione. Pasqyrohej aty lufta heroike e popullit turk për pavarësinë e Turqisë së re, reformat për një shtet të fuqishëm, ngritur mbi gërmadhat e perandorisë otomane. Është një Muze mahnitës, i kuruar deri në detaje, nga reliket e shumta, jeta private, nëna, babai, të afërmit, shokët e luftës dhe të pas-luftës, pamje madhështore të betejave luftarake, ku bijtë e Turqisë jepnin jetën për atdheun e shumë e shumë hollësi të tjera, që nxjerrin në dritë dhe e bëjnë të pavdekshme atë figurë historike. Sigurisht një ‘’ditë pune’’ tetë orëshe nuk mjafton ta vizitosh, por përshtypja dhe mbresat të mbeten për një kohë të gjatë në mendje. Mendon: ja vlen një jetë e tillë dhe si qytetar kujtohesh që edhe ti ke një atdhe, që ja vlen ta duash, ta respektosh, të punosh dhe të ndjehesh krenar për të. Sot nuk kërkohet të japësh jetën për Shqipërinë por është detyrë të jesh e të bëhesh më i mirë për të e shoqërinë shqiptare. Shëmbulli i Ataturkut dhe ai muze madhështor, të çojnë të mendosh për atdheun tënd dhe babanë e kombit, Ismail Qemalin. Mendja, duke vizituar Muzeun fluturon vetvetiu atje në Vlorën e Dashur, në një shtëpi tepër modeste dykatëshe, (flamuri nuk është ngritur këtu) në breg të detit, ku ndodhet muzeu i Babait të Kombit, themeluesit të Shqipërisë. Janë gjashtë dhoma gjithsej, që pasqyrojnë një luftë 500 vjeçare për liri e pavarësi të popullit shqiptar. Nuk është vendi të përmendim përpjekjet mbinjerëzore të popullit shqiptar kundër grekëve, serbëve e malazezëve për ta mbrojtur atë Shqipërizë, që njohën Fuqitë e Mëdha. Do të duheshin të paktën dyzetë pavione nga një për secilin firmëtar të Kartës së Pavarësisë, një dyzinë për ata që nuk firmosën me penë por me pushkë dhe disa të tjerë për heronjtë që dhanë jetën në mbrojtje të trojeve shqiptare. Më ka shkuar edhe më parë mendja, në një pyetje , në një shqetësim në një merak, në një të drejtë që kërkoj ta did he ta kërkoj me zë të lartë: Përse nuk ndërtohet një Muze që të pasqyrojë atë epope që përfundimisht çoi në Themelimin e Shtetit Shqiptar? Si fillim është e domosdoshme të ringrihet godina e vërtetë që sot nuk ekziston (foto 1), ku u ngrit flamuri dhe u vendos përkohësisht Qeveria e Parë Shqiptare me kryeministër Ismail Qemalin. Sa kushton kjo godinë trekatëshe e ndërtuar me gurë me gjithë anekset e saj? Nuk duhen shumë para, kjo është e sigurt, por më shumë dashuri e kujdes për veten, për figurat dhe historinë tone kombëtare.
Shikoni se ç’kanë bërë disa bijë të Vlorës, ata të sotmit, kanë ngritur një përbindësh betoni, atje ku mund të ngrihej e të sundonte Sheshin (foto 2) kompleksi Muzeal i Pavarësisë, ku të ndodhej edhe godina mëmë. Ndoshta do të gjendet aq tritol (mendimi im) që kjo godinë-qelbësirë që i ka zënë frymën Sheshit të Flamurit të hidhet në erë.
Një vit më pare, një grup patriotësh vlonjatë me shpenzimet e tyre, me nismën e vlonjatit e mirë, Bujar Leskaj, e çuan Ismail Qemalin në atdheun e munguar, në Kosovë. Shtatorja e tij e punuar nga skulptori Luan Mulliqi ngrihet madhështore në një nga sheshet e bukura të Prishtinës. Mos ndoshta duhet të përsëritet historia? Në gazetën ‘’Kombi’’ të vitit 1920 është një listë e gjatë, ku tregëtarët por edhe qytetarët vlonjatë, dhuruan shuma në Franga Ar, për Avni Rustemin para se ky të nisej për në Paris.
Jam dyshues, por prap dua të besoj se një Kompleks Muzeal ashtu si e kanë gjithë kombet e qytetëruara do të ngrihet një ditë. Monumenti i Pavarësisë, Lulishtja dhe Varri, ku prehen eshtrat e Ismail Beut, Monumenti i Ushtarit të Panjohur, Shtiza e Flamurit, janë aty. Duhet ngritur përballë pjesa që mungon por… duhet marrë leje te pronari i ri i ‘’Sheshit të Flamurit’’, ose ‘’Mister Çimentua’’, nëse ky ja ka haberin se ç’është Atdheu dhe historia e tij.
FISET SI BAZE PER SHTETIN TERRORIST
Opinion nga Gëzim Llojdia/
1.Lindja e Mesme është tokë pjellore për teoritë e konspiracionit,thuhet në një shkrim të mediumeve të këtij rajoni.Si baze sherbejne fiset, ekzistenca e të cilave është prezentë në qeverisjen e shumë shteteve të tilla.
a-Në Siri, sipas të dhënave rreth 15 fise sunite të vendit përbëjnë rreth 15% të popullsisë, edhe pse shumë sunitë sirianë nuk janë të lidhur me një fis.
b-Në Irak, besnikëria fisnore është i rëndësishëm për minoritetin sunit të vendit dhe mazhorancën e saj rivale shite.
Anëtarët e fisit Albu Ajeel në provincën Saladin të Irakut sipas të dhënave të mediumeve e hodhën fatin e tyre pas Shtetit Islamik (militantët të cilët pushtuan dhe kapën zonat e tyre në pjesën veri-qendrore në qershor të vitit 2014.Dy muaj më vonë, fisi el-Jughaifa në zemër sunite myslimane në provincën Anbar formuar një forcë të armatosur.Kontrasti i zymtë nënvizon një përçarje në besnikëritë në mesin e fiseve në territoret që ISIS kontrollon në Irak dhe Siri. Të dy vendet janë në shtëpi familjeve nga sekteve të ndryshme dhe etnive por ISIS konsideron myslimanë jo-sunitë të pafe dhe është përqendruar në vend të kësaj në rekrutimin nga mesii sunive.
2- Mirëpo po të kërkosh shkakun ku e kanë burimin xhihadistët do të ketë një përgjigje.Lufta në Siri goditi në të dy vendet, në të cilën banonin organizatë xhihadiste në zona të mëdha të territorit të tyre që solidarizohen me ritet tradicionale fisnore që është një fjalë e urtë gjatë historisë, dhe ka ndarë fiset midis dmth pro për të organizuar shtetin Islam,mirëpo kur u shfaq shteti me emrin ISS ,i cili bëri thirrje të gjithë muslimanët për t’u bashkuar me “Kalifatin,ku besnikëria e klaneve ishte thelbësor për organizimin e shtetit islam për të konsoliduar autoritetin e tij në zonat e pushtuara.Analistët përmendin shumë faktorë, s pas kontrollit të zonave ku prania e klaneve me ndikim ku klanet betohen për besnikëri ndaj këtij fisi apo atë të organizatës.Në Ramadi, e dominuar nga organizata, një fis në një nga këto grupime për njerëzit e tyre në Anbar shprehen se fati ynë është një dhe dhe Sifana me vëllezërit tanë ushtarë shtetërore (islame) të drejtuara drejt një armik të vetëm.”Gjykimi i drejtuesit të fisit është se : “Ne jemi një anije pasagjer, ose për të shpëtuar të gjithë dhe ose të vdesin (…). Pra, ne nuk do të lejojë një shkelje e anijes sonë nga çfarëdo qoftë emri i tij dhe prejardhja e përkatësisë, shtetit i kombit tonë dhe toka është toka jonë. “Kjo i bashkoi mjaftë prej fiseve që morrin në dorë më vonë Falluxha ,Al Riqqa Irakut dhe Deir el-Zour në Siri.Në një studim thuhet se “shtet islamik dhe fiset arabe në Sirinë lindore ” ndër faktorët që shpjegojnë për arritjen e këtij qëllimi betohen për besnikëri ndaj klaneve për të organizuar shtetin islamik me “mbrojtje dhe përfitime ekonomike”, si dhe “frika që është duke u shfrytëzuar shkëlqyeshëm të organizuar nga punonjësit e shtetit islam.” Gjithashtu, “bazat” që fiset në regjimin sirian “, i bëjnë ato të pranojnë ose të kthehet një sy qorr ndaj shtetit Islam përballë një armiku të përbashkët.”
Dhe organizimi i shtetit islamik të kontrolluara mbi zonat e mëdha në veri dhe lindje të Sirisë dhe Irakut verior dhe perëndimor, duke përfshirë edhe në vendin ku janë fushat e mëdha të naftës. Dhe pavarësisht nga fakti se marrëdhënia midis disa fiseve dhe regjimit sirian nuk ishin keq para luftës, por klasifikime sektare kanë punuar nga konflikti i vazhdueshëm prej më shumë se katër vjet, duke përfshirë edhe një fetë e bijëve të fiseve, duke jetuar me organizimin e shtetit islam, i cili i sjell, ata së bashku nga doktrinën Suni. Fokusi ISIS për të fituar më shumë se mbështetje fisnore vijon në gjurmët e ish-presidentit sirian Hafez Asad, babai dhe paraardhësi i Bashar al-Assad., fise ishin “kooptuar” me poste zyrtare dhe subvencioneve dhe “ishin pjesë e fuqive frikshëm populiste të regjimit”.Sa ishte gjallë ish Presidenti Hafez) regjimi i Bashar al-Asad u jepte bijve fisnor pozicione në ndihmën shtetërore. Në kontrast, sipas një studimi, fiset kanë mbështetur qeverinë në konfrontim të saj me lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane në njërën anë dhe kurdëve që kërkonin vetë-administrimit në anën tjetër. Por kjo marrëdhënie ra me ardhjen e djalit të ishpresidentit sirian Bashar al-Asad në pushtet me hapjen ekonomike duke reduktuar vende pune në sektorin publik, si shërbime shtetërore për familjet. Studimi thotë, se organizimi i shtetit islamik “u përpoq për të mbushur boshllëqet e shkaktuara nga tërheqja e shtetit.”Nga ana tjetër, përdori fuqinë e organizimin të shtetit islam dhe dhunën për të frikësuar kundërshtarët ose të pavendosurit.Pas kontrollit të tij mbi të gjithë krahinën e Deir el-Zour në Siri lindore në verën e vitit 2014, ata nuk hezituan për të vrarë më shumë se 900 bijë të klanit sunit Alsaitat duke përfshirë therje dhe prerjes së kokave.Po ky diktator, që është shkaku kryesor për lindjen e ISIS,ishte bërë thirrje duke u përpjekur për të rekrutuar ata të cilët kishin si alternativë ose për të zgjedhur kalin fitues ose vdekjen.”Studimi përmendë Sirinë .Ndërkaq në Irak shkaku mund të shpjegohet me afrimin aktual mes fiseve sunite dhe organizimin e shtetit islamik të frustrimit përjetuar që nga koha e rënies së eregjimit të ish presidentit Sadam Huseinit. Fiset sunite ishin elementi kyç në formimin e “zgjimit”që u përball nga grupi i “Shtetit Islamik të Irakut”, në fillim të paraqitjes së saj pas pushtimit amerikan të Irakut.
Abdul-Aziz al-Taei, një profesor i së drejtës penale në Al Rashid University College Bagdadit, thotë se se kishte disa faktorë që e bënë fise suni në Siri dhe Irak terrenin pjellor për ISIS:”Më e rëndësishmja është mbrojtja dhe gjallërim ekonomik që ofrojnë xhihadistët, faktori frikë nga frikësimi dhe duke dhe vrarë njerëz dhe padrejtësinë sociale që izoloi shumë tributë sunite në Siri dhe Irak i la të ndjeshëm ,më tej ai thotë se :”Fiset janë thelbësore në strukturën e shoqërisë arabe dhe ata thjesht nuk mund të injorohet”.
Autori pakistanez Akbar Ahmed shpjegon se si identiteti fisnor ishte një faktor kritik në rekrutimin e rrëmbyesit në 11 shtator 2001, dhe sulmet mbi Shtetet e Bashkuara. Ai argumentoi se udhëheqësi i al-Kaedës Osama bin Laden ju bashkuan në lëvizjen e tij prijësit në radhë nga fisit e Jemenit”, dhjetë prej të cilëve erdhën nga fiset Asir.
Haian Dukhan dhe Sinan Haëat, autorët e një studimi mbi marrëdhëniet e Isis me fiset lindore të Sirisë, argumentojnë se grupet e fiseve që jetojnë në zonat kufitare mes shteteve të krijuar marrëdhënie të ngushta me të tjerët, madje edhe militantë, duke iu ofruar atyre me mbrojtje dhe përkrahje. Ata shkruajnë se në Irak, al-Kaeda dërguar luftëtarëve siriane dhe ekspertë luftës guerile të Irakut kur revolucioni sirian filloi në vitin 2011.
Presidenti Obama ne Xhami:Retorika antimyslimane është e pajustifikueshme
Baltimore, 3 Shkurt 2016: Presidenti Barack Obama bëri sot vizitën e tij të parë në një xhami amerikane, ku bëri thirrje për tolerancë ndaj miliona myslimanëve të Amerikës.
Presidenti amerikan bëri thirrje gjithashtu për t’ju kundërvënë paragjykimeve, që ai tha se janë në rritje në procesin e fushatës presidenciale, ndërkohë që flitet për luftë kundër terrorizmit.
Në Shoqërinë Islame të Baltimorës, që përfshin një kampus universitar me një xhami dhe një shkollë 12-vjeçare, Presidenti Obama u ul në një tryezë të madhe me përfaqësues myslimanë të universitetit dhe aktivistë për të diskutuar mbi tolerancën dhe lirinë fetare.
Pastaj ai mbajti një fjalim ku u përqendrua te çështja se si SHBA mund të përballen më me sukses me ekstremizmin nëse punojnë me myslimanët, në vend që t’i cilësojnë ata si armiq të mundshëm.
Retorika antimyslimane është e pajustifikueshme, tha zoti Obama, i cili shtoi se të krishterët, myslimanët dhe hebrejtë janë të gjithë fëmijët e Zotit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 594
- 595
- 596
- 597
- 598
- …
- 859
- Next Page »