• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI I VATRËS U TAKUA ME MINISTRIN E MBROJTJES SË KOSOVËS ARMEND MEHAJ

January 27, 2022 by s p

Mërgata jonë në SHBA me “Vatrën” në krye, si dhe mërgata jonë kudo në Botë, janë forca dhe energjia jonë e pazëvendësueshme. Me kënaqësi të veçantë sot prita kryetarin e Federates Panshqiptare “Vatra”, z. Elmi Berisha, të shoqeruar nga drejtori gjeneral ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z. Naim Dedushaj.Me këtë rast, diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me komunitetin shqiptaro-amerikan në përgjithësi dhe me Federatën Panshqiptare “Vatra”, në vecanti, si organizata me e vjetër për mbrojtjen e interesave tona kombëtare.Takimi ishte në frymën e diskutimeve në vazhdimësi që kemi zhvilluar edhe gjatë vizitës sime të mëhershme te “Vatra” në New York” – shkruan Ministri Mehaj.

Filed Under: Politike

Presidentja Vjosa Osmani: Holokausti, kurrë më!

January 27, 2022 by s p

PRISHTINË, 27 Janar 2022- Gazeta DIELLI/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit.

Postimi i Presidentes Osmani:

Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më. 

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.

Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskriminimit dhe vazhdojmë përkushtinin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!

Filed Under: Politike

NUK NDALET SHKATËRRIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE TË SHQIPTARËVE

January 26, 2022 by s p

SHEMBET KISHA 700-VJEÇARE NË ZEJMEN, BASHKIA LEZHË!

Nga Frank Shkreli

See the source imageLexuesve mund tu kujtohet se një ndër çeshtjet për të cilat kam shkruar gjatë viteve është edhe subjekti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, ose më mirë e thenë, shkatërrimi i saj, anë e mbanë trojeve shqiptare.  Megjithëse larg trojeve shqiptare përpiqem të ndjekë zhvillimet dhe ndodhitë në atdhe — të mirat e të këqiat. Trashëgimia kulturore e shqiptarëve është një ndër subjektet që e kam mbuluar nga koha në kohë, duke përfshir lënjen pas dore të “Kishave të Shasit” (të shekullit IV-V) në rrethin e Ulqinit, ku për vite tani, Kisha Ortodokse serbe përpiqet t’i shpallë si të sajat, Shtëpia e harruar ku ka jetuar Poeti i Kombit, At Gjergj Fista e deri në jug në Frashër, “Vendin e Shenjtë të shqiptarëve”, vendlindjen e tre vëllezërve të mëdhenj, Avdyli, Naimi dhe Sami Frashëri. Këta shembuj, ndër të tjerë, që unë dhe të tjerë kemi trajtuar gjatë viteve, shumica gjënden brenda kufijve të Shqipërisë, siç është shtëpia e Fishtës dhe Frashëri, vendlindja e tre vëllezërve të mëdhej të Kombit, por edhe monumente historike anë e mbanë trojeve shqiptare siç është “qyteti i kishave”, në Shas nën Malin e Zi – për të cilët nuk kujdeset askush, megjithëse janë pjesë e pandarë e trashëgimisë kulturore, fetare, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve. Të gjitha këto monumente historike, shumë prej të cilave janë shpallur zyrtarisht monumente të Kulturës nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, e cila ka si mision të veçant ruajtjen dhe pëkujdesjen për momente të tilla, janë në mëshirën e kohës dhe të individëve që i kanë venë vetes detyrën si shqiptarë për të bërë ç’mosin për ruajtjen dhe për informimin e publikut të gjërë për gjëndjen e mjerueshme në të cilën gjënden sot monumentet historike të cilat përbëjnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Kombit shqiptar.  Njëri prej këtyre aktivistëve mbrojtës të trashëgimisë kulturore të Kombit shqiptar është edhe Dom Nikë Ukgjini, i dalluar për veprimtarinë e tij në këtë fushë, më njoftoi para disa ditësh se Kishës së Shën Nikollës në Zejmen, Bashkia Lezhë e shpallur “Monument Kulture” që në vitin 1973, nën regjimin komunist, i janë shembur muret anësore, ku në pjesën e murit verior mbante në vete gjurmë të konsiderueshme të afreskeve të shekullin e XIII. (Shikoni disa foto më poshtë). Pak histori, sipas Dom Nikës, për Kishën e shembur si pasojë e harresës dhe mos-kujdesjes nga autoritet qevefitare shqiptare të Ministrisë së Kulturës:

Mbi fushën shkëmborë të Zejmenit, përballë, Kishës se Pllanës, gjendej Kisha më mure të plota, e ndërtuar dhe rindërtuar disa herë për shkak të dëmtimeve që i janë berë gjatë pushtimeve Osmane për 500 vite me radhë.  Kjo kishë përmendet në relacionet e Marin Bicit në vitin 1610, si objekte kishtar me vlera të mëdha arkitekturore, me hajat për 200 persona. Dom Nika raporton nga vend-ngjarja se dhe më shume afreske të shpërndara në gjithë ambientin — tashmë pjesët e rëndësishme të saj, për shkak të mosmirëmbajtjes nga Ministria e Kulturës — mjerisht nuk ekzistojnë më, njofton Dom Nikë Ukgjini.  I ndihmuar edhe nga tërmeti gjatë këtyre ditëve dhe dëmtimi i kohës, benë që dy muret të jenë rrafshuar për tokë, shtoi ai.  

Dom Nikë Ukgjini thotë se, sidomos, gjatë vitit të kaluar e ka vizituar disa herë atë kishë-monument kulture, më qellim që t’i përvisheshin punës së bashku me bashkpuntorin e tij, Fra Landin, për përforcimin dhe restaurimin e mureve dhe për vendosjen e një çatie provizore në mënyrë që të ruhej nga shkatërrimi i mundshëm ajo pasuri me vlera të mëdha kulturore dhe historike për Kombin shqiptar.  Por, sipas, Dom Nikës, ndodhi ajo që ndodhi.  Ai raportoi se kishën e rrënuar e vizitoi me18 janar 2022 së bashku me bashkpuntorët e tij, Fra Landin dhe Dom Pashkun. E vizituam, tha ai, “Me zemër të plasur për ta parë ashtu të shtrirë për tokë, por me shprese se do gjejë forcë për t’i ringritur ato mure edhe njëherë dhe për t’i kthyer ato në gjendjen siç kanë qenë, por, njëkohësisht,  i vetëdijshëm se asnjëherë nuk do jetë ajo zonjë që ishte si dëshmitare e një historie 700 vjeçare të dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar”, u shpreh me dhimbje në zemër Dom Nikë Ukgjini për shembjen e Kishës së Shën Nikollës në Zejmen, Bashkia Lezhë e shpallur “Monument Kulture” që në vitin 1973.  Top Channel/ Shembet kisha 700 vjeçare. Lezhë, dëmtohen afreske të vjetra të kishës.

Janë disa mënyra se si zhduket trashëgimia kulturore dhe historike e një vendi, ose e një kombi. Monumentet historike ose vendet e trashëgimisë kulturore të një kombi shkatërrohen si përfundim i ndonjë lufte ose konflikti, ose edhe nga fatëkeqsi natyrore.  Por, në shumë raste, për fat të keq, shkatërrimi dhe zhdukja, me kohë, e trashëgimisë kulturore ndodhë edhe nga edhe pakujdesia njerëzore ose mosinteresimi zyrtar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të një kombi.  Dihet se kur bëhen përpjekje dhe thirrje për të ruajtur dhe mbrojtur nga shkatërrimi trashëgiminë kulturore të një vendi ose kombi, kjo bëhet me qëllim për të mbrojtur identitetin kombëtar të një populli dhe, natyrisht, si rrejdhim, që të ruhet dhe të mbrohet edhe kultura dhe historia kombëtare e një vendi.

Alarmi i Dom Nikë Ukgjinit me shokë për shembjen e Kishës 700-vjeçare në rrethin e Lezhës, mund të konsiderohet si një zë nga shkretëtira që nuk e dëgjon kush.  Por, ama, Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe organet e tjera përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të ddëgjojnë urgjentisht, zërin e këtyre aktivistëve dhe mbrojtësve të monumenteve dhe vendeve historike në trojet shqiptare, që janë pjesë dhe që me ekzistencën e tyre, flasin për një qytetërim të lashtë e të pasur të Kombit shqiptar në ato anë.  Në një citim në portalin e UNESCO-s lexova: “Shpesh herë është e pamundur të dihet se ç’drejtim do merrësh në të ardhmen, pa reflektuar se nga vjen. Njohja e trashëgimisë kulturore, e rrënjëve stërgjyshore dhe trashëgimisë kombëtare, është shumë me rëndësi për të vendosur të ardhmen.”

Në këtë fushatë fisnike, Dom Nikë Ukgjini dhe bashkpuntorët e tij kanë nevojë , jo vetëm për  mirëkuptimin e të gjitha shtresave të shoqërisë që i shqetëson situate në të cilën gjënden monumentet historike të trashëgimisë kulturore të kombit,  por kanë nevojë për ndihmën urgjente të enteve qeveritare siç është Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.   “Monumentet janë për të gjallët, jo për të vdekurit.  Kujdesuni për to, duani dhe kalojani brezave të ardhëshëm, ashtuqë edhe ata të dinë dhe ta njohin rëndësinë e tyre. Nëqoftse ne nuk shqetësohemi dhe nuk kujdesemi për të kaluarën, ne nuk mund të shpresojmë për të ardhmen”, ka thenë dikur, Xhaklinë Kennedy, bashkshortja e ish-Presidentit amerikan, Xhon Kennedy.  

Në mos asgjë tjetër — alarmi i ditëve të fundit nga Dom Nikë Ukgjini dhe kolegët e tij, për ruajtjen dhe riabilitimin e këtyre monumenteve, përfshir Kishën e shembur 700-vjeçare në Lezhë — të pakën shpresoj që të ringjallë një debat aktual, të shkaktuar nga gjëndja e mjeruar e trashëgimisë kulturore kombëtare – mbi  shqetësimet që duhet të kemi të gjithë për të tashmen dhe për të ardhmen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të kombit. Sepse, përsëri, sipas një citimi nga organizata, UNESCO, “Gjërat që një komb vendos t’i ruaj dhe t’i mbrojë si trashëgimi kultuore, janë, pikërisht, gjërat me të cilat ai komb dëshiron t’a paraqesë dhe të identifikojë veten para botës dhe para vetes”.

Raste si shembja e Kishës 700-vjeçare në Zejmen të Lezhës, të paraqitura para publikut shqiptar nga Dom Nika dhe bashkpuntorët e tij, këto ditë, duhet të alarmojnë të gjithë dhe shpresoj që, njëkohësisht, edhe të zgjojnë interesimin dhe ndërgjegjen por edhe zemërimin mbarë-kombëtar për gjendjen aktuale të monumenteve kulturore, madje edhe atyre të shpallura me ligj si, “monumente të kulturës”, e që duhej të mbroheshin nga shteti. Ndërkaq, edhe të bëhet pyeta: Nëse me të vërtetë është duke u bërë mjaft në mbështetje të trashëgimisë kulturore dhe historike, ruajtjes së identitetit kombëtar, traditave dhe vlerave të kombit shqiptar, në përgjithësi, të cilat po vihen në dyshim dhe po sulmohen, madje edhe sot nga ata që me shekuj janë munduar t’i mohojnë Kombit Shqiptar, historinë dhe identitetin kombëtar? Dhe si rrjedhim, të kërkohet llogari nga ata që janë përgjegjës, për situatën e krijuar. Siç kam thenë e dhe herë të tjera në lidhje me këtë subjekt, detyra numër një e çdo qeverie, është mbrojtja e sigurisë së shtetit dhe interesave kombëtare, pjesë e të cilave është edhe mbrojtja e identitetit kombëtar, e kulturës, historisë, gjuhës dhe traditave të një populli, por edhe ruajtja e nderit të emrit shqiptar, do të porosiste Naim Frashëri!

Frank Shkreli

     Dom Nikë Ukgjini pranë Kishës 700-vjeçare të shembur në Lezhë, e shpallur “Monument Kulture”, që në vitin 1973 (Fotot nga Dom Nikë Ukgjini)

Filed Under: Politike

“VATRA” dhe gazeta “Dielli” ende shkelqejnë: Themele të vetëdijes dhe shtetformimit kombëtar

January 24, 2022 by s p

Me rastin e 110 vjetorit të themelimit.


Prof. Dr. Muhamef Mufaku


Qysh tani filluan përgatitjet në SHBA-të dhe më gjerë në botën shqiptare për të shënuar 110 vjetorin e Fedratës Panshqiptare Vatra dhe gazetës më të vjrtër shqiptare që ende del “Dielli”.Kësaj herë,kjo festë do të ishte më ndryshe me promovimin e monografisë në 4 vëllime të historianit Beqir Meta,si dhe digjitalizimin e numrave të gazetës “Dielli”,dikur e përdishtshme e tani mujore,që të jetë në dispunim të historianëve për një përiudhë të ndiieshme të historisë sonë kombëtare.Siç dihet,në gjydmën e dytë të shekulit XIX,në saj të gjendjes së vështirë ekonomike, shumë shqiptarë u shpërngullën në Rumuni,Egjipt dhe SHBA-të ,ku u themelluan atje koloni shqiptare që kontribuan në Rilindjen kombëtare me anë të shtypit në përhapjen e vetëdijes kombëtare për alfabet dhe për për një shtet kombëtar.Në SHBA-të,për arsye të njohur u përqëndruan shqiptarët në bregun lindor,përkatësisht në New England, ,ku u themelluan shumë shoqëri kombëtare si “Besa-Besë”,”Flamuri i kombit”,”Mirëbërësia”,”Shoqëria kombëtare” e tjera. Në këto shoqëri u shquan me aktivitetet e tyre figurat kombëtare si Fan S.Noli,Faik Konica,Kisto Floqi e të tjerët. Mirëpo,me paraqitjen e sfidave kundër shqiptarve në viset e tyre u pa e udhës bashkimi i shoqërive shqiptarëve në SHBA-të në një fedreatë për të forcuar ndikimin e tyre në shtetin që po merr rol gjithënjë më të madh në prag të acarimit të gjendjes në Evropë.Kështu,Filluan në Boston më 24 dhjetor 1911 mbledhjet që përfshinin shoqëritë shqiptare e lartëpërmendur dhe vazhdonin deri më 28 pril 1912 kur u shpall themellimi e Fedratës Panshqiptare Vatra,e cila u përkrah edhe nga dy shoqëritë tjera(Malli i Mëmdheut dhe Dallndyshja). Ajo u regjstrua zyrëtarisht në shtetin e Messashusetts dhe filloi menjëherë punën me një bord të përkoshmë në krye me Fan S.Nolin.dhe me Llambi Cherkezi për finansa dhe Kristo Kirka si redaktor për gazetën e re “Dielli”.Federata Panshqiptare Vatra u themellua në një kohë delikate,kur aletatët ballkanin merrin vesh për coptimin e viseve shqiptare dhe shprehen haptas pretendimet e tyre me shpalljen e Luftën ballkanike në tetor 1912.Kontribut në luftë e në paqëPërkundër marrëveshjet e Fuqive të mëdha për kufinjtë e Shqipërisë dhe kandidatin për fronin e Shqiprisë më 1913,shpërthimi i Luftës I Botërore më 1914 krijoi një vakum në Shqipëri gati deri në fund të Luftës me ndarjen e Shqipërisë në disa zone në jug dhe në veri duke rrezikuar kontiuitetin e shtetit kombëtar.Mu në atë kohë, Federata Panshqiptare Vatra u paraqit me rol të ndieshëm sa që u shikua si “qeveri në mërgim” me auroritetin që kishte në SHBA-të ,që tani u bë faktor kyç në LPB dhe në konferencën e propozuar për paqë në Paris .Në këtë kontekst,figurat e Federatës Panshqiptare Vatra lobuan në administratën amerikane për të mbrojtur interesat e Shqipërisë,e cila fati i saj tani varej nga vendimet e Konferënës së Paqës në Paris. Mu për atë,Fedrata “Vatra” i dërgoi në Evropë Fan S.Nolin dhe Faik Konicën për të lobuar për çështjen shqiptare në qarqat evropiane.Ndërkohë,edhe “Dielli” u shndërrua në gazetë të përditshme.Me përfandimin e LPB dhe japjen e Konferencës së Paqës në Paris më 1919 Fedrata Panshqiptare Vatra bëri një aktivitet të madh për mbledhjen e ndihmave që arritën në 150 mijë dolarë për të mbuluar qendrimin e delegacionnit të vetë në Konferencën e Parisit,kur lobuan atje për mbrojtjen e kufinjve të Shqipërisë. Për fat të mirë në krye të delegacionit amerikan në Konferencë ishte vetë Presidenti Wilson,i cili u nis për Paris me ekip të madh që ka përpunuar hartën e re t ë Evropës në bazë të konceptit të shteteve kombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë, përkundër kërkesave të Fuqive të Mëdha në bazë të konventeve të fshehura(Konventa e Londrës më 1915).Me stabilitetin e shtetit shqiptar në 1920 tani kemi edhe një rol tjetër të figurave të “Vatrës” në shtetndërtimin e Shqipërisë së re,sikurse në rastin e Fan S.Nolit dhe Faik Konicës e të tjerëve.Kështu,vetë Fan S. Noli arriti të bëhët kryeministër i Shqipërië pas revolucionit të qershorit 1924,kurse pas dështimit të revolucionit u kthye përsëri në SHBA—të ,duke marrë përsëri udhëheqjen e Vatrës” deri në vdekjen e tij më 1965 . Pas tij u zgjodh Agim Karagjozi kryetar Fedretaës Panshqiptare Vatra në rrethana tjera politike ,kurse në vitet 90 me ardhjen e shumë shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria në Amerikë ,përkatësisht në New York,selia e Vatrës kaloi në New York në lagjën Bronx,ku e ruan tani arkivin e “Diellit” dhe bibliotekën në një ndërtesë të vetën që përfshin edhe një salë të vogël për mbledhje e ligjerat.

Kosovari i parë në krye të VatrësNdryshimet e mëdha demografike dhe politike,përkatësisht me rritjen e numrit të kosovarëva prej viteve ’90 të shek.XX dhe me Pavarësinë e Kosovës më 2008,diktuan një gjendje të re në mesin e Vatrës. Kështu,tani më Vatra ka 15 degë në SHBA-të ,por me koncentrim në pjesën lindore ku tani kemi shumë stori suksese për një gjeneratë të re kosovare që u vendos atje dhe tani ka peshë në biznes dhe ka lidhje të mirë me administratën amerikane(familja eOsmanit nga Morina e Gjakovës si shembull).Në saj të kësaj në mbledhjen e kuvendit zgjedhor më 20.01.2020 u zgjodh kryetar Elmi Berisha, veprimtar i njohur në komunitetin shqiptar në SHBA-të.Në këtë mandat u fol shumë dhe tani po punohet për përtëritje të Vatrës,gjë që do të definohet në zgjedhjet e reja që do të mbahën muajin e ardhshëm.Selia historike e “Vatrës” në Bronx është magjepse për gjeneratën time,ku njeriu ndihet si në vend të shejtë midis fotografive të figurave kombëtare që punuan për themellin dhe ndërtimin e shtetit kombëtar.Mirëpo,z.Berisha e sheh ndryshe prespektivën për Vatrën,duke kërkuar një hapësirë më të madhe për selinë e saj.Ashtu siç është ,selia është tërheqëse për gjeneratën e vjetër,e cila ka kanostalgji për kohën e lavdishme të Vatrës.Por tani komuniteti shqiptar u rrit shumë,u rrit më shumë gjenerata e re e lindur në SHBA-të ose e rritur këtu.Për këtë gjeneratë,e cila më numër u bë më shumë,duhet të krijohet një hapësirë tërheqëse që përkohën me rrethin amerikan,ku mundë të mësojnë gjuhën amtare por edhe të kalojnë një kohë të mirë në hapësirë sportive ose në aktivitete të ndryshme.Nga ana tjetër,z.Berisha me të drejtë gjykon se Vatra duhet ta ruaj imaxhin e vetë si shtetndërtues,ndaj të ruajë autoritetin midis rrymave dhe partive politike si në Shqipëri ashtu në Kosovë dhe në Maqedoninë veriore,sepse vetëm kështu Vatra do të mbetet simbol i një kohë të lavdishme dhe vend i hapur për të gjithë shqiptartët.Nga ana tjetër, në Vatra tani ka ardhur një redaktor i ri për gazetën Dielli, gazetar Sokol Paja,i cili me entuziazm flet për projektin e digjiltalizimin e numrave të Diellit,të cilet kanë vlerë të madhe për historianët.Ndonëse po punohet në kushte modeste,por me entuziazëm të madh,tani puna arrit në 60%,me çka kemi shpresë të komplihoet deri më 28 pril 2022 kur Vatra e feston 110 vjetorin.

Legjendë:1.Numri i fundit të “Diellit”(dhjetor 2021)2.Kryetari z.Elmi Berisha në selinë e “Vatrës”3.Prof. Dr. Muhamef Mufaku në Pedonalen e Tiranës.

Filed Under: Politike

PREND QETTA SHPALL KANDIDATURËN PËR KRYETAR TË VATRËS

January 24, 2022 by s p

Dielli/

Eksperti i shkencave politike Prend Qetta, shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Vatrës në zgjedhjet që do mbahen më 26 Shkurt 2022. Prend Qetta ka lindur më 4 Mars 1959 në Pejë dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga data 24 Maj 2001. Është anëtar i Kryesisë së Degës së Vatrës Hartford, Connecticut dhe gjithashtu mban pozicionin e Arkëtarit të kësaj dege. Prend Qetta jep kontributin e tij të lartë në Vatër prej 6 vitesh duke qenë shumë aktiv në çdo aktivitet dhe nismë të organizuar nga Vatra. Prend Qetta ka studiuar për Filozofi-Sociologji në Prishtinë dhe në Amerikë ka mbaruar Mastër në Shkenca Politike në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2008 në Univeristetin “Southern Connecticut State University”, në New Haven, CT. Platforma për drejtimin e Vatrës, vijon si më poshtë: 1. Hapja e Degëve të reja të Vatrës në të gjitha shtetet e Amerikës dhe në Prishtinë, Tiranë, Preshevë, Shkup dhe Tuz.2. Pjesëmarrja e femrave dhe meshkujve në organet drejtuese të Vatrës të jetë 50% me 50%.3. Rritja e kuotës së anëtarësisë 100 usd për Vatrën dhe 200 usd për gazetën.4. 50% të kuotës së anëtarësisë ta mbajë dega dhe 50% ti shkojnë Selisë qëndrore.5. Krijimi Redaksisë së gazetës me staf të kualifikuar dhe nxjerrjen e gazetës çdo 2 javë.6. Organizimin në çdo vit të konferencave shkencore për ngjarjet jubilare.7. Gjetja e fondeve për Shtypshkronjën e Vatrës.8. Një Bibliotekë dinjitoze për Vatrën.9. Vazhdimi dhe thellimi i marrëdhenieve mes Vatrës dhe Organeve shoqërore e politike të SHBA-ve.10. Rregullimi dhe modernizimi i të gjitha Raporteve brenda Federatës Vatra në mënyrat më të mira të mundshme.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 250
  • 251
  • 252
  • 253
  • 254
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT