• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një referendum për Albinin

October 27, 2019 by dgreca



Nga Ilir Levonja/

Sikur Albin Kurti të votohej sot në Shqipëri, do merrte dyfishin e votave që mori në Kosovë. Dhe kjo ka domethënien e qartë që faktori aktual politik i Shqipërisë është tejet i konsumuar. Kësisoj dashje pa dashje, por më shumë e para, është krijuar një ambjent ku më tepër se idetë janë tekat e personave përkatës që dominojnë debatin për zhvillimin ekonomik dhe anëtarësimin e vendit në familjen europiane. Faktori politik shqiptar e ka thuajse të pamundur tërheqjen, e ka sikur ta shash nga gruaja sapo i përmend hapjen e krahut, apo dështimin. Kërcen pupthi dhe humb logjikën në gjithçka, arsyetimin e ka me inat fëmije, me atë inatin e lodrave dhe për rrjedhojë dhe Shqipëria i bëhet pronë personale. Keni parasysh rastin e grindjeve të fundit të Edi Ramës me gazetarët Mustafa Nano dhe Andi Bejtja në studion e opinionit. Punë shallvaresh, rakije, qepësh të njoma dhe mendja e mbushur e kryeministrit për sukseset imagjinare të Shqipërisë. Por kjo mund të thuhet edhe nga krahu i opozitës, janë një faktor ku më shumë i janë nënshtruar sistemit se çfarë thonë të huajt se nevoja imediate e shoqërisë, zgjedhjet e reja, ato që mungojnë. Por edhe ata të cilët bëjnë ca veprime radikale, janë figura të konsumuara. Pra e thënë më shkoqur, shoqëria shqiptare është e dënuar të presi pasi nuk ka mundësi për zgjedhje të reja që të ricikloj faktorin aktual politik, apo dështimin fondamental. Kjo është me sa duket arsyeja që Albin Kurti po ofrohet në Shqipëri si një domosdoshmëri jetike. Webet janë plot me memo sa shqiptarët janë gati t’i thonë, bëj të mundur një referendum social ku të votojmë se na plasi shpirti nga kjo anemi tranzicioni. Dhe në një farë mënyre duhet të thënë se shqiptarët janë shumë dashamirës të progresit. Por historikisht kanë patur fatin e keqe, lidershipin më të keq, lidershipin më nopran sa vet Shqipërinë, shtetin, shqiptarët i kanë konsideruar si pronë private, madje nuk kanë hezituar ta hipotekojnë Shqipërinë në emrin e tyre. Rasti më ekselent është pikërisht ky që grindet studiove dhe merret me gjyqe me kryeministrin e Kosovës. Dhe ka një ndryshim thelbësor në fakt prurja Albin Kurti nga shtetari shqiptar i shtetit amë…, të gjithë këta erdhën nga pallatet 1 dhomë e kuzhinë dhe janë sot pronarë vilash, bankash, studiosh ligjore etj. Kurse Albini nga protestat kundër të huajit, shiti shtëpinë, me fondet e së cilës krijoi buxhetin e një Lëvizje apo partie politike, si e si të përmisojë jetë e shqiptarëve në Kosovë. Dhe foli tërë kohës për bashkimin kombëtar, por jo me propogandë, përmes fuqizimit ekonomik të të dy shteteve. Dhe në fakt kjo është rruga e duhur. E vetmja dhe jo propaganda e pinjollëve të diktaturës apo heronjëve të dështimit aktual. Në fund të fundit, në mos Albinit, jepini shqiptarëve mundësinë e rizgjedhjeve, të tjerat janë përralla. 

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja- Referendum-Albin Kurti

NJOFTIM MORTOR

October 24, 2019 by dgreca

NJOFTIM MORTOR NGA FAMILJA E GANI HAXHAJ/

Me pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët për ndarjen e parakohshme nga jeta e djalit tonë të dashur Elvis Gani Haxhaj, i datëlindjes 3 Mars 1986. Zemra e Elvisit pushoi së rrahuri me 22 tetor 2019 duke lënë në pikëllim familjen, miqtë dhe të afërmit.

Njoftojmë komunitetin se Funerali për të ndjerin do të jetë i hapur ditën e Premte, datë 25 tetor 2019, nga Ora 2.P.M.- 9 .PM dhe të Shtunën 9 e 30 A.M-11 AM në Shtëpinë Mortore Farenga Brothers në adresën: 920 Allerton Avenue, Bronx, NY 10469.

Në orën 11 AM bëhet nisja nga Funerali për në varrezat – Woodlawn Cemetery, ku do të prehet trupi i Tij.

Adresa: 4199 Webster Avenue, Bronx, NY 10470.

Telefoni i Familjes: 646-271-4275

Filed Under: Politike Tagged With: Elvis Gani Haxhaj-Njoftim mortor

Të Lumshin Zgjedhjet Populli i Kosovës !

October 22, 2019 by dgreca

– Leksion, shpresë dhe shans historik- /

Nga MRSC. Agim Aliçkaj, Nju Jork/ Më 6 Tetor 2019, populli martir i Kosovës, populli i burrështetasit të mençur legjendar Ibrahim Rugova, dhe komandatit trim legjendar Adem Jashari, kaloi edhe një provim historik. Kosova, me votë  të lire, në mënyrë demokratike, rrëzoi nga pushteti një klasë politike, dhe, individ të dështuar, të korruptuar, dhe, disa prej tyre edhe antikombëtarë.

Këto zgjedhje që ishin dhe model për gjithë rajonin, ishin dhe një leksion për qeveritarët e deritashëm, duke treguar se nuk i lejohet  askujt për të punuar keq dhe qeverisur keq. 

Kuptohet, se ata mendojnë se kanë punuar mirë, se janë patriotë të flakët, por faktet flasin ndryshe.

Nëse shpresojnë të ngriten prapë ndonjëherë, duhet ti hapin mire sytë, të reflektojnë dhe analizojnë dështimet e tyre, ato që e sollën vendin para shkatërrimit. Partitë e tyre tani duhet të lirohen nga kuadrot dhe politikanët e këqinj. Sëpari duhet të bëhen opozitë konstruktive, të bashkëpunojnë me pozitën për çështjet me interes kombëtarë, të  hartojnë programe reale me vizion të qartë në interes të shtetit. Pastaj në zgjedhjet e ardhëshme, mund të kërkojnë prapë votëbesim nga sovrani. Përndryshe duhet të ikin nga politika përgjithëmonë, t’jua lëshojnë vendin atyre që kanë përgaditje shkollore dhe aftësi udhëheqëse, atyre, që e duan me të vërtetë kombin shqiptarë dhe shtetin e Kosovës.

Kosova, me këto zgjedhje ishte një leksion në demokraci, edhe për Shqipërinë, shtetet Ballkanike dhe shumë shtete tjera të mbarë Botës, të cilat duhet thënë se në “heshtje” edhe i njohën të këtilla.

Kështu votohet!  

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, i treguan Amerikës dhe shteteve demokratike të Evropës, se Kosova di të mbaj zgjedhje demokratike, të lira dhe transparente. Kosova i tha botës se :” Jemi gati ta ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin tonë të  lirë dhe demokratik, Republikën e Kosovës. Dalja në votime e më pakë se 50% të elektoratit, është pakë sa dëshpruese, por nukë e zvogëlon rëndësinë e mbarëvajtjes së proçesit dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Kosovë, kësaj rradhe kanë ngjallur shpresë reale për ndryshime të mëdha në politikën e jashtëme dhe të brëndëshme, shtet-ndërtim dhe forcim të shtetit, zhvillim ekonomik dhe mirëqenje të popullit të Kosovës. 

Shpresë, për një të ardhëme të sigurt dhe shumë më të mirë….!

Shans historik për fituesit e zgjedhjeve, Vetëvendosjen dhe LDK-në. Ku populli jua dha besimin, për një qeverisje më të mire dhe asgjë tjetër. Me biseda të sinqerta dhe konstruktive, bazuar në numrin e votave të fituara, duhet formuar sa më parë koalicionin parimorë për qeverisje dhe shpëtim kombëtarë. Nukë është gjë e lehtë sepse shumë forca të errëta, edhe brënda këtyre partive, janë duke punuar kundër. Por, me çasje serioze kompromisi është i mundur. Formula për postet kyçe është e qartë, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zëvendëse dhe ministre e punëve të jashtëme. Më vonë, nëse është e mundur me ligj dhe kushtetutë, do të ishte mire që të shkarkohet kryetari i keq i Kosovës dhe ky vend potencialisht ti ofrohet Isa Mustafës. Edhepse ai kishte gabime të mëherëshme, sëfundi tregoi menquri dhe e shpëtoi LDK’në nga përçarja e m ëtutjeshme . Një gjë duhet ta kenë të qartë këto dy parti. Nëse pas këtyre zgjedhjeve historike nuk bëjnë koalicion, të dyja palët do të jenë fajtore për dështim të turpshëm me përmasa katastrofale për Kosovën. Ato mund të rrezikojnë të mbesin opozitë në mënyrë të përherëshme apo edhe më keq, të përfundojnë në fushën e keqe të tradhëtisë.

Serbia është padyshim e sëmura e Evropës, e cila nuk ka ndryshuar që nga koha e Millosheviqit 

Ajo duhet të ulet në vendin që e meriton si agresore, shkaktare dhe humbëse e katër luftrave në Ballkan. Duhet ti plotësojë kushtet për bisedime, kërkimi falje, pagesa e dëmeve të luftës dhe këthimi i të pagjeturve. Mbi të gjitha është  njohja e pavarësisë së Kosovës, të shpalllur me 17 Shkurt 2008, në kufijt ekzistues, të njohur nga Amerika dhe bota demokratike, të miratuar nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë. Askush në botë nuk ka të drejtë as të kërkojë dhe as të bëjë negociata për k ëtë pavarësi, ato kanë përfunduar me 17 Shkurt. Ajo është arritur me gjakun e bijve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë, është e panegociushme e paprekëshme dhe e përherëshme. Me Sërbinë mund dhe duhet biseduar vetëm dhe vetëm për marëdhënjet ndërshtetërore, kurrsesi për punët e brëndëshme. Sanksionet ekonomike ndaj Serbisë duhet të ndërlidhen drejtpërdrejtë me sjelljen e saj ndaj Kosovës. Nëse vazhdon me veprime destruktive dhe armiqësore nuk ka kuptim as nevojë të hiqen dhe as të zvogëlohen, ato duhet të shtohen. 

Minoriteti serb në Kosovë, është i manipuluar nga Serbia, dhe i shtyrë për të vepruar kundër Kosovës, por edhe kundër interesave të veta. Me përfaqësuesit e tyre legjitim, kurrsesi me kriminelët e dërguar dhe të finacuar nga Serbia, duhet komunikuar dhe biseduar në mënyrë të vazhdueshme për interesat dhe të drejtat e tyre në drejtim të integrimit të tyre në shtetin e Kosovës. Ata mund dhe duhet të kenë të drejta hiq ma shumë as më pakë se populli shqiptarë që jeton në trojet e veta në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Nga Amerika dhe Evropa populli shqiptarë me arësye pret drejtësi, në pajtim me vlerat dhe parimet e tyre demokratike 

Interesat strategjike afatgjate të kombit amerikan dhe shqiptarë janë në përputhje të plotë. Me përfaqësuesit amerikan duhet treguar respekt të pafund, bashkëpunim të sinqertë, punë të madhe, me argumente të forta.  Lëvizjet eventuale të pavolitëshme nuk duhet të na dekurajojnë por të na shtyejn të punojmë edhe më shumë si në nivel shtetërorë ashtu edhe me veprime lobiste në Washington.

Shqipëria, është nëna e dhimbshëme por e dashur e Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë

Populli shqiptarë, anekënd trojeve tona etnike e tregoi veten me ndihmën e parezervë për popullin e Kosovës gjatë  shtypjes nga Serbia të viteve 90-ta, sidomos gjatë luftës së vitit 1999. Ishte ky një lloj bashëkimi kombëtarë. Fatëkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për udhëheqjen politike të Shqipërisë. Qeveria e errët anti-njerëzore dhe anti-kombëtare komuniste e Enver Hoxhës, bëri tradhëti dhe punoi kundër interesave të Kosovës. Por sëpaku, pretendoi ta mbronte me deklarata publike anti-serbe. Këta të qeverisjes së sotme jo vetëm që punojnë kundër interesave të Kosovës dhe popullit shqiptarë në trojet tjera etnike, por edhe hapur flertojnë me serbët dhe sillen si shërbëtorë të tyre. Ata e katandisën vendin e tyre si mos më keq. Këtë e dëshmon edhe refuzimi i fundit i Evropës për të filluar hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Duhet shpresuar se fryma e lirisë dhe e ndryshimeve demokratike, që u ngjall në Kosovë, do ta kaplojë edhe Shqipërinë.

Një pjesë e shtypit në Kosovë, Shqipëri dhe vende tjera është duke punuar hapur në shërbim të interesave serbe, kundër interesave të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë. 

Kur i lexon apo dëgjon komentet e disa analistëve politik të tyre, të vjen për të vjellur me padijen, paaftësinë, paturpësinë dhe tradhëtinë e hapur. Habisin sidomos debatet jocivilizuese, ku secili flet për vete dhe askush se dëgjon fjalën e tjetrit, për më keq e ofendojnë njëri tjetrin. Shtrohet pyetja, a kanë lexuar apo dëgjuar ndonjëherë këta të mjerë për traditën dhe rendin e kuvendimit në odat e burrave të të parëve tanë. Edhe, pse shumë prej tyre të pashkollë, kanë folur me rend dhe kur kanë dashur ta kritikojnë tjetrin i kanë qitë fjalët me rrotulla për të mos e ofenduar drejtpërdrejtë kundërshtarin. Populli e di kush janë, ata nukë bën të përkrahen, duhen injoruar dhe bojkotuar deri në shuarjen e mediumeve të tyre.

Mërgata shqiptare në Amerikë dhe kudo në Botë ka luajtur një rrol të jashtëzakonshëm në përkrahjen e Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë  

Duhet përkujtuar financimi i pakursyer i familjeve dhe shkollimi i fëmijëve nën okupimin serb, lëvizjeve dhe partive demokratike kudo në vendet tona, 3% për Qeverinë e Kosovës, lobizmi i organizuar dhe madhështorë i Ligës Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen profesionale të Joseph dhe Shirley DioGuardit, veprimtaria patriotike e Federatës Vatra në krye me patriotin e pakompromis adhuruesin e Kosovës, të ndjerin Agim Karagjozi, kontributet e mëdha të shoqatave dhe subjekteve tjera të komunitetit, financimi i armatimit të UÇK-së së lavdishme nëpërmjet fondit “Vendlindja Thërret” dhe mënyra tjera, duke kulminuar me Batalionin legjendar Atlantiku, me të rinjtë trima, të gatshëm për ta dhënë edhe jetën për lirinë e atëdheut. Dëshpron fakti se Qeveritë e Kosovës, Shqipërisë dhe subjektet tjera në trojet etnike kanë bërë shumë pakë për ta respektuar dhe angazhuar diasporën shqiptare. Falënderimet sa për sy e faqe dhe dhënja e dekoratave individëve dhe grupimeve të caktuara nuk mjaftojnë. Pritet që qeveritë e ardhëshme të bëjnë ndryshime qenësore për t’ja mundësuar mërgatës investimet me lehtësi në zhvillimin ekonomik të vendeve tona, por edhe mundësinë e pjesëmarrjes aktive në proçeset demokratike. Kjo mërgatë e mrekullueshme është e gatëshme që, nëse punët shkojnë mire pas zgjedhjeve, të vazhdojë me përkrahje edhe më të madhe në të mire të çështjes madhore gjithëkombëtare. Por, diaspora shqiptare është shumë e aftë, e drejtë, e pjekur dhe e informuar mirë, nuk do ti përkrahë kurrë partitë, organizatat dhe individët që punojnë kundër interesave kombëtare. 

Shpresat dhe mundësitë reale ekzistojnë për dy shtete të forta shqiptare në Evropë, mike të përherëshme të Amerikës, sovrane dhe të zhvilluara ekonomikisht, të hapura në çdo nivel dhe lëmi të veprimit me njëri tjetrin, me popullin shqiptarë element konstitutiv me influencë në Maqedoni, si dhe popullin shqiptarë me të drejta të plota njerëzore dhe nacionale në trojet e veta në Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe Çamëri.

Filed Under: Politike Tagged With: Agim Alicka-Te lumshin Zgjedhjet-Kosove

Task-Forcë e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut

October 22, 2019 by dgreca

-Themelohet Task-Forca e përbashkët në mes Kosovës dhe së Maqedonisë së Veriut, me qëllim rritjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt për të eliminuar rreziqet e ndryshme për rendin dhe sigurinë publike, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve tej-kufitare/

PRISHTINË, 22 Tetor 2019-Gazeta DIELLI/ Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të eliminimit të kërcënimeve të sigurisë, kanë nënshkruar Protokollin mbi themelimin e Task Forcës së Përbashkët.

Nënshkrimi i këtij Protokolli u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Maqedonisë së Veriut, z. Sasho Tasevki. Ky protokoll u nënshkrua në kuadër të marrëveshjes mes të dy qeverive për bashkëpunim policor.   

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa tha se nënshkrimi i këtij Protokolli në mes të dy vendeve është një vazhdimësi e bashkëpunimit shumë të mirë që Kosova dhe Maqedonia e kanë në fushën e sigurisë.

“Kosova dhe Maqedonia kontribuojnë në ngritjen e sigurisë, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt për rajonin. Të dy vendet po bëhen model i bashkëpunimit,  i cili duhet të zgjerohet tutje në rrafshin e bashkëpunimit rajonal edhe me shtetet tjera”, theksoi ministri Mustafa.

Task-Forca e përbashkët ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes të dy vendeve për të eliminuar rreziqet e ndryshme për rendin dhe sigurinë publike, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve tej-kufitare./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Kosove-Maqedoni e Veriut-Task Force e Perbashket

NJË PËRMENDORE PËR PROF. ARSHI PIPËN NË 100 VJETORIN E LINDJES

October 21, 2019 by dgreca

SHKRUAN: LISANDRI KOLA/

University of Michigan /

Department of Slavic Languages and Literatures /

812 East Washington /

3040 MLB, Ann Arbor, Michigan 48109 /

LETËR E HAPUN ZOTIT PANDELI MAJKO PËR STRATEGJINË E RRUGËS SË KUJTESËS /

(Rasti i Arshi Pipës, Prof. Emerit.) 

I përnderti zoti Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën

Po Ju drejtohem Juve me këtë letër, në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Diasporën, me shpresën se fjalët e mia kanë me gjetë mirëkuptimin e duhun.

Siç jeni në dijeni, kontributi i Arshi Pipës në Shqipni dhe jashtë saj ka qenë jashtë mase i madh. Me figura si ai, S. Skendi, I. Luzaj, S. Repishti, P. Prifti etc. mund të pranojmë pa droje se vendi ynë asht renditë me dinjitet në panteonin botënor të suksesit, tue pasue gjeneratën e parë intelektuale në Amerikë si F. Konitza, F. Noli e M. Frashëri.

Njimend vepra e Pipës mbetet pasaportë e çmueshme akademike, intelektuale e artistike pavarësisht se në Shqipni, për fatin tonë të keq, ende nuk e ka fitue statusin e ‘pranimit’ që bota ka për këtë njeri. Mbas 90s asht e vërtetë se vepra e tij u botue/përkthye nga shtëpitë botuese Pheonix e Princi, janë mbajtë nji a dy sesione shkencore, publikue revista në nder të tij, por e gjitha rezulton e paktë. Duhet të jeni në dijeni, kam bindjen, se fondi i Pipës (biblioteka, arkivi e objekte personale) gjendet në Muzeun Historik të Shkodrës—dhuratë kjo nga vetë autori sa qe gjallë—i cili mjerisht asht në kushte të papërshtatshme. Me këtë nuk e kam fjalën me ndërtue a restaurue ndonji muze…

Në botën akademike e universitare të Shqipnisë, flas nga përvoja ime si pedagog në UT (2014-19), emni i Pipës asht gati klandestin. Kjo për çudinë tonë kur Columbia University, University of Minnesota e me radhë i kanë botue monografitë e tij dhe i kanë pasë në programet e veta studimore. Në dijeninë time, vepra artistike e tij nuk asht zhvillue kurrë në universitetet shqiptare me përjashtim të Librit të burgut, gjatë leksioneve Historia e Sonetit Shqip apo Letërsia Moderne Shqipe që i kam mbajtë unë në UT, FHF, Departamenti i Letërsisë. Këtë nismë tashma po e përcjell edhe në Amerikë ku ligjëroj Albanian Literature of Exile e ku A. Pipa asht pjesë esenciale e programit—po përmend faktin se letërsia shqipe zhvillohet për herë të parë në universitetet amerikane. Po në kuadrin e kontributit individual, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së A. P., revista Kêns i ka kushtue numrin e parë të saj: www.kens.al. Numri III-IV (2019-20) i saj ka sërish në fokus publikimin e veprës së Pipës (specifikisht përkthime). Po shtoj se kjo revistë mbahet me buxhet personal si shumë kontribute të miat.  

Me Juve po ndaj të njejtin shqetësim që kam nda’ me autoritete të tjera lokale qysh prej vitit 2015: ‘Për nji shtatore të Arshi Pipës në qytetin e Shkodrës’ gaz. Standard ose ‘Për nji shtatore të Arshi Pipës’ gaz. Panorama, 2017 (rikonsiderim). Pasi kam konstatue me dhimbje se qyteti i tij i lindjes nuk e ka në program vizionin e kujtesës, dhe pasi jam njohë me programet Tueja qeveritare sa i takon pasqyrimit të vlerave të Diasporës, më lejoni të shtjelloj mendimin dhe propozimin tim.

Viti 2020 asht 100 vjetori i lindjes së Arshi Pipës. Meqenëse si model i rezistencës njerëzore e intelektuale ndaj diktaturës komuniste shqiptare dhe kjo pikërisht përkon me frymën e programit të qeverisë shqiptare:    

“Rrugët e Kujtesës” janë gjithashtu një itinerar unik i Shqipërisë që do të vijojnë të nxjerrin në pah aspektin historik dhe edukativ të siteve të ish-diktaturës si Spaçi apo Tepelena, në vijim të projekteve tashmë të njohura muzeale të Kujtesës (Programi i Qeverisë 2017-21, f. 13).

Do të ishte në dinjitetin kombtar ngritja e nji përmendoreje të A. Pipës në Tiranë si kremtim jubilar. Ky akt gjykoj se ndihmon kujtesën historike, tregon ndjeshmëninë civile dhe përgjegjësinë intelektuale, përkujton privimin e të drejtaje dhe të lirive njerëzore, qendërzon respektin ndaj autorëve shqiptarë në Diasporë dhe mbi të gjitha kjo strategji: “ruan dhe forcon identitetin kombëtar të shqiptarëve” (Strategjia Kombëtare e Diasporës 2018 – 2024 dhe Plani i Veprimit, f. 50). Në nji rrafsh tjetër human, them se asht edhe detyrim ndaj familjes së tij, sepse vëllai i tij Av. Myzafer Pipa u vra barbarisht në Shkodër gjatë diktaturës e sot nuk dihet se ku e ka vorrin, motra e tij, shkrimtarja Bedi Pipa vdiq vetëm  24 vjeçe me pengun e njenit vëlla të vramë dhe tjetrit të burgosun e pa strehë konkrete mbi krye, i ati i tij dha shpirt mbas stërmundimit në nji karrocë kali gjatë rrugës për në barakën e radhës ku i kishte caktue Zyra e Strehimit, motra tjetër që sfidoi fatin dhe regjimin enverist, Fehime Pipa ndërroi jetë pak vjet ma parë pa ia përmbushë amanetin Arshiut (botimin e plotë në shqip të veprës së tij). Motra tjetër, Nedreti, ka kontribue pesonalisht me përkthimin e veprës filozofike nga italishtja Skicë e një konceptimi mbi jetën + Mbi gjeniun. E do të ishte me randësi, para se të bashkohet në amshim me familjen e saj, të shihte nji akt konkret të shtetit shqiptar në lidhje me prof. Pipën. 

Këto fjalë i shoh të arsyeshme t’Jua drejtoj meqë e cilësoj veten të brendashkruem në pohimin programativ: “Strategjia Kombëtare i kushton rëndësi të veçantë ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe kombëtar të diasporës” (ibid, f. 50).

Letrën drejtue Juve do t’ia vê në dispozicion fedaratave, organeve botuese dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, me shpresën për me e nxitë dhe me e finalizue këtë nismë. Nëse asht vullneti i mirë për ‘rrugën e kujtesës’ besoj se të gjithë mund të kontribuojmë me e ‘hapë’ atë. Me këtë due të nënvizoj se kompetencat ministrore a bashkëministrore do ta gjejnë formulën juridike dhe atë të buxhetit për zbatimin e programit qeveritar. Ky zbatim do të justifikonte ndihmesën atdhetare të secilit shqiptar nëpër botë si edhe do të motivonte përfaqësimin e Diasporës në projekte të tilla strategjike.   

Me shpresën dhe dëshirën që në faqen e Ministrit të Shtetit për Diasporën ka me u hapë, sa ma parë, zyrtarisht nji projekt skulpturor i Arshi Pipës, real e transparent. 

Në pritje të nji përgjigjegje (në adresat në krye të letrës).

Me nderime,

I jueji

Lisandri Kola

(Shënim: kjo letër asht shkrue dhe i asht postue MSHD më 19 Shtator, 2019)

Filed Under: Politike Tagged With: Lisandri Kola- Permendorja e Arshi Pipes- Ministri i Diaspores- Majko

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 397
  • 398
  • 399
  • 400
  • 401
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT