• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndalimin e Barkës e porositi Panajot Barka

December 17, 2018 by dgreca

 1-arben-llalla-250x299

Nga Arben LLALLA/

1 Barka Flamuri

 Barka me Karathanon, flamuri i aneksimit te jugut te Shqiperise /

Para dy ditësh, Panajot Barka, i cili është shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Eqerem Çabej, u ndal në doganën e Kakavies me rreth 100 libra të propagandës antishqiptare antishqiptare. Vetë Barka e ka mohuar një gjë të tillë dhe deklarojë.

Çështja është se Panajot Barka njihet si antishqiptar që mbështet organizatat ekstremiste greke për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Disa herë Panajot Barka ka marrë pjesë në aktivitetet antishqiptare të ashtëquajturën Autonomia e Veriut të Epirit, ai ka mbështetur kauzën e Babis Karathanos për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

            Janë të njohura takimet e shpeshta që ka bërë Barka me antishqiptarin e tërbuar Mitropolitin e Konicës Sebastianosin. Këto Panajot Barka nuk mund ti mohojë sepse janë të dokumentuara dhe ja kemi thënë sa herë që ka qenë e nevojshme.

            Panajot Barka deklarojë se: “disa politikanë që kanë porositur arrestimin e tij, është një ngjarje e tmerrshme, e cila tregon qartë se çfarë kërkon dhe synon! Frikësimi dhe rënia e çfarëdo rezistenceje për ruajtjen e identitetit. Shkelja e autonomisë universitare, liria e lëvizjes së ideve dhe librave, shpërdorimi i çdo parimi të seriozitetit dhe dinjitetit, falsifikimi i gjithë së vërtetës, thirrja e të gjithë paligjshmërisë”.

Ndërsa ne i themi se arrestimi i tij dhe proceduar për në gjyq është porositur nga vetë Panajot Barka me aktivitetet që bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Arrestimi apo kontrolli është porositur nga kërcënimet herë pas here që Panajot Barka u bënë gazetarëve shqiptar në Gjinokastër që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.

Në Greqinë “demokratike” të Panajot Barkës ekziston racizmi fetar, ku grekët që nuk i përkasin besimit ortodoks përndiqen. Ekziston racizmi racor ku Greqia e BE, nuk njeh minoritetin turk, shqiptar, hebre, pomak, romë, egjiptas, sllavë-maqedonas, bullgarë, etj. Greqia e sotme sipas mendjes së sëmurë të Barkës dhe grekëve që mendojnë si Panajoti është e pastër, banohet vetëm nga grekët “etnik” të Themistoliut e Aristotelit. E pra, Panajot Barka të mospranosh ekzistencën e popujve të tjerë do të thotë që je racistë. Greqia e sotme nuk ka patur asnjëherë kontakte me popujt e tjerë dhe gëzon pastërti 100%.!!!

Është mirë që profesori Panajot Barka të mbaj në Greqi disa leksione për të drejtat e minoriteteve duke bërë paralele me pakicën greke që gëzon të drejta të barabarta me qytetarët e Shqipërisë me kombësi shqiptare. Sot, minoritetet greke, sllavo-maqedonase, vllahe, egjiptase kanë partitë e tyre politike kombëtare. Mësojnë në gjuhën e tyre amtare nëpër shkollat fillore, 9 vjeçare dhe minoriteti grek që është më i përkëdheluri mëson deri në universitet.

Ende në kujtesën tonë është ngjarja ku policia e Janinës ndaloi dy shoferë të MPJ të Shqipërisë dhe gjykata i dënoi me mbi dy vite burg, vetëm se po transportonin disa dhjetëra libra që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën amtare. Më këtë veprim Greqia tregoi se funksionon si në shekujt VIII-XIX, kur përndiqeshin shqiptarët që mësonin nga një gërmë të gjuhës shqipe.

Ndaj profesor nxirre barkën tënde nga ky gjol se baltovina e shpifjes dhe gjirizi i gënjeshtrës do të të thithin në gropë e të marrin frymën.

Do qe e udhës që Panajot Barka të na tregonte rreth leksioneve që ka marrë në fillim të viteve 1990 nga organizata ekstremiste greke SFEVA, PASIVA dhe Mitropoliti i Konicës, Sebastianos për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

            Shpresojmë që Panajot Barka të dënohet në bazë të ligjit dhe jo të falet ashtu siç ka ndodhur me Fredi Belerin i cili na përdhosi simbolet kombëtare dhe nuk u dënua asnjëherë.

Filed Under: Politike Tagged With: arben llalla, e porositi, Ndalimin e Barkës, Panajot Barka

Kosovë-Rezolutë për dialogun me Serbinë

December 16, 2018 by dgreca

-Kuvendi i Kosovës votoi rezolutë për dialogun me Serbinë: Procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në: njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces, anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO/
1 Behlul Kuvend.JPG
 
 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 15 Dhjetor 2018/ Kuvendi i Kosovës mbrëmjen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme votoi me 59 vota pro e 2 abstenime një rezolutë për procesin e dialogut me Serbinë, në Bruksel.

“Kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ishte pika e vetme.Në emër të propozuesit Visar Ymeri, nga PSD-ja, e prezantoi Projektrezolutën mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

“Në këtë projekt-rezolutë thuhet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në: njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces, anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO. Ky dokumentacion e përkufizon qartë se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme”, theksoi Ymeri.Deputeti Ymeri, prezantoi emrat e anëtarëve që do të përbëjnë delegacionin.

Sipas tij, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj nga NISMA-s do ta kryesojnë dialogun, ndërsa, anëtarë tjerë do të jenë: Enver Hoxhaj PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Ygcilar nga 6+, Dardan Gashi, zëvendëskryeministër, një përfaqësues i shoqërisë civile, si dhe dy vendet do të jenë të lira për LDK-në dhe Vetëvendosjen. Deri në plotësimin e tyre, pjesë e delegacionit do të jenë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, të dy nga PSD.Seanca vijoi, me qëndrimet e grupeve parlamentare, të pranishëm në seancë. Memli Krasniqi në emër të PDK-së, Dukagjin Gorani në emër të PSD-së, Ahmet Isufi në emër të AAK-së, Bilall Sherifi në emër të Nismës dhe Albert Kinolli nga Grupi parlamentar 6+, i dhanë mbështetje rezolutës së propozuar.

Rezoluta u përkrah edhe nga deputetë të tjerë të Kuvendit.

 Më parë, po sot, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën.“Konform kërkesës së deputetëve dhe praktikave të deritashme, Kryesia vendosi që seanca të mbahet sot, në orën 14:00”, thekontr njoftimi i dërguar nga Kuvendi i Kosovës pas mbledhjes. Por, seanca nuk nisi në kohën e paralajmëruar në mungesë kuorumi dhe nisi pas orës 18:00, me 61 deputetë të pranishëm të Kuvendit 120 anëtarësh.

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e LVV nuk morën pjesë në seancë.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Rezolutë, me Serbinë, për dialogun

A e kuptoni se po flisni me vete?

December 15, 2018 by dgreca

….Partia është flluskë sapuni, asgjë tjetër. Njëshat çibanë dhe shushunja. Ndaj ngrehuni e mbështesni ata djem e vajza. Nëse nuk e bëni për ata, bëjini për hallet dhe vuajtjet tuaja. Bëjini për vetveten. Bëjeni për vendin./

Ilir-Levonja-300x298

Nga Ilir Levonja/

Eshtë bërë virale në internet një video ku një mesoburrë futet në mes të protestuesve shkodranë dhe lavdëron Edi Ramën. Thotë dy fjalë e ikën duke falënderuar. Kaq kisha, ju faleminderit. Dikush aty pyet gjindjen, po ky a është shnosh?

Dhe dihet më tutje, ca të qeshura. Për më tepër kur vinë nga ai humori i këndshëm e plot filozofi i Shkodrës. Sepse ashtu është vërtetë…, duhet të jesh anormal që të shkosh mes gjindjes, në natë e të ftohtë të lavdërosh Edi Ramën.

Tani kjo pyetje i shkon kaq për shtat situatës, sa pa asnjë gajle mund t’i drejtohemi edhe shoqërisë civile. Por në sensin e kundërt. Për shkak të një tërheqje a sehirbërje kolektive? Po ju, a jeni shnosh? A jeni në rregull që nuk dilni, po jeni tulatur pas tv-ve të pastërmave firmato. Pas kalendarit dhe veprimtarive të Champions League, sikur t’u vinë rrogat a gjithçka e domosdoshme nga rezultati i ndeshjeve të Juventusit a Realit. Jeni tulatur pas serialeve turke duke shikur me kënaqësi bëmat e Mehmet Pushtuesit a flirtet brenda llojit të Shtëpiakeve të dëshpëruara a Yllit të mëngjesit. Llogje që blihen me taksat tuaja ndërkohë që në gjithë hapësirën e lirisë tuaj, nuk gjen sikur 30 minuta një emision për një fermer a një sipërmarrës shqiptar. A jeni shnosh? A i keni të gjitha në vijë? Apo jeni familjarizuar tashmë me mospasjen, rryshfetin dhe skandalet vulgare mbi kompanitë fantazmë që fitojnë milionat tuaja. Dhe që një ministër e pranon me qetësi naive se deshi Zoti dhe ai nuk lëvroi këstin e parë. I dhatë miliona euro me shumicë ca vite më parë një çapkëni nga rrethinat e Miamit, për demontimin e armëve a pajisjeve të tjera ushtarake… Një farë Diveroli, ju kujtohet. E kam fjalën për Gërdecin…, janë paratë tuaja.

Dhe puna e këtij ministri me tenderin e radhës. A jeni shnosh dhe u duket normale që gjithë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, shkencë etj., nga paratë tuaja. Se shteti nuk është fabrikë parash, nuk prodhon para. Ua merr juve…, shkojnë në of shore. Majmin buxhetin e një klase politike shushunjë. Kurse ju, kanë si dhuratë memoratoriumet e Migjenit… s’ka drita, s’ka ujë, s’ka të holla për doktor etj.

A jeni shnosh? Duke u mbrojtur mbas ca bindjeve idiote për hatër të një force politike. Të një lideri a ngjyrimi politik. Por nuk keni faj. U ka ngecur në fyt nga e djeshmja ideollogjike, partia është herezi. Nuk dilet në shesh e goditet me gurë.

A jeni shnosh që nuk pyesni një herë veten. Me ndërgjegje se, përse iu dhëmb. Përse jeni shitur aq kollaj dhe personaliteti juaj vlen vetëm një thes miell. A nuk ju trishtojnë ato kronika laboratorësh në universitetet tona. Ca relike kineze, të kohës… kushtet e botës së tretë. A e besoni se alarmante është vjedhja, padrejtësia. Dhe a pajtoheni që paguani ato tarifa për fëmijët tuaj. Ndërkohë që bota është ku është, kurse ne në nivelet e vendeve afrikane. A jeni shnosh? A e kuptoni se po flisni me vete. Dhe se keni arritur aty sa i gëzoheni më shumë milionave të fëmijëve të njëshave, se sa ardhmërisë së fëmijëve tuaj. Biles fëmijëve tuaj, u mblidhni supet, u thoni ato të zakonshmet, po kaq kemi, kaq dimë, kaq kështu e ashtu. Partia është flluskë sapuni, asgjë tjetër. Njëshat çibanë dhe shushunja. Ndaj ngrehuni e mbështesni ata djem e vajza. Nëse nuk e bëni për ata, bëjini për hallet dhe vuajtjet tuaja. Bëjini për vetveten. Bëjeni për vendin.

Filed Under: Politike Tagged With: A jeni shnoshe, Ilir Levonja, po flisni me vete

Vështirësi tranzicioni

December 15, 2018 by dgreca

2 AstritLulushi

Nga Astrit Lulushi/

Rousseau e kishte gabim. Njeriu nuk lind i lirë, por me zinxhirë skllavërie, i paditur, i paarsyeshëm nga natyra. Një jetë e ekzaminuar kërkon për kusht lirinë, në mënyrë që njeriu të jetë në gjendje të shqyrtojë, renditë, klasifikojë, përcaktojë dijet e tij, përndryshe është i paaftë të dallojë të mirën nga e keqja, të drejtën nga djalli. Të gjitha këto nuk arrihen rastësisht, kërkohen me zell. Por si duhet të edukohet njeriu me mirësi? Dhe më ngutshëm, si mund ta bëjë këtë në një kohë të keqe?
Shkolla e vesh njeriun me kostum, qepja varet nga çmimi që ka paguar. I veshur, ai tregon pamjen e jashtme, se çfarë ka brenda e di ai vetë, askush tjetër. Sepse njeriut nuk mund t’i mësohet asgjë; ai vetëm mund të ndihmohet të mësojë ato që ka brenda vetes, ashtu si foshnja që natyrshëm qan për të ngrënë, hap gojën për të pirë; dëshira është e tij, prindi vetëm sa ndihmon për t’ia plotësuar. “Shkolla jo vetëm që nuk më mësoi, por më pengoi të mësoja, dhe kjo më zemëron kur mendoj për të gjitha ato që mund të kisha mësuar vetë në shtëpi”, thoshte George Bernard Shaw, dramaturg i gjysmës së parë të shekullit të kaluar.
Arsimi është shpirti i një shoqërie ndërsa kalon nga një brez në tjetrin. Çfarëdo që të jetë shpirti, ai do të duhet të dalë, të kalojë në një farë mënyre, me vetëdije ose jo, dhe ky tranzicion mund të quhet edukim. Ajo që na duhet është të kemi një kulturë para se ta japim atë. Me fjalë të tjera, është e vërtetë, sado e trishtueshme dhe e çuditshme, se ne nuk mund të japim atë që nuk e kemi dhe nuk mund t’u mësojmë të tjerëve atë që nuk e dijmë. Një nga misionet e shkollës, që justifikon ekzistencën e saj, është të arrihet tek e vërteta, në çdo gjë. Kjo kërkon ndershmëri intelektuale, që thuajse ka munguar për një kohë të gjatë, mungon edhe sot. Sepse ne kemi mësuar ta ngatërrojmë fjalën me realitetin që fjala kërkon të përshkruajë. Fjalori ynë, ende i politizuar, është i mbushur me kuptime të shtrembëruara dhe kundërthënëse të kontrabanduara në gjuhë. Liria nuk mund të ekzistojë në një shoqëri pa dije, ashtu siç mund të shtrembërohet e keqpërdoret në shoqëri me dije të rreme. Pa të mësuarit drejt, njerëzit nuk janë në gjendje të njohin veten, e jo pastaj të drejtat e tyre.

Filed Under: Politike Tagged With: Astrit Lulushi, Vështirësi tranzicioni

Check in Edvin, check in!

December 12, 2018 by dgreca

Ilir-Levonja-300x298

Nga Ilir Levonja/ Dielli

Më thoshte ime më, mos pështy lart biro se të shëmbet fytyrës e mallkuara. Nuk e di nëse ia ka thënë edhe Edi Ramës, e tija, por edhe po t’ia ketë thënë, ka harxhuar frymën. Kjo i shkon për kokë tani, kur u lutet studentëve për dialog. E kam thënë shpesh që ne kemi memorie të vobekët, se, po t’i kthehemi kohës ky që kemi sot kryeministër vetëm dialogun nuk ka njohur. Rekordmeni i bojkotit, e faktuar, nga viti 2009 deri kur erdhi në pushtet. Dialogoi vetëm me mendjen e tij dhe strategët e shushunjizimit të vendit dhe ”reformatorët” e vjedhjes së votave, informalitetit, drogës etj. Dialogoi me kontigjentin e Fushë Krujës, Lezhës, Laçit, Kavajës, a Elbasanit. Një pjese ua bëri gropën, kurse pjesës tjetër, si atij pashait të Elbasanit a Durrësit, nuk ia doli dot. Pra katër vjet bojkot, katër vjet jo dialog e më the e të thashë. Bëjini vet llogaritë se sa ditë pune shqiptarët i kanë paguar një individi që nuk e njohu kurrë dialogun. Madje e shpërbleu duke i dhënë edhe postin e kryeministrit, sepse nuk kishte kapur shifrat me gjashtë numra nga mandati legjendar i kryebashkiakut. Kë? Një të punësuar të pa punë. Një që nuk njihte dialogun. Dhe në konferenca televizive, rrotullonte sytë, i pa rruar, me të vetmin postulat, të fala Sandrit. I vetmi kryeministër që situatës së frikshme në Vlorë, asaj të vrasjeve dhe zhdukjes së trupave, nuk ma bën zemra të them kufomave, në një tubim partie iu përvesh me zë të lartë duke thënë që kokat hëngërshin. Duan të vriten me njëri-tjetrin, le të vriten, ju çfarë keni. Eshtë kualiteti më i neveritshëm i një shtetari karshi shoqërisë të cilin nuk e meriton aspak një vend si Shqipëria. Një kualitet i tillë, i cili paralelisht po ha kokat mes vedi, po të kemi parasysh rastin Sajmir Tahiri, dorëheqjen e ish ministrit të brendshëm Xhafajt, xhuxhin e Durrësit dhe pashain e Elbasanit. E pati shumë të lehtë me ata deputetët e Pukës dhe Lezhës. Me atë të Kavajës, por i ka ngecur sharra në gozhdë me xhuxhin dhe pashain. Një kryeministër që nuk do ta kuptojë se reformat dërdëllitëse janë refuzuar kategorikisht. Një kryeministër që kujton se ka opozitë vetëm Lulin dhe Monikën. Mëndjemadh dhe populist i cili nuk po lë shiringë pa përdorur për botime librash si Kurani dhe ekspozita personale në holle që karriera nuk ia ofroi. I vetmi që në këto 5 vite, 80% të energjive të politikës së jashtëme janë fokusuar në Ankara. Një gen homogjen me traditën neokomuniste të liderit të rajonit të lindjes duke shkuar ndesh me historinë e dhimbshme të shqiptarëve .

Sot kërkon dialog…?! Një ironi e plotë e fatit! Një shuplakë…

Check in Edvin, check in… Bëji gati valixhet.

______

Dy fjalë studentëve! Kujdes me studiot televizive… qëndrojuni kërkesave tuaja dhe mos shpjegoni lart e poshtë se çfarë kërkoni. Nuk ka studio më të mirë se sa sheshi. Studiot janë po aq të shitura sa faktori politik. Një numër i tyre, i analistave shqiptarë, siç e kanë nisur, shumë shpejt do jenë imazhi i mishit pastërma. Kjo për shkak të rreshtimit, posedimit dhe bërjes palë me informalitetin. Shumë nga shqiptarët prej kohësh ishin futur në një pezmatim social, pasi nuk shikonin dhe nuk gjejnë një alternativë të besueshme tek opozitarizmi. Këtë e thonë edhe plot nga ju. Madje shumë syresh besonin në ca aleanca të mirëkalkuluara të rrotacionit tetëvjeçar të pushtetit. Ndaj protesta juaj dëshmoi rizgjmin, të kundërtën e mendjeve të fjetura, të budallepsura, të frikësuara nga pamundësia dhe rryshfeti. Ky rizgjim ju ka kthyer në lot shprese, besimi, duke ia kaluar edhe altarëve të shenjtë, ndaj natën, në të ftohtë, njerëzit u afrohen e u sjellin ushqime, batanije, zjarr. E kuptoni edhe ju sot se, ky kryeministër ishte i bindur në atë që ka opozitë vetëm Lulin dhe Monikën, pasi Metën e nxorri në pension duke e bërë president.

Ndaj mos u tërhiqni. Zbytheni…

Dhe diçka të fundit. Shumë të tjerë duan t’ju shohin si lëvizje më vete. Bëjeni… dhjetori tashmë ka një histori të mbarsur.

Bëjini se, më mirë një lëvizje e re, naive në mirësi, se sa derra të stazhionur të stanjacionit dhe shpërbërjes.

Filed Under: Politike Tagged With: Check in Edvin, check in!, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 447
  • 448
  • 449
  • 450
  • 451
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT