Kritikë mbi pikëpamjen shkencore te Z.Korkuti mbi origjinën pellazge te shqiptarëve, ose mohimi i mohimit të ketij mendimi/Nga Petro DANGELLIA/
Pasi shekulli i XXI futi këmbët në mijevjeçarin e tretë të erës sonë dhe z.Korkuti u bë kryetar i Akademisë së Shkencave të shqiptarëve të Shqipërisë Trung; mendoi se kishte ardhur koha që t’i lante hesapet një herë e mirë me plangprishësit, ose ata që i bien këmborës mbi origjinën pellazge të shqiptarëve.
Dëgjoni këtu o shqiptarë, tha Ai: Kanë dalë disa diletante, që ma kanë prishur gjumin, prandaj kam vendosur që t’i shpallë heretikë; pasi librat e tyre bien në kundërshtim me dogmën që mbroj unë dhe ata që janë pas meje. Pasi bëri një listë të tyre dhe librave të tyre u dha porosi shtëpive botuese dhe librarive, që libra të tillë të hiqen nga qarkullimi dhe mundësisht të digjen në sheshet kryesore të qyteteve, ndërsa autorët e tyre, meqënëse nuk kemi mundësi t’i djegim në turrën e druve; t’u ngjisim emrat në shtyllën e turpit të shpallur nga “Gazeta Shqiptare”.
Kush jeni Ju z.Korkuti që kini vendosur të persekutoni libra dhe autorë, pasi ata thonë atë që mendojnë dhe meqënëse ata janë “diletantë”, ç’punë ju prishin juve që jeni në majën e Olimpit të shkencës shqiptare, madje në rolin e Zeusit, që lëshon shkrepëtima dhe vetëtima ndaj kujtdo. Pse kini frikë dhe nga kush kini frikë?
Por shqetësimi i z.Korkuti, (ose “shqetësimi objektiv” siç e përshkruan një vllaho-grek me mbiemër shqiptar, Barka) është se ata autorë po lexohen nga shqipëtarët, ndërsa veprat e tij, që nuk dihet ku janë, nuk po lexohen. Librat e tyre po u hapin sytë shqiptarëve dhe po shërbejnë për krijimin e një Ideollogjie Kombëtare. Po çfarë pune i prish kjo z.Korkuti? Këtë e di ai.
Z.Korkuti në shkencë nuk ka gjeneralë dhe ushtarë; në shkencë mendimi i një kryetari akademie nuk do të thotë se është mendimi më i mirë shkencor dhe duhet të qëndrojë në krye. Në shkencë nuk ka tituj, grada dhe nishane; madje nuk ka as profesionistë dhe amatorë. Shëmbujt janë kuptimplotë; Shampolioni, zbërthyesi i “Gurit të Rozetës”: “I pajisur me njohjen e pothuaj gjithë gjuhëve të vjetra, edhe pse i penguar nga “baronët” e zakonshëm të shkencës zyrtare dhe kundër pikëpmajes së “të diturve”, pohoi në mënyrë gjeniale, se edhe gjuha me hieroglife duhet të kishte domozdomërisht një alphabet fonetik (“Thot-i fliste shqip” Xhuzepe Katapano,f.74); Shlimani ishte një tregtar, por zbuloi Trojën dhe Mikenën. Z.Korkuti mblidhni mëndjen dhe drejtojuni arësyes.
Ju nxirrni si argument, se këta autorë nuk njohin greqishten e vjetër, as latinishten. Por në listimin Tuaj figurojnë edhe disa gjeneralë të mendimit shkencor si Prof.Pilika dhe Matheu Aref, studjues poliglotë dhe njohës të gjuhëve të vdekura. Tabelat e Arefit, nëqoftëse i kini lexuar veprat e tij, e pasqyrojnë këtë. Pilika, siç thuhet në parathënie të librit të tij, njeh 5 gjuhë të vdekura dhe gjithë gjithë 11 gjuhë.
Pilikën; ish kolegët e tu, ata që mbronin idenë tënde dhe devijuan historinë e Shqipërisë, ata që ndryshuan kursin e studimit shkencor nga origjina pellazge, në origjinën ilire të shqiptarëve; pasi e larguan Pilikën nga institucionet shkencore, e internuan ne fushat e Myzeqesë; dhe tani pas vdekjes së tij, Ju pa ndroje dhe pa turp po e linçoni përsëri, thjesht se tani keni kapur një post të lartë, pasi nga aftësitë dhe kapaciteti shkencor nuk arrini në nivelin e tij.Turp.
Ju pa ndroje dhe pa u skuqur se po bëni një vepër aspak të moralshme, zini në gojë dhe listoni në listën tuaj të turpit edhe të ndjerin Aristidh Kola, këtë njeri me zëmër të madhe, këtë patrot të madh të çështjes kombëtare, këtë studjues pasionat dhe të shkëlqyer. Po ju tregoj postulatin që na ka lënë i ndjeri Aristidh Kola:
“Pellazgët nuk janë një mizë që ka rënë në qumësht dhe duke hequr mizën mund ta pini qumështin të qetë”.
Dhe ju z.Korkuti e kuptoni shumë mirë këtë shprehje, pasi ashtu si dhe unë e keni origjinën nga fshati dhe në fëmijëri, të dy bashkë, shumë herë kemi larguar mizat që na binin në kusinë e qumështit.
Por, asnjëherë z.Korkuti, Ju dhe gjithë luftëtarët fytërëvrerosur të Vorio-Epirit, nuk do ta largoni dot këtë mizë nga qumështi pellazgjik, me të cilin janë mëkuar për mijra vjet raca jonë e shkëlqyer, të cilën në lashtësi e kanë quajtur hyjnore.
Në vazhdim, unë do të përmëndja edhe arbëreshin Xhuzepe Katapano, i cili me veprën e tij “Thot-i Fliste Shqip” bëri epokë në sajë të një zbulimi shumë të madh. Ai vërtetoi se Thoti e ka ndërtuar alfabetin hieroglifik egjyptian duke patur si çelës gjuhën shqipe. Ju mund të thoni se Zef Katapano ishte diletant, por ai ishte akademik zotëri dhe akademik në Itali jo në Shqipëri.
Ju qëllimisht lini në hije mendimtarin dhe kollosin e teorisë pellazge, helenistin e shquar, njohësin e shkëlqyer të gjuhëve të vdekura, përfshirë edhe sanskritishten, Spiro Kondën, autorin më të madh shqiptar për origjinën pellazge të gjuhës shqipe dhe të vetë të shqiptarëve, i cili me veprën e tij “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik” ka bërë epokë. Pse, z.kryetar i akademisë së shkencave; pasi mendimi i tij i ndriçuar Ju vret sytë.
Ju qëllimisht nuk përmëndni të madhin Petro Zheji, të cilin ju vet si akademi e propozuat sivjet për çmimin kult për revolucionin e tij në gjuhësi, për origjinën pellazge të gjuhës shqipe.
Për pellazgët kanë folur edhe R.D’Anzhely me Z.Majanin. Edhe për këta do të thoni se nuk njihnin greqishten e vjetër! Edhe për këta do të thoni që ishin diletantë! Por ata ishin akademik të Akademisë Franceze zotëri.
I fusni edhe këta në listë që të gjithë bashkë shqiptarë dhe të huaj dhe i linçoni ata dhe veprën e tyre, pasi edhe këta flasin dhe mbrojnë origjinën pellazge të gjuhës shqipe dhe të shqipëtarëve.
Po kush është dogma e z.Korkuti? Idea e z.Korkuti është kjo: Shqiptarët e kanë origjinën nga Ilirët dhe për rrjedhojë edhe gjuha shqipe vjen nga ilirishtja. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi kjo është një e vërtetë e pranuar. Por njëkohësisht është edhe një e vërtetë jo e plotë, pasi ajo nuk pranon që kjo origjinë shkon deri tek pellazgët, e për rrjedhojë duke e nxjerrë gjuhën shqipe të lidhur drejtëpërdrejtë, në daçi edhe nëpërmjet ilirishtes, me pellazgjishten. Në këtë rast ajo menjëherë kthehet në dogmë dhe ka mbetur një dogmë. Pse mbrohet kjo dogmë dhe kush ka interes që kjo dogmë të mbetet si e vërteta absolute e shkencës shqiptare?
Ajo është një dogmë, pasi qëllimisht ngushton origjinën e shqiptarëve vetëm tek ilirët; ndërkohë që origjina e shqiptarëve, ashtu si flamuri i tyre, është me dy koka: Shqiptarët vijnë nga Ilirët, po aq sa vijnë edhe nga epirotët dhe të dy palët si ilirët, ashtu edhe epirotët, vijnë prej pellazgëve.
Iliria dhe Epiri janë trojet zulmëmëdha prej nga rrodhën arbërit. Dhe me arbërit në Arbëri nuk kishte më ilirë dhe epirotë; por kishte gegë dhe toskë. Kjo është e vërteta historike.
Origjinën e shqiptarëve nga ilirët dhe eprotët e mbrojnë shumë autorë. Unë po e filloj me një autor shqiptar që është shumë qartë dhe mjaft i saktë. Ky është Mehdi Frashëri nga dera e ndritur e frashëllinjve. Në veprën e vet “Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqipëtarëve” ai në kreun e dytë, të cilin e emërton “Iliria ose Gegëria” na thotë:
“…Në kohët e vjetra fjala Gegëri osë Toskëri, nuk fytyron gjëkundi. Në vënd të këtyre përdorej fjala, për Gegëri, Iliri; dhe për Toskëri, Epir…Nga ky shkak, për të ardhur konformë me historinë e vjetër, pëlqyem edhe na, të përdorim fjalën Iliri dhe Epir, për këtë periudhë të vjetër historike, në vënd të Gegërisë dhe të Toskërisë….Nga ana e Jugut gjer ku vinte kufiri i Ilirisë, Gegërisë, edhe ku fillonte ai i Epirit, i Toskërisë, historishkronjësit e vjetër janë ndarë më dysh: simbas Strabonit, Epiri fillonte nga Shkumbini e poshtë, lum që atëhere quhej Genysys; simbas Tit Livit nga Vjosa e poshtë, të cilit asi kohe i thoshin Aus…”. F.70-71 e botimit në fjalë. Ju mund të thoni që Mehdi Frashëri është diletant dhe nuk e njeh greqishten e vjetër. Pyeteni dhe do t’u përgjigjet ai vetë! Kur Mehdi Frashëri ka botuar këtë libër, Ju nuk kishit lindur akoma.
Tani, shumë thjesht mund të bëhet pyetja: Kujt i intereson qe origjina e shqiptarëve të mos jetë edhe nga Epiri? Ose e shprehur më qartë, kujt i intereson që toskët epirotë të mos quhen shqiptarë, por t’u jepet një emër tjetër; psh të quhen grekë. Kush dëshiron që kufirin e shtetit të vet të çojë deri në Shkumbin, ku ndahen gegët me toskët; pra që toskët të zhduken dhe të mos përmënden më, por të quhen grekë? E shikoni që dogma që mbrohet me fanatizëm i ka rrënjët të thella dhe pasojat shumë të rrezikshme. Prandaj edhe vllaho greku, Barka, i ka dalë në mbrojtje dhe njëkohësisht nxjerr si mburojë, Kryetarin e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, z.Korkuti.
Megjithatë, ju z.Korkuti, po të ishit thelluar, po t’i studjonit në thellësi dhe gjërësi Ilirët, me domosdo ju në fund të këtij studimi do të kishit cekur pellazgët; ashtu si një anije e madhe kur futet ne ngushtica prek fundin e detit.
Shëmbullin e keni shumë afër, një banor i bregdetit Adriatik, Aleksandër Stipçeviq, që i ka studjuar seriozisht dhe me dashuri Ilirët, ka nxjerrë një vepër të madhe për ta. Në këtë vepër, pavarësisht se ai është marrë me ilirët, përfundimet e kanë shpënë tek lidhja e tyre me pellazgët. Që të jem më konkret po përmend nja dy raste të veprës së tij “Ilirët”.
“Përputhshmëria e dokeve të shumta të varrimit të të vdekurve te ilirët edhe te grekët e hershëm (dhe grekët e hershëm janë pellazgët), përputhshmëria e simbolikës funerale, siç mund të përcaktohet në bazë të dokumentacionit arkeologjik…e tërë kjo flet për bazën shpirtërore që ka qënë e përbashkët për të dy grupet etnike” (f.308 e veprës së cituar në shqip).
Kur flet për kultin e gjarpërit tek ilirët, Stipçeviq, rrëfen se ky kult është i njëjtë me atë të Hititëve në Azinë e Vogël. Por Hititët, nuk e di në se ju z.Korkuti e dini apo jo, që janë pellazgë. Perandoria zulmëmadhe Hitite me kryeqytet Hatushën ishte një perandori pellazge, nga shpërbërja e së cilës dolën mbretëritë e fuqishme të Likianëve, Lidianëve (paraardhësit e pellazgëve Tirrenë), Kanaenëve, Karianëve, që të gjithë popuj pellazgë etj etj. Pra kulti i gjarpërit, para se të jetë një kult ilir ka qënë një kult pellazg, pra i trashëguar nga pellazgët tek ilirët. Madje, ai shkon më tej kur duke ju referuar një autori, K.Oshtirit, i cili nga ana e vet emrin e etnisë së madhe të ilirëve e lidh me emrin e gjarpërit hitit, Illujankash. Sipas këtij autori, origjina e emrit Ilir nuk është indo-europian por “Alarodik dhe pikërisht pellazgjik”.
Por në këtë linjë, në lidhjen e emërit të Ilirëve me Hititët, pra edhe me pellazgët, është edhe Xhuzepe Katapano, i cili nuk përdor emërtimin pellazgë, por në vend të tij përdor emërtimin Ilir. Ai shprehet se ilirët atlantidas (pellazgët atlantidas) pas përmbytjes së madhe 12.000 vjet para erës sonë shkuan në Kaukaz dhe pas largimit të ujrave zbritën në Azinë e Vogël me emrin e ri, Hitit, duke krijuar 6500 vjet p.e.s perandorinë hitite me kryeqytet Hatushën. Por vazhduan edhe në drejtim të Egjyptit.
Po citojmë disa nga vargjet e Zef Katapanos që shprehin këtë mendim: “ Kjo e ditura hyjneshë (perëndesha egjyptiane MAT) është po e farës sonë arbëreshë, çë me Thotin shkoi Misir ka Kaukazi, kur Ilir ynë llauzi po i nxir gjithë ka stera e bardhë e dëlirë…..dreq Evropën bënë të lirë. Kështu llauzit tonë arbëror i dhanë ëmrin pra hyjnor: “I Lir”, se për lirinë sterës bardhë epër shpërblim”.
Pra, ka autorë z.Korkuti, që edhe emrin Ilir e nxjerrin me origjinë pellazgjike. Po vetë banorët e Ilirisë atëhere, a nuk janë edhe ata me origjinë pellazgjike, për derisa vetë emri i tyre ka këtë origjinë.
Në vazhdim të kultit të gjarpërit Stipçeviq tregon se nga kërkimet arkeologjike në Prishtinë në një figurinë të neolitit të vonë është gjetur gjarpëri i mbjellë kutullaç. Figurina të tilla, vazhdon ai, janë gjetur në Mikenë. Nuk ka pikë dyshimi thotë autori, se domethënia e kultit në Prishtinë dhe Mikenë, është e njëjtë; dmth paraqet mbrojtësin e vatrës së shtëpisë dhe njëkohësisht personifikimi i kryetarit të ndjerë të fisit.(f.319 e veprës së cituar). Pra, besoj se nuk ka nevojë që t’ua shpjegoj, se zakonet e pellazgëve dardanë janë të njëjta me ato të pellazgëve mikenas.
Në përfundim Stipçeviq thotë : “religjioni ilir dhe grek kanë pasur së paku pjesërisht, bazën e përbashkët shpirtërore në botën neoeneolitike mesdhetare, që ka rezultuar pa dyshim në ngjashmërinë e një sërë detajesh në mes të këtyre dy religjioneve dhe mitollogjive, dhe gjithësesi edhe të simboleve gjegjëse”. F.438.
Por ajo që nuk thotë Stipçeviq, është fakti se bota neoeneolitike mesdhetare nuk është gjë tjetër, veçse bota mesdhetare pellazge. Janë pellazgët ata që popullonin gjithë bregun e Mesdheut, Azi të Vogël, Lindjen e Afërme, Veriun e Afrikës, gadishujt, Iberik, Apenin dhe Ballkanik; Pra, janë pëllazgët, parahelenë dhe parailirë, që u kanë lënë trashëgimi të njëjta dy etnive të krijuara dhjetra shekuj më vonë.
Por që të mos dalim nga tema, po përmëndim një autor, të cilin dalëzotësi juaj, z.Barka, e ka shumë për zëmër. Ky është N.G.L.Hamond. Ja çfarë na thotë Hamondi. Gjakmarrja është një zakon i njëjtë si tek grekët e lashtë (pellazgë po i quaj unë) ashtu edhe tek shqiptarët, banorë të Ilirisë, apo të Epirit. Ai i drejtohet nje episodi të shkruar në Iliadë, ku përshkruhet tablloja e mburojës së Akilit; ku pleqësia ishte mbledhur për të ndalur një gjakmarrje. Në vijim, ai shpjegon se edhe Drakoni, ligjvënësi i madh Helen u përpoq që të ndalte gjakmarrjen; po ashtu, pas tij edhe i madhi Solon. Në vazhdim ai tregon, se në vitin 1894 njëzetekatër pleqtë e Kastratit vendosën të njëjtin ligj, që kishte vendosur edhe Soloni para 25 shekujsh, lidhur me qarjen me lot për faqe. (“Epiri”, f..41-42 në shqip).
Në vazhdim të kësaj ideje, që si ilirët, ashtu edhe epirotët, rrjedhin prej pellazgëve; po hidhemi pak në traditat dhe zakonet e sotshme të shqiptarëve, të cilat kanë mbetur të tilla për mijra vjet dhe vijnë që nga mugëtirat e kohrave. Hamondi përmendi gjakmarrjen. Por unë do të përmënd mikpritjen, një zakon i stërlashtë pellazgjik. Një zakon që kishte për dalëzotës bash vetë Zeusin gjëmimmadh.
Në malësitë tona thuhet që shtëpia është e mikut dhe e zotit. Nëqoftëse do të kthehemi prapa 3000 vjet, kjo shprehje du të thuhej që banesa është e mikut dhe e Zeusit. Për të vërtetuar këtë po i referohemi drejtëpërsëdrejti “Odisesë” :
“…ki nderim për hyjni o trim bujar! Ne sot të biem ndër këmbë: ta dish se Zeusi hakmerret rëndë për miq e nevojtarë, se Zeusi do t’u shtrohet miqve buka…” f.157 ne shqip. Vazhdojmë:
“…Zeusin mikpritës e nderoj në ty…Tamam po thua, mik! Kjo është mënyra më e lehtë në të gjithë botën t’më dalë nami e të më tallin sot e përgjithmonë! (shiko se me të njëjtën gjuhë do të fliste edhe një malësor i yni pas 3000 vjetësh) të pres tjetrin si mik, pastaj t’i sulem e t’ia marr shpirtin! Zoti mos e dhëntë! Me ç’sy e faqe unë pastaj t’i lutem Zeusit, birit të Kronosit atë…”.
Hidhemi tek Eskili, tek Lutëset, ja çfarë u tregon Danau plak Danaideve, se si e priten fjalën e tij për mbrojtje argivët dhe vetë mbreti i tyre Pelazgu:
“Argivët që të gjithë u shprehën pa ngurim dhe ndezën zjarr të ri në zëmrën time plakë. Të gjithë ngritën lart të djathtat ogurmira.- Një pyll i tërë duarsh- dhe ja si vendosën: “këtu, në këtë vënd të lirë mund të rroni, askush nuk do t’ju prekë, askush t’ju marrë peng. I huaj qoftë a vëndas, njeri s’mund t’ju trazojë. Në rast se kundër jush veprohet me përdhunë, këdo nga vëndalinjtë që ndihmë nuk ju jep, e prek veç damk e turpit dhe rruga e mërgimit” për ne të tilla fjalë tha mbreti i pelazgëve. Pa shtoi se qyteti nuk duhej në të ardhmen të cyste zëmëratën e Zeusit ndaj lutsve, se njollë të dyfishtë mbi vete do të merrte- për miqtë vëndalinj- se kjo patjetër shpagim do të kërkontë, shpagimin e së keqes. Dhe populli argiv, këto me të dëgjuar, me dorë dha pëlqimin pa pritur që ta ftonin. Nga fjala e goditur u bind me të vërtetë ky populli pelazg, po vulën e vu Zeusi…”.(f.75 e veprës së citua)r.
Po të shtoj ndonjë fjalë unë, prishet, se pastaj më vret zoti dhe Eskili.
Nga zakonet hidhemi tek etnografia: Të gjithë e njohim xhubletën e malësisë, vendësit thonë që është një veshje e lashtë e malësoreve, thonë që është edhe ilire. Nuk kam kundërshtim. Por, në gjetjet arkeologjike në Kretë janë zbuluar veshje të grave kretane, pellazge të njëjta me xhubletën e Malësisë. Hane shan hane Bagdad. Malësoret tona me veshje greke!!!! Apo greket e lashta me veshjen shqiptare, apo ilire në daçi!!! Vetvetiu, këtu na shpëtojnë pellazgët, të cilët kanë banuar si në Kretë dhe në Mikenë, si në Argos dhe në Korinth; po ashtu edhe në Dardani dhe në Iliri. Përgjigja është e thjeshtë:
Xhubleta është një veshje pellazge, dhe që të gjithë ata që e kanë përdorur kanë qënë pellazgë. Ndërsa ata që e përdorin sot e kësaj dite, si rrjedhojë e kanë origjinën nga pellazgët. Vazhdojmë më tej.
Kemi dëgjuar për vallen e shpatave, që sot e kësaj dite dhe për mijëra vjet kërcehet nga malësorët tanë. E po pastaj, do të thoni Ju? Po, sepse sa më thellë futemi, aq më shumë gjëjmë rurëza. Në një festival tradicional në Umbria të Italisë edhe atje kërcehej vallja e shpatave. Ç’duan italianët me vallen e shpatave? Nuk duan italianët, por duan umbrianët. Mbase ju z.Korkuti e dini që umbrianët e lashtë janë etruskë dhe se Umbria, po ashtu si Toskana ka qënë e banuar prej Etruskëve dhe që etruskët janë pellazgë, nuk duhet ta vini në dyshim. Pra, mos vallja e shpatave do të thoni ju, është një valle pellazge?!! Dhe ata që e kërcejnë sot e kësaj dite, do të thosha unë, janë me origjinë nga pellazgët.
Vazhdojmë më tej dhe hidhemi në Greqi. Legjenda thotë që kur lindi Zeusi foshnje qante. Për të mos e gjetur Kroni dhe ta hante, foshnja ishte strehuar tek kretasit e lashtë pellazgë, të cilët e njihnin shumë mirë zakonin e mikpritjes z.Korkuti. Kur foshnja Zeus qante, thotë legjenda, kretanet pellazgë për ta qetësuar dhe për të mos u dëgjuar e qara, ngriheshin në valle dhe përplasnin shpatat e tyre. Mbase i rrëmbyen shpatat për t’i treguar Kronit se jetën e mikut vogëlush do ta mbronin me jetën e tyre, pasi kështu i mësonte zakoni i mikpritjes. Kështu mbase lindi vallja e shpatave. Pra këtu ndodhemi pra një trekëndëshi pellazgjik Umbria-Bjeshkët e Namuna dhe Kretë. Ky trekëndësh është si trekëndëshi i Bermudes që do të thithë në gjeratoren e vet gjithë antipellazgjistët. Por ka edhe më. Po ju tregoj një dilentatizëm nga ato që z.Korkuti nuk i ka hiç për qejf.
Sot e kësaj dite grekët e quajnë Kretën, Krriti; ndërsa ne shqiptarët e quajmë Kretë. Kush është emri i vërtetë, ajo që shqiptojnë të huajt, apo ajo që shqiptojnë vëndësit. Besoj se edhe ju jeni në një mëndje më mua: Ai emër që shqiptojnë vëndësit. Pra, Krriti. Por nëqoftëse kthehemi prapë tek legjenda. Kreta është vendi ku u rrit Zeusi, ose vendi që e rriti, ose që kë rriti; pra Krriti. Pra si i lidh gjërat legjenda. Pra këtu na del, se edhe emri i Kretës vjen nga vepra që kanë kryer banorët e saj pellazgë para mijra vjetësh, nga rritja e Zeusit dhe për çudi shpjegimin dhe kuptimin ja jep gjuha shqipe, do apo nuk do z.Korkuti.
Ja çfarë na thotë për gjuhën shqipe një autor francez Luis Benlou:
“…në Liki, në Troadë, në Kretë, në Atikë në kohëra që nuk mbahen mënd, hasej një popullsi zanafillore e njëjtë, e cila fliste një gjuhë dhe vetëm një gjuhë dhe kjo gjuhë ishte GJUHA SHQIPE, apo gjuha që ngjante me të…
…Ne mendojmë se banorët zanafillorë të Greqisë dhe të Azisë së Vogël deri në Halis, duhet të kenë folur idioma pak a shumë të ngjashme me gjuhën shqipe..”. (Greqia përpara grekëve-f.128 dhe 81.bot.shqip).
Mund të thoni edhe ju, ashtu siç thoshte i madhi Çabej, që mitet dhe legjendat janë përralla boshe me të cilat nuk duhet të mbushim kokat e vogla të fëmijve në shkolla. Dakort me kokat e fëmijve; por kur hynë në kokat tona të mëdha o i madhi Çabej, qysh tua bëjmë?!!!
Por kemi edhe një vlerësim tjetër për mitet dhe legjendat dhe ky vlerësim na vjen nga përtej Adriatikut nga Xhuzepe Katapano: “…Mitet dhe legjendat, ndryshe nga sa mendohet zakonisht, nuk janë gjithëmonë përralla apo pjellë e fantazisë, por FOSILE të HISTORISË; janë kujtesë kolektive e gjinisë njerëzore e vjetër prej 600.000 vitesh; e cila ka rregjistruar ngjarje të kaluara-ndonjëherë të shtrëmbëruara, gjatë përcjelljes nga brezi në brez – por përherë të vërteta, ashtu siç ka dëshmuar shkenca në 100 vitet e fundit, me kusht që të vlerësohen me kodin e duhur, pa paragjykime…”. (f.41 e veprës së cituar).
Deri këtu folëm për zakonte, tradita dhe për etnografi. Herës tjetër do të flasim për atë që ka më shumë qejf z.Korkuti, për arkeologjinë. Kalofshi gëzuar vitin e Ri.
30 dhjetor 2016
Me respekt Petro Dangëllia
Natyrisht qe zoti Korkuti do tu bjere kambanave te vjetra kunder prejardhjes se Shqiptareve nga Pellazget .Nuk dij pse me bie ere greku ky arkeolog i mbaruar sepse edhe mbiemri i tij ne greqisht –eshte TRAHANA .Ky eshte poashtu nje mbeturine komuniste qysh para renies se bustit te QoftLargut qe edhe i vellai i tij Rakip Korkuti qe na erdhi ne Vlore nga fshatrat e Epirit ,na u be fet e fet ,drejtor i urryer i gjimnazit –Ali Demi–Te kur te tille pa dyshim jane te preferuarit e rregjimit te sotme qw skane lene me sahan lepires si ky Trahanaja ,pa i ngritur ne detyra qe as i meritojne Myzaferi e Rakip Derri jane vellezer kuqo ,qe kane thyer nga perplasjet servile per ate rregjim qe theu qafen ,por qe la pas nje race derrash race qe vazhdojne te ungerijne si ata te Circese .Diskreditojini akoma keta horra qe u bien akoma kambanave te Socializmit inegzistente .Te lumte dora se ja ke perplasur ne fytyre duke ja nxjerre bojen atyre qe shtrembarojne historine e prejardhjen e shqiptareve .Do ta lexoje me endje edhe shkrimin tjeter tuaj ne 2017 –Vdekje te kuqeve e mos i zente 2018 –AMEN