DEMONSTRATA E SHQIPTAREVE TË SHBA NË SELINË E OKB PËR PUSHKATIMIN E DOM SHTJEFEN KURTIT DHE MONS.DR.ZEF OROSHI SI KERCENIM PER PUSHTETIN KOMUNIST/
Nga Leonora Laçi/
Dhe roli i Mons. Zef Oroshit në organizimin e demonstratës, afrimin e komunitetit shqiptar rreth tij, pesha që zinte fjala e tij në komunitet.
Gjetja e dosjes së Mons.Zef Oroshit pikërisht në këtë prag jubile të meshës së parë në kishën e parë katolike shqiptare në SHBA, nga ai vet. Këto artikuj me dokumente do kenë në qendër të tyre evidentimin e aktivitetit të tij deri që mbylli sytë.
Por si filloi e gjitha kjo, fal nxitjes dhe mbështetjes nga biografi i Mons.Zef Oroshit, publicistit nga ShBA z.Tomë Mrijaj, i cili duke mos qenë fizikisht në Shqipëri më kërkoi që të merresha personalisht me këtë çështje. Nuk është hera e parë që kam bërë kerkesa për dosje të ndryshme nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, dhe si studiuese kam pasur përparësi në këtë drejtim.
Ca muaj pas kërkesës mu konfirmua që dosja ishte gjetur dhe ishte në proces digjitalizimi. Ky vit për veprimtarinë e Mons. Zef Oroshit ishte mjaft i rendësishëm, iu botuan në një libër artikujt e tij në revistën Shejzat dhe Jeta Katholike, nën titullin “Log Kuvendit- në Trinomin Fe- Atdhe-Përparim botuar nga Shtëpia Botuese Volaj, nga publicisti Tomë Mrijaj dhe tashmë vjen pjesë-pjesë dosja e tij.
Kjo dosje formulare nr 2552/3, nga fondi i të arratisurve është deklasifikuar në maj të 2019, me numër total fletësh 302 por të digjitalizuara janë 488 faqe, përmban materiale të ndryshme si korrespondenca të tij me familjen, letra që mesa duket nuk kanë shkuar kurrë në adresë të tyre, përmbanë informata, relacione rreth aktivietit të tij në SHBA. Edhe pse ai ishte në Amerikë sërisht shihej si element i rrezikshëm për pushtetin dhe ndiqej. Unë përzgjodha disa letra që përshkruajnë mësë miri punën e pandalur të tij në komunitet, veprimtaria e tij shtohej por me këtë shtoheshin dhe vuajtjet e familjes së tij në kampe internimi.
Ky artikull do të pasohet dhe nga të tjerë për të evidentuar veprimtarinë e Mons. dr. Zef Oroshit në SHBA.
Janë 6 faqe faksimile që secila evidenton një copëz të aktivitetit të palodhur të Mons.dr.Zef Oroshit në dobi të komunitetit shqiptar në SHBA. Këto dokumente vënë në pah aktivitetin që ai po zhvillonte në komunitetin shqiptar për mbledhjen e fondeve për të krijuar një kishë katolike shqiptare. Demonstratat që organizonte për të treguar fytyren e vërtetë të komunizmit shqiptar, po ashtu evidentohet kredibiliteti që ai kishte si figurë e rëndësishme në komunitetin shqiptar por jo vetëm. Vatikani i dha titullin Monsinjor pikërisht në valen e veprimtarive të pandalura që ai po zhvillonte. Vuri në dobi të komunitetit të gjitha vlerat intelektuale, shpalosi vlerat e një shqiptari të mirë, shfrytëzoi njohjet që pati për të ndihmuar shqiptarët të stabilizoheshin në SHBA, afroi komunitetin pranë një vatre të ngrohtë siç ishte kisha katolike shqiptare, mbajti gjallë frymën kombëtare, doket e zakonet.
(Faqe 115)
5480
Teper sekret
Date 4/9/64
Mbi priftin Zef Oroshi;
Zef Oroshi qe kur ka shkuar ne Nju York po zhvillon nje aktivitet te dukshem sidomos ne te arratisurit katolik.
Ai organizon mbledhje te shpeshta, meshon ne kishe dhe zhvillon propagande kunder vendit tone. Ai ka perkrahjen e Komitetit “Shqiperia e Lire” ketu ne pjesen me te madhe te mbledhjeve qe zhvillon, ne to mer pjese dhe Rexhep Krasniqi. Pervec kesaj Zefi shpesh edhe ne seline e Komitetit, Zefi u eshte lutur te arratisurve qe te marrin pjese ne mbledhjet qe organizon ai, por se keta i kane thene se jane shume te zene, ju duhet te punojne mjaft per te siguruar jetesen dhe per kete nuk kane mundesi te marrin pjese ne to.
Burimi 315
R.I.Date 1/7/64
N/Tog.B.Mehmetaj
Radiogram
Faqe 140.
Misioni yne prane OKB me tel nr.414 dt 1.4.1973 njofton se me daten 1.4.1973, para nderteses se misionit u organizua nje demostrate nga t’arratisurit shqiptar, me pjesemarrjen e 150 vetave. Demostrata zgjati rreth nje ore. Demostruesit mbanin pankarta dhe hidhnin parulla te zakonshme kunder pushtetit, shperndanin nje premorie te “Komitetit Shqiperia e Lire” drejtuar OKB, presekucionit fetar ne Shqiperi.
Ne kete demostrate merrnin pjese kryesisht t’arratisur nga krahinat e veriut, ndermjet te cileve ndodhesh edhe prifti i kishes katolike Dom Zef Oroshi.
Gjithashtu njoftohet me ne gjithe kesaj jave ne gazeten “Tajmes” dhe gazetat tjera botuen nje lajm me burim “Asosajti Press” nga Vjena mbi vrasjen e nje prifti katolike Shtjefen Kurti ne Shqiperi per pagezimin ilegalisht te nje femije”.
Misioni eshte njoftuar sot nga nji person i pa njohur per organizimin e demostrates dhe morem masat perkatese te gadishmerise. Nuk pati ndonje incident. Para nderteses ndodheshin dy makina te policise.
Shoku Jonuz shenon Deges III-te
Ti kerkojme Nju Yorkut te na konkretizoje personat kryesor qe kane organizuar e marre pjese.
Te nxjerrim (Dega) kush nga veriu jane aktiv, se i njohim ne, se mundet se shoket e K/Zbulimit te marrin masa ne njerezit e tyre ketu. A ka njeriu ketu prifti Dom Zef Oroshi
-Te udhezojme ti fotografojme demostratat ose ti filmojme.
-Te hapen fjale se do te punojne njerzit e tyre ne Shqiperi.
U dhane e u nxuar ne kater kopje, per fash.demostrative, Dom Z.Oroshin, Kishen Katolike dhe K.Shqiperia e Lire
Oficeri Drejtimit
Mark Tusha
3.4.1973
INFORMACION
(Faqe 156)
Dom Zef Oroshi punon aktivishte ne drejtim te emigracionit shqiptar dhe kosovar me qellim qe te beje sa me shume perkrahes te kishes katolike, per te grumbulluar mjete financiare qe ti perdore ato per veprimtari propagandistike dhe subversive kunder RPSH. Ne kete drejtim cfrytezon ne maksimum shqiptaret qe shkojne rishtazi nga Kosova e viset e tjera shqiptare ne Jugosllavi per ne Amerike, duke siguruar atyre pune, strehim dhe ndihma financiare.
Muajit e fundit Dom Zef Oroshi ka sjelle ne SHBA nga Ulqini priftin kosovar Dom Prenken, qe ta aktivizoje ne drejtim te kosovarve. Vec se siper, kisha katolike po gjene mbeshtetje e propagandohet me te madhe nga “Radio e Ballit agrar”, qe ne cdo emisjon jep lajme e materjale per Vatikanin.
Dhene “501”
Sipas telit nr.355 dt 16.9.72
Nxjerre ne 6 kopje prej M.Zike 22.9.73
Shoku Jonuz bene kete shenim: Deges III e II-te
Te nxirren ato per Vatikanin dhe ndofta eshte koha te bejne nje informacion me mendimin per demaskimim ne shtyp
Dt.21.9.73
P.op.M.Zike”
Marre S.COMO
Dhene 504
(faqe 162)
Date 12.2.1974
Raport
Ne janar te ketij viti “Lidhja katolike shqiptaro-amerikane” ne SHBA me rastin e hapjes se zyres se kishes ne Nju York organizoi nje mbremje, ku merrnin pjese me shume se 300 te arratisur te grupeve te ndryshme te emigracionit reaksionar, duke perjashtuar ata te “legalitetit” dhe te “ballit agrar”. Ne kete mbremje merrte pjese edhe nji antar i kongresit amerikan Mario Bioxhi, i qendres elektorale te Bronxit. Mbremjen e kryesonte prifti Rrok Mirdita, qe ka ardhur me Daniel Gjecaj, por ka mbetur akoma ne Amerike. Aktivitetet e tilla te lidhjes jane vazhdim i fushates kunder RPSH per ceshjet e fese. Ne kete mbremje Dom Zef Oroshi foli kunder regjimit ne Shqiperi, duke thene “akoma nuk i kane provuar komunistet armet tona” dhe vuri ne dukje se “ do te vazhdojne fushaten propagandistike kunder RPSH”. Duke ju referuar demaskimit, qe atij ju be vitin e kaluar nga ne, Dom Zefi foli se “eshte nder per te qe Tirana flet ne radio” dhe se “ai do ta vazhdoje luften sic ka vazhduar ne malet e Shqiperise”.
Burimi cfaqi mendimin se fushata propagandistike per ceshtjen e fese nuk duhet konsideruar e mbaruar, perkundrazi kjo vazhdon te zhvillohet sistematikisht dhe ajo mund te vazhdoje aktivitetet si edhe vitin e kaluar. Ai shton se Dom Oroshi ka ndermend te hapi edhe nje kishe tjeter ne Amerike, me qense se kjo qe kane eshte e vogel dhe shqiptaret jane shume te shperndare. Ne kete institucione pervec te arratisurve marrin pjese shume shqiptar te ardhur nga Jugosllavia per pune ne Amerike. Ne kete mbremje foli edhe Mario Bioxhi dhe me rastin e 28 nentorit ai i shtyer nga Zef Oroshi mbajti nje fjalim ne kongresin amerikan, per te fituar votat e shqiptareve te Bronxit. Nga permbajtja e fjalimit te tij duket se ai nuk ka dijeni per vendin tone
U nxuerre ne 5 kopje prej M.Zikes me 22 shkurt 1974
Dhene nga “504”
Marre nga P.OP.S.COMO
Sekret
(Faqe 165)
INFORMATE
Ne takimin e dates 17 maj burimi njoftoi sa vijon; Te shtunen e adhshme Keshilli i Kishes Katolike, ne bashkepunim me Lidhjen Katolike, do te organizoje ne hotelin Mc Alpin ne Nju York, nje mbremje me rastin e gradimit te Zef Oroshit nga ana e Vatikanit.
Nga bisedat qe kishte patur burimi me Zef Oroshin, ne kete mbramje do te merrnin pjese nje numer i madh te arratisurish nga krahina te veriut, anetare te Kishes Katolike ketu (ne Nju York), si dhe shume te ftuar. Midis tyre do te ishte edhe Mario Biaxhi, senator nga rajoni i Bronksit ne Nju York.
Zef Oroshi i kishte thene burimit se ne kete mbremje ishte ftuar edhe peshkop Stefan Lasko i Kishes Ortodokse Shqiptare, por ay (Zefi) nuk kishte marre akoma pergjigje nese Stefan Lasko do te merrte pjese ose jo ne mbremje.
Njxerre nga Nr. 94. B.Date 17.51974 ne kater kopje, per Lidhjen Katolike, Kishen Katolike, Zef Oroshin dhe Stefan Laskon nga P.Operativ Bashkim Spahiu, me daten 17.6.974.