Nga Zina Tosku/Himara e parë në një këndvështrim tjetër, në një ekspozitë më piktorët shqiptarë të peisazhit. E cilësuar nga organizatorët e saj, si “ ato që natyra dhe historia ia ka dhënë më bollëk Himarës’, ditën e djeshme ka qënë mbrëmja përmbyllëse, me piktoret shqiptarë në një ekspozitë në Himarë.
Pas katër ditëve të grumbullimit në koloninë e piktorëve shqiptarë të peisazhit, mbrëmjen e djeshme është organizuar në qëndër të Himarës ekspozita ku janë prezantuar punimet e artistëve më të njohur .Prezantimi i 100 tablove pikturash me vaj të 30 piktorëve.
Në aktivitetin e organizuar ka qënë i pranishëm dhe nënkryetari i Komisionit të medias dhe sportit, Alfred Peza, ndërkohe kanë qënë të pranishëm dhe piktorë të njohur, si Helidon Haliti, Vangjo Vasili ( pogradec), Abdi Bajrami (tetove), Pashk Pervathe (lezhe), Agron Polovina (berat), Agron Dine (vlore), Jorgo Mici ( janinë). Pas kolonisë së parë të piktorëve të peizazhit të organizuar në zonën e Orikumit, kjo është veprimtaria e dytë që organizon Instituti i Librit dhe i Promocionit në Tiranë në bashkpunim me Bashkinë e Himarës në Dhërmi.
Ne Foto:Piktori Helidon Haliti
Arti i piktures ne Shqiperi ka pasur nje zhvillim te hereshem dhe ka dhene vepra madhore .Perfitoje nga rasti qe pash aty emrin e piktorit vlonjat Agron Dine veprat e te cilit me kohe me kane bere shume pershtypje per thellesine e mendimit dhe kompozimin e bukur .Mbaj mend mire dy prej tyre si -Kaloshina e beut–dhe Nderimi i emrit te rruges te cilat i kam akoma ne kujtese ,Ne kete ekspozite duhej per mendimin tim te kishte me shume piktore sidomos vlonjate te shquar si Skender Kamberi , Nestor Jonuzi , Skender Milori e Rakip Shabani qe jane krenaria e piktoreve vlonjate qe per fat i kam njohur edhe personalisht dhe qe u uroje shume sukses ne veprimtarite e tyre artistike dhe jete te gjate .