Nga Albano Kolonjari/
Franca vjen ne Shqiperi me te gjithe “yjet” e saj. Pas atij barazimi 1-1 ne ndeshjen miqesore te luajtur ne stadiumin “Route De Lorient” ne Rennes te Frances, Gjelat e Europes kerkojne koken e Shqiponjave dhe “hakmarrje”. Tekniku Dider Deschamps do te kerkoje te vere ne vend nderin e Frances, dhe ka thirrur te gjithe futbollistet elitar. Paul Pogba dhe Patrice Evra do te jene ne perberje te Frances, pavaresisht se Pogba dhe Evra do te luaje me Juventusin finale e madhe te Liges se Kampioneve. Franca do te luaje ne shtepi nje ndeshje miqesore perballe Belgjikes me 7 qershor. Vetem 24 ore pas nates finale te Liges se Kampioneve Pogba dhe Evra do ti bashkohen gjelave. Pogba dhe Evra jane te sigurte ne vendimin e tyre:”ne e konsiderojme Kombetaren e Frances mbi te gjitha ekipet dhe nuk veme asnje ekip mbi te”. Faqja zyrtare e Federates Francese te Futbollit bent e ditur se sulmuesi kryesor i gjelave dhe Realit te Madritit Karim Benzema nuk do te jete ne perberje te ekipit. 27 vjecari eshte i demtuar dhe do te humbase edhe ndeshjen me Gatafe ne Santiago Bernabeu ne kampionatin spanjoll. Paul George Ntep eshte prurja e re e teknikut Didier Deschamps ne Kombetaren Francese. “Ai eshte ii shpejt dhe luan ne disa pozicione”, thote Deschamps. Ndeshja miqesore me Francen do te luhet ne Elbasan me 14 qershor. Pritet qe tekniku De Biasi keto dite te publikoje listen kuqezi.
Lista e plotë e kombëtares franceze/
Portierë: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Stephane Ruffier (Saint-Etienne).
Patrice Evra (Juventus), Christophe Jallet (Lyon), Laurent Koscielny (Arsenal), Eliaquim Mangala (Manchester City), Bacary Sagna (Manchester City), Mamadou Sakho (Liverpool), Benoit Tremoulinas (Sevilla), Raphael Varane (Real Madrid).
Mesfushorë:Yohan Cabaye (Paris SG), Maxime Gonalons (Lyon), Geoffrey Kondogbia (Monaco), Blaise Matuidi (Paris SG), Dimitri Payet (Marseille), Paul Pogba (Juventus), Moussa Sissoko (Neëcastle).
Sulmues:Nabil Fekir (Lyon), Olivier Giroud (Arsenal), Antoine Griezmann (Atletico), Alexandre Lacazette (Lyon), Mathieu Valbuena (Dinamo Moscou), Paul-Georges Ntep (Rennes).