Nga Mimoza Dajçi
Aktiviste e të drejtave të grave dhe fëmijëve/
Gra shqiptare, kudo që jetojmë e punojmë, të mbështesim gratë dhe fëmijët për të drejtat e tyre, mos të bëhemi palë me dhunuesin e kriminelin.
Ngase dëshërojmë të lexojmë vetëm ngjarje të gëzuara, shpesh njihemi edhe me histori tronditëse. Qindra gra e vajza nëpër botë përjetojnë vuajtje e drama nga më të ndryshmet nga krimenelët e luftës, bashkëshortët apo kalimtarët meshkuj në rrugë. Mijra prej tyre janë tej mase të tronditura e të traumatizuara se ç’ndodh përreth, ku shqetësimet më të mëdha janë vrasjet, dhunimet, përdhunimet nga kriminelët apo meshkujt ordinerë. Siç ishte edhe krimi i rëndë që ndodhi në Kosovë, ku bashkëshorti vret me pagesë gruan e tij Liridonën.
Do të habiteni, por kjo ngjarje ka ndodhur në ëndërr, të tilla sigurisht ndodhin vërtetë. Shfaqen papritur e të turbullojnë gjumin.
Iva kishte kryer studimet e larta në psikologji, punë në këtë profesion akoma s’kish gjetur. Për t’i ardhur në ndihmë vetes e familjes punonte shitëse në një dyqan rrobash. Puna e parë që j’u ofrua e pranoi, nuk është e lehtë të gjesh punë, paçka se në xhep mund të kesh edhe diplomën e shkollës së lartë.
Shtëpinë e kishte paksa në periferi të qytetit. Të nesërmen fillonte punë moderatore në televizionin lokal. Me padurim e shumë emocion mbylli qepenët e dyqanit. Dy vite shitëse në atë dyqan. Kish punuar me ndërgjegje, përpara se të largohej pronarja i tha: “Iva, këtu je kurdoherë e mirëpritur, nëse mbetesh pa punë, derën e ke përsëri të hapur. Por të uroj sukses në aspiratat e tua për jetën”.
Jashtë kish filluar të errej. Autobuzi i linjës nuk po dukej. Nënën e kishte të sëmurë në shtrat, i duhej të nxitonte. Nuk priti më, u nis më këmbë për në shtëpi. Ecte e tensionuar nga ndonjë e papritur që mund t’i ndodhte udhës…. Rruga ishte pa trotuarë.
Ecte, vraponte, ndalonte…. merte frymë thellë e përsëri vraponte. Autobuzi nuk dukej. Në anë të rrugës ecnin tek tuk kalimtarët e rastit, pa pritur përballë j’u shfaqën tre djem të rinj, adoleshentë. Iva vinte imcake, por vajzë simpatike, tërhiqte syrin e kujtdo, kështu edhe djemve nuk i shpëtoi sharmi i saj.
Vijoi të ecë, por me një hap më të shpejtë. Djemtë ndaluan një çast, diç biseduan dhe njëri prej tyre i doli përpara, fillojë të kërcente e të këndonte, ai që ishte në mes j’u afrua dhe e kapi fort nga krahu. Iva fillojë të ulërasë. Djali nuk e lëshonte, e tërhiqte më shumë nga vetja. Iva i gjuajti me shqelm, ai e goditi. Aty afër kaluan disa djem të tjerë, edhe pse Iva i kërkoi ndihmë askush nuk ndaloi për t’a shpëtur nga kthetrat e kriminelëve. Ju sulën të tre. Iva ulëriste.
Ndihmë, ndihmë!
Asnjeri nuk po kalonte aty pari. Në krye të rrugës u pa një burrë afër të 60-ve me dy djem të rinj, që shtynin një karrocë ngarkuar me dërrasa.
Më ndihmoni ju lutem ju përgjërua Iva.
Mirë tha burri dhe j’u afrua djemve. Ata për momentin prisnin çfarë do t’i thoshte kalimtari.
S’kam kohë të merrem me ju, kam biznesin tim, e u largua.
Djemtë qeshën dhe j’u sulën përsëri vajzës. Me forcë e përplasën përdhe. Iva ulërsite, me zërin e mekur e të sfilitur, nga tmerri i tha: “Ju lutem më lini, nesër filloj punë në televizion, do t’ju ftoj në emision, por nuk do të flas mbi këtë ngjarje”.
Premton? ….ndryshe të piu e zeza.
Premtoj!
Ha ha ha qeshën djemtë, kur papritur një grusht rrëzoi në tokë si pupac njërin prej tyre. Një grua bjonde me flokë të gjatë, pasi kishte parë skenën e rëndë kish nxituar dhe goditi me grusht në zverk njërin prej tyre, dy të tjerët shtangën. Gruaja me lëvizjet e saj perfekte fluturoi në ajër dy të tjerët dhe arriti të largojë vajzën.
Iva filloi punë moderatore në televizionin e qytetit, por e “mbajti” fjalën, në studio kish ftuar tre djemtë që e kishin lënduar. Tre adoleshentët qëndronin ulur në studio në pritje për t’u bërë të famshëm…. Ishin qethur, veshur bukur, dukeshin si djemtë më të zellshëm të zonës. Përballë tyre Iva dhe projektorët e fuqishëm të kamerave. Ndërkohë në studio hynë tre burra të armatosur me uniformë policie, të cilët morrën djemtë dhe u larguan me ta. Pas kuintave qëndronte edhe gruaja me flokë të gjatë e të verdhë. Iva nuk gjente fjalë për të falenderuar Heroinën, që i shpëtoi jetën nga kriminelët e rrugës.
Zonja me veshje civile ishte oficere policie….