Shkruan Lek Gjoka/ Florida/
Ndoshta as vjeshta në Florida nuk do ta besonte kurre qe shkrimtari,fabulisti i shquar shqiptar Sotir Lashova nuk do te jete me mes nesh, duke lene në boshllek e dhimbje shpirterore familjen e tij dhe shoqerine në Jacksonville ku jetoi vitet e fundit te jetes. Sotiri iku por sigurisht ai iku në një ikje qe s’do te kete kurre ikje sepse poeti ,shkrimtari nuk ka kurre vdekje.Vepra e tij, vargjet e jetes, personazhet e tregimeve jetojë në libra, marrin frymarrje jete.Guximi dhe vendosmeria ishte perfekte.Shpesh here kur e mirrja në telefon dhe ai luftonte qe semundjen e rende ta vinte perfundmi e pyesja se si ishte me shendet dhe ma kthente plot embelsi jete
-Duhet thene jam mire që neser te shpresoj te behem me mire. Valle kush ishte Sotir Lashova i cili aq shume e donte vendlindjen e tij saqe ne te gjithe librat e tij dhe në rrethet letrare në Shqiperi dhe diaspore perdori si mbiemer fshatin e tij te lindjes Lashoven e Ersekes?Cila është jeta dhe vepra e tij që ia ka shkruar emrin në librin e pavdeksise te letersise shqiptare. Sotir Nuni (Lashova) lindi më Lashove te Ersekes në vitin 1931 në një familje patriotike shqiptare.Ne moshë fare te re filloi punë si çirak në Korçe.Pushtimi i Shqiperise e zemeroi pa mase ndaj shume shpejt iu bashkua Luftes Nacional Çlirimtare.Me pas nuk iu nda kurre ushtrise duke sherbyer ne te kater anet e Atdheut.Ka nisur qe te shkruaje qe ne vitet 1957 duke bëre emer të mire ne rrethet letrare ku qe ne vitin 1960 ishte në kryesine e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise dhe mik me gjithe shkrimtaret e kohes qe jetoi.Deri ne vitin 1976 botoi gjashte libra por si shume shkrimtare te tjere libri “ Permes Luftes Çlirimtare“ i botuar ne 1970 ne 1975 iu hoq nga qarkullimi dhe mori nje denim jo te vogel nga diktatura komuniste por fale kontributit ne luften e çlirimtare nuk e pesoi si shoket e tij qe perfunduan ne qelitë e burgut te sistemit komunist por nuk u lejua te botonte me asnje liber por vetem ne shtypin e kohes.Nga shtatori i vitit 1997 deri ne Janar te vitit 200 botoi edhe dymbedhjete libra te tjere.
Ne vitin 2007 botoi vepren e tij qe e kishte si peng shpirteror Pellazgët / Stërgjyshërit e Kombit Shqiptar“ nje liber hisorik per Pallazget stregjyerit tane ku me terma shkencor i tregon lexuesit shqiptar dhe te huaj s ene shqiptaret jemi me trashgimtaret e pellaygeve, pra jemi kombi me I vjeter ne gadishillin Ballkan dikur i quajtu gadishulli Ilirik
Ishte autor i shumë librave si “Stinët e shqiptarëve”, “Melesini”, “Trimëresha”, “Kur kujtoj ato vite”, “Ballisti në gropën e gëlqeres”, Përmes luftës çlirimtare”, “Turtullesha dembele”, “Korbi i varrim zhvarrimeve”, “Gomari që desh të bëhet mbret”, “Dhelpra në grevë urie”, “Djalli hiqet si t’ish ëngjëll” “Dhelpra mike e luanit”, “Ariu ministër”, “Stafi i bishave”, ” Ringritja e shqiponjës”, “Flatra trimërore”, “Flakadan atdhedashurie”, “Kacafytja”, “Pellazgët, stërgjyshërit tane”.Por në tërë këtë krijimtari të shumtë dhe të begatë, Lashova njihet më i sukseshëm në fabulën e tij. Niko Logori shkruan qartë se “vend parësor në krijimtarinë e tij zënë fabulat”.
Sigurisht te shkruash per shkrimtarin dhe shqiptarin Sotir Lashova do te jene brezat e ardhshem te kritikes letrare shqiptare qe do te trokasin pa pertim ne porten e arte te krijimtarise se Lashoves.
Ditet do te largohen.Mungesen e nje miku te mire gjithmone do ta kemi ne zemer.Ai e dinte se ditet i kishte te numeruera sepse nje lufte e fitoi në çlirimin e Shqiperise nga pushtuesit ndërsa luften me semundjen e humbi.Mundohej te shpresonte , ti jipte kurajo vetes , familjes e miqve te tij por … e dinte se gjithet e kesaj vjeshte kur te binin nuk do ti ledhantonte me.Ndaj qe ne muajin shkurt kur pime kafen e fundit me te sebashku me aktorin e humorit shkodran Sander Ruçi na tha me dhimbje shpirterore se vetem kete pranvere do ta shijoje ne kete jete stinet e tjera nuk do tia hapnin me porten e jetes sepse mordja i kishte trokitur ne dere dhe po e priste .Ato fjale dhimbje qe gjethet e vjeshtes nuk do ti shikoje me vrane aq shume shpirterisht saqe kur ti o miku im Sotir ishe gjalle une thura per ty disa vargje dhimbje qe kurre nuk ti tregova sepse dhimbjen e lashe per lexuesin e librit tim te ri poetic, qe ato ta dine se ne Amerike jetoi ,krijoji nje shqiptar me zemer shqiptari qe as vdekja nuk e shqetesoi sepse sikur dhe ti çdo here thuaje se jemi me fat qe po jetojme ne Shtetet e Bekuera te Amerikes.Lamtumire miku im I dashur i letrave, lamtumire por ti ke ikur ne nje ikje qe asnjehere nuk ka per te pasur ikje…
Vjeshtes gjethet kur ti bien
Mikut tim Sotir Lashova
Vjeshtes gjethet kur ti bien
Vjeshtes gjethet kur ti bien
Limfat e jetes do ndalojne
Nuk do vij dot asnje dimer
rrahjet e zemres do pushojne
Vjeshtes gjethet kur ti bien
Vjeshtes gjethet kur ti bien
Dielli e hena s’do t’me ndricojne
Do te fle gjithmone ne hije
Te tjeret me jeten do udhetojne
Vjeshtes gjethet kur ti bien r
Vjeshtes gjethet kur ti bien r
rushit s’do tia pi me mushtin
Semundja mi fshiu gjitha enderrimet
Vec kujtimet shtepine do mbushin
Ah moj vjeshte gjethet do te bien
Ah moj vjeshte gjethet do te bien
Po mbaron vaji i kandilit t’jetes
Ndienjave dot s’iu ndal shqetesimin
Qetesisht do flej gjumin e vdekjes
Gjithkush jetes qe i trokiti
Edhe mordes porten do ia hape
Plot merzi ajo kur mberriti
S’te le drite jete por veten Nate!
Lek Gjoka Jacksonville Florida 2013
Lek Gjoka Jacksonville Florida 2013